Informata pėr pacientėt
dhe familjarėt e tyre
Ēka ndodhė nė tru gjatė njė depresioni ?
Ēka janė depresionet ?
Ēka nuk janė depresionet ?
Depresioni dhe dhimbjet trupore
Si dallohet njė depresion ?
Ndjenjat e fajit shenja tė depresionit
Depresioni njė sėmurje e shpeshtė
Depresioni njė sėmurje e rrezikshme pėr jetė
Kur ekziston rreziku i suicidit ?
Ndihma e shpejtė gjatė krizave
Bashkėjetesa me pacientėt depresivė
Trajtimi i depresioneve
Trajtimi parandalues i depresioneve
Kohėzgjatja e trajtimit kohėzgjatja e sėmurjes
Depresioni ėshtė njė sėmundje qė duhet tė
kuptohet seriozisht, ai shoqėrohet mes tjerash me
disponim tė pikėlluar, gjendje frike, shqetėsim tė
brendshėm, pengesa nė tė menduarit dhe nė
gjumė. Ai karakterizohet pėrmes ērregullimit tė
metabolizmit nė tru.
Depresion nuk ėshtė pikėllimi ose disponimi i
pikėlluar, pėr shembull pas njė humbjeje tė
rėndė.
Depresivėt nuk mund tė gėzohen dhe kanė
vėshtirėsi tė mėdha qė ti marrin edhe vendimet
e thjeshta.
Depresionet shoqėrohen shpeshherė me dhimbje
trupore rezistente.
Depresionet munden tė dallohen kryesisht me
ndihmėn e pyetjeve tė qėlluara.
Ndjenjat e paarsyeshme tė fajit bėjnė pjesė nė
she-njat kryesore tė njė depresioni.
Tek disa njerėz, mė shpesh tek burrat, njė
depresion mund tė tregohet edhe krejt ndryshe.
Nė vend tė pikėllimit dhe mbylljes kėta persona
reagojnė me agresivitet, zemėrim dhe/ose
konsumim tė shtuar tė alkoolit. Nėn rrethana tė
caktuara ata ushtrojnė sport nė mėnyrė shumė tė
tepruar, ndihen tė stre-suar dhe tė djegur.
Depresivėt, sikurse tė gjithė njerėzit e sėmurė
rėndė, kanė nevojė pėr mirėkuptimin dhe
pėrkrahjen nga rrethi i tyre.
Depresionet janė tė shėrueshme. Pėr trajtim
qėndrojnė nė dispozicion barna qė ndriēojnė
disponimin (antidepresivėt) dhe forma tė ndryshe
tė terapisė pėrmes bisedave.
Antidepresivėt nuk ndikojnė menjėherė.
Kryesisht kalojnė disa ditė e deri disa javė deri
tek pėrmirėsimi i dhimbjeve.
Depresionet
Njohja shėrimi
1
Antidepresivėt trajtojnė shenjat (simptomet) e
depresionit. Andaj ato duhet tė mirren pėr aq
kohė sa zgjat sėmurja.
Depresionet qė shpeshherė riparaqiten mund tė
trajtohen nė mėnyrė parandaluese.
Depresionet shpesh janė shkaqe tė veprimeve
suicide (suicid = vetėvrasje). Rreziku suicid mund
tė dallohet me kohė dhe tė rrezikuarit nga suicidi
duhet sa mė shpejt qė mundet tė shkojnė nė
trajtim mjekėsor.
Pėr tė rrezikuarit nga suicidi krahas kėshillimit
nga mjeku shtėpiak ose specialisti qėndrojnė nė
dispozicion qendra tė intervenimit krizor,
shėrbime psikosociale ose pėrkujdesja e
pėrshpirtshme pėrmes telefonit.
(paraqitje e thjeshtuar)
shėndosh depresiv
qeliza A qeliza A
aktivizim aktivizim i
normal i zbogluar i
neurotransmetuesit neurotransmetuesit
serotoninė serotoninė
bartje e mirė bartje e keqe
Place of transfer
receptor receptor
qeliza B qeliza B
vendi i bartjes vendi i bartjes
qeliza B qeliza B
Ēka ndodh nė tru gjatė njė depresioni ?
2
Depresionet janė gjendje tė sėmura, gjatė tė
cilave vjen deri tek njė mėrzi e pikėlluar e lidhur
me gjendje frike, shqetėsim i brendshėm si edhe
pengesa nė tė menduarit dhe nė gjumė. Tė
menduarit ėshtė i ngadalėsuar dhe sillet kryesisht
rreth njė teme, domethėnė rreth asaj, se sa keq
ėshtė, se sa e dėshprueshme ėshtė situata e
tanishme dhe sa e pashpresė ėshtė ardhmėria.
Shumė pacientė kanė ndjenja faji dhe mendime tė
mėkatimit, tė cilat mund tė ngriten deri nė gjendje
tė vėrteta. Flasim edhe pėr detyrim tė brengosjes,
sepse detyrimisht mendohet pėrherė rreth
mendimeve tė njėjta negative. Pengesat nė gjumė
nė njėrėn anė shprehen nė vėshtirėsi pėr tė fjetur,
nė njė sjellje tė penguar tė fjetjes pa ndėrprerje
me zgjuarje tė pėrsėritur dhe nė anėn tjetėr me
zgjuarje tė hershme.
Pėr kėtė arsye gjumi pėrjetohet si i pamjaftueshėm
dhe shumė sipėrfaqėsor dhe nė mėngjes nuk sjell
freskim. Madja mėngjesi ėshtė shpesh koha mė e
keqe pėr pacientėt depresiv, pasi qė kryesisht nė
mėngjes ndihen veēanėrisht keq. Kah dreka gjendja
mund tė pėrmirėsohet dhe nė mbrėmje tė jetė
relativisht e durueshme. Kjo ndjenjė veēanėrisht e
mjerueshme nė mėngjes pas zgjimit quhet ulje e
mėngjesit.
Secili disponim i pikėlluar nuk ėshtė depresion.
Depresionet dallohen nga pikėllimi ashtu qė
depresivėt janė tė paaftė qė tė gėzohen rreth
diēkaje dhe kanė edhe vėshtirėsitė mė tė mėdha tė
marrin vendime. Shpesh nuk munden pėr asgjė mė
tė vendosin dhe qysh nė mėngjes nuk dijnė se a
duhet tė ngriten apo tė qėndrojnė tė shtrirė.
Ky dallim mes pikėllimit dhe depresionit mund tė
vėrehet, nėse mirret pjesė nė njė varrim si person
relativisht pak i prekur nga rasti i pikėllimit.
Nganjėherė pėrjetohet qė farefisi i afėrt pranė
varrit gati ligėshtohen, mirėpo njė orė mė vonė
gjatė drekės sė pėrmortshme kur flitet pėr jetėn e
tė vdekurit e ndoshta kur dikush madje tregon
edhe njė anekdotė nga jeta e tė vdekurit, atėherė
farefisi mund tė buzėqeshin, ndonjėherė madje
edhe tė qeshin.
Kjo pėr depresivėt e rėndė nuk do tė ishte e
mundshme. Ata nuk do tė ishin nė gjendje tė
ndiejnė gėzim apo kėnaqėsi. Pėrderisa depresivėt
kryesisht nuk mund tė vendosin, tek tė pikėlluarit
pėrjetojmė qė kohė tė shkurtė pas rastit tė
pikėllimit mund tė marrin vendime befasisht tė
shpejta dhe tė qarta. Njė njeri i pikėlluar mundet
edhe tė argėtohet, ndėrsa njė njeri i depresionuar
rėndė nuk mundet.
Depresionet shfaqet shpesh me dhimbje trupore, tė
cilat kryesisht janė mjaft rezistente. Kėtu bėjnė
pjesė dhimbjet e kokės, tė qafės, tė kryqeve,
dhimbjet nė krahė dhe kėmbė, ndjenja shtypjeje
nė hapėsirėn e krahėrorit, ndjenja se nuk mundet
tė mirret frymė tėrėsisht (e cila shpesh pėrjetohet
sikur tė ishte njė gur i rėndė nė gjoks), dhimbje tė
paqarta nė zemėr, vėshtirėsi nė tretje (ose nė
formė tė diarres ose tė kapsllėkut), mundim me
dhimbje nė pjesėn e lukthit dhe gjendje e
dhimbjeve spezmodike (me ngėrēe) nė bark.
Kėto dhimbje trupore mund tė qėndrojnė nė vijė tė
parė nė atė masė qė pas dhimbjeve shpirtėrore
shpe-shherė ato as qė mund tė dallohen. Si pacienti
ashtu edhe farefisi shumė shpesh mendojnė se
bėhet fjalė pėr vuajtje trupore. Gjatė analizave
mjekėsore pastaj zakonisht nuk mundet tė
vėrtetohet ndonjė diagnozė e sėmundjes trupore,
d.m.th. nuk mundet tė gjindet asnjė shkak trupor
pėr kėto dhimbje. Vetėm njė bisedė rreth gjendjes
shpirtėrore mund tė sjell sqarim. Pran-daj nė raste
tė tilla flasim edhe pėr depresione tė ma-skuara
ose larvuara, sepse depresionet fshehen pas
simptomeve trupore sikurse pas njė maske ose njė
larve. Kjo situatė shpeshherė vėshtirėsohet nė atė
mėnyrė qė kėta pacientė i pėrmbahen asaj se janė
fizikisht tė sėmurė, sepse e ndiejnė si dobėsi apo
turp qė tė vua-jnė nga njė sėmundje psikike. Nėse
kėtyre pacientėve u thuhet, se nė tė vėrtetė nuk
janė fizikisht por shpir-tėrisht tė sėmurė, kjo mund
tė sjell reagime zemėrimi dhe ofendimi. E pastaj
dėgjohen akuza, se pacienti trajtohet si njė
hipokondėr ose histerik, ēka ai nė tė vėrtetė nuk
ėshtė.
Ēka janė depresionet ?
Ēka nuk janė
depresionet ?
Depresioni dhe dhimbjet
trupore
3
Pėr tė arritur kėtu deri tek gjurma e vėrtetė,
prefero-het qė tė mendohet pėr kėto pyetje:
A ekziston ende mundėsia, qė tė gėzohet?
A ėshtė si mė parė lehtė qė tė mirren vendime?
A ėshtė keqėsuar disponimi para se tė
paraqiteshin kėto dhimbje trupore, ose a ėshtė
keqėsuar disponi-mi pas paraqitjes sė
ankimeve?
A ekzistojnė gjendje tė frikės?
A ekzistojnė pengesa nė fjetje, gjumė pa
ndėrprerje ose nė zgjuarje?
A ėshtė gjendja nė mėngjes mė e keqe sesa nė
mbrėmje?
A janė paraqitur depresione, suicide ose
alkoolizėm nė familje tek farefisi i gjakut?
A kanė ekzistuar mė parė ndonjėherė periudha
me gjendje tė ngjajshme ose periudha me
ērregullim de-presiv ose edhe aktivitet i
veēantė, tė cilat janė pa-raqitur me ndonjė
ndjenjė fati?
Vėshtirėsi tė veēanta pėr pacientėt depresivė
paraqiten me tjerash edhe pėrmes asaj qė ata
mendojnė, se personalisht janė tė prekur nga njė
fatkeqėsi e njėhershme dhe se ndjenja tė tilla faji
ose mendime suicidi nuk ka askush tjetėr. Andaj
ėshtė shumė e rėndėsishme qė ata janė vėrtet tė
sėmurė dhe prandaj ndihen kaq keq, sepse dikur
janė bėrė tė fajshėm dhe ndjenjat e fajit janė
simptome tė kėsaj sėmundjeje.
Depresivėve duhet tu bėhet e vetėdijshme, se
depresionet bėjnė pjesė tek sėmundjet mė tė
shpeshta. Sipas vlerėsimeve tė Organizatės
Botėrore tė Shėndetėsisė nė secilėn ditė nga
depresionet vuajnė 3-5 % e popullsisė botėrore.
Kėta janė ēdo ditė 120-200 milionė njerėz.
Mundėsia qė gjatė jetės tė sėmuhet nga njė
depresion vlerėsohet nė 20-30 %, d.m.th. ēdo i
treti prej nesh me gjasė kurdoherė nė jetėn e tij
do tė sėmuret nga njė depresion i rėndė. Nga
ērregullimet depresive tė lehta e tė kalueshme nuk
mbetet i kursyer asnjė njeri.
Njė problem veēanėrisht tė rrezikshėm paraqet
prirja pėr vetėvrasje. Prirja e suicidit tek
depresivėt vjen nga ndjenja e mungesės sė
rrugėdaljes, pesimizmit absolut dhe mungesa e
shpresės. Depresionet bėjnė pjesė tek shkaqet mė
tė shpeshta pėr veprime suicide, qofshin ato
suicide apo tentime suicidi.
Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė tek secili depresiv
tė dihet, se sa i madh ėshtė rreziku i suicidit. Mė sė
miri mund tė provohet ai tė vlerėsohet ashtu qė
pacientėt drejtėpėrsėdrejti tė pyeten pėr kėtė se
sa intensivisht dhe sa shpesh mendojnė nė suicid.
Kohė tė gjatė ėshtė pėrfaqėsuar mendimi, se me
depresivėt nuk duhet tė bisedohet pėr kėtė temė,
sepse pėrmes kėsaj atyre u sillet ndėrmend ideja
qė tė mendojnė nė suicid. Kjo ėshtė krejtėsisht e
gabuar, sepse secili depresiv mendon sė paku nė
mundėsinė dhe zakonisht e ndien si lehtėsim, nėse
mundet tė flet rreth kėsaj.
Si dallohet njė depresion ?Ndjenja e fajit shenja tė
depresionit
Depresioni njė sėmurje
e shpeshtė
Depresioni njė sėmurje
e rrezikshme pėr jetė
4
Udhėzime tė tjera pėr tė vlerėsuar rrezikun mund
tė mirren, nėse personat e prekur nga kjo pyeten,
se nė pėrgithėsi a mendojnė nė mundėsinė e njė
suicidi apo a kanė edhe parafytyrime konkrete se si
do ta bėnin kėtė. Sa mė konkrete qė tė jenė
parafytyrimet, aq mė i madh ėshtė rreziku. Ky
rrezik ėshtė edhe mė i madh, nėse personat
pėrkatės veēmė kanė bėrė pėrgatitje, pėr shembull
tek mjekėt e ndryshėm kanė marrė receta pėr
barna pėr gjumė ose janė furnizuar me njė armė
apo me njė litar.
Profesori Erwin Ringel ka pėrshkruar tri shenja tė
rėndėsishme, tė cilat tregojnė njė prirje tė veēantė
pėr suicid:
1. Ngushtia
Pacientėt pėrkatės ndjehen nė njė situatė tė
ngush-tuar, nga e cila vėshtirė mund tė dalin. Ata
edhe nė mendime merren gjithnjė me kėtė
problematikė e edhe nė marrėdhėniet
ndėrnjerėzore ndiejnė njė ngushti, ashtu qė
gjithnjė e mė shumė izolohen dhe vetmohen.
2. Kthesa e agresionit
Ajo pėrbėhet nga ajo qė njerėzit, tė cilėt vuajnė
nga agresionet dhe kėtė nga arsyet e ndryshme nuk
munden ta shfaqin apo diskutojnė, kėtė agresion tė
frenuar e drejtojnė kundėr vetėvetes.
3. Fantazitė e vdekjes
Njerėzit e rrezikuar nga suicidi nė mendimet e tyre
mirren me mundėsitė e ndryshme tė vetėvrasjes
ose edhe parafytyrojnė se si do tė pikėlloheshin tė
afėrmit pasi qė ata ndonjė ditė do tė jenė tė
vdekur. Ata munden tė bėjnė edhe parafytyrimin e
varrimit tė vet. Nėse ekzistojnė fantazi tė tilla tė
vdekjes, atėherė ėshtė me rėndėsi qė tė pyeten, se
kėto fantazi a krijohen vetėdijshėm apo a
imponohen ato pa dėshirė. Sa mė shumė qė tė
imponohen ide tė tilla, aq mė i madh ėshtė rreziku.
Pasi qė mendimet e suicidit dhe qėllimet e suicidit
janė shumė tė shpeshta, kuptohet vetvetiu se tė
gjithė kėta pacientė nuk munden tė trajtohen nė
spital. Por, ėshtė tejet e rėndėsishme qė atyre tu
ofrohet sa mė shpejt njė trajtim mjekėsor, sepse
munden tė trajtohen jo vetėm disponimi depresiv,
por nė mėnyrė speciale edhe kėto mendime dhe
qėllime suicide. Prandaj ėshtė shumė e
rėndėsishme qė depresivėt tė binden pėr tė shkuar
tek mjeku ose sė paku pėr tė thirrė nė telefon
anonimisht kujdesin e pėrshpirtshėm ose njė
qendėr intervenimi krizor ose njė Shėrbim
Psikosocial. Kėto institucione gjenden nė zgjerim e
sipėr. Numrat e telefonave tė tyre mund tė merren
tek mjeku gje-gjėsisht nė librin vendės tė
telefonave.
1. Pacientėt depresivė janė njerėz tė sėmurė, tė
cilėt nuk janė as dembelė, as histerikė e as
hipokondrikė.
2. Pasi qė tek depresionet bėhet fjalė pėr
sėmundje, tė cilat janė tė trajtueshme dhe tė
shėrueshme, ėshtė e rėndėsishme qė depresivėt
mundėsisht shpejt tė trajtohen nga mjeku.
3. Pasi qė pacientėt depresivė kanė vėshtirėsitė mė
tė mėdha pėr tė marrė vendime, gjatė sėmurjes
ata nuk duhet tė detyrohen pėr marrjen e
vendimeve. Ata pas kalimit tė depresionit pėr kėto
do tė pendoheshin prapė.
4. Nuk ka kurrfarė kuptimi qė depresivėt, e para sė
gjithash depresivėt e rėndė gjatė sėmurjes tė
dėrgohen nė kurim apo pushim, sepse ata atje edhe
mė shumė do tė vetmoheshin, ashtu qė do tė kishin
kohė qė tė gėrryejnė rreth fatkeqėsisė iluzore tė
tyre. Kjo e zmadhon rrezikimin nga suicidi. Kjo nuk
vlen pėr pacientėt pas sėmurjes sė tejkaluar (shiko
pikėn 8).
5. Depresivėt nuk kanė vullnet, prandaj ėshtė e
pakuptim qė tė apelohet nė vullnetin e tyre.
Pėrmes apeleve tė tilla gjendja mundet madje tė
keqėsohet, sepse pacientėt atėherė bėhen tė
vetėdijshėm, se nuk kanė vullnet, nga e cila vuajnė
nė mėnyrė tė veēantė. Poashtu nuk ka kuptim nga
kėta njerėz tė kėrkohet qė tė mbledhin veten ose
tė nxiten pėr aktivitete tė veēanta. Ata kėtė e
pėrjetojnė vetėm si mundim.
Kur ekziston rreziku i vetėvrasjes
Ndihma e shpejtė gjatė
krizave
Bashkėjetesa me pacientėt
depresivė
5
6. Pėr pacientėt ėshtė e rėndėsishme qė tė afėrmit
e tyre ti pėrforcojnė pėr ti marrė rregullisht
barnat dhe eventualisht duhet kėtė ta mbikqyrin
nė mėnyrė diskrete. Qė pacientėt tė kėshillohen qė
tė mos marrin barnat e tyre, mund tė jetė e
rrezikshme pėr jetė. Nė lidhje me kėtė ėshtė e
rėndėsishme tė pėrmendet, se antidepresivėt nuk
shpiejnė deri tek varėshmėria nga barnat.
7. Rreth rrezikimit nga suicidi duhet tė flitet hapur
me depresivėt, sepse vetėm kėshtu mund tė
krijohet njė pasqyrė rreth rrezikut tė vėrtetė.
Megjithatė duhet tė mirret parasysh se tė
rrezikuarit e rėndė nga suicidi tentojnė tė
mbulojnė ose tė fshehin qėllimet e tyre, sepse
kanė frikė se do tė pengohen nė zbatimin e tyre.
Pacientėt e rrezikuar rėndė nga suicidi pėr kėtė
arsye duhet tė trajtohen nė spital.
Ėshtė e rėndėsishme qė tė pranohet gjendja e
depresivėve ashtu siē e pėrshkruajnė. Nėse
dėshirohet qė pacientėt depresivė tė binden, se
janė mė mirė se sa qė ndjehen, kėshtu vetėm
humbet besimi i tyre. Depre-sionet janė sėmurje tė
rėnda ashtu qė pas kalimit tė depresionit ėshtė
plotėsisht e drejtė qė ata tė dėrgohen nė kurime
ose nė pushime. Por siē u tha, jo gjatė
depresioneve, por pas depresioneve.
Qė nga zbulimi i barnava qė ndriēojnė disponimin,
tė ashtuquajturat antidepresivė, depresionet e ēdo
lloji munden tė trajtohen edhe nė mėnyrė
medikamentoze. Kjo ėshtė njėra nga mundėsitė e
trajtimit qė veprojnė mė intensivisht dhe mė
shpejtė.
Antidepresivėt e ndryshėm ndikojnė nė mėnyra tė
ndryshme tek njerėzit e ndryshėm. Nėse ilaēi i
shkruar pas disa javėsh sipas mendimit tuaj ndikon
tejet pak ose ka reaksione tejet tė pakėndshme,
mos ngurroni qė tė flitni me mjekun pėr kėtė. Falė
lajmėrimit tuaj ai mund tė zgjedhė njė ilaē mė tė
pėrshtatshėm.
Krahas terapisė medikamentoze rėndėsi e veēantė i
kushtohet formave tė ndryshme tė terapisė
biseduese.
Gjatė rrjedhės periodike ose edhe me paraqitje
mania-ko-depresive tė depresioneve mund tė
kryhet jo vetėm njė trajtim, por edhe njė
profilaksė njė trajtim pa-randalues. Pėr kėtė
qėllim pėrdoren para sė gjithash
lidhje tė litiumit. Tek disa forma tė sėmurjeve
depresi-ve, tek depresionet qė paraqiten
periodikisht, preven-tivisht angazhohen edhe
antidepresivė.
Antidepresivėt nuk ndikojnė menjėherė. Kryesisht
kalojnė disa ditė deri disa javė deri tek fillimi i
ndikimit.
Depresionet mund tė zgjasin me javė dhe muaj.
Prandaj mund tė jetė e nevojshme marrja e
rregulltė e barnave edhe pėr njė kohė tė gjatė.
Mjeku juaj do tė shqyrtojė me ju kohėzgjatjen
eventuale tė trajtimit si dhe nė rastin e nevojshėm
edhe parandalimin e rishfa-qjes sė sėmundjes.
Krijoni Kontakt