Nëse ndonjëherë në jetë do te formohej ranglista (lista e radhitjes) e personave qe ndikuan në jetën tonë, atëherë padyshim se vendin e parë, pa as edhe një dyshim, do të zente NËNA. Prandaj po kjo nënë që është gjiri në të cilin gjejmë strehim, po kjo nënë e cila na mbron nga çfarëdo furtunë, po kjo nënë, sot dhe gjithënjë do të jetë e para dhe e vetmja vlerë që nuk zbehet kurrë. Kjo nënë që ndjen dhembjen kur ne lëndohemi, ndjen zhgënjimin që neve na kaplon ai, ndjen më shumë se ne sëmundjen që na përfshin, po kjo nënë…që gjithënjë është aty ku jemi edhe ne (nëse jo fizikisht, atëherë me mendime, padyshim se po)
Prandaj, mjer ai që për dashuritë tjera e mohon dashurinë e nënës (dashurinë më të pastërt, më të qiltërt dhe më të pa interes që mund të gjejsh në botë. Dashuria ndaj këtyre nënave që jan medikamenti më i mirë për të gjitha dhembjet që kemi, nuk guxon kurrë të mohohet dhe nuk guxon kurrë të zbehet.
Krijoni Kontakt