Close
Faqja 13 prej 26 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 254
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2005
    Postime
    20
    Eshte e habitshme se si shume veta ne kete teme ne saje te mbrojtjes se nje shenjtori te shpallur i tille nga grekerit,jane te gatshem te hedhin balte mbi qenien e tyre si shqiptare duke dhene arsye nga me te kotat per mallkimi nga ana e tij te gjuhes sone.Cdo fe ka pasur ditet e saja te erreta.Kisha katolike ka kerkuar publikisht ndjese per inkuizicionin,gjermanet per holokaustin.

    Ne jemi shume te cuditshme ama,disa ketu do te ishin si cifuti qe jeton ne gjermanine e sotme dhe lavderon hitlerin,apo si katoliku qe thote inkuizicioni ka qene i drejte.

    Pra dhe nje here cdo fe ka momente turpi dhe ne te cilat vepron ne menyre te papranueshme.Kisha ortodokse greke ka vepruar dhe vazhdon te veproje kunder shqipetareve dhe ne vazhdojme ti mbeshtesim.Degjojme historira nga me te ndryshmet dite pas dite per abuzimet dhe urrejtjen e tyre ndaj nesh dhe ne vazhdojme te mbajme anen e tyre.Jemi te cuditshem,vetem kaq di te them,pasi dhe une jam nder ju,jam shqiptar si ju dhe une ndaj dhe them ne,por te ishte ne doren time do e kisha vrare te kisha qene ne Sul ne ate kohe jo thjeshte rrahur.

  2. #122
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Nje shkrim interesant ne lidhje me temen:

    Te njohim historine e Arsimit Shqiptar
    Theodhor Haxhifilipi , i ashtuquajturi Dhaskal Todhri

    Theodhor Haxhifilipi i nderuar me titullin Mesues i Popullit ka qene nje nga pararendesit e Rilindjes Kombetare Shqiptare dhe ka jetuar rreth viteve 1730-1805.
    Theodhor Haxhifilipi u arsimua ne Akademine e Voskopojes. U formua dhe zhvilloi veprimtarine e tij ne nje kohe kur ziente lufta midis levizjes kombetare dhe synimeve helenizuese.
    Theodhor Haxhifilipi eshte autor i nje alfabeti te vecante prej 52 shkronjash, qe u perdor gjate shekullit te XIX ne zonat e Elbasanit dhe te Beratit. Ai projektoi ngritjen e nje shtypshkronje per botimin e librave ne gjuhen shqipe, u perpoq te zevendesoje greqishten me gjuhen shqipe ne ritet fetare dhe la pas shume shkrime ne gjuhen amtare.
    Megjithe qe veprimtaria e Theodhor Haxhifilipit nuk u pa me sy te mire nga Patriarkana e Stambollit dhe me urdher te saj qe me 1827 u dogjen te gjitha doreshkrimet e lena prej tij, gjurmet e saj u ndjene gjate gjithe shekullit te XIX ne qytetin e Elbasanit, por per arsye te kushteve dhe te ndjekjeve ajo nuk pati mundesi te shtrihej dhe te shnderrohej ne nje levizje te gjere ne ate kohe.
    Alfabeti i tij perkthimet qe beri, perpjekja per themelimin e nje shtypshkronje, jehona e mesimeve te tij deshmojne se Theodhor Haxhifilipi zhvilloi nje veprimtari relativisht te gjere kulturore e patriotike per kohen kur jetoi.
    Vdiq prane Resnjes, ne Dhiavat, i masakruar nga kisha. Me 1827 pas vdekjes, ajo ia dogji, ne Elbasan, pjesen me te madhe te shkrimeve te tij.


    (Marre nga Fjalori i Pedagogjise)

  3. #123
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Gjithmone me ka habitur fakti qe Serbet i mohojne masakrat ndaj Myslimaneve te Bosnjes dhe Shqiptareve. Edhe kur doli video-ja e ushtareve te rregullt serbe qe ekzekutonin Boshnjaket, perseri 50% publikut serb mendojne se eshte e montuar. Duke pare reagimin e Ortodokseve ketu ndaj nje teme te papelqyeshme po e kuptoj 'pse-ne'.

  4. #124
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PS: ket e ke nga faqja e Cicit... duket pse e ka inat Janullatosi dhe e pezullun. Me keto fare librash qe ven ne dispozicion ai njerezve si puna jote i del boja dhe era.
    Ti je, sic thone turqit, "shejtan budalla", pasi ti perpiqesh te argumentosh dicka, dhe argumenton te kunderten, pasi aq e vogel eshte ajo radakja jote. Mos u merzit, nuk je ti i vetmi, ke edhe Fatmir Cicin dhe Qafirin me vete e plot te tjere.

    Pa lexoje cik me vemendje ate dokumentin qe ke sjelle me lart ne ate foto. A nuk ta vret pak syrin fakti qe ky peshkopi qe e paska mallkuar vete Luarasin po shkruan edhe vete shqip? Ohhh! Ky do jete prift qe mundohet te helenizoje shqiptaret duke shkruajtur vete shqip!

    Po lexoje lexoje pak me me shume vemendje, se aty nga fundi sikur ze ne goje ca "protestante dhe Masone" me te cilet e krahason dhe Luarasin. C'te jene keta Protestante dhe Masone ne Shqiperine e fundshekullit te XIX dhe fillimit te shekullit te XX? A mos na kish dale nje fare Kristoforidh para ketij Luarasit aty nga mesi i shekullit te X!X qe na perktheu nje Ungjill ne shqip te sponsorizuar nga propaganda protestante e Londres? Sigurisht qe do te kish dale, por Fatmir Cici, i "fut gersheret" imazhit dhe ka harruar te fshije edhe ato dy fjalet per "Protestantet dhe Masonet".

    Keshtu qe here tjeter ustallare te medhenj me mendje te vogla, bejini punet sakllam, manipulojini sic duhet gjerat, dhe mundesisht mos na sillni letra prifterinjsh orthodhokse qe kane shkruajtur shqip qe ne ate kohe, se jo per gje, por demaskoni vetveten dhe beheni me qafir se Qafiri. E kemi nje Qafir ne forum, nuk na duhen dy.

    Une tani po vras mendjen teksa lexoj fjalet tuaja ndricuese se si valle ka bere vaki, qe keta shqiptaret orthodhokse te helenizuar kane mesuar ta shkruajne, lexojne e kendojne shqipen kaq bukur mor amani!

    Nese ndonje dijetar mendjendritur nga rradhet tuaja me hedh drite edhe mbi kete dilemen time, mos nguroni te me ndriconi dhe mua.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-10-2005 mė 00:51

  5. #125
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga bakudr
    Nje pyetje:

    po me duket se ne shume shkrime ti Seminarist dhe disa shoke te tjere po e unifikoni popullin GREK me ortodoksizmin.

    A me duket mua apo ashtu eshte me te vertete. PO ose JO?
    Do te mesosh se cfare eshte Orthodhoksia, mjafton te kesh zell te mesosh se cfare eshte Orthodhoksia:

    Cfare eshte Orthodhoksia?

    Ti pyet se sa greke eshte Orthodhoksia, kur ti nuk e ke idene se cfare eshte Orthodhoksia. Si e ka emrin ai qe pyet e jep mendim per gjera qe nuk di?! Do ta beje ti ate pyetje me siper po ta dije se cfare eshte orthodhoksia? Sigurisht qe jo.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-10-2005 mė 00:58

  6. #126
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte e habitshme se si shume veta ne kete teme ne saje te mbrojtjes se nje shenjtori te shpallur i tille nga grekerit,jane te gatshem te hedhin balte mbi qenien e tyre si shqiptare duke dhene arsye nga me te kotat per mallkimi nga ana e tij te gjuhes sone.Cdo fe ka pasur ditet e saja te erreta.Kisha katolike ka kerkuar publikisht ndjese per inkuizicionin,gjermanet per holokaustin.
    Ti je po aq i kendshem sa Qafiri dhe Cylotomic, pasi ti je viktima e ketyre te dyve. Po te lexosh me vemendje titullin e temes, behet fjale per Shen Kozmain e Etolise dhe jo per Kishat apo "ditet e erreta". Ditet e erreta i jetojne njerezit e shpellave, ata parahistoriket qe nuk kishin as fe e as Zot. Ke plot te tille ne forum sa te duash.

    Dhe qe te kesh nje ide se per cfare behet fjale ne forum, lexo pak mbi jeten e Shen Kozmait ketu, se ku i dihet, mbase edhe ti si qafiret e ketij forumi e gjen armikun edhe ne jeten e nje shenjtori.

    Une po u jap material qe ta "gozhdoni" shenjtorin me injorancen tuaj.

    Bujrum,
    Albo

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2005
    Postime
    20
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ti je po aq i kendshem sa Qafiri dhe Cylotomic, pasi ti je viktima e ketyre te dyve. Po te lexosh me vemendje titullin e temes, behet fjale per Shen Kozmain e Etolise dhe jo per Kishat apo "ditet e erreta". Ditet e erreta i jetojne njerezit e shpellave, ata parahistoriket qe nuk kishin as fe e as Zot. Ke plot te tille ne forum sa te duash.

    Dhe qe te kesh nje ide se per cfare behet fjale ne forum, lexo pak mbi jeten e Shen Kozmait ketu, se ku i dihet, mbase edhe ti si qafiret e ketij forumi e gjen armikun edhe ne jeten e nje shenjtori.

    Une po u jap material qe ta "gozhdoni" shenjtorin me injorancen tuaj.

    Bujrum,
    Albo
    Ncncncn.Me te vertete duhet te jem si dikush qe te kem nje opinion mbi shen Kozmain.Ajo qe eshte paraqitur ne kete teme per kete "shenjtor" eshte e papranueshme,ndersa ti vazhdon e hedh akuza sa ketej andej.Perse ne vend te akuzave qe hedh nuk gjen dicka me shume per shen kozmain sesa,lindi,predikoi,vdiq.Pastaj do te ishte turp nqs do te ishte e vertete qe ky i fundit paska qene ne nje nivel me apostujt sic permend dhe ai postimi tjeter qe kishe bere.

    I paske prioritetet mbrapsht i uruar,dhe te keshilloj qe ne vend qe te rrish duke sjellur jeten e shen Kozmait (per te cilen nuk jam i interesuar ne menyre absolute),te me gjesh thenie te tijat per shqiperine,sduhet te jete e veshtire besoj,pasi paska jetuar dhe ne shqiperi.

  8. #128
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Une tani po vras mendjen teksa lexoj fjalet tuaja ndricuese se si valle ka bere vaki, qe keta shqiptaret orthodhokse te helenizuar kane mesuar ta shkruajne, lexojne e kendojne shqipen kaq bukur mor amani!

    Mos e vrit me mendjen o sheleg! Mos shko me larg se sa shqipja e humbur e arvanitasve dhe ajo e ruajtur e arberesheve. Te dy popujt nga Greqia te ardhur nje i mbetur ne Greqine Ortodokse tashme me gjuhe te humbur, tjetri ne Italine katolike me gjuhen e mbajtur.

  9. #129
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Për miqësinë e Ali pashë Tepelenës me murgun Kozma në popull ruhet kjo gojëdhënë:

    Një ditë shën Kozmai, gjatë një udhëtimi, takon në Tepelenë Ali pashën, i cili në këtë kohë ishte bej dhe jo i dëgjuar, dhe i thotë fjalët e tij profetike:

    “Do bëhesh pasha i madh, do marrësh Janinën dhe selinë e Kurt pashait të Beratit, do zgjerosh shumë kufijtë e pashallëkut tënd me mjekrën e kuqe në Stamboll”.

    Pas disa vjetësh, kur Ali pasha pa se thëniet e Shën Kozmait po vërtetoheshin, e bëri mik të tij, por pa e kuptuar shprehjen e fundit të murgut “me mjekrën e kuqe në Stamboll”, që donte të thoshte se turqit do ta vrisnin dhe kokën e prerë me mjekrën e skuqur në gjak do ta çonin në Stamboll.

  10. #130
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Juve thoni (me te drejte, po te marrim parasysh paditurine), se pse Shen Kozmai, apo Kisha greke, mos ta perkthente Ungjillin ne shqip, e te predikonte ortodoksine ne menyre qe shqiptaret mos te konvertoheshin.


    Gjithashtu, juve thoni se neve jemi duke folur per Shqiperine, edhe jo per pergjithesime Europiane, se cfare ka bere Kisha Ortodokse apo Katolike...



    Pergjigja ne te dyja rastet eshte shume e thjeshte (edhe jua kemi sqaruar tashme):


    E para. Kisha Ortodokse, duke filluar qe nga 1453, ka qene praktikisht nje institucion fetar i skllaveruar ne saje te meshires arbitrare te pushtuesit turk.

    Sulltani DEKRETOI qe popullsia ortodokse bizantine te organizohej nen Patrikun duke NJESUAR identitetin etnik me ate fetar, NEN NJE GJUHE, greqishten. Pra, te gjithe grupimet etnike nen patrikun, ishin qe nga 1453 de jure greke, te detyruar te perdornin VETEM greqishten ne fe edhe administrate.


    A e kuptoni dot pra qe ka qene urdheri i sulltanit, kundershtimi i te cilit mund te kishte pasoja te papara per Kishen?


    Kesaj i duhet shtuar se greqishtja ka qene gjuha kishtare edhe para sulltanit. Fan Noli, nxjerr perfundimin se Skenderbeu ishte i ritit bizantin, pikerisht sepse peshkopi i Krujes Stefani, e nenshkruan ne GREQISHT dokumentin ne oborrin Arragonez, gje qe tregon se peshkopi ishte ortodoks, sepse greqishtja=bizantin; sepse gjuha kishtare greke ishte gjuha e ortodokseve.





    Se dyti: per cilen Shqiperi jeni duke folur juve, ne shekullin 18?





    Se treti: Theodor Voskopojari, nje VLLEH...(mbajeni mend kete, qe kur ti shani vllehet kur ju intereson juve, te jeni te paanshem), U VRA nga drejtuesit e karavanit, e jo nga KISHA, sepse keta mendonin se arkat e tij ishin me AR.

    Ka dy burime per kete qe po ju them. Edwin Jacques, historiani amerikan, jep kete version. Gjithashtu kete version e hasim edhe ketu:



    Dhaskal TODRI biografia dhe vepra e tij.
    05 Feb 2004
    (Mbeledhur dhe punuar nga Janko LL Pali. Mesues i Merituar ne vitin 1932-33 fletore 35,faqe 10,11,12,13)
    Theodhori i biri i Haxhi Filipit, te cilin Elbasanasit e e therrisnin Dhaskal TODRI, ka qene nga nje dere e mire e lagjes se krishtere te Elbasanit. Pleqte tregojne se ka qene shume i ditur dhe Kristoforidhi vete sic deshmojne nje pale e paska mbajtur si njeri te urte e te mesuar. Asnjeri nuk di te thote me siguri se kur lindi dhe ne c’fare moshe vdiq, por nuk jemi larg, shume se vertetes, ne qofte se themi qe lindi ne dhjetevjetorin e trete te shekullit te XVIII dhe vdiq nga agimi i shek XIX. Ne nje kod te vjeter qe ndodhet ne Mitropoline e Elbasanit gjinden disa akte te shkrojtura prej Todrit. Dora e tij filloi te duket nder akte me 1768 dhe zhduket mbas 1801. I ati e dergoi ne shkollen Greqishte qe lulezonte aso kohe ne Voskopoje, qe nga kohet e mesjetese gjer nga shekulli i XVIII, aso kohe Voskopoja qe me i perparuari qytet i vendit tone. Ka pasur nje shtypeshkronje te vjeter qe vinte pas asaj te Stambollit, dhe nje shkolle shume te permendur me Normal style="MARGIN: 0in 0in 0pt"> I ati e dergoi ne shkollen Greqishte qe lulezonte aso kohe ne Voskopoje, qe nga kohet e mesjetese gjer nga shekulli i XVIII, aso kohe Voskopoja qe me i perparuari qytet i vendit tone. Ka pasur nje shtypeshkronje te vjeter qe vinte pas asaj te Stambollit, dhe nje shkolle shume te permendur me arsimtare te dores se pare. Keta te ditur eredhen ne Voskopoje nga Stambolli mbasi ra ky qytet ne duar te Turqve (1453), se sa kohe ndenji Dhaskal Todri ketu nuk dihet mire, por kaqe dime qe gjuhet e vjetra dhe disa nga te rejat i mesoi mire dhe mendjen e paisi me dije e me mendime shume te forta. Si mbaroi shkollen atje erdhi dhe u vendos si mesues ne shkollen Greqishte t’Elbasanit ku qendroi vite me rradhe.

    I frymezuar nga Voskopojaret ky edhe predikatori i Danieli, te cilet tregonin aso kohe interes te madh edhe per gjuhen Shqipe, ose i shtyre nga deshira qe kishin Elbasanasit per te thene uratat ne Shqip ne kishe I hyri perkthimit te librave te kishes ortodokse duke shpikur edhe nje alfabet te posacem me 53 shkronja. Ky eshte shkaku qe Albanologu i shquar Dr. Haliu, konsull i Shqiperise ne Janine e quan Elbasanin (Hesnat des alfabetis). Pas vjetit 1801 dhaskal Todri shkoi ne Evrope dhe atje me ndihmen e Voskopojareve qe ndodheshin kudo neper qendra tregetare, beri gati shkronjat qe i duheshin per shtypjen e doreshkrimit te tij dhe u nis per ne Voskopoje qe ti shtypi ne shtypeshkronjen e atij qyteti. Per fat te keq qiraxhit (Vllehe- Frasherllinj) qe po e sillnin ne Shqiperi duke pare baret e kafsheve qe ishin te rrenda, i pandehen se ishin me te holla, dhe i shtyri djalli e vrane Todrin (Thodhrin) e mjere ne Dhjavat. *(Nje pale thone ne fushe te Domosdoves)

    Me kete ngjarje te hidhur vepra e tij ngeli e pa kryer dhe u zhduk me krijonjesin e vet. E vetmja shenje e vepres qe u ruajt e plote deri me sot eshte: “Liturgjia e shen Joangojeartit�.
    -Shenim 1- Dr. Halmit kur i ra rruga te kaloje neper Elbasan, i thane se alfabeti i Todhrit perdorej edhe ne Voskopoje, bile deri afer Beratit. Me gjithe ate, kejo ka te ngjare, pse sic thame me lart pati gjithe perkrahjen e Voskopojareve. Domosdo qe s'jemi te sigurte pa mos pase prova. Sa per ne Elbasan, eshte fakt se 30-40 vjet me pare ky alfabet qe i gjalle por me nje perdorim te kufizuar.
    Shenimi 2- Alfabeti i Todhrit per vec te 36 shkronjave te alfabetit te sotem kish edhe keto shkronja te posacme; nd, ng, ngj, mb, nx, ps, ks, si theksa , Todhri perdor pervec te treve te Greqishtes dhe shenjen hundore te sotme, por me nje ndryshim qe shalet shkojne ne te djathte tek Todhri: . Shenja qendrimi ka dy; pik’ e prese !

    Nga shkrimi i DH .Todhrit .! O urdhenuar zot! Perendia yne qe vue ne qiejt tufa e ushtri engjejsh e arhengjesh, me meshe te luftes tate ban< (shenja lart mbi A-ne shen im PJP) me te hymen tone te behet te hyjmit e shenjtet engjej qe meshojne me mend e laftojne miresin tate se me ty ngjan cdo lufte nder e lute mbe kudo e ne jete te jeteve¦ ( Ky material u kopjua pa as me te voglin ndryshim nga une Petraq J. Pali i biri,nga fletorja nr.35,faqe 9-10-11; dhe as nje nuk ka te drejte te mare autoresine e tij si dhe burimin nga eshte mare.)

    PJP ne USA 17 shkurt 03





    http://korcavizion.com/index.php?opt...d=39&Itemid=2#
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 10-10-2005 mė 04:21

Faqja 13 prej 26 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shen Kozma Etoliani
    Nga Tiras nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 19-10-2012, 15:27
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •