Juve thoni (me te drejte, po te marrim parasysh paditurine), se pse Shen Kozmai, apo Kisha greke, mos ta perkthente Ungjillin ne shqip, e te predikonte ortodoksine ne menyre qe shqiptaret mos te konvertoheshin.
Gjithashtu, juve thoni se neve jemi duke folur per
Shqiperine, edhe jo per pergjithesime Europiane, se cfare ka bere Kisha Ortodokse apo Katolike...
Pergjigja ne te dyja rastet eshte shume e thjeshte (edhe jua kemi sqaruar tashme):
E para. Kisha Ortodokse, duke filluar qe nga 1453, ka qene praktikisht nje institucion fetar i skllaveruar ne saje te meshires arbitrare te pushtuesit turk.
Sulltani DEKRETOI qe popullsia ortodokse bizantine te organizohej nen Patrikun duke NJESUAR identitetin etnik me ate fetar, NEN NJE GJUHE, greqishten. Pra, te gjithe grupimet etnike nen patrikun, ishin qe nga 1453 de jure greke, te detyruar te perdornin VETEM greqishten ne fe edhe administrate.
A e kuptoni dot pra qe ka qene urdheri i sulltanit, kundershtimi i te cilit mund te kishte pasoja te papara per Kishen?
Kesaj i duhet shtuar se greqishtja ka qene gjuha kishtare edhe para sulltanit.
Fan Noli, nxjerr perfundimin se Skenderbeu ishte i ritit bizantin, pikerisht sepse
peshkopi i Krujes Stefani, e nenshkruan ne GREQISHT dokumentin ne oborrin Arragonez, gje qe tregon se peshkopi ishte ortodoks, sepse greqishtja=bizantin; sepse gjuha kishtare greke ishte gjuha e ortodokseve.
Se dyti: per cilen Shqiperi jeni duke folur juve, ne shekullin 18?
Se treti: Theodor Voskopojari, nje VLLEH...(mbajeni mend kete, qe kur ti shani vllehet kur ju intereson juve, te jeni te paanshem), U VRA nga drejtuesit e karavanit, e jo nga KISHA, sepse keta mendonin se arkat e tij ishin me AR.
Ka dy burime per kete qe po ju them. Edwin Jacques, historiani amerikan, jep kete version. Gjithashtu kete version e hasim edhe ketu:
Dhaskal TODRI biografia dhe vepra e tij.
05 Feb 2004
(Mbeledhur dhe punuar nga Janko LL Pali. Mesues i Merituar ne vitin 1932-33 fletore 35,faqe 10,11,12,13)
Theodhori i biri i Haxhi Filipit, te cilin Elbasanasit e e therrisnin Dhaskal TODRI, ka qene nga nje dere e mire e lagjes se krishtere te Elbasanit. Pleqte tregojne se ka qene shume i ditur dhe Kristoforidhi vete sic deshmojne nje pale e paska mbajtur si njeri te urte e te mesuar. Asnjeri nuk di te thote me siguri se kur lindi dhe ne cāfare moshe vdiq, por nuk jemi larg, shume se vertetes, ne qofte se themi qe lindi ne dhjetevjetorin e trete te shekullit te XVIII dhe vdiq nga agimi i shek XIX. Ne nje kod te vjeter qe ndodhet ne Mitropoline e Elbasanit gjinden disa akte te shkrojtura prej Todrit. Dora e tij filloi te duket nder akte me 1768 dhe zhduket mbas 1801. I ati e dergoi ne shkollen Greqishte qe lulezonte aso kohe ne Voskopoje, qe nga kohet e mesjetese gjer nga shekulli i XVIII, aso kohe Voskopoja qe me i perparuari qytet i vendit tone. Ka pasur nje shtypeshkronje te vjeter qe vinte pas asaj te Stambollit, dhe nje shkolle shume te permendur me Normal style="MARGIN: 0in 0in 0pt"> I ati e dergoi ne shkollen Greqishte qe lulezonte aso kohe ne Voskopoje, qe nga kohet e mesjetese gjer nga shekulli i XVIII, aso kohe Voskopoja qe me i perparuari qytet i vendit tone. Ka pasur nje shtypeshkronje te vjeter qe vinte pas asaj te Stambollit, dhe nje shkolle shume te permendur me arsimtare te dores se pare. Keta te ditur eredhen ne Voskopoje nga Stambolli mbasi ra ky qytet ne duar te Turqve (1453), se sa kohe ndenji Dhaskal Todri ketu nuk dihet mire, por kaqe dime qe gjuhet e vjetra dhe disa nga te rejat i mesoi mire dhe mendjen e paisi me dije e me mendime shume te forta. Si mbaroi shkollen atje erdhi dhe u vendos si mesues ne shkollen Greqishte tāElbasanit ku qendroi vite me rradhe.
I frymezuar nga Voskopojaret ky edhe predikatori i Danieli, te cilet tregonin aso kohe interes te madh edhe per gjuhen Shqipe, ose i shtyre nga deshira qe kishin Elbasanasit per te thene uratat ne Shqip ne kishe I hyri perkthimit te librave te kishes ortodokse duke shpikur edhe nje alfabet te posacem me 53 shkronja. Ky eshte shkaku qe Albanologu i shquar Dr. Haliu, konsull i Shqiperise ne Janine e quan Elbasanin (Hesnat des alfabetis). Pas vjetit 1801 dhaskal Todri shkoi ne Evrope dhe atje me ndihmen e Voskopojareve qe ndodheshin kudo neper qendra tregetare, beri gati shkronjat qe i duheshin per shtypjen e doreshkrimit te tij dhe u nis per ne Voskopoje qe ti shtypi ne shtypeshkronjen e atij qyteti. Per fat te keq qiraxhit (Vllehe- Frasherllinj) qe po e sillnin ne Shqiperi duke pare baret e kafsheve qe ishin te rrenda, i pandehen se ishin me te holla, dhe i shtyri djalli e vrane Todrin (Thodhrin) e mjere ne Dhjavat. *(Nje pale thone ne fushe te Domosdoves)
Me kete ngjarje te hidhur vepra e tij ngeli e pa kryer dhe u zhduk me krijonjesin e vet. E vetmja shenje e vepres qe u ruajt e plote deri me sot eshte: āLiturgjia e shen Joangojeartitā?.
-Shenim 1- Dr. Halmit kur i ra rruga te kaloje neper Elbasan, i thane se alfabeti i Todhrit perdorej edhe ne Voskopoje, bile deri afer Beratit. Me gjithe ate, kejo ka te ngjare, pse sic thame me lart pati gjithe perkrahjen e Voskopojareve. Domosdo qe s'jemi te sigurte pa mos pase prova. Sa per ne Elbasan, eshte fakt se 30-40 vjet me pare ky alfabet qe i gjalle por me nje perdorim te kufizuar.
Shenimi 2- Alfabeti i Todhrit per vec te 36 shkronjave te alfabetit te sotem kish edhe keto shkronja te posacme; nd, ng, ngj, mb, nx, ps, ks, si theksa , Todhri perdor pervec te treve te Greqishtes dhe shenjen hundore te sotme, por me nje ndryshim qe shalet shkojne ne te djathte tek Todhri: . Shenja qendrimi ka dy; pikā e prese !
Nga shkrimi i DH .Todhrit .! O urdhenuar zot! Perendia yne qe vue ne qiejt tufa e ushtri engjejsh e arhengjesh, me meshe te luftes tate ban< (shenja lart mbi A-ne shen im PJP) me te hymen tone te behet te hyjmit e shenjtet engjej qe meshojne me mend e laftojne miresin tate se me ty ngjan cdo lufte nder e lute mbe kudo e ne jete te jeteve¦ ( Ky material u kopjua pa as me te voglin ndryshim nga une Petraq J. Pali i biri,nga fletorja nr.35,faqe 9-10-11; dhe as nje nuk ka te drejte te mare autoresine e tij si dhe burimin nga eshte mare.)
PJP ne USA 17 shkurt 03
http://korcavizion.com/index.php?opt...d=39&Itemid=2#
Krijoni Kontakt