Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Duke degjuar Listin

    Consolation (F. Liszt)


    E di, mikja ime e mire, e di

    Trishtimi, cdo mbremje te vjen pa trokitur.

    E pafuqishme ti deren ja le hapur

    E ai gezimin ta mbyti.

    Ti vuan atje larg e qan per nate

    E koken ne jastekun tend perpelit.

    Ditet, Muajt, Stinet, shkojne e vijne

    E te gjitha shi lotesh sollen per ty.

    Syte e tu dhe lumej te ishin

    Do shterreshin dikur.

    Ah mikja ime mire !

    Skllav jam i loteve te tu.

    Ne shpirtin tim godasin ato

    E melodi dhimbjesh u bene, pa fund.

    Si gishtat lene shenja ne pianon e vjeter,

    Si pikat e strehes bejne gropa ne gure,

    Ne zemren time cope,

    Te tuat tinguj-lote vrane nji Burre,

    Nji Burre te pa gjum.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Shume e bukur...
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    Kur rrallehere "degjoj "Listin me vijne ndermend revolucioni dhe revolucionet,listiane dhe franceze,dhe pastaj ndjesia e pangjyrte e pandryshueshmerise...
    Listin?Vertet?E kam dashur?
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Dita pare e Shkolles

    I hape dyert shkoll e dashur !

    Oborri plot zogj me cicerima.

    Trumcaket e ndrojtur me canta,

    Shtrenguar fustaneve te mamave

    Me duart e vogla fshijn lot e qurra.

    Ahh sa larg na gjete o dit e shenjte !

    Humbur e harruar pa kordinata.

    Pa zilen tende ky shtator na gjeti,

    Pa zerat e mesuesve te plakur,

    Me dhimbjen e rende te mungeses,

    Ne diten me te bukur te jetes.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Dite Shtatori




    Eja o shtator me embelsine e rrushit

    Dielli yt akoma nxeh mbi valet e detit

    Ndonse gjurmet e kembeve te zbathura

    U rralluan ne bregun e shkrete

    Por tek tuk, te fundit romantike te presin

    U mjafton atyre vallja e reve te bardha

    Ne blune e thelle te qiellit.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Poezi nga Bejkush Bejkushllari*.



    Kur vjen Mbremja



    I rend ky fund dite pa ty

    Me qiellin qe erret

    Nis gjoksi e me shtrengon

    Nji diell iken, ben detyren

    Matan detrave ndricon

    E ti, diell i zemres time

    Sa shum sonte me mungon.

    I vetem dhe kte nate e pres

    Me nji qiri ne dritare

    Do ta ngroh shpirtin akull

    E per mengjesin do lutem

    Te vij ngarkuar me dy Diej

    Nji per boten e madhe

    E tjetri per zemren time.


    ..............................................


    Pas Khajam-it



    A e di pse dielli

    del cdo mengjes

    Mbas nji nate te gjate

    E shkelqen ne barin me vese?


    Ai nuk del kot por jep mesazh

    Per shume njerez zhytur ne maraz

    Te prekur nga dashurite

    Filmat, librat e poezite

    Qe vervisin ne koke ide marrezie

    Dhe duan te mbesin ne Natė

    E dielli ne tru i pickon

    Qe ka dite e drite i kujton

    Qe jeta eshte e gjate

    E ka vend dhe per lot

    Por dhe per pak qef e gallate.



    .................


    * Bejkush Bejkushllari lindi ne fshatin Gurabregas te Gramshit.
    Qe i vogel u dallua si kengetar popullor dhe renes i shkelqyer i fyellit.
    Eshte pjesmarres ne dy festivalet e fundit folklorike ne Berat e Gjirokaster ku grupi i tije fitoj cmimin e trete.
    Ka kryer shkollen e muzikes ne Elbasan dhe eshte autor i dy sonatave per fyell e violine si dhe i nje putpurie per gajde e orkester.
    Boton her pas here dhe Poezi ne gazeten "Shkumbini".
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Poezi nga Drande Preng Hilaj ( Toronto )




    Mall e lot


    Iku vera e po shkon vjeshta
    Dimni pragut po troket
    E un larg moj nan e mjera
    Vajz e vetme ne kyrbet

    Nuk e di a thue vjen dita
    Edhe i her ne prehnin tand
    Ne at minder ku un u rrita
    Bashk dy fjal ti ndrrojm oj Nan

    Nuk po m' ngroh mue ma kurgja
    Nuk po m' xen ma i ambel gjumi
    Si ather n'perkdheljen tande
    Ne ksollen ton me tym ushuji*


    Ika oj Nan n'ma te bukrat vite
    T'lash oj Nan n'ma te zezat halle
    E ku jeni ju dallndyshe
    Me ju po vi....ku shpirti m'kjan.








    *ushuji- yndyre
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Poezi erotike nga Nafiz Bezhanaj (Tragjas)


    Qe kur dolle na shtepija
    Une i ngrati te rac pasė
    Neper shtegun ndenė dushqe
    Hap mbas hapi une te rashė

    Te burimi ule shtemben
    Dhe perkulur uje pive
    Une perpak sec theva kemben
    Kur te pac lugun mes gjinjve

    Ti nga turpi shtatin ngrite
    E kurriznė sec ma ktheve
    Une i fshehur nen dellinjė
    Rrinjam prisnjam mrekullinė

    Nje te vėn duart ne brinje
    U perunje gjithė lezet
    Ah kjo erė kush e pruri
    Qe u ngrit fustani tend

    Nuk e di se cfar ngjau
    A pash kumbull apo pjeshkė
    Sec e humba un i ziu
    Gjoksi mu dogj porsi eshkė
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Poezi nga Rrapush Rroshniku


    Nji Engjelli



    Ne fshatin rreze malit
    Ku dieli del me vonese
    E nata gjithmone pa drita
    Ish rritur sorkadhja e nenes
    Flok dredhura sy zeze

    Bota e saje ish cezma ne oborr
    Komshija , lopa e dhija
    Shkolla, dyqani, livadhi
    Dhe nji televizor

    Ne Berat vetem njehere kish qene
    Kur babai ne rrug per spital dha shpirt
    Dhe rrugen e kthimit me lot e bene
    Me nenen mbetur qyqare
    Me halle sa nji qiell i zi
    Me nji tufe cilimij
    Pa buk ne shtepi


    Tu rrit i thane te gjores se ve
    Si lop e ke nuk e sheh?
    Filani ta kerkon
    Jepe ! Pse se marton?
    Me para te ndihmon
    Se ne Itali punon
    E tet bije zonje e ben
    E per buk te shpeton

    E kam cilimi tha e mjera
    Ashtu si gjith nenat e tjera
    E kam drit syri
    Pa buke rrime e ktu e mbaj
    Amanet e la babaj

    Por nje dit Benxi ndaloj
    E sorkadhja vogel fluturoj
    I thon viti 2000
    Ka liri demokraci
    Posht komunizmi
    Tha qaflesh privati
    Nga Berati

    Ne rrugen e gurte
    Me vrap e zbathur, e nxire doli
    Nena qe shkume gulshonte
    Po vajzen ja mori
    Tutori

    Ajo qe kurre det skish pare
    Nga plazhet e Vlores bandite
    Shtypur ne nji skaf
    Me fytyren ngrire si drras
    Otranton kalonte
    Europen do takonte
    E vogla nga fshati
    Skllaveruar nga Berati


    Nate lart e zi poshte
    Asnji yll nga miliarda qe ka qielli
    Nen shkelmat e skelareve
    Nuk guxon te ndricoje
    Ohh e vogla pa goj
    Askush nuk te ndihmoj
    Tmerrin tend kush do tregoj


    ..................................

    vazhdon
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Drita COMO



    MARS



    Pas xhamave te trenit kaloi nji kumbull
    Mbuluar me lule te bardha
    Ne sfondin e cveshur si nje enderr humben
    Perfytyrimi i bardhe i dashurise se pare.


    Do te ngrohet toka dhe lulet e bardha
    Do te lidhin frytet- kokrra
    Keshtu dashuria do te jepte frytin e saj,
    Sikur ditet te mos ishin aq te ftohta.


    Ngrica i rrezon lulet pertoke
    Dhe deget mbeten krejt te xhveshura;
    C'mund te thuash per lulet e bardha,
    Te rena , te shkelura, te perqeshura...


    Pas xhamave te trenit kaloj nji kumbull
    Me lule te bardha mbuluar
    Ish teper e bardhe dhe teper e bukur
    Fatin e saj per ta duruar


    12 Mars 1980





    SHI



    Shiu perplasi ne xhama trishtimin,
    Shiu perplasi ne xhama merzine,
    Shiu i lagu te gjitha mendimet
    Per ditet qe iken dhe ato qe vijne.


    Mendime te lagura.... si te jetosh,
    Ne kete qullje te pergjithshme idesh
    Kur nuk gjen asgje te askush qe ta cmosh,
    Kur nga brenda qan dhe gjithkujt i qesh.


    C'mund te besh tjeter vec te qeshesh me zor
    Ne kete turp te dhimbshem dhe pa fund
    Te gjithe fjale te bukura te thone,
    Po askush nuk mungon te beje c'te munde.


    Fjale te bukura... Sa hipokrite,
    Njerzit dhe vetes i flasin bukur
    Njesoj ne dashuri, ne politike,
    Te gjitha i mbulojne me lluster.



    17 nentor 1979



    Marre nga libri "Drite qe vjen nga humnera".
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Sindromi mesdhetar (mediteranien) a e keni degjuar dhe si e kuptoni.
    Nga Marya nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 10:24
  3. A keni dėgjuar pėr ligjet Shpirtėrore ?
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 17-03-2006, 19:04
  4. Duke Degjuar Zerin E Fan S. Nolit
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 12:45
  5. A keni dėgjuar pėr 4 ligjet shpirterore?
    Nga i krishteri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-05-2003, 20:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •