Close
Faqja 169 prej 230 FillimFillim ... 69119159167168169170171179219 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,681 deri 1,690 prej 2300
  1. #1681
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Berisha: Jo bashkimit me Kosovën, ndryshimi i kufijve, rrezik





    TIRANE - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me një grup studentësh nga Fakulteti i Edukimit të Prishtinës, në selinë e kryeministrisë. I pyetur në lidhje me mundësinë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen një ditë në një shtet të vetëm, Berisha tha se e vetmja mundësi është bashkimi në BE.

    Duke theksuar se pavarësia e Kosovës është arritja më e madhe e shqiptarëve, kryeministri Berisha tha se ndryshimi i kufijve ekzistues rrezikon humbjen e territoreve.

    “Interesi më i mirë i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Ne jemi një popull i ndarë në mënyrë të padrejtë. Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por fatmirësisht u korrigjua me çlirimin e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, nuk mund të rrezikojmë humbjen e territoreve”,- deklaroi Berisha.

    Më tej shefi i qeverisë shqiptare theksoi se “çdo brez bën detyrat e tij dhe ky brez i ka bërë. Nuk ka një mrekulli më të madhe për ne se sa pavarësia e Kosovës. Me pavarësinë e Kosovës kurorëzon përpjekjet e shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin”.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #1682
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Deni_Boy Lexo Postimin




    TIRANE - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me një grup studentësh nga Fakulteti i Edukimit të Prishtinës, në selinë e kryeministrisë. I pyetur në lidhje me mundësinë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen një ditë në një shtet të vetëm, Berisha tha se e vetmja mundësi është bashkimi në BE.

    Duke theksuar se pavarësia e Kosovës është arritja më e madhe e shqiptarëve, kryeministri Berisha tha se ndryshimi i kufijve ekzistues rrezikon humbjen e territoreve.

    “Interesi më i mirë i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Ne jemi një popull i ndarë në mënyrë të padrejtë. Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por fatmirësisht u korrigjua me çlirimin e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, nuk mund të rrezikojmë humbjen e territoreve”,- deklaroi Berisha.

    Më tej shefi i qeverisë shqiptare theksoi se “çdo brez bën detyrat e tij dhe ky brez i ka bërë. Nuk ka një mrekulli më të madhe për ne se sa pavarësia e Kosovës. Me pavarësinë e Kosovës kurorëzon përpjekjet e shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin”.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Shume mire, brezi i tij u perpoq per pavaresine e Kosoves, brezi jone do te perpiqet per bashkim kombetar ose federal qofte.

  3. #1683
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Pse u dashka humbur teritore me ndryshim kufijsh?vall mos e ka fjalen per voro Epirin qe i kerkonkan shoket e Fotos Nanos .Kosova fitoj nji te drejt te natyrshme,te cilen te drejt si esht mohuar as nji kombi ne Evrop perveq shqiptarve.
    Droja e Saliut nuk esht as pak me vend,sepse as nji shtet ne evrop nuk kufizohet ne kufijt gjeografik me pjestar te kombit te tij siq esht rasti i Shqiperis ,ku veq vijes detare kufizohet me popullaten shqiptare ne gjith pjesen e kufirit.
    Aspirate e natyrshme dhe e pa kontestuar ligjrish,e lidhur natyrshmerisht,e ralizueshme llogjikisht .,me Kosoven veq ka filluar permbushja e aspirates kombetare,pore jo edhe permbushja e sajë.
    Bashkimi i Kosoves me Shqiperin! ,nese dikujt do i sherbente politikisht se tanimë u mbyll qeshtja shqiptare si qeshtje e hapure lete vazhdoi po kshtu ,ne aspektin e te drejtes nderkombetare e te drejtes se garantuar kjo e drejt e bashkimit duhet ti njihet popullit shqiptar sepse esht e drejt e natyrshme dhe me te drejten nderkombetare.E drejt e pa mohushme,e cila i esht mohuar nga ideologji te vjetruara borgjeze ,dhe tani ne kollonen e pseodomoderuarve qe anashkalojn problemin nga pa fuqia per ta zgjedhur ate siq magollomania e diplomacis shqiptare,edhe te vobeket ,po nga te vobektet e shqiptarizmes.
    SAliho ,mos harro se edhe ujin e Ibrit qe e ka kriju Zoti po thot Bogdanoviqi esht uje i Serbis.Mos u friko ta kerkosh ate qe te takon,pamvarsisht atyre qe nuk te pelqejn.
    Boll ma..Ather nese pjesa tjeter qe nuk e kerkojm ne,,pse ti kundershtojm ata qe neser e kerkojn.
    Serbija po kerkon nga kosova token e serbve siq e quan dimpllomacia,dhe po kshtu botes duhet ber me dije se në raste se kjo pjes u dashka status te veqant ..kte status te gezojn edhe shqiptaret jasht kufijve administrativ te Kosoves.
    Mos harro o Sali Berisha se Shqiperia me Kosoven nuk perbej me shum se gjysmen e trojeve shqiptare.

  4. #1684
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shume mire, brezi i tij u perpoq per pavaresine e Kosoves, brezi jone do te perpiqet per bashkim kombetar ose federal qofte.
    Per derisa e drejton brezi i tije brezin tone.... Harroje
    Revolution 1848

  5. #1685
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Per derisa e drejton brezi i tije brezin tone.... Harroje
    Po po, por ai harron se ka nje te madh me te gjithrfuqishem se ata qe drejtojne brezin tone, nje qe per pak desh e mori me vete pak dite me pare te parin e ketij brezi qe na drejton.

  6. #1686
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    U beme si kembet e dhise, do thoshte shoki Enver ne te gjallte e tij ... u be bishti ti bjere sqeparit!

  7. #1687
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    o njerez po politika te tilla i drejton tjeter kush..as sala e as kerkush tjeter nuk i hyn dot kesaj qeshtje pa pyetur diku larg..shume here e kam thene se udheheqesit tane jane per te ngrene pershesh..ata bejne politiken e voge..tjeterkush ben politiken e madhe..i ke pare si ju shkojne jarget gjithsecilit udheheqes ballkanike nga kenaqesia kur i therret dikush andej nga washington dc ..atje jua terheqin veshin dhe ju thone te gjitheve cka duhet te flasin ne publik..sala nuk ben perjashtim nga grupi i madh i lepujve ballkanike qe rrine ne stanin amerikan...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 16-12-2011 më 15:25
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #1688
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Une mendoj qe Sala s'guxon te hap gojen me shume se kaq.. nga frika e nenes se madhe, nga vjehrra Milica.. dhe e bija Sllobodanka!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #1689
    Berisha tregon se eshte me te vertete burreshtetas!

    Shqiptaret duhen ulur me kembe ne toke dhe duhen drejtuar ne rrugen e duhur qe te çon drej zhvillimit.

    Projekti i krijimit te BE eshte bazuar ne vlerat e vlerat e lirise dhe te demokracise se pari dhe nga ekonomia se dyti dhe jo nga mitet e legjendat.

    Mitet dhe legjendat kane prodhuar mjerim, izolim dhe prapambetje!

    Berisha po ben ate qe duhet te beje nje burreshtetas, qe t'ju tregoje bashkekombasve te tij se mosha dhe energjia nuk duhen çuar dem, por duhen kanalizuar permes dijeve, permes aresimit dhe kultures, permes integrimit, permes emancipimit, permes perqafimit te vlerave perendimore te lirise dhe ekonomise se tregut.

  10. #1690
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Cilet jane ato shkije qe flasin shqip? E ke fjalen per ata 200 000 serbe te Kosoves qe ngaqe jetuan aty flasin dhe shqipen?
    Jo se kam fjalen per serb.. e kam fjalen per shkije.
    Nje u lajmerua sot me deklarat mbi bashkimin sikur ta porositja..
    Nje tjeter eshte komentuesi siper postimit tim te meparshem..
    Te gjithe ata qe me vetedije apo pa te veprojne ne kete drejtim ashtu si i kualifikova.. sepse te hamendesh sadopak mbi nevojen urgjente te bashkimit tregon hiq me pak se idiotsi.. dhe nje qe vepron si idiot karshi atdheut(edhe per nga pikepamja ambientale) mendoj se mund ta barazojme me shka.. qe ben veprime antishqiptare.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •