Nė kėtė temė, do tė dėshiroja tė sillja njė homazh ndaj njeriut qė bėri aq shumė pėr qė kriminelėt nazistė tė dalin para drejtėsisė.
Simon Wiesenthal vdiq mė 20 shtator 2005, nė Vjenė.
Ky homazh le tė jetė dhe njė pėrkujtim i tė gjitha viktimave tė ēdo diktature. Dhe tė mos shkojmė larg, njė mendim tė veēantė pėr Kosovėn martire.
Franck Johannčs, Le Monde 22. 09. 2005
Ai ishte kaq i lodhur. Ai shkonte akoma pėrditė, nga njė orė, nė zyrėn e tij nė qendėr tė Vjenės, nė ish lagjen ēifute. Pastaj, para dy vjetėsh, Simon Wiesenthal ka vendosur tė dalė nė pension. « Puna ime ėshtė kryer, kishte shpjeguar zotėria i vjetėr mė 18 prill 2003 nė revistėn austriake Format. Vrasėsit nė masė qė unė kam kėrkuar, i kam gjetur. U kam mbijetuar tė gjithėve. Nėse do tė kishte ndonjė qė nuk e kam kėrkuar, ato janė sot tepėr tė vjetėr pėr tu ndjekur. » Cyla Müller, gruaja tė cilėn ai e kishte njohur nė lice dhe martuar mė 1936, ka vdekur nė nėntor 2003. Vetė ėshtė fikur qetėsisht nė gjumin e tij, tė martėn 20 shtator, nė Vjenė. Ai kishte 96 vjet.
« Gjuetari i vjetėr i nazistėve », i njohur pėr tė patur ndihmuar tė dalin para gjyqit mė shumė se 1100 kriminelė lufte, ėshtė kthyer sot njė « ndėrgjegje botėrore » e vėrtetė, sipas Aver Shalev, drejtor i Yad Vashem, Memoriali i Shoah nė Jeruzalem, dhe vdekja e tij ka shpėrndarė ato pak hije qė errėsonin akoma njė jetė kaq tė gjatė, dhe kaq tė rėndė. Simon Wiesenthal, ky ėshtė njeriu qė ka mbijetuar. Pogromeve, 12 kampeve tė pėrqėndrimit, ku 89 anėtarė tė familjes sė tij kanė humbur jetėn, talljeve, atentateve. Ai e dinte pėr ēfarė luftonte. Njė homazh do ti bėhet atij tė mėrkurėn nė varrezėn qendrore tė Vjenės, dhe varrimi i tij do tė bėhen tė premten nė Izrael, ku do tė varroset pėrballė detit, pranė vendit ku jeton e bija e tij, Paulinka.
Simon Wiesenthal ka lindur mė 31 décembre 1908, nė njė familje tregtarėsh ēifutė, nė Buczacs, njė qytet i vogėl i Galicisė pranė Lviv (dikur Lemberg, pastaj Lvov), sot nė Ukrainė, asokohe nė territorin e perandorisė austro-hungareze, rajoni ka ndryshuar gjashtė herė tė zot nė njė shekull. Ai ėshtė 9 vjeē kur njė ushtar ukrainas i shpon atij kofshėn me njė shpatė, dhe ai do ta ruajė pėr tėrė jetėn e tij kėtė shenjė. Dhjetė vjet mė pas, ai dėrgohet nė Pragė pėr tė bėrė studimet e tij, sepse ai nuk hyn nė kuotėn e studentėve ēifutė tė institutit teknologjik tė Lviv. Mė 1932 merr diplomėn e arkitektit, inxhinier ndėrtimi, pastaj rikthehet pėr tė hapur njė kabinet arkitekti nė Lviv, tashmė nė Poloni. Jo pėr shumė kohė.
Polonia copėtohet mė 1939, Lviv bie nė duart e Sovjetikėve, tė cilėt e mbyllin kabinetin e tij. Simon Wiesenthal, i sapomartuar, ndryshon punė duke punuar shtrate me susta dhe duke mbushur jorganė, sipas biografes sė tij, Hella Pick, autore e "Simon Wiesenthal : a life in search of justice". Ai i shpėton pėr pak mė 1940 internimit nė Siberi duke i dhėnė ryshfet njė komisari sovjetik, por, kur Hitleri pushtoi Bashkimin Sovjetik, Simon ndalohet nga Gjermanėt, mė 6 korrik 1941.
Nazistėt e vėnė nė rresht me tetėmbėdhjetė ēifutė tė tjerė dhe i ekzekutojnė njė nga njė, me njė plumb nė qafė. Ėshtė rradha e tij. Por ushtari, ka treguar Wiesenthal, bėn njė pushim pėr tė pirė njė gllėnjkė vodka. Pastaj kėmbanat e njė kishe aty afėr fillojnė tė kumbojnė pėr meshėn e mbrėmjes, dhe ushtari shkon tė lutet : Simon Wiesenthal i shpėton vdekjes, hera e parė.
Djaloshi i ri internohet, pėrgjatė katėr vjetėsh, pjesėrisht nė kampe pune. Nė fillim e vėnė tė gdhendė gurė dhe tė hapė varre, afėr Janoswka, njė kamp pėrqėndrimi nga krahu i Lviv. Nėse ndonjė tenton tė arratiset, 25 tė burgosur vriten. Nėse ai ia del kėsaj, familja e tij pushkatohet. Simon dhe gruaja e tij transferohen nė njė kamp hekurudhash, ai pikturon svastikat mbi lokomotivat ruse, e shoqja Cyla shndrit bakret. Fati i tij pėrmirėsohet pak kur zbulohet qė ai ėshtė arkitekt, dhe atė e vėnė tė vizatojė plane. Nė gusht 1942 sheh nėnėn e tij tė niset me 300 gra tė tjera, nė kampin e Belzec, nga ku ajo nuk do tė kthehej kurrė.
Simon do qė tė shpėtojė tė shoqen Cyla. Mė 1943 ai pėrfiton nga rezistenca polake pėr ta dėrguar gruajn e tij nė Lublin, nė shkėmbim planesh tė lidhjeve hekurudhore. Ajo ėshtė bjonde, i jepen dokumente me emrin Irčne Kowalska, ajo mund tė hiqet si njė Polake. Nazistėt e dėrgojnė nė Solingen, nė njė uzinė mitralozėsh, pak a shumė nė qetėsi. Por jo burri i saj : mė 12 prill 1943, SS-ėt e risjellin Wiesenthal-in nė Janoswka, me 40 ēifutė tė tjerė. Ata ēohen pranė njė grope tė hapur, urdhėrohen pėr tu zhveshur. Kėtė herė, ky ėshtė fundi. Dhe pėrsėri, mrekulli : njė nėn-oficer SS e nxjerr qė andej, dhe e dėrgon atė nė kampin e hekurudhave : e kėrkonin ngado, ishte 54-vjetori i Hitlerit, dhe komandanti i kampit kishte nevojė pėr tė pėr ti vizatuar njė pankartė tė bukur, "Wir danken unserem Führer" ("Ne falenderojmė Führer-in tonė"). Padroni i tij nazist, qė e ka marrė me sy tė mirė, e paralajmėron pesė muaj mė vonė qė ēifutėt do tė dėrgohen tė gjithė nė kampet e vdekjes. Ai ia del tė arratiset mė 6 tetor 1943, kapet tetė muaj mė vonė dhe sillet nė gjysmėn e qershorit 1944 nė Gestapon e Lviv. Orvatet pėr tė varė veten me pantallonat e tij, dhe mjekohet pesė javė, pastaj dėrgohet pėrsėri nė Janowska. Por Aleatėt afrohen. Dhe pėrsėri, Simon Wiesenthal rreshtohet me 33 tė internuar. Nė fillim ato ishin nė kamp 100 mijė, por tė tjerėt kanė vdekur ose janė transferuar. Komandanti i kampit i bie lapsit : nėse ai ka tė burgosur pėr tė ruajtur, ai do tia hedhė frontit tė Lindjes. "Ne ishim 34 ēifutė, ka treguar Wiesenthal, tė kthyer sigurim-jete pėr 200 SS."
Trupa e vogėl niset drejt perėndimit. Disa tė internuar vriten gjatė rrugės. Njė nėn-oficer e pyet atė njė ditė se ēdo tė thoshte ai mbi kampet e pėrqėndrimit nėse ai do tė mbėrrinte ndonjėherė nė New York. Ai pėrgjigjet qė do tė tregonte sigurisht tė vėrtetėn. "Nuk do tė tė besojnė, ka qeshur Gjermani. Do tė thonė qė je ēmendur." Simon Wiesenthal ėshtė betuar atė ditė qė ai do tė mbijetonte, dhe do tė dėshmonte.
Tė shpėtuarit pėrcillen nė kampin e Plaszow, nė Poloni, pastaj dėrgohen nė Gross Rosen, nė Gjermani. Njė SS e gjuan atė me njė bllok guri nė kokė, nuk qėllon nė shenjė, e godet nė kėmbė. Duhet prerė njė gisht i kėmbės, pa anestezi. Tė nesėrmen, vendi evakuohet. Simon del duke ēaluar. Dėrgohet nė Buchenwald, pastaj pėrfundimisht Mauthausen, nė Austri.
(vijon pjesa e dyte dhe e fundit)
Ruaj Lidhjet