Close
Faqja 106 prej 230 FillimFillim ... 65696104105106107108116156206 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,051 deri 1,060 prej 2300
  1. #1051
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Historia serbe eshte e bazuar krejt ne genjeshtra ,kete gje e din ter bota po pasi ne po i heshtim kesaj rrene te kulluar pse tjert te flasin per ne andaj une me ket goj sa nji qorap do i demantoi ata qe pretendojn se serbija ka te drejt mbi ket toke te qujtur Kosove.Serbija ne vitet e fundit ndryshoj emrat e rrugve te shesheve se gjaja para sa shekujve esht qujt ashtu apo ashtu .Kjo serbi eshte milet shkamagjup i ardhur ketu po ne shqiptaret ndrruam dhe hoqem dore nga historia e feja jon.Si femij me kujtohet kure kishim me korre thoshim sote kemi serb .siq me tregonte Gjyshi im past ndjes se serb ka pase kuptim e njeriut qe puno korre me draper . qysh ather kom ndegju se serbi ka qen nji popull endacak po gjet vend tek ne .Te tjert i debonin ky ishte milet qe deshironte te bente jet nomade ,ishte nji popull endacak bente jet qeni.Kishat kan qen tonat po ne pasi pranuam Islamin fe dhe i braktisem .Mbi fshat nji rast me kujtohet ku e qorton hafuzi i fshatit plakun Ali se po lutej te varrezat e moqme per gjyshin e tij Pali qe ishte i varrosur afer rruges qe ndan varrezat muslimane dhe te krishtera. Si femij ne familjen time gjithnji festonim festat e krishtera po me kalimin e kohes na i ndalonin mesuesit se kto gjera jon prralla e tj.Ne duhet ti kthehemi besimit te vjeter ,ti bashkojm kishat tona dhe tokat tona dardane se ndryshe na mallko historia Me mire nji katolik simbolik se nji musliman genjeshtar,Ne jemi ne rrezik te mbetem pa dy dynjat e keshtu bile ket bote qe na jen ber padrejsi nga me te rendat.

  2. #1052
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2009
    Postime
    12
    bashkimi eshte nje veper e lene pegjysem vete 28 nentori na e thote delegatet nga gjithe trevat shqiptare ngiten flamurin ne vlore ishte fjala per gjithe viset shqiptare dhe jo per kufijte qe do na caktoheshin nje vit me vone te tjeret pra 28 nentori 1912 i perket gjithe shqiptareve "bace u kry"nuk mud te thuhet sot akoma seshte kry dhe dicka tjeter betimi i ushtareve te uck-se thuhet se do vdesim (shume vdiqen) per clirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare dhe ne te gjallet mund te shkelim betimin dhe gjakun e tyre?

  3. #1053
    Thyen jo vetem arra Maska e Arrethyesi
    Anëtarësuar
    20-12-2009
    Postime
    9
    Nuk duhet folur per bashkim te kerkuar nga ne. Ai do vij natyrshem tashme. Kufijtedo zhduken dhe sdo ketenevoje per nje bashkim formal. Mjaft me thirrje "Rroft Shqiperia e bashkuar"...rroft "Europa e bashkuar"

  4. #1054
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2006
    Postime
    13
    Vetém deshta té ndérlidhem pak me até thénien e profesoreshés greke: "Tani na jemi shumicé". Dua té them se kjo éshté thénie e njé greke, qé ndryshon shumé pak nga ato té sérbéve, sepse shqiptarét kurré nuk kané qené pakicé né Kosové. Né kohén e perandorisé sérbe, me qendér né Kosové ka qené kohé e feudalizmit, kur as nuk kané qené té diferencuara kombet. Po, né Kosové kané qené shqiptarét té ndaré né dy konfesione té krishtera- katoliké dhe ortodoks. Dhe, né nji faré mase kané qené né konflikt kéto dy kofesione, kuptohet nén ndikimin e kishés sé Stambollit dhe asaj té Romés. Kété e ka shfrytézuar miré kisha ortodokse sérbe pér t'i paraqité shqiptarét ortodoks si sérbé. Por té jemi té qarté qé né Kosové gjithémoné shumica absolute ka qené gjithémoné shqipfolése-kuptohet, ende pa njé pércaktim té qarté kombétar, sepse né feudalizém ka dominuar pérkatésia fetare e jo ajo kombétare. Dihet miré qé shqiptarét kané qené né presion permanent qé nga shek. 7 kur ka filluar dyndja masive e fiseve sllave né Ballkan. Prandej edhe pranimin e ritit ortodoks duhet shpieguar si té detyrueshém, ashtu siç ésht pérqafuar islamizmi né kohén e perandorisé osmane. E sa pér manastire e kisha qé pretendon propaganda sérbe ato nuk jané té sérbéve, po té shqiptaréve, qé fatkeqésisht me pranimin e islamit vet shqiptarét hoqén doré prej tyre. Kurse sérbét i pérvetésuan me "mjeshtri". Pér té kuptuar miré si e pranuan shqiptarét e Kosovés ortodoksiné duhet studiuar Kanunin e Car Dushanit. Fort miré éshté e cekur né até kanun: kush flet tjetér gjuhé pos asaj sérbe i prehet gjuha, kush nuk éshté ortodoks paguan haraçe, qé kané qené shumé mé té ashpra se né kohén e Turqisé pér popullatén jomuslimane....
    Prandej shqiptarét duhet té bashkohen né njé shtet, sikurse béri edhe Gjermania. Mbasi gjthénjé, qé nga viti 1913, kané qené té ndaré me dhuné. Deri sod nuk éshté respektuer vullneti i shqiptaréve, kurse sod iu éshté dhéné mundésia t'e shprehin vullnetin e vet, kuptohet, bashkimi me shtetin amé, qé faktikisht deri né bashkim me viset e mbetura jashté shtetit ekzistues, Shqipéria do té jeté e gjymtuar. Shqipéria nuk kérkon territore té huaja, po ato me popullaté shqiptare, ato qé i takojné. Armiqté, natyrisht, do té gjejné teori e ligje qé e sankcionojné bashkimin e trojeve shqiptare, po bashkimi éshté e drejté natyrale.
    Poqese Sérbia pretendon qé Kosova éshté e saj pér shkak té historisé -paska qené djep i formimit té perandorisé sérbe, atéheré éshté thjeshté:- a ka qené né até kohé Shumadia né kuadér té Sérbisé, a ka qené Vllasinja né kuadér té Sérbisé, a ka qené Beogradi né kuadér té Sérbisé..... Le t'i léshojé Sérbia kéto vende qé i ka uzurpuar gjaté historisé e edhe na po ia léshojmé Kosové, po ia falim!!!
    E sa pér idené e dy votave né OKB, ajo s'na intereson fare. Po té luftohej pér vota atéheré até do ta bénte edhe Gjermania e nuk do té bahkohej me Gjermaniné Lindoré. Té njéjtén gjé mund t'e béjné edhe SHBA-té para nesh, po e diné miré qé né bashkési e harmoni shteti zhvillohet e pérparohet mé miré....
    Fatkeqésisht do té dalin edhe shqiptaré qé do té jené kundér bashkimit, pak té ndikuar nga propaganda antishqiptare, e disa edhe pér té krijuar karieré, siç jané liderét e sotém shqiptaré (kosovaré).

  5. #1055
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Pa bashkim nuk ka fuqi,padeshir as fuqi e as bashkim edhe dikush qe do na bashkoi as gje nuk do na vyen >Prej shqiptarve AS gjumin gjume spo e bej.Popuull qe harro ,qe genje qe tradhto ,qe ne kurriz te tjetrit deshiro te jetoj ,ne do jemi populli gjah i serbit grekut e sllavit sepse se duam njeri tjetrin.Pra zoti na ka denu per ket .Ne me politiken e udhheqsve tan sjemi drejt bashkimi po edhe me shum ne ndarje.Skender beu u tha nji her shqiptarve lirin nuk ua solla une po ate e gjeta ne zemra tuaja,Po te kthehej sot do thoshte sigurisht Ku jeni o berllogu Ilir ne ju gjeta perqarje .genjeshtra shitje tradhti do thoshte sju paska mbet gjaku gja po ju paska ber shu....e

  6. #1056
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Bashkimi i gjithe shqipetareve ne nje shtete ,eshte proces natyrore , dhe kjo me deomos nje dite do te ndodhe. Shpresoj ne nje rini intelegjente te shkolluare dhe te moderuare .

    Behet pyetja ??? A i duhen bashkimit kombetare, keta udhehqes dilinxhij qe aktualishte i kemi ???

    Edhe sikur ta bashkojme Shqiperine me force ,keta dilinxhij politikane do te na tradhetojne .

    Mbetemi me shprese , se pari ne duhet ta pastrojme bashkimin kombetare nga keta dilinxhije politikane , dhe bashkimi vjene natyral .

  7. #1057
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2009
    Postime
    12

    qe te mbijetojme duhet te kalojme shkallen e fiseve

    doja ti pergjigjesha me ca fjale fatlumit18 per shkrimin e atij autorit specialist qe popujt vec ndahen dhe nuk bashkohen per mua eshte veshtrim shume miop a eshte maja e diamantit fjala DREJT BE-se e gjithe klasava politike shqiptare ky eshte zllogan per bashkim jo per ndarje eshte e vertete qe shume etni kane me shume se nje shtet por ky eshte lluks qe ne sja lejojme dot vetes historia na e tregon fqinjet tone jane grabitqare dhe ne perhere ne rolin e gjahut dhe BE-ja qe tregohemi aq optimiste pse?? se do bejme shtet me serbet kurse kur flitet per bashkim kombetar dalin nje mije pikpyetje BE-a eshte nje perandori moderne por si te gjitha kane fillim dhe mbarim populli yne i ka jetuar te gjitha si do te mbrohej kosova ne rast sulmi n.q.s. sdo kishte perkrahjen e nderkomtareve shteti fuqizohet ne kohe paqe qe te perballoje veshtiresite por ky eshte nje gabim gjenetik yni dhe iliret u bashkonin kur ishte kohe lufte dhe sa kalonte rreziku rifillonin grindjet mes tyre por kjo zben foce te qendrushme shqiptaret sduan ta mesojne n.q.s. ndarja do ishte gjeja me e mire pse gjemania beri te kunderten duhet te mesojme tek eksperienca e te tjereve qe mos ta pesojme vete por problemi eshte qe ne smesojme dot tek e jona !!

  8. #1058
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Me shikim kah Tirana

    Mërkurë, 20 Janar 2010 00:14

    Realizimi i aspiratave shekullore kombëtare përfundon me bashkimin e trojeve shqiptare. Ky projekt kombëtar, jo vetëm që është i mundshëm, por është edhe zgjidhje definitive dhe e vetmja e drejtë me përfitime të mëdha për shqiptarët, por edhe për stabilitetin e Evropës Juglindore



    Ardian Azemi



    Nocioni i politikës demokratike tek ne është kuptuar mbrapshtë. Që nga pas lufta në Kosovë është duke u zhvilluar një garë së bashku me një turp politik, për të fituar zgjedhjet, ku asnjëri dhe asnjëherë nuk mendohet se për çfarë pushteti bëhet fjalë. Për pushtetin ku sundon ligji apo pushtetin ku individi përdorë ligjin për sundim. A është koha që partitë duhet të luftojnë për marrjen e pushtetit, ta fitojnë atë në saje të punës, apo është koha kur të gjithë duhet ecim në rrugën e krijimit të atmosferës së nevojshme demokratike në vend për të ardhur deri te marrja e pushtetit? Këtu lind dyshimi, se asnjë subjekt politik nuk ka interesim të avancojë çështjen dhe interesin gjithëpërfshirës. Kjo dëshmon qartë, se këtu tek ne është keqkuptuar sistemi demokratik shumëpartiak.

    Nuk ka dyshim se kombi shqiptar është populli më i sulmuar, më i masakruar dhe më i nëpërkëmbur në Evropë. Edhe sot kombi shqiptar është populli më i copëtuar në Evropë, dhe ndër më të rrezikuarit në botë. Megjithëkëtë, edhe pse ish okupatorët, shtetet e tyre mike e forca të tjera të rrezikshme janë në aksione kundër Kosovës e interesave jetike të kombit, sot Kosova dhe populli shqiptar, për herë të parë gjatë historisë gëzon përkrahjen e drejtuesve kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare. Prandaj, përkrahjen e shteteve demokratike ndërkombëtare, sot duhet ta kuptojmë dhe orientojmë për të mirën e Kosovës e të interesave të gjera kombëtare.



    Plasaritjet që shkaktojnë dëme



    Në çdo shtet zgjedhjet e drejtuesve të rinj mund të ofrojnë ndryshime e përcaktime të tjera politike. Ndërkaq, plasaritjet brenda për brenda lidershipit në Kosovë mund t'i shkaktojnë dëme të paparashikuara asaj, por edhe pozitës së këtij vendi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Si kurrë më parë duhet ta kuptojmë, se ndaj Kosovës është duke u luajtur një lojë që për çdo njërin prej nesh është e paimagjinuar. Andaj, koha kërkon që si tërësi të përfshihemi në rrugën e cila plason interesat gjithëpërfshirëse kombëtare. Realizimi i aspiratave shekullore kombëtare përfundon me bashkimin e trojeve shqiptare. Ky projekt kombëtar, jo vetëm që është i mundshëm, por është edhe zgjidhje definitive dhe e vetmja e drejtë me përfitime të mëdha për shqiptarët, por edhe për stabilitetin e Evropës Juglindore.

    Sigurisht, çdo popull ka individë të devijuar e mbeturina të tjera. Por, përveç të verbërve, robëria shekullore, në gjirin e popullit shqiptar ka krijuar më shumë karrierizëm, mosdurim, urrejtje dhe konfrontime të papërmbajtura ndërmjet shqiptarëve. Fatkeqësisht e për çdo turp, nga ky mjerim, angazhimet kryesore, shqiptarët (përfaqësuesit e tyre) shpeshherë i kanë transferuar nga frontet e luftërave me armiqtë, në urrejtje dhe në konfrontime të ashpra ndërshqiptare. Dihet, gjithashtu, që gjatë historisë asnjë popull nuk kishte atdhetarë e trima, ashtu siç kishin shqiptarët. Ndërkaq, populli shqiptar nuk kishte ose në të shumtën e rasteve nuk i prinin njerëzit me aftësi të dalluara politike dhe ithtarë të zgjidhjes së drejtë dhe përfundimtare të çështjes. Ekzistojnë e mund të bëhen transparente dokumente autentike nga të cilat mund të shihet se kemi pasur mundësi ta shpëtonim popullin shqiptar nga sulmet ose t'i zvogëlonim masakrat shfarosëse të cilat e goditën gjatë luftërave më 1998/1999. Mund të themi se përveç faktorëve ndërkombëtarë që kanë miratuar në heshtje duke e bërë lojën e vet, janë edhe mungesa e strategjisë dhe organizimi i duhur, faktorë që kanë ndihmuar në ndarjen e Mitrovicës dhe të veriut të Kosovës. Pikërisht për shkak të këtyre sjelljeve, gjendja nuk ka pësuar ndryshime pozitive edhe pas shpalljes së mëvetësisë së Kosovës si shtet i pavarur dhe demokratik.

    Serbia vazhdon të manipulojë në dëm të Kosovës me serbët në Kosovë dhe po pengojnë në të gjitha anët përparimin e Kosovës përkundër tërë asaj që ka ndodhë në Kosovë, edhe pse u larguan nga Kosova forcat ushtarako-policore të Serbisë, edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kosova do të përballet me probleme me statusin e pavarësisë të gatuar në këtë trajtë me kufizime e mbikëqyrje ndërkombëtare në kuzhinën e diplomacisë ndërkombëtare. Një tufë kriminelësh që mbrohen me fanatizëm i shfrytëzojnë pa fund resurset e tyre pro-sllave për të penguar procesin e përparimit të shtetit të Kosovës. Ata e dinë fare mirë, se Kosova e pavarur nga Serbia është shumë më afër bashkimit me Shqipërinë. E dinë serbët, se mëvetësia e plotë e Kosovës është "urë sherri" për ata, ngase i lidh shqiptarët në mes vete.



    Nuk është koha e krijimit të kombeve, por e integrimeve të tyre



    Kosova në rrafshin e integrimeve, ka vetëm një rrugë, përmes Tiranës zyrtare. Ndryshe, 'ëndrra jonë', posaçërisht e gjeneratave të tashme dhe të ardhme që të shohin Kosovën si shtet me këto kufizime që ka, të integruar në Evropë, për fat të keq është e parealizueshme.

    Tani, partitë politike në Kosovë janë fokusuar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, e aq më tepër behët bujë për ato parlamentare. Nëse analizojmë këndin ekonomik, politik dhe mbi të gjitha funksionalitetin e institucioneve të Kosovës në tërë territorin e saj, mendoj, se ndryshimet si ato në nivel lokal, dhe ato në nivel qendror, janë domosdoshmëri e kohës, për faktin, se tani shihet qartë një disponim jo i mirë i qytetarëve ndaj institucioneve. Si mund të jetë një shtet demokratik kur nuk dimë, se kush jemi, çfarë po synojmë dhe cila është e ardhmja e këtij vendi? Po bëhen dy vite nga shpallja e pavarësisë së vendit. Megjithatë, veriu ngelet jashtë administrimit vendor, jashtë kornizave politike, ligjore, ekonomike dhe mbi të gjitha, ata qytetarë po rrezikohen dita-ditës. Nuk mendoj se shtet funksional mund të quhet kur pushteti shtetëror tërë kapacitetin qeverisës e fokuson në "mbylljen e gropave". Kemi jetuar afro 50 vjet me këto rrugë, kishim jetuar edhe disa vjet. Do të ishte shumë më mirë sikur ky potencial i derdhur në "harrnimin" e rrugëve, të orientohej me forcë në zhvillimin ekonomik, në zbutjen e papunësisë etj. E them këtë për arsyeje se është vepruar gabimisht për përfitime të çastit dhe jo për të krijuar kushte për zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve. Por nëse ndalemi dhe futemi në "lëkurën" e qeveritarëve tanë, mendoj se kanë pasur të drejtë sepse vota ndryshe nuk merret.

    Më gëzon fakti se potenciali ynë rinor në një masë të kënaqshme është vetëdijesuar. Kemi rastin të mendojmë drejtë, t'i kapim të mirat dhe t'i evitojmë gabimet që janë bërë e po bëhen. Duhet të kuptojmë përfundimisht, se koha e "tuxharllëqeve" me anëtarë duke dalë herë në njërën e herë në tjetrën parti, është e dëmshme dhe nuk i kontribuon aspak rrugës për të cilën jemi nisur ne si popull për të realizuar të gjitha synimet dhe aspiratat tona. Jemi në shekullin 21. Nuk ka më krijim të kombeve të reja. Ne shqiptarët jemi një komb i copëtuar që të mos ndalet në përpjekje, ta bëjë fakt bashkimin e tij në një shtet. Identiteti shqiptar ka rrënjë të thella në këtë truall. Rrënjët e tij pavarësisht se deshën armiqtë tanë, nuk u shkulën asnjëherë. Në rrethanat e sotme, forcimi i identitetit "kosovar" nuk na bënë nderë neve, dhe pengon proceset që avancojnë kombin shqiptar në rrugën e natyrshme të konsolidimit dhe bashkimit, pengon zhvillimin dhe progresin. Identiteti i "ri" nuk e ndihmon përmbushjen e aspiratave të denja dhe të synuara nga ne të gjithë. Jemi shqiptar, kemi një flamur (kuq e zi) për të cilin është derdhur historikisht gjak. Nuk u bënë nder as atyre që dikur ishin krahë për krahë me ata që flijuan veten dhe familjet e tyre për kombin dhe atdheun, për simbolet kombëtare, për vlerat që i trashëgoi dhe ruajti populli ynë me shumë sakrifica deri në ditët e sotme. Prandaj, mos të lejojmë të humbin vlerat tona, për të cilat të jemi të bindur, se bota na ka lakmi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #1059
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Ja nje krahasim qe mund te na hyje ne pune.

    Pyetje #1: “Do doje te kishe nje apo dy operatore celulare ne vend?” Sigurisht, dy jane me mire se nje, pasi nese tarifat e njerit nuk te pelqejne, mund te shkosh tek tjetri.

    Po nese ligjet ne Shqiperi nuk te pelqejne, ku mudn te shkosh? Mund te emigrosh, po do jetosh ne nje vend te huaj ku nuk flitet gjuha jote e nuk do ndihesh kurre vendas. Me mire te shkosh ne nje vend ku flitet gjuha jote, Kosove. Levizja mes dy shteteve eshte e lehte, fizikisht dhe emocionalisht, keshtu qe egziston nje presion jo i vogel per te pershtatur ligjet vendase, qe nga taksat, politika e jashtme, deri dhe sistemi politik, me parapelqimet e qytetareve.

    Pyetje #2: “Sa operatore celulare do deshiroje te egzistonin ne treg?” Kuptohet, sa me shume, pasi sa me e madhe te jete konkurrenca aq me i lire dhe cilesor sherbimi.

    Pra, sa shtete shqiptare duhet te kemi? Sa me shume, keshtu qe konkurrenca mes tyre per te terhequr qytetaret shqiptare do prodhoje ligje te mira. Demokracia nuk ka per ta rritur kurre kete, megjith propaganden qe na kane servirur tash 20 vjet.

    Pyetje #3: “Cili eshte demi me i madh qe mudn ti besh nje tregu”? Te lejosh vetem nje operator, pasi monopoli do risi cmimet e do ule cilesine.

    Pra, cili eshte demi me i madh qe mund ti besh shqiptareve? Te bashkosh dy shtete shqipatre ne nje!

    Pyetje#4: “Cduhet bere?” te lbosh ca same shume licenca per opeotr celular to jepen.

    Pra, cili duhet te jete synimi i shqiptareve ne ballkan? Krijimi i sa me shuem shteteve te vegjel shqiptare, cka nenkupton kantonizmimin e Shqiperise dhe Kosoves, dhe pavaresine e trojeve shqipatre ne Mal te Zi dhe Maqedoni. Zvicra dhe Dubai, Hong-Kongu dhe Singapori kane mireqenie pikerish se jane shtete te kantonizuara dhe/ose jo me te medha se nje qytet.

    Pyetje#5: “Shume shtete shqiptare do te thote shume Kombe Shqiptare, dhe kombi eshte nje!”

    Kombi eshte nje qe cke me te dhe kete nuk e luan topi. Por “kombi” nuk do te thote “shtet”. Veshtire te gjesh komb me te perparuar se Anglezet sot, dhe veshtire te gjesh nje komb me kaq shume shtete: ShBA, kanada, MB, Zelande, Australi.


    Pse nuk mesojme nga pervoja e te tjereve?

  10. #1060
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    Nuk isha asnjeher per KOSOVEN si shtet i pavarur, Kosova eshte SHQIPERI perderisa flasin SHQIP e vetequhen Shqipetare.

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •