E Premte, 09 Shtator 2005
Vetem dy dite pas votebesimit te qeverise se tij, Berisha fillon mandatin me pjesemarrjen ne Samitin Boteror te OKB-se, ku do te mblidhen, ne nivelin me te larte, 170 krere shtetesh dhe qeverish, nder te cilet dhe Bush, i cili organizon nje pritje private per te gjithe
Ernest Bunguri
Mandati i Qeverise Berisha pritet te filloje me kembe te mbare, te pakten per kreun e qeverise, i cili votebesohet sot, maksimumi neser, nga Kuvendi shqiptar. Fill pas marrjes se mandatit, Sali Berisha do te largohet jashte atdheut, jo me pushime, por per te marre pjese ne takimin e nivelit me te larte qe zhvillon Organizata e Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork. Me 14, deri me 16 shtator, Alfred Moisiu, Sali Berisha dhe Besnik Mustafaj, do te perfaqesojne keshtu Shqiperine ne takimin, qe mbledh per here te pare, plot 170 krere shtetesh dhe qeverish, nder te cilet, sigurisht ato me te rendesishmit, ne seline e OKB-se.
Pas samitit te Sarajeves ne vitin 1999, ku Mejdani, Majko dhe Milo ishin ne nje salle me Klintonin, ky eshte edhe takimi i dyte, jo i te njejtit nivel, ku tre drejtuesit me te rendesishem te diplomacise shqiptare, pritet te jene ne te njejte salle me Bushin. E rendesishme, pervec seriozitetit te pamohueshem te nje takimi te tille, edhe kur dihet se cfare shkakton per shqiptaret, qofte edhe nje foto e lidereve tane me Presidentin Amerikan.
I ftuar prej kohesh nga kjo organizate, kryesuesi i delegacionit, Presidenti i Republikes, deri para disa ditesh, nuk e kishte plotesuar akoma mire listen e anetareve te tjere te perfaqesuesve shqiptare, megjithese ne ftese perfshiheshin edhe Kryeministri dhe Ministri i Jashtem i vendit. Ky i fundit, Besnik Mustafaj, konfirmoi para dy-ditesh pjesemarrjen e tij ne kete samit te rendesishem, i shtyre dhe nga bindja e plote, qe qeveria e re dhe posti i tij, do te konfirmohen dhe votebesohen ne Kuvend, para dates se nisjes per ne Nju Jork. Nderkohe qe, Sali Berisha nuk kishte vendosur ende ne do te merrte pjese apo jo, deri dje, kur pjesemarrja e tij u konfirmua nga zyrtare te larte te Partise Demokratike.
Nga ana e Presidentit, para ketij konfirmimi, rezerva kryesore ishte, fillimisht vonesa dhe zvarritja e procesit zgjedhor, gje qe rrezikonte te linte vendin pa qeveri dhe kryeminister, deri ne kete date. E per te mos i bere qejfin askujt, ne menyre qe askujt te mos i mbetej hatri, fillimisht kishte vendosur te niset, si perfaqesuesi i te vetmit institucion shqiptar. Kjo duke pasur parasysh, qe votebesimi i vonshem i qeverise do te kishte bere qe ligjerisht, te ishte Fatos Nano kryeministri i vendit. Nderkohe qe para 14 shtatorit, kryeminister megjithe kabinet dhe mandate, konfirmohet vetem Berisha. Ky i fundit, se bashku me Mustafaj, gjate samitit shoqerojne Presidentin e Republikes, i cili ne rolin e kreut te delegacinit, eshte i vetmi nga te tre qe do te mbaje fjalen, duke perfaqesuar Shqiperine. Por takime te tilla, per kryeministrin e sapozgjedhur, jane nje shans i vertete per shtrengime duarsh dhe lidhje kontaktesh me krere shtetesh dhe qeverish, te cilet mblidhen se bashku ne sallonet, korridoret, dhe sallat e ndryshme te Selise se OKB-se ne Nju Jork. Sipas zyrtareve te PD-se, Moisiu dhe Berisha do te largohen nga samiti, ne perfundim te dy diteve te takimit te nivelit te larte. Nderkohe qe Besnik Mustafaj, ministri i jashtem i vendit, do te qendroje dhe perfaqesoje Shqiperine ne Asamblene e Pergjithshme, qe zgjat deri me 22 shtator.
Cfare synon samiti i OKB
Samiti Boteror 2005, qe mbahet me 14 deri me 16 shtator ne Seline e Organizates te Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, bashkon kesaj rradhe, ne nje rekord historik, 170 shefa shtetesh dhe qeverish nga i gjithe globi. Nje rast ky per te marre vendime ne fushat e zgjedhura nga Kofi Anan, Sekretari i Pergjithshem i organizates, dhe qe kane te bejne me zhvillimin, sigurine, te drejtat e njeriut, por edhe me reformen e vete Organizates te Kombeve te Bashkuara. "Samiti boteror do t'i ofroje vendeve te Botes, rastin e rralle per t'u bashkuar kunder kercenimeve te renda qe peshojne mbi te gjithe dhe qe kerkojne zgjidhje kolektive dhe energjike", nenvizon Kofi Anan, ne lidhje me kete takim te nivelit te larte. "Ky samit do te ofroje gjithashtu, rastin per ringjalljen e OKB-se, duke qene me nje fjale, rasti per t'u kapur, per te tere njerezine", fton Anan.
Bush, pritje private lidereve
Zyra e informacionit e Presidentit Amerikan, ne nje komunikate per shtyp te shperndare dje, ka konfirmuar, se Presidenti Xhorxh Bush do te marre pjese ne Samitin Boteror te OKB-se per kete vit. Pervec kesaj, nga komunikata mesohet se ky i fundit do te mbaje edhe nje pritje private per lideret e pranishem ne Nju Jork, ne pasditen e 13 shtatorit, nje dita para celjes se samitit. Ne kete te fundit, dhe ne pjesen e fjalimeve te nivelit te larte, Bush do te mbaje fjalen e tij, pikerisht pas hapjes se takimit te Asamblese te Pergjithshme. Njoftohet se Presidenti amerikan do te theksoje angazhimin e SHBA-ve ne nje axhende te zgjeruar nderkombetare, e cila lidhet me lirine, demokracine, tregetine dhe zhvillimin si dhe me sigurine
Krijoni Kontakt