Patrikana e Stambollit [e Kostandinopojės] e cilėsoi KOASh-in nė faqen e saj zyrtare, nė versionin greqisht, si njė nga kishat greqishfolėse, nė njoftimin mbi takimin zyrtar qė ajo pati me kishat greqishtfolėse tė Jeruzalemit, Athinės, Kipros dhe Shqipėrisė, (29 shtator 2005,
www.ec-patr.gr).
Ja dhe njoftimi (ia bėn muuuu..):
http://www.ec-patr.gr/docdisplay.php...&id=567&tla=gr
Kjo ėshtė hera e parė qė Patrikana e bėn kėtė zyrtarisht, sepse takimet me kishat greqishtofolėse nuk janė kryer asnjėherė nė kėtė nivel. Po tė ishte pėr minoritet grek, tė tillė ka dhe nė Rusi, Bullgari, Rumani, etj.
Nė median greke kisha ortodokse e Shqipėrisė u cilėsua hapur si njė nga kishat greqishtfolėse, krahas patrikanave e kishave greke, po kėtė vit, mė 23 maj 2005 (
www.in.gr). Kjo ndodhi kur patriku i Stambollit ftoi nė Fanar primatėt e kishave autoqefale, pėr tė votuar mbi shfronėzimin e patrikut grek tė Jeruzalemit, Irineos, siē edhe u bė. Kur ky vendim u dekretua nė Fanar, nisėn procedurat pėr tė sugjeruar pasardhėsin e Irineosit, njė personalitet qė do tė kishte aftėsinė pėr tė nxjerrė patrikanėn e Jeruzalemit nga kriza e pa precedent. Patriku Vartholomeos propozoi si emėr tė parė kryepeshkopin e Shqipėrisė Anastasios, por ky nuk e pranoi (nė fakt, tė dyja kishat ku propozohesh, deklaruan se nuk e pranojnė Janullatosin si kandidat. Nė Jeruzalem madje e thanė hapur se nuk pranojmė kandidat tė mbėshtetur nga qeveria e Athinės). Kėto tri kandidatura tė propozuara, citoi shtypi grek, garantojnė karakterin grek tė patrikanės sė Jeruzalemit (29 maj 2005,
www.in.gr).
Rroftė Qeresteja!
Toronto
Krijoni Kontakt