Close
Faqja 24 prej 26 FillimFillim ... 142223242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 254
  1. #231
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    dicka per Shen Kozmain ( qe njihet si shenjt vec nga kisha greke dhe dega e saj ne Shqiperi ) nga historiani me i madh qe kemi ne sot

    Nga Prof. Kristo Frasheri

    Nje nga misionaret, madje me i shquari qe kisha fanariote shperndau ne keto vise ( behet fjale per Himaren ) per te mbajtur gjalle ortodoksine e saj, ishte murgu (jeromonaku) Kozma nga Etolia (1714-1779), i cili me vone u shpall shenjtor i kishes greke. Kozma Etoliani nuk ishte vetem nje misionar i ortodoksise fanariote, por sic e pranojne historianet e sotem greke, mbi te gjitha nje flamurtar i flakte i helenizmit. Kudo ku shkonte shpallte se te krishteret ortodokse ishin greke dhe sa ata i sherbenin Perendise, me teper duke hapur shkolla greqishte, e cila sic thoshte ai "ishte gjuhe e zotit tone Jezu Krisht" (ne fakt dihet se gjuhe e Krishtit ishte hebraishtja), sesa ndertimi i nje kishe te krishtere. Vec kesaj ne pajtim me vijen politike oportuniste te Patrikanes, e cila predikonte nenshtrimin ndaj Perandorise Osmane, thoshte, sic informohemi nga historianet greke: "Le te perulemi para kokfortesise se sulltanit, mbasi perulesia eshte rruga e engjejve, e cila te con ne parajse" (V. Krapsiti). Gjate udhetimeve te tij misionare ai e vizitoi dy here Himaren - heren e pare me 1775 dhe heren e dyte me 1777. Detyra qe pati Shen Kozmai kur vizitoi Himaren ishte si kudo, te forconte ortodoksine jo vetem per te penguar perhapjen e islamizmit ne treven e saj, por edhe per t'i shkeputur himariotet nga kisha "papiste", e cila ishte pengese kryesore per perhapjen e helenizmit te himariotet. Shen Kozmai ishte informuar nga funksionaret e Fanarit ne Stamboll se ne Himare ai do ta kishte punen te lehte, mbasi sipas tyre, banoret e saj flisnin greqisht. Historiani grek Fani Mikailopullos (i cili i ka kushtuar nje punim te vecante ne greqisht udhetimeve misionare te Kozmait), per viziten e tij te pare ne Himare flet fare pak. Ndryshe nga njoftimet qe jep per pritjen entuziaste te Shen Kozmait ne vendbanimet greke, per pritjen e tij nga banoret e Himares nuk thote asgje. Kur u largua, ai la porosi qe te hapej nje shkolle greqishte (e cila mungonte ne Himare) dhe t'u jepej fund grindjeve qe ekzistonin midis banoreve. Por duket se nuk u prit mire, mbasi ai u kthye perseri ne Himare, sic do ta shohim, ku qendroi tre muaj. F. Mikailopullos jep disa hollesi vetem per viziten e dyte te misionarit ne Himare, e cila vazhdoi tre muaj (korrik-tetor 1777). Historiani grek nuk na thote arsyet e kundershtimit qe ai ndeshi, por ato nuk eshte e veshtire te kuptohen. Para se gjithash, himariotet, te cilet kishin luftuar me shekuj kunder zgjedhes osmane e kishin veshtire te pranonin predikimin e tij per nenshtrim ndaj sulltanit. Kjo duhet te shpjegoje arsyen perse Shen Kozmai u revoltua kur pa se nuk e kishin zbatuar porosine qe kishte lene per hapjen e shkolles greqisht. Vec kesaj, ai doli i zhgenjyer kur vuri re se ndryshe nga sa i kishin thene ne Stamboll, himariotet nuk dinin greqisht dhe se ndoshta per kete arsye nuk ishin dakort per hapjen e shkolles greqisht duke u justifikuar, sipas historianit grek, se nuk kishin mundesi financiare per mbajtjen e saj. Shen Kozmai vuri re gjithashtu se kishat e drejtuara nga prifterinjte fanariote nuk frekuentoheshin, prandaj i gjeti te mbyllura. Keto dy motive te zemerimit te Shen Kozmait dalin nga leximi midis rreshtave i pershkrimit qe na jep historiani grek F. Mikailopullos.71 Ai shkruan:

    "Ketu, ne viziten e pare (Shen Kozmai) i kishte keshilluar himariotet te hapnin shkollen dhe t'u jepnin fund grindjeve. Mirepo nga te dy keto porosi nuk qe bere gje. Kozmait i erdhi keq ose me mire te themi, u revoltua...Kur ata thone se nuk kishin mundesi per hapjen dhe mbajtjen e shkolles, Kozmai beri nje akt qe i habiti te gjithe. Pasi predikoi edhe nje here, i porositi banoret qe te prishnin kishat, ne te cilat nuk meshohej dhe qendronin te mbyllura nga mungesa e prifterinjve dhe e besnikeve (nenvizimi yne - K.F.), duke mbajtur vetem nje, ate te Gjithe Shenjtoreve dhe pronat e pasurine e tyre t'i perdorin per mbajtjen e shkolles. Me zerin e tij kumbonjes e te frymezuar ai i ftoi, duke perfunduar fjalen e tij, qe te fillonin menjehere nga shembja e kishes. Asnje s'levizi nga vendi, asnje nuk guxoi te vinte dore mbi kishen. Atehere Kozmai, pasi e mbaroi fjalimin, mori nje sopate dhe u ngjit ne catine e nje kishe. Himariotet te habitur i vajten pas dhe te tmerruar e pane ate duke rrezuar catine dhe muret e kishes. U foli perseri qe andej siper, duke u keshilluar edhe njehere ngritjen e shkolles me te ardhurat e kishes. Ngritja e shkolles ishte nje veper me e pelqyer nga Zoti sesa ekzistenca e nje kishe te shkretuar dhe qe s'meshohej ne te. Himariotet me ne fund u binden qe ta ndihmonin. Keshtu u ngrit shkolla ne Himare, e cila eshte edhe sot".

    Edhe pse i bindi himariotet te hapnin shkollen greqishte Shen Kozmai u largua nga Himara me dyshimin se pas ikjes se tij himariotet nuk do te perkujdeseshin me tej per mbajtjen e saj. Ne fakt dyshimi nuk qe pa vend, mbasi himariotet kishin hequr dore nga zotimi per te ndihmuar shkollen. Kjo nenkuptohet nga nje leter qe Kozma Etoliani u drejtoi banoreve te Himares dy vite me vone, dy muaj para se te vdiste, me te cilen i ftonte qe te mos hiqnin dore nga ndihmat financiare per shkollen greqishte te Himares. Ne leter thuhet:

    "Te nderuar vellezer te dashur, banore te fshatit Himare, i lutem Shen Perendise per shendetin trupor dhe shpirteror tuajin. Une te dashur vellezer, si nje sherbetor i denje i Krishtit qe eshte mesuesi i gjithe te krishtereve dhe me lejen e personaliteteve fetare te ketij vendi, erdha aty ne vendin tuaj dhe pashe qe nuk keni shkolla qe te mesojne femijet tuaj falas. Une iu luta te krishtereve dhe ata dhane aq sa kishin mundesi dhe deshire per shkollen tuaj. Mirepo duhet qe me perkushtimin dhe kujdesin tuaj te ndihmoni perhere shkollen tuaj si dhe me dhuratat nga persona private ose m te ardhurat e fshatit dhe nga vakufet, ne menyre qe te shperbleheni me respektin nga Zoti dhe nga njerezit. E ndjej per detyre ti lutem Zotit te nderuar te bekoje te gjitha, te bekoje shkollen tuaj dhe femijet tuaj..."72.

    Vec kesaj, edhe pse Shen Kozmai pati nje fare suksesi te pergjithshem me ngritjen e shkolles greqishte ne Himare, ndergjegjen e helenizmit nuk e rrenjosi dot ne rradhet e himarioteve, as simpatine a tyre per Mbreterine e Napolit nuk e shuajti dot. Himariotet vazhduan t'i mbanin lidhjet me Mbreterine e Napolit jo vetem nga shpresa se prej saj mund t'i vinte clirimi i tyre nga zgjedha osmane, por edhe per arsye te forta ekonomike. Mbreteria e Napolit ishte prej kohesh vendi i emigrimit te tyre ekonomik. Anijet e tyre, te cilat lundronin per tregti jo vetem ne Adriatik, por edhe ne Mesdhe gjenin, ne raste shtrengatash srehim te sigurte ne limanet e Italise se Jugut dhe te Sicilise. Edhe sovranet e Napolit i shihnin himariotet me simpati. Ata e cmonin trimerine, besnikerine dhe aftesite e tyre ushtarake. Per te tri keto arsye, qe ne vitin 1735, mbreti i Napolit, Karli III Borbon kishte krijuar nje repart te posacem me luftetare himariote, me pare ne permasat e nje batalioni, disa vite me vone ne ate te nje regjimenti me emrin "Regjimenti Mbreteror Maqedon" (me maqedone nenkuptoheshin shqiptare) - dhe pastaj me emrin "Regjimenti Mbreteror Shqiptar" (Real Reggimento Albanese). Ky karakter shqiptar dhe kryesisht himariot i ketij reparti del i argumentuar bindshem ne trajtesen qe nje nga oficeret e tij, Nikolle Dashi, i ka kushtuar historise se regjimentit mbreteror shqiptar, botuar ne Korfuz me 184373. Sipas njoftimeve qe na jep V. Dorsa74, himariotet sherbenin ne kete regjiment si luftetare ne baze te marreveshjes qe mbreti i Napolit kishte lidhur me kreret e Himares. Kete sherbim himariotet e kryenin si ushtare ose si oficere te pergatitur ne shkollen ushtarake te Napolit, kundrejt nje pagese dhe pensionit qe merrnin me perfundimin e sherbimit pasi ktheheshin ne Himare. Madje, nje nga komandantet me te shquar te ketij regjimenti, i cili u pajis me graden me te larte ushtarake, ishte mareshalli Dhimiter Leka, shqiptar nga Dhermiu. Si rrjedhim, ne saje te mikpritjes se Mbreterise Borbone te Napolit, himariotet e ndjenin veten, kur ndodheshin ne territoret e saj, si ne shtepine e tyre. Madje per hir te trimerise qe tregonin ne lufte, sidomos ne betejen e zhvilluar ne Napoli me 1799, shkruan N. Dashi, himariote te veshur me petkat e tyre kombetare shqiptare, u quajten nga popullsia italiane camisciotti (himariote) dhe kur hyne ne qytet u brohoriten me thirrjen "Viva gli eroi Albanesi" (Rrofshin heronjte shqiptare).75 Shpresat se shpetimi i tyre do te vinte nga Mbreteria e Napolit deshmohen nga nje peticion qe kreret e fshatrave te Himares, Dhermiut, Vunoit, Qeparoit, Lukoves, Lekursit, i drejtuan sovranit borbon Ferdinand IV me 1791 pra 13 vjet pas largimit te Shen Kozmait. Peticionin e kane nenshkruar (ne trajten italishte), ne emer te Himares:

    Nicola Polimero, Polimero Andrea Varfi, Spiro Cesare Gicca, Alexio Pristi, Zaccaria Casnezzi, Il Sacerdotte Andrea Mantho, Gicca Cocca Alexi, Dimo Stratti Covazzi, Nicolo Culumba, Spiro Andrea di Melxi, Elia di Malexi, Spiro Andrea Gini, Dimo Pano Gionussi.

    Per Dhermiun:

    Cumi Nina, Nestora Nina, Spiro Elia Attanasi, Nicola Prifti Uretto, Gicca Dina detto il Diaco, Spiro Polinergiocca, Attanasio Siazzacco Vretto, Nestora Dimdeli, Dima Gicca, Polimero Lecco, Pano dimacalojero.

    Per Vunone:

    Il Sacerdote Demetrio colla parola de' qui sottosegnati: Attanasio Zurra, Gicca Spiro, Nicolo Udrea, Attanasio Giolecca, Cristofolo Dima, Cristofolo Nestora, Costa Gicca Attanasi, Attanasio Giomani, Polimero Spiro, Attanasio Ginni detto Anagnesti, Nestora Giocca Adanagi, Nicolo Michelli Casnezzi, Nestora Casnezzi.

    Ne peticion vazhdojne nenshkrimet e krereve te fshatrave Qeparo, Lukove dhe Lekures, te cilet i takojne, si dhe emrat e krereve te Himares, Dhermiut, Vunoit, onomastikes shqiptare76.

  2. #232
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    dicka per Shen Kozmain ( qe njihet si shenjt vec nga kisha greke dhe dega e saj ne Shqiperi ) nga historiani me i madh qe kemi ne sot

    Nga Prof. Kristo Frasheri
    Mos shkruaj per gjera qe nuk di, por pyet qe te mesosh.

    Po te kishe lexuar me lart, Shen Kozma Etoliani, apo Shen Kozmai i Beratit, sic e njohin shqiptaret, nuk eshte vetem nje shenjtor i Kishes Greke e shqiptare, por eshte nje shenjtor i mbare Kishes Orthodhokse dhe mban nje nga titujt me te larte: I Barabarte me Apostujt! Lipsanet e Tij mbahen ne Tirane dhe cdo 24 gusht, diten e martirizimit te shenjtorit, diten qe e kujton gjithe Kisha Orthodhokse ne mbare boten, lipsanet e tij shkojne ne Kishen e ngritur ne vendin ku ai u martirizua ne Kolkondas.

    Sa per Kristo Frasherin, ai mund te jete nje historian i mirenjohur dhe nje prej akademikeve me produktive ne Akademine e Shkencave Shqiptare, por kjo nuk e ben ate aspak nje njohes te mire te botes shpirterore te shqiptareve. Kristo Frasheri, si shume bashkemoshatare te tij, jane brumosur dhe indoktrinuar me frymen revolucionare komunisto-ateiste ne te cilen besimi fetar jo vetem qe nuk kish vend, por shihej edhe si nje pengese e "helm" per masat.

    Une sapo perfundova para pak kohesh monografine e tij mbi Gjergj Kastriot - Skenderbeun, dhe krahas mirenjohjes per punen voluminoze qe kish hedhur ne ate liber, driteshkurtesine shpirterore te historianit Kristo Frasheri e gjen qe ne faqen e pare kur citon Gjergj Kastriotin:

    "Une do te mbetem deri ne fund mik i virtytit e jo i fatit"

    Kurse qe nga hyrja e deri ne fund, historiani Kristo Frasheri mundohet te ngreje ate tezen tjeter qe i vjen me per shtat atij: Gjergj Kastrioti si burre shteti! Dhe ne kete kontekst, e pare ne kontekstin shpirteror, monografia e tij mbi Gjergj Kastriotin eshte vetem nje liber i vdekur, nuk eshte nje virtyt i gjalle.

    Megjithate, une nuk e bej me faj Kristo Frasherin, ai eshte produkt i epokes ne te cilen jetoi. Detyrimisht, ashtu si ty me lart, edhe ai nuk mund te shkoje dot me lart se konteksti historik apo politik i ngjarjeve.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-09-2006 mė 02:00

  3. #233
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    mund te me fshini sa mesazhe te doni , une ate qe dua ta shkruaj kam per ta shkruar ne nje menyre ose ne nje tjeter

    Nga Sherif Delvina

    Patrikana Ekumenike e dėrgoi nė Shqipėri Kozma Etolianin (1714-1779), pasi ai kishte kryer studimet nė Malin e Shenjtė, Athos. Klerikėt grekė, para se tė vinin nė vendin tonė, shpesh mėsonin si t’i kryenin shėrbesat fetare nė manastiret e kėtij mali.Misioni i Shėn Kozmait ishte sa delikat, aq edhe i rėndėsishėm pėr interesat greke. Prifti i ri, nė atė kohė vinte nė Shqipėrinė e Jugut pėr tė helenizuar tė krishterėt ortodoksė shqiptarė. Kozma Etoliani predikoi nė Shqipėrinė e Jugut ose Epiri, siē e quajti ai, Thesali dhe Maqedoni. Ndėr kėrkesat kryesore tė tij gjatė predikimeve nė Shqipėrinė e Jugut, ishte tė pėrbuzej dhe tė braktisej shqipja dhe, nė vend tė saj, tė flitej e tė shkruhej vetėm greqisht. Tomadakis, profesor nė Universitetin e Athinės, thekson: “Misionari i madh Kozma Etoliani punoi pėr fuqizimin e fesė krishtere dhe pėrparimin e arsimit nė territorin e Vorio-Epirit dhe ra martir pėr epirotėt e veriut dhe pėr kombin tonė”. Ėshtė pėr tė vėnė nė dukje se historiani K. Amantos, anėtar i Akademisė sė Athinės dhe profesor i universitetit, pohon: “Legjendari Kozma Etoliani punoi mė shumė se kushdo pėr krishtėrimin dhe shkollat …Ai qe ndėr dėshmorėt e parė qė ra pėr helenizimin krishter tė Epirit tė Veriut”. Nė librin “Vendet greke nė histori, Epirus, analizė dhe histori greke”, me botues tė pėrgjithshėm anėtarin e Akademisė sė Athinės M.B.Sakelariou, Athinė 1997, fq. 317, shkruhet: “Pėrmes punės sė tij, Kozma Etoliani e dėshmoi veten se ishte zėri mė autentik i kombit grek gjatė periudhės sė pushtimit osman”. Kėtė shenjtor, akademiku nė fjalė e quan martir tė kauzės sė kombit tė tij grek, njė nga figurat mė tė ndritura, i cili punoi me tė gjitha forcat pėr pėrgatitjen e rilindjes sė kombit grek.Vasil Krapsiti nė “Historia e Paramithisė”, kapitulli III, flet pėr veprimtarinė e Shėn Kozmait. Ky historian grek i ditėve tona, nė faqen 37 tė kėtij libri, Shėn Kozmanė e quan “shpėtimtar tė etnisė greke nė hapėsirėn e Thesprotisė”. Ndėrmjet tė tjerash, ai thotė: “Ky apostull i krishtėrimit, kudo qė shkonte nė Epir, vendoste kryqe. Ishte luftėtar i flaktė i fesė sė krishterė dhe i helenizmit”. Sipas kėtij autori, merita mė e madhe e tij ishte hapja e shkollave greke. Kėshtu, Shėn Kozma Etoliani “zgjonte ndėrgjegjen etnike tė helenėve tė skllavėruar, duke ngritur shkėmbinj rezistence pėr grekėt”. Po ky autor, nė faqen 38 tė kėtij libri, shkruan: “Ai ngrinte shkolla greke, duke u thėnė njerėzve qė tė jenė tė bindur ndaj Perandorisė Osmane. Pėr kėtė arsye, ai kishte marrė leje tė qarkullonte dhe tė bėnte punė sqaruese lirisht nė tė gjithė hapėsirėn e Paramithisė”.Po citojmė pėr kėtė autorin, i cili na pėrmend fjalėt e Shėn Kozmait, tė thėna nė mbledhjen e Shėn Donatos: “Le t’i shmangemi, vėllezėrit e mi, mendjemadhėsisė, qė ėshtė krijesa e parė e shejtanit dhe qė ėshtė rruga qė tė ēon nė katastrofė, prandaj duhet tė jeni kokulur, kokultėsia ėshtė rruga e engjėjve, ajo tė ēon nė Parajsė”.Suliotėt u tronditėn kur dėgjuan fjalėt e tij. Disa u egėrsuan. Atėherė Kozmai u tha: “Mė vjen keq pėr ju, pėr kryelartėsinė qė keni”. Dhe duke shkundur kėpucėt, vazhdoi me kėto fjalė tė ashpra: “Kėmba ime kėtu nuk do tė shkelė herė tjetėr. Nėse nuk i lini kėto qė bėni, do tė shpėrbėheni”. Mė vonė, duke parė armėt e suliotėve tė varura nėpėr pemė, Kozma Etoliani u tha atyre me mllef e cinizėm: “Kjo kokėfortėsi qė keni, do t’ju marrė nė qafė. Nė ato degė qė ju sot varni jataganėt, do tė vijė njė ditė qė jevgjit do tė varin sazet e tyre”.Autori i “Historisė sė Paramithisė” shkruan: “Puna e Shėn Kozmait me Sulin ishte njė detyrė e pastėr dhe etnike. Ai u pėrpoq t’i bindte suliotėt qė tė largoheshin nga ēdo veprim i armatosur”.Mirėpo suliotėt nuk e dėgjuan Kozmain. Ata luftuan e nuk i braktisėn traditat e tyre, ndaj dhe fituan pavdekėsinė. Ja ē’na thotė pėr ta Bajroni: “E kush ėshtė aq trim sa sulioti zeshkan, me fustane tė bardhė, tė zi tallagan? Ia la tufėn shqiponjės e bishės e zbret, poshtė fushės me sulm si rrufeja nė det…”Suliotėt ishin ashtu siē janė dhe sot, shqiptarė. Hobhausi thotė se “suliotėt i zhvillonin luftėrat sipas mėnyrės shqiptare”. Po kėshtu edhe Liku e quante Sulin vend shqiptar, ndėrsa Pukėvili, ndarjen e suliotėve nė fara e quante zakon mbarė shqiptar. “Nė Sul, ēėshtjet gjyqėsore, thotė Liku, rregulloheshin nė atė mėnyrė si nė tė gjithė Shqipėrinė”. Suliotėt ishin tė krishterė. Dihet se Foto Xhavella qe vėllam me Ismail Pronjėn e Paramithisė, kurse Marko Boēari shkroi njė fjalor, me qėllim qė shqiptarėt tė mėsonin greqisht. Dhe Napoleon Bonaparti u detyrua t’i heqė komandantin grek regjimentit shqiptar nė shėrbim tė Francės, nė tė cilin pjesa dėrrmuese e efektivit ishin suliotė. Ata nuk pranonin tė kishin nė krye tė tyre njė komandant grek.Shėn Kozmai kėrkoi qė suliotėt t’i nėnshtroheshin sulltanit dhe hapi shkolla greke nė Paramithi, pranė kishės sė Shėn Kollit, nė Zallong. Lind pyetja: Cili ėshtė krishtėrimi i Shėn Kozmait? Mė sė pari do tė bėjmė tė ditur kuptimin e fjalės “i shenjtė”. I shenjtė ėshtė besniku i kishės ortodokse, qė ka vdekur dhe mė pas ėshtė shpallur i shenjtė (i kanonizuar i shenjtė) nga Patrikana e Konstandinopojės, i denjė pėr nderim. Format e kultit lejohen pėr atė qė shpallet i shenjtė. Shenjtorit i kujtohet emri nė lutjet, me emrin e tij mund tė emėrohen kisha, mund t’i ekspozohet trupi nė altar, gjithashtu ai mund tė deklarohet zot i njė shteti, i njė qyteti ose njė urdhri fetar. Shėn Kozmai predikoi nė shumė vende tė Shqipėrisė, qė nga Suli e gjer nė Krujė. Mė poshtė po botojmė tekstin e marrė nga dorėshkrimet e tij dhe botuar nga Georges Freris. “Pasqyrė historike e letėrsisė”, revista “Agora”, Janinė, 1984, fq.20 (A.Konstantokopulos, Ellenike glosa sta Balkania, Janinė 1988, fq.35).“Dėrgoni fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht, pėr arsye se kisha jonė ėshtė greke. Dhe ti, vėllai im, po nuk mėsove greqisht, nuk mund tė kuptosh ato qė thotė kisha jonė. Mė mirė, vėllai im, tė kesh shkollė greke nė vendin tėnd, sesa tė kesh burime dhe lumenj. Cilido i krisherė, burrė apo grua, qė mė premton se brenda nė shtėpi nuk do flasė shqip, tė ngrihet nė kėmbė dhe tė ma thotė kėtu. Unė do t’i marr atij tė gjitha mėkatet nė qafėn time, qė nga dita e lindjes sė tij deri mė sot, do t’i porosit tė gjithė tė krishterėt qė t’i flasin dhe do t’i shlyej tė gjitha mėkatet. Ai nuk do ta gjente kėtė rast sikur tė jepte para me mijėra” (Predika 1 drejtuar shqiptarėve tė Epirit).Citojmė versionin e shpikur nga Arsakejo e Tiranės, kolegji greko-shqiptar, fondacioni “Filepkedhetiqi”ė mirė tė kesh nė vendin tėnd shkolla…, sesa tė kesh burime dhe lumenj, sepse burimi ujit trupin tėnd, shkolla ujit shpirtin tėnd. (Kozma Etoliani)Kėtu shihet qartė se Shėn Kozmai i ftonte shqiptarėt dhe sidomos fėmijėt shqiptarė, tė krishterė dhe tė rinj ortodoksė, qė tė mėsonin greqisht, sepse kisha ortodokse, sipas tij, ėshtė greke dhe ajo nuk mund tė bėhej kurrė shqiptare.Shėn Kozmai thotė se “raca shqiptare ėshtė greke”. Antropologu me famė botėrore, Pitardi, nė librin e tij “Historia e racave njerėzore”, kur flet pėr shqiptarėt, thotė: “Ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė popull, ku tiparet antropologjike tė jenė mė tė qarta”, ndėrkohė qė pėr Greqinė ai pohon nė kėtė libėr, se “ajo ėshtė pasqyrė e popujve tė Ballkanit”. Kėtė gjykim tė Pitardit mbi racėn shqiptare e pranojnė dhe antropologė tė tjerė, qė kanė bėrė matje mbi tė gjallė e mbi tė vdekur nė Greqi e Shqipėri.Shėn Kozmai theksonte me tė madhe: “Atė shqiptar qė nuk do tė fliste shqip nė Shqipėrinė e Jugut, do ta bėnte tė lumtur sa tė ishte zot i mijėra parave”. Ai i kėshillon tė krishterėt qė tė mos preferojnė pazaret e ēifutėve. Shpeshherė Kozma Etoliani na bėn tė qeshim me fjalėt e tij. Po japim njė nga thėniet: “Mos pini raki tė prodhuar nė fabrikat e Evropės, sepse me atė raki ēifutėt lajnė tė vdekurit e tyre, qė t’ju ndotin juve. Ēifutėt janė pogromet e antikrishtit. Mos blini te ēifutėt”. Parrulla tė tilla tė ēmendura antisemite do tė konkurronin edhe Gjermaninė e Hitlerit tė viteve ’30, kur nė vitrinat e dyqaneve tė ēifutėve, skuadrat e SS-ve shkruanin “Kauft nicht bei Juden” (Mos blini te ēifutėt). Por “i shenjti” Kozma nuk u ndal kėtu nė antisemitizmin e tij. Ai ėshtė i vetmi prift, qė nė mėnyrė tė hapur ka nxitur pogromet antiēifute. Mė 22 gusht 1777, ai vizitoi Beratin. Atje kėshilloi beratasit qė tė bėjnė pazar tė shtunėn (pse ēifutėt atė ditė e kanė pushim) dhe askush prej tyre tė mos bėjė pazar tė dielėn te ēifutėt. Kėshtu qė Shėn Kozmai, pėr shkak tė urrejtjes ndaj ēifutėve, arriti t’u ndėrrojė beratasve dhe ditėn e pazarit.Nė Samarinė, pjesa mė e madhe e popullsisė ishte vllehe. Ai u fliste vllehėve kundėr gjuhės sė tyre. U thoshte se Perėndia e konsideronte veten tė fyer kur dėgjonte lutje ose lavde nė gjuhėn vllehe. “Qė Perėndia tė dėgjojė lutjen e besimtarėve ortodoksė, ata duhet t’i bėjnė ato nė greqisht”.Absurditete tė tilla njihen plot te Shėn Kozmai. Njerėzit vdesin, eksperienca e marrė nė shkollė ruhet e transmetohet brez pas brezi. Shėn Kozmai kėrkonte qė tė transmetoheshin brez pas brezi vetėm mėsimet e marra nė shkollat greke. Shqiptari i Shqipėrisė jugore duhej ta ndjente veten grek. Njė nga historianėt mė me zė tė Greqisė sė sotme, Dr.Vakalopullos, nė “Historinė e helenizmit tė ri”, vėllimi 4, fq.442, shprehet kėshtu pėr Kozma Etolianin: “Ai ktheu rrymėn e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizmin e tij dukuritė shoqėrore dhe kombėtare, (greke - Sh.D.), veēanėrisht nė Shqipėrinė jugore dhe Epirin”. Me tė drejtė rilindasit tanė lėshuan thirrjen patetike: “Jashtė gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona”. Revista “La nazione albanese”, viti 1897, nr.9, fq.4, shkruan pėr priftin kėto fjalė. “Prifti duhet tė jetė sjellėsi i vėrtetė i qytetėrimit dhe i progresit me ligjin e tij tė dashurisė. Kėtu, nė Shqipėri, nė shumicėn e rasteve, ai i shėrben prindvrasjes, ai ėshtė despot, mė tiran se vetė pushtuesi. Ai, me armėt e fuqishme tė fesė, nė vend qė tė ndriēojė masat me gjuhėn e shenjtė dhe me dashuri pėr atdheun, ėshtė kthyer nė njė skllav qė i shėrben injorancės dhe paragjykimeve. Ai ėshtė bėrė njė instrument i verbėr i njė politike antipatriotike. Prifti ėshtė njė dhelpėr greke. Emrin e atdheut e ka zėvendėsuar me atė tė Greqisė. Prifti imponohet dhe sundon. Edhe pushkėt vrasėse kanė zėnė vend nė kishė, kėshtu qė ėshtė reformuar kulti i Jezu Krishtit”. Nė predikėn e parė, Shėn Kozmai thekson: “Tė gjitha fetė e botės janė mashtruese, vetėm feja ortodokse ėshtė pa tė meta dhe e shenjtė”. Tė vjen keq kur merr vesh se kryepeshkopi Janullatos ėshtė anėtar nderi i shoqatės “Miqtė e Shėn Kozmait” dhe se ky “shenjtor” bėn pjesė nė kalendarin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Vlen tė pėrmendet shprehja e antishqiptarit tė tėrbuar Sebastianos, ish-mitropolit drinopolit, i cili e quan Shėn Kozmain “dishepull tė vėrtetė tė Krishtit”. Pėr Vasil Krapsitin, Shėn Kozmai ishte luftėtar i helenizmit. Po kėshtu dhe pėr historianėt e tjerė grekė, qė kanė nostalgji dhe kėrkojnė tė rikthejnė Perandorinė Bizantine. Nėse shenjtorėt janė simbole tė dashurisė e tė humanizmit, Kozma Etolianin nuk e lidh asgjė me ta. Ky klerik grek ishte thjesht njė emisar politik, qė erdhi nė Shqipėri pėr tė mbjellė pėrēarjen dhe urrejtjen midis shqiptarėve dhe pėr tė helenizuar kėshtu ortodoksėt shqiptarė. Pėr shenjtėrinė e Shėn Kozmait, me tė drejtė prof. Pėllumb Xhufi shkruan: “Me gjithė meritat e tij tė padyshimta nė favor tė “helenizmit”, kisha greke u kujtua mjaft vonė pėr shenjtėrimin e Kozma Etolianit, gjė qė ndodhi nė fund tė viteve ’20 tė shekullit XX. Pasi kishin dėshtuar pėr ta marrė tė ashtuquajturin “Vorio-Epir”, me luftė apo me marifete politike, qarqet nacional-klerike greke vendosėn tė shpallin “luftėn e shenjtė” pėr Vorio-Epirin, nėn flamurin e Shėn Kozmait”. Pėr manastirin e Shėn Kozmait nė Kolkondas, historiani Pėllumb Xhufi ėshtė i mendimit se “manastiri nė Kolkondas, i njė antishqiptari, u ndėrtua nga Ali Pashė Tepelena”. Po kėshtu, prof. Xhufi na bėn tė ditur: “Mjafton qė rajatė tė rrinin urtė dhe t’u paguanin detyrimet feudalėve, Shėn Kozmai nuk ua kursente ndihmėn me predikimet e tij. Nga njė logjikė e tillė dritėshkurtėr nuk shpėtoi dot as Ali Pashė Tepelena”.Data e Publikimit: 24/08/2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 25-09-2006 mė 11:35

  4. #234
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    mund te me fshini sa mesazhe te doni , une ate qe dua ta shkruaj kam per ta shkruar ne nje menyre ose ne nje tjeter
    Ti do te shkruash vetem atje ku te takon te shkruash, jo ne forumin e nje komuniteti qe nuk i perket. Shen Kozma Etoliani eshte Shenjtor i Kishes Orthodhokse dhe nje shenjtor shqiptar, pasi ai u martirizua ne Shqiperi dhe lipsanet e tij te shenjta mbahen nga KOASH. Ti mos e ndero si nje shenjtor, por nuk ke te drejte ti apo kushdo qe te ofendoni nje prej shenjtoreve me te dashur te shqiptareve te besimit orthodhoks.

    Sic e sheh, nje teme e tille eshte hapur ne forum dhe eshte diskutuar gjere e gjate. Por meqe ti na ke risjelle perseri te njejtin shkrim te Sherif Delvines, po te them edhe une dy fjale me shume per ato qe Delvina e Xhufi shprehin me lart.

    Kush eshte Sherif Delvina?

    Sherif Delvina eshte nje pinjoll i Sulejman Delvines, i biri i nje ish oficeri turk te ardhur ne Shqiperi e vendosur ne Delvine, Sarande. Sulejman Delvina ishte nje funksionar i larte i Portes se Larte, punonjes ne Ministrine e Jashme qe u inkuadruar ne levizjen shqiptare ne fillim ne krah te Ismail Bej Vlores dhe me pas ne Kongresin e Lushnjes 1920, ku u zgjodh kryeminister i vendit. Faik Konica nga Amerika e sulmoi duke e quajtur "Delvina nuk eshte i yni, eshte i turqve" dhe e akuzonte si pjesmarres ne vulosjen e genocidit turk ndaj armeneve.

    Sherif Delvina nuk eshte historian, por ai i ka dhene nje kontribut historise shqiptare duke germuar ne arkivat e vendit te tij te origjines, Turqise, rregjistrat e popullsise shqiptare ne kohen e pushtimit otoman. Keto ai i ka perkthyer nga turqishtja ne shqip dhe ky eshte kontributi i tij historik per historine shqiptare.

    Por le te hidhemi tek brockullat qe Sherif Delvina ka per te thene per shenjtorin:

    Patrikana Ekumenike e dėrgoi nė Shqipėri Kozma Etolianin (1714-1779), pasi ai kishte kryer studimet nė Malin e Shenjtė, Athos. Klerikėt grekė, para se tė vinin nė vendin tonė, shpesh mėsonin si t’i kryenin shėrbesat fetare nė manastiret e kėtij mali.
    - Nuk ishte Patriarkana Ekumentike e Stambollit qe e dergoi shenjtorin ne tokat e popujt e pushtuar nga turqit, ishte deshira e vete shenjtorit per te ndihmuar te gjithe popujt orthodhokse qe te ruanin besimin e tyre orthodhoks! Patriku i Konstandinopojes vetem sa aprovoi dhe bekoi misionin e shenjtorit.

    - Shen Kozmai nuk ka kryer "studimet" ne Malin e Shenjte, ai ishte murg ne Malin e Shenjte ne nje prej manastireve atje dhe "studimet" e tij kishin te benin me jeten murgjerore dhe rritjen shpirterore. Mali i Shenjte eshte qendra e dyte me e madhe shpirterore ne historine e mbare Krishterimit, pas Tokes se Shenjte ne Lindjen e Mesme.

    - Shen Kozmai nuk ishte "klerik", Shen Kozmai ishte nje murg i varfer qe pasuri te vetme kishte robat e trupit dhe ungjillin. Ai njihet si "Apostulli i te Varferve" pasi ajo varferia e tij personale reflektonte vetem varferine e njerezve te shtypur qe u predikonte.

    Misioni i Shėn Kozmait ishte sa delikat, aq edhe i rėndėsishėm pėr interesat greke. Prifti i ri, nė atė kohė vinte nė Shqipėrinė e Jugut pėr tė helenizuar tė krishterėt ortodoksė shqiptarė. Kozma Etoliani predikoi nė Shqipėrinė e Jugut ose Epiri, siē e quajti ai, Thesali dhe Maqedoni.
    Per "interesat greke"?

    Per cilat interese greke po flet, ku kish Greqi e shtet grek ne shekullin e XVIII?! Populli grek ishte po aq i shtypur sa populli shqiptar nga zgjedha e turkut. Revolucioni grek qe u kurorezua me pavaresine e Greqise nga Perandoria otomane 51 vjet pas martirizimit te Shen Kozmait!!!

    "Interesi" i vetem i Malit te Shenjte eshte Besimi Orthodhoks!

    Ndėr kėrkesat kryesore tė tij gjatė predikimeve nė Shqipėrinė e Jugut, ishte tė pėrbuzej dhe tė braktisej shqipja dhe, nė vend tė saj, tė flitej e tė shkruhej vetėm greqisht.
    Shen Kozmai asnjehere nuk u ka predikuar shqiptareve qe te harrojne gjuhen e nenes, gjuhen shqipe, me te cilen u linden dhe u rriten. Kjo eshte idiotesi qe vetem njerez shpirtzinj si pinjollet turq ne toke shqiptare mund te propogandojne, dhe njerez te paditur mund te besojne.

    Shenjtori u kerkonte shqiptareve e popujve te tjere te shtypur nen perandorine otomane qe te MESONIN GREQISHT, krahas gjuhes se tyre ametare, pasi vetem duke mesuar greqisht do te mund te lexonin literaturen kishtare orthodhokse qe ishte ne greqisht, dhe vetem duke njohur greqishten ata do te ishin ne gjendje qe te kuptonin e merrnin pjese ne liturgjine hyjnore qe ne ato vite mbahej ne greqisht. Dhe kjo nuk eshte nje "perbuzje e shqipes", kjo eshte nje prej PROFECITE E PASHKRUARA TE SHEN KOZMAIT!!!

    Ismail Bej Vlora, Sulejman Delvina (pinjolli i te cilit shkruan me lart), Abdyl, Naim, Sami Frasheri e gati te gjithe rilindasit tane qe nje shekull me vone do te fillonin levizjen kombetare shqiptare, te gjithe pa perjashtim dolen nga bankat e gjimnazit grek te Janines, Zosimea Skoli. Ky ishte kontakti i pare i tyre me idete perparimtare te kohes dhe nje njohje e dores se pare te se vertetes historike te popullit shqiptar, ndryshe nga propaganda e pushtuesit turk! Dhe te gjithe ata rilindas e burra shteti, te gjithe e flisnin e shkruanin greqishten me mire se sa flisnin e shkruanin shqipen!

    Por eshte edhe nje detaj historik qe duhet ta degjoje pinjolli i Sulejman Delvines. Kur Ismail Bej Vlora e gjeti veten perballe sulmeve per ta vrare nga Porta e Larte pasi ishte nje prej zerave reformatore e liberale brenda perandorise, ai u strehua se bashku me Sulejman Delvinen ne Athine, pasi Greqia ne ate kohe kish fituar pavaresine e saj. Sulejman Delvina, ka qene ne krah te Ismail Bej Vlores ne Athine kur Ismail Beu beri deklaraten: "Populli grek eshte populli vella natyral i popullit shqiptar."

    Autori i “Historisė sė Paramithisė” shkruan: “Puna e Shėn Kozmait me Sulin ishte njė detyrė e pastėr dhe etnike. Ai u pėrpoq t’i bindte suliotėt qė tė largoheshin nga ēdo veprim i armatosur”.Mirėpo suliotėt nuk e dėgjuan Kozmain. Ata luftuan e nuk i braktisėn traditat e tyre, ndaj dhe fituan pavdekėsinė.
    Suljotet e rrahen dhe perzune shenjtorin dhe ky i fundit, vuri ne vend porosine e Krishtit per apostujt e Tij, shkundeni pluhurin nga sandalet tuaja kur te largoheni nga nje vend qe nuk ju presin mire. Suljotet jo vetem qe nuk fituan "pavdekesine" por fituan ndeshkimin qe erdhi nga qielli dhe u shuan nga faqja e dheut, e sot nuk u gjendet as nam e as nishan.

    Ky klerik grek ishte thjesht njė emisar politik, qė erdhi nė Shqipėri pėr tė mbjellė pėrēarjen dhe urrejtjen midis shqiptarėve dhe pėr tė helenizuar kėshtu ortodoksėt shqiptarė. Pėr shenjtėrinė e Shėn Kozmait, me tė drejtė prof. Pėllumb Xhufi shkruan: “Me gjithė meritat e tij tė padyshimta nė favor tė “helenizmit”, kisha greke u kujtua mjaft vonė pėr shenjtėrimin e Kozma Etolianit, gjė qė ndodhi nė fund tė viteve ’20 tė shekullit XX.
    Shen Kozmai nuk ishte "klerik", ishte murg.
    Shen Kozmai nuk ishte "emisar politik" pasi atehere nuk kish as Greqi dhe as Shqiperi, kish popuj te shtypur e pushtuar nga turqit.
    Vetem nje pseudo-historian si Pellumb Xhufi mund te shohi "helenizim" ne punen misionare te Shen Kozmait qe u martirizua jo per "helenizmin", por u martirizua si nje predikues i dashur nga te gjithe shqiptaret e varfer te kohes ne te cilen jetoi.
    Shen Kozmai nuk eshte nje shenjtor katolik, qe e shpall dhe lumturon Papa i Romes, Shen Komzai eshte nje shenjtor orthodhoks, Apostulli i te Varferve, I Barabarte me Apostujt e Krishtit, i cili u martirizua ne toke shqiptare dhe u njoh si shenjtor nga pasuesit e tij te shumte shqiptare qe ne ate kohe. Patriarkana e Stambollit ne vitin 1961 vetem sa konfirmoi realitetin gati 2 shekullor te nderimit te shenjtorit nga popujt greke, shqiptare, maqedonas, serbe, kudo ku ai shkeli e predikoi. Profecite e tij jane percjelle goje me goje nga brezi ne brez dhe kane arritur edhe sot e kesaj dite. Shume nga keto profeci arrijne deri ne ditet tona e po behen realitet edhe sot.

    Pėr manastirin e Shėn Kozmait nė Kolkondas, historiani Pėllumb Xhufi ėshtė i mendimit se “manastiri nė Kolkondas, i njė antishqiptari, u ndėrtua nga Ali Pashė Tepelena”. Po kėshtu, prof. Xhufi na bėn tė ditur: “Mjafton qė rajatė tė rrinin urtė dhe t’u paguanin detyrimet feudalėve, Shėn Kozmai nuk ua kursente ndihmėn me predikimet e tij. Nga njė logjikė e tillė dritėshkurtėr nuk shpėtoi dot as Ali Pashė Tepelena”.
    Shen Kozmain e nderoi Ali Pashe Tepelena, pasi ai plaku me trup te imet dhe me floket e bardha, profetizoi ngritjen dhe vdekjen e Ali Pashe Tepelenes. Vete Shenjtori u martirizua nga njerezit e Pashait te Beratit, qe ishte kundershtar i Ali Pashes. Per nder te shenjtorit, Ali Pasha ngriti jo vetem Kishen e Shen Kozmait ne Kolkondas, vendi ku ai u martirizua, por edhe shume kisha te tjera ne mbare jugun e vendit.

    Aq driteshkurter jane njerez te kallepit te Delvines dhe Xhufit, sa nuk e kane per gje qe edhe bashkekohesin e shenjtorit, Ali Pashe Tepelenen, ta nxjerrin si "helenist". Nuk arrijne te shohin qe shenjtori nuk punoi as per "interesat greke" dhe as per "interesat shqiptare", ai punoi dhe u martirizua per besimin e tij te Krishtere Orthodhoks, pasurine e vetme te Tij. Dhe njerezit e llogoreve, nuk kane se si te ndihen mire kur shohin mrekulline e ketij shenjtori edhe pse kane kaluar kaq shekuj nga vdekja e tij: ne 24 gusht ne fshatin Kolkondas te Fierit mblidhen plot pelegrine nga Shqiperia e Greqia duke lene menjane ndasite kufitare, historike, politike, etnike etj.

    Albo

  5. #235
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Heu! Po pse vre Albo, duke e bere Sherifin Turk do na e mbushesh mendjen qe Kozmai nuk paska qene sherif?
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #236
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    pra me sa po shoh dy shkrime me jane transferuar ketu , kurse nje nuk e di se ku ndodhet .

    me duket se do te transferohet dhe 1 shkrim tjeter qe e kam shkruar ne Boten Ortodokse



    Ti do te shkruash vetem atje ku te takon te shkruash, jo ne forumin e nje komuniteti qe nuk i perket. Shen Kozma Etoliani eshte Shenjtor i Kishes Orthodhokse dhe nje shenjtor shqiptar, pasi ai u martirizua ne Shqiperi dhe lipsanet e tij te shenjta mbahen nga KOASH. Ti mos e ndero si nje shenjtor, por nuk ke te drejte ti apo kushdo qe te ofendoni nje prej shenjtoreve me te dashur te shqiptareve te besimit orthodhoks.
    kush te tha ty qe une nuk i perkas komunitetit ortodoks shqiptar??? dije pra se i perkas ,(hem ... i perkas derisa ti ndryshohet emri e te behet "Bota Ortodokse greke " ) . Ai qe nuk i perket ketij komuniteti eshte pikerisht Kozma Etoliani qe eshte shenjt shqiptar po aq sa c'eshte Tadici presidenti i Kosoves

    Por meqe ti na ke risjelle perseri te njejtin shkrim te Sherif Delvines,
    kete se kam sjelle une ketu , e ke sjelle ti . Une e kam sjelle te Bota Ortodokse

    sa per pjesen tjeter s'po e marr mundimin te pergjigjem se cdo gje eshte e qarte dhe per ata qe jane pothuajse te verbuar pjeset me te bukura i kam bere me ngjyra qe ti lezojne , dhe nje gje nga une as mos te te shkoje ne mend se i ke mundesite e aftesite ti diskutosh e sidomos ti kritikosh Frasherin e Delvinen
    Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 26-09-2006 mė 08:51

  7. #237
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Eshte per tu habitur menyra qe perdoret per te diskutuar ne kete forum.Dikush fillon nje teme te qarte, ne kete rast per Shen Kozmain dhe vetem ne 5-6 mesazhet e para flitet pak a shume rreth temes.Mepas gjithkush sipas hesapit te vet fillon e tregon ato qe ka lexuar ose ato qe di,gjera qe vetem me Shen Kozmain nuk kane te bejne.Dikush perpiqet te na mbushe mendjen se c'do gje qe lidhet me ortodoksine(orthodhoksine do te thoshte dikush) eshte padyshim pozitive dhe c'do gje tjeter katolike apo myslimane eshte e gabuar.Ata ortodokse shqiptare qe me te vertete meritojne te quhen te shenjte(Noli,Negovani,Kristoforidhi,Luarasi,Veqilh arxhi e shume te tjere) nuk permenden pothuaj fare,ose roli i tyre minimizohet.Bile ka edhe nga ata qe i japin tendenca gjoja grekofile edhe ketyre te fundit per faktin se paskan studiuar ne gjuhen greke.Kur eshte puna per te ndare konceptin fetar me konceptin kombetar (naiv nuk me duken fare) luhet me dy masa te ndryshme.Njera mase shkon nga idea greke e mosndarjes se shtetit me fene(greket nuk e kuptonin pse bullgaret kerkonin pavaresi sepse per ta te gjithe ortodokset jane greke), pra duhet te jesh grek qe te jesh ortodoks medoemos.Kue eshte puna per shqiptaret perdoret nje mase tjeter,harrohet qellimisht perpjekja kolosale e grekeve per te helenizuar te gjithe ortodokset e Shqiperise qe nga kohet qe s'mbahen mend e deri ne ditet tona,dhe na serviren teorira te tipit Aristidh Kolias qe gjoja qe te jesh grek duhet me pare te provosh qe je arvanitas.Gjera me kontradiktore eshte veshtire te gjesh diku tjeter.Te jesh ortodoks eshte nje gje,te jesh shqiptar eshte dicka tjeter.
    Por shume nga ju me duket se nuk jeni shqiptare por jeni "orthodhokse".
    Edhe fjalen ortodoks nuk e thoni shqip,por kundra c'do rregulli te gjuhes shqipe thuhet orthodhoks.Kete nuk e kuptoj fare.Gjithe jeten time njerezit qe kam pas rastin te degjoj kur flisnin per ortodoksine perdornin pikerisht fjalen ortodoks dhe kurre nuk kam degjuar te thuhet orthodhoks.Per here te pare kete e degjova nga nje shok i cili eshte i lindur e rritur ne Tirane,por qe pas 10 vjetesh ne Greqi ju lezetu me perdor pikerisht kete versionin e fundit.
    Une personalisht nuk jam shume i qarte me figuren e Shen Kozmait,por ne qofte se paska mallkuar ata qe duan te flasin gjuhen shqipe atehere ne syte e mi nuk eshte aspak i shenjte dhe Zoti eshte deshmitari dhe gjykatesi im.Nuk ka kurrfare logjike dhe morali shpjegimi qe na japin disa koka te ndritura te forumit se u dashka kuptuar ne rrethanat e kohes, c'do veprim anti shqiptar.
    Ky eshte mendimi im,dikujt nuk mund ti pelqeje dhe as qe pretendoj nje gje te tille,por kini kujdes kur flisni dhe mos i perzini lakrat me jonxhen.

  8. #238
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Shėn Kozmai, profeti antishqiptar

    Kleriku qė mori pėrsipėr detyrėn pėr helenizimin e arvanitasve dhe flamuri i betejės sė fundit greke pėr Vorio-Epirin

    Shėn Kozmai, profeti antishqiptar

    Sipas tij, duhej braktisur shqipja e duhej mėsuar tė flitej e shkruhej vetėm greqisht

    SHERIF DELVINA

    Nė vitet 1768-1774 dhe 1775-1779, Patrikana Ekumenike dėrgoi nė vendin tonė Kozma Etolianin (1714-1779), i cili kishte kryer studimet nė Malin e Shenjtė, Athos. Klerikėt grekė, para se tė vinin nė vendin tonė, shpesh mėsonin se si t‘i kryenin shėrbesat fetare nė manastiret e atij mali. Misioni i Kozma Etolianit ishte sa delikat, aq edhe i rėndėsishėm. Ai vinte nė Shqipėrinė e Jugut pėr tė realizuar qėllimin qė tė krishterėt ortodoksė shqiptarė t‘i kthente nė grekė. Kozma Etoliani predikoi nė Shqipėrinė e Poshtme (Epir), Thesali, Maqedoni etj. Ai kėrkonte qė nė Shqipėrinė e Jugut tė pėrbuzej dhe tė braktisej shqipja dhe nė vend tė saj tė flitej dhe tė shkruhej vetėm greqisht.

    N.Tomadakis, profesor nė Universitetin e Athinės, thekson: "Misionari i madh, Kozma Etoliani, punoi pėr fuqizimin e fesė sė krishterė dhe pėr pėrparimin e arsimit nė territorin e Vorio Epirit, ai ra martir pėr epirotėt e veriut dhe pėr kombin tonė". Ėshtė pėr tė vėnė nė dukje se historiani K.Amantos, anėtar i Akademisė sė Athinės dhe profesor i Universitetit, pohon: "Legjendari Kozma Etoliani punoi mė shumė se kushdo pėr krishtėrimin dhe shkollat… Ai qe ndėr dėshmorėt e parė qė ra pėr helenizmin e tė krishterėve tė Epirit tė Veriut". Po ashtu, nė librin "Vendet greke nė histori, Epirus, analizė dhe histori greke", me botues tė pėrgjithshėm anėtarin e Akademisė sė Athinės, M.B. Sakelariou, Athinė, 1997, fq. 317, pohohet: "Pėrmes punės sė tij, Kozma Etoliani dėshmoi vetėm se ishte zėri mė autentik i kombit grek gjatė periudhės sė pushtimit osman". Kėtė "shenjtor" akademiku nė fjalė e quan "martir tė kauzės sė kombit tė tij grek, njė nga figurat mė tė ndritura, i cili punoi me tė gjitha forcat e tij pėr pėrgatitjen e rilindjes sė kombit grek".

    Vasil Krapsiti nė "Historia e Paramithise", kapitulli III, flet pėr veprimtarinė e Shėn Kozmait. Ky historian grek i ditėve tona, nė faqen 37 tė kėtij libri, Shėn Kozmanė e quan "shpėtimtar tė etnisė greke nė hapėsirėn e Thesprotisė". Ndėrmjet tė tjerash, ai na thotė: "Ky apostull i krishtėrimit, kudo qė shkonte nė Epir vendoste kryqe dhe ishte luftėtar i flaktė i fesė sė krishterė dhe i helenizmit". Sipas kėtij autori, merita mė e madhe e tij ishte hapja e shkollave greke. Kėshtu, "Shėn Kozma Etoliani ‘zgjonte‘ ndėrgjegjen etnike tė helenėve tė skllavėruar, duke ngritur shkėmbinj rezistence pėr grekėt".

    Po e citojmė kėtė autor, i cili na pėrmend fjalėt e Shėn Kozmait tė thėna nė mbledhjen e Shėn Donatos (Paramithi): "Le t‘i shmangemi, vėllezėrit e mi, mendjemadhėsisė, qė ėshtė krijesa e parė e shejtanit dhe rruga qė tė ēon nė katastrofė, prandaj duhet tė jeni kokulur; kokultėsia ėshtė rruga e engjėjve, ajo tė ēon nė parajsė".

    Suliotėt u tronditėn kur dėgjuan kėto fjalė tė tij, madje disa u egėrsuan. Atėherė Kozmai u tha: "Mė vjen keq pėr ju, pėr kryelartėsinė qė kini". Dhe duke shkundur kėpucėt, vazhdoi me kėto fjalė tė ashpra: "Kėmba ime kėtu nuk do tė shkelė herė tjetėr. Nėse nuk i lini kėto qė bėni, do tė shpėrbėheni".

    Mė vonė, duke parė armėt e suliotėve tė varura nėpėr pemė, Kozma Etoliani u tha atyre me mllef e cinizėm: "Kjo kokėfortėsi qė keni do t‘ju marrė nė qafė. Nė ato degė qė ju sot varni jataganėt, do tė vijė njė ditė qė jevgjit tė varin sazet e tyre".

    Autori i "Historisė sė Paramithisė" shkruan edhe se "puna e Shėn Kozmait me Sulin ishte njė detyrė e pastėr dhe etnike. Ai u pėrpoq qė t‘i bindte suliotėt tė largoheshin nga ēdo veprim i armatosur". Mirėpo suliotėt nuk e dėgjuan Kozmain. Ata luftuan e nuk i braktisėn traditat e tyre, ndaj dhe fituan pavdekėsinė.

    Suliotėt ishin shqiptarė dhe nuk ishin etni greke. Hobhausi na thotė se suliotėt i zhvillonin luftėrat sipas mėnyrės shqiptare. Po kėshtu edhe Liku e quante Sulin vend shqiptar, ndėrsa Pukėvili ndarjen e suliotėve nė fara e quante zakon mbarėshqiptar. "Nė Sul, ēėshtjet gjyqėsore, na thotė Liku, rregulloheshin nė atė mėnyrė si nė tė gjithė Shqipėrinė". Suliotėt ishin tė krishterė. Dihet se Foto Xhavella qe vėllam me Ismail Pronjėn e Paramithisė, kurse Marko Boēari shkroi njė fjalor me qėllim qė shqiptarėt tė mėsonin greqisht. Edhe Napolon Bonaparti u detyrua t‘ia heqė komandantin grek regjimentit shqiptar nė shėrbim tė Francės, nė tė cilin pjesa dėrrmuese ishin suliotė, sepse ata nuk pranonin tė kishin nė krye tė tyre komandant grek.

    Lind pyetja: Cili ėshtė krishtėrimi i Shėn Kozmait?

    Mė sė pari do tė bėjmė tė ditur kuptimin e fjalės "i shenjtė". Shenjtor shpallet njė person qė i qėndron besnik i mėsimeve tė Krishtit dhe kishės sė Tij, qė kanonizohet si i tillė nga njė kishė lokale ose universale. I shenjtė ėshtė besniku i kishės ortodokse, i denjė pėr nderim dhe format e kultit lejohen pėr atė qė shpallet i shenjtė. Shenjtorit i bėnin njė sėrė nderesh si pėr shembull: i kujtohet emri nė lutjet, me emrin e tij mund tė emėrohen kisha, mund t‘i ekspozohet trupi nė altar. Ai, gjithashtu, mund tė deklarohet njė shenjt mbrojtės i njė qyteti ose i njė vendi.

    Shėn Kozmai predikoi nė shumė vende tė Shqipėrisė, qė nga Suli e gjer nė Krujė. Mė poshtė po botojmė njė faksimil tė marrė nga dorėshkrimet e tij dhe tė botuar nga Georges Freris, marrė nga "Pasqyrė historike e letėrsisė", revista "Agora", Janinė, 1984, fq.20 (A.Konstantokopulos, Ellenike glosa sta Balkania, Janinė 1988, fq.35).


    Kėshtu foli Shėn Kozmai:

    " ...Fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht..."


    "Dėrgoni fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht pėr arsye se kisha jonė ėshtė greke. Dhe ti, vėllai im, po nuk mėsove greqisht, nuk mund tė kuptosh ato qė thotė kisha jonė. Mė mirė, vėllai im, tė kesh shkollė greke nė vendin tėnd se sa tė kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterė, burrė apo grua, qė mė premton se brenda nė shtėpi nuk do flasė shqip, le tė ngrihet nė kėmbė dhe tė ma thotė kėtu. Unė do t‘i marr atij tė gjitha mėkatet nė qafėn time, qė nga dita e lindjes sė tij deri mė sot, do t‘i porosit tė gjithė tė krishterėt qė t‘i flasin dhe do t‘i shlyej tė gjitha mėkatet. Ai nuk do ta gjente kėtė rast sikur tė jepte para me mijėra". (Predikimi 7 drejtuar shqiptarėve tė Epirit)

    Kėtu shihet qartė se Shėn Kozmai i ftonte shqiptarėt dhe sidomos fėmijėt dhe tė rinjtė shqiptarė ortodoksė, qė tė mėsonin greqisht, sepse kisha ortodokse, sipas tij, ėshtė greke dhe ajo nuk mund tė bėhej kurrė shqiptare.

    Sa nė kundėrshtim bien kėto fjalė tė tij me Jezu Krishtin, i cili i ēoi apostujt e tij qė tė predikonin doktrinėn fetare tė krishterė nė popujt e ndryshėm tė globit, por nė asnjė mėnyrė qė kėta popuj tė ktheheshin nė grekė. Jezu Krishti u pat thėnė apostujve: "Shkoni e bėni dishepuj nga tė gjithė popujt, duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit tė Shenjtė dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar!" (Mateus 28:19)

    Krishtėrimi i Shėn Kozmait nuk ishte krishtėrimi i Jezu Krishtit, por njė krishtėrim i sajuar nga Patrikana e Stambollit, njė krishtėrim krejtėsisht i veēantė, aspak ndėrkombėtar dhe qiellor, pra, larg atij qė ka predikuar Krishti. Ky lloj antikrishtėrimi, qė flet nė emėr tė krishtėrimit, ka pėr Ungjill shovinizmin grek.

    Shėn Kozmai na thotė se "raca shqiptare ėshtė greke". Me kėto fjalė Shėn Kozmai gėnjen pėrsėri. Ja njė pėrgjigje shkencore qė e hedh poshtė kėtė sajesė shoviniste: antropologu me famė botėrore, Pitardi, nė librin e tij "Historia e racave njerėzore", kur flet pėr racėn tonė thotė: "Ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė popull ku tiparet antropologjike tė jenė mė tė qarta", ndėrkohė qė pėr Greqinė ai pohon po nė kėtė libėr se "ajo ėshtė pasqyrė e popujve tė Ballkanit". Kėtė gjykim tė Pitardit mbi racėn shqiptare e pranojnė shumė antropologė tė tjerė, qė kanė bėrė matje mbi tė gjallė e mbi tė vdekur nė Greqi e Shqipėri.

    Ky "shenjtor" theksonte me tė madhe se "atė shqiptar qė nuk do tė fliste shqip nė Shqipėrinė e Jugut do ta bėnte tė lumtur sa tė ishte zot i mijėra parave".

    Ėshtė pra Shėn Kozmai ai qė, megjithėse "shenjtor", na thotė kėto gjepura. Ai i kėshillon tė krishterėt qė tė mos preferojnė pazaret e ēifutėve. Shpesh herė Kozma Etoliani na bėn tė qeshim me fjalėt e tij. Po japim njė nga thėniet e tij:

    "Mos pini raki tė prodhuar nė fabrikat e Evropės. Sepse nė atė raki ēifutėt lajnė tė vdekurit e tyre qė t‘ju ndotin juve. Ēifutėt janė pogromet e antikrishtit". "Mos blini te ēifutėt". Parulla tė tilla tė ēmendura antisemite do tė konkurronin edhe nazizmin e Hitlerit tė viteve ‘30-tė, kur nė vitrinat e dyqaneve tė ēifutėve skuadrat e SS-ve shkruanin "Kauft nicht bei Juden" (Mos blini te ēifutėt). Por "i shenjti" Kozma nuk u ndal kėtu nė ēmendurinė e tij antisemite. Ai ėshtė i vetmi prift, qė nė mėnyrė tė hapur ka nxitur pogromet antiēifute.

    Shėn Kozmai, mė 22 gusht 1777, vizitoi Beratin dhe atje i kėshilloi beratasit qė tė bėjnė pazar tė shtunėn (sepse ēifutėt atė ditė e kanė pushim) dhe askush prej tyre, vijoi shenjtori i Vorio Epirit, tė mos bėjė pazar tė dielėn te ēifutėt. Kėshtu qė Shėn Kozmai, pėr shkak tė urrejtjes ndaj ēifutėve, arriti t‘u ndėrrojė beratasve edhe ditėn e pazarit.

    Nė Samarinė pjesa mė e madhe e popullsisė ishte vllahe. Ai u fliste vllehve kundėr gjuhės sė tyre. Shėn Kozmai u thoshte atyre se "Perėndia e konsideronte veten tė fyer kur dėgjonte lutje ose lavde nė gjuhėn vllahe. Qė Perėndia tė dėgjojė lutjen e besimtarėve ortodoksė, ata duhet t‘i bėjnė ato nė greqisht", thoshte ky predikues shoven. Le tė shohim ē‘thotė mė tej Kozma Etoliani pėr gjuhėn vllahe, citojmė: "Perėndia kur flet me engjėjt, flet nė gjuhėn greke dhe kur i shfryn djallit, pėrdor gjuhėn vllahe" (arkivi qendror i shtetit rumun).

    Absurditete tė tilla njihen plot te Shėn Kozmai. Njerėzit vdesin, eksperienca e marrė nė shkollė ruhet e transmetohet brez pas brezi. Shėn Kozmai kėrkonte qė tė transmetoheshin brez pas brezi vetėm mėsimet e marra nė shkollat greke. Sipas tij, duhej qė shqiptari i Shqipėrisė jugore ta ndjente veten grek medoemos. Njė nga historianėt mė me zė tė Greqisė sė sotme, Dr.Vakalopullos, nė "Historinė e helenizmit tė ri" vėllimi 4, fq.442, shprehet kėshtu pėr Kozma Etolianin: "Ai ktheu rrymėn e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizmin e tij dukuritė shoqėrore dhe kombėtare (greke - Sh. D.), veēanėrisht nė Shqipėrinė jugore dhe Epir". Me tė drejtė rilindėsit tanė lėshuan thirrjen patetike: "Jashtė gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona". Revista "La nazione albanese", viti 1897, nr. 9, fq .4, shkruan pėr figurėn dhe detyrėn e priftit kėto fjalė: "Prifti duhet tė jetė sjellės i vėrtetė i qytetėrimit dhe i progresit me ligjin e tij tė dashurisė. Kėtu, nė Shqipėri, nė shumicėn e rasteve, ai i shėrben prindvrasjes, ai ėshtė despot dhe mė tiran se vetė pushtuesi. Ai, me armėn tejet tė fuqishme tė fesė, nė vend qė tė ndriēojė masat me gjuhėn e shenjtė dhe me dashuri pėr atdheun, ėshtė kthyer nė njė skllav qė i shėrben injorancės dhe paragjykimeve. Ai ėshtė bėrė njė instrument i verbėr i njė politike antipatriotike. Prifti ėshtė njė dhelpėr greke, qė emrin e atdheut e ka zėvendėsuar me atė tė Greqisė. Prifti imponohet dhe sundon. Edhe pushkėt vrasėse kanė zėnė vend nė kishė, kėshtu qė ėshtė reformuar kulti i Jezu Krishtit". (sqarim: artikullshkruesi nė kėtė artikull e ka fjalėn pėr priftėrinjtė grekė nė Shqipėrinė e Jugut - Sh. D.).

    Nė predikėn e parė, Shėn Kozmai thekson: "Tė gjitha fetė e botės janė mashtruese, vetėm feja ortodokse ėshtė pa tė meta dhe e shenjtė" (Predikimi 1). Tė vjen keq kur merr vesh se kryepeshkopi Janullatos ėshtė anėtar nderi i shoqatės "Miqtė e Shėn Kozmait" dhe se ky "shenjtor" bėn pjesė nė kalendarin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Vlen tė mbahet mend dhe tė mos harrohet shprehja e antishqiptarit tė tėrbuar Sebastianos, ish-mitropolit i Drinopolit, i cili e quan Shėn Kozmain "dishepull tė vėrtetė tė Krishtit" (!) Sot nė Shqipėri ndėrtohen kisha dhe pėr fat tė keq, ndonjė kishe i vihet emri i Shėn Kozmait, kėtij antishqiptari tė tėrbuar. Ndėrkaq Faik Konica vazhdon tė thėrrasė nga varri: "Ka 15 vjet qė po bėrtas: Mend, mend, mend! Kjo mospasje e mendjes na bėri lodėr tė grekėve".


    Pėr Vasil Krapsitin, Shėn Kozmai ishte luftėtar i helenizmit. Po kėshtu dhe pėr historianėt e tjerė grekė, qė kanė nostalgji dhe kėrkojnė tė rikthejnė Perandorinė Bizantine.

    Duke studiuar veprimtarinė e gjithanshme tė tij, kushdo del me pėrfundimin: nėse shenjtorėt janė simbole tė dashurisė e tė humanizmit, Kozma Etolianin nuk e lidh asgjė me ta, sepse ky klerik grek ishte thjesht njė emisar politik i shovinizmit grek dhe erdhi nė Shqipėri pėr tė mbjellė pėrēarjen dhe urrejtjen midis shqiptarėve dhe pėr tė helenizuar totalisht ortodoksėt shqiptarė.

    Pėr "shenjtėrinė" e Shėn Kozmait, me tė drejtė prof. Pėllumb Xhufi shkruan: "Me gjithė meritat e tij tė padyshimta nė favor tė ‘helenizmit‘, kisha greke u kujtua mjaft vonė pėr shenjtėrimin e Kozma Etolit, gjė qė ndodhi nė fund tė viteve ‘20-tė tė shekullit XX. Pasi kishin dėshtuar pėr ta marrė tė ashtuquajturin Vorio-Epir me luftė, apo me marifete politike, qarqet nacional-klerike greke vendosėn tė shpallin ‘luftėn e shenjtė‘ pėr Vorio-Epirin nėn flamurin e Shėn Kozmait".

    Ėshtė pėr tė theksuar se akademiku Kristo Frashėri, pėr "shenjtorin" e lartpėrmendur shkruan: "Kozma Etoliani nuk ishte vetėm njė misionar i ortodoksisė fanariote, por siē e pranojnė historianėt e sotėm grekė, mbi tė gjitha njė flamurtar i flaktė i helenizmit". (Gazeta "Korrieri" Nr. 292, 8 Dhjetor 2004).

    Pėr manastirin e Shėn Kozmait nė Kolkondas, historiani Pėllumb Xhufi ėshtė i mendimit se manastiri i tij nė Kolkondas, i njė antishqiptari tė tillė, u ndėrtua nga Ali Pashė Tepelena. Po kėshtu, prof. Xhufi na bėn tė ditur: "Mjafton qė rajatė tė rrinin urtė dhe t‘u paguanin detyrimet feudalėve, sepse Shėn Kozmai nuk ua kursente ndihmėn me predikimet e tij. Nga njė logjikė e tillė dritėshkurtėr nuk shpėtoi dot as Ali Pashė Tepelena". ("Dita informacion", gusht 1996).

    Gazeta "Ngjallja", organ i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, nė numrin e saj 8 (163), tė gushtit 2006, nė njė artikull kushtuar Shėn Kozmait, midis tė tjerash citon: "... prania e tij nė jetėn e pėrditshme tė besimtarėve nėpėrmjet lutjeve qė i drejtohen shenjtit, rrėfimit tė "bėmave" e profecive tė tij e deri tek emri i bekuar Kozma, qė mbajnė qindra e qindra vetė tė tė gjitha moshave". I bėjmė tė ditur artikullshkruesit se vėllezėrit tanė ortodoksė nuk kanė tė pranishėm nė jetėn e pėrditshme Shėn Kozmanė, flamurin e flaktė tė helenizmit, pasi emri Kozma ka ekzistuar qindra vjet para tė vinte Kozma Etoliani, siē ėshtė rasti i shenjtorėve tė nderuar, vėllezėrve Kozma dhe Damiani, tė martirizuar nė vitin 287, nė kohėn e Perandorit Dioklecian nė qytetin Ēiri tė Antiokisė. Pėr nder tė tyre arbėreshėt e Italisė emėruan Komunėn San Cosmo Albanese (Shėn Kozma Shqiptari). Duke rendur pas asaj logjike tė zymtė, nxjerrim si pėrfundim qė s‘ekziston asnjė lidhje ndėrmjet Josif Stalinit dhe Shėn Josifit dhe ēdo Josifi tjetėr qė gjendet nė botė.

    Shėn Kozmai ėshtė pararendės i helenizmit. Kjo ėshtė treguar qartė nė letrėn qė "i shenjti" i dėrgoi vėllait tė tij, Hrisantosit, pak muaj para "martirizimit tė tij", ku numėronte shkollat qė ai vetė kishte ngritur dhe thoshte: "Unė kam parė 30 provinca dhe kam ngritur dhjetė shkolla greke e 200 tė tjera pėr arsimin fillor, ...". Dhe pjesa mė e madhe e kėtyre shkollave ishin nė "Epirin e Veriut". Ishin tė gjitha shkolla greke dhe njė fakt i tillė e bėn Kozma Etolianin padyshim njė pararendės tė helenizmit, por jo aspak njė promotor tė arsimit tonė kombėtar, siē ėshtė shprehur badjava ndonjė adhurues shqiptar i tij.

    E shohim tė arsyeshme tė shpjegojmė termin "helenizėm" pėr t‘ua bėrė tė qartė lexuesve. Pėr kėtė po citojmė Svoronosin: "Helenizmi ėshtė tėrėsia e grekėve tė ndėrgjegjėsuar" (N. Svoronos "Historia e Greqisė sė Re", shtypi Universitar i Francės, Paris 1964"). Sipas enciklopedisė sė madhe greke, "Pirsu", vėll.11, fq.167, te zėri "Helenizėm" thuhet: "Helenizėm ėshtė prania kudo e grekėve, e racės dhe e jetės sė tyre gjatė gjithė epokave"; kurse G. S. Frangulis, nė veprėn e tij "Helenizmi kundėr Lindjes dhe Perėndimit" pohon: "Helenizmi kishtar ėshtė po aq i lavdishėm sa ai etnik". Ai krijoi helenizmin modern, i cili prej mė shumė se njė shekulli rivendikon restaurimin kombėtar dhe lirinė e tij".


    SHERBIMET SEKRETE TE VENEDIKUT

    Sun Ēu, me traktatin "Arti i luftės", vepėr e shkruar dymijė e pesėqind vjet mė parė, ushtroi njė ndikim tė madh nė politikanėt dhe ushtarakėt e Lindjes dhe mė vonė tė Perėndimit. Nė kėtė vepėr, autori i sipėrpėrmendur, rolin e spiunėve nė kohė lufte e paraqet kėshtu: "Nė fakt, spiunėt janė elementi mė i rėndėsishėm nė luftė, sepse prej tyre varet suksesi i veprimeve ushtarake, shkathtėsia e lėvizjeve tė ushtrisė" (Sun Ēu, "Arti i luftės" nėn kujdesin e Aleksandėr Kornelit, Napoli 1988, f.135).

    Tomson dhe Padovek pohojnė: "Spiunazhi dhe korrupsioni kanė luajtur nė historinė e botės njė rol tejet mė tė rėndėsishėm se sa besohet nė pėrgjithėsi", ndėrsa Alem thekson: "Spiunazhi nuk e ndryshon rrėnjėsisht rrjedhėn e historisė, por ndodh qė ndėrron thellėsisht ngjarjet". (I. P. Alem, "Spiunazh dhe kundėrspiunazh", ESI, Napoli 1984 (botime franceze, shtypi universitar i Francės, Paris, 1980, f. 12-13).

    Duhet vėnė nė dukje se veshja e klerikut, siē thekson Bely, favorizon anonimatin dhe fshin origjinėn shoqėrore dhe gjeografike tė tij. Citojmė dy paragrafė tė marrė nga libri "Shėrbimet e fshehta tė Venedikut", ku flitet pėr Kozma Etolianin:

    "Xhovani Momiti, thėnė ndryshe Palatino, njė ish-berber nga Napoli, pasi kaloi pak kohė nė Moskė, Petersburg dhe Vjenė, arriti tė bėhet agjent sekret i admiralit rus, Orlov. Ai kėrkon t‘i bindė nėnshtetasit venedikas pėr kryengritje dhe organizon emigrimin e gjashtėqind familjeve venedikase pėr t‘u vendosur nė Akuilea. Agjentė tė ndryshėm sekretė venedikas, midis tė cilėve vetė Xhakomo Kazanova, e ndjekin deri mė 9 qershor 1777, ditė nė tė cilėn proveditori i pėrgjithshėm i detit porosit oficerin Franko Xonxa qė t‘i shkaktojė vdekjen nė atė mėnyrė qė ajo tė duket e rastėsishme. Mendohet se do ta gjejė nė ishullin e Qefalonisė gjatė predikimeve tė misionarit grek Kozma, qė do t‘i flasė si Mesia i ri njė turme prej pesėmbėdhjetėmijė fanatikėsh qė e ndjekin nga fshati nė fshat. Projekti ėshtė edhe mė ambicioz: tė eliminojė nė njė kohė dhe kėtė havale, "profet fals", qė bredh duke nxitur nėnshtetasit grekė tė shpėrngulen nė Akuiela, por qoftė Palatini, edhe Kozmai, dyshojnė se ndiqen nga agjentėt sekretė venedikas dhe ndėrmjet viteve 1777 dhe 1779 u shpėtojnė atentateve tė ndryshme". (Paolo Preto, "I servizi segreti di Venezia", Milano, 2004, fq.341).

    Vijojmė mė tej: "Nė marsin e vitit 1779, fanatiku klerik Kozma predikoi si njė Mesia i ri kreu mrekulli dhe shpėrndau njė broshurė nė greqisht mbi privilegjet qė u jepeshin nga Maria Tereza atyre qė emigronin nė trojet austriake" (Paolo Preto, vep. E cituar).

    Duhet vėnė nė dukje se kėto shpėrngulje bėheshin nė favor tė Rusisė. Mė 1788 na bėhet e ditur se nė tė njėjtin libėr procedohet arqimandriti i Pastroviēit, Sava Xhiubisa, dhe bashkėpunėtorėt e tij pėr mashtrim tė nėnshtetasve venedikas nė favor tė Rusisė.


    Vlen tė pėrmendet se Shėn Kozmai, si mė parė ashtu edhe nė vitin 1775, ishte i pajisur me ferman tė Sulltan Hamidit I. Po ashtu, edhe Sinodi i Shenjtė e kishte zgjedhur inspektor tė Pėrgjithshėm tė shkollave greke. Ai ishte lidhur edhe me Rusinė, armike tradicionale e vendit tonė, e cila nė atė kohė donte tė krijonte perandorinė bizantine. Po kėshtu, Katerina II, careshė e Rusisė, i mėsonte nipit tė saj gjuhėn greke. Shėn Kozmai, sė bashku me spiunin e rusėve, Palatino, punonin pėr Rusinė. Ndėrkohė, atentatet e Republikės sė Shėn Markut kundėr jetės sė tyre vijonin. Venediku e ka quajtur havale dhe fals shenjtor Kozma Etolianin, ndėrsa akademiku grek, Sakelariu, e quan "njė nga figurat mė tė ndritura, qė punoi pėr pėrgatitjen e rilindjes greke", ("Epirus, 4000 years of greek history and civilisation", Athens 1997). Shėn Kozmai nė tė vėrtetė punoi pėr helenizimin e Shqipėrisė sė Jugut, duke filluar qė nga Kruja dhe Kavaja (e cila pėr tė qe greke). Pikėsynimi i Shėn Kozmait pėrkonte me dėshirat e Katerinės II tė Rusisė (1729-1796) e quajtur nga Volteri "Semiramizi i Veriut". Te kjo perandoreshė mbizotėronte ėndrra e saj e pėrhershme e pushtimit tė ish-Perandorisė Bizantine (Perandorisė Osmane). Ajo pėrkrahej nga favoriti i saj i mėparshėm, Orlovi, dhe mė pas nga Patėmkini (1739-1791), reformues i ushtrisė dhe krijues i flotės ruse tė Detit tė Zi. Citojmė njė dokument tė asaj kohe: "Mė 4 korrik 1780, Jozefi II i shkruante Maria Terezės qė nga Shėn Petersburgu, rreth njė vit pas vrasjes sė Kozma Etolianit: "Pėr sa u pėrket turqve, ėshtė mė se e sigurt qė ajo (Katerina II. - Sh. D.) do me ēdo kusht qė projekti i rimėkėmbjes sė Perandorisė sė Lindjes tė realizohet. Ky projekt kthehet dhe rikthehet nė kokėn e saj, sepse i ka pushtuar trurin. Kėtė vendim kjo careshė e ngroh dhe e ringroh pėr ta ēelur pėrherė nė shpirtin e saj. Ajo, nė ēdo ēast shfaq zgjidhje pėr ndarjen e Turqisė" (Arneth. Josef II und Katherina von Russland, Vien 1869, Nr.1558, f.263).

    Kozma Etoliani ėshtė i lidhur me Xhovani Momitin, i lidhur me Rusėt dhe qė tė dy kanė veprim tė pėrbashkėt, siē dėshmohet nė fq.34 dhe 50 tė librit "Shėrbimet sekrete tė Venedikut". Ai u shėrben nė tė njėjtėn kohė tė dy aleatėve tė asaj kohe, Rusisė dhe Austrisė, qė donin t‘i rimėkėmbin republikat e vjetra greke dhe mė vonė kėto dy perandori nėnshkruan dhe njė traktat. Me tė drejtė, studiuesi Pėllumb Xhufi, Shėn Kozmain e quan antishqiptar. Duke qenė i tillė, kėshilli bashkiak i Tiranės, pėrpara se ta zgjidhte A. Janullatosin qytetar nderi tė Tiranės, duhej t‘i kėrkonte atij qė tė mohonte e tė dėnonte veprimtarinė e antishqiptarit Shėn Kozma, si kusht pėr dhėnien e titullit "qytetar nderi i Tiranės", propozuar nga kryebashkiaku Edi Rama, sepse Kozma Etoliani kėrkonte qė popullsia e Epirit (Shqipėria e Poshtme) tė kthehej nga shqiptare nė greke. Enciklopedia e madhe greke, "Pirsos", vėll. II, fq. 915 shkruan: "Kozma Etoliani ra dėshmor mė 24 gusht 1779", por dyshimet pėr vrasjen e tij bien mbi Republikėn e Shėn Markut, e cila shumė herė zhdukte dokumentet, pasi vriste kundėrshtarėt e saj".

    Nė kontekstin e veprimtarisė sė madhe antishqiptare tė kėtij prelati tė kishės greke, ėshtė i padrejtė edhe organizimi nė vendin tonė i kampingjeve tė 24 gushtit pėr nder tė Shėn Kozmait, apostullit tė helenizmit. Vlen tė pėrmendet se 24 gushti i vitit 1996, nė tė cilin u mblodhėn me joshje alla greke tė rinj ortodoksė nga mjaft qytete, qė nga Saranda deri nė Shkodėr, nė njė kamping afėr kishės sė Shėn Kozmait nė Kolkondas, ishin ftuar edhe tė rinj nga Greqia. Ftesat ishin dėrguar deri nė Finlandė nga kisha ortodokse dhe At Kalevi. "Kėto kampingje ortodokse, thekson Janullatosi nė fjalimin e tij, janė punishte shpirtėrore" (kupto: punishte shpirtėrore pėr tė shkatėrruar kombin shqiptar, Sh.D.). Ndėrkaq, gazeta "Ngjallja" i mban iso kur shkruan nė gusht tė vitit 1996, "mbi gjithēka kumbon fuqishėm falėnderimi pėr Perėndinė, nė Shenjtėrinė Hyjlindėse Mari dhe ‘Shėn‘ Kozmain.

    Duhen vėnė nė dukje fjalėt e ish-Metropolitit tė Drinopolisit, Sebastianos, pėr Shėn Kozmanė, i cili ndėrmjet tė tjerash thotė: "Kisha dhe kombi ynė po nderojnė sot kujtimin e Shėn Kozmait tė Etolisė, sepse ai ishte jo vetėm njė misionar, por edhe apostull kombėtar (i Greqisė)."


    ĒFARE REKOMANDON A. JANULLATOSI PER KUSHTETUTEN E BE-sė?


    Vlen tė theksohet se Felipe Fernandez Armesto, profesor i fakultetit tė historisė moderne nė Universitetin e Oksfordit, nė librin e tij "Udhėzuesi i popujve tė Evropės", Londėr, 1994, shkruan: "Grekėt janė veēanėrisht tė ngarkuar nga pengesa e njė trashėgimie kulturore qė pėr shekuj ėshtė parė si kulmi i arritjes njerėzore. Progonopleksia (mania e stėrgjyshėrve) dhe arkeolatria (respekt i tepruar pėr lashtėsinė) janė elemente kyēe nė identitetin modern grek. Kėrkimi pėr njė identitet specifik grek dhe marrėdhėnia e sė tashmes me tė kaluarėn janė njė temė e pėrbashkėt nė letėrsi. Nė fund tė fundit, Greqia ėshtė i vetmi vend ku greqishtja, e vetmja gjuhė, dhe grekėt, i vetmi popull, mund tė cilėsohen nga mbiemri modern".

    Ne, shqiptarėt, nuk duhet tė harrojmė deklaratėn e ish-kryeministrit tė Greqisė, Georges Papandreu, bėrė nė parlamentin grek mė 12 qershor 1960: "Atė qė tė gjitha qeveritė greke duhet tė dinė, ėshtė se ēėshtja e vorio-epirit ekziston dhe se ajo qė ėshtė penguar gjatė kėtyre viteve ėshtė vetėmohimi ynė pėr plotėsimin e kėsaj kėrkese tė shenjtė. Pretendimet tona pėr Epirin e Veriut janė tė shenjta dhe tė patundura". Nuk duhet harruar se i biri i tij, Andrea Papandreu, nuk e hodhi poshtė testamentin e tė atit, por mbajti gjendjen e luftės me Shqipėrinė. Gjatė njė interviste pėr revistėn "Stern", ai pat deklaruar: "Greqia duhet tė dalė nga NATO-ja jo vetėm ushtarakisht, por dhe politikisht... Ajo nuk duhet tė futet as nė TP, pėr sa kohė qė Tregu i Pėrbashkėt ose BE kontrollohet nga shumėkombėshet amerikane... Sa pėr qeverinė gjermane, ajo ėshtė zėdhėnėse e politikės sė Uashingtonit nė TP dhe nė Evropė". Ne do tė presim, por duhet ta dimė se kėshtu do tė veprojė edhe nipi i tij, qė kėrkon tė vijė nė pushtet, sepse patjetėr nuk mund tė mohojė gjyshin. Kurse K. Micotaqis, me prejardhje dinastike nga soji i nėnės dhe i babait, ka thėnė se gjuha greke flitet nė Epirin e Veriut (Shqipėria e sotme e Jugut) qė nė kohėn e Homerit (Deklaratė e Kryeministrit Micotaqis pėr minoritetin grek nė Shqipėri, Athinė, 11 korrik 1993). Elementi dinastik nė politikėn e grekėve ėshtė tepėr i fuqishėm. Zakonisht nė Greqi sundon gjenealogjia politike. Edhe Kryeministri i sotėm grek ėshtė nip i Konstandin Karamanlisit, i cili ka qenė dy herė Kryeministėr dhe dy herė President i shtetit grek. Lidhjet e ngushta familjare janė karakteristike pėr shoqėrinė greke.

    Ish-kryeministri ynė, Fatos Nano, ka thėnė qė prapa tij vjen historia, se rruga e Shqipėrisė pėr nė Evropė kalon nga Greqia, ndėrsa mė 11 shtator 1998 F. Nano qė nga Lisbona, ku merrte pjesė nė njė mbledhje ndėrkombėtare, deklaroi nė njė konferencė shtypi se kryeqyteti i Kosovės ėshtė Beogradi (lajm nga ATSH).

    Ai, pėr figurėn e Kryepeshkopit Janullatos pohon: "Unė nuk mund tė mendoj qė tė ketė ndonjė njeri, i cili tė ketė kontribuar mė shumė pėr rilindjen e Shqipėrisė si komb i lirė evropian". (Fq.4, 27 korrik 2003, "Parade magazine" USA). Ndėrsa, ky i fundit ėshtė deklaruar kundėr ndėrhyrjes sė NATO-s nė Kosovė, A. Janullatosi kėrkon qė Bashkimi Evropian tė jetė njė bashkim politik i krishterė, ku sigurisht tė mos marrė pjesė vendi ynė, qė shumicėn e popullsisė e ka tė fesė islame. Urrejtjen pėr fenė islame A. Janullatos e ka shprehur nė intervistėn qė i ka dhėnė Fred A. Reed, tė cilėn ky e ka botuar nė librin e tij "Salonica Terminus" (Talonbooks, 1996). Midis tė tjerash, A. Janullatos nė kėtė intervistė thotė: "Njerėzit nė Perėndim duhet ta kuptojnė se Islamizmi ėshtė nė thelb njė fe politike." (No comment! - Sh. D.). Citojmė kėtu, me kėtė rast, disa "bėma tė lavdishme" tė kryepeshkopit grek tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, A. Janullatos, tė cilat janė dhurata helm tė Patrikanės pėr Shqipėrinė, por nė tė vėrtetė, tė Greqisė. Gazeta greke "Kathimerini", botim anglisht, njofton se "ditėn e martė tė muajit maj 2003, kryepeshkopi Janullatos, (titulli zyrtar) kryepeshkop i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė, shkoi nė Stamboll dhe takoi kryepeshkopin e Kishės Ortodokse Greke dhe patrikun Vartolomeo, pėr t‘u rekomanduar qė Kushtetuta e Bashkimit Evropian tė shpallė Bashkimin Evropian si bashkim politik tė krishterė. Gazeta e sipėrpėrmendur tregoi gjithashtu njė fotografi tė tė tre liderėve ortodoksė-grekė. Nė fotografi tė bie nė sy patriku Ekumenik Vartolomeo, qė deklaroi nė fillim tė viteve nėntėdhjetė se "vuajtjet e popullit serb bėjnė thirrje pėr simpati universale mes popujve ortodoksė, pasi serbėt tani po pėrballojnė sulme nga forca tė errėta nė shumė drejtime".

    Do tė ishte e drejtė qė kėshilli bashkiak i Tiranės, para se t‘i jepte titullin e nderit kryepeshkopit Janullatos, duhej tė kėrkonte nga ky qė t‘i rekomandonte Kushtetutės sė BE-sė qė ta shpallte BE-nė bashkim politik tė krishterė, mysliman, ēifut etj.

    Ky solidaritet klerikėsh tė lartė grekė ėshtė nė kundėrshtim me traktatin e Lozanės, ku thuhet shprehimisht: "Patrikana e Stambollit ėshtė njė institucion i zakonshėm turk dhe subjekt i ligjeve turke", kurse A. Janullatosi, duke u udhėhequr nga paragjykime raciste dhe fetare, dėshiron qė tė lerė pa hyrė nė BE Turqinė, Shqipėrinė, Bosnjėn dhe kėrkon tė mbahet qėndrim racist ndaj besimeve tė tjera. Kjo kėrkesė e A. Janullatosit ėshtė hedhur poshtė dhjetėra vjet mė parė nga Lidhja e Kombeve dhe pėr kėtė le tė citojmė buletinin e Lidhjes sė Kombeve, "Minoritetet Kombėtare", numri 5-6, nėntor-dhjetor 1933, ku thuhet: "Karli V kėrkoi tė krijojė unitetin e Evropės mbi bazėn e krishtėrimit dhe pėr kėtė fakt ai u bė i padrejtė dhe mizor ndaj dy feve, islame dhe ēifute". Ne besojmė se Lidhja e Kombeve ėshtė njė manifestim nė mbretėrinė e institucioneve, njė unitet organik dhe i ndėrgjegjshėm i njerėzimit nė tėrė rruzullin tokėsor...".

    Janullatosi, jo vetėm qė ka uzurpuar Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, por ka lėnė edhe trashėgimtarė froni. Pėr kėtė flasin faktet. Kur u organizua Sinodi i KOASH-it, "kryepeshkopi ynė dorėzoi mė 19 korrik 1998 peshkop nė Berat, peshkopin grek Injatios, kurse peshkopin shqiptar, Joanin, e dorėzoi mė 20 korrik 1998. Kjo radhitje ėshtė e qėllimshme, sepse, sipas kanoneve tė kishės ortodokse, pasardhės i kryepeshkopit do tė jetė ai qė ka marrė titullin i parė nė atė vend, pra peshkopi grek, Injatios.


    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=3301
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  9. #239
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anėtarėsuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Akoma nuk e kane ndjekur kete janullatosin???????


    Dine te mbrojne vendin tone keta politikane apo jo?
    Si i lene keta mashtrusa te krijojne probleme ne shqiperi kaq vite?
    Kur do mbaroje kjo gjendje?

    Janullatosi eshte derguar ne shqipri per interesat greke dhe duhet te largohet menjehere ky spiun dhe agjent i fsheur i shovinistave grek
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  10. #240
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Dine te mbrojne vendin tone keta politikane apo jo?
    Nocioni i patriotizmit eshte me shume dukuri e diaspores, persa i perket politikane tane , patriotizmi eshte i lidhur ngushte me xhepin.

    Si i lene keta mashtrusa te krijojne probleme ne shqiperi kaq vite?
    Cdo gje eshte relative, pyetja shtrohet.. mashtrojme vetveten? na mashtrojne te tjeret, apo mashtrusit jemi ne?

    Kur do mbaroje kjo gjendje?
    me keqardhje,asnjehere

    Sa per Janullatosin...eshte ortodoksia shqiptare qe e do ne krye...
    Nuk e di mire po ai si kur ka kerkuar dhe shtetesi shqiptare, apo e kam gabim? dhe nqs e mer ,nga ana teknike ,ai do jete mese ne rregull

Tema tė Ngjashme

  1. Shen Kozma Etoliani
    Nga Tiras nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 19-10-2012, 15:27
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •