Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Pikerisht tek estrada e kam llafin une. Eshte skandal. Kisha e Lindjes eshte duke u degjeneruar. Skandal ne FYROM, skandal ne Jeruzalem, skandal ne Shqiperi...Nesje keshtu eshte kur nuk ka nje monarki.
    Skandalet ekzistojne vetem ne mendjet tuaja te vogla, pasi sic thote shpesh Kryepiskopi Anastas, Orthodhoksia shkelqen me gjithe forcen e drites se saj ne kohe paqeje dhe shekulli i XXI eshte shekulli i Orthodhoksise.

    Foti Cici eshte askushi, dhe kjo eshte ajo qe ju nuk keni kuptuar akoma, pasi po ta kuptonit, nuk do te cuditeshit me askushin qe perpiqeni ta beni dikushi.

    Sot ai u kthye ne origjinen e tij, ne Fatmir Cicin e dikurshem, dhe mua me vjen mire pasi tani ka cdo te drejte te "mbroje shqiptaret dhe nderin e Kishes neper faqet e gazetave", per aq kohe sa nuk mban emrin At apo rrason e priftit orthodhoks.

    Nuk ka ngelur komuniteti orthodhoks qe te perfaqesohet nga njerez ordinere si Cici qe nuk kane asgje te perbashket me KOASH, pervec faktit se ai u be prift fale zemergjeresise se KOASH dhe kryepiskopit Anastas.

    Nuk eshte gje tjeter vecse nje djale plang prishes qe nuk e gjen dot rrugen per tek shtepia e Atit te Tij.


    Albo

  2. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ju duhet te kuptoni disa gjera:


    1) Nqs arsyet e F. Cicit do te ishin shpirterore, sic pretendon ai, ma ha mendja se nuk do ti rrinin pas - marrim nga shume shembuj - njerez si Qafir Arnauti. Apo Qafiri i rri pas per nektar shpirteror?!

    2) Vete letra e dhene me siper tregon se vendimi mare karshi atij eshte mese i drejte.
    Shiheni me vemendje shtremberimet qe mban ajo leter, zemerimin e mbuluar, kanosjen, kokefortesine, mosetiketimin e etiketuar qe spikat edukaten e F.Cicit ne shtyp. Une kam nje shpjegim se traumatizimi qe Kanadaja u ka bere shume emigranteve, justifikon krijimin e terrenit per krijime grupesh te tilla te papuna e paperspektive dhe kryesimin apo padronizimin e tyre nga njerez te tille.



    Ju duhet te kuptoni se gabimet qe jane bere deri tashti jane keto (tec cilat vete Foti duket se i ka ndere, derisa thote se shum eshte vonuar shkarkimi i tij):


    - Foti Cici nuk duhej veshur prift, pa pyetur me pare klerin qe kryeson Kishen e vendit nga ku ai vjen. Nuk jam kundra veshjes prift te Fotit, por jam kundra moskerkimit te mendimit prej Kishes qe permenda me siper.
    Diku Serafimi e hengri ate tek qe ta veshte ate pa pyetur mire per te kaluaren e tij, gje qe s'eshte e veshtire te ndodhe ne ambiente kishtare qoshe.


    Vete fakti i qellimit te veshjes prift te Fotit tregon se, ne kundershtim me kanonet e Kishes, qellimi i Fotit ka qene qe te ushtroje aktivitet "shpirteror" jashte Kishe- enorise se ciles i takon ne Kanada, duke nderhyre tutje gjetke ne enori ku ai s'ka te drejta KISHTARE (morale, juridike) te nderhyrjes.

    Une mendoj se kete vendim me paramendim Foti e ka mare duke ia fshehur Serafimit natyren e vertete te qellimit te tij per veshjen, gje qe prape bie ndesh me moralin prifteror.


    E pare ne kete aspekt, mund te kuptohen fare natyrshem nderhyrjet - nqs ka pasur te tilla - nga prelate te Kishes ne Shqiperi. Madje eshte marrezi te mendosh qe nderhyrje te tilla te jene persekutime edhe dashakeqesi, kur kemi te bejme me bursamarres te Janullatosit qe kane bere kokrren e qejfit me vite neper Greqi, jane bere njerez, aq me teper kur keta me kaprico individuale duan te bejne karriere ne emer apo kurriz te disa personazheve te shume dekadave me pare, gjoja duke imituar ata.



    Foti thote se ka nderhyre per te drejtat e minoriteti grek; se eshte i ekuilibruar ne ceshtje nacionale etj...Mirepo, te them te drejten, une personalisht shkrimet e tij, per nga cilesia, i rradhis ne shkallen e hartimeve me tema te pergjitheshme, me parimin e te shkruarit sa me gjate, por ku thuhet pak, ne mos asgje.


    Pervec kesaj, kush i ka kerkuar Fotit te nderhyje per min. grek nga Kanadaja, edhe cfare kerkon ai te thote se ka nderhyre per te? Kjo eshte ironike edhe pjese e delirit te tij per karriere e emer, apo cfare?






    Foti Cici duhet ti kerkoje falje Janullatosit sikur per asgje me shume, por, nqs eshte e vertete (gje qe mund te vertetohet jo me veshtiresi nga ish-shoket e tij), sepse duke perdorur emrin e tij, ai ka mare klasat e shkolles ne Athine...





    Tjeter. Une jam i mendimit ne fakt se edhe nga ana e KOASH-it (ata qe kane pergjegjesi te shtypit) duhet te mare FUND stili banal, pa nivel qe shihet neper deklaratat neper shtyp. Kisha nuk ka nevoje te mbrohet me ate lloj niveli qe lexoj une ne faqet e gazetes se Kishes.

    Te mos harrojme se fenomeni i Foti Cicit nuk eshte bardh e zi. "Fotet" gjenden edhe "brenda" Kishes, per nga stili, menyra, karakteri. Ne fakt Foti ka qene pjese e atij rrethi, edhe fare mire Foti mund te gjendej vete ne grupin e njereve qe sulmojne ne menyre jo te denje intelektuale ata qe sulmojne Kishen nga jashte.



    Ne nje nga artikujt e gazetes ne net, kam lexuar se si disa besimtare shpehen mbi Fotin si "ai qe i sheh gjerat nga sarajet e pallatet madheshtore te Kanadase", dmth qe s'eshte gju me gju me popullin, e kam qeshur me trishtim per ate nivel te pakontrolluar ne shtyp.






    A nuk eshte marrezi te mendosh qe Janullatosi nderton nje ortodoksi bashkekohore te suksesshme shqiptare ne Shqiperi, e, nga ana tjeter, dashka qe kjo mos te behet ne diaspore?!

  3. #13
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Mekati i vetem i Fotit eshte sepse nuk eshte BIZANTIN!

  4. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Seminaristi
    Diku Serafimi e hengri ate tek qe ta veshte ate pa pyetur mire per te kaluaren e tij, gje qe s'eshte e veshtire te ndodhe ne ambiente kishtare qoshe.
    Ketu jane vesh kriminela si Vavilisi prifterinj apo pederasta sic qe rasti qe doli ne gjith tv-te shqiptare etj etj ti thua Foti Cici(per te mos futur me thelle edhe prifterinjte serbe qe i ke me emra e mbiemra tek HRW(human rights watch) dhe krimet qe kane kryer ne Kosove). Edhe ai tjetri siper bucet qe eshte shekulli i orthodhoksise ??? Ku qenka shekulli i orthodhoksise ky? Do fshije te kaluaren apo dhe te ardhmen e dikujt ? Faktikisht ne cdo kishe sot ne bote ka skandale, kshu qe esht e gabuar te absolutizosh gjera te tilla. Ky shekull do jete sfide per cdo komunitet te forte fetar(kryesisht Katolik Orthodhoks e Muslimane) kundra laicizmit dhe ateizmit qe po perpine boten... por kurrsesi nuk mund te thuhet shekulli i orthodhoksise.

    Hajde te ballafaqojme pak figuren e Cicit me klerin orthodhoks ne Greqi meqe ti Seminarist e njifke mire jo per gje se un di car kam lexu prej Nikos Koritzes ne forum. Fatkeqsisht Cici akoma se ka thene te veten neper forume sic beni ju. Te shofim kush qendron me larte nga ana moralo-etike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 27-09-2005 mė 12:04
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #15
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po eshte idiotesi te thuash njehere qe, meqe ti pretendon se diku jane veshur prifterinj te atij standarti, atehere neve duhet te tolerojme cdo rast veshjeje, perderisa njerezi si TI mendojne se ka edhe me keq!


    Askush nuk po thote se Foti Cici duhet zh/veshur ne varesi te cilesise se prifterinjve te tjere. Kjo dmth qe ti s'ke akoma logjiken e duhur per te hyre ne nje disktutim te kesaj natyre.

  6. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Qafir

    merita e vetme e Foti Cicit eshte se pasi kaloi lumin, shau kalin, madje kerkon te beje karriere me kete gje.



    P.S une e kam te qarte qe per disa ketu eshte MESE e natyrshme qe dikush te mare burse e te rroje ne kurriz te dikujt me vite jashte, pa bere fare ze per asgje, e papritmas porsa te "behet njeri" te kthehet kundra.



    Mirepo, meqe juve keni kete lloj mentaliteti, nuk do te thote qe eshte normale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 27-09-2005 mė 12:38

  7. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Po eshte idiotesi te thuash njehere qe, meqe ti pretendon se diku jane veshur prifterinj te atij standarti, atehere neve duhet te tolerojme cdo rast veshjeje, perderisa njerezi si TI mendojne se ka edhe me keq!


    Askush nuk po thote se Foti Cici duhet zh/veshur ne varesi te cilesise se prifterinjve te tjere. Kjo dmth qe ti s'ke akoma logjiken e duhur per te hyre ne nje disktutim te kesaj natyre.
    Problemi eshte se ti gjithmone e kap ceshtjen nga kendveshtrimi qe te leverdis ty dhe harron qe te tjeret nuk jane pa LLOGJIKE ! ose me sakte kope delesh te humbura.

    Shiko mire cfare kam shkruajtur dhe cfare ke shkruajtur.
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist

    Diku Serafimi e hengri ate tek qe ta veshte ate pa pyetur mire per te kaluaren e tij, gje qe s'eshte e veshtire te ndodhe ne ambiente kishtare qoshe.
    Kjo dhe rasti i Vavilisit me shoke tregon se Kisha e dinte(pak rendesi ka sa dinte) te kaluaren e Foti Cicit apo te ndonje tjetri por vendosi ta bente sidoqofte prift. Kjo nuk ka te bej me zemergjeresi por me interesa te vjetra, qe tani jane kthyer per nje aresye apo nje tjeter ne konflikt interesash. Ketu un pres nje sqarim nga Koritzat & CO. ose nga Qafiri nese di ndonje gje se deri tani te gjithe keni treguar historine vetem me nje drejtim. Mbase ka ardhur koha qe edhe vete Foti Cici te tregoje nje here e mire se ne cfare situatash ka qene i implikuar me Kishen Greke ne te kaluaren, edhe pse kjo mund te thoje ckisherimin e plote te tij ose daljen ne pah te disa emrave te ndryshem, te pakten do ishte e verteta, dhe per ate do mbaheshe mend. Deri tani cdo gje esht pak a shume enigmatike dhe e kamufluar goxha mire ne shkurret e politikave kishtare te nacionalizmit, qofte ky i vertete si ideal, e qofte ky per aresye kamuflimi ne vetvete etj etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 27-09-2005 mė 13:47
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #18
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Cili eshte kendveshtrimi qe me leverdis mua? Mos valle sepse une po e diskutoj temen ne prizmin qe duhet diskutuar, ate fetar?

    E merr dot vesh? Dikush behet ose s'behet prift jo ne baze te dikujt tjeter, sic thua ti (kjo eshte idiotesi), por ne baze te kanoneve kishtare edhe gjykimit te atij qe e vesh prift.


    Po a ka ku te rrije kur ne debat futet nje ish ortodoks i kethym ne katolik qe beson se Jezusi eshte Apollo? Atehere ne kete rast, keto tema mund edhe duhet te diskutohen vetem brenda forumit te komunitetit ortodoks.

  9. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Prap vazhdon avazin e vjeter ti. Ate qe besoj une ska c'te duhet ty. Per Apollon nuk flas une, se nuk jam ndonje specialist ne keto fusha, flasin te tjere qe i kane rene leshte duke hulumtuar per pislliqet qe jane bere nder shekuj, po esht tjeter muhabet ai, qe sa here do debatoj me ty un do i kem duart nga qielli e ti te mjelli gjithmone si i thone.

    Mos me rreshqit nga tema se un po perdor vetem ato c'ka the ti me siper, lene Apollon me nje ane, nese ke kulture debati te flasesh per ate ceshtje temen e ke te hapur, tani merru me Foti Cicin. Ma shpjego si u be Foti Cici prift kur diheshe qe kishte bere marifete neper seminare.

    Kjo teme nuk i perket vetem komunitetit orthodhoks, e keni diskutu i her brenda perbrenda. Tani Foti Cici eshte pezulluar dhe sic tha dhe shefi jot me siper, eshte i lire te shkruaj lart e poshte neper gazeta, dhe si rrjedhim tema nuk ka pse te levizet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 27-09-2005 mė 14:10
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Meqe kisha ca pyetje se pse nje grek eshte kryetar i kishes shqiptare, bera ca kerkime dhe gjeta qe ne nenin 4 te Statutit te KOASH-it te vitit 1950 thuhet e zeze ne te bardhe:

    "... gjithe funksionaret dhe personeli i saj (i KOASH-it shen. i im), duhet te jene shtetas shqiptare, te ndershem, besnike te popullit dhe te Atdheut dhe te gezojne te gjithe te drejtat civile."

    Megjithate, neni 93, i shtuar ne 21 janar 1993 nga vendimi i Kuvendit kleriko-laik thote:

    "Per shkak te shperberjes se Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise gjate persekutimit shumevjecar dhe te pamundesise absolute per t'u gjendur nje kandidat me nenshtetesi shqiptare per te marre persiper, si Kryepiskop, pergjegjesine e rikrijimit te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, pezullohet kerkesa e nenit 4 (per nevojshmerine e shtetesise shqiptare) per Primatin e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise."

    Presidenti i asokohe, Sali Berisha, ra dakord.

    Pra nga ana ligjore eshte cdo gje ne rregull.

    Vetem nje shenim. Thuhet ne nenin 93 qe kerkesa e nevojshmerise se shtetesise shqiptare PEZULLOHET pra mbetet pezull. Interpretimi im eshte qe kjo do ndodhe derisa te vdese/heqe dore Janullatosi. Ne vdekjen e tij neni 4 duhet te rikthehet ne fuqi pasi bien edhe aresyet e kushtit pse u pezullua neni. Ne fakt, gjasat jane qe KOASH-it te mund te mos gjendet prape ne "pamundesine absolute per te gjetur nje kandidat me nenshtetesi shqiptare" per te marre persiper detyren e Primatit. Ne vdekjen e Janullatosit, gjendja do jete shume me ndryshe se ajo e para 13 vjeteve.

    Detyrat i mbarova. Janullatosi eshte ne vendin e vet. Te me falni.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pasiqe : 28-12-2005 mė 23:20
    Ignore List: Den Bossi

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēėshtja shqiptare nė polemikat e studiuesve anglezė
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Ēėshtja e kombit nga vėshtrimi Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Ēėshtja ēame: PS rrėzon projektrezolutėn e opozitės
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •