
Postuar më parë nga
altin2004
Nese me lejoni, po e shpjegoj persene.
Kjo ka te beje me nje histori te vertete , dhe si shprehje ka dale ne zonen e Kurveleshit, me sakte ne Picar apo Shtepez, nuk me kujtohet mire.
Ne njerin nga keto fshatra banonte nje familje e madhe, trashegimtaret e te ciles ende dhe sot banojne aty. Behet fjale per kohen e pushtimit osmanlli.
Njeri nga femijet e rritur te kesaj familjeje, u rrembye dhe u dergua ne Turqi, ne garden e jeniçereve.( I rritur quhej 7 vjeç e lart ne ate kohe). Mbas shume kohesh, gjate nje ekspedite ndeshkimore, djali u rikthye si jeniçer turk, por te kemi parasysh se kishte harruar dhe ate pak kujtim qe mbante nga familja, perveçse nje hajmalie apo nuske qe mbante te varur ne qafe dhe e kishte kujtim nga nena e vet.
Ne luftim e siper , i bie te plagoset nga nje luftetar shqiptar. Nga inati qe kishte ( koke arnauti, perdoret dhe sot ne Greqi , Turqi e gjetke), ju qep nga pas dhe nuk e linte te merrte me fryme. Qe te dy moren shume plage, me ne fund Selmani u shtri dhe po jepte shpirt. " Turku" , mbasi qe mesuar ti plaçkiste viktimat e veta, me maje te thikes hapi gjoksin e viktimes dhe mori nje zinxhir argjendi, qe, per çudi, mbante te njeten nuske si e tij, dhe per me teper, plotesonte te veten, pra qene dy gjysma qe plotesonin njera tjetren.
- Ku e ke gjetur kete? - e pyet.
- Nena ma ka dhene- pergjigjet Selmani.
I tronditur e pyet nese kishte ndonje kusheri te vetin ne Turqi, me jeniçeret. Dhe si pergjigjje merr se kishte te kusheririn e pare aty, i cili quhej Guri( qe ishte dhe emri i tij i cili mbante mend). Pasi e pyet si quhej vendi ku ishin, sigurohet se ishte ai vete kusheriri i Selmanit.
Atehere e merr ne krah dhe e transporton deri ne te hyre te fshatit. Aty e gjejne fshataret te cilet e shohin me dyshim, pasi nuk kishte perse te vinte nje jeniçer turk me nje te vdekur ne krahe, aq me teper vetem. Aty u tregon historine dhe nga turpi vret veten pa u lene kohe ta pengojne per veprimin, duke futur thiken e kusheririt ne zemer.
Lajmi mori dhene. Ne familje filloi vaji dhe nena e Selmanit sipas zakonit filloi ligjerimin:
Njerin e kesh nip, e tjetrin e kesh djale,
bir Selman i nenes, ke te qaj me pare.
Dhe eshte fatkeqesia jone qe shume histori te tilla me vlera te jashtezakonshme, po shlyhen pak e nga pak nga kujtesa popullore.
Krijoni Kontakt