Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    "Ju tregoj dosjet e korrupsionit"

    Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, flet pėr marrėdhėniet e tij me Berishėn, Moisiun si dhe arrestimet e bujshme tė kohėve tė fundit

    "Ju tregoj dosjet e korrupsionit"


    Ened Janina

    TIRANE – Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, thotė se kohėt e fundit ka pasur njė fluks denoncimesh pėr korrupsion dhe evazion fiskal nė Prokurori. Ai deklaron se ndaj tyre do tė ketė vėmendje maksimale, por ėshtė vėnė re se denoncimet janė tė paplota dhe se mund tė tė jenė taktika pėr tė justifikuar luftėn kundėr korrupsionit. Nė intervistėn e tij pėr “Shekullin”, Sollaku flet pėr marrėdhėniet e tij me Berishėn, Moisiun si dhe arrestimet e bujshme tė kohėve tė fundit.
    Shqipėria dhe dhe institucionet e saj u pėrballėn me tranzicionin e pushtetit qė u konsiderua botėrisht si tranzicioni i parė paqėsor i pushteteve. Prokuroria pėrfaqėson atė institucion, i cili, tė paktėn
    kushtetutshmėrisht nuk duhet tė preket prej tij. E pra, cili ėshtė bilanci juaj nė kėtė periudhė pas 3 vjetėsh drejtimi tė tij?
    Mendoj se kemi bėrė mė tė mirėn e mundshme nė terrenin politik, shoqėror, institucional tė Shqipėrisė gjatė kėsaj periudhe. Janė afro 41 mijė ēėshtje tė pėrfunduara, janė vėnė nėn akuzė afro 30 mijė persona pėr vepra tė ndryshme penale, ku pėr 24 mijė prej tyre ėshtė ngritur akuzė nė gjykatė.
    Gjatė kėtyre viteve, si asnjėherė tjetėr, numri i procedimeve qė lidhen me krimin e organizuar, trafiqet e tė gjitha llojeve, veprimtarinė e kundėrligjshme tė zyrtarėve tė shtetit, tė korrupsionit etj. kanė shėnuar rritje. Janė afro 900 zyrtarė tė tė gjitha niveleve tė vėnė nėn akuzė pėr vepra penale qė lidhen me detyrėn si kėrkim ryshfeti, shpėrdorim detyre, shkelje tė barazisė nė tendera, veprime arbitrare etj. Megjithatė, puna
    e Prokurorisė nuk mund tė matet vetėm me shifra e tregues sasiorė apo me realizime planesh. Situata e pėrmirėsuar e rendit nė vend, goditja me sukses e trafiqeve tė drogės dhe qenieve njerėzore, do t'i konsideroja si tregues tė punės, pėr tė cilat, nėse do tė pėrdorja shprehjen tuaj, na lejon tė jemi me "me ballin lart".
    Megjithatė, sidomos kohėt e fundit ka pasur mjaft ngjarje kriminale, i dedikohej kjo tranzicionit tė pushtetit apo ka arsye tė tjera?
    Jemi tė ndėrgjegjshėm qė nuk mund tė ketė kriminalitet "zero", as nė Shqipėri, por as edhe nė vende tė tjera shumė mė tė zhvilluara. Janė njė sėrė faktorėsh qė ndikojnė nė treguesit e kriminalitetit nė vend, si, p.sh, ato ekonomikė e socialė, qė lidhen ngushtė me krimin nė familje. Pa u zgjatur nė teori kriminologjike, duhet thėnė se vetėm vitet e fundit mediat shqiptare e sidomos ato elektronike, kanė arritur tė mbulojnė me kronika nė kohė reale nga i gjithė teritori i vendit, duke rritur ndjeshėm peshėn e kronikės se zėzė nė lajmet e pėrditshme. Kjo nuk ndodh vetėm nė Shqipėri, megjithatė vlen tė pėrmendet se ka nevojė pėr tė kėrkuar mė shumė profesionalizėn nė publikimin e kronikave tė zeza apo pasqyrimin e informacioneve qė cėnojnė jetėn private tė qytetareve, sidomos tė minorenėve.
    Me kėtė bilanc qė thoni, mendoni se i keni kredencialet pėr tė qendruar nė postin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm tani qė vendi ka njė maxhorancė tė re?
    Mendoj se nuk shtrohet ēėshtja e qėndrimit apo jo nė detyrė tė prokurorit tė Pėrgjithshėm. Nuk janė bilancet ato qė pėrcaktojnė nėse do tė vazhdoj tė qėndroj apo jo njė prokuror i Pėrgjithshėm nė detyrė. Unė mendoj se respektimi i Kushtetutės, respektimi i kuadrit ligjor qė normon punėn e prokurorit tė Pėrgjithshėm, ruajtja pastėr e figurės sė prokurorit tė Pėrgjithshėm, janė tė mjaftueshme pėr tė mos kontestuar kėtė qė pyesni ju. Natyrisht nuk kemi bėrė ēudira, por jemi pėrpjekur tė mos abuzojmė me detyrėn, jemi pėrpjekur tė luftojmė tė keqen, t'i trajtojmė tė gjitha rastet sipas ligjit duke zbatuar parimin e njė procedimi tė drejtė, tė barabartė dhe tė rregullt ligjor, duke kontribuuar kėshtu nė forcimin e rendit
    Juridik dhe zbatimin e Kushtetutės dhe tė ligjeve.
    Nė krye tė vendit po vjen zoti Berisha. Ai dhe opozita shpeshherė kanė qenė kritikė me punėn e prokurorisė. Z.Berisha ka pėrmendur vazhdimisht shprehjen "prokuroria fle mbi dosjet e krimit". A mendoni se rėndon njė moment i tillė nė bashkėjetesėn tuaj tė ardhshme me qeverinė e djathtė?
    Mendoj se politika, dhe sidomos politika qė prodhon opozita, shpesh nuk janė nė njė linjė me prokurorinė. Arsyet janė tė ndryshme, por po pėrmend vetėm njėrėn. Foltorja e politikanit ėshtė kudo, brenda dhe jashtė
    institucioneve, mjafton tė ketė publik apo media, ndėrsa "foltorja e prokurorit" ėshtė kryesisht salla e gjyqit, por nė ēdo rast brenda institucioneve dhe e mbėshtetur nė fakte e argumente ligjore. Nė vijim tė kėsaj logjike, ėshtė e natyrshme qė opozita paraqitet mė aktive me deklarata e akuza politike, por kėto tė fundit, qoftė edhe kur bėhen gjatė debateve nė komisione hetimore parlamentare, nuk shndėrrohen automatikisht nė ēėshtje penale.
    A jeni ndikuar ju nė punėn tuaj gjatė qeverisjes socialiste nga kryeministri Nano, i cili ka qenė akuzuar pėr shumė histori, pėr tė cilat, ju madje, keni dhe ēėshtje tė hapura, si pėr shembull, historia e Shkallnuerit?
    Qė me marrjen e detyrės, nė prill 2002, kam deklaruar si kredon time qė "nuk do tė lejoj qė prokurorėve ligjin t'ua lexojnė tė tjerėt", qė do tė thotė se nė asnjė rast, drejtues tė lartė politikė nė pozitė apo opozitė nuk do mund tė ndikojnė nė zbatimin me korrektėsi dhe paanshmėri tė ligjit. Kam bindje se kėtė kredo morale e kam pėrmbushur gjatė kėtyre viteve nė ushtrimin e detyrės. Pėr hir tė vėrtetės, ēdo vendimarrje nė prokurori ėshtė bazuar nė ligj dhe ndėrgjegjen juridike tė secilit prokuror. Kemi pasur fatin qė kemi punuar nė mėnyrė tė pavarur jo vetėm nga kryeministri, por nga ēdo segment i shtetit apo politikės. Asnjė vendimmarrje e Prokurorisė nuk ėshtė influencuar nga faktorė tė tjerė jashtė Prokurorisė. As kryeministri, as Presidenti, as kryetari i opozitės apo ndonjė politikan tjetėr nuk kanė kėrkuar qė tė influencojnė nė punėn e Prokurorisė. Pėrsa iu pėrket akuzave qė ju pėrmendni, nuk ka ndonjė tė tillė nga prokuroria. Ėshtė e vėrtetė qė ka njė dosje pėr aksidentin e Shkallnuerit, e rihapur muaj mė parė, por ende nuk ka asnjė akuzė pėr ndonjė person, pėrfshi dhe atė qė pėrmėndet ju. Dosja ėshtė nė ndjekje nga policia, dhe nėse do tė paraqiten fakte tė reja, ajo me siguri do tė rihapet. Tė jeni tė bindur se edhe kur pezullohet apo pushohet njė dosje, ajo nuk quhet e mbyllur. Me daljen e fakteve tė reja, ajo vihet nė lėvizje pėrsėri.
    Nė pėrgjithėsi, si ka ndikuar politika nė punėn tuaj? Nėse jo nė punėn tuaj si kreu i akuzės, nė atė tė vartėsve tuaj nė rrethe, ku miq ministrash, krerė lokalė partie kanė kontrolluar jetėn e institucioneve, pėrfshi tuajin si feudalė tė vegjėl?
    Mendoj se pyetjes se si ka ndikuar politika nė punėn time, iu pėrgjigja mė lart. Ndėrsa lidhur me pjesėn e dytė ta saj, "miq ministrash, krerė lokalė partie kanė kontrolluar jetėn e institucioneve, pėrfshi prokurorinė", nuk jam dakord. Natyrisht qė nuk marr pėrsipėr tė analizoj institucionet e tjera tė administratės shtetėrore nė rrethe, por deklaroj me bindje se punėn e prokurorivė nė rrethet e vogla apo tė mėdha e kanė "kontrolluar" mbi baza ligjore vetėm strukturat e Prokurorisė sė Pėrgjithshme dhe hallkat
    gjyqėsore nė ēdo ēėshtje penale qė shkon pėr gjykim. Nėse nė ndonjė rast, qė do ta quaja tė veēuar, ndonjė drejtues apo prokuror i thjeshtė nė rreth ėshtė ndikuar nga njerėz me pushtet, kjo ka tė bėjė me karakterin e tij dhe nė asnjė rast nuk mund tė pėrgjithėsoj apo tė errėsojė punėn dhe pėrkushtimim e prokurorėve qė nė shkallė tė parė ndjekin penalisht gati 15 mijė ēėshtje nė vit. Mendoj se marrėdhėniet nė qendėr janė reflektuar edhe nė nivelet mė tė ulta tė prokurorisė. Mendoj se, pėrderisa nė qendėr nuk ka pasur ndonjė
    interferencė politike, aq mė pak mund tė ketė ndodhur kjo nė bazė.
    A mund tė rreshtoni njė listė ēėshtjesh, zbulimi i tė cilave ju ka dhėnė kėnaqėsi? Domethėnė, veprime qė shėnojnė arritje nė sektorė tė caktuar tė goditjes sė shtetit ndaj krimit tė organizuar?
    Sė pari dua tė sqaroj se prokuroria nuk ėshtė organ zbulimi, as organ hetimi, megjithėse ka tė drejtė tė kryejė veprime hetimore. Ajo ėshtė organ akuze, qė do tė thotė se ka monopolin qė, mbi bazėn e fakteve tė
    paraqitura nga subjekte tė ndryshme apo tė grumbulluara gjatė hetimeve paraprake, qoftė edhe me iniciativėn e vet, tė marrė vendim pėr tė ngritur apo jo akuzė penale, tė kėrkojė nė gjykatė kufizimin e disa tė drejtave dhe lirive tė personave qė pandehen si autorė tė veprave penale dhe, sė fundi, tė vendosė nėse janė provat e plota pėr tė dėrguar njė person nė gjykatė apo jo. Roli kryesor i prokurorit ėshtė nė debatin gjyqėsor ku ai ka pėrgjegjėsinė pėr fatin e ēėshtjes, aty del nė pah drejtėsia e vendimmarrjes sė tij. Nga ana tjetėr, sistemi ynė i procedimit ėshtė i tipit obligator, qė do tė thotė se pėr prokurorin dosjet janė tė barabarta, ai nuk ka diskrecionin qė tė mbivlerėsojė njė ēėshtje dhe tė nėnvlerėsojė njė tjetėr, duke u nisur nga rėndėsia. Gjithsesi, bazuar nė prioritetet e qeverisė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me krimin e organizuar dhe qė ndiqen nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, dhe ato ndaj korrupsionit kanė qenė prioritare nė veprimatrinė e prokurorisė. Besoj se ēėshtjet penale nuk mund tė listohen si artistėt punėt, apo kėngėtarėt "hitet" mė tė mira. Po ashtu, "zbulimi" si nocion lidhet mė shumė me punėn e policisė nė fazat paraprake tė hetimit tė ēėshtjeve. Megjithatė mund tė konstatoj me kėnaqėsi rritjen e forcės goditėse tė ligjit penal nė vend sidomos ndaj fenomeneve e formave tė krimit tė organizuar. Vlen tė pėrmendet se para disa vitesh dukej si pothuaj e pamundur goditja e krimit tė organizuar pėr njė sėrė faktorėsh, midis tė tjerėve mungesėn e pėrvojės, bazėn ligjorė, logjistikėn etj,. Gjatė viteve tė fundit, sidomos me krijimin e Prokurorisė pėr Krimet e Renda, por edhe bashkėpunimin e ngushtė me Prokuroritė homologe tė vendeve tė tjera, ndjekja penale ka shėnuar hapa tė dukshėm e tė pamohueshėm cilėsor.
    A mendoni se duhet tė ketė ndryshime nė konceptimin kushtetues tė prokurorisė? Ē'mund tė na thoni pėr njerėzit, motivimi i tyre, lidhjet institucionale, kontrolli i ekzekutivit?
    Modelet e prokurorive janė tė ndryshme nė botė. Ato janė organizuar diku nėn autoritetin e Ministrit tė Drejtėsisė, diku janė tė pavarura nga ministri i Drejtėsisė, siē ėshtė nė vendin tonė Por edhe nė rastin e
    parė, prokurorėt janė tė pavarur, nuk marrin urdhra nga ekzekutivi se si duhet tė procedojnė dhe ēarė vendime do tė marrin. Nė disa vende janė institucione kushtetuese, nė tė tjera rregullohen me ligj. Prokuroria tek ne ėshtė njė institucion kushtetues i pavarur dhe ka monopolin e ndjekjes penale dhe tė
    pėrfaqėsimit tė akuzės nė gjyq nė emėr tė shtetit. Askush tjetėr nuk mund t'i ushtrojė kėto atribute kushtetuese. Nėse dikush ka objeksione ndaj punės sė prokurorve, dy janė rrugėt: ankim nė gjykatė ndaj vendimmarrjes sė prokurorit ose ankim tek prokurori i Pėrgjithshėm. Mendoj se urgjentisht ka nevojė tė vihet dorė nė organet e hetimit. Policia duhet tė marrė mė mirė pėrsipėr pėrgjegjėsitė e hetimit dhe kėtu ka nevojė pėr reforma strukturore qė do tė mundėsojnė njė hetim cilėsor dhe nxjerrje tė pėrgjegjėsisė individuale. Ka ardhur koha qė karriera e njė oficeri tė policisė duhet tė pėrcaktohet sė pari nga bilanci i punės me dosjet konkrete qė ai ka ndjekur, me cilėsinė e veprimeve proceduriale, me shpejtėsinė e tyre. Natyrisht, motivimi nė punė i njerėzve qė merren me krimin, pavarėsisht hapave tė hedhur nė kėtė drejtim, ėshtė moment tjetėr shumė i rėndėsishėm, por mendoj se zgjidhja do tė jetė graduale sepse kėrkon faturė financiare. Pėrsa i pėrket bashkėpunimit institucional, ai ėshtė i parashikuar nė ligj. Ligji Policisė Gjyqėsore, kodi i procedurės penale, ligji pėr prokurorinė dhe policinė etj. krijon bazėn e mjaftueshme pėr bashkėpunim. Ne jemi shumė tė interesuar pėr kėtė bashkėpunim, pasi jemi tė bindur se nė rritjen eefikasitetit tė drejtėsisė penale, strukturat nė varėsi tė ekzekutivit luajnė rol kyē. Jo vetėm Policia e Shtetit, por tė gjitha policitė e tjera, si ajo Doganore, Tatimore, strukturat e auditimit financiar, shėrbimet e ekspertimit etj, nėpunėsit e shtetit qė kanė detyrim tė kallėzojnė ēdo vepėr kriminale, nėse do tė kryejnė me pėrgjegjėsi detyrimet ligjore, ashtu siē parashikohen nė ligj, duke administruar ēdo fakt qė provon ekzistencėn e veprės penale dhe individualizon pėrgjegjėsinė penale, suksesi i luftės kundėr krimit ėshtė i garantuar. Nuk mund tė ketė prokuror aq "trim" qė, nėse i referohen fakte, tė mos ngrejė akuzė dhe tė mos kėrkoj deklarimin fajtor tė njė personi qė akuzohet pėr njė vepėr penale. Reformat dhe diskutimet pėr pėrmirėsimin e drejtėsisė penale janė tė pranishme sot gati nė ēdo shtet tė BE-sė. Kjo ėshtė e domosdoshme aq mė shumė nė vende si Shqipėria, por kjo kėrkon mėnēuri, kėrkon transparencė, pėrfshirje tė
    gjėrė tė komunitetit tė juristėve prokurorė, gjyqtarė, avokatė etj. Reforma nuk mund tė bėhet nė zyra tė mbyllura duke u konceptuar thjesht njė punė draftimi ligjesh. Reforma nė organet e drejtėsisė duhet tė bėhet me hapa shumė tė kujdesshėm, sepse kemi tė bėjmė me institucionet natyrore tė shtetit, siē janė gjykata dhe prokuroria, tė cilat nuk i shėrbejnė vetėm njė mazhorance, por mė gjatė se kaq.
    Si ka qenė raporti juaj me presidentin? A ju ka mbėshtetur ai nė punėn tuaj?
    Me presidentin marrėdhėniet kanė qėnė institucionale korrekte, por edhe njėrėzore. E kam ndjerė mbėshtetjen e tij tė vazhdueshme nė punėn time dhe pėr kėtė e falenderoj. Roli dhe mbėshtetja e Presidentit ka qenė e vazhdueshme dhe konkrete nė drejtim tė rritjes se bashkėpunimit midis institucionve tė drejtėsise nė vend, ēuarjes pėrpara tė reformės nė fushėn penale, ku dėshiroj tė veēoj rolin aktiv tė Presidentit nė ngritjen dhe fuqizimin e Gjykatės dhe Prokurorisė pėr Krimet e Rėnda.
    Ėshtė deklaruar se nė Prokurori ka njė numėr tė madh kallėzimesh qė bėjnė fjalė pėr abuzime me paratė e shqiptarėve, apo pėr evasion fiskal. Ē’po bėhet nga Prokuroria?
    Ėshtė e vėrtetė qė ka njė fluks kallėzimesh nė Prokurori kėto kohėt e fundit pėr ēėshtje qė lidhen me pretendime pėr abuzime me fondet shtetėrore nga ana e zyrtarėve tė ndryshėm apo pėr evazion fiskal. Ka njė vlerėsim maksimal tė kėtyre kallėzimeve nga tė gjitha prokuroritė e vendit. Por, pa paragjykuar asnjė prej tyre, prokurorėt po hasin vėshtirėsitė e para, qė janė rrjedhojė e mosrespektimit tė detyrimeve ligjore tė subjekteve qė kallėzojnė kėta zyrtarė apo tregtarė. Neni 281, pika 4, e Kodit tė Procedurės Penale parashikon qė ēdo kallėzues duhet tė paraqesė fakte qė tė krijojnė sė pari, dyshimin e bazuar se ka ndodhur njė veprimtari kriminale, pra duhet tė paraqesė ēdo dokument, duhet tė tregojė dispozitėn ligjore qė ėshtė shkelur (ligji, neni), deklarime administrative tė personave qė kanė lidhje me situatėn qė pretendohet se ėshtė kriminale, pasojėn e ardhur nga kjo shkelje e ligjit dhe sė dyti, kur ėshtė e mundur, edhe personat qė janė pėrgjegjės pėr kėto shkelje tė ligjit. Nėse kallėzimi vė gishtin tek njė person konkret duhet tė shpjegojė arsyet pėrse, kush ėshtė ligji qė ka shkelur, kush janė objeksionet e tij dhe pėrse ato nuk qėndrojnė etj. Kallėzimet penale ndaj zyrtarėve kanė njė specifikė tė veēantė. Ato duhet tė vijnė si rregull, pasi tė jenė bėrė procedurat e hetimit administrativ tė shkeljeve nga punėdhėnėsi sipas rregullave tė pėrcaktuara nė ligj. Para se tė kėrkosh qė tė pėrgjigjet penalisht njė zyrtar, punėdhėnėsi ėshtė i detyruar qė tė provojė shkeljet administrative qė justifikojnė sė pari, largimin nga puna, sė dyti pėrgjegjėsinė financiare nėse ka vend pėr njė gjė tė tillė.
    Nuk mund tė pushohet njė zyrtar nga puna vetėm pėr faktin se ėshtė kallėzuar pėr ndjekje penale, pasi siē dihet vepron parimi kushtetues i prezumimit tė pafajėsisė sė ēdo personi pėrderisa nė ngarkim tė tij nuk ka njė vendim penal tė formės sė prerė. Ėshtė absurde tė pretendosh pėrgjegjėsi penale, kur nuk je i sigurtė nėse ka apo jo fakte pėr pėrgjegjėsi administrative apo financiare, apo kur nuk bėn asnjė procedurė pėr tė sqaruar ka apo jo shkelje. Procedimi penal nuk ėshtė mjet pėr tė argumentuar pushimet nga puna dhe prokuroria nuk ka as kohėn e nevojshme, dhe as burime njerėzore tė tepėrta qė tė kryej detyrėn e institucioneve tė tjera, apo tė merret me ēėshtje qė nuk janė tė natyrės penale. Jo ēdo shkelje e ligjit ėshtė objekt i punės sė prokurorisė, por vetėm ato shkelje tė ligjit qė janė tė lidhura me njė sanksion penal, pra ato qė parashikohen shprehimisht nga kodi penal. Nė tė kundėrt zbatohen sanksionet administrative e financiare qė ligjet e ndryshmeparashikojnė.
    Kallėzimet e paplota, pėr mė tepėr kur nė to nuk ka dyshime tė bazuara nė fakte, janė "taktika" pėr tė justifikuar luftėn kundėr korrupsionit, duke lėnė topin nė derėn e prokurorisė. Nėse edhe prokuroria do tė ecė me kėtė mendėsi, duke e lėnė topin para gjykatės edhe pėr ēėshtje qė nuk kanė fakte kriminale, atėhere demokracia, tė drejtat e njeriut do tė rrezikohen seriozisht, dhe kriminelėt e vėrtetė nuk do tė ndėshkohen. Edhe ata qė kallėzojnė nė kundėrshtim me ligjin, mund tė jenė nesėr viktima tė kėsaj mėndėsie. Kallėzimet e paplota detyrojnė prokurorėt, opgj-tė, tė prodhojnė akte, tė bėjnė dosje, tė bėjnė sekuestrime etj qė do tė thotė shpenzim kohe, shpenzim parash. Tė gjitha kėto veprime kanė koston e tyre qė mbulohet nga taksat e shqiptarėve. Prandaj ėshtė e domosdoshme qė tė gjitha institucionet e shtetit tė bėjnė detyrėn ashtu siē e kėrkon ligji. Kur Kuvendi i ka dhėnė buxhetin prokurorisė apo numrin e punonjėsve, ka patur parasysh pėrmbushjen vetėm tė detyrimeve qė i pėrkasin institucionit tė prokurorisė, dhe jo edhe
    detyrimet e tė tjerėve.
    Aksioni i fundit i Prokurorisė pėr arrestimin e njė biznesmeni tė lidhur me ish-kryeministrin Nano ėshtė pėrfolur shumė si i frymėzuar nga zoti Berisha. Si qėndron e vėrteta?
    Nuk ka asnjė frymėzim jashtė ligjit. Ėshtė rutinė normale e prokurorisė. Ėshtė njė procedurė mėse normale. Ėshtė bėrė grumbullim i provave, ėshtė dėrguar kėrkesa nė gjykatė dhe ajo ka marrė vendim. Kjo ėshtė kompetencė e Prokurorisė tė Krimeve tė Rėnda. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė askush nuk thotė njė fjalė tė mirė pėr punėn e prokurorėve, apo tė gjyqtarit qė vendosi arrestimin, por vetėm e politizojnė ēėshtjen. Kjo ishte ēėshtje provash. Ndryshimet politike mund tė kenė ndėrgjegjėsuar njerėzit qė kanė pasur dijeni per kete ngjarje per te bashkepunuar me shtetin. Unė i kuptoj hamendėsitė e medias shqiptare, por ju garantoj se ėshtė zbatuar vetėm ligji. Nėse do ta bėnim pak mė vonė, do tė thoshin se Berisha urdhėroi arrestimin. Nėse do ta bėnim me parė gjatė fushatės, do tė thoshin se Prokuroria po bėn lojėn e opozitės. Nė ēdo situatė do tė thoshin nga ndonjė gjė, qė do ta politizonte procesin nė fjalė. Dy ditė mė parė njė koleg Italian qe bashkėpunon me Prokurorinė, pasi kishte pare politizimin e ēėshtjes ne media na tha: Mos u mėrzisni, koincidenca te tilla ndodhin edhe tek. Ne 1994 Berluskoni ishte pjesėmarres ne nje takim ne Napoli ku diskutohej kunder krimit te organizuar dhe prokurori i Milanos kishte derguar zyres se tij, po ne te njeten dite, njoftimin se ai ishte person nen hetim per nje veper penale. Pikėrisht koecindenca e takimit me veprimin e prokurorit u quajt skandal, veprimi i prokurorit nga media afėr Berluskonit u quajt provokacion politik qė donte tė diskretitonte figurėn e tij. Por ne fakt ishte nje situatė normale e punės sė Prokurorisė.
    Deputeti Nikollė Lesi nisi njė proces akuzash ndaj kryeministrit Nano pėr tė ashtuquajturėn "ēėshtje e Shkallnuerit" dhe trafikun e armėve. Si rezultuan ēėshtjet e ngritura: Lesi gėnjente apo ēėshtjet janė tė hapura dhe presin kohė mė tė mira pėr t'u vazhduar?
    Ėshtė njė debat tashmė i mbyllur. Miku im i vjetėr pati njė betejė me ish- kryeministrin, ku kėrkoi angazhimin e prokurorisė nė sqarimin e disa momenteve tė akuzave tė tij. Qėndrimi ynė ka qenė ligjor, pavarėsisht se kush ishte Lesi apo Nano. Besoj se e kemi mirėkuptuar njėri-tjetrin, Prokuroria nė rolin e akuzės dhe Lesi nė rolin e mbrojtjes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    akoma keni besim ne kete maskara.ky duhet te shporret nga ai post pasi po fle mbi dosjet e krimit.Ky eshte pjese e krimit nano@xhoana

  3. #3
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Drejtuesit e institucioneve shtetėrore, nė garė pėr tė denoncuar rastet e korrupsionit nė Prokurorinė e Pėrgjithshme

    Korrupsioni, 170 dosje nė prokurori

    Tatim-Taksat kallėzojnė 120 subjekte private. Hetim Doganave pėr vonesa nė denoncimet e shkeljeve

    Ened Janina

    TIRANĖ - Rrotacioni politik duket se ka vėnė nė garė drejtuesit e institucioneve shtetėrore pėr tė denoncuar nė prokurori rastet korruptive. Qindra dosje janė grumbulluar vetėm gjatė ditėve tė fundit nė zyrėn e luftės kundėr krimit ekonomik, e prokurorėt janė duke i kthyer denoncimet nė ēėshtje penale. Pėr drejtuesit e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit kanė pasur njė fluks shumė tė madh kallėzimesh penale tė mbėrritura nė organin e akuzės nga Kontrolli i Lartė i Shtetit, drejtoria e Tatim- Taksave si dhe nga Doganat. Tė gjitha kėto kallėzime penale janė regjistruar nga ana e prokurorisė dhe kanė filluar procedimet pėrkatėse. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burimet zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, tė cilat pohojnė pėr “Shekullin” se vetėm Tatimet kanė denoncuar nė prokurori mbi 120 raste korrupsioni nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, ku qytetet mė problematike janė Tirana me 44 kallėzime dhe Vlora me rreth 70 kallėzime.


    Tatim-Taksat
    Muajt e fundit, nė organin qendror tė akuzės, ka pasur njė fluks shumė tė madh kallėzimesh penale tė bėra nga ana e institucioneve shtetėrore nė drejtim tė subjekteve private si dhe zyrtarėve shtetėrorė. Me fillimin e shtatorit, tė gjitha kėto institucione shtetėrore janė turrur nė prokurori pėr tė denoncuar shkelėsit, duke u bashkuar edhe ata nė luftėn kundėr korrupsionit. Kėshtu, vendin e parė nga institucionet denoncuese e zė zyra e Tatim- Taksave. Ajo ka denoncuar nė organin e akuzės mė shumė se 120 raste ku subjekte private nuk kanė paguar detyrimet. Kallėzimet mė tė shumta janė pėr qytetin e Vlorės, me rreth 70 raste si dhe nė Tiranė ku janė denoncuar 44 raste. Ndėrkohė, njė fluks i madh denoncimesh ka mbėrritur edhe nga qyteti i Shkodrės. Pėr secilin nga denoncimet, Prokuroria e Pėrgjithshme ka urdhėruar fillimin e hetimeve dhe shqyrtimin deri nė detajin mė tė vogėl tė materialit kallėzues. Burime tė prokurorisė pohuan se kėto kallėzime janė pėr firma qė kanė kryer aktivitetin e tyre shumė kohė mė parė, ose pėr dėme minimale. Doganat
    Drejtoria e Doganave mban vendin e dytė pėr numrin e madh tė denoncimeve antikorrupsion, drejtuar organit qendror tė akuzės. Ky institucion ka paditur nė prokurori njė numėr tė madh subjektesh private, tė cilat nuk kanė paguar detyrimet doganore gjatė viteve tė fundit. Rreth 40 subjekte janė denoncuar si debitore tek doganat dhe pėr vite me radhė nuk kishin paguar detyrimet. Oficerėt e policisė gjyqėsore tė doganave i kishin konstatuar kėto raste dhe kishin punuar pėr dokumentimin e tyre. Edhe pse shumica e rasteve ishin konstatuar nė vitet 2000-2003, ato janė mbajtur nė zyrat e doganave dhe janė referuar nė prokurori vetėm gjatė ditėve tė fundit. Pėr secilin prej rasteve pėrkatėse Prokuroria e Pėrgjithshme ka nisur hetimet dhe verifikimet. Ndėrkohė, burimet nga prokuroria pohojnė se do tė hetojė edhe shkakun e vonesės sė doganave nė bėrjen e kallėzimeve penale. Burimet e prokurorisė pohuan dje se kėto ēėshtje po ndiqen me pėrparėsi por ėshtė ende shumė herėt pėr tė nxjerrė konkluzione.


    Denoncimet e KLSH
    Institucioni i tretė qė ka denoncuar nė prokurori ėshtė Kontrolli i Lartė i Shtetit. Nė datat 21 dhe 23 shtator KLSH-ja ka denoncuar nė organin e akuzės disa shkelje tė konstatuara sė fundmi. Burimet zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pohuan dje se KLSH-ja ka denoncuar nė prokurori pesė tendera rrugėsh, tre kallėzime pėr ambasadorin shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa, si dhe kallėzimin pėr tre inspektorė tė tatim- taksave, gjithsej 11 dosje. Nė kallėzimet e saj, KLSH-ja pretendon se nė tenderat e rrugėve ėshtė ndryshuar qėllimi i tenderimit. Sipas saj, pas zhvillimit tė tenderit ka pasur rritje tė volumit, ndryshime tė zėrave pėrkatėse si dhe pagesa pėr punime tė pakryera. Pėr secilin kallėzim organi i akuzės ka filluar verifikimet pėrkatėse. Burimet e prokurorisė pohuan dje se nė organin qendror tė akuzės ėshtė ngritur njė grup pune, i cili do tė shqyrtojė tė gjitha kallėzimet e ardhura nga ana e KLSH-sė. Madje javėn e ardhshme ky grup pune ka caktuar njė takim me pėrfaqėsuesit e KLSH-sė pėr tė sqaruar shkeljet e pretenduara si dhe pėr tė marrė disa materiale shtesė.


    TATIMET

    Zyra e Tatim-Taksave mban vendin e parė pėr numrin e madh tė kallėzimeve, dėrguar prokurorisė. Nga ky institucion janė denoncuar nė prokurori mbi 120 subjekte private, tė cilat nuk kanė paguar detyrimet pėr vite me radhė. Qytetet mė problematike janė Vlora e Tirana

    DOGANA

    Mėse 40 dosje janė denoncuar nė prokurori nga drejtoria e Doganave pėr mosshlyerje tė detyrimeve. Sipas prokurorisė, kėto dosje janė bėrė gati gjatė viteve 2002-2003, por janė mbajtur nė sirtarė pėr gati 2 vjet. Organi i akuzės do hetojė edhe arsyet e vonesave tė denoncimeve

    KLSH

    Zyra e Antikrimit Ekonomik nė Prokurorinė e Pėrgjithshme numėron rreth 11 dosje tė denoncuara pak ditė mė parė nga Kontrolli i Lartė i Shtetit. Pesė dosje janė pėr shkelje nė tendera tė rrugės, 3 pėr abuzimet e ambasadorit Fatos Tarifa dhe 3 kallėzime tė tjera pėr inspektorėt e Tatimeve
    LINDI EDHE "ANDREA"

Tema tė Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Dosjet e '97 nė sirtare pėr mungesė provash
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-09-2007, 15:08
  3. Po u hapen dosjet, shkaterrohet arti
    Nga angeldust nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 09:11
  4. Shqiptaret: popull me llogjike skllavi!
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 12:24
  5. Qeveria: Dosjet e ish-ministrave tė korruptuar tė hetohen
    Nga PORTI_05 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-11-2005, 19:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •