Jeni krenare me Shqiperine e sotme?
Fillimisht dua te theksoj se eshte tjeter gje te ndihesh krenar qe je shqiptar dhe tjeter a ndihet dikush shqiptar me Shqiperine ashtu sic eshte sot....
E them kete pasi dikush mund te ndihet krenar per shume arsye te ndryshme : psh. per prejardhjen e shqiptareve, qyteterimin e ilireve, historine e kombit shqiptar, figurat e tij, me token shqiptare e shume shume te tjera.....
Pyetja eshte se a ndihemi krenar me Shqiperine e sotme? Nese Shqiperia apo atdheu yne eshte pike referimi dhe shtet Ame per cdo shqiptar ne cdo pike te rruzullit tokesor atehere do ishte me e dobishme qe te shprehte mendimin e tij si cdo shqiptar i Republikes se Shqiperise ashtu edhe shqiptaret ne trojet shqiptare ne Ballkan si dhe shqiptaret e Diaspores......
Po permend disa fakte mbi realitetin shqiptar sot:
Shqiperia eshte vend anetar i Keshillit te Evropes..
Shqiperia ka bere hapa perpara ne demokratizimin e shtetit dhe shoqerise shqiptare...
Shqiperia eshte nje nder vendet dhe shoqerite me tolerante ne bote.....
Ne Shqiperi bashkejetojne ne harmoni te plote shqiptare te 3 Besimve me te medha fetare, Katolike, Ortodokse dhe Muslimane......
Shqiperia eshte nje vend vezhgues ne NATO dhe se shpejti mund te behet anetar me te drejta te plota i saj....
Shqiperia ka shprehur vullnetin e saj per anetaresim ne Bashkimin Evropian edhe pse negociatat nuk kane filluar ende...
Shqiperia eshte nje vend me pozicion shume te pershtatshem gjeografik, ka det, ka burime dhe pasuri natyrore si dhe prespektiva turistike te medha....
Shqiperia ka shume vende arkeologjike, qe nga antikiteti i lashte te cilat mund te terheqin ne nje te ardhme shume turiste te huaj....
Ne Shqiperi, Shtypi dhe mediat jane te lire te shprehen......
Ne Shqiperi nuk egzistojne organizata rraciste, fashiste apo te ekstremit te djathte sic ndodh ne shume vende fqinje.....
Shqiperia eshte vend aleat me USA....
Shqiperia eshte vendi me i varfer i Evropes..
Shqiperia gjeografikisht eshte ne Evrope por eshte jashte Bashkimit Europian...
Shqiperia teorikisht eshte nje vend demokratik por realisht Demokracia ne Shqiperi nuk eshte ne nivelet e deshiruara... Mjafton te permendim ketu Proceset zgjedhore, Sistemi Gjyqesor etj...
Shqiperia eshte nje nder vendet me korrupsion me te larte....Ky korrupsion eshte i pranishem ne te gjitha sferat e shoqerise shqiptare....
Shqiperia eshte karakterizuar si nje vend i pastabilzuar dhe kjo ka ndikuar ne thithjen e investitoreve te huaj....
Ne Shqiperi rendi publik gjithashtu nuk eshte ai i deshiruari..Ne Shqiperi ka krim te organizuar...
Shqiperia eshte vendi qe kujdeset me pak per ambientin...Ndotjet dhe papastertite ndeshen kudo....
Shqiperia eshte shteti me i cunguar i Evropes....Gjysma e territoreve dhe popullsise shqiptare ndodhen jashte shtetit shqiptar....Shqiperia nuk ka nje vizion te caktuar per aspiraten shekullore te shqiptareve, pra bashkimin e trojeve shqiptare, te pakten atje ku sot jeton popullesi shqiptare....
Shqiperia kaloi dhe perjetoi nje nder diktaturat me te egra komuniste pasojat e se ciles jane te pranishme edhe sot ne realitetin shqiptar...
Ne Shqiperi ndertimet pa projekt po shkaterrojne, bregdetin, vendet arkeologjike si dhe ambientin ne pergjithesi...
Shqiperia nuk ka zhvillim ekonomik dhe per pasoje cdo vit me qindra apo mijera te rinj shqiptare braktisin Shqiperine.....
Shqiperia nuk ka rruge per pasoje veshtiresohet zhvillimi i ekonomise
Shqiperia nuk gezon respektin e duhur ne Evrope...
Shqiperia po zhvillohet me hapa te ngadalte dhe per pasoje permbushja e standarteve dhe integrimi ne Bashkimin Evropian behen me te veshtira....
Krijoni Kontakt