Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253

    Alter - Ego e Botes Moderne

    Duke pare kuadrin e pergjithshem te ekzistences globale te gjysem shekullit "modern", vihen re ndryshime qe me pare mendoheshin te parealizueshme. ne kete moment, mjafton te kem nje aparat celular, dhe jam ne gjendje te lidhem me cdo vend te botes qe dua; mjafton te kem nje pc, lidhje ne internet, dhe fale e-mailit dhe/ose web cameras, mund te flas dhe/ose shoh personat qe dua. ne kete menyre, kane rene barrierat e komunikimit, dhe koncepti hapesire - kohe ne kete aspekt nuk ekziston me.
    Ne vitet 30' apo 40', te shkoje psh nga Italia ne U.S.A. kerkonte afersisht 8 ose 9 dite udhetim me anije. Gjate luftes se dyte, per shkaqe lufte (causas belli) u ndertuan avione, te afte ta shkurtonin kete kohe ne 18 ore, qe me pas u perdor edhe ne fushen civile, por nuk mund ta perballonin te gjithe. Ne kohen tone, me nje shpenzim minimal, mund te shkojme ku te duam dhe ne nje kohe shume te shkurter.
    Me pare, prodhimi kishte nje kosto shume te larte te transportit. Sot eshte normale qe nje produkt te transportohet ne mase shume te madhe (psh ne anije me mbi 8 000 konteniere), qe nenkupton, qe kostoja e transportit per njesi produkti, behet e paperfillshme...
    Pra, me te gjitha sa u thane me larte, ekzistojne te gjitha kushtet TEKNIKE per "ndertimin" e nje familjeje te madhe boterore, por...

    Gjate vitit 2004, afersisht 860 milione persona ne bote, kishin ne dispozicion 24 mije miliarde euro per te shpenzuar, ndersa pjesa tjeter e botes (pak me shume se 5 miliarde persona) kishin ne dispozicion vetem 75 miliarde euro.
    Ne vendet e zhvilluara, mosha mesatare e jetes eshte kryesisht mbi 70 vjec, ndersa ne Afriken Qendrore, nuk kalon 50. Ne U.S.A. psh, nqs nje person vdes 50 vjec, thuhet "
    U zhduk tragjikisht nga jeta"; "Fatkeqesisht na la" etj. kurse ne Afrike, zhdukja tragjike dmth te vdesesh 30 vjec, nje koncept ky i papranueshem.
    Vdekshmeria infantile, ne vendet e zhvilluara, varion ne jo me shume se 7 vdekje ne 1000 (per femije te moshes 0-1 vjec), ndersa ne Afriken QEndrore, shkon ne mbi 45/1000 (perjashtim ben Eritrea me 131,4 / 1000 femije)

    TEndenca e sotme e firamve (qe ka ekzistuar qe ne kohe te lashte) eshte te maximixoje fitimin e saj, por, "patronet" e medhenj te ekonomise, nuk kane interes te prodhojne per te varferit, sepse ata nuk kane leke....
    Gjithnje e me shume, ne Tv, po konkretizohet tendenca per ti homologuar gjerat. pra njerezit po i bejne qe te mendojne, te deshirojne dhe te kerkojne ne te njejten menyre. te tundon shume shprehja "TE kesh me shume..."
    Shikon ne reklame psh. nje ore flori, me diamante, dhe e blen, thjesht per lakmi, megjithese kur te pyesin sa eshte ora, thua "Andej nga 18e30, po mezi dallohet"
    Tv manipulojne te verteten, dhe kjo nuk eshte gje e re. mjafton nje ndryshim i vogel i fjaleve, dhe konceptet qe krijohen ndryshojne rrenjesisht. psh. nese 1 titull eshte "Amerika i jep ultimatum Iranit", Irani del si viktime, kurse Amerika si "e keqja" qe sulmon nje vend te pambrojtur; por nese titullin e bejme "Amerika paralajmeron Iranin", amerika del si vendi qe mbron vlerat boterore, ndersa Irani si "shteti i keq"...

    Per ta mbyllur, globalizimi qe aludohet sot, nuk eshte vecse nje farse, nje manipulim i patroneve te medhenj, per te arritur qellime egoiste. Kuptohet qe cdo proces ka te mira dhe te keqija, nuk mund te hidhet poshte perfundimisht dhe radikalisht koncepti i "globalizimit", por nuk po "drejtohet" ashtu si duhet te ishte drejtuar....
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga Failed Rapper
    Pra, me te gjitha sa u thane me larte, ekzistojne te gjitha kushtet TEKNIKE per "ndertimin" e nje familjeje te madhe boterore...
    Ncuq, ncuq... Teknika nuk nderton "familje", le ta harrojme kete pune.

    Dhe ajo firma juaj, Failed, eshte Clausewitz apo Sun Tzu ? Se si shume e dyshimte po me duket, dhe bile paksa cinike (oh... jo ironike aman )

  3. #3
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    TE sjell nje shembull te thjeshte. Per te ndertuar nje mur, te duhen tullat, llaci e ku ta di une. Pikerisht ajo qe une quaj "TEknike"...S'besoj se ka shume rendesi firma ime, per te mos thene qe eshte thjesht nje etikete qe secili prej nesh zgjedh apo jo te perfaqesoje nje ide qe ai pelqen apo ndjek...
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Gjithe ai shkrim i gjate aty me siper, dhe kete gjete te me thoni... jo po tulla e jo po llaēi... Ncuq kjo eshte mungese serioziteti, koherence dhe tregon paqartesi te thella ne pershkrimin tuaj.
    Keshtu mendoj une aman, se mos me thone kush jeni ju qe flisni keshtu

  5. #5
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    u perpoqa qe ta shpreh ne nje menyre sa me te thjeshte, dhe sa me te kuptueshme...
    Mund shume mire(kur ju te keni kohe dhe deshire) te flasim mbi ate qe kam shkruar me siper me teori zoroastriansite, jam shume i predispozuar per nje gje te tille. Vetem nje gje nuk kuptoj, ku e gjen "joseriozitetin"tim? shembulli ishte "banal", ok e pranoj, por te pergjithesosh per te gjithe temen....ncuq ncuq....me shume se zog ne fluturim, me dukesh skeptik qe kritikon ate qe nuk eshte e jotja.mungese koherence? per nje teme qe flet per globalizmin, qe eshte "thelbi" ibotes moderne? paqartesi ne pershkrimin tim, per me teper te thella? per nje teme te renditur ne menyre te tille qe faktet te jene te qarta dhe secili te mund te gjykoje sa me mire?

    nje pyetje: e ke lexuar shkrimin e pare, apo shkruan se nuk ke me se te vrasesh kohen?
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Or mik, tekstin tend e lexova dhe mire bile. Me ngjante me nje nga ato diskutimet e botes se trete qe s'kane ç'ti ofrojne rremujes qe eshte bota sot, ne mos edhe pak me teper rremuje.

    Dhe thelbi i botes moderne sot nuk eshte globalizimi (veprim duke u zhvilluar dhe jo globalizmi, gjendje perfundimtare !)
    Kete thelb, sipas kokes sime katerqoseshe mund ta shpreh keshtu :

    "Ecje perpara me kokeposhte dhe symbyllur"

    Tani, ti je munduar te na thuash diçka me ane te shifrave, por problemi eshte se ti e kerkon zgjidhjen prape tek globalizimi, por te drejtuar ndryshe. Po iu fute kesaj rruge, ngado qe te shkosh, mur do te gjesh ; me nje fjale, je ne nje mur rrethor te mbyllur, ku avantazhi yt i vetem eshte qe do vertetosh teoremen e siperfaqes se rrethit

  7. #7
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    nje zog ne fluturim nuk mund te kete kaq vizion "te ngushte" te botes (kuptohet, per qartesi, vleresimi eshte subjektiv!)
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

Tema tė Ngjashme

  1. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  2. Besa, nderi, burrnia a janė moderne?
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 09:11
  3. Pėr njė Shqipėri moderne dhe tė integruar
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2004, 05:44
  4. Sepse jam bere moderne...
    Nga dikeafajtore nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 24-04-2003, 23:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •