
Postuar mė parė nga
Albo
Kush hyn ne nje Kishe Orthodhokse, ...., ti po hyn ne nje KISHE ORTHODHOKSE, ...
Te thuash qe nje Kishe eshte "shqiptare", "greke", apo "serbe", eshte njesoj si te thuash qe Krishti, i Zoti i asaj Shtepie, eshte shqiptar, grek, apo serb. Krishti eshte Zot dhe ai u perket te gjithe popujve dhe Shtepia e Tij, eshte e hapur per cilindo qe hyn ne te me Friken dhe Dashurine ndaj Perendise.
Misioni i Sinodit te Shenjte, qe e ben nje Kishe Autoqefale, nuk eshte qe ta ndaje Kishen nga Kisha Meme, nga Trupi i Krishtit, misioni i Sinodit eshte qe te ruaje te paprekur Doktrinen Orthodhokse dhe Traditen Apostolike brenda nje entiteti sovran sic eshte nje shtet shqiptar, grek, serb apo amerikan.
Autoqefalia e Kishes Orthodhokse Shqiptare nuk e ndau ate nga Kishat e tjera, perkundrazi, vetem sa afirmoi vazhdimesine e Orthodhoksise shqiptare edhe ne nje realitet te ri politik. Realiteti i ri politik ishte krijimi i nje shteti modern shqiptar.
Nuk ka Kishe Orthodhokse shqiptare, greke apo serbe, ka vetem nje Kishe Orthodhokse. Dallimin e bejne vetem ata qe jetojne jashte Kishes dhe jo brenda saj.
Albo
Krijoni Kontakt