Close
Faqja 158 prej 230 FillimFillim ... 58108148156157158159160168208 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,571 deri 1,580 prej 2300
  1. #1571
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TË BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Askush nuk duhet të hidhërohet për këtë qështje.

    Referendumi gjithpopullorë do te mund te jap pergjigjen të cilen duhet ta pranojmë te gjithë.

    Unë do te votoi për!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  2. #1572
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Gzim_Cool Lexo Postimin
    Nese ti nuk ke thirr kend KOSOVAR, ka shume tjere ne shqiperi cili thirr kosovar.
    paske shume arsyetim te cuditshem...
    pra ti je cfaredo qe te therrasin te tjeret.
    meqe te tjeret te therrasin "kosovar", ti nuk je "shqiptar", por "kosovar".

    po sikur te tjeret te te therrisnin "hajdut" ose "kriminel"?
    ashtu e do e quaje vehten ngaqe te tjeret te therrasin ne kete menyre?????????????????
    shume fleksibel qenke. hahaha.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #1573
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    I kish marr kryt ajr kti gezimit dmth e ka cool :d
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #1574
    i/e regjistruar Maska e nediri
    Anëtarësuar
    24-01-2010
    Postime
    10
    Nuk besoj se eshte ne deshiren tone bashkimi ose jo, per ne gjithmone te tjeret kane vendos.Te jemi realiste askush nuk e don nje shtet shqiptar te fuqishem ne Ballkan.

  5. #1575
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ka vetëm një zgjidhje, Shqipëri Natyrale

    Shkruan: Koço Danaj



    Përkundër deklarimeve se gjendja në Kosovë u stabilizua, realiteti tregon të kundërtën. Në Kosovë po thellohet destabilizimi. Një qeveri me një pakicë shqiptare që mbahet në këmbë nga deputetë serbë dhe që mund të bjerë në çastin kur këta deputetë të marrin porosi nga Beogradi për tu tërhequr nga qeveria. Një president që përfaqëson vetëm dy për qind të votave të shqiptarëve vazhdon të kontestohet ne Gjykatën Kushtetuese dhe që mund të rrëzohet në çastin që bashkësia ndërkombëtare do ta gjykoje të arsyeshme. Dhe kjo për faktin se edhe në Gjykatën Kushtetuese, shqiptarët janë pakicë. Nga 9 anëtarë, katër janë shqiptarë dhe pesë janë të huaj. Një EULEX që ndaj statusit të Kosovës vazhdon të mbajë qëndrim neutral, domethënë se nuk e njeh pavarësinë e saj dhe që kohët e fundit ka ndërmarrë një sërë arrestimesh ndaj ish-luftëtareve të UÇK-së. Një PDK, që megjithëse doli forca e parë politike, duket pas daljes në skenë të Vetëvendosjes me 14 deputetë dhe veçanërisht pas arrestimit te dyte te Fatmir Limaj, po shkon drejt ndarjes në dy pjese. Duke ju referuar realitetit, një territor i tërë si veriu i Kosovës vazhdon të jetë nën vartësinë e Serbisë dhe jo të Prishtinës.

    Ky është realiteti politik i Kosovës. Duke i shtuar edhe realitetin social, ku varfëria vazhdon të thellohet, atë gjeopolitik ku shqiptarët e Kosovës janë një ishull i izoluar nga Evropa, pasi janë të vetmit që duhet të qarkullojnë me Viza, mund të nxjerrim konkluzionin se deklarimet janë falso, manipuluese. Qoftë deklarimet që vijnë nga disa politikanë shqiptarë, qoftë deklarimet që vijnë nga disa diplomatë perëndimorë, janë një mbulesë e dobët, që nuk e fshehin dot këtë realitet përkeqësues të gjendjes politike dhe sociale të Kosovës. Një popull, deri dje i shtypur, i persekutuar, sot përjeton realitet tjetër, atë të shtypësit dhe persekutorit. Raporti i Dik Martit, arrestimet e dhjetëra luftëtarëve të UÇK-së, bisedimet e detyruara me Serbinë janë disa prej dëshmive të pohimit të sipërthënë. Dhe në qoftë se dikush apo disa mund të shprehen se nuk atakohet populli, por disa politikanë të tij, më duhet të pohoj, se këta politikanë kanë dalë nga ky popull, janë votuar prej këtij populli. Përsëri në ndihmë të pohimit të bërë, vjen fakti se arrestimet e bëra së fundi, nuk janë për korrupsion, i cili ju takon vetëm politikanëve, por për krime lufte, drejtohen ndaj UÇK-së, që luftoi kundër regjimit të Miloshevicit. Pra indirekt synohet të satanizohen shqiptarët në tërësi.

    Cila është pasoja? Janë dy: E para kjo situatë tek një pjesë politikanësh që drejtojnë aktualisht Kosovën dhe që kanë filluar bisedimet me Serbinë, për të ruajtur komoditetin që të jep pushteti, do të sjellë lëshimet që do t’i vuajë shteti dhe populli. E dyta do të thellojë pakënaqësinë në shtresa të gjëra të shqiptarëve, e cila pakënaqësi do të vazhdojë të thellohet. Aktualisht kjo pakënaqësi, po thellohet ndaj EULEX, pra ndaj BE. E paprekur ka mbetur vetëm SHBA. Fshehja e realitetit, do thellojë pakënaqësinë që nesër mund të shpërthejë më shumë se protestat e deritanishme. Pra BE me ndihmën e disa politikanëve inferiorë dhe të kapur fort pas pushtetit, po e çon Kosovën drejt shpërthimit, që kur ai të ndodhë, të fajësojë shqiptarët dhe rehabilitojë plotësisht serbët. Duket se në Bruksel ka akoma simpatizantë të Gjorgjevicit dhe Miloshevicit.

    Por a ka një zgjidhje? Ka, por ka vetëm një. Zgjidhja ne Kosovë nuk është Edhe..Edhe. Ajo është vetëm Ose...Ose. Cila është ajo? Bashkimi me Shqipërinë, është e vetmja zgjidhje që Kosova të kapërcejë krizën ku është futur. Vetëvendosja, Lëvizja për Bashkim, deputetët pro-bashkimit në PDK, LDK, AAK, PSD, janë para imperativit të bashkimit mes njeri-tjetrit dhe kërkesës zyrtare për bashkim me Shqipërinë. Kërkesa për bashkim me Shqipërinë, jo vetëm do zgjidhe krizën në Kosovë, por do të ndihmojë edhe Tiranën të zgjidhë krizën e saj. Pasi do ta detyrojë, të kalojë në plan të dytë luftën e egër për pushtet, duke nxjerrë në mënyrë të detyrueshme diskutimin e kërkesës për bashkim. Dhe në fund nuk duhet të harrojmë historinë: Në vitin 1912, Shqipëria natyrale që u shpall ne Vlorë nga Ismail Qemali, u ngjiz në Kosovë nga Hasan Prishtina dhe Isa Boletini.

    (Autori është drejtues i Lista për Shqipëri Natyrale)

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #1576
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

    ....Po, veq pa prezencen e albin tadiqit dhe perdorimin e Vove......

  7. #1577
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Vdekje Hashimovicit Vdekje Shikasve Mbi Te Gjitha Vdekje Bajraktarve Qe Per Shkam E Karige Jan Ne Gjendje Me Fal Edhe Mitrovicen E Trepqen

  8. #1578
    Trepca&Chelsea
    Anëtarësuar
    08-03-2009
    Postime
    104
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    paske shume arsyetim te cuditshem...
    pra ti je cfaredo qe te therrasin te tjeret.
    meqe te tjeret te therrasin "kosovar", ti nuk je "shqiptar", por "kosovar".

    po sikur te tjeret te te therrisnin "hajdut" ose "kriminel"?
    ashtu e do e quaje vehten ngaqe te tjeret te therrasin ne kete menyre?????????????????
    shume fleksibel qenke. hahaha.
    Shqiptaret jane vetem cilat jetojne ne shqiperi, kurse kosovaret jane kush jetojne kosovë. Na kosovaret nuk jemi nje komb me shqiptar, kete ndarje e kan bere ne shqiperi, jo kosove. Kur shkon ne shqiperi pyesin a je kosovar a shqiptar, nese jemi nje komb pse e pyesim kete pytje pa vend se eshte.

  9. #1579
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Xhevat Bislimi:




    Kujt mund t’i shkonte ndërmend se në një ditë të bukur pranvere
    Qeveria e Tiranës (Berishës), nëpërmjet Ministrit të saj të jashtëm,
    Haxhinastos, do të deklarohejë publikisht, mu në mes të Prishtinës,
    kundër bashkimit të kombit shqiptar në një shtet të vetëm?! Ideja e
    bashkimit të kombit shqiptar në një shtet të vetëm, në një Shqipëri të
    vetme, është vetë shpirti i këtij kombi. Vrasjen e kësaj ideje,
    shpirtit të kombit, e kërkuan ndër shekuj pushtuesit e tokave të
    Shqipërisë, por nuk mundën ta vrasin asnjëherë. Nuk do t’ia dalin dhe
    nuk do të mund ta vrasin kurrë as me ndihmën e disa bastardëve
    shqipfolës të Tiranës, Prishtinës a Shkupit. Se Berisha (më vonë edhe
    Meta) nuk angazhohet për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të
    vetëm, se ky njeri dhe soji i tij i kanë bërë shumë dëm çështjes
    shqiptare e kemi ditur që herët, me kohë. Por, që Berisha dhe Meta do
    të arrinin deri këtu sa të deklaroheshin botërisht, në emër të
    Qeverisë, kundër bashkimit kombëtar ishte pak e vështirë të kuptohej.
    Këtu në Shqipërinë Verilindore (Kosova me viset e saj) ka politikanë
    të tillë që për postet dhe privilegjet e tyre janë në gjendje ta
    shtynë bashkimin kombëtar të paktën deri sa të ikin vetë nga kjo botë,
    dhe, këta janë nga të dykrahët : Edhe nga ata që betoheshin në kokën e
    Nënës Shqipëri dhe në idealin e bashkimit kombëtar, edhe nga ata që
    hanin dhe hanë në grazhdin e Serbisë, Jugosllavisë dhe përsëri
    Serbisë. Por, të kuptohemi drejt, populli shqiptar i këtyre krahinave
    të Shqipërisë Verilindore është përpjekur dhe ka luftuar brez pas
    brezi për bashkimin e këtyre krahinave me shtetin shqiptar, për një
    Shqipëri të bashkuar dhe të vetme. Idealet e këtij populli dhe
    dëshirat e tij u shprehën qartë edhe njëherë nga Organizata e
    Veteranëve të UÇK-së pas deklaratës kundërshqiptare dhe famëkeqe të
    Qeverisë Berisha-Meta të bërë me gojën e Haxhinastos. Në themele të
    Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit shqiptar,
    deklaronin veteranët e UÇK-së, ishte çlirimi dhe bashkimi kombëtar në
    një shtet, me një atdhe dhe me një flamur. Ky ishte edhe ideali i
    Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Vizita dhe nderimi që ky
    Haxhinasto bëri në Prekaz nga veteranët u cilësua si fyerje për
    idealet e Komandantin Legjendar dhe për luftën e popullit shqiptar.
    Unë nuk marrë përsipër t’i mësoj Jasharët Legjendar dhe asnjë familje
    tjetër dëshmorësh se kend duhet pritur e kend jo, por, shqiptarë të
    llojit Haxhinasto, Pacolli, Berisha... nuk meritojnë bujarin dhe
    respektin e këtyre familjeve, ashtu siç nuk e meritoi kurrë Rugova.
    Të jetë rastësi ardhja dhe deklarata e Haxhinastos pikërisht në kohën
    që rifilluan bisedimet me Serbinë ? Nuk e beson njeri. Në të njëjtën
    kohë u bë edhe intervista me Kryetarin e Serbisë nga Baton Haxhiu në
    Beograd! Batoni e siguronte Tadiçin se ideja e bashkimit të
    shqiptarëve në një shtet nuk e ka përkrahjen e popullit shqiptar!
    Madje, Batoni i shprehte keqardhjen Tadiçit që shqiptarët u detyruan
    nga Serbia të luftonin kundër saj dhe të shkëputeshin nga ajo pa
    dëshirën e tyre!! Edhe kur Tadiçi fliste për «zgjidhje krijuese» të
    çështjes së Kosovës sipas shembullit të dy Gjermanive, Batoni nuk e
    kundërshtonte. Po të ishte shqiptar lojal ndaj vendit dhe kombit të
    tij do t’i thoshte se ne nuk jemi dy Serbi, siç ishin gjermanët dy
    Gjermani por, jemi një Shqipëri Verilindore dhe një Serbi, pra
    shqiptarë e serbë. Kjo zgjidhje «krijuese» duhet të përdoret nga dy
    Shqipëritë apo tri Shqipëritë, sepse është edhe Shqipëria e Poshtme
    (Çamëria). Mirëpo, Batoni ishte lojal ndaj Serbisë, prandaj edhe
    pyetjet dhe komentet e tij ishin në pajtim me lojalitetin e tij.
    Kurse miku im, H. S., thotë: “E frikshme! Në ditën e arrestimeve të
    çlirimtarëve, Batoni na e solli Tadiqin në ekran... Trashëgimtarin e
    vrasësit të tyre, për të na rikujtuar qëndrimin antiçlirimtar dhe
    mosnjohjen tonë... E trishtët! Komentet afirmative dominojnë këtu,
    medet! Dhe e kundërta ndodhë gjithmonë për njerëzit tanë! Robruese!
    Diçka si nostalgji prej bashkëpunëtori dhe robi! Liria pa Serbinë,
    sikur nuk po mjafton, o zot! Batoni po bënë punën e vetë afirmative...
    si gjithmonë... Batoni dëshmoi edhe njëherë se është bashkëpunëtor i
    zellshëm në çdo kohë!
    Por, lexuesë të nderuar shqiptarë, kemi edhe disa politikanë në
    Prishtinë që na «sigurojnë» dhe «mashtrojnë» përditë se me shpalljen e
    pavarësisë së Kosovës dhe me «flamurin» e dasmave të synetisë amaneti
    i dëshmorëve u realizua, duke i siguruar pushtuesit e tokave të
    Shqipërisë se nuk kemi pretendime për bashkim të të gjithë shqiptarëve
    në një shtet, pastaj kemi Tiranën zyrtare (qeverinë e Berishë-Metës)
    që dërgoi në Prishtinë Haxhinaston dhe i dha të njëjtat garanci dhe,
    kemi Baton Haxhiun, të cilin e dërguan në Beograd për të qenë edhe më
    të besueshëm dhe për t’ia dhënë të njëjtat garanci vetë Tadiçit!!!
    Rrugën dhe vullnetin e popullit shqiptar më së miri e përmblodhi sot
    me pak fjalë miku im i mirë H. S.: «Rruga e popullit shqiptar për liri
    dhe bashkim kombëtar nuk dihet kur ka nisur (filluar), nuk dihet as
    kur do të mbarojë kjo rrugë por, dihet që jemi shumë më afër fundit të
    kësaj rruge se fillimit të saj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #1580
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Kujt mund t’i shkonte ndërmend se në një ditë të bukur pranvere
    Qeveria e Tiranës (Berishës), nëpërmjet Ministrit të saj të jashtëm,
    Haxhinastos, do të deklarohejë publikisht, mu në mes të Prishtinës,
    kundër bashkimit të kombit shqiptar në një shtet të vetëm?!
    Politikanet tane i jane bashkuar politikaneve tuaj me idet antikombetare si psh; hashimovicit etj
    Revolution 1848

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •