Close

Rezultati i Sondazhit: Sa herė nė jetėn tuaj jeni konfrontuar me idetė vetėvrasėse

Votues
3. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • asnjėherė

    2 66.67%
  • vetėm njė herė nė kontekst tė krisave hormonale (Adolescenca, menopauza, shtatėzania)

    0 0%
  • 3 Herė (nė rastet e humbjeve tė anėtarėve tė familjes apo partnerėve)

    0 0%
  • Nė rastet e krizave dhe konflikteve nė vend tė punės

    1 33.33%
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #-9
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47

    Arrow Psikiatria dhe psikoterapia sistemike



    Dėshiroj ti pėrshėndes tė gjithė ata qė kuptojne dhembjen shpirtėrore dhe vuajtjet e atyre qė ne i etiketuam si tė sėmuarė psiqik, qė nė mėnyrė koshiente apo subkoshiente i margjinalizuam dhe stigmatizuam nga ēdo mirėqenie sociale dhe tallemi duke thėnė se ata nuk janė disa prej nesh, prej llojit tonė. A ekziston formė me e turpshme e injorimit tė vetėvehtes?
    Sa mė shumė qė arrijmė t'i njohim problemet psiqike aq mė shumė bindemi se dallimi nė mes nesh dhe "atyre" ėshtė shumė i vogėl. Ata nuk kanė asgjė mė pak e mė shumė se ne, qė nga mungesa e forcės dhė vogėlsia e zemrave tona, jemi tė prirė t'i hudhim nga tė gjithė binarėt jetėsor qė ne (mendojme) se i ndėrtuam. Po t'i respektonim mė shumė ata (tė sėmuarit, jo vetėm psiqik) do tė bagazhonim njė fije shpresė se fundi i jetės sonė do tė ishte mė dinjitoz.
    Motoja ime jetėsore. I DUA NJERĖZIT
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  2. #-8
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47
    I dashuri Sami
    Urime pėr shkrimin tėnd tejet interesant dhe tė linkuar nė mėnyrė shumė logjike
    Besoj se do tė gjesh kohė te üublikosh mė shumė nga punimet tuaja
    Elsa
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  3. #-7
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47
    SEKSUALITETI-SEXUALITÄT


    Aspektet psikiatrike dhe sociale tė Seksualitetit


    Dr.med. Sami Dalipi


    Ja shikoja kėmbėt, duartė, thonjėt e ngjyrosur dhe buzėt..mė dukej se nuk kisha kohė tė mendoj apo tė them, vala e ngrohtėsisė qė vėrshonte trupin tim tejkalonte mundėsinė e tė menduarit racional. Atė qė e ndjeja do ta definoja si epsh tė kėnaqėsisė. Ishte figurė qė e konfrontoja pėr herė tė parė nė jetė. Mendoja „Po tė kem fat tė gjendem me tė nė shtrat, do tė ekplodoja nga lumturia; imagjinoj njė raport tė zjarrtė seksual. “.

    Ishte ky njė rrėfim i njė djaloshi qė ėshtė i ngjashėm me rrėfimet e shumta djaloshare. Mėnyra e koncipimit tė rrėfimit tė bėn tė hamendesh pėr kėto sfera tė vetėdijes: frika nga dėshtimi, rezerva, dėshira e permbushjes sė njė dėshire tė ngjashme me atė qė e pėrjetojmė nė minutat e parė pas lindjes: nevoja pėr tė marrė frymė (e pavetėdijshme dhe e domosdoshme) dhe nevoja pėr tė thithur. Kjo pasqyron fazėn primare tė zhvillimit tonė psiqik qė njihet si fazė orale. Nė kėtė periudhė identifikojmė „Objektin e parė tė dashurisė“. Kėtė „objekt“ nė kėtė periudhė pėr tė dy gjinitė e pasqyron nėna. Mėnyra e sjelljes sė saj (nėnės) ndaj foshnjes determinon me tė madhe identitetin seksual tė saj. Babai i psikoanalizės, Sigmund Freud, rėndėsi tė madhe u jep pikėrisht EPSHEVE. Epshet pasqyrojnė hapin mė arkaik tė koncipimit tė ndjenjave dhe botės emocionale tė individit. Nė periudhėn zhvillimore, kur vetėdija jonė nuk ėshte e vetėdijshme se ėshtė e vetėdijshme, kur arsyeja nuk sheh arsyen, futemi pavetėdijshėm nė fazėn pėrfundimtare tė maturitetit psikik qė kalon nėpėr tė ashtuquajturin „kompleks tė Edipit“, qė pasqyron trekėndshin mė tė rėndėsishėm nė zhvillimin e identitetit tonė seksual. Me hyrjen nė pubertet vie deri ke stratifikimi definitiv i personalitetit.

    Identiteti seksual duhet vėshtruar nga tri aspekte: Aspekti biologjik, qė koncipohet nga vetitė primare dhe sekondare seksuale, qė bazohen nė diferencat biologjike dhe qė nuk ka tė bėj asgjė me dėshirėn e individit se si ai definon sferėn e tij emocionale lidhur me seksin e tij. Stereotipet dhe klishetė shoqėrore lidhur me atė se si do ta pėrjetojmė vetėvehten nė kontekstin seksual, nė ēfar drejtimi do t’i pėrjetojmė preferencat tona seksuale dhe cilat do tė jenė botėkuptimet tona rreth marrėdhėnieve seksuale. Kjo sferė emocionale bie nėn ndikimin e botėkuptimeve tė grupacioneve dhe shtresave tė ndryshme shoqėrore. Normativat e shumta tė funksionimit tė individit nė familje, rreth tė ngushtė shoqėror, profesion e gjetiu ndikojnė me tė madhe nė modulimin e sjelljeve dhe transferit tė energjisė seksuale nė milieun social. Sjelljet tipike shoqėrore tė mashkullit dhe femrės nė aspektin psikologjik vėshtrohen nga kėnde dhe pozita variable. Mvarėsisht nga doktrinat qė pėrfaqėsojnė, disa autorė shohin dallime tė konsiderueshme ndėrmjet femrės dhe mashkullit: ndryshimet tė kontekst tė agresivitetit, shkallės sė aktivitetit, dominancės, impulsivitetit si dhe dallimet nė rastet e reakcioneve afektive siē janė: frika-trimėria; ndėgjueshmėria–prostesta; kooperativiteti- rebelimi, etj. Psikoterapeuti gjerman, Giessen nė rezultatet e testimeve tė tij konstaton se femrat, nė krahasim me meshkujt, janė mė tė kujdesshme, mė frikacake, mė lojale, mė tė dobėta, mė tė rregullta, mė precize dhe mė labile nė aspektin psiko-emocional.Vetėdija “psiqike” si femėr apo mashkull- Pėrkundėr substratit biologjik qė nė aspektin fenotipik pėrcakton pėrkatėsinė tonė seksuale, ndjenjat dhe pėrjetimet “psiqike” tė vetėvehtes luajnė rol shumė tė rėndėsishėn nė sjelljet tona ndaj ndjenjave tona seksuale dhe reflektimin e tyre nė ambientin shoqėror. Kjo problematikė u studjua me tė madhe nga psikologu dhe psikoanalisti gjerman Roben J. Stoller.

    Ai ėshtė autor i shumė librave qė kanė tė bėjnė me tematikėn e identitetit seksual. Identiteti ynė seksual mvaret nė masė tė madhe nga “shembulli” i prindėrve tanė mirėpo edhe nga influenca e bashkėmoshatarėve (peer- group). Respekti ndaj babait potencon identitetin mashkullor ndėrsa respekti ndaj nėnės identitetin femror tek i njėjti individ. Nėse njė vajzė ka probleme me identitetin femror tė sė ėmės, sipas tė gjitha gjasave, nė tė ardhmen do tė reflektojė simptome qė flasin nė favor tė ndėrprerjes sė kompletimit tė identitetit tė saj seksual (femror nė kėtė rast). Gjatė zhvillimit tonė psiqik ne identifikohemi mė sė shumti me njerėzit mė tė afėrt. Njeriu tė cilit parimisht i besojmė dhe mbėshtetemi nė tė padyshim ėshtė NĖNA. Pra, ajo pasqyron objektin primar nė raporet tona sociale. Ky fakt ka rėndėsi tė madhe pėr zhvillimin e identitetit tonė seksual: Nė fillim tė zhvillimit tė botės sė saj emocionale, vajza identifikohet me identitetin e sė ėmės, qė pasqyron tė njėjtin seks; djali pėrkundrazi, duke u identifikuar me identitetin e sė ėmės identifikohet me seksin e kundėrt. Kjo e dhėnė pėr djelmoshat pasqyron rrezikun nga feminizimi. Nė rrjedhė tė zhvillimit tė mėtutjeshėm tė identitetit tė tij seksual mashkulli heq interesat emocionale nga nėna dhe i rikthehet babait (identitifikimi me seksin e njėjtė). Pėr femrėn, nė tė kundėrtėn, ekziston rreziku i humbjes sė distancės me tė ėmėn, kėshtu qė nė vazhdim tė zhvillimit tė mėtutjeshėm tė identitetit tė saj i mbetet tė angazhohet pėr zhvillimin e aftėsisė sė krijimit tė distancės. Pozita nismėtare biologjike nė raport me tė ėmėn pėr secilėn gjini bart nė vete pėrparėsi dhe tė meta tė konsiderueshme: Vajza gėzon pėrparėsinė tė gėzojė identitetin “bėrthamor” si femėr, ngase ėshtė mė lehtė qė me primesa tė lindura tė femrės tė identifikohesh me seksin e njėjtė. Rruga pėr krijimin e njė identiteti stabil seksual pėr femrėn ėshtė mė e thjeshtė.

    Mashkulli, nė tė kundėrtėn, qė nė fillim tė jetės, duhet tė identifikohet me gjininė e kundėrt. Nė kushtet e identifikimit intenziv me tė ėmėn ekziston rreziku nga feminizimi. Nė kushte normale, heret apo vonė, mashkulli kėrkon „mostrėn” identifikuese tė seksit tė njėjtė- tė babait apo gjyshit, xhaxhait apo tė ndonjė tė afėrmi tjetėr nė rrethin familjar, i cili nė mungesė tė babait merr rolin e tij (vdekja, ndarja..). Parakusht i domosdoshėm pėr identifikimin me figurėn e babait ėshtė ekzsitenca e njė personi me tė cilin ekzistojnė marrėdhėnie tė mira. Pėrvojat positive me individėt identifikues janė gjurmė qė do tė ngelin nė personalitet. Ato pasurojnė “ikonėn” e identitetit seksual. Nga kjo duhet kuptuar se njė baba me identitet tė “qartė” seksual favorizon krijimin e njė identiteti tė qartė tė djalit tė tij. Ėshtė me rėndėsi qė gjatė zhvillimit tė identifikimit seksual tė fėmiut lidhjet me personin identifikues (nėnėn apo babanė) tė jenė tė kontrolluara, ngase lidhjet shumė intenzive bartin rreziqe pėr zhvillimin e tepruar tė konturave tė personit me tė cilin fėmiu identifikohet. Se si fėmiu do ta pėrjetojė vehten seksualisht, pos raportit tė tij me prindėrit, ndikim tė madh kanė edhe marrėdhėniet e prindėrve ndaj njėri tjetrit dhe refleksionet e kėtyre raporteve ke fėmiu. Ofrimi i lodrave pėrkatėsisht gjinisė, vajzės kukulla, rekiuzite pėr tė qepur, qėndisur, etj; djalit automobila, mjete pėr punė fizike etj, kondicionon ndjenjėn e seksualitetit tė gjinisė biologjike.

    Fantazitė e pavetėdijshme lidhur me ndjenjėn e tė qenit “mashkull” apo “femėr”

    Secili njeri posedon “botėn” e vet emocionale e cila konsiston nė prezencėn e dėshirave pėr tė krijuar njė ardhmėri mė tė mirė. Kjo “Botė” ėshtė manifestim i ndodhive tė shumta intrapsiqike qė pasqyrojnė dinamizmin dhe kreativitetin e “shpirtit” tonė. Nė saje tė kėtyre ėndėrrave marrim vendime tė rėndėsishme nė jetė dhe krijojmė besimin se nė tė ardhmen do tė mund tė realizohen. Tendencat edukative dhe terapeutike duhet tė mbėshteten nė disciplinimin e kėtyre fantazive dhe vėndosjen e njė lidhje logjike ndėrmjet dėshirave dhe teorisė sė tė mundshmes, e cila mbėshtetet nė pėrvojat e personave me tė cilėt krijojmė raportet primare (prindėrit, pėrkujdesėsit, edukatorėt etj).

    Fantazitė e pavetėdijshme ndikojnė nė mėnyrė retrospektive nė vetėdijen tonė dhe nė procesin e formimit tė identitetit tonė seksual. Nė kėtė kontekst mashkulli e ka mė lehtė, ngase prezenca e penisit, organ qė prominon jashtė nivelit trupor, qė mund tė pėrceptohet dhe preket mė lehtė, mundėson akceptimin e tij mė tė lehtė nė botėn e “paragjykimeve” tė tij.

    Vajza, nė tė kundėrtėn, pėr shkak tė mungesės sė penisit do ta ketė mė vėshtirė. Ajo zhvillon ndjenjėn e «mungesės » sė njė pjese prominuese tė trupit nė krahasim me mashkullin. Duke u mbėshtetur nė kėtė fenomen Freudi koncipoi teorinė mbi “Mėninė ndaj penisit” tek femrat. Nėse arrijmė qė vajzės t’i spjegojmė se edhe ajo posedon me organe komplementare me penisin, por tė cilat gjenden nė brėndi tė trupit tė saj, do tė arrijmė qė tė devalorizojmė mėninė e saj ndaj penisit, ngase pėrmes kjartėsimeve reale dhe tė besueshme ajo do tė arrijė tė jetė krenare me atė qė posedon dhe do tė arrijė tė kompletojė identitetin e saj seksual. Gjatė seancave psikoanalitike shpeshėherė takojmė femra tė cilat nuk janė mirė tė informuara pėr seksualitetin e tyre. Vaginėn dhe mitrėn shpeshėherė i pėrjetojnė si njė zbraztėsirė tė mbushur me urinė apo feces, njė zbrastėsirė nga e cila “vijnė” fėmijėt etj. Njė paciente ėndėrronte se brėndia e saj pasqyron njė zbrastėsirė nė tė cilėn janė ekspozuar fotografi tė ndryshme. Secila fotografi kishte kuptim tė ndryshėm, qė nė esencė pasqyronin mėnyrėn e kėsaj pacienteje pėr ta pėrjetuar seksualitetin e saj. Prezenca e kėtyre fotografive, nė realitet ishte shkaktare e raporteve shumėvjeēare frigjide. Pėrmes detabuizimit tė fotografive arritėm qė tė bėjmė trajtimin objektiv dhe tė vetėdijshėm tė problemeve qė ajo kishte pasur nė kontekst tė raporteve tė saj me partnerin e saj. Detabuizimi i strukturės anatomie dhe kjartėsimi vizuel i organeve seksuale tė femrės, padyshim se kontribuon nė tė madhe nė kompletimin e identitetit seksual tė femrės dhe nė kurajimin objektiv se edhe ajo posedon me tė njėjtat resurse biologjike, tė cilat i mundėsojnė qė tė ndihet e barabartė me mashkullin. Lidhur me faktorėt qė influencojnė negativisht kompletimin e identitetit seksual do tė flasin nė vazhdimet tjera.




    Identiteti seksual femror

    Tezė bėrthamore e hulumtimeve tė Sigmund Freudit pasqyron lidhmėria e pothuaj tė gjitha fenomeve psiqike me seksualitetin. Pėr shkak tė mosprominimit tė organeve seksuale, sipas Freudit, femra ndihet mė e dobėt dhe e lėnė pasdore nga natyra dhe nė kėtė kontekst zhvillon “mėninė ndaj penisit”. Pėrderisa psh. djelmoshat janė krenar se mund ta hedhin mė larg urinėn gjatė procesit tė urinimit, femra nuk mund tė krenohet mė kėtė tė “arritur” dhe zhvillon kompleksin e nėnvlerės. Nė suaza tė kėtyre hulumtimeve Freudi arsyeton kauzėn e paraqitjes sė Histerisė dhe sėmundjeve tė ndryshme neurotike nga tė cilat nė numėr mė tė madh vuajnė femrat. Kompleksi i nėnvlerės nė shoqėrinė tonė ėshtė edhe mė specifik kur kihet parasysh se roli i mashkullit nė shoqėri vlerėsohet mė lartė dhe qė nė familje tė caktuara ka dinamikė specifike me manifestime autoktone. Nė aspektin psikodinamik duhet theksuar se poqese pėrparėsitė e mashkullit vėshtrohen nė kuadėr tė pėrparėsive tė tij biologjike (prominencėn e organeve seksuale) atėherė femra do tė zhvillojė xhelozinė dhe kompleksin e inferiorietetit pikėrisht nė pjesėt qė asaj i (i duket se)mungojnė. Nė mbėshtetje tė kėsaj “mungese” ajo zhvillon edhe “mėninė ndaj penisit”. Kompleksi i nėnverės do tė zhvillohet sidomos tek vajzat e nėnave qė u ka munguar ndjenja e vlerės dhe i sigurisė ndaj gjinisė sė vet. Vajza nė fillim konstaton mungesėn e penisit dhe fillon tė merret me interpretimin e kėsaj „mungese“ dhe kėrkimin e pėrgjigjeve nga e ėma. Nė rastet kur nė prapavijė tė vajzes qėndron njė nėnė e sigurtė dhe e vetėdijshme pėr kėtė “dallim tė vogėl” atėherė ajo do ta lehtėsonte procesin e njohjes sė identitetit femror tė vajzės sė saj. Poqese babai ka mendim negativ dhe nėnēmues pėr identitetin femror atėherė mendimet negative dhe skepsa e vajzės ndaj identitetit tė saj do tė jetė mė e madhe. Fakti se gjenitaliet e femrės si nė “qetėsi” poashtu edhe nė gjende tė irituar nuk bėhen tė dukshme pasqyron njė moment psikologjik i cili nuk duhet nėnēmuar. Nga analizat e femrave tė rritura rrjedh se mungesa e pėrcpetimit tė gjenitaleve tek vajza mund tė shkaktojnė vėshtirėsi nė procesin e imatrikulimit tė idenitetit tė saj seksual. Pasqyra e njė pasurie tė mbrendshme formohet tek pas realizimit tė pėrceptimi tė gjenitaleve pėrmes ndonjėrės prej shqisave. Njė gjė e tillė nė tė shumtėn e rasteve realizohet pėrmes gishtėrinjve, spekulumit dhe kohėve tė fundit pėrmes seminarėve ku femrat pėrmes formave vizuele informohen anatominė dhe fiziologjinė e traktit tė tyre gjenital. Njė gjė e tillė nė kushtet tona mund tė realizohet pėrmes njė controlli gjinekologjik ku pas ekzaminimit objektiv zhvillohet edhe njė bisedė rreth seksualitetit dhe problemeve eventuale nė kėtė sferė. Pas kėtyre spjegimeve, nė kushte normale, emra nuk ndihet mė e “zbrazėt” dhe e “pa strukture”, por arrin tė krijojė njė imazh tė trupit tė saj pėr vetėvehten dhe tė bindet se organet e saj genitale janė tė pėrfaqėsuara nė mėnyrė tė diferencuar nė skemėn e saj trupore. Nė kėtė mėnyrė plotėsohen kushtet pėr njė pėrjetim te drejtė tė seksualitetit femror si dhe primesat psiqike pėr tė mbetur shtatėzėnė dhe edukuar fėmijė.

    Nė sekuencat e mėrparshme tė kėtij vėshtrimi kemi theksuar se objekt primar i dashurisė pėr vajzėn ėshtė e ėma. Nė vazhdim tė zhvillimit tė identitetit tė saj, herėt apo vonė, femra ndėrron objektin e dashurisė. Objekt sekondar i dashurisė ėshtė i ati. Nė rastet pas traumave dhe deficiteve tė ndryshme nuk vie deri ke ndėrrimi i kėtij objekti, dmth. e ėma vazhdon tė jetė objekt i dashurisė qė rezulton me pengesa tė caktuara nė formimin e identitetit seksual. Njė fenomen i tillė kondicionohet pėrmes pėrvojave tė kėqija nė raport me tė jatin. Ndėrrimi i objektit tė dashurisė prej nėnės nga babai mund tė influencohet pėrmes marrėdhėnieve jo tė mira me tė ėmėn dhe pėrmes marrėdhėnieve tė mira me tė jatin. Pėr formimin e identitetit adekuat seksual tė femrės ėshtė shumė e rėndėsishme qė gjatė fėmijėrisė t’u ofrohet kujdes dhe dasiuri e ekuilibruar prej tė dy prindėrve, nė mėnyrė qė tė mundėsohet kalimi me pasoja sa mė tė pakta prej objektit primar nė atė sekondar tė dashurisė

    Identiteti seksual i mashkullit

    Identiteti seksual i mashkullit spjegohet pėrmes interpretimeve tė ashtuquajtura fallokratike pėrmes tė clave pėrfaqėsohet teoria seksuale e Freudit, e cila kryesisht ėshtė e pėrqėndruar nė kontekstin e “pėrparėsive” genitale tė mashkullit nė krahasim me femrėn. Pėrmes prominimit tė penisit, dukjes sė tij dhe mundėsisė sė demonstrimit tė tij mashkulli ndjen “pėrparėsitė” ndaj femrės dhe njėkohėsisht duke identifikuar dallimet me polin tjetėr identifikon vetėvehten dhe forcon ndjenjėt e tė pėrjetuarit si mashkull. Pėrmes identifikimit tė kėtyre dallimeve ai ndėrton krenarinė pėr realitetin mashkullor tė trupit tė tij. Teoria fallokratike, fatėkeqėsisht lė hapsirė pėr mbivlerėsimin e vetėvehtes dhe nėnēmimin e gjinisė sė kundėrt. Ky mbivlerėsim i vetėvehtes mund tė shpie deri ke zhvillimi i kompleksit te Gottit ku mashkulli dhe grupacionet mashkullore mbivlerėsojnė ēdo gjė mashkullore dhe nėnēmojnė ēdo gjė qė ėshtė femminine. Nė njė aspekt kėto botėkuptime mund te sjellin der ke zhvillimet revolucionare nė teknikė, ndėrtimtari, ndėrmarrje tė hulumtimeve epokale astronomike e kuriozitete tė ndryshme shkencore. Shpeshėherė objektet motivuese pėr ndėrmarrjen e hapave kurioz shkencor ka lidhshmėri me simbolikėn e penisit dhe krenarinė mashkullore. Nė anėn tjetėr, pėrmes kėtyre botėkuptimeve ekziston rreziku qė individi (mashkullor) tė ushtrohet vetėm pėr tė arritur rezultate dhe thyer rekorde duke u zėnė hapsirėn ndjenjave tė dashurisė, respektit dhe duke okupuar nė tėrėsi sferėn emocionale. Njė shembull tipik tė zhvillimit dual tė mashkullit e paraqet Ernest Hemingway nė romanin e tij “Plaku e deti”. Nė kėtė roman janė tė detyruar qė meshkujt pa prezencėn e gruas tė zhvillojnė luftė tė vazhdueshme me natyrėn. Ata janė tė shtėrnguar tė arrijnė rezultate mbinjerėzore dhe nė fund nga kjo luftė kthehen duarthatė.

    Pėr trajtimin psikoanalitik tė njė mashkulli ėshtė e nevojshme qė tė kėrkohen NDJENJAT E NDRYDHURA gjatė periudhės sė edukimit tė tij. Kėto ndjenja duhet prezentuar shqisave nė mėnyrė qė tė krijohen kushtet pėr ndėrtimin e raporteve emocionale me rrethin e tij shoqėror. Fatet e mundshme tė seksualitetit tė mashkullit mė sė miri i pėrshkruan autori Reuben Fine nė librin e tij “Njeriu i harruar- The forgotten Man”. Zhvillimin e personalitetit mashkullor ai e pėrshkruan kėshtu: “Cuni i vogėl i mamasė mud tėzhvillohet nė njė rival tė babait apo mundohet tė marrė rolin e njė Don Juani kundrejtė femrave dhe idealin e tij maskulin e vė para cdo interesi.

    Ikjet anėsore nė bashkėshortėsi nuk janė pasojė e njė hipermaskulinizmi pot pasojė e frikės sė pavetėdjshme nga dėshtimi para bashkėshortes.

    Nė konditat bashkėkohore, nė kushtet e emancipimit tė femrės interpretami i seksualitetit mashkullor ėshtė modifikuar nė masė tė konsiderueshme: Femrat kėrkojnė tė drejtėn pėr seksualitetin e tyre gjė qė mashkullin e sjell nė njė pozitė tė pazakonshme qė i shkakton frikė qė pėrfundimisht rezulton me shtimin e pengesave tė seksualitetit mashkullor, siē janė: impotenza, ejakulationi i parakohshėm etj.

    Mashkulli bashkėkohor ėshtė i ngarkuar me detyra tė shumta nė jetėn profesionale dhe shoqėrore, gjė qė pėr pasojė ka humbjen e aftėsisė pėr tė dashuruar. Grykėsia ndaj rezultateve professionale si dhe karriera, sidomos ajo politike, kufizojnė nė masė tė madhe hapsirėn emocionale dhe sferėn e ndjenjave tė mashkullit. Njė fenomen i tillė i humbjes absolute tė aftėsisė pėr tė dashuruar vie nė pah sidomos te politikanėt. Nė kėto raste nevojat seksuale nuk plotėsohen pėrmes veprimeve seksuale por pėrmes veprimeve tė akceptueshme sociale. Shpeshherė nė popull ndėgjojmė pohimin: “E shihje, kur fliste para masės tė linte pėrshtypjen se masturbonte?!”.



    Homoseksualizmi

    Homoseksualizmi pasqyron prezencėn e preferencave bivalente seksuale (ndaj tė dy sekseve) apo preferencave ndaj gjinisė autoktone. Deri vonė homoseksualizmi trajtohej si problem psikopatologjik dhe pėr kėtė shkak individėt qė posedonin me kėto preferenza detyrohesh t’u nėnshtroheshin tretmaneve tė ndryshme terapeutike, nė tė kėndurtėn margjinalizoheshin nga rrethi i tyre social dhe u nėnshtroheshin konsekuencave tė nduarnduarshme sociale, siē ėshtė humbja e vendit tė punės, lirimi nga obligimi ushtarak, privimi nga e drejta pėr tė krijuar familje, etj. Martesa homoseksuale pėr tė gjitha kulturat ishte diē qė nuk mund tė paramendohej fare. Me liberalizimin dhe demokratizimin e shoqėrisė, homoseksualizmi nuk pasqyron mė tabu, por njė realitet tė ri qė kėtyre grupacioneve sociale u lė hapsirė mė tė madhe pėr tė vepruar me trupin dhe ndjenjat e tyre ashtu si atyre u konvenon. Nė aspektin psikodinamik kjo pasqyron njė ngushtim tė Super-egos, mundėsisė sė disciplinimit tė sjelljes dhe adaptimit tė individit kundrejt normave shoqėrore. Secili individ posedon me botėn e vet fantastike. Ėndėrrat janė programuese tė sjelljeve tona dhe sjelljet pasqyrojnė njė prodhim real qė rrjedh pas pėrpunimit tė ėndėrrave (kėrkesave tė pavetedijshme tė ndjenjave tona) dhe reralitetit shoqėror (Normat e akceptueshme sociale dhe ligjore qė determinojnė sjelljen e individit nė shoqėri). Nė shumė shtete tė perėndimit sot ėshtė e mundur tė bėhet vėnia e raporteve martesore ndėrmjet partnerėve tė seksit tė njėjt. Homoseksualėt pranohen nė tė gjitha sferat e veprimtarive shoqėrore si partnerė tė barbartė dhe nė mėnyrė tė lirė shprehen pėr botėkuptimet e tyre nė kontekst tė jetės sėksuale. Edhe nė politikė hasim gjithnjė e mė shumė individ qė haptaz deklarojnė preferencat e tyre seksuale, psh. Kryetari i Kėshillit tė qytetit tė Berlinit para Reihstag-ut gjerman deklaroi haptaz se posedon me preferenca tė tilla.

    Duke pasur parasysh mėnyrėn atipike tė zhvillimit tė aktit seksual ndėrmjet partnerėve tė gjinisė sė kundėrt nuk duhet nėnēmuar se kemi tė bėjmė me njė akt i cili shfrytėzon instrumente atipike pėr kryerjen e tij, qė shpeshėherė bartin rreziqe tė caktuara pėr traumatizimin e organeve seksuale, transmetimin e bartėsve tė infeksioneve tė ndryshme, injorimin e palės sė natyrshme pėr kryerjen e raportit seksual, kalimin nė marrėdhėnie poligamike, problematizimin e ēėshtjes sė trashėgimisė, lėkundjen e respektit ndaj gjinisė sė kundėrt qė rezulton me krizė morale tė qarqeve mė tė gjėra shoqėrore, etj. Nga shkaqet e lartėpėrmendura Homoseksualizmi, pa pretendime tė pathologhizimit, duhet trajtuar si njė fenomen i cili ka shkakun e paraqitjes sė tij. Nė kėtė kontekst interpretimet mė tė hollėsishme i bėjnė pjesėtarėt qė pėrfaqėsojnė shkollat e ndryshme psikoanalitike.

    - Gjeneza e homoseksualitetit ke femrat qėndron nė lidhjen persistente dhe mė intensive se zakonisht me tė ėmėn. Nė kėto raste njė femėr mė e re zgjedh pėr partnere njė grua mė tė vjetruar, e cila reprezenton tė ėmėn apo njė grua e vjetėr zgjedh pėr partnere njė femėr mė tė re ku simbolikisht provon tė pėrsėris raportin E ĖMA – E BIJA dhe ndaj partneres merr funkcionin e sė ėmės. Raportet e tilla ndėrmjet femrave zgjojnė femrės. Problemi qėndron nė pengesat gjatė ndėrrimit tė objektit primar tė dashurisė nė atė sekondar (Objekt primar ėshtė e ėma, objekt sekondar ėshtė babai). Nga frika pėr tė kaluar nė objektin sekondar (nė tė jatin) ajo fiksohet nė identifikimin e saja me tė ėmėn. Format neurotike tė marrėdhėnieve seksuale ndėrmjet femrave janė tė karakterizuara me frikėn subkoshiente ndaj mashkullit. Pėr kėtė shkak vie deri ke pėrjashtimi i mashkullit nga preferencat seksuale. Mashkulli merr funksionin e njė objekti fobik nė botėn e fantazive tė femrės. Struktura e kėtij lloji tė homoseksualitetit tė femrave ėshtė shumė e ngjashme me strukturėn e fobive.

    - Raportet lezbe pasqyrojnė njė formė tė homoseksualitetit tė femrave ku proceset regresive ndėrmjte partnereve janė aq tė lidhura ndėrmjet vedi, saqė nuk ekziston njė linjė ndarėse ndėrmjet egove tė tyre. Kėtė formė tė homoseksualitit e ndeshim mė sė shumti tek personat qė kanė personalitet tė dobėt, qė nė psikiatri njihet si fenomen i Dobėsisė sė EGO-s. Kėta individė janė shumė tė prirė tė sėmuhen nga sėmundjen e ndryshme psikotike, siē janė Schizofrenitė, psikozat bipolare afektive, psikozat Shizo-afektive etj. Pėr raportet lezbe nė kontekstin gjenital flasim atėherė kur pozitėn qėndrore nė kėtė raport e zė seksualiteti gjenital. Pėr rrjedhshmėrinė teknike ėshtė shumė vėshtirė tė fitohen informata tė besueshme. Njė pėrshkrim interesant tė raporteve lezbe e bėnė autorja Charlotte Wolff (1975) nė librin e saj “Raportet lezbe-pėrshkrime tė aktoreve tė kėtyre marrėdhėnieve” (Librin mund ta porosisni pėrmes redaksisė sonė).
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  4. #-6
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47
    Pėrse e tradhėtova burrin

    Jam 32 vjeēe dhe jetoj me familje nė Belgjikė (nė njė paralagje tė
    Brukselit). Jam martuar nė Kosovė para dhjetė vitesh. Jam martuar me
    dėshirėn time dhe vetė e kam zgjedhur burrin tim. Unė e kam dashur shumė
    burrin tim. I kushtohesha atij plotėsisht, por ai vazhdimisht mė
    keqtrajtonte, mė rrihte. Arsyeja ishte se sa ishim nė Kosovė kishte
    shumė tė shtira nga familja e tij, sidomos nga motra e madhe e cila mua
    kurrė nuk me ka dashur. Nė ditėlindje tė tij unė bėja gjithēka qė tė
    dilte sa mė mirė, ia thirrja motrat, prindet, njerėzit e tij, mundohesha
    tė tregohem e kujdesshme, ndėrkaq ndodhte qė ai as nuk vinte atė ditė nė
    shtėpi fare. Unė ia fala atij vitet mė tė bukura tė jetės sime. Por ai
    nuk i vlerėsoi ato.
    Pas shtatė vjetesh martesė, pėr shkak tė luftes erdhem nė Belgjikė, ku
    na ndihmoi qė tė vendosemi njė shok i tij i studimeve. Mendova se tash
    mė nė fund do tė kryhen vuajtjet e mia dhe me burrin tė cilin e pata
    zgjedhė me dashuri do tė jetojmė nė raporte normale. Ai vazhdoi edhe mė
    tutje tė sillet me mua ashpėr dhe pa ndjenja. Vazhdimisht me thoshte se
    unė ia kam shkatėrrua atij jetėn, sepse i kam krijuar shumė probleme nė
    Kosovė. Tash shpesh ziheshim, sepse nga ndihmat dhe nga puna qė herė pas
    herė e bėnte nė njė firmė, nuk tepronin para pėr t'i dėrguar familjes.
    Mė nė fund pas dhjetė vjetėsh martesė e tradhtova burrin tim.
    Kjo ndodhi krejt rastesisht, derisa isha nė njė familje qė i kam farefis
    ku kisha shkuar pėr tė uruar fejesėn e vajzes sė tyre. E luta t'im shoq
    tė vijė me mua, por ai kurrė nuk ka pasur kuptim pėr gjėra tė tilla. Aty
    ishte njė shok i djalit tė kusherires me tė cilen atė ditė disa herė na
    ra tė bisedojmė kur unė dilja nga dhoma pėr tė ndez cigare, sepse brenda
    askush nuk pinte duhan. Ai kuptoi se ku banoja dhe ma mori edhe numrin e
    telefonit. Dy ditė pas kėtij takimi, ai me thirri kur nuk e kisha burrin
    nė shtepi dhe unė, nuk e di as vetė pėrse, por dola tė shihem me te.
    Shkuam tė njė pompė e benzines jashtė qytetit ku ishte njė hotel dhe ai
    mė parė e kishte rezervuar aty njė dhomė. Atė ditė kam qenė si e dehur
    dhe pasi kemi pirė diēka nė restoran, jam pajtuar qė tė shkojmė nė
    dhomė. Dy orė kemi qendruar nė dhomė. Orėn e parė unė nuk jam pajtuar tė
    kemi marrėdhenie seksuale, por pasi e kam munduar shumė atė dhe vetėn,
    dikur kam lėshuar pe. Pas shumė vitesh kam pėrjetuar kėnaqėsi nė shtrat
    sikur nė fillim kur e doja t'im shoq. Gati kisha harruar se si ėshtė tė
    jeshė femėr.
    Ai djaloshi i cili ėshtė dy vjet mė i ri se sa unė, kam pėrshtypjen se
    nuk ka ndonjė interes nė mua, pos seksit. Me te jemi takuar nė tė
    njėjtin vend edhe dy herė tė tjera, por para njė muaji i kam ndėrprerė
    kontaktet me te, duke i dhėnė tė kuptoj se unė dua ta ruaj martesėn nga
    e cila i kam dy fėmijė. Ai ka insistuar qė ta vazhdojmė lidhjen tonė,
    duke me bėrė komplimente se si jam njė femėr e krijuar pėr mashkull, se
    si kam trup tė bukur, gjoks tė rrallė, etj. Mirėpo interesimi i tij
    ėshtė vetėm pėr trupin tim. Unė nuk arrita ta dua kėtė djalė, edhepse me
    te pėrjetova kėnaqėsi qė me mungonin nė shtrat. Unė mendoj se nuk jam mė
    nė gjendje askend ta dua. Burrin qė aq shumė e doja, ai mė rrihte dhe
    ishte shumė i keq, prandaj ka vite qė e urrej. Mirėpo nė anėn tjetėr po
    vuaj pėrse e tradhėtova. Jam vazhdimisht e dėshpėruar, pa vullnet pėr
    punė as pėr jetė. Mezi u dal nė krye obligimeve nė familje dhe ka ditė
    qė as nuk arrij tė ngrihem nga shtrati. Kam qenė tė mjeku dhe i kam bėrė
    disa analiza tė cilat kanė dalė mirė. Kėshtu mė nuk me jetohet. Ē'tė bėj
    mė tej?
    Alisa, G. Belgjikė



    Martesa ėshtė Institucion i cili ndėrton kornizat e njėr raporti tė sinqertė nė mes dy njerėzve tė gjinisė sė kundėrt apo edhe te njėjtė. Nė kėtė institucion, nė shoqėritė e civilizuara hyhet atėherė kur krijohen rrethanat qė “garantojnė” njė qėndrueshmėri tė saj. Pėrkundėr kėtyre primesave shoqėria bashkėkohore po konfrontohet gjithnjė e mė shumė me problemin e “shkapėrderdhjes” sė raporteve martesore. Pėrkundėr raporteve konzervative ,me tė cilat karakterizohet institucioni i martesės nė shoqėrinė shqiptare, me krenari mund tė themi se ndarja si mėnyrė e zgjidhjes sė problemve brėnda-martesore pasqyron fenomenin mė tė rrallė nė krahasim me civilizimet tjera europiane.
    Nė rastin tuaj ėshtė fjala pėr njė problem dhe pasojat e tij. Nga mėnyra se si shpreheni mund tė konstatoj se ėshtė fjala pėr njė diskrepancė ndėrmjet pritjeve tuaja nga institucioni martesor dhe nga realiteti qė krijohet pas hyrjes nė kėtė institucion. Mosdetalizimi i shkaqeve tė agresivitetit tė bashkėshortit tuaj flet nė favor tė konstatimit se edhe Ju nuk jeni “engjull” nė kėtė konflikt dhe se provoni tė justifikoni veprimet tuaja. Ėshte e drejtė e secilit njeri t’i distribuojė ndjenjat e veta nė drejtimin e duhur, normalisht duke pėrfillur normat shoqėrore.
    Gėnjeshtra dhe mashtrimi janė dy kualitete morale qė nė cdo shoqėri dėnohen si tė tilla.
    Nuk ėshtė asgjė jo- normale nėse nuk e doni bahkėshortin tuaj dhe nuk do te ishte asgjė jonormale tė kėrkoni zgjidhje alternative. Jonormale ėshtė mėnyra se si Ju silleni nė kėtė situatė. Akti i fshehjes se realitetit ndaj bashkėshortit tuaj ėshtė njė veprim qė kėrkon shumė energji dhe ėshtė i dėnuar qė tė zbulohet herėdo kurdo. Momenti i zbulimit do tė pėrcillet, sipas tė gjitha gjasav,e me zbrazje tė pakontrolluar tė energjisė sė mėllefit, qė mund tė shkojė deri nė agresivitet tė pakontrolluar dhe do t’u shkaktojė njė shkallė tė lartė tė rezignimit dhe zhgėnjimit qė para sė gjithash do tė pėrcillet me ndjenjėn reale tė insuficiencės morale dhe do t’u bėjė shumė tė palumtur.
    Kėshilla ime nė kėtė rast do tė ishte kjo:
    - Kėrkoni tė bisedoni me bashkėshortin tuaj dhe shfrytėzoni rastin t’i shprehni pakėnaqėsitė tuaja nė mėnyrė tė qetė dhe kritike;
    - shfrytėzoni rastin tė ndėgjoni edhe rrėfimin e tij;
    - tregoni gatishmėri pėr vetėkritikė dhe kooperim tė sinqertė nė cdo sferė: si nė raportet seksuale, tė ekonomisė familjare dhe tė raporteve me rrethin tuaj shoqėror;
    - nė mėnyrė tė civilizuar dhe tė qetė sugjeroni pėr rrezikun e shkatėrrimit tė familjes, nė kėtė kontekst gjeni momentin ta alarmoni pėr “rrezikun” nga kėrkimi i raporteve jashtėmartesore.
    - Provoni ta motivoni tė bėni njė konsultmin tek ndonjė psikoteapeut qė merret me psikoterapi sistemike (Terapeut familjar);
    Nėse tė gjitha kėto pėrpjekje dėshtojnė atėherė para se tė kėrkoni lidhje jashtėmartesore ėshtė mirė tė bėni kėrkesėn zyrtare pėr ndarje, ngase njė fjalė e urtė thotė: “Duhet bėrė cdo gjė tė mundur pėr shpėtimin e familjes- edhe ndarja ėshtė shpėtim”, ngase pėrmes kėtij akti partnerėt e sidomos fėmijėt do tė kursehen prej traumave tė panevojshme, tė cilat do tė ndikojnė shumė negativisht nė ndėrtimin e personaliteteve tė tyre.
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  5. #-5
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47
    Pėrse e tradhėtova burrin

    Jam 32 vjeēe dhe jetoj me familje nė Belgjikė (nė njė paralagje tė
    Brukselit). Jam martuar nė Kosovė para dhjetė vitesh. Jam martuar me
    dėshirėn time dhe vetė e kam zgjedhur burrin tim. Unė e kam dashur shumė
    burrin tim. I kushtohesha atij plotėsisht, por ai vazhdimisht mė
    keqtrajtonte, mė rrihte. Arsyeja ishte se sa ishim nė Kosovė kishte
    shumė tė shtira nga familja e tij, sidomos nga motra e madhe e cila mua
    kurrė nuk me ka dashur. Nė ditėlindje tė tij unė bėja gjithēka qė tė
    dilte sa mė mirė, ia thirrja motrat, prindet, njerėzit e tij, mundohesha
    tė tregohem e kujdesshme, ndėrkaq ndodhte qė ai as nuk vinte atė ditė nė
    shtėpi fare. Unė ia fala atij vitet mė tė bukura tė jetės sime. Por ai
    nuk i vlerėsoi ato.
    Pas shtatė vjetesh martesė, pėr shkak tė luftes erdhem nė Belgjikė, ku
    na ndihmoi qė tė vendosemi njė shok i tij i studimeve. Mendova se tash
    mė nė fund do tė kryhen vuajtjet e mia dhe me burrin tė cilin e pata
    zgjedhė me dashuri do tė jetojmė nė raporte normale. Ai vazhdoi edhe mė
    tutje tė sillet me mua ashpėr dhe pa ndjenja. Vazhdimisht me thoshte se
    unė ia kam shkatėrrua atij jetėn, sepse i kam krijuar shumė probleme nė
    Kosovė. Tash shpesh ziheshim, sepse nga ndihmat dhe nga puna qė herė pas
    herė e bėnte nė njė firmė, nuk tepronin para pėr t'i dėrguar familjes.
    Mė nė fund pas dhjetė vjetėsh martesė e tradhtova burrin tim.
    Kjo ndodhi krejt rastesisht, derisa isha nė njė familje qė i kam farefis
    ku kisha shkuar pėr tė uruar fejesėn e vajzes sė tyre. E luta t'im shoq
    tė vijė me mua, por ai kurrė nuk ka pasur kuptim pėr gjėra tė tilla. Aty
    ishte njė shok i djalit tė kusherires me tė cilen atė ditė disa herė na
    ra tė bisedojmė kur unė dilja nga dhoma pėr tė ndez cigare, sepse brenda
    askush nuk pinte duhan. Ai kuptoi se ku banoja dhe ma mori edhe numrin e
    telefonit. Dy ditė pas kėtij takimi, ai me thirri kur nuk e kisha burrin
    nė shtepi dhe unė, nuk e di as vetė pėrse, por dola tė shihem me te.
    Shkuam tė njė pompė e benzines jashtė qytetit ku ishte njė hotel dhe ai
    mė parė e kishte rezervuar aty njė dhomė. Atė ditė kam qenė si e dehur
    dhe pasi kemi pirė diēka nė restoran, jam pajtuar qė tė shkojmė nė
    dhomė. Dy orė kemi qendruar nė dhomė. Orėn e parė unė nuk jam pajtuar tė
    kemi marrėdhenie seksuale, por pasi e kam munduar shumė atė dhe vetėn,
    dikur kam lėshuar pe. Pas shumė vitesh kam pėrjetuar kėnaqėsi nė shtrat
    sikur nė fillim kur e doja t'im shoq. Gati kisha harruar se si ėshtė tė
    jeshė femėr.
    Ai djaloshi i cili ėshtė dy vjet mė i ri se sa unė, kam pėrshtypjen se
    nuk ka ndonjė interes nė mua, pos seksit. Me te jemi takuar nė tė
    njėjtin vend edhe dy herė tė tjera, por para njė muaji i kam ndėrprerė
    kontaktet me te, duke i dhėnė tė kuptoj se unė dua ta ruaj martesėn nga
    e cila i kam dy fėmijė. Ai ka insistuar qė ta vazhdojmė lidhjen tonė,
    duke me bėrė komplimente se si jam njė femėr e krijuar pėr mashkull, se
    si kam trup tė bukur, gjoks tė rrallė, etj. Mirėpo interesimi i tij
    ėshtė vetėm pėr trupin tim. Unė nuk arrita ta dua kėtė djalė, edhepse me
    te pėrjetova kėnaqėsi qė me mungonin nė shtrat. Unė mendoj se nuk jam mė
    nė gjendje askend ta dua. Burrin qė aq shumė e doja, ai mė rrihte dhe
    ishte shumė i keq, prandaj ka vite qė e urrej. Mirėpo nė anėn tjetėr po
    vuaj pėrse e tradhėtova. Jam vazhdimisht e dėshpėruar, pa vullnet pėr
    punė as pėr jetė. Mezi u dal nė krye obligimeve nė familje dhe ka ditė
    qė as nuk arrij tė ngrihem nga shtrati. Kam qenė tė mjeku dhe i kam bėrė
    disa analiza tė cilat kanė dalė mirė. Kėshtu mė nuk me jetohet. Ē'tė bėj
    mė tej?
    Alisa, G. Belgjikė



    Martesa ėshtė Institucion i cili ndėrton kornizat e njėr raporti tė sinqertė nė mes dy njerėzve tė gjinisė sė kundėrt apo edhe te njėjtė. Nė kėtė institucion, nė shoqėritė e civilizuara hyhet atėherė kur krijohen rrethanat qė “garantojnė” njė qėndrueshmėri tė saj. Pėrkundėr kėtyre primesave shoqėria bashkėkohore po konfrontohet gjithnjė e mė shumė me problemin e “shkapėrderdhjes” sė raporteve martesore. Pėrkundėr raporteve konzervative ,me tė cilat karakterizohet institucioni i martesės nė shoqėrinė shqiptare, me krenari mund tė themi se ndarja si mėnyrė e zgjidhjes sė problemve brėnda-martesore pasqyron fenomenin mė tė rrallė nė krahasim me civilizimet tjera europiane.
    Nė rastin tuaj ėshtė fjala pėr njė problem dhe pasojat e tij. Nga mėnyra se si shpreheni mund tė konstatoj se ėshtė fjala pėr njė diskrepancė ndėrmjet pritjeve tuaja nga institucioni martesor dhe nga realiteti qė krijohet pas hyrjes nė kėtė institucion. Mosdetalizimi i shkaqeve tė agresivitetit tė bashkėshortit tuaj flet nė favor tė konstatimit se edhe Ju nuk jeni “engjull” nė kėtė konflikt dhe se provoni tė justifikoni veprimet tuaja. Ėshte e drejtė e secilit njeri t’i distribuojė ndjenjat e veta nė drejtimin e duhur, normalisht duke pėrfillur normat shoqėrore.
    Gėnjeshtra dhe mashtrimi janė dy kualitete morale qė nė cdo shoqėri dėnohen si tė tilla.
    Nuk ėshtė asgjė jo- normale nėse nuk e doni bahkėshortin tuaj dhe nuk do te ishte asgjė jonormale tė kėrkoni zgjidhje alternative. Jonormale ėshtė mėnyra se si Ju silleni nė kėtė situatė. Akti i fshehjes se realitetit ndaj bashkėshortit tuaj ėshtė njė veprim qė kėrkon shumė energji dhe ėshtė i dėnuar qė tė zbulohet herėdo kurdo. Momenti i zbulimit do tė pėrcillet, sipas tė gjitha gjasav,e me zbrazje tė pakontrolluar tė energjisė sė mėllefit, qė mund tė shkojė deri nė agresivitet tė pakontrolluar dhe do t’u shkaktojė njė shkallė tė lartė tė rezignimit dhe zhgėnjimit qė para sė gjithash do tė pėrcillet me ndjenjėn reale tė insuficiencės morale dhe do t’u bėjė shumė tė palumtur.
    Kėshilla ime nė kėtė rast do tė ishte kjo:
    - Kėrkoni tė bisedoni me bashkėshortin tuaj dhe shfrytėzoni rastin t’i shprehni pakėnaqėsitė tuaja nė mėnyrė tė qetė dhe kritike;
    - shfrytėzoni rastin tė ndėgjoni edhe rrėfimin e tij;
    - tregoni gatishmėri pėr vetėkritikė dhe kooperim tė sinqertė nė cdo sferė: si nė raportet seksuale, tė ekonomisė familjare dhe tė raporteve me rrethin tuaj shoqėror;
    - nė mėnyrė tė civilizuar dhe tė qetė sugjeroni pėr rrezikun e shkatėrrimit tė familjes, nė kėtė kontekst gjeni momentin ta alarmoni pėr “rrezikun” nga kėrkimi i raporteve jashtėmartesore.
    - Provoni ta motivoni tė bėni njė konsultmin tek ndonjė psikoteapeut qė merret me psikoterapi sistemike (Terapeut familjar);
    Nėse tė gjitha kėto pėrpjekje dėshtojnė atėherė para se tė kėrkoni lidhje jashtėmartesore ėshtė mirė tė bėni kėrkesėn zyrtare pėr ndarje, ngase njė fjalė e urtė thotė: “Duhet bėrė cdo gjė tė mundur pėr shpėtimin e familjes- edhe ndarja ėshtė shpėtim”, ngase pėrmes kėtij akti partnerėt e sidomos fėmijėt do tė kursehen prej traumave tė panevojshme, tė cilat do tė ndikojnė shumė negativisht nė ndėrtimin e personaliteteve tė tyre.
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  6. #-4
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47

    Njė meditim filozofik

    Ai qė dėshiron tė ketė diēka qė nuk ka pasur kurrė, duhet tė bėj diēka qė nuk ka bėrė kurrė.
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  7. #-3
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47

    deja vu-deja veēu

    Natėn e akuzojmė vetėm pėr shkak tė errėsirės
    Errėsirėn pėr shkak tė ngjyrės sė errėt
    Drita ėshtė Dritė
    shpirti kėrkon qetėsin e tij
    zemra hedh gjakun nė arterie
    venėt ja kthejnė kusurin e varfėruar
    PADREJTĖSI
    I premtojmė njėri-tjetrit
    se jemi njerėz
    harrojmė tė pyesim kafshėt
    cka mendojnė pėr shtazėt njerėzore
    edhe njė herė
    PADREJTĖSI
    Dita me dritė mbulon natėn
    me dritėn, dritėn, natėn dhe errėsirėn e saj
    edhe njėherė
    PADREJTESI
    Unė dhe TI pėrpiqemi t'i nuancojmė tė bukurat
    e NATĖS DHE DITĖS
    mendojmė
    se na duan
    mendojnė pėr ne
    Shizofreni
    Deja vu..deja veēu
    edhe njėherė
    PADREJTĖSI
    athua ka dikund DASHURI?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Psikiatria : 25-09-2005 mė 20:46
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  8. #-2
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anėtarėsuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591
    Pershendetje...

    Pa dashure te ofendoje sdo e besoja dot qe munde ta kesh bere dicka te tille dhe ta hedhesh ketu ne forume ku mund ta lexojne me mijera vet ndoshta ti do te thuash qe se kam problem sepse se din kush jam po mendimi im eshte meqense ti behet fjale qe je ber pishman per ate qe ke ber mire eshte ta harrosh ate gje dhe jo ta kujtosh gjithmon
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  9. #-1
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47

    Amauroza kolektive

    Shikonja njė ditė njė njeri me shkop tė bardhė si e truponte rrugėn i qetė dhe "syhapur", por i vendosur tė marshonte drejt qėllimit tė tij. Papritmas vie njė veturė, pak metra pa e goditur fishkėllon sirena dhe ulurima e frenjėve. I verbuari shpėton, shpėton dhe nuk lėviz nga vėndi apo ndėrmerr hapin qė do tė ndėrmerrte edhe pa kėtė ulurimė dhe trishtimė qė e bėri vozitėsi i automjetit. Vozitėsi del si i tėrbuar nga makina dhe e shtyn tė verbuarin, bėrtet dhe pėrcjell me kurreshtje reakcionet e kalimtarėve tė rastit qė ishin grumbulluar dhe sodisnin se ē'ndodhte. Mėnyra si sillej vozitėsi mė tmerroi dhe bllokoi cdo ndjenjė pėr tė ndihmuar qė nė kėto raste do ta kishte bėrė ēdonjeri Sikur pa ditur se cka doja t'i thoja vėrejta se kisha kaluar turmėn dhe gjendesha para vozitėsit: njė njeri me kravatė, me kostyme dhe me flokė tė lyera me levandė. Garderoba dhe maska e levanduar mė lėnin pėrshtypjen sikur tė gjendesha pranė njė kreature tė shėmtuar nga e cila ndokush ishte munduar tė ndėrtojė njė dardalec qė tė mashtrohen fėmijėt sa pėr t'i mėrdhirė duartė.
    Nuk di ē'mendova por mė kujtohet pėrafėrsisht pyetja naive tė cilėn ja parashtrova, "ē'ju bėri ky njeri qė e shtyrėt, nuk e shihni se ėshtė i verbėr?!"
    -"Nuk e shihni se edhe unė kam stres dhe nėse nuk arrijė pėr pesė minuta nė punė do tė mė pėrzėnė e do tė mė ngelin familja nė rrugė?!", -"Jo nuk e shoh...ju pėrgjigja", -"edhe ju qenkeni tė verbėr!", - nuk gjeta formė revanshimi, por gjeta forcė ta pyes: "po ju nuk shihni se ishit duke e shkelur kėtė tė verbėr?!- i thash pak si me pezėm dhe pritja pėrgjigjen e tij: "Jo, nuk e kam parė..vėrejta vetėm shkopin e tij"...duke u munduar t'i shmangem eskalimit tė Konflikti ika duke medituar se sheh dikush apo jo dhe mu rikujtua romani i nobelistit portugez Jose Saramgo "Qyteti i tė verbėrve".
    Sa vlen e tėra nė shėrimin e kėsaj lufte amorale pėr fitimin e kafshatės. Tėrė ēėshtja u banalizua kur pash se edhe unė isha vonuar pėr tė arrirė nė cakun tim..asaj radhe pata fat...nuk takova njeriun me shkop tė bardhė, por takova shumė tė verbėr..ika se mė pret kujdestaria. KAM STRES.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Psikiatria : 30-09-2005 mė 14:04 Arsyeja: gabimet gramatikore
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  10. #0
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47
    Ne mendojmė shumė rrallė pėr atė qė posedojmė e gjithmonė pėr atė qė na mungon

    Njė mik i mirėfillt ėshtė ai qė te merr dorėn dhe ta prek zemrėn

    Ne mendojmė shumė rrallė pėr atė qė posedojmė e gjithmonė pėr atė qė na mungon

    Mos qaj nėse kalon diēka, qesh pėr faktin qė ka ndodhur

    Sa mė saktėsisht qė planifikon aq mė brutalisht do tė takosh rastėsinė

    Cdo gjė qė ndodh, ndodh nga njė shkak i caktuar

    Mos u lodh shumė, sepse gjėrat mė tė bukura ndodhin atėherė kur mė sė paku i pret
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •