Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2006
    Postime
    15

    A Është Jezusi Zot ? Bibla Thotë “jo”

    A ËSHTË JEZUSI ZOT ? BIBLA THOTË “JO”


    Senad Maku (Makoviq)


    Një ndër problemet më kontradiktore në historinë njerëzore është çështja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtësisht hyjnor apo krejtësisht njeri?
    Polemika rreth personalitetit të Jezu Krishtit është ndryshimi më i madh ndërmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban të veçuar pasuesit e këtyre dy besimeve. Muslimanët shohin tek Jezu Krishti një profet të madh të Zotit, e duan dhe e rrespektojnë aq sa duan dhe rrespektojnë Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe të tjerët para tyre (paqa e Zotit qoftë mbi ta).
    Të krishterët nga ana tjetër e quajnë Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnë si të tillë, një koncept ky që muslimanët nuk mund ta pranojnë.
    Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta e tregon qartë se Jezusi nuk është Zot por njeri dhe i dërguar i Zotit xh.sh.
    Pa humbur kohë do të theksojmë argumentet nga vet Bibla të cilat tregojnë dhe aludojnë qartazi që Jezusi nuk është Zot. Nga filimi deri në fund, Ungjijtë tregojnë qartë se Jezusi është krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.
    Le të bëjmë një krahasim në mes Zotit dhe Jezusit:

    1. Zoti është i pavdekshëm.
    Bibla tregon një nga cilësit e Zotit, e cila është pafillimësia dhe pavdekshmëria ku thotë: “ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund”. (Psalmi 102:27)

    Kurse Jezusi vdiq.
    Bibla thotë: “Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma”. (Luka 23:46) “por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën”. (Marku 15:37)

    2. Zoti është i Gjithdijshëm.
    Bibla thotë: “Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni”. (Mateu 6:8) “Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t'i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura. Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë”. (Isaia 42:8-9)

    Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithdijshëm.
    Jezusin kur e pyëtën për ditën e fundit ai u përgjigjë: ''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati”. (Marku 13:32 poashtu shih: Mateu 24:36) Poashtu padituria e tij ceket edhe në këtë citat tjetër biblik ku tregon se: “Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve”. (Marku 11:13)

    3. Zoti është i Plotfuqishëm.
    Bibla e tregon Zotin si Zot të Plotfuqishëm: “Unë jam Perëndia i plotfuqishëm…”. (Zanafilla 17:1) “… Perëndi i plotfuqishëm”. (Ekzodi 6:3)

    Jezusi ishte i pafuqishëm.
    Por Jezusi tregohet i pafuqishëm: “Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime”. (Gjoni 5:30) “Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta, duke thënë: “O Krisht, profetizo! Kush të ra?”. (Mateu 26:67-68) “Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t'i dhënë force”. (Lluka 22:43) Për më tepër , Jezusi nuk u ringjall vetë nga të vdekurit, por ishte Perëndia ai që e ringjalli, citoj: “Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!” (Veprat e Apostujve 2:32). Këtu tregohet se kush është Perëndia i vërtetë. po të ishte Jezusi Zot, a nuk ka mundur që ta ringjall vehten??!! .

    4. Zoti nuk lodhet dhe nuk flen.
    Bibla thotë: “Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme”. (Isaia 40:28) “Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle“. (Psalmi 121:4)

    Por Jezusi ishte lodhur, por edhe ka fjetur sikur edhe ne.
    Bibla thotë: „Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë posit“. (Gjoni 4:6) “Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte”. (Mateu 8:24) “Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk”. (Marku 4:38)

    5. Zoti nuk mund të shihet.
    Bibla aludon qartë se Zoti nuk mund të shihet dhe që kërkush nuk e ka parë: “Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë". (Ekzodi 33:20) “Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij…”. (Gjoni 5:37) “Askush s'e pa Perëndinë kurrë…”. (Gjoni 1:18) “Askush s'e ka parë ndonjëherë Perëndinë”. (1 Gjonit 4:12)

    Jezusi jetoj në mesin e njerëzve
    Kurse Jezusin e kanë parë dhe ka qendruar në mesin e njerëzve, ka pas familje, ka qen i dërguar i Zotit, etj., ku bibla vetë tregon për këtë: “A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?”. (Mateu 13:55) “Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë”. (Gjoni 6:14) “Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19) Kurse te 1 Gjoni 1:1 thekson që njerëzit e panë Jezusin dhe e prekën atë.

    6. Zoti nuk është njeri dhe nuk jeton në tokë.
    Bibla thotë: “Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet”. (Numrat 23:19) “Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë”. (Jobi 9:32) “Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!”. (1 Mbretërve 8:27)

    Jezusi ka qenë njeri, bir i njeriut dhe ka jetuar në Nazaret.
    Bibla thotë: ''Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!''. (Luka 23:47) “Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi…”. (Mateu 11:19) “Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: ''Biri i njeriut do t'u dorëzohet në duart e njerëzve”. (Mateu 17:22) “dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ''Ai do të quhet Nazareas”. (Mateu 2:23) “Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19)

    7. Zotit i takon adhurimi.
    Bibla thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht”. (Mateu 6:6)

    Jezusi nuk adhurohet.
    Kurse Jezusin nuk e kanë adhuruar, Jezusi ka urdhëruar që të adhurohet vetëm Perëndia, sepse edhe ai e ka bërë një gjë të tillë: “ndërsa po lutej, qielli u hap”, “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej në vetmi”, “dhe ra në gjunj dhe lutej”, “shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej” (Mateu 26:39) Nëse Jezusi është Zot. A i lutet Zoti Zotit ??!!
    Poashtu dishepujt kërkuan nga Jezusi si të luteshin, por ai ju tregoj si të luten jo atij, por Perëndisë, ku thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Dhe ai u tha: ''Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë. Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme. Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu”. (Luka 11:2,4)

    8. Zoti nuk tundohet nga e keqja.
    Bibla thotë: „Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri“. (Jakobi 1:13)

    Jezusin e ka tunduar djalli.
    Bibla thotë: „Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte“. (Mateu 4:1) „dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai“. (Marku 1:13)

    Jezusi ia mohoi vetes mundësinë dhe dëshiren, në bibel tregohet: „Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka. Dhe ai i tha: ''Çfarë do?''. Ajo u përgjigj: ''Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde''. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ''Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ''Po, mundemi''. Atëherë ai u tha atyre: ''Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im''. (Mateu 20:20-23) “…por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar”. (Gjoni 14:31) “Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur”. (Marku 7:24) Sikur Jezusi të ishte nga origjina e babait, pra Zot sic pretendojnë ata, atëher ai duhet të jetë njësoj si Ati në dëshirë dhe mundësi.
    Këto ishin disa krahasime në mes Zotit dhe Jezusit. Pra, nga këto citate që cekëm, logjikoni vet me arsyen tuaj, a mund të jetë Jezusi Zot?
    Poashtu kemi edhe citate tjera biblike ku tregojn se Jezusi nuk është Zot, dhe që vet Jezusi me fjalët e tij e tregon:

    a) „Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar. Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë“. (Gjoni 5:30,31)
    b) „Ati është më i madh se unë”. (Gjoni 14:28)
    c) “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar”. (Gjoni 13:16)
    d) “Jezusi i tha: ''Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''. (Gjoni 20:17)
    e) “Dhe kur t'i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t'i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë”. (1 Korintasve 15:28)
    f) „Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të tij, siç edhe vet e dini“. (Veprat e apostujve 2:22)
    g) „Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: ''Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë“. (Zbulesa 19:10)
    h) “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar”. (Gjoni 17:3)

    Ka edhe me djetra dhjetra citate biblike që e hjedhin poshtë hyjninë e Jezusit. Vërtet nuk dojnë koment këto citate.
    Në të vërtetë para 2000 vjetëve Jezusi profetizoi se njerzit do ta adhuronin më kot dhe do ta besonin në doktrina të krijuara nga njerëzit dhe jo nga Perëndia:
    “Por në padobi ata më adhurojnë mua, duke mësuar urdhëresa të shpikura nga njerëzit”. (Mateu 15:9) poashtu tha: “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë njerëz të lirë”. (Gjoni 8:32)

    http://www.geocities.com/bibladhekurani/biblajo

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    A ËSHTË JEZUSI ZOT ?

    Pergjigjja: Zoti mund te behej Njeri per te njejten arsye qe Jezusi te mund te kryente mrekulli dhe qe Hyji mund ta krijonte universin nga asgjeja: domethene, qe Hyji mund te beje si t'i pelqeje Atij. Çdo gje qe nuk eshte kunder karakterit te Hyji, dhe qe mund te behet, Hyji mund ta beje. "Me Zotin çdo gje eshte e mundur" (Mateu 19,26).

    Vite me pare para se Zoti te vinte si Jezusi i Nazaretit, Ai lajmeroi ardhjen e Tij (profecite e Beselidhjes se Vjeter). Me pas, kur Ai erdhi, Ai na tregoi saktesisht se cili ishte Ai. Per shembull, "Perpara se Abrahami te lindte, une jam" (Gjoni 8,58), "Ati dhe Une jemi nje" (Gjoni 10,31), dhe "Kush me ka pare Mua, ka pare Atin" (Gjoni 14,9). Per ta qartesuar kete çeshtje, Jezusi kreu mrekullite qe asnje qenie tjeter njerezore nuk i ka kryer, pika kulmore e te cilave arriti me ringjalljen e Tij nga te vdekurit.

    Ne mund te mendojme per Jezusin si Zoti i padukshem qe mori forme te dukshme. Ai e beri kete me qellim qe te komunikonte dashurine e Tij per ne, per te na treguar rrugen drejt Tij dhe menyren per te bere gjera per Perendine, dhe ne fund per te hapur rrugen drejt Tij. Jezusi e beri kete duke lejuar te denohej me vdekje, te kryqezohej, per faljen e mekateve tona. Bibla thote se, ne Jezusin, Zoti, "e zbrazi veten e tij, duke marre trajte sherbetori, e u be i ngjashem me njerezit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e peruli vetveten duke u bere i bindur deri ne vdekje, deri ne vdekje te kryqit" (Filipianeve 2,7-8).

    Ne Jezusin, Zoti i jashtezakonshem u be "i zakonshem", ne menyre qe Ai te mund te vdiste ne vendin tone, si nje ure per ne drejt Tij, Perendise. Si vijon gjenden disa menyra se si Bibla e shpjegon Zotin...

    Ne fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte ne Hyjin e Fjala ishte Hyj... E Fjala u be njeri e banoi nder ne. (Gjoni 1,1.14)

    Ai [Jezu Krishti] eshte shembellimi i Hyjit te padukshem. (Kolosianeve 1,15)

    Ne Krishtin banon truperisht e gjithe plotesia e hyjnise. (Kolosianeve 2,9)

    Biri eshte shkelqimi i lavdise se Hyjit, dhe vula e qenies se tij. (Hebrenjve 1,3)



    NoName

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2010
    Postime
    13
    i nderuara anëtari anti hipokrisi, disaher të kam lajmruar ne privat se nuk të lejohet të shkruajsh ne komunitetin katolik. Per këtë të kam dhënë edhe verejtje paralajmruese, mirpor ti ende ashtu vazhdon sikurse mos te kishte ndodhur asgjë.

    Asnjë shkrim nuk te lejohet ne komunitetin katolik. Te gjitha do te fshihen. Rrespektoje rregulloren e forumit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 06-05-2010 më 05:35

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Te dashur vellezer myslimane,

    Ju kisha lutur nga shpirti qe shkrime te tilla t'i bartni ne nendege te tjera te ketij forumi. Cojini te toleranca fetare, nese doni, por jo ketu. Ketu kuvendojne katoliket. Njesoj sic nuk doni qe t'ju vijme ne shtepi e t'ju flasim kunder asaj cka ju besoni, te njejten gje e kerkojme edhe ne. Pra, respektin qe e kerkoni, edhe duhet ta jepni. Keshtu meson edhe Zoti.

    Pastaj, aq shume eshte debatuar mbi kete teme, saqe perseritja e saj vec cka e ben bajat diskutimin. Ka sa te duash tema te tilla; mjafton vec t'i fusni shkrimet atje ku e kane vendin.

    Tash, ja ju, ja moderatori le ta zhvendose temen atje ku i ka hije.

    Paqja me ne!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Jam i bindur se ua kam dhënë një përgjigje shumë të qartë këtyre mendimeve në dy tema:
    Iniciacioni i krishtere, pjesa e dytë,
    dhe Jezu Krishti është Zot (Ro, 10,9).

    Disa myslymanet që shkruajnë në forumin disa herë kanë kopiuar këtë temë nga website Bibla dhe Kurani.
    Atje përmblidhen shkrimet të marrë nga ekzegjeza racionaliste e Biblës, që, pas zbulimeve arkeologjike,
    pas arritjeve të shkenzës ekzegjetike moderne
    dhe kritikës tekstuale, historike dhe letrare së Biblës,
    sot rizultojnë qesharake.
    BIBLA THOTË 1000 HERË SE JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT (Ne të krishterë e besojmë këtë),
    NË KURANIN, DIKUSH 600 VJET MË VONË KA SHKRUAR NDRYSHË. KENI TË DREJTËN T'IA BESONI kURANIT!
    NUK ËSHTË E NDERSHME PËR JU TË THONI SE BIBLA THOTË SE JEZU KRISHTI NUK ËSHTË ZOT.
    NËSE E THONI DHE E POHONI, KJO DO MË THOTË VETËM SE NUK DINI TË LEXONI!

    Më mirë që të mbillet kjo temë. Vazhdimi i saj nuk është i ndershëm për ata që e kanë hapur.

    Me nderime.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 05-05-2010 më 04:17

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Senadi uk dhe miq të tij, mirë keni bërë që nuk keni vashduar ...
    Por unë e kam një përgjigje për ju...

    Senadi ul, shumë herë kam lexuar këtë shkrik në forumin shqiptar...nuk kam nevojë për shumë fjalë për të përsëritua se nuk ka asnjë vlerë: këtu arsyetohet sipas një logjike të përjashtimit (aut...aut; ose...ose). Ne preferojmë të arsyetojmë sipas një logjike të bashkimit; et...et; e...e: qoftë...qoftë; pagëzoni në emër të Atit, e të Birit, dhe të Shpirtit shenjt; Jezu Krishti njëkohësisht Zoti dhe njeri.

    Ti ke shkruar: Zoti është i pavdeshshë... i gjithdijshëm...i plotëfuqishëm...etj, Jezusi jo, dhe je duke folur për Jezusin si ai zbulohet nga Bibla, sipas eksperiencës së të krishtereve të parë.
    Ke harruar të marresh në konsideratë të gjitha fjalitë në të cilët, duke pohuar besimin e vet në hyjninë e Krishtit, Besëlidhja e re pohon për Krishtin gjithçka në Biblën pohohet për Hyjin,
    dmth se edhe Jezu Krishti si Zot ëeshtë i pavdekshëm, i gjithdijshëm i plotfuqishëm...etj.
    Studio: Jezu Krishti është Zot (Rom10,9)
    Pjesa e dytë të temës Iniciacioni i krishterë
    dhe Jezu Krishti është Zot...nga katekizmi i kishës katolike.

    Me nderime.

    Torrkerry

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Anti hipokrisi, me të vërtetë je një njeri që meriton respkt dhe nder, sepse je në kërkim. Me vjen keq sepse ti kërkon në vendet e gabuara.

    Më dëgjo më parë: Kur e dashura jote të shkruan një letër apo një E.mail më fjalët misterioze por plot dashuri, ti e kupton këtë dhe e lexon dhe e mediton 1000 herë për të arritur ta kuptosh mesaxhin.
    Nëse ajo letër me fjalët misterioze arrin në duart e mia, unë që nuk e dua farë atë vajzë, mendoj se ajo është e marrë dhe e gris letrën.
    Unë e dua Biblën, e shqyrtoj me dashuri çdo ditë, lutem me të, me shumë kuriozitet lexoj gjithçka ëeshtë e mundshme për ta kuptuar e ta njoh më mirë.
    Për shembull tani kam dëgjuar që disa pjesat e BR kuptohen më mirë nëse pranohet se nën tekstin grek, njihet në përkthim nga gjuha aramaike...për të kuptuar më mirë studioj Carmignac, Vanohje, ekzegjetët e shkollës së Madridit...studioj gjuhën aramaike...E bëj këtë punë sepse e dua Biblën...për këtë e kuptoj gjithmonë më shumë...
    Ti, dhe disa tjerët që shkruani këtu e urreni Biblën...thoni se është një libër i shejntë edhe për ju, por keni ndjenja jo pozitive ndaj sai e për këtë nuk e kuptoni, e ngatërroni, merrni vetëm atë që ju konvenon...Kjo nuk është korrekt! E dini se Kurani, që ka qenë shkruar 600 vjet pas Biblës, nuk e citon në mënyrë korrekte atë, dhe thoni se të krishterë e kanë nderruar Biblën...E dini se ekzistojnë botime kritike të Biblës që e kanë dhënë tekstin e saj saktësisht siç ai kishte dalë nga duart e autoreve së saj...por ju vazhdoni të thoni se Bibla është korruptuar...sepse 600 vjet përpara Kuranit autoret e saj nuk kishin parashikuar se një tjetër
    do të kishte pasur mendimet e tjera...

    Me nderime.

    Torrkerry

Tema të Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  3. Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 11:58
  4. Njerëzorja e Jezu Krishtit (Isau a.s.)
    Nga Senadi_ul në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 17:06
  5. Gjithçka mbi Jezu Krishtin Zot
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 06:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •