Close
Faqja 13 prej 230 FillimFillim ... 311121314152363113 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 2300
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    PERSHENDETJE-
    Kjo teme do te ishte me mire te definohej
    KUR DO TE BASHKOHEN TROJET SHQIPTARE
    Shum faktor bejn pjes por edhe zhvillimi ekonomik eshte nji prej afrimit dhe largimit te KOMBIT por jan edhe disa tjer jan kontaktet dhe bashkpunimi i niveleve me te larta, eshte edhe situata momentale gjeopolitike e Ballkanit duhet cekur edhe politikat botrore saiperket situates momentale qashtja e unitetit mvaret edhe nga vazhdimsia e politikave te shteteve per rreth psh nese Serbet e Kosoves e shpallin ndarjen prej Kosoves qfare potezi duhet te luajn Kosovaret dhe Shqiptaret ne pergjithsi.
    Si Shqiperia si Kosova duhet tii zhdukin kufijt deshti apo nuk deshti Europa
    sepse nuk do te kemi nevoj per kufij as per shtet te ri as per te gjitha atributet shtetrore ,por se besoj se Serbia e din mirre nese ndodh ndarja e Serbve =veriu i Mitrovices duhet te pregadis EVAKUIMIN edhe nga qytet Nish,Prokuple,Vranj,Medvegj,Bujanoc dhe Preshev ose duhet me u perball me nje
    forc te re Ballkanike,ky do te ishte supozimi im.
    Ju pershendes

  2. #122
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Mesazh deguar nga zyra Dioguardit

    Dear Friend,

    Please click here to see a ludicrous and pathetic addition to the Serbian lobby's effort to derail Kosova's independence. (Ju lutem klikoni ketu te shikoni perpjekjen absurde dhe qesharake e lobit Serb qe te nxjerrin nga binaret ceshtjen e Pavarsise se Kosoves.)

    If you are a YouTube user, I urge you to respond. (Nese jeni perdorues i "YouTube" ju lutem pergjigjuni.)
    http://www.youtube.com/watch?v=GFCjvkiirHI&mode=related&search=

    For further background information, see the May 2006 article by Shirley Cloyes DioGuardi, entitled "The Serbian Lobby Attempts to Hijack U.S. Foreign Policy on Kosova." Please click here for the English version (Per informacion me te gjere mund te shikoni artikullin e shkruar nga Shirley Cloyes DioGuardi ne Maj te vitit 2006 te titulluar, "Lobi Serb Po Ben Perpjekje Qe Politiken E Jashtme Amerikane Per Kosoven Ta Ktheje Ne Favorin E Serbise.") Kliko këtu për shqip.
    http://www.empoweredclient.com/aacl/email_blast/serbianlobby_alb.htm

    Sincerely,

    Joe DioGuardi, President
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga XhGashi
    PERSHENDETJE-
    Kjo teme do te ishte me mire te definohej
    KUR DO TE BASHKOHEN TROJET SHQIPTARE
    Shum faktor bejn pjes por edhe zhvillimi ekonomik eshte nji prej afrimit dhe largimit te KOMBIT por jan edhe disa tjer jan kontaktet dhe bashkpunimi i niveleve me te larta, eshte edhe situata momentale gjeopolitike e Ballkanit duhet cekur edhe politikat botrore saiperket situates momentale qashtja e unitetit mvaret edhe nga vazhdimsia e politikave te shteteve per rreth psh nese Serbet e Kosoves e shpallin ndarjen prej Kosoves qfare potezi duhet te luajn Kosovaret dhe Shqiptaret ne pergjithsi.
    Si Shqiperia si Kosova duhet tii zhdukin kufijt deshti apo nuk deshti Europa
    sepse nuk do te kemi nevoj per kufij as per shtet te ri as per te gjitha atributet shtetrore ,por se besoj se Serbia e din mirre nese ndodh ndarja e Serbve =veriu i Mitrovices duhet te pregadis EVAKUIMIN edhe nga qytet Nish,Prokuple,Vranj,Medvegj,Bujanoc dhe Preshev ose duhet me u perball me nje
    forc te re Ballkanike,ky do te ishte supozimi im.
    Ju pershendes
    Kufijt edhe pas bashkimit do mbesin ata qe jane, te ndara keto dy vende me male te larta qe natyra i ka krijuar dhe se neve na intereson komunikimi, lidhshmerija, bashjepunimi gezimi e hareja zhvillimi ekonomik...
    Mos i mendo kufijt ashtu si dikur ne harta por realishte pune se bashku se si do perparoje ky vend me Autostrada te gjera, me drite elektrike uje e tjera se edhe te bashkuar nje dite keta kufinje natyror do mbesin keshtu te pa prekshem por ne na intereson zhvillimi dhe qytetrimi i tera ketyre trojeve e veshtire e kemi nese kemi nje rruge te keqe e plote kthesa ose kur s'ka rryme elektrike as anej maleve e as knej maleve se tani ne vend te kufijve do themi pertej maleve se kufi nuk ka tash e sa vite nese e dini apo jo....
    Pune nate e dite qe te shofim dritë !

  4. #124
    Le ta marre vesh bota mbare
    se gj.fishta nuk asht ma shqiptare.

    Kjo thenje e fishtes ka sjelle polemika te numerta deri dhe ne ndalimin e vepres se tij.
    a e keni pyetur veten, pse Fishta i shkruajti keto vargje,ne çrrethana ndodhej,kush e detyroj te mohoje vetveten.
    Jeta e njeresve sot varet ne konsumizmin e keshtu bashkimi eshte i paevitushem
    pse lodheni me provokime .
    kalofshi mire shqiptare e kosovare.mirupafshim

  5. #125
    PoGrAdEcAr
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    8
    Neqofte se ekziston vullneti midis nesh atehere ky mbashkim arrihet.
    Endu Ne Rruget E Erta te Jetes,Asgje S`do Te Gjesh...

  6. #126
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Jo vetem Kosova, por te gjitha viset Shqiptare, çdo toke Shqiptare duhet te bashkohet ne nje Shqiperi te vetme, ashtu si dhe te gjitha vendet e tjera qe nuk kane leshuar asnje cope te tokes se tyre ashtu duhet te jemi dhe ne.

    Imperator
    Albanian Perandory

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Kush eshte ai shqipetar qe nuk e do nje gje te tille , kemi derdhur gjak per kete toke per kete flamur .
    Shikoj qe te gjithe ne forum jane per bashkimin e trojeve por puna qendron kush do ta ngreje zerin qe ta degjoje gjithe bota kerkesen dhe deshiren reale te shqiptareve . me keta politikane qe kemi eshte e kote keshtu i ngelet vete shqiptareve ta vendosin , une mendoj me ane te nje referendumi .
    eshte e drejta e popullit dhe kete nuk e ndal dot asnje . por besoj mbas marrjes se panvaresise se Kosoves kane per te ndryshuar shume gjera pasi eshte shtet me vete dhe ben cte doje . mbikqyrja nuk do jete gjithmone ne kosove .

    Nje komb nje qendrim !!!
    Per nje Shqiperi te madhe !!!

  8. #128
    Pasioni për shkencën Maska e Nolird
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Po Patjeter por jo vetem Shqiperia e Kosova po edhe Maqedonia dhe Mali iZi

  9. #129
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Pavarësia e Kosovës dhe ridizenjimi i hartës së Ballkanit

    Tuesday, 01 May 2007

    Nga Kastriot Myftaraj - Deklarata e kryeministrit të Kosovës Agim Çeku, dhënë ditën e hënë në 30 prill për “New York Times”, se Kosova do të shpallë pavarësinë në fund të muajit maj, pas bllokimit që i është bërë planit “Ahtisari” në Këshillin e Sigurimit të OKB, paralajmëron pikënisjen e një faze të re të procesit të definimit të ardhmërisë shtetërore të Kosovës dhe jo finalen e këtij procesi.Kjo për faktin se Serbia dhe serbët e Kosovës kanë paralajmëruar shumë herë se nëse Kosova do të bëhet e pavarur, atëherë pjesa veriore e Kosovës, e kontrolluar prej serbëve, do të shkëputet edhe formalisht nga Kosova. Serbët sot praktikisht kanë shkëputur nga trungu i Kosovës 17 % të territorit të saj në pjesën veriore, çka domethënë rreth 1700 km katrore. Në rast se ky territor shkëputet me bërjen e Kosovës shtet i pavarur, atëherë kjo do të thotë se shteti i pavarur i Kosovës do të ketë diku tek 9000 km katrore tokë, çka është shumë pak, aq më tepër kur dihet se Kosova e pavarur do të ketë më tepër se 2 milionë banorë. Në rast se tërësia territoriale e Kosovës cënohet dhe asaj i shkëputet një pjesë e rëndësishme, atëherë nuk ka më kuptim që Kosova të jetë një shtet i pavarur. Kjo do të qe veç në dobi të serbëve, nga pikëpamja e planeve të tyre për ta rimarrë Kosovën. Në këto rrethana, e vetmja alternativë mbetet që Kosova të bashkohet me Republikën e Shqipërisë, çka legjitimohet për shkak se janë serbët ata që e kanë iniciuar ndryshimin e kufijve me ndarjen e Kosovës. Ndarja e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së saj do të çonte dhe në shpalljen e paralajmëruar të pavarësisë nga ana e Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës dhe në bashkimin e saj me Serbinë. Në këto rrethana federata kroato-myslimane do të vihej para alternativës, ose të pushonte së ekzistuari dhe territori i saj t’i bashkohej Kroacisë, ose të ndahej, duke u bashkuar me Kroacinë pjesa e kontrolluar nga kroatët, ndërsa pjesa e kontrolluar nga myslimanët boshnjakë, do të mbetej si një shtet i kapur si në mors midis Serbisë dhe Kroacisë. Gjasat janë që federata kroato-myslimane të ndahet, duke marrë Kroacia pjesën kroate ndërsa nga pjesa tjetër do të dalë një shtet boshnjak mysliman, territori i të cilit do të rritet në të ardhmen me troje nga Mali i Zi dhe Serbia. Spiralja që do të iniciohet me ndarjen e Kosovës do të çonte sigurisht dhe në ndarjen e Maqedonisë ku Marrëveshja e Ohrit, katër vite pas nënshkrimit të saj, praktikisht ka mbetur në letër. Në rast të ndarjes së Maqedonisë, shqiptarët e atjeshëm, për shkak të vendndodhjes të tyre, nuk mund të marrin më tepër se 30% të territorit, pra diçka më tepër se 7000 km katrore. Por, pas të gjitha gjasave spiralja e iniciuar nga ndarja e Kosovës prej serbëve do të vazhdonte dhe në ndarjen e Malit të Zi. Në Malin e Zi nga regjistrimi i popullsisë të vitit 2003 rezultoi se ka 672.656 banorë nga të cilët si të etnisë malazeze u deklaruan vetëm 40.64% e popullsisë, ose 273. 336 vetë. Ndërsa 30.01% e popullsisë ose 201. 892 vetë u deklaruan si serbë. Nga 30 % i mbetur 9.41%, ose 63.272 u deklaruan si boshnjakë, 4.27%, ose 28.714 u deklaruan si myslimanë, 7. 09%, ose 47. 682 u deklaruan si shqiptarë. Pjesa e mbetur u deklaruan si kroatë, romë, vllahë. Sipas një njoftimi të Zyrës së Statistikave të Malit të Zi, nga popullsia prej 672.656 vjetësh e kësaj republike vetëm 620.145 janë efektivisht banorë të Malit të Zi, ndërsa pjesa tjetër banojnë jashtë vendit. Prej atyre që banojnë brenda vendit 43.16% e popullsisë, ose 267.669 janë malazezë, 31.99%, ose 198.414 vetë janë serbë, 5. 15%, ose 19.425 janë shqiptarë, 7.77%, ose 48.184 janë boshnjakë, 3.97%, ose 24.625 janë myslimanë, 1.8%, ose 6808 janë kroatë. Siç del nga kë to shifra, ngjashmëria me Bosnje-Hercegovinën e vitit 1991 është impresionuese. Përqindja e serbëve në Mal të Zi është pak më e madhe se ajo e serbëve në Bosnje-Hercegovinë në prag të luftës, në 1991: Derisa në Bosnje-Hercegovinë, sipas regjistrimit të vitit 1991, serbët përbënin 31.8% të popullsisë, serbët në Mal të Zi, sipas regjistrimit të vitit 2003, përbëjnë 31.99% të popullsisë. Përqindja e atyre që u deklaruan si malazezë, praktikisht është e barabartë me atë të myslimanëve të Bosnje-Hercegovinës në 1991: Përqindja e malazezëve në Malin e Zi në vitin 2003 qe 43.16, ndërsa përqindja e myslimanëve në Bosnje-Hercegovinë në vitin 1991 qe 43.4%. Mali i Zi për shkak të konfiguracionit të vet etnik do të pushojë së ekzistuari si shtet duke u ndarë midis Serbisë, Shqipërisë dhe në perspektivë edhe pjesës myslimane të Bosnje-Hercegovinës, që do të marrë pjesën e Sanxhakut që gjendet në verilindje të Malit të Zi. Por në këtë rastin e fundit problemi është se nuk ka kontinuitet territorial mes pjesës së Sanxhakut që gjendet në Malin e Zi dhe pjesës myslimane të Bosnje-Hercegovinës, pasi në mes tyre gjendet territori i Republika Srpska. Por pjesa e Sanxhakut që gjendet në Malin e Zi ka vazhdimësi me pjesën e Sanxhakut që gjendet në jugperëndim të Serbisë dhe që është i banuar me shumësi myslimane. Para disa javësh ambasadori gjerman në Beograd paralajmëroi se në rast se Serbia nuk pranon humbjen e Kosovës, atëherë ka rrezik që të humbë edhe Sanxhakun dhe Vojvodinën (kjo e fundit ka një minoritet hungarez). E vërteta është që kur SHBA ndihmojnë shqiptarët, boshnjakët, apo edhe hungarezët në ish-Jugosllavi, ato kanë si qëllim, ndër të tjera, edhe uljen e peshës së Serbisë aleates historike të Rusisë, që po del të jetë përsëri kërcënim për SHBA. Në këtë linjë SHBA nuk do të kufizohen duke i shkëputur Serbisë vetëm Kosovën, por edhe Sanxhakun, si dhe të paktën një pjesë të Vojvodinës, pa përjashtuar Luginën e Preshevës, të banuar nga një shumësi shqiptare. Loja tashmë luhet për gjëra të mëdha dhe jo të vogla. Kur të ketë mbaruar kjo lojë Serbia do të ketë humbur edhe pjesën veriore të Kosovës që mund ta mbajë fill pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kështu Serbia do të kufizohet praktikisht në të ashtuquajturin Pashallëku i Beogradit që është territori natyral historik i serbëve. Në këto përmasa Serbia do të kundërbalancohet lehtësisht nga Shqipëria e bashkuar dhe nga shteti i Bosnjës që do të përbëhet vetëm nga pjesa e sotme myslimane e Bosnje-Hercegovinës, pjesa e Sanxhakut që gjendet në Serbi dhe pjesa e Sanxhakut që gjendet në Malin e Zi. Për të siguruar kontinuitet territorial mes Sanxhakut dhe pjesës myslimane të Bosnje-Hercegovinës së sotme, duhet që boshnjakët myslimanë të marrin nën kontroll një territor në pjesën juglindore të Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, gjë që mund ta bëjnë në aleancë me kroatët që kanë interesa në këtë pjesë të shtetit të sotëm të përbashkët. Serbia e gjendur përballë presionit nga Hungaria dhe shqiptarët nuk do të jetë në gjendje të kundërshtojë. Nga ky proces i ndryshimit të kufijve do të lindte një shtet i bashkuar shqiptar që në fillim do të përbëhej nga territori i Republikës së Shqipërisë, territori i Kosovës së sotme pa pjesën veriore, pjesa e territorit të Maqedonisë ku ka shumësi shqiptare, dhe në perspektivë dhe nga pjesa shqiptare e Malit të Zi, Lugina e Preshevës, si dhe pjesa veriore e Kosovës e shkëputur fillimisht nga serbët. Pra ky do të ishte një shtet që do të shkonte me kohë nga 45-50 mijë km katrorë dhe mbi 6 milionë banorë rezidentë, pa llogaritur ata me banim jashtë shtetit. Ky do të qe një shtet me madhësi dhe territor të mjaftueshëm për të pasur një peshë në balancën ballkanike të fuqisë. Në këtë proces të ridizenjimit të kufijve në Ballkan kërkon të përfitojë dhe Greqia, e cila duke qenë e vetëdijshme për gjërat që priten të ndodhin ka hapur, këtë herë në nivel të lartë diplomatik, çështjen e Vorio-Epirit, me anë të ambasadorit të saj në Tiranë, që mbështeti deklaratën e bërë nga kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano se grekët në Shqipëri kërkojnë atë që kërkojnë shqiptarët për Kosovën. Kjo do të thotë se grekët kërkojnë të përfitojnë nga situata duke i shkëputur Shqipërisë një pjesë sa më të madhe që të jetë e mundur të territorit. Por për fat Greqia ka probleme territoriale me Turqinë dhe me Bullgarinë, të cilat do të duan që të përfitojnë nga rasti për të marrë territore që i rivendikojnë prej kohësh. Rasti do të jetë një luftë greko-turke, ku do të involvohet dhe Bullgaria në anën e Turqisë, luftë kjo që deri tash është shmangur falë ndërhyrjes amerikane. Turqia do të kërkojë të marrë sa më shumë ishuj të Egjeut që të jetë e mundur, që kanë rëndësi strategjike shumë të madhe për të, si dhe Qipron veriore, ndërsa Bullgaria do të kërkojë të marrë Trakën perëndimore (Greqinë juglindore), që është “Alzas-Lorena” bullgare, e marrë nga Greqia pas Luftës së Parë Botërore, me rëndësi shumë të madhe strategjike dhe të çdo lloji për Bullgarinë pasi i siguron asaj daljen në Detin Egje, duke evituar kalimin nga ngushtinat turke. Por nëse hapet kjo lojë atëherë do të luhet për gjëra edhe më të mëdha dhe Greqia mund të humbë territore edhe në favor të Shqipërisë në vend që të përfitojë, duke përfshirë dhe ishuj me rëndësi të madhe strategjike të Detit Jon. Greqia, aleatja e Serbisë dhe Rusisë, mund të reduktohet në dy të tretat e territorit të saj të sotëm. Kështu konfiguracioni gjeopolitik i Ballkanit dhe më gjerë i Evropës Qendrore pritet të përmbyset, duke u kapur Serbia si në darë nga Shqipëria e bashkuar, Bosnja e zmadhuar, si dhe Hungaria e rritur, ndërsa Greqia nga Shqipëria e bashkuar, Bullgaria e zmadhuar dhe Turqia që avancon në Egje. Procesi i ridizenjimit të kufijve do të vazhdojë më tutje në Veri, ku Hungaria do të marrë nga Rumania Transilvaninë me shumësi hungareze, ndërsa Rumania do të kompensohet duke marrë Moldavinë, pa Republikën ruse të Transdnjestrit, e ndoshta dhe Bukovinën që tashmë i përket Ukrainës. Ukraina nuk do t’u rezistojë dot konflikteve politike, që janë edhe gjeokulturore dhe që po shkallëzohen mes prorusëve dhe properëndimorëve, duke u ndarë në fault line të Samuel Huntington që kalon pikërisht përmes Ukrainës. Ukraina lindore duket se do të bashkohet me Rusinë, ndërsa Ukraina perëndimore do të jetë një shtet properëndimor i lidhur fort me SHBA dhe Poloninë, në kuadrin e strategjisë amerikane të Europës së Re. Me ndryshimin e kufijve në këtë sens, krijohet një linjë shtetesh solide proamerikane nga Balltiku në Adriatik dhe ndoshta në Egje, që përbëjnë një pykë dhe njëherësh edhe një tampon mes bllokut të ri gjeopolitik dhe gjeostrategjik që po tenton të krijohet, i përbërë nga Rusia dhe çifti Gjermani-Francë, që synojnë të sfidojnë SHBA në nivel botëror ekonomikisht dhe në perspektivë edhe ushtarakisht. Në të njëjtën kohë margjinalizohen aleatët historikë të Rusisë.

    Marre nga gazeta "SOT"
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  10. #130
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Une mendoj se ne te ardhmen jo vetem kosova por gjitha trojet e tjera shiptare do ti bashkohen shipnise.

    Ky eshte nje process natural te cilin askush nuk mundet ta ndaloje.
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •