17:35/15.03.06 - Perse u shqetesua dyshja Milo-Meta?(Koment i lajme.net)
[kjo eshte faqe e Koco Danajt e komentet jane te tij normalisht edhe pse ca here jipen pa emer si te faqes]
Disa nga stacionet televizive dhane deklarimet e ish-ministrave te jashtem Milo dhe Meta lidhur me qendrimin e ministrit aktual te jashtem te Shqiperise Mustafaj ndaj zhvillimeve te pritshme ne rajon. Po çfare tha Ministri Mustafaj, qe jane shqetesuar kaq shume dyshja opozitare e llojit te veçante Milo-Meta? Mustafaj tha nje gje qe shumekush qe ndjek zhvillimet ne rajon dhe qe e ndjen vehten shqiptar e di fare mire. Mustafaj u shpreh se neqoftese do te lejohet ndarja e Kosoves, atehere nuk mund te garantohet zbatimi i formules mbi mosndryshimin e kufijve te Kosoves me Maqedonine, por edhe me Shqiperine.
Teza e Mustafajt eshte shume e sakte, dinjitoze dhe profesionale. Sepse ai nuk tha qe qeveria e Shqipersie kerkon ndryshimin e kufijve. Perkundrazi, foli per tentativat e te tjereve qe perpiqen ta ndajne Kosoven ne emer te decentralizimit. Milo dhe Meta, nuk jane aq pa pervoje sa te mos e kuptojne se pas decentralizimit fshihet ndarja demokratike e Kosoves. Ata nuk jane aq te paditur sa te mos e kuptojne se ne kushtet e mungeses se shtetit, te mungeses se Kushtetutes, te mungeses se kufijve politike, decentralizim do te thote teritorializim.
Dhe Mustafaj, duke pasur parasysh nje gje te tille, hodhi tezen e mesiperme. Nje qeveri e pergjegjshme mendon dhe harton pergjigje per te gjitha variantet e mundshme. Milo kete e quajti befasuese, Meta e konsideroi se destabilizuese. Qe te dy flasin jashte realiteteve qe po zhvillohen sot ne rajon. Ashtu siç kane folur ne mjaft raste edhe ne vitin 2001 gjate konfliktit ne Maqedoni apo edhe me vone.
Cili eshte qendrimi i dyshes Milo-Meta ? As me shume dhe as me pak ata kundershtuan qendrimin e Mustafajt. Por nuk thane asgje se si do te vepronin ata, po te ishin ne vend te Mustafajt. Per shembull: Ne qershor te vitit 2001, Milo I konsideroi si mendje te semura, drejtuesit e UCK ne Maqedoni lidhur me gjoja krijimin e UCC. Por mbeti pa deklarate kur vete qeveria greke i konsideroi se trillime te Koshtinices predikimet mbi UCC-ne.
Meta perkujtoi me te drejte 3 vjetorin e mikut te tij te vrare, ish-kryeministrit serb Gjingjiç. Por harroi te pohonte se Gjingjiç eshte autori i tezes mbi agresionin e Kosoves mbi Maqedonine ne vitin 2001, bashkautor i tezes mbi federaten ballkanike sebashku me Papndreun dhe autor i tezes mbi Dejtonin e ri ne rajonin e ballkanit.
Dhe se fundi : Dyshja Milo-Meta duan te mos e kuptojne se bisedimet e Vienes nuk jane gje tjeter veçse perpjekje per ndarjen demokratike te Kosoves.
Besnik Mustafaj duhet pergezuar qe pohoi pasojat e ndarjes. Kjo eshte qytetari, me shume se sa politike.
Dhe ne fund : Ne dhjetor te vitit 2000, ish-kryeministri Meta ishte ne takim me ish-kryeministrin grek Simitis. Gjate takimit u fol per gjendjen e minoritetit grek ne Shqiperi.
Afer fundit te takimit, Milo filloi te fliste mire greqisht me Avramopullos. Angjeli filloi te fliste shume mire greqisht me Papandreun. Ndersa Meta e ndjeu vehten «minoritet» dhe kerkoi «ndihme» tek Simitis.
Atehere, qe te mos e ndjejme asnjehere vehten minoritet kur nuk jemi te tille, le te parashikojme te gjitha variantet e mundshme te çeshtjes shqiptare, e cila copa -copa te krijon idene e minoritetit, ndersa e tera bashke shfaqet siç eshte: Shumice demografike, kulturore dhe miqesore.
|||Lajme.Net|||
Krijoni Kontakt