Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 14 shtator- Lartësimi i kryqit

    «Duke parë, o Shpëtimtar, krijesa, kryqin tënd të lartësuar,
    të psal me zë të madh himne falënderimi dhe lavdërimi»
    (Vargje nga sinaksari i së kremtes)
    E madhe dhe e kremtja e sotme e Lartësimit të Kryqit të Nderuar dhe Jetëbërës; e madhe dhe për Kishën dhe për besimtarët e saj. E madhe për sa i përket Kishës, sepse duke lartësuar Kryqin, mbi të cilin derdhi Gjakun e Tij të Tërëshenjtë, Shpëtimtari ynë Jisu Krisht, forcon besën dhe dashurinë ndaj Tij. Dhe nga ana tjetër, për besimtarët sepse, duke u ftuar ata, sot, të mendojnë më thellë, çfarë u bë mbi kryq për shpëtimin tonë shpirtëror, i falen drurit të gjithërespektuar dhe thërrasin duke psalur ndaj Çlirimtarit: “Kryqit tënd po i falemi, o Zot, dhe ngjalljen tënde të shenjtë lavdërojmë”.
    Kuptimi i së kremtes.
    Është ditë zie dhe kreshme, e kremtja e madhe e Kryqit. Është një e Premte e Madhe dhe e Shenjtë, e dytë. Në gjysmën e dytë të vitit, kur ftohemi të kujtojmë përsëri pësimet e Zotit, të cilat i pranoi vullnetarisht për shpëtimin tonë shpirtëror, që të marrim mësimet dhe mesazhet përkatëse që rrjedhin prej saj.
    Kuptimi i kryqit.
    Kur themi Kryq, nënkuptojmë pësimin e Zotit, Kryqëzimin dhe Vdekjen e Shpëtimtarit Krisht. Me këtë kuptim flet apostull Pavli në letrat e tij, ku Kryqi është baras me frazën; Krishti i kryqëzuar. Krishtin e kryqëzuar vë gjithmonë si bazë të predikimit të tij. Kështu u shkruan korintianëve: «Ne predikojmë Krishtin e kryqëzuar» 1 Kor. 1:23 «Për mua qoftë larg të mburrem për tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jisu Krisht» Gal. 6:14.
    Historiku i ditës.
    Në vitin 326, shën Elena, në moshë tetëdhjetëvjeçare, shkoi në vendet e shenjta për tu falur, atje ku rrodhi djersa dhe gjaku i Perëndi-njeriut, dhe të falënderojë Zotin për triumfet e birit të saj, shën Kostandinit të Madh. Duke shkuar atje shenjtoria, fillon të kërkojë kryqin e nderuar. Me të mbërritur në Golgotha, jep urdhër të rrënohet tempulli i perëndisë Afërdita, që ishte ndërtuar mbi vendin e kryqëzimit! Atje gjejnë tre kryqe, dhe duke mos e ditur cili është Kryqi i Çmuar, episkopi i Jerusalemit, Makario, vendosi trupin e një gruaje të vdekur shumë shpresëtare, njëri pas tjetrit mbi të tre kryqet. Sapo e vendosi trupin e kësaj gruaje mbi Kryqin e Nderuar, ajo u ngjall. U përhap shpejt ky lajm dhe shumë njerëz vinin që t’i faleshin Kryqit. E lartësuan Kryqin e Nderur brenda tempullit, në një vend të lartë, që të kenë mundësi ta shikojnë dhe t’i falen të gjithë. Që atëherë u caktua e kremtja e lartësimit të Drurit të Çmuar më 14 shtator.
    Kryqi, simboli i besës sonë.
    Kryqi! Simboli i besës sonë. Kujtimi i sakrificës së Krishtit, që derdhi gjakun për ne, shpërblimi dhe çlirimi ynë, shpëtimi ynë. Kryqi i Nderuar, dëshmi mirënjohjeje dhe mbrojtës i pamposhtur, gjithmonë ndihmësi ynë. Në katakombet e hershme, ekzistonin simbole të ndryshme. Anija, simbolizonte Kishën. Spiranca, shpresën. Bariu me qengjin mbi krahët e tij, Bariun e Mirë. Dhe Kryqi, simbolizonte dashurinë e Perëndisë për njeriun. Nuk është një shenjë e thjeshtë, por mjet që transmeton hirin hyjnor, gjatë kryerjes së gjithë Mistereve të Shenjta dhe shërbesave të hirshme. Është armë kundër djallit.
    Druri i bekuar.
    Kryqi është pema, druri i Parajsës. Prej drurit erdhi tragjedia, që quhet mëkat; nga druri i Edenit. Prej drurit erdhi edhe gëzimi i shpëtimit; nga druri i kryqit. Fryt i drurit të Kryqit është shpëtimi ynë. Në drurin e Edenit, shtriu dorën e tij njeriu dhe shijoi vdekjen. Mbi drurin e Kryqit ndeu duart e tij Perëndi-njeriu, Zoti ynë Jisu Krisht, dhe na dhuroi jetën. Midis të tjerave, në një himn të lumurimeve, gjatë shërbesës së pësimeve të shenjta, të Enjten e Madhe në mbrëmje, himnografi i hirshëm komenton këtë ngjarje, duke psalur: “Me anën e drurit Adami u dëbua prej Parajsës; dhe me anën e drurit të Kryqit kusari banoi në Parajsë. Se ai, duke e shijuar, shkeli porosinë e Bërësit; po ky, kur u kryqëzua bashkë, rrëfeu Perëndinë që fshihej. Kujtona dhe ne, o Shpëtimtar, në mbretërinë tënde.”
    Kryqi, një shkollë e madhe virtytesh.
    Një mësues i urtë i Ungjillit, protopresviteri Kostandin Kaliniku, e karakterizon Kryqin e Nderuar, si shkollë virtytesh për të gjithë ne, dhe duke na ftuar të mësojmë në të, shkruan: “Shiko Kryqin, o i krishter, dhe mëso rrugën që duhet të ndjekësh në jetën tënde. Nëse je i pasur, shiko Kryqin, që të mësosh nga Krishti i zhveshur, përbuzjen ndaj të mirave të botës. Nëse je i varfër, shiko Kryqin, që të gjesh një mik ngushëllues, Até që nuk ka ku të mbështesë kokën e Tij. Nëse je i urtë, shiko Kryqin, dhe nëpërmjet tij do të zgjidhës gjithë problemet e tua. Nëse je i pashkolluar, shiko Kryqin, dhe do të bëhesh më i urtë nga Platoni dhe Aristoteli.
    Nëse je prind, shiko Kryqin, që të vëresh dashurinë e paanë të Perëndisë ndaj njeriut. Nëse je fëmijë, shiko Kryqin, që të mësosh bindjen. Nëse je i drejtë, shiko Kryqin, që të rezistosh në ngasje. Nëse je mëkatar, ooh... atëherë mos i hiq nga Kryqi sytë e tu, i cili do të të udhëheqë të kthehesh tek Ati yt, që të gjesh përsëri, o dele e humbur, rrugën e drejtë. Me atë mposhte mishin, botën, dëfrimet, pikëllimet, dëshpërimet, ashtu si dikur Kostandini i Madh, me atë shenjë trofeprurëse, mposhti tiranin Maksent, dhe hyri triumfues në kryeqytetin e famshëm.”
    Kryqi, jeta e Kishës.
    Kryqi është jeta e Kishës dhe e besimtarëve, mbrojtësi dhe “bukuria e Kishës”. Stolia e Kishës, por sa herë stoli e gjakosur! Kisha është trupi i Krishtit. Dhe ashtu si koka, Krishti, kryqëzohet, kështu edhe trupi i Krishtit, Kisha, kryqëzohet. U përndoq dhe përndiqet Kisha. Dhe sot Kisha përndiqet. Kisha, duke u përndjekur, fiton. Nga Kryqi arrin në Ngjallje. Kryq ngrenë aq vëllezër, të shtrirë në shtratin e dhimbjes, në spitale dhe klinika të ndryshme. Është i rëndë Kryqi i një sëmundjeje të pashërueshme. Vëllezër që vuani! Ngushëllimi juaj është Kryqi i Krishtit. Por, edhe dashuria e të tjerëve, e bën Kryqin e dhimbjes më të lehtë. Kryqi është mburrja e apostull Pavlit dhe mburrja jonë. Mbi pasuritë, mbi diplomat, mbi pozitat dhe detyrat e larta, mburrja jonë është Kryqi i Zotit. Jemi të padenjë, e megjithatë Zoti na dhuroi Kryqin e shpëtimit. Prandaj thotë apostull Pavli: «Për mua qoftë larg të mburrem për tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jisu Krisht» Gal. 6:14.
    * * *
    Vëllezërit e mi të dashur më Krishtin!
    Kryqi nuk është vetëm druri që i falemi; nuk është vetëm zbukurimi që mbajmë në qafë; është edhe jeta që duhet të jetojmë. Të jetojmë jetën e Kryqit. Të bëjmë të vdekur njeriun e vjetër që kemi brenda nesh. Rom. 6:6. Ne të krishterët, le të kryqëzojmë me hirin e Kryqit, pasionet dhe dëshirat mëkatare. Gal. 5:24. Një i vdekur preket nga pasionet? Të vdekur të bëhemi për sa i përket mëkatit. Të kryqëzuar mbi Kryqin e detyrës, le të ndjekim të Kryqëzuarin e Madh. Ai ngriti Kryqin më të rëndë. Kryqi ynë sido që të jetë, është i lehtë. Me Kryqin do të ecim për në lavdinë e Mbretërisë së Qiejve. U bëftë.
    Me Urime të Përzemërta dhe Bekime të Shumta:
    Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës
    † IGNATI
    Berat me 14.09.2013


    Emri:  1229802_206309369544089_187953824_n.jpg

Shikime: 674

Madhësia:  146.1 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 14-09-2013 më 14:36

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 14 shtator- Lartësimi i kryqit

    Lartësimi i kryqit sot në Tiranë

    Emri:  1239593_162669800604854_515428759_n.jpg

Shikime: 557

Madhësia:  122.7 KB

    Përlëshorja e Lartësimit të Kryqit të Nderuar

    "O Zot,shpëtoje popullin tënd dhe bekoje trashëgimin tënd,dhuroju shpresëtarëve fitore mbi barbarët dhe ruaje shtetin tënd me anën e kryqit tënd."


  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 14 shtator- Lartësimi i kryqit

    Predikim me rastin e Ngritjes(Lartësimit) së Kryqit,Hirësi Joani 14.09.2013



  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lartësimi i Kryqit Jetëdhënës - 14 shtator

    Gezuar gjithe besimtareve orthodhokse festen e Lartesimit te Kryqit te Shenjte e Jetedhenes!

    Albo

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (14-09-2014)

  6. #15
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lartësimi i Kryqit Jetëdhënës - 14 shtator

    Kremtimi i lartesimit te kryqit sot ne Tirane




  7. #16
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lartësimi i Kryqit Jetëdhënës - 14 shtator


  8. #17
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Lartësimi i Kryqit Jetëdhënës - 14 shtator

    Fisnik sa per serbet besimi tim personal (mbase jam dhe gabim) eshte se ne kete rast (ngrirja e kryqit e gjera te tilla) eshte dicka qe nuk ben pjese ne dogmen ortodokse. Edhe ne greqi ka shume zakone (p.sh hedhja e orizit ne dasem, zbukurimet e teperta me vend a pa vend etj) te cilat kisha i lufton por jo gjithmon me sukses.

    Cen per arsye te sakrifices mbi kryq eshte e mundur falja e mekateve. Kryqi eshte themel ne ortodoksi, prandaj e puthin dhe e ngrejn kaq lart kryqin. Njeriu eshte i ndertuar prej materiali (pra dicka qe kapet me dor, mish e kocka) dhe shume gjera njeriu i ndjen dhe i kupton duke ven ne pune shqisat (shijen, prekjen etj).

    Nuk di po jam i sakt por besoj se per kete arsye Perendia perdor material (vere dhe buk per mishin dhe gjakun, dru per kryqin e ikonat, uje dhe vaj ne sakramentet e ndryshme etj), per ti dhen mundesin njeriut te kutpoj/ndjej me shume. Eshte tjeter gje te kungosh duke kthyer veren dhe buken ne mish e gjak dhe tjeter gje te kungosh me fantazin tende, njeriu nuk esht as fantazi as pa trup.

  9. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lartësimi i Kryqit Jetëdhënës - 14 shtator

    Gezuar kete dite te shenjte, te gjithe orthodhokseve!

    Albo

  10. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lartësimi i Kryqit Jetëdhënës - 14 shtator

    Gezuar te gjithe te krishtereve orthodhokse ne kete dite te shenuar te kalendarit orthodhoks. Per boten Kryqi eshte simboli i formes me te frikshme te vdekjes. Per ne te Krishteret Kryqi i Shenjte eshte Jetedhenes: dhurata me e cmuar e Zotit Krisht, jeta e ameshuar, na erdhi nga Kryqi! Vdekja u zu rob nga Kryqi dhe demonet e te ligut dridhen nga frika e Kryqit te bekuar nga Zoti yne Krisht.

    Albo

  11. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lartësimi i Kryqit Jetëdhënës - 14 shtator


Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia e Kryqit të famshëm të Labovës
    Nga ALBA në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 25-06-2013, 21:32
  2. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  3. Sot, 85-vjetori i Kryqit të Kuq Shqiptar
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 05:11
  4. Shpëtimi i të krishterit
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 22:41
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •