Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 106 prej 106
  1. #101
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    me fal (qe te prish imagjinaten) por ti do te kesh pare shume teatro me kuklla.. nga ato me Seit beun..

    gjithsesi, ne rast se nderpreme ndonje trip (vuajtjesh, kesaj radhe) besoj se duke ndjekur tripin tend, do te perfundojme me ndonje qymez (per ballistet e kam fjalen).. keshtu?

    - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    a mund te cohet kjo teme te Elita Kombetare?
    se kam pare qe diskutohet deri dhe per Ed Ramen aty..
    Prektora

  2. #102
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga darwin
    me fal (qe te prish imagjinaten) por ti do te kesh pare shume teatro me kuklla.. nga ato me Seit beun..

    gjithsesi, ne rast se nderpreme ndonje trip (vuajtjesh, kesaj radhe) besoj se duke ndjekur tripin tend, do te perfundojme me ndonje qymez (per ballistet e kam fjalen).. keshtu?

    - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    a mund te cohet kjo teme te Elita Kombetare?
    se kam pare qe diskutohet deri dhe per Ed Ramen aty..
    Edhe nga ato kam pare, por jo shume.
    Mos ke ti ndonje pamje me te gezuar,,,Bujrum.
    sereno

  3. #103
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    kam robo..

    shikoj 28 000 luane, hmm jo nga ai soji i apokalipsit, qe bien ne altar njeri pas tjetrit.. dmth, ky eshte tripi.

    edhe keta ishin te gjithe Vlasha edhe Koza (dmth, ketu na perzihen pamjet qe te dyve, dmth.. te tuat dhe te miat). me ka humbur Mato Gruda ne keto vegime (se e kam patur me pare), po ve bast se do rastise ndonje emer i tille te ato varrezat e deshmoreve komuniste per liri ( keto dy termat e fundit pak si pa lidhje.. he?).
    Prektora

  4. #104
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga dp17ego
    Me imagjinaten tuaj dua t'ju shpie ne Shqiperine e viteve '20-'30, por jo ne zonat malore sepse atje jeta sociale ishte ndryshe, por ne myseqe.
    Thuhet se ne zonat fushore te shqiperise te atyre viteve jetonte rreth 50% e popullsise ,qe i korespondon me perafersisht 400 000 banore.Prej ketyre rreth 100 000 jetonin ne qytetet e vogla dhe te mesme, qytete te medha nuk kishte.
    Toka zoterohej nga bejleret e medhenj.. i din emrat mire.. Verlaci etj...Por kishte edhe shume bejlere te tjere me te vegjel qe ishin jo me shume se 0.1% e popullsise.
    pjesa tjeter jetonte ne nje gjendje te keqe varferije.
    Dikush me siper tha qe ne kohen e Zogut me nje lek blije aq e kaq mall.
    A e di ti or mik qe mijra e mijra familje shqiptare te fshatit nuk e dinin si ishte leku? PO, po nuk e kishin pare lekun fare se cfare ngjyre kishte. A e di ti or mik qe ne Myzeqe shtepite ishin...vetem ne perralla, ekzistonin vetem kur tregonin perralla pra me mbret e mbretereshe..."Shtepite" e myzeqareve ishin ca kasolle te lyera me balte dhe pa oxhak ,sepse qe te ngrije oxhak duhet te ishe oxhak....shiko cfare tragji-komedi.
    Perdorni pak imagjinaten dhe shkoni prapa ne kohe. Imagjinoni sikur jetoni diku ne Myzeqe ne nje nga keto kasolle dhe te vjen tagrambledhesi... e te vjen qahjaj e te vjen beu dhe ty nuk ka kush te mbron dhe kafshon gjuhen se as nuk flet dot. Se po te flasesh duhet te thuash si urdheron efendi, bej aga.....
    Keshtu e imagjinoj une ate periudhe
    Po pse nuk pyet ndonji fierak a ndonji lushnjar te te thote....Une nuk kam jetuar ne asnje nga keto qytete te Myzeqese, po diku afer ne Berat.....Aty ku ka uje shume e buke pak! Eh pra te gjithe shtepite e beratasve me oxhaqe ishin. As te kufizuara ne 1 dhome e guzhine plus nje aneks me lavaman te hequr( per ta bere dhome ekstra) ishin, por te pakten nja 4-5 dhoma secila i kishte.... Asnje s'quhej kasolle. Po te duash mund ti shohesh vete se Berati eshte qytet muze....Shko shikoji se si jetonin beratasit ne kohe te Zogut dhe krahasoji me furriqet qe beri Enveri e pastaj ec e imagjino teatro me kuklla sic te tha Darwin! Ke plot 4 lagje me shtepi me oxhake ne Berat.....Mos me thuaj se te gjitha ishin te bejlereve, se i bie qe Berati ne kohe te Zogut te kete pasur 15 mije bejlere....Shko ne Gjirokaster se dhe ajo eshte qytet muze. Shko dhe ne Korce, Permet, Vlore dhe shiko se ka akoma shtepi nga ato te kohes se Zogut.

    Shtepine zotrote fshatarit ke prisje tia ndertonte? Qeveria? E perse? Mos valle ishte me burre i mire myzeqari keshtu sesa maloku i Mirdites qe e ndertonte shtepine vete? Mos ishte me i mire se korcari apo permetari qe e ndertonin vete? Pa dashur te aludoj se myzeqaret jane dembele ( faktikisht eshte e kunderta), mos harro se ne vitet '30 papunesia e varferia ishte ne gjithe boten.

    Zogu nuk beri premtime se do te bente njerez te pasur duke ua u marre pasurine te tjereve me dhune. Zogu nuk perdori te burgosur politike (disa dhjetera mijera) per te ndertuar "Shqiperine e Re" me skllever. Zogu krijoi nje shtet e mbajti nje rend publik qe cdo kush te kishte mundesi te zhvillohej. Zogu nuk mund te nxirrte nga varferia dembelet. Nuk ka mbret e sistem ekonomik qe ta nxjerri nga varferia dembelin...Ai i varfer do te ngelet ne cdo sistem.
    Zogu nuk beri "vepra" te medha si Hoxha per demagogji. 90% e investimeve te Hoxhes ishin demtuese per ekonomine dhe me shume prishen leke sesa sollen...Metalurgjiku i Elbasanit jo vetem qe nuk i solli mbrapsht parate e investuara, por i kushtonte shtetit shqiptar cdo dite 2 milione dollare dem....Sepse celikun shqiptar, pervec plugjeve te traktoreve DT nuk e donte asnjeri kaq me cilesi te dobet ishte.... Eh pra te tilla "nderhyrje" humanitare Zogu nuk i beri se nuk i dilte buxheti.... Por ama studentet shqiptare i conte me bursa jashte ama....Dhe kush kishte koke e merrte nje universitet jashte....Kush e kishte mendjen per femra ( si Enveri qe 4 vjet ne France nuk mori asnje provim) e per kumar, domosdo do ngelte i varfer gjithe jetes!

    P.S.
    Dikur ne fund te viteve '80 shkon e ema e shoqes Lenka Cuko ( antare e Byrose Politike te PPSH-se) per vizite ne Tirane....ke Blloku.
    E shikon Lenken me pantallona te shkurtra, po behej gati te shkonte te luante "penis" ( keshtu e shqiptonte shoqja Lenka fjale "Tenis")....
    Pasi u cmallen e pyet e ema Lenken:
    - C'eshte ky pallat qe ke mi Lenke?
    -Eshte shtepia qe me ka dhene Partia o n'nooo!
    -Po kjo vitura ca eshte mi Lenke!
    -Edhe kete Benzzin ma ka dhene Partia qe te shkoj e te vije ne pune, n'no!
    -Po keta xhamat, cjane mi Lenke?
    -Serrat jane.....n'no....na i ka bere Partia!
    -Aman o cupe, po beu nje kale kishte me teper se ne dhe ne i morem erzin....
    Dhe pastaj plaka i ktheu shpinen duke thene:"Di gje une si u beti qo, une e conjam me pata, ajo 10 i humte , 10 i sillte ne shpit!"
    "Who is John Galt?"

  5. #105
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Zogu e shtriu pushtetin qysh ne vitin e pare. Me 1925 eliminoi rebelimin e B,Currit, ne skajin me veri-lindor te vendit ndersa me 1926 shtypi kryengritjen e skajit verior - Dukagjinit te nxitur nga jugosllavet "miqte" e tij simbas teje, me qellim rrezimin e tij. Kjo provon edhe shtrirjen absolute te pushtetit te qeverise, pra brenda 1 viti. Asnje skaj i vendit mbas kesaj periudhe nuk ishte jasht autoritetit qeveritar.

    1)Kryengritje e Dukagjinit e 1926, nuk u nxit nga jugosllavet poe nga rritja e taksave, mjerimi, dhe cpronesimi i tokave te fshatarve.

    2)Bajram Curri, e eleminoi per arsye politike, sepse mbeshteste Noli, ashtu sic beri me Luigj Gurakuqin ne Bari,

    Kjo provon se si i perndiqte Zogu kundershtaret e tij, se i drejte ishte, dhe se sa legjitim ishte pushteti i tij (vra e pre).

    Brenda 6 muajve ky person, e demtoi shume imazhin shqiptar duke lidhur marrdhenie me B.Sovjetik.


    Ne politiken e brendshme ishte fiasko, gjithkush mbeti i pakenaqur.
    Ti vete me thuaj cfare beri Noli ato 7 muaj?

    Kthimi i Zogut ishte legal. Ndihma jugosllave eshte fryre shume. Une te pyes ty:

    Sa ushtare jugosllave hyne ne Shqiperi? ASNJE!
    Ata financuan por shumica e perkrahesve ishin shqiptare.


    Lerini keto idiotesira me bisht. Kush e vuri serish Zogun ne pushtet?

    Serbet (dhe leri ato zgjuarsite, jo nuk e ndihmoi, po e financoi, jo kshu jo ashtu). Dihet se shume nga njerizit e Zogut, qe luftuan per te per te ardhur serish ne pushtet, ishin jugosllave te veshur si shqiptare.

    Po na tregoke ti, se lidhi marredhenie Noli me Bashkimin Sovjetik? E me ke na e krahasoke? Me Zogun. Car lesh Zogu, ndihmohet nga jugosllavet, dhe pastaj ben bamiresi te madhe duke u dhe toka kosovareve. Ironikem kjo, qe te paraqitet si mbrojtes i shqiptareve te Kosoves, kur vete ndihmuesit e tij i shperngulnin. Ne asnje rast nuk e ka e ka ngritur zerin per Kosoven, dhe skishte fytyre si ta bente.

    Akoma me qeshrake eshte kur Leka Zogu dhe djali i tij hungarez ngrejne zerin per Kosoven. U shkrine te shkretet nga atdhedashuria.


    Habitem si nuk e paske marre vesh se Greqine e mbeshteti Anglia e Amerika se edhe atje e moren komunistet, por forcat monarkiste u mbeshteten me arme, aviona, oficere, ete gjitha mjetet.

    Zogu organizoi rezistencen ne mergim, por ketu ishin ule kembekryq jugosllave e ruse, ne greqi i ndaloi Jalta.
    Zogu rezistence ne mergim?????

    hahah

    E ku? Ne londer apo ne Johanesburg??

    Komunistet nuk kishin si te vinin ne ne pushtetGreqi , se nuk kishin as mbeshtetje polpullore e as nderkombetare, ndersa ne shqiperi eshte fakt qe Komunistet u mbeshteten nga populli (gjeresisht), dhe eshte fakt qe realizuan rezistencen, ne mungese te trimit Zog

    A e ke degjuar se ceshte "Jalta"?
    Po ti a ke degjuar per Kurveleshin?



    Dhe as nuk mund te sulmohet me historine (propaganden) e Enver Hoxhes

    Jo po me historine qe ka bo vete vete Leke kryeleshi, e Fluturak pallaveshi.

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Arber,

    Une te solla fakte.
    Ti meqe nuk mund te mohosh faktet perpiqesh te besh propagande apo "ironi" koti.

    Komunistet sa ishte Zogu ne pushtet nuk mund te benin as terc as verc se nuk ja mbante. Kishte nja 3-4 grupe komuniste e methuaj nje aksion te vetem qe bene ata.
    Kur filluan te zgjerojne propaganden i mblodhi te gjithe brenda nje nate (me ne krye Qemal Stafen) e i rrasi brenda ne burg.
    Kishte SHTET atehere more. Po ti kesaj i thua shtypje-diktature, ndersa pucit te 1924 apo kryengritjes se 1926, 1934 keto paskan qene te drejta.

    Komunistet u organizuan, drejtuan dhe u vune ne pushtet nga jugosllavet, Popovic, Tempo, Jovanovic. Kreret komuniste (Enver, Koci, mehmet etj) ziheshim kush e kush tua lustronte kepucet e lepinte b'ythen sa me shume ketyre kryetareve de fakto te Shqiperise.

    Te permenda Jalten, se Jalta e kishte caktuar Shqiperine ne Lindje, prandaj anglo-amerikanet u lane dore te lire deri me 1946-1948 komunisteve ne baze te marrveshjeve. Te pakten nuk mund te vepronin hapur kunder tyre sic bene ne Greqi.

    Po te kishin forcat nacionaliste (Zogiste+balliste+malesoret e Veriut) cerekun e ndihmes qe moren greket do ti kishin shporre komunistet me kohe, por u detyruan te luftojne maleve e shpellave, ne kushtet qe forcat partoizane terrorizonin, digjnin e piqnin, e askush nuk ua ndalte doren.

    Nen drejtimin jugosllavo-rus kuptohet.

    Megjithate denimet e perdorimi i forces nga qeverite e kohes se Zogut kane qene minimale. Mos harro se vetem per vrasjen e B.Bibes komunistet pushkatuan 14 vete te pafajshem, e internuan MIjera te tjere per vite me rradhe, e dogjen sa e sa shtepi.

    ndersa Zogu kurre nuk shpronesoi askend, femijet e kundershtareve te tij merrnin bursa nga shteti per studime jashte, e biznesi e tregtia qe benin nuk kishte asnje pasoje. Pra ishte nje regjim me toleranti qe kemi pase perfshi edhe keto 15 vjetet e fundit.

    Por te flasesh me ty per kete teme eshte si rruash veze

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •