Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 106
  1. #61
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga BRADYKININ
    Pse eshtrat e Zogut? Sepse:

    1) Eshte shqiptar
    2) Familja e tij po paguan (ma ha mendja)

    p.s. floriri, fiks fare postimi 47.

    Nuk del asnje kunder ne kete pike, po te na e nxjerin Zogun hero kjo s'durohet

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Labeati
    Edhe une (ndonese nuk jam "zogist" SOT) e perkrah mendimin e kthimit te eshtrave te mbretit Zog I ne Shqiperi per arsye se qendrimi e vdekja/varrosja jashte shtetit ishte e imponuar per shkak te rregjimit komunist ne Shqiperi.

    Ne lidhje me varrimin tek "deshmoret" kjo eshte nje ceshtje e diskutueshme. Une kam mendimin qe ne keto varreza te rrine VETEM te vraret ne luftra (jo vetem L2B) per clirim apo mbrojtjen e shtetit shqiptar.
    Dhe askush i vdekur ne paqe, apo nga shkaqe natyrore te varroset atje, kushdoqofte.

    Ndersa per mbretin Zog mendoj se i takon nje Mauzole i vecante ku te jete varri i familjes mbreterore dhe njefare mini-muze.

    Mos te harrojme kontributin e tij per krijimin real te SHTETIT shqiptar, ku me kryesoret per mua jane:

    1) Legjislacioni, i cili perfshin nje Kushtetute moderne, dhe legjislacion penal e Civil te barabarte me ate Francez/Zviceran. (Juristet shqiptare sot mendojne se ai legjislacion edhe sot eshte ne shume pjese me i mire dhe me i efektshem se ky qe kemi sot)

    2) Reformimi i administrates civile. Nepunesat shteterore ishin te detyruar te paraqiteshin ne pune me pamje civile-europiane, kostum e kravate (perfshi mesuesit) dhe paga e tyre ishte dinjitoze.

    3) Ekonomia. Shteti trashegoi nje prapambetje te jashtzakonshme, dhe qeverite e kohes se mbreterise filluan projekte ambcioze ekonomike si koncesionet me anglo-petroleum e AIPA (zhvillimi i Industrise se naftes). monopolet EFEKTIVE shteterore per duhanin etj, dogane e pakorruptuar, sherbim postar i garantuar etj. Si edhe pervijimi i qyteteve europiane, si psh Tirana qe e ndryshoi nga nje fshat i madh ne nje qender edhe sot shume funksionale qe komunizmi smundi per 50 vjet te bente dicka me te mire.

    4) Arsimi. Reformat prune nje sistem arsimor efektiv dhe ekuivalent me ate euro-perendimor. Shkolla teknike amerikane. Bursa per universitetet perendimore. Klasa intelektuale e krijuar ne ate kohe ende nuk eshte arritur edhe sot.

    5) Drejtesia e Rendi. Me efektivi qe kemi pase ndonjehere.

    6) Emancipimi shoqeror. Ligje per shnderrimin nga nji vend orjental ne europian nen shembullin e Ataturkut madje edhe me i avancuar, si ndalimi i ferexheve ne rruge, votimet, etj.

    Vijme tek pushtimi italian.
    Zogu nukkishte asnji shans ta ndalonte ate ngjarje. Ai u perpoq me anglezet, francezet etj por te gjithe e bene veshin shurdh. Ushtria shqiptare nuk kishte as aviacion e as flote, e as artileri. Gjithe ushtria shqiptare kishte 6000 vete.

    Qendrimi i tij ne vend do te thoshte te zihej rob e te turperohej si kreu i shtetit.

    Nuk ka krahasimme Greqine, sepse:

    1) Greqia ishte pjese e rendesishme e interesave angleze per vete poziten ne Mesdhe.

    2) Greqia u furnizua me armatim, trajnim dhe te gjhitha llojet e ndihmave ekonomike e ushtarake perfshi oficere angleze. Pa keto ndihma Greqia ishte e kapitulluar.

    Ndersa ndaj gjermaneve rezistenca greke shkriu si krypa ne uje, mbasi per 2 dite sulme gjermanet mposhten Greqine dhe per 2 jave e kishin pushtuar praktikisht.

    Sidoqofte, rejimi komunist ishte shume me anti-kombetar se sa ai i Zogut mbasi jo vetem e shkaterroi kete popull por e beri shtetin vasal te politikes jugosllave-ruse-kineze e ne fund te egos se nje diktarori te cmendur e kriminel.

    Perfundimisht nuk ka sot burra ne Shqiperi qe te vendosin a i takon Zogut kthimi ne Shqiperi, dhe askush te mohoje nje TE DREJTE historike e kombetare qe i takon para shume te tjereve.

    Ka dy gjera: Ose je propagandues ose je viktime e propagandes zogiste....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #63
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    O njerez pse hidheni perpjete?

    Familja e Zogut ka te drejte qe ta sjelle trupin e tij.
    Po e perseris ne Shqiperi po u kthehen eshtrat tutoreve krimineleve,hajduteve etj ....PSE mos te kthehen eshtrat e Ahmet Zogut? Pse ne nje teme ku thuhet se eshtrat e tij do te kthehen ne Shqiperi e nxirrni diskutimin tek veprimtaria e tij.

    Nga ju qe shkruni ktu ka nanji qe Zogu i ka vjedh lopet delet parate etj ???

    Ka nanji qe Zogu i vrau babe vlla xhaje daje?

    Ka nanji qe Zogu i mori motren grun kushrinen ia nxorri ne rruge?

    JO SKA

    Pse hani m.ut atehere.Keto vendime i merr qeveria nese i takon apo jo.Ne i bindemi vendimit tyre.Ne sna pyet kush.

    Nuk ishim ne deri dje qe shame kapitalizmin amerikan e anglez e u robtuam per 50 vite me radhe.
    Nuk ishim ne qe shkaterruam gjithcka mbrenda pak ditesh e kthyem vendin katrahure.
    Nuk ishim ne? he me thuaj ishim NE apo jo?

    Pra ne nuk kemi shume mend me gjyku....

    Por ne rastin konkret as nuk po na pyt kush.Tema eshte thjesht qe eshtrat e tij do kthehen ne Shqiperi dhe kaq.Ju me hidhi nga nje dege ne tjetren pa qene nevoja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 06-10-2005 më 07:10
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #64
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI

    Ka nanji qe Zogu i vrau babe vlla xhaje daje?

    Po, mua.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Se pari kur i referohesh historise se Shqiperise duhet te jesh realist, te mbash nje fare serioziteti se ketu po flasim per historine e jo per perralla....



    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    Nuk po zgjatem duke cituar TORON.Pra nuk ishte vetem mbreti
    shqiptar Ahmet Zogu qe u largua nga shqiperia ishin te shumte mbreterit qe kerkuan azil ne vendet tjera ne L2B.Do ishte vertet fatale per popullin e vogel dhe te paarmatosur shqiptar te humbte gjithcka perpara nje fronti te fuqishem si ai Italo-gjerman.Do ishte me pasoja teper te renda.Vetem lufta e partizaneve qe me shume rrinin maleve se ne front i dhuroi shqiperise 28 mije djem ne lule te rinise te vdekur.Pra nuk behej shaka.
    Meso c'do te thote fjala liri..Liria gjithmone e ka koston te rende...

    Italine nuk e priti kush me lule.Largimi i Zogut ishte thjesht fizik.Por qendresa e vertete anti italiane ne shqiperi eshte bere nga ish oficeret e Zogut.Ata e kane drejtuar dhe luften Nacional clirimtare.Po te vritej mbreti,po te vriteshin populli i varfer dhe i paarmatosur,po te shkaterrohej gjithcka vetem per nje budallek te tille te tipit bjeri murit me koke sepse keshtu thote nderi kombit do ti kushtonte shtrenjt shqiperise.
    Hajde e ardhmja e Shqiperise hajde...Sepse kemi keto mendime ne si shqiptare prandaj jemi ne kete gjendje qe jemi...
    Oficeret e Zogut drejtuan luften? Kshu te thane ty? Vetem Abaz Kupi beri rezistence...
    Dmth. qendresa ndaj pushtuesit quhet "bjeri murit me koke''?



    Ndoshta sot nuk do te egzistonte.Rezistenca greke ishte e paperfillshme por gjithsesi ndaj italianeve pati rezistence pasi ishin me te organizuar ushtarakisht se ne.
    Nuk te pelqen shemulli i grekeve e? Dmth. italianet per rastin e Shqiperise ishin superfuqi, si ka mundesi qe kjo rezistenca e paperfillshme greke theu superfuqine italiane?



    L2B nuk krahasohet me luften kunder turqeve.Skenderbeu luftonte per clirim te nje vendi te pushtuar nderkohe qe gjithcka behej me garnizone komitesh dhe humbjet ne popullsi ishin shume te pakta.
    Shko lexo pak historine e Shqiperise dhe me pas ec e diskutojme...




    Per trimeri Ahmet Zogun e krahasoj me Azem Hajdarin.Kete pike e kane te perbashket keto dy njerez te medhenj.Njeri themeloi dicka moderne nga asgjeja,tjetri pati guximin e doli kunder perbindeshit kuq e na dha liri.Nuk ishte as Berisha e as tjere ishte pikerisht Azemi me studentet qe u rrahen torturuan nga policia.Por qe ia arriten.
    Je shume naiv...Nuk dua te ul rolin e studenteve te '90 por fakt eshte se ndryshimi i sistemit komunist erdhi nga dikush tjeter..Me sakte nga faktori apo situata nderkombetare...Pra renia e murit te Berlinit 1989 solli dhe renien dhe shperberjen e regjimeve komuniste...Pse nuk u ngriten studentet p.sh ne vitin 1986 por u ngriten ne vitin 1990?
    Pra ndryshimi i sistemit erdhi nga faktore te tjere e jo vetem nga studentet...

    Ke degjuar kongresin e lushnjes.Kur Zogu u nis per Tirane dhe rruges ne Kavaje e ndalen garnizoni Italian.I thane qe nese kalon neve do te gjuajme.Ai u tha te veteve une do kaloj nese gjuajne gjuani edhe ju.Ahmet Zogu hodhi hapin e pare filloi te ecte i qete para tyre.Atehere oficeri italian urdheroi te mos i gjuanin dhe iu afrua dhe i dha doren ne shenje respekti.Pra te ishte frikacak Ahmet Zogu kurre nuk do ta bente kete.
    Ta thashe me siper mba seriozitet nese deshiron qe te respektohesh nga te tjeret, perndryshe behesh qesharak...Keto qe na permend ketu jane si perrallat e gjyshes...


    Institucionet e mirfillta shqiptare jane krijuar ne kohe te Zogut.Lexo ne forum se ke material per kete tek historia.
    Domosdo qe u krijuan atehere sepse atehere u krijua shteti shqiptar...Ceshtja eshte se a mund te kishte nje qeverisje me te mire se ajo e Zogut? Ose me te mire se ajo e Hoxhes?
    Une mendoj se po...Per shkak se te dy keta nuk qeverisen drejte sot kane mbetur ne hijen e historise se Shqiperise, sa here qe permendet emri i tyre shkakton reagime nder shqiptare...Pra te dyja keto figura jane te diskutueshme dhe jo te pranueshme nga te gjithe shqiptaret....


    Shen Naumi nuk humb as nuk u dhurua por u shkembye me fshatra shqiptar.
    Shen Naumi per nga rendesia Historike nuk krahasohet jo vetem me disa katunde shqiptare por me gjysmen e Maqedonise...Ti si mendon sllavet ishin injorante qe kembengulnin ta mbanin edhe pse Konferenca e Londres 1913, dhe me pas Gjykata e Hages ia lane Shqiperise? Pra Shen Naumi nuk u humb as ne vitin 1913 as ne 1918 e as ne 1920...U humb pikerisht pas kthimit te Zogut nga Jugosllavia dhe me pelqimin e Zogut.

    Kosovaret ne kohen e Zogut hynin ne shqiperi lirisht kishin te drejta si gjithe shqiptaret e shqiperise dhe kaq.
    Meso pak histori dhe ec e debatojme....

    Qe Zogu eshte strehuar ne serbi mbas revolucionit priftit eshte e vertet por qe ne garden dhe ushtrine e tij te kene marre pjese shkije nuk eshte e vertete.Nese ke dokumentacion qe verteton kete sille.
    Me jep pak adresen qe ta postoj dokumentacion, ok?
    Dmth ti e kundershton qe Zogu kishte ne ushtrine e tij serbe te veshur si malesore?

    Nese jo eshte si puna e thesarit qe u perserit per 50 vjet me radhe qe e vodhi Zogu dhe ne fund doli qe e kishte depozituar por e humben komunistet qe ne bashkpunim me tito sllobot minuan nendeteset britanike.
    Zogu nuk kishte depozituar thesarin...Thesarin e grabiten gjermanet dhe pas humbjes se Gjermanise kur hyne Aleatet ne Gjermani ky thesar i grabitur perfundoi ne Angli.
    Persa i perket nendetesve britanike ato rane ne mina ne Kanalin e Korfuzit...Shqiperia nuk dispononte teknologji qe te vendoste mina nenujore kshu qe ato mina mund te ishin vendosur nga gjermanet.,,,,
    Nejse, Shqiperia e humbi gjyqin me Angline dhe i detyrohej demshperblim...Shqiperia asnjehere nuk e pranoi kete vendim te gjyqit pasi pretendonte se nuk i kishte vendosur ato mina...Pra thesari mbeti i bllokuar ne Angli deri ne vitin 1992, pasi Shqiperia nuk firmoste per demshperblimin e Anglsise..Ne baze te Konventave Nderkombetare nese Shqiperia nuk firmoste Anglia nuk bente dot asnje veprim mbi thesarin e grabitur shqiptar..
    Per me teper informacion pyet Dr. Berishen se ky firmosi per zgjidhjen e kesaj Ceshtjeje...Se sa "thesar" solli mbrapa nga Anglia ai e di..

    Zogu bashkpunoi me te gjitha vendet perendimore.Ambasadat e para shqiptare ne kohen e tij u bene.Jo ne kohen e Enverit.
    Sigurisht qe hapi amasada, por bashkepunimin e ngushte e kishte me Italine Fashiste dhe regjimin e Musolinit....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    O njerez pse hidheni perpjete?

    Familja e Zogut ka te drejte qe ta sjelle trupin e tij.
    Po e perseris ne Shqiperi po u kthehen eshtrat tutoreve krimineleve,hajduteve etj ....PSE mos te kthehen eshtrat e Ahmet Zogut? Pse ne nje teme ku thuhet se eshtrat e tij do te kthehen ne Shqiperi e nxirrni diskutimin tek veprimtaria e tij.
    Sepse nuk behet fjale vetem per sjelljen e trupit te tij por....

    Pikerisht per kete arsye, mbeshtetur edhe nga opinionet dhe botimet historiografike e shkencore, vleresimi i kontributeve te Mbretit Zog I, dhe vendosja e tij ne panteonin e Shqiptarizmes, dhe do te ishte veprim i arsyeshem i qeverise dhe Shtetit Shqiptar.
    Kuptove tani ku qendron thelbi i Ceshtjes?

    Nga ju qe shkruni ktu ka nanji qe Zogu i ka vjedh lopet delet parate etj ???

    Ka nanji qe Zogu i vrau babe vlla xhaje daje?

    Ka nanji qe Zogu i mori motren grun kushrinen ia nxorri ne rruge?

    JO SKA
    Nivel i ulet diskutimi...


    Pse hani m.ut atehere.Keto vendime i merr qeveria nese i takon apo jo.Ne i bindemi vendimit tyre.Ne sna pyet kush.
    Me fal, ti u shprehe se je student, ti mendon se me kete nivel formimi qe shpreh ketu meriton qe te punesohesh ne administratat e shteteve evropiane? Edhe ne Shqiperi e ke teper....

    Nuk ishim ne qe shkaterruam gjithcka mbrenda pak ditesh e kthyem vendin katrahure.
    Nuk ishim ne? he me thuaj ishim NE apo jo?

    Pra ne nuk kemi shume mend me gjyku....
    Personalisht dhe familja ime jo...Prandaj edhe kam te drejte te gjykoj...Ti nese nuk "e ke folene te paster" mos gjyko....

    Por ne rastin konkret as nuk po na pyt kush.Tema eshte thjesht qe eshtrat e tij do kthehen ne Shqiperi dhe kaq.Ju me hidhi nga nje dege ne tjetren pa qene nevoja.
    Ne kemi te drejte te shprehim mendimin tone.....Nese eshtrat e tij i varrosin ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit atehere te jesh i sigurte se do kene fatin e eshtrave te Hoxhes....Nese i varrosin eshtrat e tij ne Varrezat e Sharres nuk kam asnje kundershtim, mundesisht afer Hoxhes, edhe pse ne kete jete ishin kundershtare mbase miqesohen ne ate jete.....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #67
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Se pari kur i referohesh historise se Shqiperise duhet te jesh realist, te mbash nje fare serioziteti se ketu po flasim per historine e jo per perralla....
    Ouu po tregoj prralla
    Prralle eshte te thuash qe L2B nuk ishte njelloj me rezistencen e Skenderbeut ndaj Turqeve.Prralle eshte te thuash qe Gjermania, Italia ishin superfuqi dhe nuk kishte rezistence ballkanike ti ndalte.Prralle eshte fakti qe gjermanet thjesht bene nje kalim te shpejte ne greqi dhe gjithcka u mor nenkontroll.Prrall eshte fakti qe shqiptaret ishin shume pak te organizuar ushtarakisht.Prrall eshte fakti qe edhe komandantet e luftes Nacional Clirimtare kane qene oficere ne ushtrine e Zogut.Spiro Moisiu pershembull etj etj.Prralla jane mendimet e juaja qe ne nje teme ku diskutohet per kthimin e eshtrave te dikujt ju diskutoni per veprimtarine e tij.




    Meso c'do te thote fjala liri..Liria gjithmone e ka koston te rende...
    Mos gje ke konceptin palestinez ti per kuptimin e fjales liri.
    He njehere me shpjego se cfare lirie do arrije ti duke luftuar kundra gjermaneve.
    Nuk paskan thene kot “te ka lene germani mbrapa”




    Dmth. qendresa ndaj pushtuesit quhet "bjeri murit me koke''?
    Qendresa ndaj bllokut fashist per nje vend si Shqiperia ishte jo murit me koke por malit me koke.




    Nuk te pelqen shemulli i grekeve e? Dmth. italianet per rastin e Shqiperise ishin superfuqi, si ka mundesi qe kjo rezistenca e paperfillshme greke theu superfuqine italiane?
    Ca fitoi greqia nga rezistenca qe beri ?





    Shko lexo pak historine e Shqiperise dhe me pas ec e diskutojme...
    Per cillen e ke fjalen
    Ate qe u be ne kohe te monizmit.Nese po? Faleminderit per keshillen por nuk vlen.





    Je shume naiv...Nuk dua te ul rolin e studenteve te '90 por fakt eshte se ndryshimi i sistemit komunist erdhi nga dikush tjeter..Me sakte nga faktori apo situata nderkombetare...Pra renia e murit te Berlinit 1989 solli dhe renien dhe shperberjen e regjimeve komuniste...Pse nuk u ngriten studentet p.sh ne vitin 1986 por u ngriten ne vitin 1990?
    Pra ndryshimi i sistemit erdhi nga faktore te tjere e jo vetem nga studentet...
    Po pra jam naiv une sepse them qe ata qe paten guximin e folen ishin Azem Hajdari me shoke.Per kete le te jem naiv.Te ishte per ty jo muri berlinit te shembej po edhe ai i Kines..ne komunizem do te mbeteshim

    Ta thashe me siper mba seriozitet nese deshiron qe te respektohesh nga te tjeret, perndryshe behesh qesharak...Keto qe na permend ketu jane si perrallat e gjyshes...
    Lexoje perrallen e gjyshes qe e ka shkrujt nje gjysh i madh i historise kombit shqiptar jo gjyshi im me te tendin
    TAJAR ZAVALANI
    Ahmet Zogu mori me vehte 25 djem matjane qe dhe keta vendosen te vdesin me prinjesin e Kongresit Kombetar. Kur iu afrua Kavajes u gjend perpara topave dhe mitralozave te nje fuqie ushtarake te huje. Komandanti i asaj ushtrije e ndaloi Ministrin e Puneve te Mbrendshme te Shqiperise dhe e urdheroi qe te kthehej prapa se ndryshe do te perdorte forcen. Zogu gjakftohte si gjithmone iu pergjigj: "Jam i urdheruar nga Kongresi i Lushjes, i cili me ka zgjedh M.P.Mbrendshme te Shqiperise qe te arrije me doemos ne Tirane; une jam nje ushtare, dhe prandaj gjalle ose vdek, duhet qe te kryej detyren qe me eshte ngarkuar. Ju ne doni qelloni me pare mbi gjoksin tim". Nje heshtje varri ra aty. Komandanti i huaji e pa qe ky djale kaq i ri dhe kryelarte nuk ka ndermend me u m’brapesuar, dhe i leshoi rrugen per te mos be nje krim. Zogu me te 25 trimat e Tij hyri ne kavaje, emeroi nje nenprefekt dhe nenpunesa te tjere per administrimin e qytetit, refuzoi kategorikisht propozimet e Qeverise se Durresit me anulluar vendimet e Kongresit te Lushnjes, dhe u nis per ne Tirane. Ne Shijak prap nje natalion ushtarak i kishin zene rrugen dhe ishin gati te hapnin zjarr. Komandanti i batalionit te huaji e urdheroi qe te kthehej prapsht, dhe ketu qe pergjigja e vendosur, pergjigja e Shqiptarit "gjalle ose vdekur do t kaloj". Atehere komandanti i tha ushtrise qe te pergatitej per te hapur zjarr, po ashtu dhe Zogu u tha trimavete vet qe te ngrenin mauzeret por te mos qellojne pa qelluar ushtrija e huaji. Kur Zogu shtriu kemben e djathte ne prag te ures pa u trembur nga grukat e gatshme te mitralozave, atehere ngrihet kamandanti nga pozicioni luftarak barkas, i afrohet Zogut dhe i shterngon doren ne sheje miqesije. Ushtari i huaji e kishte kuptuar vullnetin e celnikte te Zogut dhe vendosmerine me e derguar nje urdher te shenjte ne vend.





    Domosdo qe u krijuan atehere sepse atehere u krijua shteti shqiptar...Ceshtja eshte se a mund te kishte nje qeverisje me te mire se ajo e Zogut? Ose me te mire se ajo e Hoxhes?
    Une mendoj se po...Per shkak se te dy keta nuk qeverisen drejte sot kane mbetur ne hijen e historise se Shqiperise, sa here qe permendet emri i tyre shkakton reagime nder shqiptare...Pra te dyja keto figura jane te diskutueshme dhe jo te pranueshme nga te gjithe shqiptaret....
    Dmth ti mendon qe Zogu eshte aq i diskutueshem aq sa dhe Hoxha.Zogu qe na hapi me evropen ne nje peshore me Hoxhen qe na vrau ajken e kombit.He te keqen e sharpit qe ke mbi supe.



    Shen Naumi per nga rendesia Historike nuk krahasohet jo vetem me disa katunde shqiptare por me gjysmen e Maqedonise...Ti si mendon sllavet ishin injorante qe kembengulnin ta mbanin edhe pse Konferenca e Londres 1913, dhe me pas Gjykata e Hages ia lane Shqiperise? Pra Shen Naumi nuk u humb as ne vitin 1913 as ne 1918 e as ne 1920...U humb pikerisht pas kthimit te Zogut nga Jugosllavia dhe me pelqimin e Zogut.
    Shen Naumi ka nje kishe orthodokse ndersa fshatrat kishin popullsi shqiptare qe ne te kunderten do te asimiloheshin.Si thua ti te merrnim nje kishe orthodokse ku do te rriteshin gjarperinjte e propagandes antishqiptare apo te merrnim ato fshatrat me shqiptare.








    Me jep pak adresen qe ta postoj dokumentacion, ok?
    Dmth ti e kundershton qe Zogu kishte ne ushtrine e tij serbe te veshur si malesore?
    Informacionin sille ktu qe ta lexojne te gjithe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 06-10-2005 më 08:37
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI

    Ca fitoi greqia nga rezistenca qe beri ?
    Ruajti integritetin e vendit dhe they Italine Fashiste...Davidi mposhti Goliathin....







    Per cillen e ke fjalen
    Ate qe u be ne kohe te monizmit.Nese po? Faleminderit per keshillen por nuk vlen.
    Sigurisht qe historia gjate monizmit pati ndikime por ama faktet historike para monizmit mbeten fakte te tilla...Personalisht keto fakte i kam gjetur edhe nga burime te huaja, kshu qe ne kete menyre kam pas aftesine t'u heq kjetyre fakteve dozat komuniste atje ku ato egzistojne sipas rastit...





    Po pra jam naiv une sepse them qe ata qe paten guximin e folen ishin Azem Hajdari me shoke.Per kete le te jem naiv.Te ishte per ty jo muri berlinit te shembej po edhe ai i Kines..ne komunizem do te mbeteshim
    Harxhim kohe qe te rri te mbush mendjen tende...






    Dmth ti mendon qe Zogu eshte aq i diskutueshem aq sa dhe Hoxha..
    Sigurisht qe eshte i diskutueshem. Tani persa i perket ngjashmerise se ketyre te dyve, mund ta them pasi secili i perket nje kohe te ndryshme, kshu qe nuk mund ti barazoj...Ajo qe mund te them me siguri eshte se qe te dy qeverisen KEQ.....


    Zogu qe na hapi me evropen ne nje peshore me Hoxhen qe na vrau ajken e kombit.
    Persa i perket Ajkes se Kombit, Zogu vrau e perndoqi figura e burra me te medhenj se ata qe vrau Hoxha....Do te te permend disa?
    Bajram Curri, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi etj...
    Tani persa i perket disa qesharakeve ketu qe pretendojne se nuk i vrau Zogu por ishin vrasje ordiniere, ajo qe mund te them eshte se keto jane marezira....Personat qe i vrane keta kundershtare te Zogut ishin ose te urdheruar nga Zogu ose agjente ne sherbim te regjimit te Zogut....

    Ajo qe ka rendesi eshte se une personalisht e shoh Historine e Shqiperise ose me sakte historine qe nga shpallja e Pavaresise e ketej, me syrin e reales pa pasione politike apo admirim te udheheqesve te asaj kohe....Negativja eshte se shume shqiptare jane pasues ose te njerit ose te tjetrit krah, duke qene keshtu jashte realitetit.....Nese dikush admiron nje person apo figure politike nuk eshte ne gjendje te gjykoje drejte, pasi ky admirim i lejon qe "shohe" vetem cilesite pozitive te ketij personi...


    Shen Naumi ka nje kishe orthodokse ndersa fshatrat kishin popullsi shqiptare qe ne te kunderten do te asimiloheshin.Si thua ti te merrnim nje kishe orthodokse ku do te rriteshin gjarperinjte e propagandes antishqiptare apo te merrnim ato fshatrat me shqiptare.
    Lexo me shume rreth kesaj ceshtje dhe me pas ec dhe diskutojme...
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 06-10-2005 më 09:20
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #69
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Nuk e kuptoje pse behet e gjithe kjo zhurme.... edhe atij si Shqiptar qe ishte i takojne eshtrat ne Shqiperi.

    Pse iu tek atij t'i thote vetes mbret nuk do te thote se do e lejme edhe pa varr, te gjithe Shqiptareve i takon nje varr ne Shqiperi (sot atdheu yne vashdon ende te na i dhuroje kete lluks... deri sa te dali ndonje ligj i ri). Se fundja fundit te gjithe Shqiptaret i thone vetes mbret! Po kush doli ndonje here mbret i asaj toke kur nuk u morre vesh (megjithese ekziston nje harmoni mendimesh reth figures se Gj. Kastriotit dhe E. Hoxhes).

    faleminderit e mos e humbni kohen kot me te vdekurit (se sic e tha edhe Nastradin Hoxha 'i gjalli me te gjallet dhe i vdekuri me te vdekurit' keshtu ene "mbreti" i Shqiperise)!

  10. #70
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Tani26
    Ke prova dokumentacion qe deshmojne se Zogu vrau patriotet qe ke permendur apo eshte mendimi yt? Nese ke silli provat ketu.Ti lexojme te gjithe e te na hapen syte nga injoranca.

    Zogu vjedhi kete ate
    Zogu vrau kete ate
    Zogu kishte shkije te vesh si malesore etj
    mbeten vetem qiqrra ne hell nese nuk vertetohen ashtu sic duhet.

    Simbas teje del qe nje njeriu qe tere jeten e tij ia kushtoi ceshtjes kombtare ta varrosim tek varrezat e brrak sharres.Jo ne asnje menyre jo...Nese jo tek varrezat e deshmoreve me mire t prehej ne fshatin e tij te lindjes se sa ne qenefet sharres.Po u be nje gje e tille qe mbreti te varroset ne sharre cudia e radhes do te jete.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •