Close
Faqja 5 prej 26 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 254
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kte fantazi do ta kishte pase zili cilido pacient i pavionit 17, kjo "logjike" absurde eshte tipike inferiore.
    Ti flet per nji pape qe shquhet si organizatori i Kuvendit Katolik te Arbenit dhe porosites i Illyricum sacrum, ta quash kete ortodoks, nje mendje e semunre dhe inferiore edhe mundet....
    Merre flamurin e familjes se Papes Klementi XI dhe tregoja nje prifti katolik ne Kishen qe ti shkon, dhe pyete clidhje ka ky flamur me Kishen Katolike apo ate Orthodhokse? Ate pergjigje sille edhe ne forum.

    Se mbase i ve veshin fjaleve te priftit katolik dhe jo fjaleve te mia, se ti aq katolik i mire je sa nuk njeh historine e Kishes tende.

    E si te kam thene Pavarsia e Shqiperise eshte rezultat i kryengritjeve katolike-muslimane te Veriut 1910-1911 dhe mbeshtetjes nderkombetare te Austro-Hungarise, e cila ndaloi ekspansionin serbo-grek, dhe po ashtu percaktoi edhe kufinjte me 1913 e me vone.
    Kryengritja e Dede Gjo Lulit ne veri ne 1910-1911 nuk u be per "clirimin e vendit", u be per te protestuar kunder ritjes se taksave nga Sulltani dhe Xhonturqit, kunder mbledhjes se armeve, kunder fushatave te Turgut Pashes ne Kosove dhe Veri te vendit. Dhe Dede Gjo Luli dhe gjithe malesoret u strehuan ne Mal te Zi tek Mbreti Nikolla, i cili i mbajti per nje vit derisa rane ne ujdi me sulltanin dhe u ulen armet. Kryengritja e Malesise erdhi se vilajeti i Shkodres kish gezuar disa privilegje si ne taksa si ne pjesmarrjen ne ushtri, qe Xhonturqit ua hoqen.

    Kurse kosovaret nuk u ngriten per te cliruar vendin nga Turqia, pasi Kosova ishte vilajeti me pro-turk nder 4 vilajet shqiptare, por u ngrit per te mbrojtur privilegjet e para-kushtetutes se xhon-turqve, qe sulltani Adbyl Hamid u kishte akorduar.

    Mos u mundo te shesesh luften per permbushjen e interesave te ngushta lokale, per interesa kombetare, pasi nocioni komb ishte i huaj per veriun e Shqiperise atehere, eshte i huaj edhe sot e kesaj dite per nje komunitet qe ende eshte i organizuar ne bajrake(fise) dhe ndjek nje tradite pagane.

    Te vetmit qe u munduan ti jepnin luftes se Dede Gjo Lulit dhe Isa Boletinit nje orientim kombetar ishin Ismail Qemali i cili leshoi edhe nje promemorie me nje liste kerkesash nga Podgorica, dhe Komitetitet ilegale ne jug te vendit si komiteti i fshehte i Vlores dhe komiteti i fshehte i Korces qe donin te krijonin nje front te perbashket kombetar, dhe jo nje front lokal.

    Albo

  2. #42
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Ne lidhje me shenjtin Kozma, po citoj pjese nga ‘Historia e Shqiperise’ te Faveirial (prift katolik francez), vepra e pare qe jep historine e plote te Shqiperise qe nga lashtesia deri ne gjysmen e dyte te shek. 19.

    ‘murg i Malit Atos, Kozmai lindi ne Megadendron ne Etoli dhe u vra i ngulur ne hu ne 1779 me urdher te Kurt Pashes se Beratit. ..ky murg duke shkuar fshat me fshat nuk predikonte ungjillin, por kercenonte me ckisherim nga patriakati grek te gjithe vllehet dhe te gjithe shqiptaret qe nuk flisnin vetem greqisht. Tregohet ende ne Samaria vendi ku ai u predikonte vlleheve kunder perdorimi te gjuhes se tyre amtare. Me thirrjen e tij, vllehet e Zagorise ne Epir dhe shume te tjere hoqen dore nga perdorimi i gjuhes se tyre amtare.
    Ai predikonte kunder cifuteve dhe cifutet e denoncuan tek Kurt Pasha. Fakti eshte se ai u vra ne hu, jo se kishte predikuar doktrinen e apostujve, por pikerisht helenizmin ne emer te patriarkeve greke. Hapi i pare qe kish bere ky patriakat per te mbjelle helenizmin ne Maqedoni dhe Shqiperi kishte qene suprimimi i patriarkateve te Ohrit dhe te Pejes. I dyte do te ishte asgjesimi i gjuheve popullore, vllehe, shqiptare dhe bullgare.
    Nga Aleksudi mesojme se me 1813, u ndertua nje kishe ne Kalikudesi me urdher te Ali Tepelenes dhe eshtrat e ketij te ashtuquajturi shenjtor u varrosen aty. Perkushtimi i Ali Pashes ndaj Kozmait rridhte nga fakti se murgu grek i kishte parashikuar atij te ardhmen e ndritur. Aleksudi (autor historik mbi metropoline e Beratit) ka perfshire qarkoren e Aliut ne shenimin e tij mbi ipeshkvine e Beratit.’


    Per sa i perket deshires dhe perpjekjeve te Nolit, Konices, etj per nje shtet federal greko-shqiptar (i ngjashem me ate austro-hungarez), kjo ide e cila nuk u pranua nga pala greke, lindi qe te dy shtetet te perballonin se bashku situaten e nje lufte te mundshme kunder sunduesve osmane. Konica mendonte se me kete rast greket do te kontribonin me aftesite e tyre ne fushen ekonomike, kurse shqiptaret me patriotizmin e tyre ne politike. Ideja nuk gjeti mbeshtetje, Greqia gjithmone ka synuar Epirin.
    Mgjth eshte po Konica i cili ne lidhje me aleatin e mundshem grek shprehet:
    ‘Ne shqiptaret kemi frike vetem nga greket, meqe ata kane nje arme te hatashme, dinakerine.’
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  3. #43
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Merre flamurin e familjes se Papes Klementi XI dhe tregoja nje prifti katolik ne Kishen qe ti shkon, dhe pyete clidhje ka ky flamur me Kishen Katolike apo ate Orthodhokse? Ate pergjigje sille edhe ne forum.
    E njejta gje vlen per ju.

    Sa per Dede Gjo Lulin dhe Kosoven duket qe e paske mesuar shtrember historine dhe akoma me shtrember po e percjell. Ne Kosove jane shkembyer 300.000 vete ose me sakte jane marre e jane cuar ne turqi (lexo Freulich-JUKA) dhe ti po na tregon se ishin me pro-turqit ? Flamuri eshte ngrejt andeja dhe ne Shkup perpara se te ngriheshe ne Vlore, po ti meson historine nga KOASH-i qe fillon me ardhjen e Janullatosit dhe jo me themelimin e saj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Albo,
    eshte shume komike si kerkon te besh te bardhen te zeze, dhe te konsiderosh pavarsine e Shqiperise si rezultat i orthodoksise.

    Komuniteti ortodoks ka dhe ne figura te shquara ne luften per pavarsi si P.Sotirin, Th.Germenjin, M.Gramenon, por pavarsia e vertete erdhi nga lufta me arme ne dore e kryengritjeve anti-osmane ne Malesine e Madhe (Hoti-Gruda) dhe ne Kosove (I.Boletini, I.Seferi, B.Curii, H.Prishtina.

    Keto kishin filluar te pakten qe me 1878, dhe nder te tjera kleri katolik kishte qene shume aktiv jo me arme por me shkolla e me botime per ndergjegjesimin e Shqiptareve.

    Fishta, Mjeda etj me poezi e botime si "Lahuta", "Liria" etj por edhe me aktivitet politik e kulturor, ishin tharmi i levizjes kombetare ne Veri qe solli pavarsine.

    Ne aspektin nderkombetar ishte rezultat i politikes Austro-Hungareze e cila ka qene anti-sllave, dhe anti-greke ne Ballkan. Kjo do te preferonte shqiptaret nen Turqine e cila ishte nen ikje e siper, po jo nen Serbet e greket qe ishin ne rritje.

    I.Qemali eshte nje figure pa aktivitet te madh para pavarsise, ai bile kerkonte autonomi dhe jo pavarsi deri ne momentin kur Min.Jashtem Bertold i beri te ditur se Lufta Ballkanike nuk kishte shans per prani turke te metejshme dhe e vetmja mundesi ishte pavarsia, per cka edhe u dergua ne Shqiperi me vaporr austriak fill e nga Vienna.
    Pavarsia e Shqiperise nuk do te ishte njohur nderkombetarisht (aq shpejt) po te mos ishte Vienna, dhe qendrimi austriak ne Londer e mbrojti vendin tone ne kufijte e sotem.

    Ndersa armiqte me te eger per copetim ishin Serbia, Greqia dhe Rusia.

    Kisha ortodokse ne ate kohe ishte pro-pretendimeve greke per copetimin e Jugut.

    Kisha katolike ishte per nje komb te bashkuar shqiptar dhe per shtet shqiptar.

    Kleri musliman ishte i percare ne dy rryma; njera liberale e shifte fundin e Turqise dhe e kuptoi se Shqiperia e pavarur ishte mundesia e vetme; nje rryme tjeter haxhi-qamiliste nuk jetonte ne kete shekull po ne shek e 16 dhe kerkonte Turqine.

    Prandaj te them qe ti si anti-shqiptar qe je qe i quan levizjet e vieteve 1911-1912 si tribunale njerezish te egjer, e ke shume gabim per keto arsye:

    1) Ne krye te atyre levizjeve qendronin njerez te shkolluar, dhe patriote si per katoliket (kleri me universitete e doktoratura, L.Gurakuqi, H.Mosi, bajraktare te shkolluar si S.Baci etj, po ashtu nga muslimanet si H.Prishtina (deputet) etj etj)
    2) ne memorandumin e Gerces I.Qemali ishte figure dytesore, i cili madje shifej me dyshim nga pjesmarresit.

    Mbas L1B miku i vetem i shqiptareve Austro-Hungaria e humbi luften dhe me 1919 ne Konf Paqes ne Paris nuk kishte asnje mik shqiptar (do te shpjegoj edhe per USA-n me vone).

    Egzistenca e shtetit shqiptar ishte ne dileme te madhe sepse ishte e pushtuar nga Franca, Italia e Serbi-Mali i Zi. Keto pretendonin se Shqiperia nuk duhet te ekzistoje per keto arsye:

    1) Shqiptaret nuk ekzistojne si komb, ata jane turq, greke dhe nje minoritet katolik, 3 fe te papajtueshme.

    2) Shqiptaret jane te paafte te vetqeverisen per arsye te pa-aftesise shtetformuese, dhe krimeve e vrasjeve qe ndodhin ne kete vend pa ligje

    3) Pretendimeve territoriale vorio-epirote nga Greqia (ortodokset jane greke), dhe Serrbe (Kosova djep serb).

    Rusia i mbeshteti shume keto pretendime qe kerkonin ndarjen e Shqiperise ne 2-3 pjese, Serbia deri ne Shkumbin, Italia Vloren dhe Greqia Jugun deri ne Shkumbin.

    Delegacionin shqiptar e kryesonte Turhan Pashe Permeti diplomat i nderuar i kohes osmane.
    Ne te merrnin pjese 3 prifterinj katlike perfshi Imzot Luigj Bumcin peshkop i Shkodres, dhe At Gjergj Fishten anetar.

    Ti them keto per te shpjeguar rolin e klerit katolik dhe Vatikanit ne shpetimine Shqiperise kur peshkopet ortodokse formonin qeveri per bashkimin me Greqine.

    (vijon)

    Delegacioni shqiptar perbehej nga disa

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Cfare ndodhi ne Paris:

    Me 1919 delegacioni shqiptar e pa se shanset ishin shume te vogla per shpetimin e Shqiperise.

    Turhan Pasha-kryetari duke pare se "fytyra" muslimane e delegacionit i zvogelonte shanset perballe shteteve "te krishtera" anti turke si Serbi/Greqi, me deshiren e keshillin e atij vete ja liroi kryesine e delegacionit imzot Bumcit ipeshkev i Shkodres, dhe At.Gjergj Fishta u caktua sekretar i perfaqesise Shqiptare, per ti treguar te pranishmeve unitetin e shqiptareve:

    Fjalimin ne emer te delegacionit shqiptar e mbajti At Gjergj fishta:

    Po e riprodhoj me shkurtime:

    FJALA e AT GJERGJ FISHTES ne Konf Paqes Paris 1919:

    “...Cili popull ka ndjesi mė tė kthjellėta nė Ballkan se populli Shqiptar?
    A mos vallė sllavi i ngadalshėm e i ngathtė, qė i pėrkulur mbi shatė deri dje nuk merrte frymė pa urdhėr tė Carit tė vet autokrat?
    Apo Greku, ajo skilja e vjetėr qė gjithmonė si njė bimė parazitare iu ngjesh mė tė fortit pėr tė mbajtur gjallė shpirtin e vet?
    A po ėshtė Shqiptari qė ėshtė mbėshtetur nė fuqitė e veta, qė ėshtė i drejtė me miqtė, bukėdhėnės me tė huajt, dhe i rreptė me armiqtė? Balli madhėshtor i shqiptarit nuk ju pėrkul kėrkujt pėrveēse Zotit tė vet. Ishin pushtuesit mbi Shqipėrinė, por kurrė nuk u bėnė zotėrues mbi shqiptarėt.
    Pėr liri tė vet zoni shqiptari, bėn Fli shtėpinė, Tokėn e mjerisht edhe Besimin.

    Derisa shqiptarėt luftonin kundra Turkut pėr Liri tė Shqipėrisė e Europės mbarė, ēfarė bėnin Grekėt e Serbėt, ata qė sot konferenca e Paqes ėshtė duke mbajtur nėn sqetull si djem dėshiri?
    Grekėt edhe atėherė kur Turqit kishin mbėrritur nė dyert e Kostandinopojės, rrinin duke u marrė me ēėshtje fetare kundėr Kishės Romės. Kėshtu edhe despotio i Serbisė niste krushqi me turq duke i dhėnė tė bijėn pėr grua sulltanit, dhe ndaloi bashkimn e ushtrive tė Skėnderbeut me ata tė Huniadit, duke shkaktuar thyerjen e ushtrive tė Krishtera nė Varna qė mori nė qafė gjysmėn e Europės.

    E tani pikėrisht kėta Grekė e Serbė janė ata qė mė fort se kėrkush tjetėr shpifin kundėr shqiptarėve e thonė se kėta s’kanė bėrė asgjė pėr liri e pamvarėsi tė kombit tė vet.
    Historia e perandorisė Osmane ka shėnuar jo mė pak se 54 kryengritje tė mėdha qė gjatė 400 vjetėve kombi shqiptar i bėri Qeverisė otomane.
    Edhe Greqia ėshtė njė lule e rritur me gjak shqiptari. Xhavellat e Boēarėt kanė qenė trima shqiptarė; e kėtė punė me pasė me e pyet Venizollosinsi dijetar e jo si diplomat do t’ua kishte treguar vetė, por edhe nė mos dashtė me jua tregue ua kallxon Lamartini...
    Serbėt nė kohėn e luftės Ballkanike me shpata kanė therur nėnat shqiptare e foshnjat e nxjerra nga barku i tyre i kanė djegur me pishė pėr tė ndriēuar vendin me to, dhe sot konferenca ka trefishuar shtetin e tyre. Grekėt kanė kryqėzuar popullin shqiptar tani nė shekullin e 20-tė, ndėrsa konferenca ka menduar t’u japė mandatin mė tė qytetėruar...

    Pse nuk duhet tė dalė shqiptari i liriė dhe i pavarur kur ai nuk njeh dhe nuk i bėn kėto mizori? Por edhe sikur tė marrim e tė krahasojmė popujt, unė mund t’ju them se kombi shqiptar nuk ėshtė treguar kurrė mė i egėr e mė barbar se disa kombe tė tjerė tė qytetėruar. Po ju pėrmend se si Spanjollėt kanė vrarė mė tepėr se 15 milion Indian tė Amerikės, si tregon imzot De la Casa nė njė relacion qė i dėrgon mbretit tė Spanjės. Nuk po ju pėrmend nė ē’mėnyrė Henrikėt e Elizabetat e Anglisė kanė kryer reformat e besimit nė vendin e tyre, vetėm po dėshiroj t’ju kujtoj kobin e Zi qė mbuloi vendin tuaj tė bukur, kur populli i Francės nė kryengritjen e 1789 arrin tė marrė armėt nė dorė pėr tė rrėzuar autoritetet e nderuara. Ju zotėri e dini fort mirė se si ky popull francez qė deri atėherė ishte pasqyrė dhe modeli i Elegancės e mirėsjelljes jo vetėm e lau me gjak tė vėllezėrve tė vet tė tėrė Francėn, por nuk i fali as eshtnat e fatosave tė vet qė i kishin sjellė aq nderė kėtij kombi tė madh.

    Kėshtu duhet t’ju kujtoj se gjakderdhja dhe pėrdorimi i dhunės bėhet tamam nė kohėt tona nė Europėn e lulėzuar siē ėshtė Italia, ku e pėrkohshmja “La civilta cattolica” nė numrin e vet tė gjysmės sė parė tė dhjetorit tė 1914 botonte njė artikull interesant, nė tė cilin me statistikė nė dorė thotė se nė Itali pėr 20 vjet rresht nga viti 1894 deri mė 1914 ēdo vit kanė ndodhur nga 100 mijė vrasje me 3% tė numrit tė popullsisė. Ndodhin kaq shumė nė njė vend ku ka xhandarmėri, ushtri, flotė e polici, gjykata, shkolla e Institucione tė tjera kulturore, atėherė pėrse nuk u dashka t’i njihet pamvarėsia Shqipėrisė ku numri i tė vrarėve siē dihet prej statistikave me zor mbėrrin 1%, kur nuk ka asnjė nga Institucionet qė pėrmenda mė lart? ...

    Tani tė themi pse shqiptarėt nuk u bashkuan kurrė nė njė shtet. Kush i mban mend Grekėt edhe nė kohėt mė tė lumtura tė tij tė kenė qenė tė bashkuar nė njė shtet para shekullit tė 19-tė? Ata edhe nė kohėt mė tė mira kanė kėrkuar ushtri tė huaja pėr tė vrarė njėri-tjetrin, ndėrsa shqiptarėt i kthyen pushkėn tė huajit dhe u kthyen nė faktor tė parė tė pamvarėsisė sė Greqisė...

    Unė do t’ju vėrtetoj se psiqika e kombit shqiptar nuk ėshtė kurrė mė e ngathėt se ajo e sllavėve. Roli i poezisė qė zotėron mė shumė tek sllavėt ėshtė legjenda. Fatosat e kombit sllav, ashtu si i paraqet poezia popullore nuk janė njerėz tė njė fuqie tė jashtėzakonshme si Akili, Diomedi apo Ajaksi tė Iliadės, por janė disda pėrbindėsha tė pėrēudnuar qė s’di njeriu nėse janė kuēedra apo katallaj e maluketėr tė trishtueshėm. Kėshtu bie fjala Krajleviē Marku tani kėrcen me kalin e vet nga njė mal nė tjetrin e tani han 50 okė groshė nė njė vakt, tani pin verėn me legena 12 okėshe, e tash e hedh topuzin tre ditė udhė larg. Kisha me thanė se madhėsia e kėtyre fatosave qė i pėrgjigjet njė sfinksi qė nuk ėshtė as shtazė e as njeri e asgjėsendi qė tė ketė natyrė ose mendje njeriu veēse njė qenie e ēuditshme qė s’thotė asgjė e s’duhet pėr kurrgjė. Duke dėgjuar ato kėngė herė tė duket se jeton nė ato kohė, kur flisnin hardhucat e zogjtė, e ujku e dhelpra ishin ndrikull e kumbarė, nė periudhėn indiane qė pėrzjeu dhe bėri pshesh sendet e mbinatyrshme me ato tė natyrshme. Pra vjershėtori sllav ka qenė i shtrėnguar tė pėrftonte disa forma krejt shpellare me fatosa matrahula e maluketėr. Duhet tė themi se mentaliteti i atij populli nuk ėshtė zhdėrvjelluar aq sa tė plotėsojė proporcionet e numrit, peshės e masės, e se prandaj ka mbetur akoma nė njė shkallė mjaft tė ulėt qytetėrimi...

    Poezia popullore shqipe ėshtė krejt ndryshe. Shqiptari ndėr poezitė e veta nuk kėndon pėr tė tjerėt, ai kėndon pėr vete. Ndėr luftėra e nė punė trimėrie, ai nuk pėrqėndrohet tek faktet por shqyrton vetėm rrezet e namit e tė lumturisė, ai shkreptinė. Prej fakteve, nami e lumturia janė ideali i tij, e prej kėtij ideali i mbushet shpirti me entuziazėm duke i gufuar zemra me kėngėt qė kėndon si ai zogu i verės qė kėndon jo pėr tė tjerėt, por vetėm se nuk i rrihet pa kėnduar ndėr blerime e hije tė lugjeve mbi ato shkėmbenj gurrash tė argjendta. E me gjithė forma e jashtme dhe e brendshme ecin lirisht, ėmbėlsisht si pranverat e Arbėrit... s’ka shumė vjet qė profesori i Universitetit tė Gracit, filologu i pėrmendur Majer thoshte se poezia popullore shqipe, pre pikpamjes estetike ėshtė mė e bukura ndėr tė gjithė tė tjerat e Europės.

    Ėshtė punė e arsyeshme qė shteti shqiptar tė pėrtėrihet gjeografikisht deri ku arrin kombėsia e tij nė mėnyrė tė pandashme prej qendrės sė vet, sepse e drejta e vetvendosjes nuk ėshtė e lidhur me individ, as me grupe njerėzish, por me bashkimin e pėrgjithshėm prej tė cilit pėrbėhet kombi. Populli shqiptar flet gjuhėn e vet, e prej kėtej rrjedh se tė gjithė ata qė flasin kėtė gjuhė, kanė kombėsi krejt tė vetėn, tė ndarė prej kombeve tė tjera tė Europės.

    E tėrė krahina e Kosovės, pra qė prej Konferencės sė Londrės (1913) i qe lėshuar Serbisė, e mbarė Epiri i Veriut tė cilin e lakmon Greqia, janė banuar kryekėput prej shqitparėsh, e prandaj e drejta kėrkon qė tė njihet si shtet shqiptar, se e vėrteta duket qartė sipas statistikave qė prej vitit 1909 e kėtej janė bėrė proporcionet Entologjike tė popullsisė tė Shqipėrisė.

    Prej statistikave del nė shesh, se ndėr krahinat e lėshuara prej Konferencės sė Londrės, serbėve e grekėve sadopak 80% e popullsisė ėshtė thjeshtė shqiptare. Serbėt duan tė thonė se banorėt e Kosovės me rracė janė tė gjithė sllavė, por me kohė janė bėrė shqiptarė. Kėtė fjalė thonė edhe Grekėt pėr banorėt e Epirit tė Veriut, por nuk flasin tė vėrtetėn. Po tė ishte kėshtu pėrse Serbia vrau 200 mijė Kosovarė e Greqia djeg 360 fshatra e vret e vdes urie mbi 50 mijė vetė?

    Qyshse serbėt kanė vrarė qindra mijėra vetė dhe grekėt kanė vrarė e djegur, njėri nė Kosovė e tjetri nė Epirin e Veriut duket aēik se as Kosovarėt nuk janė slavė e as banorėt e Epirit tė Veriut nuk janė Grekė...”


    Faktet flasin vete kush punoi e kush foli per gjithe popullin shqiptar pa dallim...

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Sa per Dede Gjo Lulin dhe Kosoven duket qe e paske mesuar shtrember historine dhe akoma me shtrember po e percjell. Ne Kosove jane shkembyer 300.000 vete ose me sakte jane marre e jane cuar ne turqi (lexo Freulich-JUKA) dhe ti po na tregon se ishin me pro-turqit ? Flamuri eshte ngrejt andeja dhe ne Shkup perpara se te ngriheshe ne Vlore, po ti meson historine nga KOASH-i qe fillon me ardhjen e Janullatosit dhe jo me themelimin e saj.
    Mire atehere qe i perzinte Serbia me force, po sot kush i perze qe fluturojne drejt Turqise? Kosova ka patur edhe ka islamike fanatike ne rradhet e shqiptareve dhe nje minoritet te konsiderueshem turk, qe flet turqisht e jo shqip edhe sot e kesaj dite kur nuk ka as serb dhe as malazez ne Kosove. Kryesisht jane me qender ne Prizren por gjen edhe ne qytete te tjera te Kosoves plot sa te duash. Keta elemente bene qe Kosova te mos i jepte asnje rilindas ceshtjes sone kombetare dhe Hasan Prishtina, deputeti i Kosoves ne parlamentin turk te xhonturqve, te ishte intelektuali i vetem me nje ndergjegje kombetare, se bashku me Nexhip Draga. Por edhe Hasan Prishtina e shikonte Shqiperine vetem si nje vend autonom nen Turqi.

    Kurse Isa Buletini, Bajram Curri, ne kryengritjen e 1911 ne Kosove, insistuan per njohjen e privilegjeve qe keta gezonin ne kohen e para kushtetutes se 1908 te xhonturqve, ne kohen e sulltan Abdyl Hamidit, dhe kryengritja e tyre nuk kish fare nje karakter kombetar, pasi ata nuk kerkonin as autonomi dhe as perdorimin e gjuhes shqipe ne shkollat e tyre, per ishin Shqiperi te forte nen nje Turqi te forte. Kete mendim e ndante edhe Hasan Prishtina, me dallimin e vetem se ky ishte me liberal se Isa Boletini dhe Bajram Curri qe ishin njerez te pashkolluar.

    Lexo "The Albanian National Awakening" te Stavro Skendi, botuar nga Princeton University.


    Labeati, At Gjergj Fishta ka qene kolos dhe gezon respektin tim si patriot, por ai nuk fliste ne emer te gjithe komunitetit katolik. At Fishta ka perfaqesuar vetem shoqaten Bashkimi, dhe ne Shkoder gjeje edhe shoqaten Agimi e cila kish alfabetin e saj ndryshe nga bashkimi. Kontributi me i madh i Fishtes erdhi ne Kongresin e manastirit ne 1908 mbi gjuhen shqipe, ku te pakten ne parim u pranua perdorimi i alfabetit latin per shkrimin e gjuhes shqipe pas 10 dite diskutimesh te te pranishmeve.

    Katoliket e Mirdites me At Docin ne krye ishin anti-italiane dhe pro-austro-hungareze, kurse ata te Shkodres ishin pro-italiane dhe anti-austriake. Ajo qe ti harron te zesh ne goje me lart eshte qe Austria nuk i trembej aq shume avancimit te sllaveve, se sa i trembej rritjes se prezences italiane ne Adriatik. Pra te dy vendet katolike kishin nje perplasje interesash midis tyre kur vinte fjala tek Shqiperia. Edhe kur vinte fjala tek hapja e shkollave ne Shkoder, ato ndaheshin ne shkolla te sponsorizuara nga Austro-Hungaria dhe shkolla te sponsorizuara nga Italia, ne shkolla qe drejtoheshin nga murgj jezuite, dhe ne shkolla qe drejtoheshin ne murgj Franceskane, ne klerin katolik vendas qe mbeshteste alfabetin e Agimit dhe ne klerin katolik qe mbeshteste ate te Bashkimit. Ndarja e klerit katolik me dysh vinte pikerisht nga perplasja e interesave Austro-Italiane, qe perdornin Kishen Katolike per te avancuar interesat e tyre ne Shqiperi, sidomos Austro-Hungaria.

    Sa per mbeshtetjen e Austro-Hungarise per pavaresine e Kosoves, ajo erdhi vetem ne momentin e fundit, kur serbet dhe malazezet vune perpara Turqit ne 1912 nga Veriu, bullgaret u leshuan nga Lindja drejt manastirit, dhe greket nga jugu. Deri me atehere Austro-Hungarezet ishin per ruajtjen e status-quo dhe per mbajtjen gjalle ne kembe te perandorise otomane, pasi Austro-Hungaria kish mareveshje me Porten e Larte qe Italia nuk i kish si "protektoratin kulturor". Greqia dhe Italia i shpallen lufte Turqise disa vjet me pare, por Austro-Hungaria nuk e beri nje gje te tille.

    Vetem kur status-quo ishte prishur dhe Shqiperia ishte ne meshiren e fatit te fqinjeve te saj, Austro-Hungaria e mbeshteti pavaresine e Shqiperise vetem me fjale apo ndihme transporti per Ismail Qemalin, pasi ushtrine e saj nuk e dergoi ne Shqiperi qe te ruante terresine territoriale Shqiperise, sic u kish premtuar shume patrioteve shqiptare, si Monsignor Prenk Docit te Mirdite, deputetit ne parlamentin turk Shahin Kolonjes, Faik Konices, etj, te cilet Austro-Hungaria sponsorizonte ne aktivitetin e tyre.

    Pse ti shkruaj te gjitha keto? Pasi ty te pelqen ta portretizosh Greqine si nje kercenim te madh per Shqiperine, kur ne fakt kercenimi qe vinte nga jugu i Shqiperise ishte kercenimi me i vogel qe i kanosej, krahasuar me kercenimin Turk, austriak, italian, bullgar qe ishin te gjithe ne pozita shume here me te forta se mbreteria greke qe mbahej ne kembe vetem me mbeshtetjen angleze.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-10-2005 mė 20:32

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne lidhje me shenjtin Kozma, po citoj pjese nga ‘Historia e Shqiperise’ te Faveirial (prift katolik francez), vepra e pare qe jep historine e plote te Shqiperise qe nga lashtesia deri ne gjysmen e dyte te shek. 19.
    Prifti HERETIK Faverial, nuk vlen as sa thoi i kembes se Shen Kozmait, profecite e te cilit po behen realitet edhe sot e kesaj dite. Mjafton te lexosh frymen e shkrimit te Faverial per te kuptuar se me ke ke te besh!

    Po, eshte e vertete se Shen Kozmai u masakrua dhe u hodh ne lume pas ankeses se TREGTAREVE IZRAELITE te cilet ushtronin aktivitetin e tyre ne Shqiperi dhe perfitonin nga analfabetizmi i shqiptareve per ti mashtruar me mallrat e tyre. Shen Kozmai nuk i urrente hebrejte, urrente tregtaret jo te ndershem hebrej te cilit ai i denoncoi me gjithe forcen e tij ne publik ne mes te te gjitheve.

    Kallzimi i Shen Kozmait nga tregtaret hebrej tek Kurt Pasha i Beratit, armiku i Ali Pashait, erdhi per te permbushur misionin e Shen Kozmait mbi toke. Ashtu si Zoti yne Jisu Krisht u tradhetua dhe u kryqezua nga populli i tij hebre, edhe lutja e Shen Kozmait u degjua nga Perendia duke i dhuruar nje fund prej martiri te Krishtit.

    Shen Kozmai nuk profetizoi vetem ngritjen e Ali Pashait, por edhe fundin e tij. Arsyeja perse Ali Pashai e ndryshoi politiken e tij ndaj te krishtereve orthodhokse, te cilet i mbeshteti dhe nuk i persekutoi, ishte pikerisht urtesia e plakut te shenjte Kozma!

    Qe te mos ngeleni pre e injorances suaj qe ju shtyn te besoni shpifjet e nje heretiku katolik francez mbi nje shenjtor te krishtere, duhet te lexoni ca me shume mbi jeten e Shen Kozmait nga goja e vete Shenjtorit. Shen Kozmai flet me gojen e tij edhe ne forumin shqiptare, mjafton te shpenzoni ca kohe te lexoni e degjoni, se mbase e gjeni armikun e shqiptareve ne fjalet e tij me kollaj.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=39920



    Shen Kozmai, Apostulli i te Varferve


    "Ne cdo qytet qe te hyni, falini paqe atij qyteti"

    Perendia dhe Zoti yne, Jezu Krisht, vellezer, i zoti dhe sunduesi me i dashur, krijuesi i engjejve dhe gjithe krijesave perceptueshme dhe inteligjente, u prek nga miresia qe ka per racen njerezore dhe na dha dhe vazhdon te na jape cdo dite, cdo ore, dhe cdo moment nje numer te pafund dhuratash. Pervec ketyre, ai zbriti dhe u be nje njeri perfekt nga Shpirti i Shenjte dhe nga gjaku me i pastert i Zonjes sone, Hyjelindeses dhe Virgjereshes se Perjetshme Mari, ne menyre qe ne mund te shpetojme nga duart e djallit dhe te behemi bij dhe trashegimtare te mbreterise se tij, qe te gezojme perjete ne parajse se bashku me engjejt, dhe te mos digjemi ne ferr me pabesimtaret dhe demonet.

    Misioni i Apostujve

    Ashtu si sundimtari ka vreshta dhe fusha dhe merr ne pune puntore, ashtu edhe Zoti qe ka gjithe boten si vresht mori 12 Apostuj dhe u dha hiresine dhe bekimin e tij dhe i dergoi anembane botes qe tu mesonin njerezve si te jetonin mire mbi toke, ne paqe, me dashuri, dhe me vone te shkojne ne parajse per te gezuar ne perjetesi. Ai i dergoi ata qe tu mesonin njerezve si te pendoheshin, te besonin, dhe te pagezoheshin ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte, dhe te kishin dashuri per Zotin dhe per vellezerit e tyre. Kudo ku shkuan Apostujt dhe u mirepriten nga vendasit, Zoti i urdheroi qe te bekonin token, dhe kudo ku shkuan dhe nuk u mirepriten, Zoti i urdheroi qe te shkundnin tymin nga kepucet e tyre dhe te iknin prej andej.

    Me te marre hiresine e Shpirtit te Shenjte, Apostujt e shenjte, si sherbetore te zgjuar dhe besnike te Krishtit, vrapuan si vetetima ne gjithe boten. Me hiresi sheruan te verberit, te shurdhet, lebrozet, dhe ata te pushtuar nga demonet. Dhe ajo me madheshtorja, ne emer te Krishtit ata urdheruan te vdekurit dhe ata u ngriten perseri nga varri.

    Ne cdo toke qe Apostujt shkuan dhe u mirepriten nga njerezit, ata i kthyen keta njerez ne te Krishtere, kurorezuan peshkope dhe prifterinj, ngriten kisha, dhe bekuan token qe te behej nje parajse mbi toke, e mbushur me gezim dhe hare, nje vendbanim engjejsh, nje vendbanim per Krishtin tone. Por ne ato vende qe shkuan dhe nuk u priten nga njerezit, ai i mesoi ata qe te shkundnin pluhurin nga kepucet e tyre, dhe nje mallkim ne vend te nje bekimi ngeli mbi ate toke, nje vendbanim per djallin dhe jo per Krishtin.


    Jeta dhe Misioni i At Kozmait

    Eshte veprim i urte dhe i duhur per nje mesues, qe kur do te japi mesim, te njihet me pare me nxenesit e vete dhe po ashtu nxenesit te kene nje mundesi qe te vleresojne se cfare mesuesi ai eshte.

    Une, vellezer, qe me ka bere te denje perkushtimi i Krishtit qe te qendroj ne kete vend te shenjte apostolik, kam pyetur per ju para se te vija ketu dhe kam mesuar qe me hiresine e Perendise dhe Zotit Jezu Krisht ju nuk jeni greke, ju nuk jeni te pabese, heretike, te pazot, por jeni besimtare te Krishteret Orthodhokse qe besoni dhe jeni pagezuar ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte; ju jeni bijte dhe bijat e Krishtit tone. Dhe jo vetem une nuk jam i denje t'u mesoj ju, por as tu puth kembet, sepse secili prej jush vlen me shume se gjithe bota. Fisnikeria juaj duhet te kete degjuar per mua. Dhe e di qe disa njerez ju kane thene gjera te tjera per mua, por nese doni te mesoni te verteten, une do tua tregoj.

    Atdheu im tokesor i pafrytshem dhe i rreme eshte provinca e Artes, ne distriktin e Apokouro. Babai, nena dhe familja ime te gjithe jane besimtare te devotshem te Krishtere Orthodhokse. Megjithate, edhe une vellezer jam nje njeri me plot mekate, me shume se cdo njeri. Por une jam nej sherbetor i Zotit tone Jezu Krisht qe u kryqezua. Jo se une jam i denje per te qene sherbetori i Krishtit, por Krishti denjoi qe te me bente shebertorin e tij fale perkushtimit te tij. Prandaj vellezer, une besoj, lavderoj dhe adhuroj Krishtin tone. Eshte Krishti te cilit une i lutem qe te me pastroje nga cdo mekat shpirteror apo trupor. Eshte Krishti te cilit une i lutem qe me japi fuqi ne menyre qe te jem ne gjendje te pushtoj 3 armiqte: boten, mishin, djallin. I lutem Krishtit qe te me beje te denje qe edhe une te derdh gjakun tim per dashurine e tij ashtu sic e derdhi ai gjakun e tij per dashurine time.

    Nese do te ishte e mundur vellezer qe une te ngjitesha ne qiell dhe te bertisja me nje ze te forte predikimin se vetem Krishti eshte Biri dhe Fjala e Zotit, Zoti i vertete dhe jeta e gjithckaje, do ta kisha bere nje gje te tille. Por duke qene se une nuk mund te bej dot nje gje kaq te madhe, bej kete gjene e vogel nga ana tjeter: eci nga nje vend ne tjetrin dhe u mesoj vellezerve te mi me aq sa mundem, jo si mesues por si vella. Vetem Krishti yne eshte mesues.

    Sa u preka nga kjo vellezer, do tua tregoj. Pasi e lashe atdheun tim 50 vjet me pare, udhetova ne shume vende, keshtjella, qytete, fshate, dhe ne menyre te vecante ne Konstandinopoje. Qendrova me gjate se kudo ne Malin e Shenjte, 17 vjet, ku derdha lot per mekatet e mia.


    Thesaret e Ungjillit

    Ne mes dhuratave te pafundme qe me ka dhene Perendia, ai me beri te denje qe te mesoj pak dije greke dhe keshtu munda qe te behem murg. Duke studiuar Ungjillin e shenjte, gjeta ne te mesime nga me te ndryshmet te cilat per mua jane diamante, thesare, pasuri, gezim, ngazellim i jetes se perjetshme. Ne mes gjerash te tjera, gjeta edhe kete mesim ne te cilin Krishti na thote: asnje i krishtere, nuk duhet ta vrasi mendjen vetem per vete, e si mund te shpetoje po veproi keshtu, prandaj duhet te vrisni mendjen edhe vellezerit tuaj ne menyre qe ata te mos bien ne mekat.

    Duke degjuar kete mesimin me te dashur te Krishtit tone, qe te mendojme edhe per vellezerit tane, mu ngulit ne zemer per shume vite ashtu si ai krimbi qe gryen pak nga pak drurin. Duke patur parasysh injorancen time, cfare mund te beja?

    Kerkova keshillen e eterve shpirterore, peshkopeve dhe patriarkeve dhe ju tregova per mendimet e mia, dhe i pyeta nese keto pune te miat ishin te pelqyera ne syte e Perendise. Te gjithe me shtyne qe ti vija ne jete keto mendime pasi keto pune te miat ishin te mira dhe te shenjta.

    Ne fakt, i shtyre edhe nga Shenjteria e Tij Patriarku Sofroniosmai, bekimi i Tij qofte me ne - mora edhe bekimin e Tij te shenjte, braktisa perparimin tim, mireqenien time, dhe shkova duke ecur nga nje vend ne tjetrin qe te mesoja vellezerit e mi.


    Hiresia eshte Falas

    Ne fillimet e mia si mesues, me lindi nje mendim qe tu kerkoja para njerezve sepse isha koprac dhe i doja fort parate, monedhat e florinjta akoma me shume, jo si fisnikeria juaj qe i percmoni parate, apo jo?

    Por duke studiuar Ungjillin e Shenjte, gjeta nje mesim tjeter ku Krishti shprehet: "Une u jap hiresine time falas, qe dhe ju duhet tua jepni falas vellezerve tuaj; jepni mesim pa pagese, keshilloni pa pagese, degjoni rrefime pa pagese, dhe nese kerkoni apo merrni ndonje pagese per mesimet tuaja, te medha apo te vogla qofshin, apo qofte edhe nje qindarke, une do tu bej te vdisni dhe do tu shpie ne ferr."

    Duke degjuar kete mesim kaq te embel te Krishtit vellezer, qe duhet te punojme per vellezerit tane pa pagese, mu duk edhe mua ne fillim si shume e veshtire. Me vone ama, mu duk shume i embel si mjalti, dhe e lavderova e lavderova Krishtin 1000 here sepse ai me mbrojti nga pasioni per para. Fale hiresise se Perendise dhe Zotit tone Jezu Krisht, te Kryqzuarit, une nuk kam as kulete, as shtepi, as shporte, dhe as nje robe tjeter se kjo qe kam veshur.

    Dhe perseri i lutem Perendise qe asnjehere te mos lejoje qe te ble nje kulete deri ne fund te jetes time, sepse nese filloj qe te marr para, i humbas te gjitha menjehere vellezer. Nuk mund ti sherbej te dyjave: ose Zotit ose djallit.



    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=39920

    Ju premtoj se se shpejti do tu sjell listen e te gjitha profecive te shenjtorit ne shqip, pasi shume prej profecive kane lidhje me Shqiperine dhe shqiptaret.

    Jo per gje, por u jap material edhe ju "patrioteve" shqiptare qe te gjeni armikun edhe ne jeten e nje shenjtori!

    Albo

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Labeati, At Gjergj Fishta ka qene kolos dhe gezon respektin tim si patriot, por ai nuk fliste ne emer te gjithe komunitetit katolik.
    Meqe At Gjergj Fishta dhe monsinjori i Shkodres imzot Luigj Bumci, - perkatesisht sekretar dhe kryetar i delegacionit te paqes ne Paris, nuk paskan perfaqesuar komuntitetin katolik, atehere kush na paska qene perfaqesuesi?
    A ka emer apo ?
    Mos fol per gjera qe nuk i njeh, se nga mons.Bumci varej Abacia e Mirdites dhe gjithe kleri.

    Vetem kur status-quo ishte prishur dhe Shqiperia ishte ne meshiren e fatit te fqinjeve te saj, Austro-Hungaria e mbeshteti pavaresine e Shqiperise vetem me fjale apo ndihme transporti per Ismail Qemalin, pasi ushtrine e saj nuk e dergoi ne Shqiperi qe te ruante terresine territoriale Shqiperise,
    Pikerisht kete po perpiqem te te sqaroj. Te dergonte ushtrine e saj ne Shqiperi do te quhej PUSHTIM, dhe ti do te cirreshe ketu ne forum.
    Garancia austriake dhe mbrojtja ishte ne tavolinen e Londres ne prill 1913 dhe ne pjesmarrjen e Komisionit te Kufinjve ku fale saj u krijua shteti shqiptar dhe kjo dihet boterisht.


    Pse ti shkruaj te gjitha keto? Pasi ty te pelqen ta portretizosh Greqine si nje kercenim te madh per Shqiperine, kur ne fakt kercenimi qe vinte nga jugu i Shqiperise ishte kercenimi me i vogel qe i kanosej, krahasuar me kercenimin Turk, austriak, italian, bullgar qe ishin te gjithe ne pozita shume here me te forta se mbreteria greke qe mbahej ne kembe vetem me mbeshtetjen angleze.
    Albo
    Lexo edhe njehere pjesen nga fjalimi i Fishtes me 1919 qe se paske pare mire me duket:
    Serbėt duan tė thonė se banorėt e Kosovės me rracė janė tė gjithė sllavė, por me kohė janė bėrė shqiptarė. Kėtė fjalė thonė edhe Grekėt pėr banorėt e Epirit tė Veriut, por nuk flasin tė vėrtetėn. Po tė ishte kėshtu pėrse Serbia vrau 200 mijė Kosovarė e Greqia djeg 360 fshatra e vret e vdes urie mbi 50 mijė vetė?
    Qyshse serbėt kanė vrarė qindra mijėra vetė dhe grekėt kanė vrarė e djegur, njėri nė Kosovė e tjetri nė Epirin e Veriut duket aēik se as Kosovarėt nuk janė slavė e as banorėt e Epirit tė Veriut nuk janė Grekė...”
    Pra meqe Greqia paska qene rrezik i vogel, sherrin e beri te madh se cfarosi shqiptaret nga Janina ne Konispol apo jo?

    Po ti mbledhesh bashke te gjithe te vraret nga Italia ne L1B+L2B nuk behen aq sa vrau e preu Greqia vetem me 1912-1914.

    As Italia e as Austria e as Gjermania (perjashto provokimin partizan ne Borove) nuk kane bere masakra ne Shqiperi, si ato serbe e greke. Dhe nuk kane pase qellim zhdukjen e kombit a fese asnjehere.

  9. #49
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Prifti HERETIK Faverial, nuk vlen as sa thoi i kembes se Shen Kozmait, profecite e te cilit po behen realitet edhe sot e kesaj dite. Mjafton te lexosh frymen e shkrimit te Faverial per te kuptuar se me ke ke te besh!
    E ke lexuar librin e tij ? Nuk ma merr mendja, madje ti jo vetem nuk ke lexuar per jeten dhe vepren e Faverialit te cilit BIBLIOTEKEN JA DOGJEN TURKO-GREKET, por ti nuk ke lexuar as per vepren e VETE SHEN KOZMAIT derisa mohon haptazi se cfare ka predikuar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e toni_d
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    gjunje me gjune me popullin
    Postime
    51

    Sa per sqarim per shqiponjen e Skenderbeut

    Qe te mos ziheni me se nga e ka origjinen flamuri yne kombetar dhe ne te njejten kohe per te hedhur poshte pretendimet e Albos se ka prejardhje ortodokse...

    Artikulli eshte i marre nga Micha F. Lindemans



    ALBANIAN AN ILLYRIAN DIALECT




    Ancient civilizations were organized around city states. People who lived around those city states were often named after the capital of their kingdom. Romans were initially called Latin but their name changed after their introduction of Romulus’ myth (the legendary founder of Rome) in the Etruscan capital of Alba Longa. Hittites were named after their capital Hattusas and their deified king was called Hattus-ili. Similarly Athenians were named the champion of their city, goddess Athena. Albanians (as one of innumerous Illyrian tribes) were named after their city state Albanopolis near a mountain called Alp 'mountain', Hittite alpa 'white'. The most spectacular name belonged to Dardanus (founder of Troy) because it is related to the myth of the Great Flood (which allegedly took place after the last ice age) hence it should be one of the oldest tribal names among Illyrians who like Greeks, Celts and Romans were obsessed with their divine ancestry. The origin of gods and myths of creation were not pure fantasy but instruments for survival. Ancient people were divided into two categories - those who were condemned to be slaves and those who were born to rule. Those people who failed to come up with a convincing divine lineage were often condemned to be slain, mutilated and exterminated. There was no mercy for godless ancestors. That is why Greeks embraced Hellen, Illyrians adored Hyllus and Romans worshiped Romulus. People even altered the myths, changed the names, ignored their real ancestors and abandoned inherited names to adopt new idols which were more fashionable at that time. It seems that the name Albania 'white' was not attractive enough to Albanians since it didn't carry any significant weight. Actually the descendants of Illyrians preferred another name - the imperial double headed eagle. Romans had always employed the single head eagle as their military ensign or standard. When Illyrian generals got elevated to the imperial throne they introduced the Hittite double headed eagle they had inherited from their Anatolian ancestors. (There is still a mountainous region in Albania called Hoti similar to ancient HATTI - the capital of Hittites.)



    Hittites together with Persians probably borrowed the symbol of double headed eagle from an older civilization - Sumerian. Here there is the image of the double headed eagle at Persepolis - capital of the ancient Persian Empire.


    The final proof that Illyrians had employed the double headed eagle before they introduced that symbol to Roman standards exists in the city of Sirkap (Pakistan). Along the main street of Sirkap, the ancient city, sits the Double-Headed Eagle Shrine. Its original name is lost, but is now referred to as the double-Headed Eagle Shrine because of the bird bas-relief that adorns the arch (images two and three). The Double-Headed Eagle Shrine was built by Macedonian, Greek and Illyrian soldiers. Alexander the Great employed Illyrian and Greek troops in his campaign to India.

    The eagle was considered to be the sacred bird of Jupiter - the sky god among Indo Europeans.







    p.s : Me nje fjale ..... flamuri yne kombetar e ka historine me te gjate se sa ortodoksia vete
    ME MIRE GJALLE SE SA VDEKUR!!!

Faqja 5 prej 26 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shen Kozma Etoliani
    Nga Tiras nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 19-10-2012, 15:27
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •