Nga Bejkush Bejkushllari.
Ata prisnin nji dite..
Neper gure e shkrepa ndan Shkumbinit
Drejt rrepirash ku vetem zogjt shkojne...
Nji tuf burrash e Nena shamizeza ecin
Atje ku barinjt e maleve vendin tregojne...
Me syt lotesh verbuar ngjiten Nenat
Duart e Zemrat dhimbshem shtrengojne
Ja, me ne fund, tek bijte po afrohen
E mallin... plot 25 vjet ..po durojne..
Ketu.. ketu ..thot bariu plak.. i hodhen...
Dy trupat e njome te "Armiqve" Poete
Mbi dheun e ftohte kazmat godasin
E Nenat e mjera keputen ..si flete..
Mosni ju lutemi ..ato Kazma largoni
Na lini me duar ti gjejme Bijte tane..
T'ia prekim ne Ballin...eshtrat t'ia puthim
Ne Nenat qe ne vdekja s'na kishin prane
Ne ajer ngrijne kazmat dhe cicerimat
Nenat.. o njerez kerkojne eshtrat e Djalit
Qe per nji vjershe u kalben nen Toke..
Qani o burra e ndalni ju gurrat e malit ..
Me keto qe ndodhėn ne kete Bote..
Ne Shqiperine e Enverit dhe Agollit..
Kushtuar dy poeteve te rinj te Librazhdit qe u pushkatuan per dy vjersha.
Ishte koha e partise famemadhe ..koha e Dritero Agolleve.. qe u qante zemra katran per "boten kazan mes Zjarreve .. te rakise..e revolucioneve Pol potiste..
U desh koha e Azemave qe Nenat te merrnin te drejten te gjejne bijte e tretur gerxheve...
Krijoni Kontakt