Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Babai: Më ndërruan vajzën me djalë në maternitet

    Vehbi Moqi ka denoncuar në polici ngatërrimin e foshnjes së tij në maternitet. E uruan për vajzë, e më pas i thanë se e shoqja lindi djalë

    Babai: Më ndërruan vajzën me djalë në maternitet


    Dashamir Biçaku

    TIRANË - “Më ndërruan fëmijën në maternitet. Ime shoqe lindi vajzë, por mjekët ma bënë djalë”. Denoncimi i padëgjuar ndonjëherë nga oficerët e policisë ka mbërritur në mjediset e komisariatit numër 1 në Tiranë, mesditën e së shtunës. Vehbi Moqi, 25 –vjeçari nga fshati Shupal i komunës së Zallbastarit në Tiranë i është drejtuar policisë, duke denoncuar mjekët e spitalit për ndërrimin e foshnjes. Lajmi bëhet i ditur nga burime të besueshme të policisë së Tiranës, ndërsa është konfirmuar edhe për “Shekullin” nga të afërmit e fëmijës së lindur. Vehbi e Dëshira Moqi, prindër për herë të dytë, kanë marrë fillimisht urime për lindjen e vajzës, por pak orë më vonë punonjësit e maternitetit u thanë se Dëshira Moqi kishte lindur djalë. “Në fakt, ka pasur një ngatërresë në dokumentacion, çka shkaktoi edhe hutimin e irritimin e prindërve të foshnjes së seksit mashkull, që lindi pasditen e së premtes. Për këtë ngatërresë, drejtuesit e spitalit pezulluan maminë që kishte uruar çiftin për vajzën, por në fakt ata lindën djalë”,-pohojnë burime jozyrtare nga materniteti “Kiço Gliozheni”.
    Dyshimet e prindërve
    “T’u rrojë vajza”. Ky ka qenë urimi që njëra prej mamive të maternitetit “Kiço Gliozheni” i ka dhënë Vehbi Moqit, 25- vjeçarit nga fshati i thellë i Shupalit që kishte sjellë gruan e tij për të lindur gjatë mbrëmjes së të premtes. “Ne vajzë e prisnim, pasi e kishim një djalë, që lindi vetëm një vit më parë”,-pohoi Moqi për “Shekullin”, duke shtuar se urimi i mamisë solli dyshimet e mëpasme tek ai dhe e shoqja. Një tjetër arsye që ka shtuar dyshimet dhe shqetësimin e çiftit Moqi ka qënë edhe eko-ja e bërë javë më parë, ku mjeku kishte paralajmëruar prindërit se do të lindnin vajzë. “Në eko e kishim parë foshnjen para disa muajsh dhe na thanë se e kemi vajzë”,- tregon motra e Vehbi Moqit, e cila shton se këtë fakt ia kishin pohuar edhe mjekët në momentin e parë të lindjes. Sipas saj, ka qenë mjekja gjinekologe, Mimoza Keta, e cila së bashku me infermieren i kishin uruar fillimisht për lindjen e një vajze.
    Mjekët: Foshnja e lindur, djalë
    Vetëm një ditë më vonë, pasi familjarët Moqi ishin gëzuar për lindjen e vajzës, ishte shokues lajmi që foshnja në të vërtetë ishte djalë. Konstatimi i mjekëve të maternitetit ka irrituar familjarët Moqi, të cilët dyshuan se fëmija i tyre ishte ndërruar në maternitet. “Djali është shëndoshë e mirë dhe ndodhet në inkubator sepse ka pak temperaturë”- i ka pohuar një tjetër infermiere nënës së fëmijës, Dëshira Moqit. Ky njoftim e ka habitur por për më tepër e ka trembur 20- vjeçaren nga fshati Shupal. Menjëherë ajo ka njoftuar të shoqin, e ky i fundit, i alarmuar ka kërkuar të takojë mjekët dhe drejtuesit e maternitetit. Pas një takimi dhe sqarimeve nëpërmjet kartelës së lindjes, mjekët i kanë pohuar se fëmija është i seksit mashkull, por ka qenë vetëm një ngatërresë gjatë përgatitjes së dokumentacionit që çifti Moqi ishte lajmëruar për lindjen e një foshnje të seksit femër. Lidhur me ngjarjen e mësipërme, mjekët dhe infermierët që shërbejnë në katin e pestë të maternitetit, ku edhe qëndron e shtruar Dëshira Moqi pohojnë se janë kujdesur në inkubator për një foshnje mashkull, gjendja e të cilit është në përmirësim. Por Vehbi Moqi i është drejtuar komisariatit numër 1, ku ka denoncuar mjekët për ngatërrimin e foshnjes së tij, edhe pse ata e kanë garantuar se djali është i tiji. Gjatë ditës së djeshme, në maternitet kanë shkuar disa oficerë policie, të cilët kanë marrë dëshmitë e prindërve dhe të personelit mjekësor për sqarimin e kësaj ngjarjeje të rrallë, por me pasoja për dy prindërit e vogëlushit.

    LINDJA

    Dëshmira Moqi nga fshati i thellë Shupal i Tiranës, ka mbërritur mbrëmjen e së premtes në maternitet. Ajo e ka lindur foshnjen sapo ka mbërritur në oborr dhe pohon se nuk ka mundur ta shikojë në ishte vajzë apo djalë

    DENONCIMI

    Një ditë pas lindjes së bashkëshortes, Vehbi Moqi i është drejtuar komisariatit numër 1, ku ka denoncuar se në maternitetin “Koço Gliozheni” i kishin ngatërruan foshnjen. Dyshimi lindi nga urimi i infermieres

    NGATËRRESA

    Sipas mjekëve të maternitetit, konflikti është krijuar si pasojë e ngatërresës së bërë në kartelën e lindjes së foshnjes. Mbetet ende i paqartë fakti sepse në kartelë është shënuar që Dëshira Moqi ka lindur vajzë

    ANALIZA

    Bashkëshortët Moqi kanë kërkuar bërjen e analizës së ADN-së, për foshnjen e seksit mashkull që ndodhet në inkubator. Pas krahasimit të kampionëve të gjakut, mjekët kanë konstatuar se struktura gjenetike e foshnjes përputhet me të prindërve
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Prandaj ka dale ajo shprehja - "e kane ngaterruar ne maternitet!" - kur nje nga femijet nuk ngjan me te tjeret.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Adn ishte bere dhe femija kishte dale i tyre, ca kerkojne tashi me..??
    Apo e kane pase nje djale dhe dojne vajze me cdo kusht, lol.
    Po duket dhe mosha e babait 25 vjec me femine e dyte.....i paska ra me turr..

  4. #4
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    po ne fshat ate pune kan mi, te presin dru e te bejne kalamaj.
    25 eshte moshe e maturuar, mbi 25 quhen te lene
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar më parë nga KaLTerSi
    po ne fshat ate pune kan mi, te presin dru e te bejne kalamaj.
    25 eshte moshe e maturuar, mbi 25 quhen te lene
    Po maj po nji kjo asht piaca jone si thone magjypt e Shkodres...


    P.S : Piaca eshte Gjiroja e darkes...si psh ne Tirane dilet nga Blloku andej
    ne Shkoder thojne po dalim ne Piace...
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodrane82 : 27-09-2005 më 10:52 Arsyeja: perkthim shkodranshe-gjuhe letrare..:D

  6. #6
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Në foto: Dëshira Moqi, gruaja që denoncon mjekët e maternitetit të Tiranës se i kanë ndërruar vajzën me djalë
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Nje nga baballaret e pakte (Shqipo) qe ankohet se dashka vajze.



    Cute.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga Leila
    Nje nga baballaret e pakte (Shqipo) qe ankohet se dashka vajze.



    Cute.
    lol i know

    babai im do hidhej perpjet nga gezimi
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  9. #9
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ne fakt kete do thoja dhe une , shqipot ku ta gjejne Qun (cun ) lol

    Po duan te sigurohen te shkretet , nese eshte i tyre
    Nejse cudi si se ka pare mire kur e nxorri ne drite , keto gjera nuk neglizhohen .. Uee . ( burri ku ishte ne ate moment ) lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    c'kane per ta tallur kalamanjte ne shkolle me ate mbiemer...
    po t'i vene theksin ne fund

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si ma zhdukën vajzën murgeshat!
    Nga Agim Bardhi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2012, 10:01
  2. 8 vjet burg për babanë që abuzoi me vajzën
    Nga ruhit në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 04-08-2007, 00:55
  3. Familja Arapi kërkon vajzën e tyre Maria Arapi, të marrë peng në Zvicër
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 23-09-2006, 13:18
  4. Dëshmia: Si linda fëmijën me vajzën e xhaxhait
    Nga Beqari002 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 15:31
  5. Pranga 60-vjeçarit, shiti vajzën 6000 euro
    Nga Artur_1985 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-04-2003, 16:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •