Spanjolli është shpallur kampioni i botës në Formulën 1 për sezonin 2005, 3 gara përpara përfundimit të sezonit 26-09-2005
Fernando Alonso: "Hasta la vista" Raikonen
Fernando Alonso është vërtet i magjishëm. Piloti 24?vjeçar i skuderisë Renault është kurorëzuar dje si kampioni i botës për sezonin 2005, duke marrë mbi supe në të njëjtën kohë edhe rekordin e kampionit më të ri në moshë. Gjithashtu, ai është spanjolli i parë që arrin të fitojë një titull të tillë në Formulën 1. Fernando Alonso është një person që i pëlqen jeta e thjeshtë. Ai vazhdon studimet në Oksford të Londrës.
Gjithsesi, në pistë është krejtësisht i ndryshëm. Një person i ri dhe i qetë, i cili transformohet në një pilot agresiv dhe të shpejtë. Ashtu si ka çmendur shumë tifozë në Gjermani Majkëll Shumaker, edhe Alonso të njëjtën gjë ka bërë me tifozerinë e tij në Spanjë. Fernando vazhdon të menaxhohet nga Flavio Briatore, numri 1 i skuderisë Renault dhe i njëjti person që ka fituar titullin e parë kampion së bashku me Majkëll Shumakerin te Benetton?i. Të njëjtën gjë, me sa duket, do të bëjë edhe me Alonson.
Ai e ka marrë kryesimin e klasifikimit për pilotë që pas garës së dytë të këtij sezoni dhe ka arritur ta mbajë deri në garën e Brazilit, ku më në fund u shpall dhe kampion bote. Eshtë bashkuar me skuderinë Renault në vitin 2003 dhe, me sa duket, i kanë mjaftuar vetëm 2 vite për t'u ambientuar me makinën dhe për të plotësuar ëndrrën e çdo piloti të ri. Këtë gjë e bëri në sezonin 2005, ishte thjesht më i saktë dhe më i shpejtë sesa McLaren?i dhe rivali i tij më i madh për këtë sezon, Kimi Raikonen. Për asnjë moment nuk u ndje nën presion derisa matematika ia lejoi atij dhe skuadrës, Renault?së, të festojnë titullin kampion për pilotë për sezonin 2005
Krijoni Kontakt