Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Nëna Tereze - "Shenjtëresha" e ditëve tona

    Mbi Jetën dhe veprat e Nënë së Madhe - Nëna Tereze

    Nëna Tereze – “shejtëresha” e ditëve tona


    Për ta kuptua deri diku “dukurinë” e Dashurisë në vepër, do ti themi disa fjalë pë Nënën tone Tereza dhe për rrënjët e saja, për jeten, për veprat, për frymëzimin, për porosinë që na ka lënë ne dhe mbar botës. Te Nëna Tereze I gjejmë tri “shtresime” shkallore – kohore: Gonxhe Bujaxhiu (1910 – 1928), jeta familjare, fetare – famullitare, kombëtare – kulturore, edukimi I saj deri te thirrja regulltare; Motra Tereze Bujaxhiu, si murgeshë e Motrave të Loretes në Kalkutë (1929 – 1948) dhe Nëna Tereze Bojaxhiu – Misionare e Dashurisë (1950 – 1997).

    Këto tri periudha, jetësore qenë të ndërlidhura, ndosha dhe të paralajmëruara, të përgaditura me tri udhëtime vendimtare: Shkup – Zagreb: Zagreb – Dublin – Kalkutë dhe Kalkutë – botë.

    Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup me 27 gusht 1910 në një familje shqiptare katolike. Prindërit e saj qenë Kolë Bojaxhi dhe Drane Bojaxhiu (e lindur) Bernaj, si fëmia I tretë, sugare, pas Ages dhe Lazrit. Babai, Kola, ishte me prejardhje nga Prizëreni, tregtar, ndertimtar, muzikant, atdhetar, politikan, poliglot, njeri mjaft I pasur, por mbi të gjitha bemires, edukator I mire, kryefamiljar shembullor.

    Nëna Drane ishte me prejardhje nga Novosella e Gjakovës, shtëpiake e mire, grua tëjetë përshpirtshme dhe bujare, zemra dhe shpirti I të varfërve, shembull mirësi dhe dashurie flijuese. Ajo e mësoi dhe udhëzoj Gonxhen e re për t’I pastruar – mjekuar dhe sheruar varr’t e varfërisë, vetmisë, pleqërisë. Shpesh her I thoshte: “Gonxhe Gjyli, këta njerëz të mire, s’kan asken perpos Zotit dhe ne!”.

    Perpos familjes së saj, ndikim të madh, ndoshta vendimtar me jeten e Gonxhes, pati pa dyshim famullia katolike e “Zemres së Krishtit” në Shkup, “shtepia dhe familja e dytë” siq thoshte vet Nëna Tereze. Ajo dëshmonte: “Kam pasur fat qe kam lindur dhe jam edukuar në një familje të mire shqiptare katolike…’ qe kam pasur ipeshkvi të mire dhe shembullor, meshtar që më kan ndihmuar ta njoh vullnetin e Zotit, ta zbuloj thirrjen time rregulltare”.

    Së pari si vogëlushe, pasta si vajzë e re, ishte tëjet e talentuar, e sjellshme, e kujdesshme, e gatshme për t’u ndihmuar të gjithve. Kishte prirje dhe aftësi të ndryshem: Për muzikë (këndonte për mrekulli dhe I binte mire mandolins): për poezi (ka shkruar shumë poezi dhe uratë gjatë tër jetës): për mësim (ishte gjithmonë nxënsja më e mire në klasë, në mësim, në sjellje): për teater (merrte pjesë në teatrin e Shkupit dhe atë të famullisë…). Vecmas kishte prirje për lutje, për jetën shpirtërore dhe për bamirësi.




    Nga Nëna Tereze

    J e t a

    Jeta është mundësi, pranoje.
    Jeta është bukuri, admiroje.
    Jeta është lumturi, shijoje.
    Jeta është ëndërr, zbatoje.
    Jeta është sfidë, ballafaqoje.
    Jeta është detyrë, kryeje.
    Jeta është lojë, luaje.
    Jeta është e qmueshme, nderoje.
    Jeta është pasuri, ruaje.
    Jeta është dashuri, perjetoje.
    Jeta është fshetësi, zbuloje.
    Jeta është premtim, plotësoje.
    Jeta është pikëllim, tejkaloje.
    Jeta është himn, këndoje.
    Jeta është tragjedi, zbute.
    Jeta është avantur, zbertheje.
    Jeta është kënaqësi, meritoje.
    Jeta është jetë, mbroje.


    Vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-08-2008 më 19:20

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    NJË NISMË E INTELEKTUALËVE SHQIPTARË
    Thirrje për riatdhesimin e Nënës Terezë

    Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë,
    Ipeshkvisë së Kosovës,
    Presidentit Alfred Moisiu,
    Presidentit Ibrahim Rugova,
    Qeverisë së Shqipërisë,
    Qeverisë së Kosovës,

    Nisja e ndërtimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë ka shtyrë një grup intelektualësh e artistësh shqiptarë që të kërkojë nga autoritetet kishtare e shtetërore riatdhesimin e Nënës Terezë dhe vendosjen e saj në eterin e Katedrales që mban emrin e saj në Prishtinë.
    Riatdhesimi i Nënë Terezës është një hap që do të përmbushte dëshirën e flaktë të popullit shqiptar për të kthyer në gjirin e tokës dhe të popullit të vet bijën e shenjtëruar të të gjithë botës, si dhe emrin më të ndritshëm që ka dalë nga ky popull. Emri i Nënës Terezë tashmë është bërë simboli që identifikon shqiptarët në botë, kulturën, paqen, dashurinë, lashtësinë dhe vlerat e tij shpirtërore. Kjo na obligon që të angazhohemi të gjithë që të çojmë në vend amanetin dhe dëshirën e saj të fundit të artikuluar në këto vargje:

    Dhe në nderim
    të kujtimit të prindërve
    pranë tyre të mbyll sytë
    (Shkruar me 27 gusht 1997, në ditëlindjen e saj të fundit)

    Katedralja e Prishtinës është katedralja e parë që do të mbajë emrin e kësaj Nëne Hyjnore. Sipas rregullave kanonike të Kishës Katolike, katedralet që mbajnë emrin e një të shenjti, në altarin e saj duhet të prehen eshtrat e shenjtit.
    Kërkojmë angazhimin energjik të dy ipeshkvive (Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë dhe Ipeshkvia e Kosovës) , të dy qeverive (Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës) si dhe të Presidentit Moisiu dhe Presidentit Rugova të fillojnë negociatat rreth riatdhesimit të saj, si në Selinë e Shenjtë ashtu edhe në relacionet ndërkombëtare politike.

    Nënshkruar nga grupi i intelektualëve:

    1. Ismail Kadare
    2. Ali Podrimja
    3. Pandeli Çino
    4. Dritëro Agolli
    5. Arbër Xhaferi
    6. Pjetër Arbnori
    7. Fatos Arapi
    8. Rexhep Ferri
    9. Luan Mulliqi
    10. Gjelosh Gjokaj
    11. Moikom Zeqo
    12. Don Lush Gjergji
    13. Ali Aliu
    14. Antonio Bellushi
    15. Mehmet Kraja
    16. Enver Gjerqeku
    17. Bashkim Kuçuku
    18. Blerim Shala
    19. Visar Zhiti
    20. Basri Çapriqi
    21. Kim Mehmeti
    22. Sadik Bejko
    23. Gjekë Gjonlekaj
    24. Xhevahir Spahiu
    25. Pajazit Nushi
    26. Anton Kolë Berisha
    27. Avni Spahiu
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Vazhdim.


    Nëna Tereze – “shejtëresha” e ditëve tona

    Prej moshës 12-18 vjeqare pati një “luftë” me veteveten, me familjen, me Zotin, sepse I dukej se kishte thirrje për jetën dhe kushtimin rregulltar, por asaj ky mendim fare nuk I pëlqente. “Kam menduar për këtë dhe jam lutur plot gjashtë vite. Së fundi jam bindur se Zoti më thërret në jetën rregulltare. Në këtë kërkesë më ka ndihmuar shumë Zonja e Letnicës siq e quajm ne Shqiptarët me nderim dhe dashuri.”

    Kjo ndodhi me 14 gusht 1928. Gonxhja kishte vendosur: “Do të bëhem rregulltare për t’ju kushtuar tërsisht Zotit nepërmjet të varfërve!” Thirrjen rregulltare – misionare e realizoi me perkrahjen e etërve Jezuit, të cilët atëher vepronin në Shkup. Ata kishin disa qendra misionare në Bengali, në Kalkutë, dhe bashkpunonin me mjaft sukses me “Motart e Loretos”. Kështu në vitin 1929 Gonxhja u bë anëtare e kësa bashkësie rregultare dhe e mori emrin e ri – Motra Tereze e Krishtit Foshnje. Pas kushteve të perjetshme rregulltare (1937), afro 20 vite veproj në Kalkutë si edukatore, profesoreshë dhe drejtoreshë e disa shkollave të mesme të motrave të Loretos. Në punë ishte tëjet e kujdesshme dhe e perpikët; ne jeten rregulltare tërsisht e angazhuar dhe e lumtur.

    Mirpo ajo s’deshi dhe s’mundi të mbyllte sytë dhe zemren para tmerrit – mjerimit të Kalkutës, Bengalisë, Indisë, botës. Kurrë s’ishte pajtuar më “ferrin” e mjerimit, sëmundjeve, urisë, varfërisë, gerbulës, vdekjes… Kështu lindi thirrja e dytë, apo siq thoshte Nëna Tereze, “thirrja në thirrje” (1946). Gjatë udhëtimit me tren për Darjeeling ajo e ndigjoj zërin e Zotit; “Ti duhet të dalësht prej kuvendit pë t’u shërbyer të varfërve!”.
    Së pari e mori lejen vetem për ekslaustrim, dalje të përkohshme prej bashkësisë rregulltare (1948) kurse më vonë lejen për themelimin e rendit të ri të “Misionarëve të Dashurisë”.

    Qysh atëher e deri në kalimin e saj në amshim (5 shtator 1997), ishte zemra e hapur për të dashur dhe të debuarit e botës së sotme, dora e shtrirë pë t’u sherbyer atyre nga më të varfërve, njerzit që ishin për njerzimin e sotshëm “tepricë” apo “ngarkesë”, ndërsa pë të ishin rast I mrekullueshëm për ta njohur, për ta dashur dhe për t’I shërbyer, nepërmjet tyre, vet Jezukrishtit! Dalngadal, me fuqi të fesë dhe me krijimtari të dashurisë, ajo e perfitoj boten, u bë dhe do të mbesë somboli I flijimit me dashuri dhe për dashuri, dashuri në veprim për të gjithë.



    Nga Nëna Tereze

    S’ka rëndësi

    Njeriu është I pa arsyeshëm, I pa logjikshë, egocentrik,
    S’ka rëndësi, duaje.

    Nëse bënë mire, do të thotë se e bën për qellime egoiste,
    S’ka rëndësi, bëj mire.

    Nëse I zbaton qellimet e tua, do të gjejsh miq të rrejshëm dhe armiq të vërtetë,[/B][/I]
    S’ka rëndësi, zbatoj.

    Të mirën që e bënë nesër do të harrohet,
    S’ka rëndësi, bëj mire.

    Nderi dhe qilteria do të bëjnë të lendueshëm,
    S’ka rëndësi, bëju I qilter dhe I ndritshëm.


    Atë qka kie ndertuar vite me radhë mund të rrënohet menjëherë,
    S’ka rëndësi, ndertoje.

    Nëse I ndihmon njerzit, do të hidhërohen,
    S’ka rëndësi, ndihmoju.

    Jepja botës pjesën mëtë mire të vetevetes, do të shqelmojnë,
    S’ka rendësi, jepe pjesen më të mire të vetevetes.

    Vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-08-2008 më 19:21

  4. #4
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Vazhdim

    Nëna Tereze – “shejtëresha” e ditëve tona

    Jeta Familjare:

    Gonxhe Bojaxhiu

    Rrethi I ngushtë familjar është “djepi” që të lind, të qet në dritë, të edukon, të frymëzon dhe të përcjell gjatë tërë jetës, është begatia më e madhe shpirtërore, si gurthemel për ardhmëri të mire dhe të lumtur.

    “Djepi I dytë” të them kështu, është rrethi shoqërore – kulturor, fetar, kombëtar, edukativ, intelektual, professional, I cili poashtu njeriun e percakton dhe ja jep tiparet dalluese në jetë dhe në punë.


    Kush është Gonxhe Bojaxhiu?

    Gonxhe është emir I Nënës Tereze, kurse Bojaxhiu është mbiemri I saj. Sipas hulumtimeve dhe interpretimeve mbiemri bojaxhiu mund të thuhet shpjegon një vështrim më tepër simbolik dhe historik; familja Bojaxhiu shekuj me radhë ka luftuar kundër sundimtarëve të huaj, pra, ka derdhur gjak pë Fe dhe për Atdhe. Prandaj fjala boja-ngjyra do të kishte kuptimin e derdhjes së gjakut për lirinë kombëtare dhe fetare.

    Familja Bojaxhiu ishte nga Prizreni. Ja dëshmia e Lazër Bojaxhiut, vëllait të Gongje Bojaxhiut: “Në familjen tone gjithmonë ka qenë e gjallë tradita dhe bindja se jemi nga Prizreni…”.

    Ishte një familje e madhe dhe e njohur tregtare, kështu që kanë arritur deri në Egjipt. Disa kanë mbetur atje, të tjerët janë vendosur në Shkodër apo gjetiu, si psh. Në Shkup, kurse një pjesë e vogel ka mbetur në Prizren. Kështu thonte edhe z. Kaqulini, njeri I moqëm dhe I menqur, në vitin 1930, tregon Lazer Bojaxhiu.

    Përse kjo familje u shpernda dhe u shkapërderdh në katër anët e botës?
    Disa thonë për arsye të epidemive, sidomos të kolerës, e cila e gjysmoj popullaten e Prizrenit dhe të rrethit gjatë viteve 1850-1855, si dhe per shkak të përndjekjeve dhe mundimeve të sundimtarëve otoman, në veqanti atë të njohur në “Trosh Mashallë” (Lagjen e rrenuar). Sipas dëshmisë dhe gojëdhënës së Luk Vuqajt dhe të tjerëve, që pohon kështu: turqit një mbrëmje I tuabuan të gjithë krerë e familjeve katolike për një darkë kremtore dhe I tradhtuan në mënyrë mizore duke I vrarë dhe djegur sipas tradites së tyre të atëhershme. Shpjegimet historike kan mjaft bazë edhe pse, në familjen e Gonxhe Bojaxhiut ishte gjithnjë e pranishme veprimtaria tregtare.




    Nga Nëna Tereze

    Gjej kohë

    Gjej kohë për të menduarështë burim I fuqisë.

    Gjej kohë për t’u luturështë më e madhja fuqi në botë.

    Gjej kohë për të qeshurështë muzika e shpirtit.

    Gjej kohë për lojë është fshehtësia e rinisë.

    Gjej kohë për të dashurështë dhurata e Hyjnisë.

    Gjej kohë për t’u dhuruaështë ngadhënjimi I dashrisë.

    Gjej kohë për të lexuarështë burim I urtisë.

    Gjej kohë për t’u shoqëruarështë rruga e lumturisë.

    Gjej kohë për të punuarështë qmimi I ardhmërisë.

    Gjej kohë për të bërë mire është qelësi qe shpie në Qiell.

    Vazhdon-->


    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-08-2008 më 19:22

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2005
    Postime
    137
    Lavdi i qoftë vërtetë Nënës Tereze.

    Lavdi i qoftë edhe ati që lavdon atë, sepse, po të jeshë Shqiptar i mirë dhe i ndershëm, qe ja donë ardhmerinë Shqiptarisë do të lavdërosh dhe nderojshë personalitet e kombit, sepse personalitet te e fundit janë edhe ambasadorët e tanë dhe na perfaqsojnë kudo. Mundë të themi se janë edhe letërnjoftimi i ynë.

    Ndërsa, njerzit që janë armiq të këti populli kaq të vuajtur, perpiqen që të gjejnë forma qoftë edhe në dëm të vetin, vetem e vetem për të hedhur hije të keqe mbi personalitete shqiptare. Kjo më duket se edhe në këtë temë ka tendenca qe mundësisht të gjinden një formë e akuzes ndaj një personaliteti që te e fundit i është dhënë cmimi dhe ska vend për debate.

    Lavdi dhe nderi u qoftë atyre që nderojnë dhe respektojnë Zotin dhe Kombin.

    Poshtërsi dhe turp për ata që perpiqen të mposhtin personalitetet shqiptare.

    Zoti e bekoftë popullin shqiptar.

    Zoti e ka bekuar këtë popull që ja dha Nënën Tereze, kjo shqiptare do të quhet gjithmonë Nënë në katër anët e botës.

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Vazhdim
    Nëna Tereze – “shejtëresha” e ditëve tona


    Jeta Familjare:

    Si kemi thënë në shkrimin e fundit pra rrethi I ngushtë familjar është “djepi” që të lind, të qet në dritë, të edukon, të frymëzon dhe të përcjell gjatë tërë jetës, është begatia më e madhe shpirtërore, si gurthemel për ardhmëri të mire dhe të lumtur. Deri sa është kështu duam që në disa pika të themi se kush është Babai dhe Nëna e Gonxhe Bojaxhiut.


    Kolë Bojaxhiu;

    Kolë Bojaxhiu është babai I Gonxhe Bojaxhiut. Ai me plot sukses e ka vazhduar traditen e lashtë shumë shekullore tregtare.
    Përpos tregtisë ai merrej edhe me ndertimtari, politikë, ishte patriot I shquar, dhe me te gjitha fuqitë ka përkrahur dhe ndihmuar luftën kundër turqëve, për clirimin e popullit shqiptar nga roberia shumë shekulllore otomane. Ishte njeri polyglot, perpos shqipes fliste edhe keto gjuhë: serbo-kroatisht, turqisht, italisht, frëngjisht.

    Në shenjë mirënjohje shumë pari shqiptare u tuabuan në shtepinë e Kolë Bojaxhiut me 28 nëntor 1912 për të kremtuar diën e clirimit. Përpos tregtarëve, ndertimtarëve, patriotëve, në familjen e Kolë Bojaxhiut ishin shumë her musafir dhe personalitetet kishtare, fetare, prifterinjët, motrat, si dhe arqipeshkvi Lazer Mjeda dhe Ivan Gjinoveci (me perardhje sllovene).

    Kolë Bojaxhiu ishte edhe këshilltar komunal në Shkup, si I vetmi katolik dhe pikërisht këtë e pagoj me kokë, me jetë. Një ditë shkoi në Beograd për një mbledhje të rëndësishme së bashku me këshilltarët e tjerë. Me të ishte edhe Tomë Bardini, sekretari I konsullates italiane te qytetit. Qe helmuar. Kur u kthye nga ky udhëtim, ishte shumë I sëmuar. Pas aperacionit, së shpejti vdiq, nga gjakderdhja e mbrendshme. Fjalët e fundit ishin këto; “Të gjitha janë në duart e Zotit… Të lutem, Drane, këqyri fëmijet tanë… Prej sotit ata janë në dorë të Zotit dhe në duart e tua…”. Sipa deshmive ai ishte helmuar, por atëher këtë gjë askush s’guxon ta thoshte. Kjo ndodhi në vjeshtë të vitit 1918. Që varrosur në varresat katolike të Shkupit, me një procession të madhë njerzish, me shumë delegacione zyrtare, me shumë përfaqësues fetar katolik, musliman dhe ortodoks, më shumë të varfër të qytetit dhe të rrethit. Ata qanin më së tepërmi, gati edhe më shumë se sa familja, e cila ishte piklluar edhe e habitur nga kjo humbje kaq e madhe.

    Pas termetit katastrofal në Shkup, që ndodhi në vitin 1963, u transferuan edhe varret e vjetra në pjesen e quajtur “Butel”, ku edhe sot pushojnë eshtrat e tij në një varrezë të përbashkët katolike.




    Drane Bojaxhiu (1889-1972)

    Drane Bojaxhiu është nëna e Gonxhe Bojaxhiut, e lindur në Novosellë, fshat ky në afërsi të Gjakovës, nga një familje bujare dhe e pasur me mbiemër vajzor Bernaj.

    Pas vdekjes së burrit të sajë Kolë Bojaxhiut, Dranja mbeti e vetmuar, ishte për fëmijët dhe për familje babe dhe nënë, burrë dhe grua, kështu që punonte dit dhe natë për mirëmbajtjen e familjes, për edukimin e fëmijve.

    Kolë dhe Drane Bojaxhiu kanë ngritur munumentin më të madhë, të gjallë, duke dhënë dhe edukuar Nënën tone Tereze, bijen e lavdishme, motren tonë, e cila lindi, u rrit dhe u edukua në familjen e madhe shqiptare Bojaxhiu në Shkup, në gjirin e popullit, në traditat e lashta dhe të lavdishme shqiptare.[/SIZE]



    Qka thojnë të tjerët për Nënen Tereze:

    Ronald Regani;
    “Sështë e mundshme të jeshë në praninë e një personaliteti, si është Nëna Tereze, dhe te mos jeshë optimist. E kemi ndegjuar dhe veshtruar në heshtje, me vemendje dhe dashuri, si heroine të kohës sonë”.

    Ibrahim Kodra, piktor shqiptar:
    “Nëna Tereze është shprehja më e bukur e mirësisë, e humanitetit, e bujarisë, e flijimit, e gjithë asaj që mund të themi sherbim në dashuri”.


    Oliver Clement, teolog ortodoks:
    “Nëna Tereze dëshmon më mire se askush se Zoti ynë është Zot I gjallë, ende vepron dhe frymëzon, sepse pa Zotin kjo grua z’do t’ishte ajo që është”.


    Lin Delija, Piktor shqiptar:
    “Ne shqiptarët kemi një ngushëllim të madhë me Nënen Tereze, sepse kemi një Motër-Nënë të jashtëzakonshme, një shejtëreshë të gjallë…, shën Franin e ditëve tona”.

    Toni77[/I][/B]

    Vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-08-2008 më 19:24

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Vazhdim
    Nëna Tereze - “shejtëresha” e ditëve tona

    Nëna Tereze dhe "Misonaret e Dashurisë"

    Për të kuptuar dhe përcjellë së paku deri diku Nënën tonë Tereze nëpër rrugët e botës së mjeruar, deri tani shkurtimisht kemi paraqitur rrënjët e saja familjare, kombëtare, kulturore, fetare, poashtu shkurtimisht kemi paraqitur një pjesë të jetën dhe veprimtarinë e saj.

    Për ta kuptuar Nënën Tereze prej vitit 1948 deri më sot lypset demos të flasim për Indinë, apo si thoshte ajo vet "për atdheun e dytë'. India gjatë tre shekujve të fundit ishte vendi i shumë luftrave, okupimeve; në shekullin XVIII-të atë robëruan franqezët, më vonë edhe anglezët; në vitin 1757 përfundimisht e okupuan anglezët.

    Më 14 gusht 1947 India fitoi pavarësinë kombëtare, por jo edhe atë prej kastëve. Përpos kësaj, vështirësi të madhe krijojnë edhe marëdhënjet fetare në mes të indusëve dhe muslimanëve, shpeshherë edhe me pasoja tragjike dhe shumë flijime njerëzore. Shumica e popullatës në Indi janë induistët, pastaj muslimanët, budisët, sikët, të krishterët dhe tjerët.

    Përpos ndarjeve fetare, India shumë herë ka pasur edhe fatkeqësi natyrore, vërshime, thatësi, por mbi të gjitha varfëri të pa shoqe në botë, pastaj shumë të sëmuar nga gërbula (afro 4 milion) dhe shumë të zeza të tjera. India vertetë është një një tokë e vështirë, mos të themi tragjike, për shumëkëndë vend ku s'ka mundësi për fushveprim, për ndërrime rrënjësore.

    Nëna Tereze nuk ka menduar kështu. Ajo besoj se e mira do të mbizotërojë të keqen, paqja dhe drejtësia luftën dhe ndahsitë, jeta-vdekjen dhe robërinë, dashuria urrejtjen.

    Në një udhtim për në Dareeling ishte Nëna Tereze kur zëri i Zotit e thirrri atë, porosia ishte e qartë; për të shërbyer të varfërit duke jetyuar më ta dhe per ta. Të gjitha motrat e Loretos ishin të befasuara për këtë ngjarje. Ajo ju nështrua obligimeve teknike dhe ligjore që ishin në fuqi sipas rregullit, ju dha përgjigjeja pozitive dhe viza që të mund të shkoj aty ku edhe ishte ftuar.

    Çdo fillim është i vështirë. Kështu ndodhi edhe me motren Tereze. Dalja nga bashkësia rregulltare shkaktoi në të mjaft dhembje, siq ka thënë ajo; "për mua ishte më vështirë të dal nga kuvendi i "Motrave të Loretës", se sa nga familja ime, por që duhet dëgjuar Zotin".

    Natën e parë, motra Tereze e kaloi në hapësirë, në mesin e njërëzve të cilët as s'dinin se qka është shtëpia, shtrati, ushqimi, veshmbathja, pastërtia, puna, në Lagjen Tigjil dhe Monitigjil. Ishte tejet e shqetësuar nga kjo pamje tmeruese. Atëher nga goja dhe zenra e saj doli kjo lutje e thjeshtë dhe e bukur për njerëzit e mjerë: "O Zot, më përdor Ti si të duash... Nëse s'mund t'iu ndihmoj këtyre njerëzve të mjerë, atëher së paku më jep fuqi që të vdes në mesin e tyre për të dëshmuar dashurinë Tënde!"

    Jeta dhe shërbimi i ri filloj me fëmijë të varfër, për të qenë për ta mësuese, nënë, gjithqka, për ti mësuar për pastërti, për jetë, për punë... Ja dëshmia e Nënës Tereze: "I pastroja fëmijët që gjithmonë ishin të zhytur. Për shumëkë ishtë hera e parë në jetë që lahëshin dhe pastroheshin ashtu si duhet...Toka ishte për mua dërras e zezë... Në fillim erdhën vetëm pesë fëmijë, pastaj numri dita-ditës rritej. Ata që vinin rregullisht ne shkollë si dhuratë merrnin nga një sapun. Në mes ditë iu jepasha pak qumësht. Sot në atë vend kemi ndertuar një shkollë të bukur moderne me më se 5000 fëmijë. Ja, kjo është me të vërtetë vepër e Zotit".



    Nga Nëna Tereze:


    "Kurrës s'kam dyshuar në thirrjen time rregulltare. Hetoja në thellësi të zemres se Zoti po më thërrët për një thirrje të re, për një jetë të re, por s'e dija përse dhe si".


    "Kurrë nuk e kemi dëbuar askënd, dhe kjo vërtetë është një mrekulli e Zotit, sepse ai na ndihmon jetën dhe veprimtarinë tonë".


    Gjithmonë e kemi një shtrat, një vend të gatshëm, një zemer të hapur edhe për fëmijën tëndë të sëmuarë, të dëbuar, të varfër...".


    "Sot nuk është sëmundje më e rëndë gërbula. kanceri, por pakujdesia dhe dëbimi, vetmia".


    vazhdon-->




    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-08-2008 më 19:25

  8. #8
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Vazhdim
    Nëna Tereze - “shejtëresha” e ditëve tona


    Nëna Tereze dhe "Misonaret e Dsashurisë"

    Vajzat që kishte edukuar gjatë shumë viteve të parat e kanë hetuar edhe veshtruar mësuesen e tyre në fushveprim, të parat iu kanë afruar për t'i ndihmuar, të parat kanë dëshiruar të jetojnë dhe të punojnë si ajo, së bashku me të. Kështu arriti edhe thirrja e parë, Shabashini Dash, një vajzë e pasur, mirë, plotë vrul për jetë dhe për punë. Ja rrëfimi i Nënës Tereze: "Në vitin 1949 filluan të vijnë thirrjet e para... Dhjet vajzat e para ishin të gjitha nxënëse të mija...." Kështu filloj edhe noviciati i parë. Nëna Tereze kishte menduar shumë edhe për rregullat e shoqërisë së re rregulltare, së bashku me dy etërit shqirtëror, me misionaret nga Belgjika, atë Julien de Henry dhe Atë Celeste Van Exem. Pasi i lexuam dhe i studjuam rregulloret e reja, me pak nderhyrje dhe përmirësime, ata thanë kështu: Këtu vërtët është i pranishëm shpirti ungjillor, dora e Zotit".

    Suksesi ishte i dukshem. Në vitin 1950, me porosi dhe përkrahje të arqipeshkvit Pereire, si dhe të Eprores Gjenerale nga Dublini, Roma aprovoi shoqërinë e re rregulltare e cila do të quhej "Misionaret e Dashurisë". Kjo ndodhi pikërisht më 7 tetor 1950, ditën e Zonjës rruzare. Atëher bashkësia kishte vetëm 12 motra.

    Në fillim të Kushtetutes së "Misionarëve të Dashurisë shkrunte kështu: "Detyra e jonë e vecantë është puna për shelbimin dhe shpetimin e të varfërve ndër më të varfër. Këtë do ta bëjmë duke i sheruar të sëmuarët, duke u kujdesur për njerëz në buzë të vdekjes, duke mbledhur fëmijë nëpër rrugë, duke vizituar lypsat, duke u kujdesur për familje të tyre, duke iu siguruar shtëpi, strehim, ushqim, veshmbathje, duke i dashur të gjith ata që janë të dëbuar, të vetmuar, duke dashur Jezusin në Euharisti (në kungim). Në këtë mënyrë ia tregojmë dashurinë tonë Jezus Krishtit, i cili është i fshehur në trajtë të bukës dhe trajtë të të varfërve..."

    Në vitin 1965 me "Decretum laudis" të Kongregatës për rregulltarë dhe rregulltare, "Misionarët e Dashurisë" u pranuan si Kongregatë papnore. Atëher ishin 300 motra në këtë bashkësi rregulltare.

    Përpos shkollës për fëmijë të varfër, kishte shumë nevojë për t'iu ndihmuar të varfërve, familjeve të tyre, të sëmurëve, fëmijve bonjakë dhe të dëbuar. Kështu filloi vepra e madhe e Nënës Tereze; në vitin 1952 u hap qendra Nirmal Hriday, shtëpia për njerëz në buzë të vdekjes, pastaj më 1955 strehimorja e parë për fëmijë të pa dëshiruara, të sëmuar dhe bonjakë. Në vitin 1957 filloi në mënyrë sistematike edhe puna me të gërbualit, e cila në shumë vështirsi, por të gjitha i tejkaloi mirësia dhe dashuria e Zotit dhe ajo e Nënë Tereze. Botkuptimi indu trajtonte gërbulen si ndëshkim të Zotit për ndonjë mëkat te të sëmuarit, apo edhe të të parëve të tij. Shi për këtë të gërbulurit ishin tërësisht të dëbuar dhe të larguar nga familja, nga shoqëria, nga të gjithë, pra ishte coptuar në trup dhe në shpirt. Kush vepronte për mjekim apo sherimin e tyre ishte kundër Zotit, kundër traditës së tyre fetare. Nëna Tereze tregoi kështu:

    "Është mjaft vështirë t'i bindësh njerëzit në Indi se Zoti s'e ka dënuar njeriun në vuajtje... Shi për këtë edhe kemi ndertuar, së pari fshatra të vogla për të gërbulurë, ku atamund të jetojnë, të krijojnë familje, të jenë të pavarur...
    Sot kemi "Qytetin e haresë", qytet ky i ndërtuar vetëm për të gërbuluar dhe më se 12 qendra tjera në tërë Indinë".


    Dhe nuk përfundon me këtë historia e Nënës Tereze dhe e "Misionarëve të Dashurisë", por gjithnjë përpara, sepse kudo që jeta është në rrezik aty gjendet ajo. mirësia dhe dashuria e saj, si mjekimi më i sukseshëm për plagët e botës së sotme. Ajo luftoj kundër abortit (dështimit) "që është rreziku më i madhë për paqe", kundër vetmisë, kundër dëbimit e të moshuarëve, kundër vetvrasjes, prostetucionit, drogës, me një fjalë kundër cdo të keqes, e tani edhe kundër Sidës. Ajo për të thotë:

    "Të sëmuarit nga sida janë njerëz, vellezër dhe motra tona. Detyra jonë është gjithmonë falja dhe dashuria me gjithë zemer. Këta njerëz të varfër vuajnë aq shumë nga kjo sëmundje kaq të vështirë dhe tash për tash e pasherueshme".

    Në vitin 1985, Natën e Krishtlindjes, ne Nju York, Nëna Tereze ne hapjen e një strehimorje për të sëmuurë nga sida ka thënë: "Shpresoj që të sëmuarët nga sida do të jetojnë dhe do të vdesin në paqe me ndihmë dhe kujdes të motrave tona dhe të tjerëve. Dashuria jonë s'ka kufinjë, nëse është e vërtetë, duhet të jetë si dashuria e Zotit, që s'perjashton askënd".


    Thënie të Nënë Terezës

    "Atdheu im është Shqipëria. Unë gjithmon e kam në zemër popullin tem shqiptar dhe luti Zotin që paqa dhe dashnija e tij të jetë në zemrat tona në çdo familje".

    Oslo, 10 dhjetor 1979, me rastin e marjes së çmimit Nobel për Paqen.

    "Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".

    "Nuk kemi nevojë për bomba e armë për të sjellë paqen, kemi nevojë për dashuri e mëshirë".

    "E di që jemi një pikë në oqeanin e mjerimit dhe të vuajtjes njërëzore, por në se s'do të ishim ne, kjo pikë mjerimi dhe vujatje do të ishte edhe më e madhe".

    "Është detyrë e çdokujt t’i nderojë strukturat, por nuk do të jemi të aftë për këtë derisa mos t’i nderojmë zemrat tona" .

    "Gjëja më e rëndësishme në jetë është dashuria. Këtu edhe është fillimi i veprimtarisë për të drejtat njerëzore".

    "Paqja arrihet me vepra të dashurisë".

    "Jeta jote është të jetosh, të duash, të dëshmosh dashurinë e Hyjit në të tjerët".

    vazhdon-->



    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-08-2008 më 19:28

  9. #9
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Nëna Tereze - “shejtëresha” e ditëve tona

    Nëna Tereze dhe "Misonaret e Dsashurisë"

    Vazhdim

    Për të zhvilluat veprimtarinë në të gjithë lëmenjët e jetës në rrezik dhe në mjerim, Nëna Tëreze ka themeluar "Misionin e Dsashurisë" (1950), "Vëllezërit Misionarët e Dshurisë" (1963), Shoqata ndërkombëtare "Bashkëpunëtorët e Nënës Tereze" (1969), "Misionarët e Dshurisë" - dega kontemplative (1976), për të ungjillizuar sa më mirë të vërfërit ndër më të varfër".

    Sot "Misionarët e Dashurisë" janë të pranishme në të gjithë ipeshkëvinë e Indisë dhe po thuaj në gjithë viset e botës. Numri i thirrjeve po ashtu rritet dita-ditës me perardhje prej 92 shteteve, shumë popujve dhe kulturave, gjuhëve të ndryshme, por të bashkuara bija shpirtërore rreth Nënës tonë Tereze. Ajo dikur ishte profesoreshë e historisë dhe gjeografisë, e tani u bë historia e gjallë e mirësisë, e dashurisë, e shërbimit falas për cdo njeri, iu bë gjeografia e re e ditëve tona, sepse me jeten dhe veprat vigane ka nderruar fytyren e botës.


    Ajo kështu përshkruan bashkesinë e "Misionarëve të Dashurisë";"E di se jemi një pikë në oqeanin e mjerimit dhe të vuajtjeve njerzore, por nëse s'do të ishim ne, kjo pikë mjerimi dhe vuajtje njerëzore do të ishte dhe më e madhe".

    Edhe në këtë rast, si dhe shumë raste tjera, gjatë tërë jetës, vjen në pah thjeshtësia, përvujtëria e Nënës Tereze, virtyte këto që zbukurojnë dhe begatojnë edhe më tepër këtë Nënë si e quajnë sot në tërë botën.




    Nga Nëna Terezë fjalë të urta:

    Lutja e hap zemrën, deri sa ta aftëson për ta pranuar Hyjin.

    Lutu dhe syno për ta pranuar Hyjin, dhe zemra jote do të jetë mjaft e madhe, për ta mbajtur atë pë pronë të vetën.

    Për të qenë të aftë për ta dashur njëri - tjetrin, nevojitet që të lutemi, sepse lutja na dhuron një zemër të pastër,dhe nje zemër e pastër mund ta shohë Hyjin në të afërmit tanë.

    Nëse ne sot nuk kemi paqe, atëherë kemi harruar se si mund ta shohim Hyjin në të afërmit tanë. Nëse secili kishte pë ta parë Hyjin nëtë afërmit e tij, atëherrë nuk kushim për të pasur nevojë për armë dhe bomba.



    Hyji e ka krijuar secilin prej nesh,çdo qenie njerrëzore për gjëra të mëdha: pë të dashur dhe për të qenë të dashur. Pëse Hyji i ka krijuar disa prej nesh burra dhe disa gra?

    Sepse dashuria e gruas, dhe dashuria e burrit është një shembëllesi Hyjnore,secila në mënyrën e saj. Të dyt janë krijuar për dashuri duke dashuruar në mënyra të ndryshme.

    Gruaja dhe burri janë plotësim për njëri-tjetrin, dhe së bashku dëshmojnë më së miri dashurinë hyjnore,
    në vend që të ishin të vetmuar.


    Nuk është e rëndësishme se çka bëjmë, por sa dashuri japim në atë çka bëjmë. Gjëra të vogla me dashuri te madhe.

    Mos mendo, se për të qenë e vërtetë dashuria, duhet të jetë e jashtëzakonshme. E nevojshme është vetëm të dashurojmë pandërprerë. Si mund të ndizet një llampë, pa furnizim të pandërprerë të pikave të vajit ?.........


    Të dashur miq: Cilat janë pikat e vajit në llampat tona? Ato janë gjërat e vogla të jetës së përditshme: gëzimi, zemerëgjerërsia, veprat e vogla të mira, përvujtëria, durimi.

    Një mendim i thjeshtë në dikë tjetër. Mënyra jonë e heshtjes, e dëgjimit , e faljes dhe e veprimit. Këto janë pikat e vërteta të vajit që lejojnë të ndizën llampat tona pandërprerë,gjatë tërë jetës sonë.



    Nëna Tëreze ka porositur;

    "Jeta jote është të jetosh, të duash, të dëshmosh dashurinë e Hyjit në të tjerët".




    vazhdon--> tema e ardhshme do të jetë; Shpërblimet Kombëtare dhe Ndërkombëtare.



    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-08-2008 më 19:32

  10. #10
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Vazhdim
    Nëna Tereze - “shejtëresha” e ditëve tona

    Shpërblimet Kombëtare dhe Ndërkombëtare


    Edhe pse në shkrimet e mëparshme kemi shkruar mbi jetën e Nënës Tereze, tani në disa pika të shkurtëra duam të shenojmë data dhe vite të rëndësishme të Nënës Tereze.

    Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza, ishte fëmija i tretë dhe i fundit i familjes Bojaxhiu. I jati i la jetim kur ajo ishte 8 vjeçe dhe nënë Dranja i rriti me sakrifica të mëdha fëmijët.

    Më 26 shtator 1928 Gonxhja u largua nga gjiri i familjes. Nënë Dranja dhe e motra, e përcollën atë deri në Zagreb, ku ndënjën së bashku deri më 13 tetor 1928, ditë në të cilën Gonxhja u nda prej tyre për mos tu takuar më kurrë.

    Pasi kaloi nëpër Austri, Zvicër, Francë, arriti në Angli, prej ku kaloi në Irlandë për të realizuar misionin e Saj. U vendos në një vendbanim që quhej Rathfarnhaum, në afërsi të Dublinit, ku ishte shtëpia amë e motrave, në mesin e të cilave Gonxhe Bojaxhiu do të bëjë jetë me emrin Maria Tereze e Krishtit të Vogël.


    Një vit më vonë do të arrijë në Indi, në Kalkutë, për të filluar misionin që do t'ia ngrinte emrin në paharrim. Atje në të njëjtën kohë, u kushtohet edhe studimeve. Jep provime dhe bëhet profesoreshë e gjeografisë. Për njëzet vjet rresht punoi me ditar në dorë, pastaj edhe drejtoreshë e shkollës së njohur "S. Mary's".

    Në shtator të vitit 1946 dëgjon thirrjen e Hyjit për të punuar me të varfërit. Me atë rast vendos të largohet nga Kuvendi, nga shoqëria e "Motrave të Loretos" për t'iu përkushtuar humanizmit, për t'u bërë nënë e të varfërve, e të sëmurëve, për t'iu përkushtuar jetësisht ndihmës atyre që ishin të lënë rrugëve. Kalkuta ishte "oaza" më e madhe e të varfërve, e të sëmurëve. Në mesin e tyre u gjend Nëna Tereze dhe nuk u nda kurrë nga ata.


    Më 1948 në Kalkutë hap shkollën e parë për të varfër, kurse një vit më vonë themelon rendin e Misionareve të Mëshirës. Pastaj do marr hov zgjerimi i veprimtarisë së saj, jo vetëm në Indi, por në të gjitha viset e botës ku njerëzve u kanosej vdekja për shkak të varfërisë dhe sëmundjeve të rrezikshme. Vetëm në Indi hap 80 spitale, nga të cilat për çdo vit dalin plotësisht të shëruar afro 50.000 njerëz. Me këto veprime Ajo bëri ato mrrekulli që nuk e kanë shembullin deri më sot. Do të duheshin mijëra faqe për të shënuar gjithë atë rrugë me mirësi.

    Në vitin vitin 1979 Nënë Tereza, për punën e saj humanitare, mori Çmimin Nobel.

    Në vitin 1988 ajo vjen në Shqipëri dhe viziton varrin e nënës dhe motrës saj. Vizita e fundit ishte me 25 Prill 1993 në Shkodër me rastin e vizites se Papa Gjon Palit II-tenë te "Kisha e Madhe". Ajo po ashtu vizitoi Kosovën në vitin 1980, ku tani shumë organizata mbajnë emrin e saj.

    Vdiq me 5 Shtator 1997, në Kalkuta (Indi), pas sëmundjes së zemrës në moshën 87 vjeçare.




    Vlerësimet dhe çmimet

    Veprimtaria e saj e pashoqe bëri që Nëna Tereza të shpërblehet me dhuratat dhe çmimet më të larta botërore sa që është vështirë të numërohen.

    Në prill të vitit 1962, kryetari i shtetit të Indisë, dr. Rajendra Prasali i dorëzon dhuratën "Shir Medal".

    Në gusht 1962 Qeveria e Filipineve i dha shpërblimin "Ramon Magsaja".

    Më 6 janar 1971, në Vatikan, Papa Pali VI i dorëzoi dhuratën "Gjoni i 13- Për Paqen.

    Në vitin 1971 në Nju-Jork e nderojnë me dhuratën ndërkombëtare " Xhon Kenedi".

    Në tetor 1971 u bë doktore nderi e Universitetit të Uashingtonit.

    Më 1972 u nderua në Indi me mirënjohjen "Nehru".

    Më 1973, princi i Edinburgut, Filipi, në praninë e mbretëreshës së Anglisë, Elizabetës së Dytë, i dha mirënjohjen "Tempelton".

    Më 1978 mori çmimin "Balsam" nga qeveria italiane për humanitet, paqe dhe vëllazërim në mes popujve.

    Më 1979, u shpërblye me Çmimin Nobel për paqe.

    Më 1980 mori çmimin më të lartë të Indisë.

    Më 1983 u shpërblye me Rendin e Meritorëve nga Mbretëreshës së Britanisë, Elizabeta.

    Më 1985 i jepet dhurata "Medalja e Lirisë", që njihet si shpërblimi më i lartë civil në SHBA, me qëllim të caktuar, për themelimin e 557 shtëpive në 126 shtetet e botës, për të moshuarit, të sëmurët, të pastrehë e të uritur. Në Shqipëri janë ndërtuar 8 shtëpi të tilla, kurse në Kosovë 2.

    Më 1986 i jepet shpërblimi më i lartë i Rusisë, "Medalja e Paqes".



    Porosia e Nënës

    Duaj të tjerët, ashtu si Zoti të donë Ty.
    Mbaje në mend.
    Puna e dashurisë,është puna e paqës.
    Zoti u bekoftë!


    Një mollë ndahet në mes , për dashuri
    Një pjeshkë po ashtu..
    Por një Atdhe për dashuri
    Nuk ndahet në mes kurrësesi


    Damarët e gjakut na i pren vëllezër
    Damarët e jetës në fashë mbështjell ,kemi mbajtur
    Gjaku të mos na ik, të mos na prishet , të fiket
    Të mos na bjer.. Në tokë të mos biem
    Dhe në gjunjë të mos biem gjithashtu..
    S'e ndjeva mungesën tënde Prishtinë , Tiranë..
    Ç'far ndjeva ishte dhimbje mall..

    Si kemi jetuar kaq gjat? Ëe ndarë... të ndarë


    vazhdon-->


    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-08-2008 më 19:35

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  2. Artistët shqiptarë kundër “grabitjes” së Nënës Terezë
    Nga Selami2006 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 18:18
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Nena Tereze ne letersine e sotme shqipe
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:17
  5. Fundi I Nje Endrre Shqiptare
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2005, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •