Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 104
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-05-2003
    Vendndodhja
    shkop
    Postime
    50

    President Rugova , kthehu kah kibla!

    President, kthehu kah kibla!



    Presidenti i Kosovės e mban tė njėjtin emėr tė Pejgamberit qė ndėrtoi Qaben, ndėrsa nga shiptarėt e Kosovės po ashtu ėshtė quajtur Pejgamber pėr shkak tė identifikimit tė tij me pavarėsinė e Kosovės, dėshirės mė tė madhe tė kosovarėve.Besimtarėt e fesė islame nė Kosovės, sė fundi, kanė kėrkuar nga Pejgamberi i tyre nė Tokė, qė tė tregojė mė shumė respekt pėr fenė e tyre



    Arlinda Desku, Arianit Osmani


    Besimtarėt e fesė islame nė Kosovė, tė martėn, ende pa zbardhur mirė drita, me nga njė sexhade nė krah, nėpėr mjegull, janė nisur pėr nė xhamitė mė tė afėrta pėr ta falė Fitėr Bjaramin.
    Atyre qė nuk kanė mundur tė zėnė vend brenda xhamive, nuk u ka penguar aspak lagėshtia e ajrit, tė ftohtit e mėngjesit dhe lloēi nėpėr oborret e xhamive pėr tė rėnė nė gjunj, siē e kėrkon riti i tyre fetar.
    Pamje tė tilla janė shėnuar nė shumė qytete dhe fshatėra tė Kosovės, ditėn kur ėshtė bėrė falja e namazit.
    Nė ditėn e Bajramit tė Madh, siē quhet festa qė vie pas 30 ditė agjėrimi tė Ramazanit, muajit tė madhėrueshėm pėr myslimanėt, gjithēka ka pushuar sė funksionuari nė Kosovė, pėrpos ndonjė kafiterie aty-kėtu.
    Gjatė ditėve tė Ramazanit, nė orėn 16:30, kur nė tavolinat e shtėpive tė besimtarėve myslimanė shtrohej iftari, kryeqyteti i Kosovės, Prishtina, shndėrrohej nė njė vend krejtėsisht tė qetė. Shumė prej pronarėve ua vėnin dryrin lokaleve tė tyre, me pėrjashtim tė furrave tė bukės, tė cilat nxirrnin pitalkat e nxehta pėr drekė. Pėr ata qė nervozohen me komunikacionin e stėrngarkuar, kjo ishte njė kohė ideale, pėr shkak se rrugėt zbrazeshin nė masė tė madhe.
    Mbi nėntėdhjetė pėr qind e popullatės shqiptare tė Kosovės, siē pohohet, i takon besimit islam, pėrfshirė edhe vetė presidentin e vendit, Ibrahim Rugovėn.
    Zeqir Rrahmani, 70 vjeē, i ardhur nė Prishtinė, pas luftės, nga njė fshat i Llapit, kėsaj radhe nuk i ka shijuar si tė ėmbla hurmat dhe bakllavėn, pėr shkak se presidenti nuk ua kishte uruar besimtarėve myslimanė Ramazanin.
    “Valla bre mixhė, jam prekė fort pse Rugova nuk na e uroi Ramazanin. Diqysh si me na lanė mas shpine. Ban vaki qė po lypim shumė, ai i din punėt ma mirė se na. Nashta, bre mixhė, qashtu duhet me ja ba, sebep kėtynė tė hujve, veē apet s’po mė doket sjellje me mendė, nuk po na respekton sa duhet”, thotė ai, pasi ka mbaruar faljen e namazit nė oborrin e Xhamisė sė Madhe nė Prishtinė, ditėn e Fitėr Bajramit.
    Liderėt politikė kosovarė, si dhe pėrfaqėsues tė zyrave ndėrkombėtare nė Prishtinė, kanė tubuar nė restorane tė ndryshme udhėheqėsit e Bashkėsisė Islame tė Kosovės dhe u kanė shtruar atyre iftar pėr nder tė muajit tė Ramazanit.
    Ata, po ashtu, ditėn e Bajramit, kanė shkuar nė lokalet e Bashkėsisė Islame pėr t’u uruar festėn atyre.
    Kėshtu nuk ka vepruar Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova. Besimtarėve myslimanė ai nuk ua ka uruar Ramazanin, nuk ka shtruar iftar, as nuk ka shkuar nė Bashkėsinė Islame pėr ditėn e Bajramit. Ai ėshtė mjaftuar vetėm mė njė urim pėr Bajram, tė cilin e kanė transmetuar mediat.
    Naim Tėrnava, kryetar i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, ka pritur qė nė mesin e liderėve tjerė kosovarė dhe ndėrkombėtare tė ishte edhe Presidenti i Kosovės.
    “Rugova nuk ka qenė pėr vizitė tek ne pėr Bajram, por na e ka uruar. Ėshtė problem i tij personal pse nuk ka ardhur. Natyrisht, ėshtė dashur tė vijė edhe ai. Rugova nuk e ka uruar Ramazanin, as nuk ka shtruar iftar. Sigurisht nuk ka pasur kohė. Por, shpresojmė se Ramazanin qė vjen tė gjej kohė”, thotė ai pėr “Javėn”.
    Muhamet Hamiti, zėdhėnės i Presidencės, ndonėse fillimisht pranoi tė pėrgjigjej nė pyetjet e “Javės”, lidhur me kėtė mungesė, mė vonė ai ishte i padisponueshėm nė telefonin e tij celular.
    Gjergj Dedaj, kryetar i Partisė Liberale tė Kosovės, i cili i takon besimit katolik, e praktikon fenė sė cilės i pėrket, ndėrsa tėrheq vėrejtjen se kėtė duhet ta bėjnė tė gjithė politikanėt tjerėt, pa marrė parasysh se cilit besim i takojnė.
    “Ėshtė bindje e tij personale. Nuk kam dėshirė tė pėrzihem nė orientimin e tij shpirtėror. Por, mendoj se Rugova ėshtė dashur ta vizitonte Bashkėsinė Islame. Ne duhet tė paraqitemi ashtu si jemi. Askush nė Kosovė nuk mund tė paraqitet mė katolik se Papa”, thotė ai.
    Besimtarėt myslimanė nė Kosovė nuk e kanė pritur mirė mungesėn e kujdesit tė presidentit tė tyre pėr festat fetare. Atyre nuk u ka kaluar pa u vėrejtur ky detaj i fundit. Megjithatė, Qemajl Morina, dekan i Fakultetit tė Studimeve Islame, konsideron se nuk ėshtė bėrė nami pse Rugova nuk ka shkuar nė Bashkėsinė Islame, mjafton qė ai e ka uruar Bajramin.
    “Kjo nuk prish asgjė. Nuk shohim tendenciozitet. Besoj se ka respekt. Ai na ka uruar. Iftar s’ka shtruar, por e ka shtruar Darkėn e Lamės”.



    Rugova i quan myslimanėt “Musla”

    Hera e fundit kur Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, ka vizituar lokalet e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, siē mėsohet, ka qenė para dhjetė vjetėsh. Kjo ka ndodhur kur partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovės, pėr shkaqe sigurie, kishte mbajtur njė nga kuvendet e saj nė medresenė “Alaudin”.
    Ndėrkohė, gjatė gjithė karrierės sė tij politike, nė paraqitjet e tij publike Ibrahim Rugova ėshtė munduar qė Kosovėn ta paraqesė si njė vend me simpati tė veēanta ndaj katolicizmit. Fotografia e tij me Papa Gjon Palin II, dhe sidomos kėrkesa pėr ndėrtimin e Katedralės nė qendėr tė Prishtinės, kanė kontribuuar qė ky imazh tė pėrforcohet edhe mė shumė.
    Ka tė tillė qė mendojnė se e tėrė kjo ka njė prapavijė politike, duke pohuar se Rugova ndanė frikėn me njė pjesė tė njerėzve qė thonė se Kosova duhet tė rrijė sa mė larg myslimanizmit, meqė ajo ėshtė e varur nga Perėndimi.
    Por, analisti i njohur kosovar, Shkėlzen Maliqi, mendon se kjo politikė nuk mund tė qėndrojė. Ai thotė se Rugova ka njė koncept tė ngushtė tė politikės sė tij, duke i shikuar gjėrat vetėm bardh dhe zi.
    “Kjo, nė fakt, s’ėshtė e arsyeshme. Skena politike nė botė ėshtė komplekse. Politikani vizionar nuk i adresohet vetėm njė superfuqie, vetėm njė adrese, por kėrkon ta bėjė pėr vete edhe atė qė e konsideron ‘armik’… ”, thotė Maliqi.
    Mirėpo, njėrėz qė e njohin pėr sė afėrmi presidentin Rugova nxjerrin nė pah se, nė fakt, bėhet fjalė pėr njė bindje tė tij personale dhe orientim shpirtėror kah krishtėrizmi. « Myslimanė jemi, po, por veē tė ēlirohemi njė herė… », citohet tė ketė thėnė Rugova kur ka ndodhur tė kritikohet pėr qėndrimin e tij indiferent ndaj myslimanizmit, gjatė kohės sė pushtimit serb. Por, preferencat e tij pėr katolicizmin kanė vazhduar edhe pas pėrfundimit tė luftės.
    Gjergj Dedaj tėrheq vėrejtjen se Europa e di pėr pėrkatėsinė fetare tė popullit tė Kosovės, prandaj nuk ka arsye pėr kamuflim.
    “Duhet tė paraqitemi ēfare jemi. Nuk mund t’i hyjmė nė qejf Europės duke i shkelur vlerat tona, duke e shkelur vetveten. Bishtėrimet, ngjyrimet, nuk janė korrekte para tė tjerėve. Nuk mund t’i shesim mend ashtu Europės”, thotė ai pėr “Javėn”.
    Njė nga karakteristikat thelbėsore qė i ėshtė atribuar shqiptarėve ėshtė indiferenca religjioze, shkruan historiani i njohur anglez Noel Malcolm nė punimin e tij “Mitet e Identitetit Kombėtar Shqiptar: Disa elemente kyqe”.
    Pasi jep disa referenca tė shumė autorėve tė cilėt multikonfesionalitetin e shqiptarėve e shpjegojnė me tė qenit indiferent ndaj religjionit, Malcolm citon autorin shqiptar tė fillimit tė shekullit 20, Kostandin Ēekrezi: “Myslimani shqiptar asnjėherė nuk ka harruar…religjionin e tij tė mėhershėm, shenjtorėt e tė cilit ai ende i kujton si psh, Shėn Gjergjin…dhe Shėn Dimitrin”.
    Ky duket tė jetė edhe qėndrimi i dr. Rugovės. Ai i rikthehet katolicizimit jo ndoshta si religjion, por si simbolikė qė paraqet mė mirė shqiptarizmėn. Pjetėr Bogdani, me tė cilin Rugova thotė se ėshtė mahnitur (Vepra e Bogdanit) dhe e ka njė lloj idhulli personal, ka qenė prift katolik, autor i veprės sė parė tė shkruar nė gjuhėn shqipe (Ēeta e Profetėve) dhe atdhetar i dėshmuar nė luftė kundėr turqve.
    Por, sipas Malcolmit, kjo shkakton konfuzion.
    Nėse shqiptarėt paskan qenė kaq besnikė ndaj krishterizmit, i cili nė njė kohė ishte religjioni i tyre kombėtar, atėherė pse kaq shumė shqiptarė u kthyen nė Islam, pyet Malcolm.
    Njė burim nga Presidenca e Kosovės, pohon se nė «Shtėpinė ė Bardhė», nė Velani, feja islame ėshtė praktikuar nė njė masė vetėm deri sa ishte gjallė nėna e Presidentit, por jo mė.
    “Prej vdekjes sė saj gjithēka ka pėrfunduar. Kurrė mė nuk ėshtė zier hallvė pėr Natėn e Madhe, nuk ėshtė bėrė bakllava pėr Bajram, as iftar e agjėrim pėr Ramazan….Ndėrkaq, githēka qė ka lidhje me fenė katolike, ėshtė prezente nė atė shtėpi. Rugova e praktiton atė fe. Ai i feston Krishtlindjet dhe i dekoron dhomat pėr kėtė festė. Kumonat janė aty…”, thotė ky burim.
    Sipas po kėtij burimi Rugova asnjėherė nuk ka organizuar ndonjė manifestim qė ka lidhje me traditat e kulturėn islame.
    “Ai, madje, myslimanėt i thėrret ‘Musla’, nė kuptimin pezhorativ tė kėsaj fjale”, bėn tė ditur ky burim .
    Njė nga kėshilltarėt e Presidentit, Sali Cacaj, siē merret vesh, ka ndėrruar fenė, nga mysliman ėshtė bėrė katolik.



    Hipokrizia e politikanėve kosovarė

    Ajo qė karakterizon skenėn “politiko-fetare” nė Kosovė ėshtė preferenca qė kanė udhėheqėsit politikė dhe tė jetės shoqėrore pėr tė qenė prezentė nė Kishėn Katolike nė Prishtinė pėr Krishtlindje, ndėrsa mungojnė papėrjashtim nė faljen e namazit pėr Bajram.
    Kisha e Shėn Ndout nė Ulpianė, ēdo 24 dhjetor, rendet e para tė ulėseve i rezervon pėr udhėheqės institucionesh, kryetarė partish, deputetė e VIP-a tė tjerė tė shoqėrisė kosovare.
    Asnjė prej udhėheqėsve kryesorė politik tė Kosovės nuk ėshtė parė tė ketė falur namazin e Bajramit tė martėn nė mėngjes, ndonėse, shumica prej tyre i pėrkasin besimit islam dhe nė njė mėnyrė apo tjetrėn, e praktikojnė atė nė shtėpitė e tyre.
    Naim Tėrnava thotė se Bashkėsia Islame e Kosovės pret qė liderėt politikė, ata qė i takojnė besimit islam, tė jenė edhe nėpėr xhami.
    “Besoj se nė tė ardhmen e afėrt ata do t’i pėrgjigjen edhe kėsaj detyre dhe do tė jemi sė bashku edhe nėpėr manifestime fetar”, thotė Tėrnava.
    Gjergj Dedaj, kryetar i Partisė Liberale tė Kosovės, e praktikon fenė sė cilės i pėrket. Natėn e Krishlindjeve ai shkon nė Kishė. Ai thotė se nuk mohon nė asnjė mėnyrė identitetin e tij fetar dhe kėtė ua sugjeron edhe kolegėve tė tij nga politika.
    “Nuk ka asgjė tė keqe nėse ata shkojnė ta falin namazin nė xhami. Ėshtė hipokrizi qė ata nuk shkojnė. Por, ėshtė hipokrizi edhe mė e madhe nėse pėr Krishlindje shkojnė nė Kishė, e pėr Bajram nuk shkojnė nė Xhami”, thotė Dedaj.
    Njė tjetėr politikan, Fuad Ramiqi, i Partisė sė Drejtėsisė, thotė se problemi me politikanėt kosovarė qė nuk vizitojnė xhamitė dhe nuk shprehin religjiozitetin e tyre vjen nga ndikimi i gjatė 50 vjeēar i komunizmit te shqiptarėt.
    Ai mendon se Presidenti i Kosovės ėshtė dashur tė urojė Ramazanin, nėse nuk i shkohet nė xhami pėr Bajram.
    “Kryetari pėrfaqėson unitetin e popullit. Me mosurimin e Ramazanit ai, nėse nuk e ka fyer, sė paku, e ka injoruar pjesėn e popullit qė i takon besimit islam”, thotė Ramiqi, sekretar i PD-sė.
    Kjo dukuri e tė vizituarit tė njė objekti fetar (tė krishter) dhe jo tė njė tjetri (mysliman) nga shumė njerėz ėshtė komentuar si tendencė e politikanėve shqiptarė pėr ta paraqitur veten si tė emancipuar dhe popullin shqiptar si europian.
    Fuad Ramiqi, qė i takon besimit tė fesė islame, dhe Gjergj Dedaj, qė i takon besimit tė fesė katolike, konsiderojnė se nuk ėshtė nė rregull qė liderėt politikė tė paraqiten ēfarė nuk janė. Ata thonė se bota di mirė pėr pėrkatėsinė fetare tė popullit tė Kosovės dhe kjo nuk ka nevojė tė fshehet.
    Dekani i i Fakultetit tė Studimeve Islame, Qemail Morina, konsideron se udhėheqėsit e vendit sillen kėshtu, sepse dėshirojnė tė fitojnė poena politikė. Por, nga kush? Nėse shumica e votuesve janė myslimanė, atėherė si mund tė fitohen votat nėse nuk respektohen ndjenjat e tyre fetare? Morina jep njė pėrgjigjje pėr kėtė.
    “Aq sa do tė jenė afėr liderėt tanė ndaj popullatės sė tyre – aq do tė jetė edhe autoriteti e renomea e tyre nė mesin e besimtarėve”.



    “Ani qė e mban Papėn, por pse nuk e mban edhe naj hoxhė”

    Mosprezenca e politikanėve nė xhami, por jo edhe nė kishė, nė njėfarė mėnyre i bėn ata tė njėanshėm, gjė qė nuk u lejohet politikanėve nė demokracitė e avansuara. Aq mė shumė kur, njė pėrfaqėsues institucioni shpreh hapur kėtė, siē bėn Presidenti, duke mbajtur fotografinė e Papės nė hapėsirat e asaj qė e quan Presidencė, gjest ky qė nuk i pėlqen fort shumicės sė besimtarėve myslimanė.
    “Ani qė e mban Papėn, por pse nuk e mban edhe naj hoxhė”, vėren Zeqir Rrahmani, cili thotė se prej qė e mban mend veten - ka agjėruar Ramazanin dhe ka falė namazin e Bajramit.
    Nė fillimin e viteve ’90-ta, Ibrahim Rugova kishte filluar ta ekspozojė foton e tij me Papa Gjon Palin II nė zyrėn e partisė sė tij, Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e cila ishte vendosur nė lokalet e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Qysh atėherė ai kishte marrė kritikat e para.
    Nė shtetet moderne ka kohė qė feja ėshtė ndarė nga politika. Nė Europė sekularizmi ėshtė bėrė shumė herėt dhe ka nisur si kėrkesė qė nga Humanizmi dhe Renesansa. Nė botėn perėndimore kjo ndarje ėshtė bėrė pėr shkak tė nevojės sė krijimit tė njė shteti neutral. Njėra fe e pranishme nė institucionet publike – mohon tė drejtėn e feve tjera. Kjo, rėndomė, ka shkaktuar luftėra fetare. Shteti modern ėshtė themeluar si shtet neutral ndaj feve. Hapėsira shtetėrore i ėshtė lėnė njerėzve qė meren me politikė. Fesė i ėshtė lėnė njė hapėsirė tjetėr pėr aktivitetin e saj brenda shoqėrisė civile dhe sferės private.
    Muhamedin Kullashi, profesor i filizofisė nė Universitetin Parisi VIII, pėr “Javėn” thotė se parimisht kėrkohet qė nė institucionet publike shtetėrore tė mos jenė tė pranishme fare simbolet dhe figurat fetare.
    “Prania e tyre ėshtė mė tepėr pėrjashtim sesa rregull. Rregull ėshtė qė nė institucionet publike mos tė ketė shenja fetare. Ata qė punojnė nė institucione publike nuk duhet tė afishojnė pėrkatėsinė fetare. Kjo duhet tė mbetet pėr njė hapėsirė tjetėr, pikėrisht qė tė garantohet neutraliteti i institucioneve ndaj feve. Kjo ndarje bėhet edhe me ligj”, thotė ai.
    Akademik Rexhep Qosja pohon se ėshtė e drejtė e ēdo qytetari qė nė shtėpinė e tij private tė shquajė fotografi tė kujt dėshiron ai, prandaj edhe tė prijėsve fetarė, tė Papės, tė shenjtorėve e tė tjerėve, por kur kėtė e bėn nė institucionet partiake, politike e shtetėrore, atėherė e drejta e tij themelore kthehet nė propagandė fetare, qė nė vendet demokratike nuk ėshtė e lejueshme.
    “Pėr shkak se feja ėshtė e ndarė prej politikės dhe shetit, nė vendet demokratike perėndimore as partitė demokristiane nuk i shquajnė nė zyrat e tyre partiake e shtetėrore fotografitė e prijėsve fetarė, prandaj as tė Papės a tė shenjtorėve tė ndryshėm. Jofetarėsia e politikės dhe e shtetit ėshtė obligim kushtetar”.
    Pse kryetari i LDK-sė dhe i Kosovės Ibrahim Rugova mban fotografinė e Papės dhe simbolet fetare nė presidencėn e Kosovės nuk ėshtė shumė e ēuditshme pėr Qosjen.
    “E ēuditshme ėshtė pse ende as pėrfaqėsues tė partive, as pėrfaqėsues tė institucioneve qeverisėse vendore nuk ia tėrheqin vėrejtjen se ashtu cėnon njė tė arritur tepėr tė rėndėsishme tė qytetėrimit e tė demokracisė: jofetarėsinė e politikės e tė shtetit, se ashtu, mė ne fund, mund tė provokojė bashkėkombėsit e besimit mysliman”, thotė akademik Rexhep Qosja.
    Pėrgjigja e dr. Rugovės, pėr tė gjithė kritikuesit, nė vitet ’90, kishte qenė se foton e Papės e mban njėsoj siē i mban fotografitė tjera tė shkrimtarėve shqiptarė Fan Nolit dhe Naim Frashėrit.
    Dallimi i vetėm ishte se Papa ekspozohej para mediave, ndėrsa dy foto tjera ishin tė vendosura nė vende mė pak tė dukshme.
    Fuad Ramiqi nga Partia e Drejtėsisė pohon se gabimi mė i madh ėshtė kur njė personalitet, politikėn shtetėrore e bėn sipas preferencave personale, mendimet personale i shpreh si politika kombėtare, duke pretenduar se kjo na sjell dobi te ndėrkombėtarėt
    “Unė jam besimtar dhe ēdo ditė kthehem nga Kibla, bėj namaz. Por, edhe kthehem nga perėndimi, sepse komunikoj me teknologji moderne. Duhet t’i marrim tė mirat Perėndimi, por nuk duhet t’i pėrjashtojmė as ato tė Lindjes. Presidenti zgjedhet me votėn e lirė tė popullit, varet prej popullit qė tė deklarohet nėse ai do tė jetė pėrsėri president i atij vendi”, thotė ai.
    Isa Blumi nė punimin e tij “Islami politik te shqiptarėt”, duke cituar librin “Religion and the Politics of Identity in Kosovo” tė autorit danez Ger Duijzings, thotė se shqiptarėt tradicionalisht kanė praktikuar islamin nė njė mėnyrė tė veēantė nė gjithė rajonin, qė ka pėrfshirė sintezėn e njė numri tė formave lokale tė traditave shpirtėrore, tė cilat pėrfundimisht kanė evoluar nė rituale mė tė pėrbėra gjatė tė cilave muslimanėt dhe tė krishterėt lokalė shpesh kanė ndarė tė njejtin objekt shpirtėror.
    Zeqir Rrahmani ėshtė qytetari i parė i cili i ka bėrė njė ftesė tė jashtėzakonshme presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova duke e ftuar atė qė tė kthejė kokėn edhe kah tė mirat e Lindjes.
    “Nuk u kanė keq qė Presidenti jonė me u kthye najhere kah Kibla”!
    “Kible”, siē shpjegon Kur’ani, i thuhet anės kah e cila orientohet dikush, e kėtu ėshtė fjala pėr orientimin e atij qė falet, ndėrsa tė gjithė myslimanėt kanė njė kible dhe tė gjithė, kudo qė tė gjenden, gjatė lutjeve i kthehen asaj.
    Kur’ani thotė se Zoti i dha pėr detyrė Pejgamberit Ibrahim qė tė ndėrtojė Qaben, vend nė tė cilin drejtim duhet tė kthehen tė gjithė besimtarėt e drejtė.
    Ibrahimi ishte Pejgamber i dalluar, i cili sinqerisht iu dorėzua Zotit. Ai i porositi pasardhėsit e vet t’i pėrmbahen vetėm fesė, tė cilėn zgjodhi Zoti, fesė islame. Ashtu bėnė edhe pasardhėsit e tij.
    Presidenti i Kosovės e mban tė njėjtin emėr tė Pejgamberit qė ndėrtoi Qaben, ndėrsa nga shiptarėt e Kosovės po ashtu ėshtė quajtur Pejgamber pėr shkak tė identifikimit tė tij me pavarėsinė e Kosovės, dėshirės mė tė madhe tė kosovarėve.
    Besimtarėt e fesė islame nė Kosovės, sė fundi, kanė kėrkuar nga Pejgamberi i tyre nė Tokė, qė tė tregojė mė shumė respekt pėr fenė e tyre.
    Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Naim Tėrnava, thotė se Presidenti i Kosovės duhet tė tregojė mė shumė kujdes nė kėtė drejtim.
    “Nėse themi injorim ėshtė fjalė e madhe. Mohim ėshtė gati si injorim. Por, sigurisht se Presidenti Rugova duhet tė ketė njė pėrkujdesje mė tė madhe”.

  2. #2
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Nese Rrugova nuk ua ka uruar besimtareve Ramazanin, ka bere shume gabim.
    Mos te harroje, se jane ata qe ja japin voten e jo UNMIKu.
    Po ama, nje fragment me beri pershtypje.
    Me hoqi mallin e diktatures dhe kultit te individit.

    Zeqir Rrahmani, 70 vjeē, i ardhur nė Prishtinė, pas luftės, nga njė fshat i Llapit, kėsaj radhe nuk i ka shijuar si tė ėmbla hurmat dhe bakllavėn, pėr shkak se presidenti nuk ua kishte uruar besimtarėve myslimanė Ramazanin.
    “Valla bre mixhė, jam prekė fort pse Rugova nuk na e uroi Ramazanin. Diqysh si me na lanė mas shpine. Ban vaki qė po lypim shumė, ai i din punėt ma mirė se na. Nashta, bre mixhė, qashtu duhet me ja ba, sebep kėtynė tė hujve, veē apet s’po mė doket sjellje me mendė, nuk po na respekton sa duhet”, thotė ai, pasi ka mbaruar faljen e namazit nė oborrin e Xhamisė sė Madhe nė Prishtinė, ditėn e Fitėr Bajramit.

    Zeqir, Rrugova nuk eshte Perendia, ai nuk eshte i pagabueshem.
    Une do te te keshilloja te mos ulje koken, se e dinka Rrugova ma mire, por ti nisesh nje leter, ti besh nje telefon, po ashhtu dhe gjithe besimtaret muslimane madje dhe ata te krishtere, e ti thone mendimin e tyre, se ai eshte sherbetori i popullit, e jo anasjelltas.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Per mendimin tim as Rugova e as Nano, Berisha e asnjre politikan nuk duhet te perzihet ne ceshtjet fetare. Feja le te mbetet private per secilin person, kush te done beson ne cka te done.
    C lidhje ka ns Nao apo Berisha i urojne popullit haptas Bajramin apo Krishtlindjen nese ata e kan cuar popullin ne gremine?

    Politikanet te merren me politike, prifterinjet e hoxhallaret me fene. Keshtu kurr nuk do te kete probleme.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Si e mencur qe je beji keshillat por kujdes kur te akuzosh dike e sidomos kur nuk ke fakte fare.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    Postuar mė parė nga iliria e para
    Per mendimin tim as Rugova e as Nano, Berisha e asnjre politikan nuk duhet te perzihet ne ceshtjet fetare. Feja le te mbetet private per secilin person, kush te done beson ne cka te done.
    C lidhje ka ns Nao apo Berisha i urojne popullit haptas Bajramin apo Krishtlindjen nese ata e kan cuar popullin ne gremine?

    Politikanet te merren me politike, prifterinjet e hoxhallaret me fene. Keshtu kurr nuk do te kete probleme.
    ilaria ndaj disa koncepte me te vertete feja eshte dicka personale,por dime qe edhe dicka personale e nje lideri ndikon ne menyre aktive tek populli pasi personale eshte edhe vesi i vjedhjes i kondrabandes e i shume gjerave te tjera por ne fund te fundit ndikon tek nje popull,pastaj cdo te htoje ti nese nano te nderronte flamurin do te nxeheshe besoj se po se edhe ti si shqiptare mire qe je e do pak atdheun spo jo?atehere ndryshimi i fese tek shume shqiptare eshte me i rende se ndryshimi i flamurit sipas teje ne nuk kemi te drejte te nxehemi e te protestojme per dicka qe e quajme te drejte,ja qe paskemi,po ta marrim nga nje kendveshtrim tjeter me patriotik do te shohim qe per kosoven kane rene shume heroj nderta edhe me i madhi adem jashari qe per shkak kane pasur edhe fene atehere mund te tallet rrugova me gjakun e tyre ku e gjeti te drejten,ah po nese rrugova nuk do te perfaqesonte nje popull mund te bente cte donte me veten e tij por arsyeja qe perfaqeson nje popull e kushtezoj te mos cenoj interesat e tij dhe sidomos interesin e tij me sublim sic eshte feja apo atedheu.
    thuaj,ZOTI eshte nje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    afer jush
    Postime
    81
    une ju kisha lute rugoves bile nese nuk na urone te mos te na shane se ne jemei ata qe ua japime voten e nese ai nuk na respektone ne do te jemi ata qe do tja thejme qafen se kush nuk ka fe ai nuk ka as atdhe.
    po nuk quditem aspak nga kjo se ai me nje kohe ka thene se trimate luftetare jane terorista po nejse mos te politizoje kete teme veq kisha me thone diqka presidente mos u kthe kah kiblja se kiblja eshte per njereze te ndersheme.....ju dua....tung
    djema mos u ngutni se do te vie fundi i cdo privitvizmi dhe agresiviteti......

  7. #7
    SiLeNt_PlAyEr Maska e Lefter
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    kendej pari...
    Postime
    87
    Po ne spo e presim te na perzihet RUGOVA ne punet e fese sepse ate pune te bejne ata qe e kane profesion(prifterinjet dhe hoxhallart) e jo rugova te vendos nese ai nuk ka ndermend te miret me ata pune te del dhe te na skjaroj ce ka nevoj te udhetoj per ne vatikan jave per jave,por le te kqyr punet qe i ka i lutem te mos perzihet ne punet e fese se krejt e dime mo se kush eshte ai edhe ska nevoj te na uroj as bajrama as ramazan veq te festoj festa te krishtereve.Une nuk jam kunder krishterizmit,por kerkoj te na raspektoj ,sepse na e kena pru ate ne poziten ne te cilen eshte sot,pra RESPEKT ME SHUME per popullin te cilin e njeh krejt BOTA se jena 95% musliman VETEM RESPEKT I KERKOJM pasi qe eshte zgjedhur nga ky popull ju pershendes...
    because i love u!!!!
    and maybe i need u!!
    but of course i miss u
    and i don't even know you!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Vatikani = nje nder qytetet me te vogla

    Sa per dijeni: Vatikani eshte shtet!

    Gjithe te mirat!
    IHS

  9. #9
    SiLeNt_PlAyEr Maska e Lefter
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    kendej pari...
    Postime
    87

    Re: Vatikani = nje nder qytetet me te vogla

    Postuar mė parė nga Shpresmiri
    Sa per dijeni: Vatikani eshte shtet!

    Gjithe te mirat!
    edhe na e dime qe vatikani eshte shtet dhe asgje kunder nuk kam,por pres respekt nuk ka nevoj as ajo per mu as une per ate ,por respekti eshte anasjelltas nese ti sme respekton mua atehere si mund te presesh respekt nga une(kete jam ka e flas per RUGOVEN)
    because i love u!!!!
    and maybe i need u!!
    but of course i miss u
    and i don't even know you!!!

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kjo ėshtė njė nga veprat mė tė mira tė Rugovės nė politikė.
    Largimi nga islamizmi i shqiptarėve ėshtė njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme kombėtare tonat, dhe tani jo vetėm populli i thjeshtė por edhe lider kryesor qė kanė njė histori sado tė vogėl tė islamizuar dhunshėm janė duke u rikthyer nė rrėnjė.
    Tani edhe nė Kosovė, nuk janė shumicė muslimanėt duke pasur parasysh konvertimet e kėtyre 20 viteve tė fundit.
    Do tė ishte mirė tė bėhej njė statistikė.
    Shumė mirė qė shqiptarėt janė ka vetdijėsohen dhe mė askush nuk mund ti fus jo kombin por as edhe asnjė shqiptar (shumė shpejt) me pis mileta si arabėt e turqit.

    Forca Rugova pėr punėn e fesė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Roli i Akides sė Selefėve nė bashkimin e muslimanėve
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  3. Bashkim Fino kandidati i sė majtės pėr president
    Nga shefqeti11 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Emėrtoni fėmijėt tuaj me emra tė bukur
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 17:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •