Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    Lightbulb 400 mln euro nga emigrantet ne Greqi

    400 milion euro nga emigrantet ne Greqi
    Gazeta Tema

    Shqiptaret perbejne 55.5% te emigranteve ne vendin fqinj Greqi, qe do te thot mbi 7% e forces punetore ne total ne Greqi. Emigrantet shqiptare ne Greqi sjellin ne vendin tone nga 400 milion euro ne vit, ose 9% te GDP-se.

    Emigrantet ekonomike ne Greqi kursejne me shume se gjysma e te ardhurave qe kane. Ky eshte konkluzioni i nje studimi te disa bankave ne vendin fqinj. Madje studimi tregon se mesatarisht emigrantet kane nje llogari bankare me te larte dhe se vete greket. Mesatarisht nje emigrant ne Greqi ka nje konto bankare me 15 mije euro, ndersa nje grek me 8 mije euro. Ne Greqi emigrantet kane rreth 250 mije konto bankare ne total, me nje shume qe varion nga 3 deri ne 4 miliard euro ne teresi. Vetem emigrantet shqiptare sjellin ne Shqiperi rreth 400 milion euro ne vit, qe i takon rreth 9% e GDP-se se vendit.

    Duke u bazuar ne faktin se emigrantet kane me pak borxhe se popullata vendase, ata kane filluar te perdorin kreditin per shtepite dhe makinat. Bankat shohin tek emigrantet nje treg potencial ne rritje. Ne total ne Greqi ka rreth 1.1 milion emigrante ekonomike, qe perbejne me shume se 12% te forces punetore, shumica e te cileve jane shqiptare. Vetem shqiptaret perbejne mbi 7% te forces se pune ne Greqi. Rreth 75% te emigranteve qe mbajne nje shtepi kane ne perdorim edhe telefon, ndersa nje ne 5 emigrante ka nje makine. Per cdo emigrant qe ka nje shtepi te ardhurat jane rreth 12 mije euro, me te larta se ato qe greket deklarojne ne taksa. Te dhenat tregojne se emigrantet shqiptare ne Greqi jane nje force pune e rendesishme e vendit fqinj, si dhe nje burim i mire te ardhurash per vendin tone.

    gazetatema.net
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Michigan2005 : 25-09-2005 mė 16:12

Tema tė Ngjashme

  1. Emigrantėt, rrezik kombėtar pėr Greqinė?...
    Nga DYDRINAS nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. Emigrantėt, 9 kushtet pėr tė pėrfituar pension
    Nga Albo nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-08-2006, 16:06
  3. UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:04
  4. Emigrantėt dhe diplomacia “Nano”
    Nga NEOLTI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2005, 14:30
  5. Greqi,izolohen emigrantet
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2005, 13:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •