Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    59
    Nena Tereze nuk eshte nje fenomen "politik"; eshte nje fenomen mistik qe e intereson nje grua katolike. Une, Arben, Alibaba, injejti, behari nuk mund ta kuptojme kete fenomene ne thelbin e tij sepse vime nga nje eksperience fetare tjeter. Me sume interes kam lexuar studimin e Antonit Berisha ne kete forumin: testamenti...Eshte i vestire, por me duket se ne flasim per nenen Tereze ne nje nivel te ndryshem, e katoliket nga kenveshtrimin e fese.

  2. #52
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    [QUOTE=ademmerovci;2057052]Kur ti shkruan keshtu per Nenen Tereze ti ofendon jo vetem katoliket por edhe shipetaret qe ndjehen te nderuar e te ndimuar nga nje grua e tille.
    Jo vetem per gjera konkrete qe motrat e saj bejne per shume shqiptare, por edhe per mesim qe na ka dhene per menyre per te cilen eshte me mire qe te shpenzohet jeta jone. Nese dikush te ofendon, ndoshta ti je shkaku, ti e meriton.





    O ademmerovci lexoje more burr edhe njehere kete shkrim tendin se me beri kurreshtare te dij se cka don te thuash me fjalin:
    ,,ofendon jo vetem katoliket por edhe shipetaret qe ndjehen te nderuar e te ndimuar nga nje grua e tille.''Po ti o zotri a din ta ndash fen nga kombi,qe thua keshtu?KATOLIKU-SHQIPTARI,Po mos hyn andej kah nuk ke dijeni,E sa per at qe nenen tende e shiqojn motrat e nderit te Nene terezes Po duhet dikush ta kqyr te shkreten pasi Ti nuk e kqyr!Kam shum respekt per Nene Terezen dhe fakt qe ajo meriton shum me teper se qe ne flasim pa marr parasysh se ciles fe i takon,por pa ofendinme! Respekt!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  3. #53
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Miti i “shkupjanes” Nënë Tereza


    Ahmet SELMANI

    Në një shkrim me titull “Heroinat më të mëdha të së kaluarës”, të botuar në revistën “Tea shema” (nr. 262, 16 tetor 2008, fq. 27), e cila del si shtojcë në tri gazeta të përditshme maqedonase (“Vest”, “Utrinski vesnik” dhe “Dnevnik”), paraqitja e kësaj figure bëhet në këtë mënyrë: “Nënë Tereza ka lindur në Shkup në një familje katolike me përkatësi kombëtare shqiptare, si Agnesa Gonxhe Bojaxhiu”. Ndoshta ky është rasti i parë që nga vetë maqedonasit të paraqitet në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë. Të gjithë ata maqedonas që e kanë lexuar, me siguri do të “habiten” me këtë fakt të papritur. Dhe mbase do të kenë të drejtë edhe të nervozohen dhe të pyesin përse i kanë gënjyer deri tani se Nënë Tereza është shkupjane dhe jo shqiptare
    Përnjëmend është e çuditshme sa energji harxhohet nga bashkëqytetarët tanë maqedonas në fshehjen e identitetit kombëtar të humanistes së madhe Nënë Terezës. Ka vite e vite që s’pushojnë duke folur e shkruar për shëmbëlltyrën e madhe të saj, por kurrën e kurrës nuk përmendet se cila është përkatësia etnike e saj. Megjithëse shumë herë janë përpjekur ta shtrembërojnë atë, në mungesë të argumenteve për vërtetuar identitetin që dëshirojnë ata, në fund kanë zgjedhur mënyrën e injorimit, thjesht duke e quajtur vetëm “shkupjane”. Veçanërisht e tillë është shoqata e quajtur “Shkupjania Tënë Tereza” e borizanit të njohur Martin Trençevskit i cili nuk pushon së shkruari libra dhe duke propaganduar në të gjitha format e mundshme përkatësinë “shkupjane” të Nënë Terezës.
    Ndonëse tani të gjithë e dimë që Nënë Tereza nuk jeton më, prapëseprapë mbas vetes ajo ka lënë gjurmë të pashlyera të cilat i kanë të njohura e gjithë bota. Por maqedonasve nuk u pëlqejnë ato. Natyrisht atyre nuk u mjaftojnë fjalët e saj gjatë marrjes së çmimit Nobël kur pat thënë: “Nga gjaku jam shqiptare, nga shtetësia indiane, sa i përket besimit jam katolike…”, madje as dy vjershat e saj “Lutje për popullin tim” dhe “Lutje për Shqipërinë time”, të cilat i shkroi para se të kalonte në përtejbotë. Deri më sot deklaratën e parë nuk e kanë botuar asnjëherë, sepse është e tmerrshme dhe fatale për ta. Po ashtu, edhe për sa u përket dy vjershave e saj, megjithëse libri është përkthyer e botuar edhe në maqedonisht, ato janë hequr prej tij dhe nuk i janë paraqitur lexuesit maqedonas.
    Edhe tani kur po mbushen pesë vjet nga lumturimi i Nënë Terezës, në Katedralen “Zemra e Krishtit” në Shkup është mbajtur një ceremoni kishtare, nën drejtimin e ipeshkvit të Beogradit, monsinjor Stanisllav Noçevarit dhe nga ipeshkvi i Shkupit, Kiro Stojanovit, askund nuk përmendet përkatësia e humanistes sonë.
    Mbase kjo është një gjë krejt e pritshme. Dhe as që mund të mendohet një gjë e tillë kur dihet se cilët e drejtojnë atë solemnitet. Vetë fakti se aty nuk morën pjesë klerikët katolikë nga Kosova e Shqipëria, dëshmon qartë se të gjitha rrugët për ta fshehur identitetin e Nënë Terezës janë të sigurta. Pra edhe kësaj radhe ajo mbeti me identitet “shkupjan”, pikërisht siç është planifikuar nga maqedonasit.
    Natyrisht, të vjen të qeshësh kur disa herë në shtypin maqedonas ajo paraqitet edhe si vllahe. Dhe si dëshmi merret fakti se ajo na paska jetuar në lagjen vllahe, prandaj sipas logjikës së tyre ajo assesi nuk mund të jetë shqiptare. Fundazi, atyre nuk u pengon të jetë çdo gjë tjetër, vetëm shqiptare jo.
    Mirëpo, edhe përkundër këtij fanatizmi kolektiv për ta fshehur përkatësinë kombëtare të saj, nganjëherë në mënyrë të padjallëzuar u shket goja dhe e thonë të vërtetën. Kështu, sado që kohëve të fundit flitet e shkruhet shumë për shëmbëlltyrën e saj, në një shkrim me titull “Heroinat më të mëdha të së kaluarës”, të botuar në revistën “Tea shema” (nr. 262, 16 tetor 2008, fq. 27), e cila del si shtojcë në tri gazeta të përditshme maqedonase (“Vest”, “Utrinski vesnik” dhe “Dnevnik”), paraqitja e kësaj figure bëhet në këtë mënyrë: “Nënë Tereza ka lindur në Shkup në një familje katolike me përkatësi kombëtare shqiptare, si Agnesa Gonxhe Bojaxhiu”.
    Ndoshta ky është rasti i parë që nga vetë maqedonasit të paraqitet në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë. Të gjithë ata maqedonas që e kanë lexuar, me siguri do të “habiten” me këtë fakt të papritur. Dhe mbase do të kenë të drejtë edhe të nervozohen dhe të pyesin përse i kanë gënjyer deri tani se Nënë Tereza është shkupjane dhe jo shqiptare. Në qoftë se nuk merret në përgjegjësi autori i rreshtave të publikuar, miti i përkatësisë “shkupjane” me siguri do të vazhdojë të rrënohet pak nga pak dhe e vërteta do t’i ushqejë edhe breznitë e maqedonasve, por në qoftë se ndodh e kundërta, që ky “lëshim” i pafalshëm të ndëshkohet, atëherë miti i “shkupjanes” do të bëhet edhe më i egër se deri tani.

    http://www.lajmpress.com/?faqe=shfaqlajm&id=2973
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    nana tereze krenaria e Kombit shqiptarë!
    Shqiptarët duhet derfinitivishtë të flakin githë besimet e Kotit dhe të deklarohen kolektivishtë që besojnë vetëm në Predikimet e Nënës Tereze!

  5. #55
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Nene Tereza ne moshe te re





    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 30-12-2008 më 10:27
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Nëna Tereze ishte dhe është shenjtorja e vetme e dërguar nga perendia: ajo nuk predikojë asgjë me dhunë dhe nuk përhapi asgjë nëpërmjet shpatës por çdo gjë e bëri me dashuri, mirësi dhe me porosi nga Zoti!
    Nëna Tereze nuk bëri vrasje dhe dhunime apo prerje kokash me shpatë si një cub dhe plaçkites i mekkes duke bërë krimet nga medina Por Nëna tereze i ushqejë, i sheroj dhe u gjeti strehim të vobekteve të sëmurëve me porosi të vet Zotit!
    Zoti duke parë prediues mashtrues e dërgoj Nënën tereze në boten që kishte krijuar ai vet që të shpëtonte njerzimin!
    Bota për një kohë shpetojë falë Nënës Tereze!
    Për këtë arsye duhet të hapet religjioni më i miri dhe më i drejti që na e dërgojë Perendia atë që predikonte Nëna Tereze!
    Ajo nuk fallsifikojë as tevrat, as Bibel dhe as Kuran por ajo u bë vet shenjteresh dhe fjalë e shenjtë nepermjet vepres së saj dhe predikimeve që bënte ajo!

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Me e keqja eshte se ka shqiptar qe do t'ia falnin Maqedonise me gjith qejf vetem se ishte murgeshe katolike....

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    355

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    355

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Mijera pilgrim nga e mbare bota jane mbledhur ne Ceremonine e Lumturimit te Nenes Tereze ne Vatikan.Ceremonija ishte mbajtur nen perkujdesjen e Papa Gjon Palit te II-te.
    AFP PHOTO POOL VINCENZO PINTO

    Nga ceremonia e Shenjterimit te Nene Terezes ne Vatikan.
    Nga e majta ne te djathte Ibrahim Rugova,ish kryetari polak Lech Walesa,artistja frenge Clotilde Courau dhe bashkeshorti i saj Princ Emmanuelle Filiberto Di Savioa.
    Ceremonija e Shenjterimit eshte mbajtur ne sheshin Shen Pjetri ne Vatikan me 19 tetor 2003.Mijera pilgrim u mblodhen ne Vatikan pikerisht 6 vite pas vdekjes se Shenjterise se saj ne Vatikan,per te nderuar shenjteruar vepren e te madhes Nene Tereza.

    AFP PHOTO PATRICK HERTZOG

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  2. Artistët shqiptarë kundër “grabitjes” së Nënës Terezë
    Nga Selami2006 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 18:18
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Nena Tereze ne letersine e sotme shqipe
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:17
  5. Fundi I Nje Endrre Shqiptare
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2005, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •