Close
Faqja 12 prej 26 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 254
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    "Mesoni gjuhen greke",

    Pse?

    -Sepse Ungjilli eshte ne ate gjuhe, sherbesat jane ne ate gjuhe.
    (Dhe per kete nuk ishte faji i Shen Kozmait)

    Pra qellimi i mesimit te kesaj gjuhe ishte leximi i Ungjillit dhe jo perhapja e kulures greke.Ne rast se Ungjilli nuk do ishte ne ate gjuhe, por do ishte i perkthyer ne shqip, jam shume i sigurt se Shen Kozmai nuk do ta kishte dhene ate keshille.

    Pra perpara se ta gjykoni dike, mundohuni ta kuptoni.
    Meqe Kozmai njihte shqipen, pasi sigurisht qe predikonte ne shqip, perse nuk mori mundimin ta perkthente Ungjillin nga greqishtja ne shqip? Ndoshta sepse e predikuar ne shqip fjala e zotit kthehej ne fjale djalli? Perderisa Kozmai mendonte keshtu ai ishte shenjtori ne levizje i orthodoksizmit grek.

    Le te shikojme tani thellesine e te te kuptuarit t'juaj Matrix.

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Por, nqs mendoni se dhe ai varg mjafton per kete akuze, atehere le te ndalemi ne ate varg.

    "Mesoni gjuhen greke",

    Pse?

    -Sepse Ungjilli eshte ne ate gjuhe, sherbesat jane ne ate gjuhe.
    (Dhe per kete nuk ishte faji i Shen Kozmait)

    Në radhë të parë ai nuk thotë thjeshtë, mësoni gjuhën greke, ai thotë se do t'u falen të gjitha mëkatet që kanë bërë në jetën e tyre, nëse flasin greqisht në shtëpi. Imagjinoje tani një apostull që ka marrë rrgugët për të shpallur Krishtin dhe në vënd që të thotë se nëse besoni tek Ai do t'u falen të gjitha mëkatet, u thotë se nëse do flisnin greqisht në shtëpi - gjë e cila do t'i bënte ata të aftë të lexonin ungjillin dhe më pas, mbase mund të besonin dhe shpëtonin- ai do t'u falte atyre të gjitha mëkatet që kishin bërë ne jetën e tyre. Tani kësaj i thonë të justifikosh të pajustifikueshmen!

    Së dyti, të gjithë e dimë se një gjuhë mund të praktikohet dhe të mësohet mirë për komunikim kur atë e flet për ditë, por kjo nuk do të thotë se je në gjëndje të shkruash apo të lexosh në atë gjuhë, thjesht për faktin se ti e flet përditë. Dihet shumë mirë se deri nga fundi i shekullit 18 pjesa dërrmuese e popullsisë së botës kanë qenë analfabetë.

    Së treti, shumë njerëz të mëdhenj të Zotit, kur kanë shkuar t'u shpallin ungjillin popujve të tjerë, kanë bërë të pamunudurën që të përkthejnë biblën në gjuhën e tyre.

    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Pra qellimi i mesimit te kesaj gjuhe ishte leximi i Ungjillit dhe jo perhapja e kulures greke.Ne rast se Ungjilli nuk do ishte ne ate gjuhe, por do ishte i perkthyer ne shqip, jam shume i sigurt se Shen Kozmai nuk do ta kishte dhene ate keshille.

    Unë nuk e di dhe as që dua ta di se cili ka qenë qëllimi i tij dhe unë personalisht nuk po gjykoj këtu motivet e atij personi, pasi nuk e kam idenë se cili është dhe se çfarë ka bërë, por unë gjykoj si i krishter në radhë të parë dhe si shqiptar në radhë të dytë.

    Si i krishter, nuk mund ta imagjinoj dot se si një person i Perëndisë merr përsipër të falë mëkate, gjë që nuk është aspak në kompetencat e tij, por jo vetëm kaq, por këto falje mëkatesh i jep si shkëmbim me braktisjen e gjuhës shqipe.

    Si shqiptar, nëse dikush do vinte të shpallte ungjillin në Shqipëri, ai person duhet të kishte aq pjekuri sa të respektonte traditat dhe kulturën shqiptare. Hidhi një sy misionarëve amerikanë sot se si i kanë shkelur me këmbë traditat dhe kulturën shqiptare duke na futur mënyrat e tyre të dështuara amerikane.


    Detyra ime pra nuk është që unë të gjykoj atë person apo motivet e tij, por të paktën e kam aq logjikë dhe të drejtë sa të gjykoj veprat e tij, dhe në rastin konkret, "mallkimin" që ai i bën gjuhës shqipe, si dhe premtimet e gënjeshtra që ai u bën disa njerëzve të thjeshtë dhe të pa shkollë.

    Por problemi qëndron se kur dikush është i verbuar nga fanatizmi fetar, e ka shumë të vështirë të pranojë akoma edhe gjëra që bëjnë muuu që nga larg. (që janë të qarta). Sepse nëse një besimtar ortodoks duhet të pranojë gabimet e Kozmait, i bie që drejtësia e kishës së tij të shëmbet para këmbëve të tij. I duhet pra të zgjedhë midis fanatizmit fetar dhe sinqeritetit. Ose duhet të bëhet akoma edhe më fanatik dhe të justifikojë të pajustifikueshmet, ose duhet të hapë sytë dhe të shohë më në fund se ajo kishë (ortodoksja në këtë rast) nuk është aq e shenjtë dhe e pagabueshme sa e mendojnë.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 08-10-2005 mė 15:27
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #113
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Po konteksti i Filaretos cili eshte?

    Hajdeni ore humbameno...kapni percoret per mjekrre e bertituni ne fytyre "thuaj nje meshe per shpirtin e Petro Luarasit!!!"

  4. #114
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    ky debat eshte i perhapur shume ne interenet sidomos mbas nje shkrimi te profesor Pellumb Xhufit tek www.abc.com.al
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Nje nga praktikat qe Shen Kozmai u mesonte te krishtereve ishte ndarja ne grupe te vogla dhe leximi i Ungjillit se bashku, dhe meditimi mbi te.

    (Dhe te mendosh se jemi ne kohen kur Kisha Katolike te conte ne turren e druve po te ta gjente ungjillin ne shtepi, apo jo Labeat? )
    Meqe po me pyet more matrix, (nuk e di pse duhet te pergjigjem une por nejse), pra te lutem shume me "ndrico" me ndonje rast kur:

    - Kisha katolike paska vene ndonje njeri ne turren e druve ne Shqiperi?
    - Kisha katolike ne Shqiperi ka autorizuar, nxitur, vrare apo helmuar ndonje person (cfardo feje qofte) e per cfardo shkaku?

    Kisha katolike mund te kete shume gabime gjate historise 2000 vjecare, por po flasim per veprimtarine ne Shqiperi e jo ne France apo Firence.
    Se une di qe kisha katolike ka botuar librat e pare shqip 250 vjet para Kazmajt, ka hapur shkolla SHQIP. dhe ka krijuar alfabete shqip.


    Ashtu si kisha ortodokse mund te jete shume e drejte dhe hyjnore, por po flasim per aktivitetin ne Shqiperi e nder shqiptare.
    Se une di qe ka sulmuar gjuhen shqip jo vetem nga shen Kozmai por edhe deri ne fund te shek 19 e fillim shek 20, se ka vrare apo helmuar e mallkur kler e popull pikerisht per shkaqe etnike dhe jo fetare, se peshkopet greke te Korce-Gjirokastres kane marre pjese ne qeveri separatiste me 1914 (Vorio-epirote) per shkeputje territoresh ne favor te Greqise.


    Por si do te lexohej Ungjilli po te mos njihej gjuha ne te cilin ai ishte shkruar?
    Duke e perkthyer, ashtu si per serbet, ruset, bullgaret, rumunet, pse jo edhe per shqiptaret?


    Pra perpara se ta gjykoni dike, mundohuni ta kuptoni.
    Une kuptoj po a e kupton ti?

  6. #116
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    - Kisha katolike paska vene ndonje njeri ne turren e druve ne Shqiperi?
    - Kisha katolike ne Shqiperi ka autorizuar, nxitur, vrare apo helmuar ndonje person (cfardo feje qofte) e per cfardo shkaku?


    Shume bukur ke devijuar, urime....

    Kur kam thene se ne Shqiperi K.Katolike paska djegur ne turre?

    Jo, ne Shqiperi miku im, se ajo kurre nuk arriti te kishte ne Shqiperi ate pushtet sa te digjte ne turre.

    Por hidh nje sy neper Europe e do shohesh se hiri i martireve eshte ende i ngrohte...

    ---

    Une nuk marr pjese me ne kete teme sepse e shoh qe nuk ja vlen.

    Vetem kaq po them se Shen Kozmai nuk ka mallkuar gjuhen shqipe.
    Ai vetem ka thene qe te praktikohet gjuha greke ne shtepi, me qellim qe ajo te mesohet, per te lexuar Ungjillin.

    Perfundimisht, po ju them se ne rast se Shen Kozmai eshte Shenjtor dhe Martir i Krishtit, atehere asnjeri nga ne nuk ja rremben dot kuroren nga koka.

    Ajo qe mua me shqeteson me shume nuk eshte shenjteria e Shen Kozmait, sepse une nuk jam avokat i tij (Dikush Tjeter eshte Avokat i shenjtoreve), por ajo qe me shqeteson eshte gjykimi i menjehershem qe ne i bejme dikujt qe nuk e njohim aspak.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #117
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga harmonies
    Meqe Kozmai njihte shqipen, pasi sigurisht qe predikonte ne shqip, perse nuk mori mundimin ta perkthente Ungjillin nga greqishtja ne shqip? Ndoshta sepse e predikuar ne shqip fjala e zotit kthehej ne fjale djalli? Perderisa Kozmai mendonte keshtu ai ishte shenjtori ne levizje i orthodoksizmit grek.

    Le te shikojme tani thellesine e te te kuptuarit t'juaj Matrix.
    Ore mik, je ne terezi ti apo jo. Ai ka qene agjent dhe jo shenjt, nuk e kuptoni apo nuk doni.
    Shqip llaf,i nje agjent i derguar me nje mision te caktuar, per te ckombetarizuar shqiptaret e krishtere te jugut te Shqiperise. Ndryshe si ta shpjegoj une. Ja mendo te shkosh ne Itali dhe t'ju thuash ndrroni gjuhen..do te te marrin me dru. me e pakta.
    sereno

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Shume bukur ke devijuar, urime....
    Kur kam thene se ne Shqiperi K.Katolike paska djegur ne turre?

    Jo, ne Shqiperi miku im, se ajo kurre nuk arriti te kishte ne Shqiperi ate pushtet sa te digjte ne turre.

    Por hidh nje sy neper Europe e do shohesh se hiri i martireve eshte ende i ngrohte...
    Kush devijon ketu atehere ti qe po kercen neper veprimet e kishes katolike ne Spanje apo une qe po flas per shen Kozmain ne Shqiperi?

    Kisha katolike ne Shqiperi kishte po aq pushtet sa edhe kisha ortodokse ne besimtaret e vet.
    Megjithate ajo asnjehere nuk e perdori influencen e vet per te vrare, helmatisur apo spiunuar tek turqit. Perfundimet nxirri vete

    Per Hirin e Martireve, mos kerce aq larg ti kerkosh neper Europe se ke martiret shqiptare ku vend te nderuar zene P.K.Negovani, P.Luarasi, etj

    Ndersa sa per ata te kishes katolike mos te qaje halli per heretiket e para 500 vjetesh, kemi te fresket martiret e 1945-1990, ku nga 200 klerike katolike regjimi komunist vrau 65 prej tyre dhe pjesa qe mbeti vuajti 900 vjet (9 shekuj) burg komunist.
    Asnje kler (katolik apo jo) ne bote nuk ka dhene kaq martire (si %) per nje peridhe kaq te shkurte.


    Vetem kaq po them se Shen Kozmai nuk ka mallkuar gjuhen shqipe.
    Ai vetem ka thene qe te praktikohet gjuha greke ne shtepi, me qellim qe ajo te mesohet, per te lexuar Ungjillin.
    si dhe te MOS flitet shqip ne shtepi.


    Perfundimisht, po ju them se ne rast se Shen Kozmai eshte Shenjtor dhe Martir i Krishtit, atehere asnjeri nga ne nuk ja rremben dot kuroren nga koka.
    Po njerezit (Patriakana) e shpalli shejtor me 1961, ndersa ketu nuk po shof ndokend qe po perpiqet ti marre meritat... perkundrazi....

  9. #119
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Matrix


    Shume bukur ke devijuar, urime....

    Kur kam thene se ne Shqiperi K.Katolike paska djegur ne turre?

    Jo, ne Shqiperi miku im, se ajo kurre nuk arriti te kishte ne Shqiperi ate pushtet sa te digjte ne turre.

    Por hidh nje sy neper Europe e do shohesh se hiri i martireve eshte ende i ngrohte...

    ---
    Ja dhe matrica ne kundersulm. Ore matric po nuk po flasim per Europen ketu, po flasim per Shqiperine. Ty te leverdis ta pergjithsosh muhabetin sa here flitet per Kishen Orthodhokse qe ti shmangesh cdo argumenti qe nuk mund te japesh dot, dhe te leverdis te pergjithesosh katoliket qe ti sulmosh ato ?
    Une nuk marr pjese me ne kete teme sepse e shoh qe nuk ja vlen.
    Nuk po te mban njeri me zorr
    Vetem kaq po them se Shen Kozmai nuk ka mallkuar gjuhen shqipe.
    Ai vetem ka thene qe te praktikohet gjuha greke ne shtepi, me qellim qe ajo te mesohet, per te lexuar Ungjillin.

    Perfundimisht, po ju them se ne rast se Shen Kozmai eshte Shenjtor dhe Martir i Krishtit, atehere asnjeri nga ne nuk ja rremben dot kuroren nga koka.

    Ajo qe mua me shqeteson me shume nuk eshte shenjteria e Shen Kozmait, sepse une nuk jam avokat i tij (Dikush Tjeter eshte Avokat i shenjtoreve), por ajo qe me shqeteson eshte gjykimi i menjehershem qe ne i bejme dikujt qe nuk e njohim aspak.
    Aty te vjen kutoimi nga nje liber grek, e ti thua qe ne nuk njohim cfare ka thene Kozmai ? Lexohe dhe nje here se cfare shkruan se dukesh si i pire.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #120
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pastaj ti Matrice, Alboja qe mburret me flamurin "bizantin" te Kastrioteve etj etj duhet ta dini mire se kush E DOGJI flamurin tone qe u ngrit ne 1912.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 12 prej 26 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shen Kozma Etoliani
    Nga Tiras nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 19-10-2012, 15:27
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •