Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës ANDONI

    RRUGA MONASTIKE

    Zëri i Dhiakut Andon

    Edhe pse bashkë u takuam në zyrën e dioqezës së Korçës, Dhiaku Andon ka lindur dhe është rritur në Tiranë ku edhe studioi të bëhej officer ushtarak në vitet 1988-1990. E la shkollën pa përfunduar. Ai vjen nga një familje me traditë familjare muslimane-bektashi.

    "Kur isha student gjërat ishin duke ndryshuar dhe ne nuk e dinim se çfarë do të ndodhte. Pasi e lashë shkollën punova si roje në një godinë shtetërore për 18 muaj. Në atë kohë qëlloi që në Shqipëri po vinin shumë misionarë ungjillorë nga Perëndimi, kryesisht nga SHBA. Takova disa prej tyre në parkun e qytetit verën e vitit 1991. Nuk kisha takuar ndonjëherë më parë të huaj nga Evropa apo SHBA. Ata më bënë një përshtypje të madhe. Në verën e vitit 1992 bëra një kurs biblik 5 mujor. Pas përfundimit të kursit u bëra një lider i grupit i Vëllazërisë së Dishepujve të Krishtit.

    Herë pas here mbaja kontakte edhe me të rinj Orthodhoksë shumë të zellshëm dhe më tërhoqi shpirti i tyre dhe mënyra se si u afroheshin pyetjeve spirituale. Por nuk ishte diçka që më ndryshoi menjëherë mënyrën time të menduarit. Mu deshën 4 vjet që të bëhesha Orthodhoks edhe pse nga kontaktet me grupet e tjera të krishtera e kisha kuptuar se vëllazëria në të cilën unë bëja pjesë nuk i kish të plota mësimet e krishtera. U tregova i hapur edhe ndaj grupeve të tjera por ishin kaq shumë grupe Protestante: Baptistë, Dëshmitarë të Jehovait, Mormonë! Ishte shumë çoroditëse. Hoqa dorë fare nga përpjekja për të bërë dallimin mes tyre.
    Por kontakti me grupin orthodhoks dhe me At Lukë Veronis në vjeshtën e vitit 1994 ishtë një moment vendimtar. Ata ishin ftuar që të flisnin mbi Kishën Orthodhokse në një mbjedhje të misionarëve ungjillorë në Shqipëri. U habita me ato që dëgjova prej tyre dhe me qëndrimin e tyre të thjeshtë. Pas takimit, iu luta At Veronis nëse mund të më jepte hua disa prej librave apo shkrimeve të Etërve Apostolikë. Isha i interesuar më shumë të mësoja mbi jetën e Shën Andonit të Madh, babait të monasticizmit. At Luka më ftoi edhe në takime të tjera. Sa herë që shiheshim luteshim së bashku. Ai është një njeri i mrekullueshëm.

    Fillova të kuptoj se nga historia e Krishtërimit që më kishin mësuar deri në atë kohë, ishin 15 shekuj heshtje. Asnjëherë nuk flisnim për historinë e Kishës që nga koha Apostolike e deri në Reformimin. Po ishte e vështirë për mua. Unë isha bërë pjesë e lidershipit të Vëllazërisë. Bile po më paguanin. Kisha edhe një zyrë. Por fillova tu flas shokëve të mi për derën e Orthodhoksisë që po hapej për mua, dhe me kalimin e kohës bashkëpuntorët e mi e pranuan këtë gjë. Edhe sot e kësaj dite kam marëdhënie të mira me ta. Gjithashtu jam mirënjohës për gjithçka që mësova prej tyre.

    Me disa shokët e mi dhe anëtarët e grupit të të rinjve orthodhoksë si dëshmitarë, u pagëzova nga At Lukë Veronis në prill 1995 në katedralen e Ungjillizimit. Në fillim shkoja tek seminari në hotelin e Durrësit ku ndihmoja me përkthime nga Anglishtja në Shqip At Peter Gillquest, një misionar orthodhoks amerikan që edhe ai vetë vinte nga një traditë familjare protestante. Pastaj ne tetor 1996 u bëra student në seminarin e ri pranë Durrësit në klasën e parë fare të hapur atje. Një kishë e madhe dedikuar Shën Joan Vladimirit, që ishte shkatërruar nga rregjimi komunist, ishte rindërtuar atje krahas disa godinave të tjera. Mitropoliti Joan ishte drejtor i seminarit dhe në të njëjtën kohë profesori i dogmatikës.

    Një levizje e ngadalte drejt jetes monastike filloi në jetën time. Ato pak filma që kishin hyrë në Shqipëri nga Italia apo Jugosllavia gjatë kohës së komunizmit vetëm sa kishin krijuar disa shkëndija mbi jetën monastike. Ishte pak e çuditshme për mua por unë nuk mund ta mohoja dot atë jetë. Më duhej të mendohesha.
    Në verën e vitit 1996 jetova për 2 muaj në Malin Athos, kryesisht në manastirin e Simonopetra. Më pas kalova ca kohë edhe tek manastiri i sapo rihapur i Ardenicës. Unë isha pjesëtar i një grupi katekizme të përbërë nga të rinj që shkonin nëpër fshatra për të predikuar, si një prej shumë formave të punës misionare të Kishës në Shqipëri.

    Më vonë Mitropoliti Joan më kërkoi që ta ndihmoja dhe unë lëviza në Korçë. 6 muaj më vonë unë vendosa që të ndjek rrugën monastike dhe të marr emrin Andon, sipas Shën Andonit të Madh. Në fillim familja nuk më kuptonte dot por tani më kanë pranuar si fakt të kryer dhe më shohin si një murg. Edhe vëllai im u pagëzua kurse nëna ime mban ikona dhe djeg thimjam."

    Shkëputur nga libri "The Resurrection of the Church in Albania, Voices of Orthodhox Christians" nga Jm Forest.
    Përktheu nga anglishtja Ilirjan Papa.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-09-2005 më 16:10

  2. #2
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Lutja, Forca e Besimtarit, thelbi i ndërgjegjes së tij

    Referat i mbajtur nga Hirësia e Tij,
    Episkopi i Krujës ANDONI, në Takimin
    ndërkonfesional të Napolit


    Kur flasim për lutjen pa dyshim që në të përfshihet
    lutësi besimtari dhe dëgjuesi Zoti. Njeriut si krijesa
    më e përsosur e Perëndisë, krijuar në shëmbëlltyrën dhe
    ngjashmërinë e Tij, i është dhënë aftësia dhe liria për të
    komunikuar me Krijuesin e tij, komunikim, i cili ka filluar
    me fjalët që vetë Krijuesi u ka mësuar, si një prind i vërtetë
    e i dashur. Mrekullia e krijimit të njeriut nuk qëndron në
    aftësinë e tij për të folur, por në aftësinë e tij për të komunikuar
    e bashkëbiseduar me Perëndinë.

    Shumë mirë pra, lutja mund të konsiderohet bashkëbisedim
    me Perëndinë. Lutja si bashkëbisedim me Krijuesin
    e gjithësisë, është privilegji më i madh që i është bërë
    njeriut. Bashkëbisedimi nënkupton bisedë, njohje,
    mirëbesim, vlerësim e kështu me radhë si çdo marrëdhënie tjetër që ne
    si njerëz njohim e përjetojmë përditë. Dhe jo vetëm kaq, por Jisui mësoi
    dishepujt e tij se mund t’i drejtoheshin Perëndisë me fjalën “Atë”
    (Mt. 6:9-13), pra prindi i tyre. Lutja si bashkëbisedim me Krijuesin është
    në thelb shoqëria me Atin.

    Parafytyroni një grup nxënësish të një shkolle fillore të cilët instinktivisht
    kur përballen me drejtorin e shkollës ndiejnë njëkohësisht pasiguri
    e frikë, përveç njërit prej tyre, ai është djali i drejtorit. Pas figurës
    së drejtorit, serioz e ndonjëherë të ashpër, ai sheh njeriun e tij më të dashur,
    babain i tij. Drejtor e baba, kombinim i çuditshëm; por që për fëmijën
    e vogël nuk përbën asnjë komplikim. Babai i tij është drejtor dhe drejtori
    është babai e tij, është kaq e thjeshtë.
    Çfarë dua të them më këtë?!

    Perëndia është krijuesi ynë i shenjtë, i gjithëfuqishëm, i kudondodhur,
    i përjetshëm e mund të vazhdojmë kështu me radhë, por Ai është
    gjithashtu Ati ynë, është kaq e thjeshtë. Në Ungjill Krishti u thotë
    dëgjuesve të tij se që t’i kuptojnë gjërat e Mbretërisë së Qiellit dhe që të
    hyjnë në të, duhet të bëhen si fëmijët e vegjël (Mt. 18:2). Marrëdhënia
    me Perëndinë kërkon para së gjithash çiltërsi, thjeshtësi e besueshmëri,
    këto edhe nga të “rriturit”.

    Zoti dhe besimtari, Krijuesi dhe krijesa, Ati dhe fëmija. Perëndia në
    madhështinë e Tij bëhet i vogël, në pafundësinë e Tij bëhet i kufizuar, në
    largësinë e Tij bëhet i prekshëm dhe kjo, vëllezër e motra, përmes lutjes.
    Lutja është thirrja e njeriut drejt Krijuesit, është thirrja e tij drejt Atit “Do
    të këndoj tërë jetën himnet e tua, o Zot, me gojën time brez pas brezi do
    të dëftej të vërtetën tënde” (Ps. 88:1). Njeriu ndien nevojën e tij të
    pazëvendësueshme për të komunikuar me Krijuesin e tij. Destinacioni i
    tij është takimi me Të, plotësia e tij gjendet në bashkimin me Të. Malli i
    tij shuhet vetëm në praninë e Atit.

    Për këtë shumë mirë udhëtimin në tokë të njeriut mund ta mendojmë
    si një kërkim të tij për të gjetur Atin, për t’u kthyer tek Ai, për të qenë
    pranë tij. Në këtë udhëtim, ai nuk është i vetëm, në kërkimin e tij ai nuk
    është i humbur, Ati është në kërkim të tij. Në gjithë udhëtimin e tij, besimtari
    ndien ndihmën dhe forcën që Perëndia i jep, ndien kurajën dhe mbështetjen
    që vjen nga Ai.

    Lutja si forcë e besimtarit, mbështetet në këtë lidhje të fortë, qëndron
    në këtë përkushtim të dyanshëm, lidhur fort me litarin e dashurisë
    prindërore. Në lutjen e tij besimtari i drejtohet Atit të tij, ai ndien praninë e
    Tij, ai është i sigurt në dëgjimin e lutjeve dhe të kërkesave të tij. Ai e di se
    Ati dëgjon gjithë pëshpëritjet e tij, ai është i bindur se edhe në zhgënjimet
    e në dëshpërimet e tij, Ati është aty për ta ndihmuar, për ta ngushëlluar.
    Në marrëdhënien e lutjes ka shumë dashuri, për këtë Evagri i Veçuar
    e quan: “Lutja është lulja e mirësisë dhe çlirim nga ankthi”. Aty gjejnë
    përgjigje nënat për fëmijët e tyre, aty gjejnë frymëzim artistët, aty fshihet
    misteri i shërimit, aty “fshihet” vetë Zoti. Aty gjejmë atë që kemi humbur,
    Ai për të cilin kemi mall. Këtu qëndron çudia dhe bukuria njëkohësisht,
    dhe besoj se këtu të gjithë do të biem dakord, se lutjet më të bukura janë
    ato të fëmijëve.

    Është pak sa e çuditshme sa herë që ndalemi dhe përpiqemi të
    rivlerësojmë gjëra dhe koncepte të cilat janë kaq familjare për ne, për të
    cilat mendojmë se i njohim e i kuptojmë ndoshta më mirë se çdo gjë
    tjetër. Me të drejtë mund të shtronim pyetjen: Çfarë është lutja? Është
    lutja kërkesë, është ajo lavdërim, apo është ajo detyrë? Patjetër për të
    gjitha këto do të ishim dakord. Por nuk do të isha kundër nëse dikush do
    të përgjigjej se lutja është “udha” (rruga). Ajo na ndihmon, jo vetëm të
    kërkojmë ashtu siç duhet, jo vetëm të mësojmë disa rregulla ose të kalisim
    disiplinën shpirtërore, pasi të gjitha këto mund t’i konsiderojmë mjete për
    të na çuar tek ajo që është më e rëndësishmja, tek NJOHJA.

    Lutjen si njohje do të doja ta shtroja sot këtu përpara nesh si përpjekje,
    si kërkim i njeriut, i besimtarit për të zbuluar Perëndinë, për të njohur
    Atin, prindin e tij. Kërkimi ynë është konkret, udhëtimi ynë ka një
    destinacion të caktuar, personi që duam të takojmë është sa i vërtetë aq
    edhe i gjallë. Në takimin e tij me Krijuesin, Atin, besimtari gjen sigurinë
    e shpëtimit të tij, gjen kuptimin e jetës dhe ekzistencës së tij, përjeton
    dashurinë Hyjnore, e cila nuk mund të krahasohet me asgjë tokësore.
    Lutja pra, na drejton për tek Krijuesi, ajo na afron pranë Tij, na mban
    në praninë e Tij. Me anë të saj ndriçohemi dhe diturohemi. Për këtë lutja
    me të drejtë mund të quhet aktiviteti më i lartë, angazhimi më i përsosur,
    përjetimi më i plotë njerëzor. Ajo drejton në njohje, ajo zbulon me
    thjeshtësi, në të përmbahet e gjitha. Lutja ngre besimtarin nga thellësitë
    e tokës në pafundësitë qiellore. Lutja si bashkëbisedim, si shoqëri, si
    udhëtim, lutja si njohje është motivi i besimtarit, është forca e tij.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Prononcimi i Hiresise se Tij, Peshkopit te Krujes, Andonit ne TV Koha:








  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës ANDONI

    Episkopi i Krujes, Hiresi Andoni ne emisionin "Natën vonë" të znj. Jonida Shehu, dt. 30.1.2013, në RTV ORA NEWS, komenton rreth temës së blasfemisë dhe ndjeshmërisë fetare në panelin e ketij emisioni.


Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Thëniet e Etërve të Shkretëtirës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-09-2010, 00:43
  3. Popullimi i Krujës dhe dyndjet e krutanëve në zonën e Himarës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 12:34
  4. Pazari i vjetër i Krujës
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 14:34
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •