
Postuar më parë nga
Boy_XL
- qfar lop jan keta e shpallin ,budallallaki ska kufi.!!!!
Lajmi i Dites
Tirana fton Akademinë Serbe, Kosova bojkoton konferencën
Publikuar, 15. XI. 2012
Shqiperine dhe Kosovën, për të disatën i ndan Serbia. Sivjet, ato janë 'përçarë' në disa ngjarje, ndryshe nga ç'duhej të ndodhte në 100-vjetorin e Pavarësisë, kur dy shtetet me etni të njëjta do të duhej të ishin më të bashkuara se kurrë. Shkak i dasisë mes dy vendeve janë bërë institucionet shkencore, e përkatësisht akademitë e shkencave. Të hënën, Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka organizuar një konferencë shkencore me rastin e 40-vjetorit të themelimit të saj. Me këtë rast, ka ftuar për të marrë pjesë akademitë e shumë shteteve të Ballkanit e më gjerë, ndër të cilat edhe Akademinë e Serbisë.
Kjo ftesë i ka kushtuar Tiranës, mungesën e Akademisë së Kosovës, e cila, me të mësuar për të, ka anuluar ardhjen në konferencë. Kjo, për arsye se sipas tyre, Akademia Serbe në vitin 1986 ka hartuar projektin famëkeq, me emrin "Memorandum SANU", si platformë kryesore në të cilën u mbështet Millosheviçi në ndërmarrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, veçanërisht ndaj shqiptarëve që nga viti 1987.
Lajmin e kanë konfirmuar burimet e "Gazetës Shqiptare" në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ndonëse të rezervuara dhe duke refuzuar të sqarojnë publikisht, ata na thanë dje, se kjo çështje qëndron pikërisht kështu, por janë ftuar të gjitha akademitë, kësisoj nuk mund të lihej pa ftuar ajo serbe. "Ç'të bëjë akademia, kur politikanët shqiptarë e serbë, kosovarë e serbë, takohen në rangjet më të larta? Në rang ministrash e kryeministrash?", shtuan burimet tona, pranë anëtarëve të kryesisë së Akademisë së Shkencave. Ata thonë se, kur kryeministri Berisha e ai Thaçi, takohen me ministra e kryeministra serbë, nuk i takon akademisë të bëjë politikë, as të refuzojë praninë e akademikëve serbe.
LETRA E AKADEMISË SË KOSOVËS
Gazeta "Koha ditore" në Prishtinë, shkruante dje se "ftesa që i është bërë Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve për të marrë pjesë në kremtimin e 40-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ka bërë që Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës të mos marrë pjesë në këtë kremtim". Sipas saj, në këtë festim, të hënën ishte i pranishëm nënkryetari i Akademisë Serbe, Lubisha Rakiq. Por, Akademia e Kosovës e kishte paralajmëruar mungesën e saj, përmes një letre që i ka dërguar Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në datën 29 tetor të këtij viti. Në letër shkruhet se "këto ditë mësuam se në kremtimin e 40-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ishte ftuArteve. Është punë e juaja se kë ftoni, por duke marrë parasysh rolin e Akademisë Serbe në përpilimin e suazave 'shkencore' dhe ideologjike në nxitjen e dhunës dhe të gjakderdhjes masive deri te gjenocidi i hapur ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve etj., Akademia jonë nuk e ka pritur mirë këtë ftesë".
Citojmë, prej së njëjtës letër se, "Akademia Serbe në vitin 1986 ka hartuar projektin famëkeq, me emrin 'Memorandum SANU', si platformë kryesore në të cilën u mbështet Millosheviçi në ndërmarrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, veçanërisht ndaj shqiptarëve që nga viti 1987". E për të theksuar edhe një herë idenë e tyre, akademikët e Prishtinës vërejnë se, anëtar i ekipit të këtij "Memorandumi" ishte edhe nënkryetari i sotëm i Akademisë Serbe, akademik Lubisha Rakiq. Ky i fundit, siç ASHAK paralajmëronte, në fakt ishte i pranishëm në Tiranë, në konferencën shkencore të së hënës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. E duke e pasur të sigurt ardhjen e tij, akademikët e Kosovës, në letrën e tyre shkruajnë: "Siç morëm vesh, ai e ka paralajmëruar ardhjen në përvjetorin e Akademisë suaj.
Për shkak të këtij projekti, nga i cili kjo Akademi ende nuk është distancuar, ajo mbeti e izoluar deri vonë nga asociacionet e akademive evropiane, por dhe nga disa akademi të ish-Jugosllavisë, të cilat edhe sot nuk e ftojnë në asnjë takim". Por, për kërkesën dhe ankesën e parashtruar, ata citojnë edhe një precedent. "Vitin e kaluar, Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve,për shkak të këtij 'Memorandumi' nuk e ftoi Akademinë Serbe, madje as atë Malazeze, në 150-vjetorin e themelimit të saj. Dhe këtë fakt e keni ditur edhe ju z. Kryetar". Të pakënaqur me këtë hap, udhëheqja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës vendosi të mos marrë pjesë në këtë përvjetor të Akademisë suaj", - thuhet mes të tjerash, në letrën e nënshkruar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami.
AKADEMIKËT SERBË
Shqiptarët, si komb, kanë qenë herët objekt i studimeve të akademikëve serbë, aq herët, sa asokohe nuk kishte Shqipëri e Kosovë, si ne i dimë e i njohim sot, pra të ndara. Projektet antishqiptare (pra jo vetëm për kosovarët siç rëndom thuhet, por edhe për shqiptarët këtej kufirit), njihen përmes dy emrave: Ilia Garashanini dhe Vasa Çubrilloviç. Sigurisht që nuk ka vetëm kaq, por ne po përmendim vetëm këta.
"Naçertanje" është platforma e Ilija Garashaninit krijuar në bazë të Doktrinës së shenjtë serbe. "Naçertanje" konkretisht bazohej në programin e shfarosjes dhe dëbimit të shqiptarëve me dhunë në përputhje me reagimet e opinionit të jashtëm ndërkombëtar. Plani i Garashaninit, shkruar diku rreth 1840-ës, synonte shfarosjen e shqiptarëve dhe aneksimin e shumë territoreve të Ballkanit, si Bosnja, Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria veriore (që përfshinte Kosovën), etj. Garashanini shkruante se kjo e drejtë "e shenjtë e historisë" u takonte serbëve dhe bazohej në perandorinë e Dushanit të shekullit 14.
I dyti, por jo për nga rëndësia, është Vasa Çubrilloviç, që njihet për projektin "Dëbimi i shqiptarëve". Ky i fundit njihet si: akademiku serb i memorandumit famëzi të vitit 1937. Çubrilloviç kërkonte pak a shumë që të realizohej spastrimi etnik i territoreve iliro-shqiptare, të pikës shqiptare që ndan tokat e vjetra të Rashkës nga Maqedonia dhe Lugina e Vardarit, siç e përcakton ai pjesën lindore të territoreve shqiptare. Dhe ndërkohë, për të përmbyllur skemën, Çubrilloviç parashihte edhe mjetet e mekanizmat e kolonizimit të atyre trevave me sllave.Lajmi i Dites
- Thnx...
Krijoni Kontakt