Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Vetëvaret babai i tre fëmijëve

    E Merkure, 28 Shtator 2005


    Kur lexon ngjarje te tilla te mbushen syte me lot dhe zemra plot hidhrim , e shpirti gjith trishtim pastaj mendoj kush ska buke te haje e kush shtyn kohen duke pare temat dhe bere postime per politik apo ekonomi, per qyfyre apo shkence.

    ... edhe pse nuk e njoh familjen ne fjale jam shum i pikelluar dhe i lenduar per keto tragjedi te popullit tone dhe sidomos te atyre femijeve qe ngelen vetem, shpresoj qe shum shpejt te bej dicka per ta.

    dardajan



    VETEVARET BABAI I TRE FEMIJEVE

    Berat - Ankthi i varferise con ne vetevarje nje 31-vjecar, baba i tre femijeve. Megjithese njeri nga femijet e ka pare te atin tek lidhte telin ne hangarin e duhanit, duket se 31-vjecari ka qene aq i vendosur ne mendimin e tij sa nuk ka marre parasysh as kerkesen e te birit per te mos e bere nje veprim te tille. Viktima quhet Gurim Rrapo dhe banonte ne fshatin Pobrat te komunes se Kutallise. Pikellimi per gjendjen e renduar ekonomike qe kishte pllakosur prej kohesh familjen e tij, e ka shtyre Rrapon drejt vendimit te pakthyeshem per t'i dhene fund jetes se tij.

    Ngjarja

    Ngjarja e rende ne familjen Rrapo ka ndodhur ne oret e drekes se dites se djeshme. Ne kete kohe, babai i tre femijeve Gurim Rrapo ka hyre ne shtepi dhe i ka gjetur femijet duke qare se s'kishin ushqim per te ngrene. I pikelluar nga kjo drame ekonomike, e cila po e ndiqte prej vitesh nga pas, dhe me lot ne sy, ai eshte larguar nga femijet duke u thene: "Babi do te largohet pergjithmone". Ne ato caste femijet jane frikesuar nga fjalet e te atit, dhe duke qare i kane kerkuar qe ai te mos largohej nga ata. "Ne te kemi xhan babi, nuk duam buke, por ti mos u largo pergjithmone nga ne" - mesohet te kete qene kerkesa e fundit e femijeve te familjes Rrapo, drejtuar prindit te tyre. Megjithate ai nuk ka mundur t'i beje balle dhimbjes qe i kishte mbushur shpirtin me kohe, keshtu qe pa u folur fare femjeve, ka marre nje tel ne dore, dhe eshte larguar drejt hangarit te duhanit, i cili ndodhej rreth 20 metra larg shtepise. Pa e ditur se gjate gjithe kohes po ndiqej nga njeri prej femijeve te tij, Rrapo eshte futur ne hangar dhe ne trarin e catise ka lidhur telin ne formen e nje laku. Ne momentin qe do te fuste koken ne lakun e pergatitur, ai ka degjuar zerin e femijes. "Mos e var veten babi, se ne te kemi xhan" - i eshte lutur gjashtevjecari. Por vetem pas pak castesh, i ati ka perfunduar veprimin qe kishte nisur. Menjehere femija eshte nisur tek gjyshi i tij per t'i treguar ate qe i kishte ndodhur te atit. I ati i Gurimit dhe bashkeshortja e tij kane mberritur vetem 10 minuta pas tragjedise, e cila eshte bere e ditur nga femija qe ka pare te gjithe skenen e tmerrit me syte e tij. 75-vjecari sebashku me nusen e djalit, jane perpjekur me te gjitha forcat qe te hiqnin telin nga vendi ku ishte lidhur. Me pas bashkeshortja e viktimes ka rrembyer nje pale pinca dhe me to ka keputur telin e shtrenguar ne fytin e te shoqit, megjithate 31-vjecari nuk ka mundur te shpetoje nga vdekja.





    Copyright © KOHA JONE - E perditshme e pavarur Powered by WebPhotoPro
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 28-09-2005 më 18:11

Tema të Ngjashme

  1. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  2. Trafikimi i Fëmijëve
    Nga Gimi3 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 15:08
  3. Ndal! Punes Dhe Trafikut Te Femijeve Ne Shqiperi
    Nga StormAngel në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-10-2004, 04:45
  4. Raporti i UNICEF-it për trafikimin e fëmijëve shqiptarë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •