Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    Lightbulb Poloni: opozita fiton zgjedhjet parlamentare

    Poloni: opozita fiton zgjedhjet parlamentare
    Deutsche Welle

    Zgjedhjet parlamentare nė Poloni kanė sjellė ndryshim pushteti. Opozita konservatore ka arritur tė fitojė. Sipas llogaritjeve tė para forca e parė politike nė vend ėshtė "Partia pėr Ligj dhe Drejtėsi" me mbi 26 pėr qind tė votave. Vetėm dy pėr qind mė pak fitoi "Platforma Qytetare", me drejtim liberal-konservator. Kėto dy parti, dėshirojnė tė formojnė njė koalicion. Humbėse e zgjedhjeve ėshtė aleanca "E Majta Demokratike", e cila mbante deri tani qeverinė polake. Pas skandalesh tė ndryshme, aleanca e majtė arriti vetėm 11 pėr qind tė votave, kjo ėshtė 30 pėr qind mė pak sesa nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001.

  2. #2
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Qendra e djathtė fiton zgjedhjet nė Poloni
    DW

    Zgjedhjet paralmentare nė Poloni kanė sjellė ndryshimin e pushtetit. Zgjedhjet ishin tė parat pas hyrjes sė Poloniė nė Bashkimin Evropian. Nė to u votua pėr 460 vende nė dhomėn e ulėtė te parlamentit dhe 100 nė dhomėn e lartė. Sipas sondazheve, votuesit mbėshtetėn mė shumė partitė e qendrės sė djathtė dhe jo aleancėn e majtė, e cila pėr 4 vitet nė pushtet, ėshtė akuzuar pėr korrupsion dhe papunėsi tė lartė. Forca mė e madhe do tė jetė partia nacional -konservatore "Partia ligj dhe drejtesi", e cila nė bazė tė numėrimit tė fundit ka fituar rreth 26% tė votave, e ndjekur nga ajo liberal -konservatore "Fronti qytetar". Tė dyja partitė tė dala nga lėvizja e Solidarnostit, duan tė krijojnė koalicion. Pjesėmarrja nė votime ishte nėn 40 pėr qind. Rezultatet zyrtare priten tė publikohen ditėn e martė.

  3. #3
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    E Marte, 27 Shtator 2005
    Koha Jone


    NJE EVROPE QE PO VOTON DJATHTAS

    Eglantina Nasi

    Partite e majta, u larguan nga pushteti permes votes edhe ne Poloni. Ky lajm i befasoi serish ditet e fundit te gjitha mediat nderkombetare. Tani u takon dy partive te qendres se djathte te krijojne qeverine e re ne Poloni. Kjo pas nje qeverisje te majte, e cila deri tani ne pushtet eshte akuzuar shpesh per korrupsion. Humbese e zgjedhjeve ishte aleanca "E Majta Demokratike", e cila pas skandalesh te ndryshme, arriti vetem 11 per qind te votave.

    Por nuk jane vetem polaket qe u kane thene "jo" te majteve". Shembull mjaft i afert eshte edhe ai i Gjermanise, vetem nje jave me pare kur e djathta e perfaqesuar nga Angela Merkel, fitoi ndaj socialdemokrateve te kryesuar nga kancelari Shreder. Ndersa polaket ishin te lodhur nga qeveria e tyre korruptive, gjermanet duket se menduan me teper per 5 milione te papunet e tyre, sesa per premtimet mbi vazhdimin e reformes se te majteve se bashku me te blerte. Kthesat e papritura jane bere ne dy vende aderuese te Bashkimit Evropian, te cilat ne fund te fundit e kane kurajon te mos pajtohen me gjendjen ku ndodhen. Kete gje me siguri qe do ta kishin bere edhe po te ishte nje e djathte korruptive apo qe nuk u siguronte mireqenien ne pushtet. Por te mos harrojme se proven e madhe te nderrimit te pushtetit nga te majtet qeverises, ne nje te djathte progresive, e dha edhe Rumania ne pranvere. Nje vend ky jo aderues ne Bashkimin Evropian, por qe shume shpejt do te behet pjese e strukturav te perbashketa. Rumunet me voten e tyre u thane "jo" socialisteve te ish-kryeministrit Adrian Nastase. Per te mos harruar, megjithese pak i larget ne kohe, "Revolucionin portokalli" te dimrit ne Ukraine, i cili rrezoi pushtetin e ish-kryeministrit Jukanovic per te sjelle ne fuqi te djathtin Jushcenko. Dhe vite me larg, zgjedhjet e pergjithshme ne Greqi, ku e majta e perfaqesuar nga PASOK, ia la vendin detyrueshem te djathteve qe sot jane ne fuqi dhe qeverisin shtetin fqinj me ne krye kryeministrin Karamanlis. Te gjitha keto na tregojne per nje Evrope qe nuk e ka me te lehte t'u besoje te majteve pas akuzave te herepashershme per korrupsion apo per reforma te ngadalesuara qe ua kane veshtiresuar jeten ketyre vendeve. Por duket se pjese e kesaj Evrope qe po e nderron faqen e saj politike, u be ne menyre teper te natyrshme edhe Shqiperia, me voten e saj para dy muajsh pro qeverise demokratike, duke zbritur nga pushteti 8-vjecar te majtet. Faktet jane keto qe jane dhe askush nuk mund te thote me qe e majta, e ka fitoren te sigurte ne vendet evropiane. Gjithsesi ka dhe perjashtime. Kete e treguan zgjedhjet para disa javesh ne Bullgari ku e majta fitoi bindshem zgjedhjet dhe sot kryeson qeverisjen e vendit drejtuar nga kryeministri aktual Stanishev.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    popujt nuk votojn as majtas as djathtas..
    ata me sa mundin votojn kunder hajduteve..

  5. #5
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    kunder hajduteve

    dhe
    ne favor te atyre qe i japin shprese per nje te ardhme me te mire

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    les valesa.. nuk e vleresoi sakrificen qe u be ne poloni e per polonine nga populli brenda e bota nga jashte.. deri sa erdhi puna tek rrezimi i sistemit stalinist ne lindje.
    ai u mullaqos si kta nano finot tane..

    nga nje puntor simpatik revolucionar.. qe u be simbol ne mbare boten e me vone president i pare i polonise demokratike.. ai shum shpejt u kthye ne nje "polak".. pra ne nje xhambaz portesh qe shesin sahate per nje shishe votke e qe qelben era pras neper mejhane minierash ..pra ne nje pocaqi i korruptuar.. qe ne babezitjen e tije .. u be si gjith te tjeret.. pra ne nje m.uto *** i zakonshe, qe spyeti me per popull te vet..
    pra nuk realizoi asgje nga endrra "poloneze"..

    ndryshe nga vales proletari-pijaneci e mafiozi.. i cili ja dorzoj polonin solidarnosti-kiste.. perseri si llokum kexhibise.. ne poloni mbeti nje figure simpatike.. Tadeush Mazoviecki.. i cili u be i respektushem kudo.. por i pafuqishem ne polonin per te cilin ai beri aq shume..
    Pra polonia e Valeses u kullufit perseri nga nomenklatura brezhneviane e ish partise staliniste polake..

    ata e moren perseri pushtetin dhe ne kto vite u bene miljardare te qelbur e partnere te mafies europiane.. dhe populli polak sikurse ai shqiptar.. i dha kto dit nje shkelm mullaqeve dhe mir ja u beri.. hajduteve kasnjievsko-nanoiste vendas.. sikurse i yni popull u dha dru tanve mafiozve edvino mimo-iste nano-ruco fino braceiste..

    qashtu..punt..

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Mendime per Byrone 97-tshe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2006, 08:40
  4. Opozita fiton zgjedhjet e pėrsėritura nė Ukrahinė
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 08-09-2005, 17:32
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •