Dobesia e momentit, apo frymezimi i momentit? Asnjehere nuk kam mundur te bej dallimin midis te dyjave sa here kam shkruar dicka. Ishte "momenti" qe me beri te shkruaj kete poezi me poshte. I dedikohet nje vajze qe ne mos eshte eshte vete zemra ime, eshte pjese e saj.
Per ty zemra ime
Shume te kane shkelur o zemra ime
Te trupi tend kane gjetur vetem nje cast
Se nuk e dinin qe brenda fshihej nje jete
Shume te kane marre o zemra ime
Ate qe u ke dhene vete pa kushte
Dhe kurre nuk ke dashur te ta kthejne pas
Shume je lenduar o zemra ime
Sa here shikoj brenda teje
Ne cdo rrahje flet nje dhimbje
Asnje nuk te ka prekur o zemra ime
Cuditem si ke ngelur kaq e bukur!
Ti me vret o zemra ime.
me vret, me ngjall e prape me vret
Prape po vjen pranvera o zemra ime
Do vishesh perseri me buzeqeshje?
Nuk ka fustan tjeter qe te shkon....
Krijoni Kontakt