Raporti i Amnisty International pėr vitin 2005. Ndėr 159 vende, Shqipėria renditet e 126-ta
Niveli i lartė i korrupsionit nė Shqipėri duket se vazhdon tė mbetet problemi mė serioz i zhvillimit tė vendit. Kjo ēėshtje bėhet edhe mė alarmante nisur nga raporti i fundit i publikuar nga Transparenca Ndėrkomėbtare, ku Shqipėria rezulton vendi mė i korruptuar i Evropės. Kėshtu Indeksi i Transparencės Ndėrkombėtare i Perceptimit tė Korrupsionit pėr vitin 2005 e rendit Shqipėrinė nė vendin e 126-tė ndėr 159 shtetet e ndryshme tė botės qė u monitoruan gjatė kėsaj kohe. Kėshtu me njė koeficient tė pėrceptimit tė korrupsionit 2,4, Shqipėria renditet vetėm njė shkallė mė poshtė Ukandės dhe njė shkallė mė lart Nigerisė, ndėrsa tė gjitha vendet e tjera tė rajonit tė Ballkanit kanė koeficient mė tė lartė tė pėrceptimit tė korrupsionit se vendi ynė.
Njė vit mė parė nė tė njėjtin raport tė Transparencės Ndėrkombėtare Shqipėria renditej nė vendin e 108, ndėrsa 2 vjet mė parė nė vendin e 91-tė. Drejtuesi i zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, Kreshnik Spahiu, i cili bėri publike tė dhėnat e kėtij raporti, vėrejti se ishte e qartė se Shqipėria ka bėrė hapa prapa nė luftėn kundėr korrupsionit. Dy vjet mė parė Shqipėria radhitej nė klasifikim nė shkallėn 91, njė vit mė parė ajo bėri disa hapa pas duke u radhitur nė nivelin e 108, ndėrkohė pėr vitin 2005 Shqipėria ka shėnuar regresin mė tė thellė tė historisė sė saj, duke zbritur 18 shkallė dhe duke u rreshtuar si vendi mė i korruptuar nė Evropė, por dhe i 126-ti ndėr 159 shtete nė tė gjithė botėn.
Ndėrsa njė vit mė parė Shqipėria mbante tė njėjtat niveli korrupsioni me Xhahamarinė e Madhe tė kolonel Kadafit dhe autoritetin e Palestinės, kėtė vit qė po kalojmė kėto vende ndodhen 20 shkallė mė lart krahasuar me Shqipėrinė. Fakti qė Shqipėria sot radhitet 10 shkallė poshtė Afganistanit, nuk ka nevojė pėr shumė koment, - tha Spahiu. Sipas tij, kjo renditje nė kėtė raport do tė shėrbejė si referencė pėr tė gjitha strukturat evropiane nė hartimin e ēdo dokumenti qė do tė lidhet me qeverisjen e vendit dhe nė hapat qė do tė ndėrmarrė qeveria e re nė forcimin e shtetit tė sė drejtės. Spahiu vėrejti se kjo ėshtė kostoja qė duhet ta paguajmė tė gjithė, si pasojė e papėrgjegjshmėrisė dhe mosfunksionimit tė institucioneve tė shtetit.
Kėrkesa pėr qeverinė
Ndėrkaq kreu i Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve i ka bėrė thirrje kryeministrit, Sali Berisha dhe qeverisė sė drejtuar prej tij qė tė ndėrgjegjėsohet se 3 korriku nuk ishte fundi i luftės kundėr korrupsionit, por fillimi i saj, duke kėrkuar prej Berishės tė ndėrmarrė hapa konkretė radikalė e ligjorė nė kėtė drejtim. Ristrukturim dhe reformim i institucioneve tė shtetit, por edhe tė sistemit tė drejtėsisė, tė cilat kanė pėrgjegjėsinė ligjore dhe kushtetuese pėr kėtė nivel tė lartė tė krimit nė Shqipėri; Fillimi i procedimit penal pėr tė gjithė ish-deputetėt, qeveritarėt, politikanėt, bashkiakėt, komunarėt si dhe zyrtarėt e administratės, tė cilėt kanė qenė objekte tė dyshimit pėr veprėn penale tė korrupsionit; Aktivizimin e menjėhershėm tė tė gjitha dosjeve tė SHISH-it, tė cilat kanė informacion pėr lidhje tė politikanėve, gjyqtarėve apo prokurorėve me trafikantė apo subjekte tė tjera tė krimit; Sekuestrimi i tė gjitha aseteve dhe pasurive tė zyrtarėve tė korruptuar, trafikantėve, kontrabandistėve dhe ēdo subjekti tė akuzuar pėr kėto vepra penale;
Ngrirja e menjėhershme e llogarive bankare tė individėve tė veshur me apo pa pushtet, tė cilėt nuk justifikojnė dot tė ardhurat dhe shpenzimet; Regjistrim tė tė gjitha pasurive tė paregjistruara mė parė; Deklarim tė llogarive bankare tė fėmijėve tė subjekteve zyrtare tė cilėt kanė detyrimin ligjor, qė pėr hir tė mbajtjes sė postit duhet ta bėjnė njė gjė tė tillė, - janė disa nga procedurat ligjore qė Spahiu i rekomandoi dje kryeministrit Berisha, si hapa qė duhen ndėrmarrė nė luftėn kundėr korrupsinit. Sipas tij, e rėndėsishme ėshtė qė tė realizohet edhe transparenca e arkave dhe financimeve private tė partive politike. Spahiu ka ripėrsėritur edhe njė herė domosdoshmėrinė pėr kufizimin e mandatit tė deputetit nė tė mirė tė thellimit tė luftės kundėr korrupsionit.
Krijoni Kontakt