Topi: Kosova e Shqipëria të bashkuara në NATO e BE
Nga Express më 14.10.2009 në ora 0:19
"Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen do të jenë të bashkuara në kuadër të NATO-s dhe BE-së", ka thënë presidenti i Shqipërisë Bamir Topi në takimin me presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk.
Siç njofton kabineti i presidentit slloven, Topi ka thënë se Shqipëria nuk angazhohet për bashkimin më Kosovën në një shtet.
Turk ka vlerësuar se "sovraniteti i Kosovës është element i stabilitetit ne Ballkan, dhe rruga në këtë drejtim është forcimi i shtetit ligjor në Kosovë".
Ai gjithashtu e ka theksuar "rëndësinë e tejkalimit të ideologjive të vjetra të shteteve të mëdha", si dhe rolin e Shqipërisë në "afirmimin e sovranitetit dhe multietnicitetit në shtetet ku jetojnë shqiptarët".
Të merkurën, presidenti Topi do të takohet edhe me kryeministrin e Sllovenisë Borutom Pahor dhe kryetarin e parlamentit Pavel Gantar. /rel/
Krijoni Kontakt