Close
Faqja 224 prej 230 FillimFillim ... 124174214222223224225226 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,231 deri 2,240 prej 2300
  1. #2231
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

    Në Mynih, peticion për Shqipërinë Natyrale

    Mynih, 20 korrik – Me një peticion masiv shqiptarë duan të bëjnë presion mbi bashkësinë ndërkombëtare për të realizuar qëllimin që shqiptarët të jetojnë në një shtet të përbashkët, paralajmëroi sot në Mynih (München) të Gjermanisë filozofi Koço Danaj, organizator i projektit “Shqipëria Natyrale”.

    E përditshmja austriake Prese shkruan se “BE-ja fuqimisht kundërshton këtë projekt”. Në konferencë për gazetarë në Mynih, Danaj deklaroi se deri në muajin nëntor duhet të mblidhen një milion nënshkrime nga shqiptarët e diasporës, të cilët jetojnë jashtë “Shqipërisë Natyrale”, shkruan gazeta austriake.

    Pas grumbullimit të nënshkrimeve, ato do t’iu dërgohen, pos tjerash, edhe qeverive të Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Austrisë.

    Projekti është nisur me grumbullimin e mbrëmshëm në sheshin Karlsplatz të Mynihut.
    http://www.koha.net/?page=1,15,152922

  2. #2232
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

    do bashkohet kosova me shqiperine.
    bile eshte gati e bashkuar.
    por po hengren m.ut spekulantet e demagoget athere mund te prishet muhabeti keq.

    psh danaj nuk duhet te haj m.ut per kte ceshtje sepse po saboton tmerresisht ceshtjen.
    as albin hurva sduhet te haj m.ut.. e kuptohet dhe kreshnik lesh muti sduhet te haj m.ut..

    as injorantet e kastravecet nuk duhet te han m.ut..

    as idajet beqiri apo gafuri apo lloj lloj qelbaniku megaloman..


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 20-07-2013 më 17:29

  3. #2233
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

    ky peticion kerkon te sabotoje mareveshjen e kosoves me serbine. kerkon te largoje kosoven nga evropa, duket si projekt i pergatitur nga qarqet sllavo-antishqioptare. si per cudi tani qe fituan socialistat.

  4. #2234
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ky peticion kerkon te sabotoje mareveshjen e kosoves me serbine. kerkon te largoje kosoven nga evropa, duket si projekt i pergatitur nga qarqet sllavo-antishqioptare. si per cudi tani qe fituan socialistat.
    Hiqu " marreveshjeve", se s'ka "marreveshje Kosove-Serbi"...
    Ne asnje faqe zyrtare te institucioneve te Kosoves, te Serbise apo edhe te BE-se nuk figuron nje dokument zyrtar qe quhet "marreveshje Kosove-Serbi", "...marreveshje ne mes te Kosoves dhe Serbise" apo dicka e ngjashme.

  5. #2235
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

    pergjegjeja e ime per ket eshte po .
    Por jo vetem Kosova me Shqiperin te bashkohen krejt tokat shipetare ku jan per rreth .
    Nuk e di se ku duhet te ver neshkrimin per ket un jam per ket bashkim natyror.
    Por duhet te biseohet se qysh do behet perfaqesimi dhe sa qfar shoqrie do percaktohen .Perveq faktorve te jashtem qe bejn pen pengesa per ket projekt te kaherit kemi probleme edhe me faktoret relevant vendor pra te atyre qe jan ne majat e karigeve te pushtetit ,Problemi eshte se personat e ashtuquajtur lider ne kto vende nuk do pajtohen te humbin privilegjet qe i kan ne vendet ku jan si kryeministra e ministra .A do zgjedhet sistemi parlamentar apo ai presidencial e pse jo edhe e monarkis .kemi nje pasadhes te monarkut ose te naj pasardhesi te Kastrioteve .
    Pra kemi shum shum pengesa qe kjo pun te mos realizohet .Sa her u perfolur per bashkim ne dekada patriotet e ksaj kauze jan likfiduar nga qarqet e ndryshme .Keshtu qe kjo iniciativ has edhe ne kundershtimeve te medha nga jasht por edhe ne brendi te vendeve ku jetoin shqipetaret.vedisimi nacional kombetare eshte i shperfillur mos te them i perbuzur .Dhe qdo kush kush flet per bashkim kombetare ne ket koh kosniderohet si i pa koh .Ose knsiderohet si nje njeri kinse qe shte kunder Be .
    Ksaj pune un i them kur nuk je per vetveten ather edhe te tjeret nuk te respektoin .Dei sa ne sferat tona ka njerez qe na ndaj ne Kosovar ,Shqiptar dhe vende te regjionit ku jetoin kombi yn ,dhe deri sa kastat ne pushtet te shohin te udhes se vetem bashkimi kombetare do e shpetoi kombin ton nga vet majat e pushtetit dhe etja per dominim.Dei sa ka nderjellje mes nesh dhe nxitje urejtjesh nga lojet e ndryshme nuk do ket bashkim .urejtjet nacionale por edhe ato fetare tash me jan ver ne veprim dhe asesi te shkeputemi nga dogmat dhe ngulgfatja e njeri tjeterit vetem se eshte nga Kosova ose shqiperia ase nga Maqedoni e Preshva e Qameria Mali i zi .
    Keshtu qe divergjencat e ndarjeve mes nesh jan te mdha dhe jan me bollok .
    Kisha pas deshir te di se ku te bej konfirmimine me nenshkrim te perkrahjes se kesaj iniciative shum me vend .
    Un jam per bashkim kombetare se jam shqipetare dhe krenohem se jam shqipetare .

  6. #2236
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

    Në fillim duhet të shtrohet diskutimi " Pse duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë dhe pse nuk duhet " !! Pasi të dalim në konluzione, përgjigjia e pyetjes " A duhet Kosova të bashkohet me Shqipërinë", del vetë në pah..
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #2237
    i/e regjistruar Maska e Luftetari Ilir
    Anëtarësuar
    21-06-2013
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    Për: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

    Arsyet pro bashkimit Kosove - Shqiperi:
    1. Krijimi i nje shteti me territor me te madh. Territori me i madh ngrit ndikimin neper bote. Shtetet e vogla e kane shume me te veshtire qe te degjohen nga te medhate, perveq nese kane ekonomi shume te zhvilluar.
    2. Krijimi i ushtrise se perbashket. Ushtria e perbashket do te ishte e afte te mbroje territorin shqiptar ne cdo kend.
    3. Ekonomia me e fuqishme. Bashkimi i Shqiperise do te sillte 5 milion banore(nese bashkohet Kosova me Shqiperine). Numri me i madh i banoreve sjell edhe buxhet vjetor diku 2fish me te madh per shkak te taksave, duke krijuar mundesi me te mira per investime te medha. Investimet e qelluara mund ta rrisin ekonomine dhe ta zbusin papunesine te shqiptaret. Kjo do te krijonte perspektive per jete brenda Shqiperise dhe do ta ulte fluksin e shqiptareve qe dalin jashte spese brenda territorit do te krijoheshin kushte per pune dhe jete te mire.
    4. E drejta historike. Historikisht sidomos ne fund te shekullit XIX dhe fillim te atij XX ka pasur shume lufte, kryengritje, peticione, menyra demokratike e jo demokratike, paqesore e jo paqesore per ta krijuar shtetin shqiptar. Shteti eshte krijuar, por jo ashtu siq e kerkuan patriotet shqiptare. Nga shekulli VIII e deri sot Shqiperia eshte tkurrur. Nga ku gjendet Sllovenia e sotme, kufiri verior eshte zhvendosur ne Mitrovice, madje edhe ai eshte i rrezikuar nga marreveshjet e Brukselit. Pra tkurrja e territorit shqiptar ende nuk ka perfunduar, faj nuk ka faktori nderkombetar, e as armiku qe na e merr territorin por faj kane tradhtaret qe e japin me duar hapur. Per faj te nje tradhetari, shkon mundi i mijera patrioteve dem dhe fatkeqesisht cdo gjenerate ka se paku nga nje tradhetar...Mendoj se tkurrjes se territorit shqiptar duhet ti kundervihemi me zgjerim ne drejtim te territoreve etnike, para se ato te tkurren edhe me. Kosova nuk ka kurrfare ndikimi nderkombetar, por e bashkuar me Shqiperine do te kishte ndikim me te madh se qe ka Shqiperia sot e vetme.
    Bashkimi i territoreve tjera te pushtuara ne 1913 nga fqinjet do te sillte edhe perparesi tjera:
    1. Me e rendesishmja, lirine. Banoret qe jetojne jashte Kosoves e Shqiperise nuk jane te lire as te flasin shqip. Mali i Zi e ka shpallur flamurin kombetar shqiptar ilegal. Ne Maqedoni ka sulme ndaj shqiptareve thjesht pse jane shqiptar dhe policia nuk ndermerr asgje per t'i mbrojtur. Ne Çamëri te arrestojne thjesht nese flet shqip. Mbi 500,000 çamë nuk mund te kthehen ne tokat e tyre. Ne Presheve nuk ke te drejte as ta vendosesh nje Lapidar ne kujtim te atyre qe dhane jeten per atdhe. Bashkimi do t'u sillte te gjithe shqiptareve lirine.
    2. Forcimi edhe me i madh ekonomik. Jashte Kosoves dhe Shqiperise, jetojne rreth 2 milione shqiptar ne Ballkan. Nese do te shtoheshin edhe ata, do te beheshin 7 milione taksapagues. Momentalisht Shqiperia ka 3 milione, Kosova rreth 2 milione. 2 milionet e tjere u japin taksa shteteve qe nuk investojne per shqiptar(Serbise, Maqedonise, Greqise, Malit te Zi etj). Pyetja: Ku dua te dal me kete? Pergjigjia: pse duhet shqiptari qe jeton ne token e tij t'i paguaje taksa armikut thjesht sepse disa shtete kane bere marreveshje ne Londer per kufijte e Shqiperise? Shqiptaret duhet te kene te drejte qe me taksat qe paguajne ta rregullojne jeten e vet, jo te popujve sllav.
    3. Forcimi ushtarak edhe me i madh. Sa me shume banor, aq me e forte ka potencial te behet ushtria.

    Cfare mund te shkaktoje kunder shqiptarve bashkimi kombetar?
    1. Vonimi i integrimeve. Shqiperia do te mund te bente rruge prapa me integrime dhe te fillonte te gjitha nga e para. Nese vetedijesohemi, ky nuk eshte aspak problem. Ekonomia do te ishte e forte pas bashkimit, do te duhej vetem ta luftonim korrupsionin.
    2. Revoltimi i fqinjeve. Fqinjet do te ishin kategorikisht kunder, e ndoshta do te kishte edhe lufte.
    3. Qeveria. Nese politikanet do te ishin te uritur per pushtet si jane momentalisht do te kishte grindje te medha, pasi qe do te shtohej numri i politikaneve dhe njekohesisht do te ulej numri i posteve. Per kete mjafton vetedijesimi.
    4. Paqja ne ballkan. Shqiptaret ne ate moment qe bashkohen, fokusohen 100% ne integrime. Krejt varet nga reagimi i fqinjeve, qe nuk do te jete i madh sikur shqiptaret te jene me te fuqishem. Prandaj na duhen aleanca.

    Perfundimi:
    Bashkimi duhet te behet, por jo menjehere. Hapi i pare i bashkimit duhet te jete bashkimi i Kosoves me Shqiperine, e me pas te vazhdohet me territoret tjera nje nga nje ose se bashku. Por duhet qe se pari Kosova dhe Shqiperia te forcohen ndarazi dhe te krijojne aleanca te besueshme brenda Ballkanit. Kroacia dhe Turqia jane dy vende qe do te mund te beheshin aleate potencial, pasi qe kane qellime te ngjashme me ne, por interesat nuk bien ndesh. Duhet ta dijme se bashkimi mund te sjelle lufte, prandaj duhet qe se pari te pergatitemi per te. Ndoshta bashkimi do ta perjashtonte Shqiperine nga NATO, prandaj duhen aleanca tjera te besueshme me shtete qe kane ndikim ne bote. Bashkimi i Kosoves me Shqiperine duhet te behet pas 15-20 vjetesh. Deri atehere duhet te forcohemi ndaras, por duke ndihmuar njeri-tjetrin
    Nese do ta perkrahnim me referendume e peticione, bashkimi do te ishte shume me i lehte dhe perkrahja nderkombetare do te fitohej me lehte. Shtete si Gjermania, Italia e kane perkrahur Shqiperine Etnike edhe ne luften e dyte boterore etj, prandaj nuk do te kemi problem me shumicen e shteteve te medha te Europes. Mjafton ta bindim edhe Ameriken se e vetmja menyre per paqe ne Ballkan eshte BASHKIMI KOMBETAR I SHQIPTARVE!

    Gjera te tjera qe do te mund te ndihmonin ne bashkim:
    1. Investimi ne turizem. Duhet te ndertohen hekurudha, te rrgullohen rruget etj qe turistet te kene si te levizin neper Shqiperi. Kur turistit i pelqen nje shtet, ai do ta perkrahe ate shtet para shteteve tjera qe jane afer tij
    2. Investimi ne sport. A e keni pare sa njerezit e perkrahin Portugaline per shkak te Cristiano Ronaldos, apo Argjentinen per shkak te Messit? Po sikur shqiptaret te kishin lojtare te tille? Talent kemi, por duhet qe qeveria ti mbroje talentet. Te sjelle akademi te klubeve me te medha ne trojet shqiptare, ti paguaje shpenzimet qe vijne per zhvillim te sporteve etj.
    Promovimi i sportit, vlerave, kultures shqiptare ne bote do ti bente te tjeret te na duan. Pse te njihemi ne bote vetem si trafikante te droges, me mafia, krime etj? Sa me shume te huaj qe na duan, aq me lehte e kemi te arrijme qellime kombetare
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luftetari Ilir : 23-07-2013 më 12:14
    VETËVENDOSJE!

  8. #2238
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

    Drecun: T’i afrojmë shqiptarët “tanë”, për t’i larguar nga Tirana!



    Milovan Drecun
    (kryetari i Komitetit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën)


    Serbët e veriut të Kosovës ende nuk e dinë nëse do të dalin në zgjedhjet lokale të Kosovës më 3 nëntor. Për këtë, kryetari i Komitetit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun, i këshillon serbët që gjërat t’i shohin në aspektin afatgjatë, për të ndërtuar bazën e bashkëjetesës në mes të serbëve dhe shqiptarëve.

    "Duhet të ndërtojmë një themel të fortë për jetën e ardhshme të përbashkët, e të shmangim rrezikun që këta shqiptarë, që i konsiderojmë shtetas tanë, t’i shtyjmë në duart e Tiranës. Kështu, gradualisht ndalojmë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës”, tha ai për TV Pink.

    Sipas tij, "problemin e Kosovës" do ta zgjedhin vetëm serbët dhe shqiptarët, ndërsa ka shtuar se në proceset e Kosovës nuk ndikon Rusia e OKB, por Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO.

    "Kemi nevojë për biseduar - e jo të ballafaqohemi me Washingtonin e Brukselin - fillimisht me shqiptarët që jetojnë në Kosovë”, tha Drecun, deputeti i Partisë Përparimtare Serbe.

    Drecun ka shtuar se Rusia nuk mund të zgjidhë “problemin e Kosovës” në vend të Serbisë, dhe se as që ka Rusia kapacitete e vullnet për këtë. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/drecu...a-2-34417.html

  9. #2239
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

    Milovan Drecun--është shovenisti,nacionalisti dhe armiku nr.1 i Popullit Shqiptar -ishte gazetar per ish-APJ-ishte gzetari dhe propagnduesi,genjeshtari i luftës në Kosovë 1998/99-i cili ne çdo të dyten fjal villte vrërë ndaj UÇK-së ,ai i malltretonte të Rinjtë e zënë rob gjatë luftës .
    Në RTP-ku ai ishte për çdo ditë degjohej vetem ai duke njollos UÇK -shiptarski terroristi ,i detyronte te flisnin para tytave te Kallashit te shkive dhe tani ky duhet te flas për Shqiptaret se çka duhet bërë ,ky është i njejtë më Garashaninin,Vuk Karaxhiçin,Dobrica Qosiçin,Jovan Cvijiç,Sheshelj,Millosheviqin të gjithë duke Filluar nga shoqata e fshehtë Dora e zezë(crna ruka)e ndryshuar pastaj ne Lidhja për Bashkim e më vonë Dora e Bardhë? ose ndryshe të njohur si Çetnik të cilët luftuan për shkinin e madhe .

    P.S.-J.C-ishte edhe Profesor ne Sorbone (Paris)dhe sa për njoftim ;ishte Kryesusi i Komisionit te qeshtjeve Territori ne Ballkan gjatë Konferences se Paqës 1918 në Versailles (Paris)tani ne deshirojmë të bisedojmë më këta shki të cilët mburren dhe krijojnë mite e Legjenda për krimet e tyre se jan në gjendje të prejnë Burra, Gra, Femijë si dhe ti hapin barkun një Gruaje më barrë dhe ti nxjerrin beben duke ja prerë kokën para syve të Nënë se vet,dhe tani ne e vejmë në dyshim Bashkimin Kombtarë duke jetuar afer Barbarve,krimineleve shki të cilët ëndrrojnë SHFAROSJEN e Popullit Shqiptar.

    Përshendetje vetem për SHQIPTAR

  10. #2240
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

    Te bashkohet. E pastaj ti perzeme tere minorancat etnike qe kane kontribuar kundra kauzes tone.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:

    Gon! (22-09-2013)

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •