Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767

    Per ty o zemra ime.

    Dobesia e momentit, apo frymezimi i momentit? Asnjehere nuk kam mundur te bej dallimin midis te dyjave sa here kam shkruar dicka. Ishte "momenti" qe me beri te shkruaj kete poezi me poshte. I dedikohet nje vajze qe ne mos eshte eshte vete zemra ime, eshte pjese e saj.




    Per ty zemra ime

    Shume te kane shkelur o zemra ime
    Te trupi tend kane gjetur vetem nje cast
    Se nuk e dinin qe brenda fshihej nje jete

    Shume te kane marre o zemra ime
    Ate qe u ke dhene vete pa kushte
    Dhe kurre nuk ke dashur te ta kthejne pas

    Shume je lenduar o zemra ime
    Sa here shikoj brenda teje
    Ne cdo rrahje flet nje dhimbje

    Asnje nuk te ka prekur o zemra ime
    Cuditem si ke ngelur kaq e bukur!
    Ti me vret o zemra ime.
    me vret, me ngjall e prape me vret
    Prape po vjen pranvera o zemra ime
    Do vishesh perseri me buzeqeshje?
    Nuk ka fustan tjeter qe te shkon....
    Ezekiel 25-17.

  2. #2
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    hello Julius

    Eshte momenti qe te jep frymezimin dhe ndoshta edhe dobesine. Por keto te dyja kane dicka qe i ndan,, frymezimi te ben te shkruash dhe te shprehesh dicka ne nje moment te caktuar,,, kurse dobesia mendoj se te pengon ta besh ate...
    zakonisht frymezimi gjen ushqim ne shpirtin e plagosur,,, dhe rralle ne ate te dehur nga lumturia.
    si shembull po te sjell nje poezine time , e cila tregon ne te nje brenge te akullt, qe eshte Vetmia.

    Sekreti

    Hena sot m'u duk e bukur,
    edhe pse nuk ishte e plote,
    por dicka vura re papritur,
    qe ajo nuk m'a fshihte dot.

    Brenda vellos qe kishte hedhur,
    qendisur me yjet e arte,
    ajo dicka mbante fshehur,
    qe une e dalloja qarte.

    Ish dicka qe e njihja,
    prandaj edhe e dallova,
    se edhe tek une te hynte,
    dot , jo , nuk e ndalova.

    E c'i duhet e bukur te jete,
    e si nuse e qendisur, te rrije,
    kur dikush, t'ia largoje vellon
    dhe ta preki,,, s'po duket te vije?!!
    What goes around---comes around

  3. #3
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    sh te bukra te dyja poezit

    urime

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Ja Julius edhe unė me njė poezi timen:


    KUR NUK KE...

    I shtrirė pėrkrah vetmis sime
    Sytė drejtuar kah qielli,
    E pres tė lindė nė horizont
    Andej nga perėndimi, dielli!

    Kurse era mė godet me shumė forcė
    Mė shkund dhe mė zgjon nga gjumi,
    Ik nga kjo jetė i vetmuar, mė thotė
    Ik mė shpejtė se tė mori lumi!

    Ēfarė tė duhet jeta kur nuk e shijon
    Pėrse duhet ti ende tė jetosh?
    Kur nuk ke askend qė pranė tė tė rrijė
    Kur nuk ke mė askend qė ta dashurosh?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Poeti : 24-09-2005 mė 17:24
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  5. #5
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ju faleminderit te gjitheve. Nuk e di se a kemi shume te perbashketa midis nesh. Ndoshta ajo qe na bashkon eshte "momenti" me vleresimin qe i jep cdo poet.
    Ezekiel 25-17.

  6. #6
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    hello

    pershendetje lagjja e poezive....
    meqe ti Julius ma vleresove "jo keq" poezine e pare,, mendova te te dergoj edhe te tjera ne vazhdim. Per sot zgjodha :

    Kur s'jemi bashke


    Perhere tek une nje boshllek
    krijohet kur ti me largohesh
    Ndaj gjithmone kerkoj dicka
    qe shpirti te me qetesohet.


    Kerkoj nje fjale.....
    kerkoj nje ngjyre.....
    <Me ngushello!>
    i lutem te embles Natyre


    Me fali ajo gjithe c'pati:
    nga fushat-bukurine,
    nga malet-burrerine,
    nga qingjat-urtesine.

    Por....


    Kur s'jemi bashke,
    cdo gje me duket e shemtuar,
    madje dhe ne veten time
    me duket se jam vjeteruar.


    Bota me duket e shurdher;
    S'e di pse dita shume zgjat;
    C'do gje me duket pa jete
    Kohen kur nuk jemi bashke.


    (shkurt.1996)
    What goes around---comes around

  7. #7
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    pershendetje Julius. Milaniste,, faleminderit per vleresimin.
    Poeti, m'u duke me shume ndjenje ne shkrim,, po do te deshiroja te lexoja dicka me te gezueshme dhe me drite nga pena jote. Te gjithe kemi momente te zymta, dhe thone se s'eshte mire te shkruash kur je i merzitur,, por une e di qe pena eshte e vetmja qe rreshqet ne ato caste. Megjithate , te pergezoj per krijimin dhe uroj te shohim shkrime te tjera na ty.
    Julius,, po ti? e humbe penen?? aaaaaaahaaaaaa te qenka mbaruar boja!!
    sa keq!!
    Uroj t'ia kaloni mire.
    What goes around---comes around

  8. #8
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Tė gjitha poezitė janė tė bukura;

    ky ėshtė vlersim i imi.

    Urime!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga Sorkadhe_Kelcyre
    pershendetje Julius. Milaniste,, faleminderit per vleresimin.
    Poeti, m'u duke me shume ndjenje ne shkrim,, po do te deshiroja te lexoja dicka me te gezueshme dhe me drite nga pena jote. Te gjithe kemi momente te zymta, dhe thone se s'eshte mire te shkruash kur je i merzitur,, por une e di qe pena eshte e vetmja qe rreshqet ne ato caste. Megjithate , te pergezoj per krijimin dhe uroj te shohim shkrime te tjera na ty.
    Julius,, po ti? e humbe penen?? aaaaaaahaaaaaa te qenka mbaruar boja!!
    sa keq!!
    Uroj t'ia kaloni mire.

    Sorkadhe_Kelcyre,

    Te faleminderit per vleresimin dhe sygjerimin e dhene, por me behet sikur po te shkruaja dicka tjeter nga qe shkruaj, nuk do te jem vehtja ime, por do te mundohem qe ne te ardhmen te sjell edhe rreze pozitive ne Forum.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  10. #10
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Miredita

    Poeti,, te gjithe po ndajme me njeri tjetrin caste qe per te mos i harruar, kemi gervishtur letren dhe i kemi bere te perjetshme ne veten tone.
    Une po mundohem t'ju prezantoj nje nga krijimet e mia si me te celura per nga gjyrat..

    Vetia e Fjaleve.

    Dy fjale te embla me the,
    dhe s'di se c'shpirti pesoi,
    fryma e shenjte me ngjiti ne re,
    dhe mendja cdo hall e harroi.

    Fjale qe kushdo mund t'i thoshte,
    por qe s'do te kishin veti,
    se asnje mua s'do me joshte,
    sikur sot ma bere ti...

    Paten aq shume bukuri,
    se dolen nga buzet e tua,
    ndaj ndieu kaq lumturi,
    kjo zemra ime e dashuruar.
    What goes around---comes around

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •