Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 60
  1. #11
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Vazhdim
    Nëna Tereze - “shejtëresha” e ditëve tona


    Kush është Nëna Tereze?

    Në shumë raste kur flasim mbi Nënën tonë të madhe; shumë her kam vërejtur se si e vlersojmë si një bamirëse e shushatur dhe plakë! jo, asesi ne nuk mund të mendojmë ashtu për të.

    Nënë Tereza ishte gruaja më e njohur e planetit. Një grua e shkolluar dhe absolutikisht nuk duhet menduar si një bamirëse e shushatur dhe plakë. Ajo iu përkushtua njeriut në emër të Zotit, që kur ishte e re, e bukur dhe pa asnjë cen. Nëna Terze pos asajë që ishte përkushtuar Zotit; ishte tëjet e talentuar, e sjellshme, e kujdesshme, e gatshme për t’u ndihmuar të gjithve. Kishte prirje dhe aftësi të ndryshem: Për muzikë; këndonte për mrekulli dhe I binte mire mandolins; për poezi; ka shkruar shumë poezi dhe uratë gjatë tër jetës; për mësim; ishte gjithmonë nxënsja më e mire në klasë, në mësim, në sjellje; për teater; merrte pjesë në teatrin e Shkupit dhe atë të famullisë…. Por, vecmas kishte prirje për lutje, për jetën shpirtërore dhe për bamirësi.

    Për Nënën Terezë janë shkruar shumë libra, biografët dhe njohsit e jetës së saj thonë se ajo s’ka lexuar asnjë libër të shkruar për të. Kur dikush ia jepte apo lexonte, ajo u thoshte; “Duhen këto për t’i shërbyer më pas njerëzve, të varfërve”!

    Mbi të gjitha; për Nënën Terze ishte Dashuria. Ajo ishte luftëtare dhe e vendosur në luftën e saj kundër mosdashurisë në këtë botë, ajo nu ishte trimi ballënaltë, plot muskuj dhe armë në mes të fushëbetejës dhe betejave të kësaj bote, por një femër e përulur, e dobët dhe e vobektë në fushëpaqe. Në fjalën e saj të rastit të akordimit të Çmimit Nobel del në shesh se çfarë arme kishte Nanë Tereza. Në fjalimin në fjalë; ajo e përdor fjalën "love" (dashuri, me i dashur të tjerët) jo dhjetë-her, as njëzet dhe as tridhjetëherë, por - "shtatëdhjet e shtat herë".

    Armët e kësaj luftëtarje për paqe dhe dashuri; ishte besimi i saj, mburoja e saj ishte disiplina e përditshme, besimi dhe lutja e përditshme dhe e adhurimit të Zotit. Trimëia e Nënës qëndronte në përkushtimin e vazhdueshëm e të pakusht. Ajo kishte forcë të jashtëzakonshme për shkak se ishte lirue nga egoja, egoizmi, fama dhe dëshira për sundim dhe për shkak se jetën, nevojat e dëshirat i vuri në duart e Jezus Krishtit. Përcaktimi i Nanës Tereze për të shërbyer ("po të dhurohem krejtësisht për çdo shërbim tënd o Zot") ka një themel biblik; lirisht mund të themi se "sikurse edhe Biri i njeriut, që nuk erdhi për të qenë i shërbyer, por për të shërbyer", ashu edhe Gonxhja shqiptare erdhi për të shërbyer plotësisht dhe përfundoj misionin e vet të shenjtë.

    Nënë Tereze jepte ndihmë, lehtësim, dashuri skamnorëve të uritur, të sëmuarë, të shkretë e të përvuejtun - edhe të harruar. Me punën e saj të vetmohimit të pakusht, ajo i prekte zemrat e njerëzve me miliona dhe ndërgjegjen e tyre për mjerimet në këtë botë. Ajo i ngacmojke zemrat e pushtetarëvet të kësaj bote. E vetmja pasuri e saj ishte dashria e Zotit në të cilën ajo e dinte vetveten të prehnueme, at dashuri ajo e shprehte ndaj njeriut. "Kapitali" i saj ishte varfëria e plotë, për të cilën i detyronte dhe motrat e urdhërit. Vobeksia e saj radikale - një misionare e dashurisë për t'afërmin posedon; një petk "sari", një palë sandalesh, nji kryq dhe një rruzare.

    Ajo që të bije në sy te kjo Gonxhe ishte; universali, kultura e dashurisë për të afërmin, e rritun nga dashuria e patundshme për Zotin. Kjo Gonxhe shtatvogël kishte zemër jashtëzakonisht të madhe e të gjerë për të varfërit, të sëmuarët, për jetimat, të shkretët të lanun në rrugë, lypsit, për të dëbuarit. Përkushtimi i saj për të gjithë ata të cilët shumë her kemi zakon mos me i pa, pra ajo na mëson se si na sot se si me kapërcy ngushtësinë e të menduerit e të ndjenjës mbrenda kufizimeve kategorishë shoqëore, kombëtare, etnike, raciale, fetare, konfesionale. Për Nënë Terezën ishte njëlloj të ishte njeriu i krishter, mysliman, hinduist, budist a diç tjetër, me randësi ishte për të vetëm e vetëm nëse njeriut i duhej ndihma, përkujdesja, ajo menjëher shfaqke dashurin e saj.

    Nanë Tereza e merrte seriozisht urdhërin e Jezusit Krisht, e merrte po aq radikalisht sa e kishte pasë vet Jezui; "Po ju jap një urdhër të ri; Duani njëri-tjetrin"! Pra po aq radikal ajo e sendërtonte urdhërimin e Zotit tonë, gjithashtu simbas fjalevet të Jezus Krishtit; "Sepse pata uri e më dhatë të ha, pata etje e më dhatë të pi, isha shtegtar e më përbujtët". Me këtë, ajo ju pergjigjke porosisë qendrore të besimit të krishterë. Jeta dhe veprat e saj të duken si ilustrim i fjalëve të Sh. Palit apostull; "vlen ... feja që vepron me dashuri."



    Ja kush është pra Nëna Tereze:

    Nënë Tereza nuk është thjesht një motiv mediatik. Nënë Tereza është substanca e qenies sonë. Përtej mediatikes pyetja shtrohet: Çfarë bëjmë ne realisht për Nënë Terezën? Unë bëj pyetjen akoma më të pashmangshme; a e ndjekim ne shqiptarët shëmbëlltyrën e Nënë Terezës? Sa është e pranueshme në jetën shqiptare thelbi i Nënë Terezës, që është humanizmi? Jeta e Nënë Terezës nuk mund të mbyllet si kapakët e një libri. Jeta e Nënë Terezës është përherë e hapur. Në qoftë se Nënë Tereza u përpoq për të varfrit dhe të braktisurit; por ne çfarë po bëjm me të varfrit dhe jetimët? A perkujdesemi ne për lypësit nepër rrugë? A kujdesëmi ne për familjet e deshmorëve dhe invalidët? Nëse ne shqiptarët nuk bëjm asgjë për të varfrit dhe të sëmuarit, atëherë pse duhet ta nderojë Nënë Terezën? Nëse intelektualët dhe elita kulturore e politike nuk kanë një veprimtari humaniste të vërtetë, nuk sakrifikojnë për humanizmin dhe në emër të tij, atëherë pse e vlerësojnë formalisht Nënë Terezën? Nëse sot ka emra institucionesh, sheshesh, rrugësh, madje dhe statuja për Nënë Terezën, kush mund të thotë se shqiptarët e njohin ose përpiqen që ta njohin jetën dhe veprimtarinë e vërtetë të saj? Nënë Tereza duhej të futej në programin e shkollave të mesme si një emër i madh i edukimit të shqiptarëve. Nëse në çdo përvjetor do të bënim vetëm disa shkrime, do të hidhnim disa fishekzjarrë mediatikë, a mund të kemi me vetëdije mendimin, apo idenë se është e vetëmjaftueshme kjo situatë dhe me kaq e kemi nderuar Nënë Terezën? Nderimi formal nuk është nderimi i vërtetë. Vepra e Nënë Terezës nuk është formale. Ajo është substanciale. Nënë Tereza punoi dhe sakrifikoi për një problem tragjik dhe ende të pazgjidhshëm të njerëzimit: rikthimi tek humanizmi dhe mbrojtja e të varfërve, e të braktisurve, e të sëmurëve, e të harruarve. Askush në këtë botë, pas Jezu Krishtit, nuk e ka bërë këtë gjë si Nënë Tereza.


    "Shqiptarja me zemër të madhe. Identiteti i femrës shqiptare që frymëzon mbarë njerëzimin. Humanistja shqiptare. Nobelistja e madhe".

    Emri i plotë: Gonxhe Bojaxhiu (Anjeza) - Nënë Tereza.
    Emri i lindjes: Gonxhe Bojaxhiu.
    Datë lindja: 27 gusht 1910.
    Vendlindja: Shkup.
    Gjinia: Femër.
    Anjeza: Emri që mori në moshën 18 vjeçe kur u bë murgeshë.
    Nënë Tereza: U quajt kur themeloi Urdhërin "Misionaret e Dashurisë".
    Punët e
    rëndësishme:
    shërbeu për popullin gjithë jetën e saj.
    Data e vdekjes: 5 shtator 1997.
    Vend vdekja: Kalkuta, Indi.
    Lumturimi: I Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Terezës është bërë më 19 tetor 2003.




    toni77

    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-08-2008 më 19:37

  2. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Vazhdim
    Nëna Tereze - “shejtëresha” e ditëve tona


    Ç`është kjo dhimbje si kala
    Njerëzit pa shpresë janë tue qa
    Nëna Tereze është nda
    Zemra e madhe nuk rrafë ma

    Bijë shqiptare zëmerë gjanë
    Njoftë në botë anë e mbanë
    Për mesazhe që ka dhanë
    e gjithë njerzia e ka thirrë nanë.


    Nanë e dashur, nanë pajtore
    Nanë e shëjtë, nanë botnore
    Nëpër shekuj po lëshon rreze
    Nënë e jona, Nanë Tereze.


    Nga Kalkuta e Indisë
    misionarja e bamirësisë
    Thirrje e shejtë më dhimbje e lot
    Më këthye ftyrë prej t`madhit Zot

    Bëhet ndihmë ku është mjerimi
    Bëhet shpresë ku është deshprimi
    Bëhet nanë ku kjanë jetimi
    Shejtë i gjallë i thotë njerzimi.


    Nanë e dashur, nanë pajtore
    Nanë e shëjtë, nanë botnore
    Nëpër shekuj po lëshon rreze
    Nënë e jona, Nanë Tereze.



    Shpirti i sajë atje N`Kalkut
    T`madhit Zot rrinë tue ju lutë
    Për mbarë boten më falë shpresë
    Më falë paqë ku ka n`gatrresë

    Vepra e sajë e thrret njerzimin
    mos t'lejojna askund mjerimin
    Dhe tanë botës za i lëshonë
    me jetue më devocion.


    Nanë e dashur, nanë pajtore
    Nanë e shëjtë, nanë botnore
    Nëpër shekuj po lëshon rreze
    Nanë e jona, Nanë Tereze.



    N`shqiptari është le e rritë
    Thrret pajtim, paqë edhe dritë
    Vepra e sajë e gjall do të mbetet
    Shejtrit jo as kurr nuk vdesin


    Rreth e rreth engjujt t`këndojnë
    Nëna Tereze, o Nëna e jonë
    Qielli e toka ta ruajnë emrin
    Tash të Zoti n`parajsë ke vendin.


    Nanë e dashur, nanë pajtore
    Nanë e shëjtë, nanë botnore
    Nëpër shekuj po lëshon rreze
    Nanë e jona, Nanë Tereze.



    toni77


    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-08-2008 më 19:38

  3. #13
    Respekti Mbi Të Gjitha! Maska e [E-TROPOJANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Tropojë
    Postime
    113
    Nënë Tereza,është shënjtore e gjithë shqiptarëve kudo që ndodhën.
    _______________________________________________

    JeTa EshTe E BuKuR.....JeToJe..!

    JaM TrOpOjAn.....DeMoKrAt i FlAkTe..!

  4. #14
    Perjashtuar Maska e ||xXx||
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    Mes Ferrit Dhe Parajses
    Postime
    359
    Per endimin tim Nene Tereza eshte nder i kombit tone sepse beri te ditur per mire emrin e Shqiperise dhe te Shqipetareve ne te gjithe boten

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e betelgez
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Vendndodhja
    ORION
    Postime
    11
    Ketu keshtu eshte shkruar.Sdi sa eshte e vertet?

    www.imninalu.net/famousgypsies.htm#Nobel

  6. #16
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Vazhdim

    "Unë mendoj se populli dhe Kisha shqiptare është duke kaluar të Premten e Madhe"

    Të zgjedhura nga; "Dashuria do ta shpëtojë botën" Nëna Tereze (1910 - 1997) Dr. Don Lush Gjergji.


    ...Nënën tonë Tereze e qiti në dritë e rriti frymëzoi dhe shenjtëroi vuajtja shumëshekullore e popullit dhe Kishës sonë iliro-shqiptare dymijëvjeçare, e ushqeu feja dhe dashuria e krishterë duke e lartësuar mbi të gjithë që të jetë e të gjithëve dhe për të gjithë. Për këtë edhe e quajta Nëna e botës së mjeruar. Dashuria në veprim.Protagonistja e Zotit dhe njeriut. Shpresa e botës më të mirë, Nëna e botës...



    Vuajtjet

    Vuajtja dhe vetmia e plotë, dramatike, nën qiellin e Kalkutës, kur doli prej Motrave të Loretos, në lagjet më të mjera Tigjil dhe Monotigjil, në rrezik ta vrasin si evropiane të bardhe dhe spiune angleze, u bë për të sfidë jete. Atëherë nga zemra e madhe dhe virgjërore, fe dhe dashuriplote, lindi kjo uratë e mrekullueshme: "O ZOT, MË JEP SË PAKU FUQI TË MBES DHE TË VDES NË MESIN E TYRE PËR T'UA DËSHMUAR DASHURINË TËNDE".



    Ja vetëm disa porosi - thesare nga jeta dhe përvoja e Nënës Tereze mbi vuajtjen:

    "Vuajtja është e madhe por edhe më e madhe është dashuria". "Kam vuajtur shumë kur jamë ndarë prej familjes sime, kur u nisa për motër misionare në
    Indi. Por kam vuajtur edhe më shumë kur u ndava prej "Motrave të Loretos". Ishte kjo "thirrja në thirrje", zëri i Zotit, një urdhër i qartë...".
    "Vuajtja vetvetiu s'është asgjë mirëpo vuajtja si pjesëmarrje në vuajtjen e Krishtit, është një dhuratë e mrekullueshme, dhuratë më e bukur: një dhuratë dhe një dëshmi dashurie...".




    "Zemra ka uri për bukë, për dashuri, mirësi, jetë, kujdes. Kjo është varfëria më e mdhe që e mundon njerëzimin".

    "Po mos ta pashin motrat tona fytyrën e Jezu Krishtit në njerëzit e mjerë, puna e tillë do t'ishte e pamundshme. Ne dëshirojmë t'i vetëdijësojmë të mjerët se ka njerëz që vërtet i duan ata, edhe më tepër, Zoti i do ata pa masë... Ata janë për ne Jezu Krishti në trajtën e njeriut nevojtarë për ndihmë, dashuri dhe shërbim".
    "Unë e shoh Jezusin në çdo person, sidomos në të varfër ndër më të varfër".




    "S'mund të shkojmë pas Krishtit pa pranimin e kryqit"

    Krishti është i pandashëm prej kryqit... Sot bota është Kalvarja e hapur... Vuajtja s'është dënim. Jezusi nuk dënon askend. Mundimi është shenjë se edhe ne iu kemi afruar dukshëm Jezu Krishtit në kryq..."
    "Vuajtja jonë, e bashkuar me mundimin e Krishtit dhe të Marisë, është dhuratë e mrekullueshme... Pranë kryqit të Krishtit Maria u bë nëna jonë...Gjatë mundimeve dhe në vdekje Jezusi ka vuajtur shumë për mbarë njerëzimin,
    pë shëlbimin tonë..."




    "Sot përsëritet vuajtja e Krishtit"

    "Sot përsëritet vuajtja e Krishtit në jetën e atyre që vuajnë, që janë të sëmurë, të varfër, të dëbuar. Pranimi i vuajtjes është hiri i Zotit, pjekuria e fesë, shenjtërimi i jetës sonë... Nëpërmjet vujtjeve, dhembjeve, kryqeve, sëmundjeve, vdekjes, ne vimë te Jeta, te ngjallja".
    Nëna Tereze vuajti dhe u flijua në heshtje, në uratë, në dashuri për popullin tonë shqiptar, për Shqipërinë, për Kosovën, për mbarë njerëzimin.
    Në një bisedë rreth ndarjes për së gjalli prej nënës dhe motrës për shkaqe politike dhe ideologjike të Shqipërisë, si dhe për vuajtjen e popullit tonë,ndër të tjera më tha: "Deri më sot kam arritur çdo gjë me dashuri dhe me uratë, por këtë ende jo. Ka ende kufijë dhe pengesa që as dashuria s'mund t'i rrënojë. Vetë Zoti e di përse nëna dhe motra, mbarë populli im duhet të vuajë kaq shumë..." (1972).





    Pas Shpërblimit Nobel për Paqe në Osllo më pati thenë:

    "Unë mendoj se populli dhe Kisha shqiptare është duke kaluar të Premten e Madhe, por feja jonë na mëson se aty nuk mbaron jeta e Jezu Krishtit, mbaron në kryq dhe përfundon me ngjalljen e tij... Kjo është fshehtësia e suksesit të krishterë..."(Osllo, 12. XII. 1979).




    Rreth trazirave në Shqipëri Nëna Tereze ka shkruar kështu:

    "Me dhimbje të madhe në zemrën time po dëgjoj se jetat po humbën, ndërsa njerëzit po lëndohen në këto trazira... Nëse ne tani nuk kemi qetësi, kjo është për
    arsye se kemi harruar si të shohim Zotin në njëri -tjetrin..." (28 prill 1997).




    Ajo shpesh thoshte:

    "Të duam deri në dhembje, deri në vdekje".

    Shëndetlige, e vogël, e kërrusur, plotë rrudha në fytyrë, por gjithmonë me sy të ndriçuar, me duar dhe zemër të hapur, Nëna Tereze e ka përqafuar botën e vuajtjes, iu ka lehtësuar barrën miliona njerëzve, ia ka dhënë pësimit, mundimeve, sëmundjeve një kuptim dhe domëthënje të re sipas parimit kuptimplotë: "PA DASHURI DHE FLIJIM JETA S'KA KUPTIM".


    vazhdon-->



    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-08-2008 më 19:18

  7. #17
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Vazhdim

    Feja - dashuria - shtylla jete dhe veprimi

    Vuajtja pa fe dhe dashuri do t'ishte vetëm pësim, dëshprim, shkatërrim,asgjësim. Arkimedi pati thenë: Ma jepni një pikë të palëvizshme e unë do ta lëvizi tokën. Nëna e jonë Tereze e gjeti këtë pikë të palëvizshme në ZOTIN -DASHURINË, dhe në VËLLAUN - NJERI dhe shi për këtë pati fuqi ta lëvizte mbarë njerëzimin duke prekur zemrat edhe ndërgjegjet e të gjithëve. Ajo u bë dhe do të mbesë pika e madhe orientuese dhe frymëzuese si mund të duhet dhe shërbehet Zoti nëpërmjet njeriut. S'mund të besosh në Zotin e mos të jetosh dhe veprosh për njeriun.


    Feja e Nënës Tereze s'ishte ndonjë njohuri apo ide mbi Zotin, Kishën, njeriun, por ishte jetë, përcaktim, fuqi e gjallë dhe zbatuese për shërbim dhe flijim dashurie në të mirë të çdo njeriu. Ajo vërtet besoi - jetoi - veproi sipas fjalës së Jezu Krishtit: "Përnjëmend po ju them: në paqit fe edhe vetëm sa një kokërr sinapi e i thoni këtij mali: "Dil këndej e shko atje!", do të kalojë dhe asgjë s'do të jetë e pamundshme!" (Mt 17, 20 -21).


    Me fuqi të fesë së krishtere, të këtij premtimi kaq madhor të Jezusit, me fuqi të dashurisë flijimtare mund të themi kështu: për Nënën Tereze asgjë s'ishte e pamundshme, ose e pamundshmja për të u bë e mundshme dhe e zbatueshme! A s'ishte mrekulli, vepër e Zotit në të mirë të mbarë njerëzimit; që një vajzë e re shqiptare katolike 18 vjeçare të shkonte në Indi, Kalkutë, mbarë botën dhe tërë njerëzimin! A s'është mrekulli që për afro 20 vjet ajo si profesoreshë dhe drejtoreshë e shumë shkollave të "Motrave të Loretos", të bëhet HISTORIA më e bukur dhe më tërheqëse e dashurisë së krishterë, GJEOGRAFIA e re e Kalkutës, dikur kryeqyteti i mjerimit, sot me Nënën Tereze kryeqyteti i mëshirës, dashurisë dhe shërbimit ndaj Zotit nëpërmes njeriut vëlla - motër? A nuk është mrekulli që prej vitit 1950 e deri në kalim në amshim (1997) të ketë themeluar pesë rende rregulltare dhe shekullore, të përhapet në më së 120 vende të botës, të tejkalojë çdo kufi kombëtar, fetar, racor, gjinor, ideologjik, politik, kulturor, shoqëror dhe hapësinor?


    Ajo, e Varfëra e botës, Nëna jonë Tereze, t'iu ndihmojë më së shumti të gjithë atyre që vuajnë në trup apo në shpirt. Përse dhe si? Me ndriçimin e madh të fesë dhe me fuqinë e pathyeshme të dashurisë. Për të feja, besimi, ishte jeta me Zotin, për njeriun, nëpërmjet njeriut, ndërsa dashuria ishte dhe do të mbetet rruga, drejtimi, mënyra, rasti për ta njohur, dashur,shërbyer Zotin në përditshmëri.
    Risia e Nënës Tereze ishte kjo: me fuqi të fesë dhe me dashurinë vepruese ajo dha një metodologji të re të konkretizimit të fesë në jetë: zbulimin e Zotit nëpërmjet njeriut nevojtar, të mjerë, të dëbuar dhe të dëmtuar, që për shumkend s'kishte më as pamje as dinjitet njerëzor, e jo më diç më tepër.


    Ajo iu dha "përparësi" më të vegjëlve, më të shtypurve, më të mjerëve, të varfërve ndër më të varfër, sepse e kuptoi dhe plotësoi me besnikëri dhe dashuri identifikimine Krishtit me çdo njeri që vuan. "Pata uri e më dhatë të ha, pata etje e më dhatë të pi, isha shtegtar e më përbujtët, isha i zhveshur e më veshët, i sëmurë e erdhët të më shihni, isha në burg e erdhët tek unë" (MT 25, 35 - 36). Këtë Jezu Krisht të mishëruar ajo e gjeti, i shërbeu dhe e dashuroi "24 orë në ditë në çdo krijesë njerëzore".



    Ja disa prosi thelbore për fenë dhe dashurinë:

    "Sot njerëzit kanë pak fe, sepse ka shumë egoizëm në kërkim fitimi. Feja për të qenë e vertetë duhet të jetë bujare. Feja dhe dashuria shkojnë së bashku... përplotësohen".

    "Feja për të qenë e vërtetë duhet të jetë dashuri dhuruese... Do të hiqesha dorë nga çdo gjë, edhe nga jeta ime, por jo nga feja ime... Pa fe s'do të mund të jetoja as 24 orë".

    "Zoti na ka krijuar për vepra të mëdha, që të duam dhe të dhurojmë dashuri... Mëkati më i madh është mungesa e dashurisë, mosinteresimi për të afërmin...".

    "Ne çdo gjë bëjmë për Jezusin. Unë jetoj 24 orë në ditë me Jezusin dhe për Jezusin, atij ia dhuroj jetën time, zemrën time, dashurinë time, punën time,çdo gjë".

    "Puna jonë nuk është asgjë tjetër përpos shprehja e dashurisë sonë ndaj Zotit. Këtë dashuri ndaj Zotit duhet ta ruajmë gjithnjë ndërsa të tjerët janë mjet për ta shprehur dhe dëshmuar këtë dashuri...".

    "Unë shoh Jezusin në çdo person, sidomos në të varfër dhe të vuajtur... Ata kanë shumë pak, asgjë, por japin shumë, çdo gjë...".

    "Të jesh i krishterë i mirë dmth. ta kesh zemrën e pastër, ta pashë Zotin në çdo njeri dhe të duhemi pikërisht sikurse na do neve Jezu Krishti... Duhet dashur deri te shkalla e gatishmërisë për vuajtje. Nuk mjafton të themi: Të dua! Duhet dashurinë ta shëndrrojmë në veprim jetësor. Si mund ta bëjmë këtë? Të flijohemi deri në flijim-vujtje".

    "Feja jonë s'është asgjë tjetër përpos ungjilli i dashurisë... Nëse dëshironi që të varfërit ta shohin në ne Krishtin, ne duhet më parë në ta ta shohim dhe ta njohim vetë Jezu Krishtin".

    "Zoti nuk do t'na gjykojë në bazë të punës që kemi bërë, por sa dashuri kemi pasur në punën dhe jetën tonë".

    "Ta kthesh dikë në fe domethënë t'ia dhurosh atij Zotin. Ta shenjtërosh dikë domethënë ta mbushësh jetën e dikujt me Zotin. Kthimi dhe shenjtërimi janë vepra të Zotit... Mos të kërkojmë ta detyrojmë dikë ta pranojë fenë tonë. Ta kërkojmë vetëm këtë që drita e Krishtit të ndrçojë jetën e tyre dhe tonën, dhe nëpërmjet nesh të vijë ajo dritë në botën e të mjerëve...".

    vazhdon-->


    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-08-2008 më 19:14

  8. #18
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Citim Postuar më parë nga betelgez
    Ketu keshtu eshte shkruar.Sdi sa eshte e vertet?

    www.imninalu.net/famousgypsies.htm#Nobel
    Edhe kjo eshte nje lloj lufte qe e bejne greko-sllavet kunder shqiptareve.
    Perndryshe po te ishte me te vertete rome do ta kishte pranuar menjehere sepse dihet se romet jane te ardhur nga India, por ajo kishte deklaruar disa here se eshte shqipetare.


    P.S. Emri Gonxhe eshte shqip.

  9. #19
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Vazhdim

    Të zgjedhura nga; "Dashuria do ta shpëtojë botën" Nëna Tereze (1910 - 1997) Dr. Don Lush Gjergji.


    Një nënë për të gjithë - Nëna Tereze


    "Nëna Tereze me vuajtjen e motivuar dhe të çliruar me fe dhe dashuri tejkalonte çdo kufi dhe ndasi, si p.sh. botëkuptimin inda ndaj gërbulës,ndasitë dhe urrejtjet fetare, kastore, ndarjen e botës në të pasur dhe tëvarfër...


    Gërbula sipas botëkuptimit inda ishte ndëshkim i Zotit, pra, si fatalizëm apo paracaktim hyjnor, që doemos duhej pranuar me bindje fetare. Luftën kundër këtij botëkuptimi ajo e ka filluar qysh në vitin 1957. Atëherë ndër të tjera Nëna Tereze pati thënë: "Është mjaft vështirë ta bindësh popullatën e Indisë që Zoti nuk e ka dënuar njeriun në vuajtje. I dijmë rastet dramatike kur i mbytëshin të shëruarit nga gërbula, ndonjëherë edhe anëtarët e familjeve të tyre... Mu për këtë kemi marrë për detyrë ndërtimin e qendrave të vogla vetëm për të gërbulur, ku ata mund të jetojnë në paqe, të punojnë, të krijojnë familje... E bëra këtë për Jezusin... Preke të gërbulurin me zemrën tënde! Preke të gërbulurin me dashurinë tënde!"


    Prej atëherit janë ngritur shumë qendra - oaza, "Qytete të haresë" për të gërbulurit në Indi dhe në botë. Nga kjo përvojë-jetë lindi kjo porosi prekëse dhe mahnitëse: "Asnjë sëmundje, pra, as gërbula s'mund ta shëmtojë aq njeriun që në të mos ta njohim vëllaun apo motrën tonë, edhe më shumë,Jezusin mundimtar".


    Tejaklimi i ndasive kastore: India është toka dhe bota e kundërthënieve dhe ndasive kombëtare, fetare, kulturore, që vjen në shprehje sidomos nëpërmjet kasteve të cilat më se 3000 vjet e ndajnë popullin prej lindjes e deri në vdekje. Të gjitha kastet kanë prejardhje prej Zotit Brahma. Disa prej tyre janë të larta dhe të privilegjuara, tjerat janë të paracaktuara për shërbim dhe robërim. Përzierja mes kasteve ndalohet dhe sanksionohet edhe me vdekje.Një misionar slloven, atë Viktor Sedej, mbi kastet shkruante kështu në vitin 1939: "Misionari në Indi ka tre armiq të përbetuar: djallin, diellin e Indisë dhe kastet. Rreziku më i madh pardyshim janë kastet". Për t'i afruar dhe tejkaluar botëkuptimet kastore tentoi edhe Gandi i madh, por gati pa sukses.


    Këto barriera, me fe, mirësi dhe dashuri i rrënoi Nëna Tereze, sepse çdo vepër e saj është për njeriun nevojtar, pa kurrfarë dallimi apo përjashtimi.Kjo ishte vepër e Zotit nëpërmes Nënës sonë Tereze.


    Nëna Tereze i afroi dhe pajtoi edhe të pasurit me të varfërit që ishin plot paragjykime dhe kundërshtime. Prapë me jetën dhe shembullin e saj. "Të varfërit janë të tillë, sepse janë të detyruar nga kushtet e jetës. Unë dhe
    motrat e mia jemi të varfëra lirisht dhe vullnetarisht, për dashuri ndaj Zotit, për t'i kuptuar dhe ndihmuar të varfërit më të varfër... Vetëm kur të pasurit do t'i ndajnë pasuritë e tyre me të varfërit, edhe ata do të jenë të
    lumtur dhe të qetë... Ne mvaremi tërësisht prej Provanisë së Zotit, prej bamirësave... Zoti nuk e ka krijuar varfërinë, ne e kemi krijuar atë. Para Zotit të gjithë jemi të varfër".


    Nëna Tereze e ka tejkaluar edhe botëkuptimin "klasik" të misioneve të krishtera, për t'i kthye të tjerët në krishterizëm si dhe ndasitë e ndryshme fetare. Nëna Tereze dëshmon kështu: "Ne punojmë për të gjithë njerëzit, pa dallim, që ata të afrohen sa më tepër mes veti dhe me Zotin. Detyra jonë kryesore është t'iu japim atyre dashurinë e Zotit. Ne punojmë me të krishterët dhe jo të krishterë, si dhe me myslimanë dhe budistë, induistë,
    të gjithë së bashku një. Kjo vërtetohet po ashtu edhe në shtëpitë tona për njerëz në rrezik të vdekjes, kudo, sepse të gjithë i duam dhe shërbejmë si vllezër dhe motra tona... Kur e preki, e përqafoj një të gërbulur, unë e preki dhe e përqafoj vetë Jezu Krishtin. Si mundem atëherë mos ta bëjë këtë apo mos të jam e lumtur?"


    Si përfundim mund të themi: Nënën tonë Tereze e qiti në dritë e rriti frymëzoi dhe shenjtëroi vuajtja shumëshekullore e popullit dhe Kishës sonë iliro-shqiptare dymijëvjeçare, e ushqeu feja dhe dashuria e krishterë duke e lartësuar mbi të gjithë që të jetë e të gjithëve dhe për të gjithë. Për këtë edhe e quajta Nëna e botës së mjeruar. Dashuria në veprim. Protagonistja e Zotit dhe njeriut. Shpresa e botës më të mirë, Nëna e botës...


    Me Nënën Tereze u vërtetua edhe një herë thënia: "Kush beson dhe dashuron gjithmonë jeton!" AMEN.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-08-2008 më 19:13

  10. #20
    Respekti Mbi Të Gjitha! Maska e [E-TROPOJANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Tropojë
    Postime
    113
    Kam Thene Une,Dhe Do Ta Them Gjithmone,Si NeNe TeReZa S'ka.
    Populli Shqiptar krenohet per NeNe TeReZe-n,pasi ajo ka qene shembull per te gjithe Bote-n,pasi ajo ndihmoi te varferit kur kishin nevoje,u dha ndihme te gjithe nevojetareve per gjithshka qe kishin nevoje.
    Pra shkurt Shqiperia dhe Shqipetaret duhet te krenohen per kete emer 'NENE TEREZA'.
    TunG !
    __________________________________________________ ___

    JeTa EshTe E BuKuR.....JeToJe..!

    JaM TrOpOjAn.....DeMoKrAt i FlAkTe..!

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  2. Artistët shqiptarë kundër “grabitjes” së Nënës Terezë
    Nga Selami2006 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 18:18
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Nena Tereze ne letersine e sotme shqipe
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:17
  5. Fundi I Nje Endrre Shqiptare
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2005, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •