Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Eshte thjesht ndryshimi i menyres te jeteses. Kehet kane ndryshuar, gjithcka ndryshon. Ky eshte evolucioni qofte i mire apo i keq.

  2. #12
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355

    ja si ndodh

    Kjo ishte botuar te 'Shekulli' sot dhe sado genjeshter te jete, nje te vertete te madhe e ka brenda: dy jete vdiqen dhe ne emer te kujt?

    Ngjarja ka ndodhur fill pasi 61- vjeçarja Hydajete Selimi ka kërkuar ndihmën e policisë për të larguar nusen nga shtëpia


    Tragjedia, vret motrën dhe vjehrrën e saj


    Policia dyshon se Besnik Pepmarku ekzekuton 61-vjeçaren se nuk donte për nusen e djalit motrën e tij

    SHKODËR - Vret vjehrrën e motrës dhe këtë të fundit. Tragjedia ka ndodhur në orët e vona të së premtes në familjen Selimi, në qytetin e Shkodrës, dhe protagonist i saj dyshohet të jetë Besnik Pepmarku. Ky i fundit dyshohet të ketë qëlluar mbi të vjehrrën e motrës Hydajete Selimi, 61 vjeçe, dhe më pas mbi të motrën e tij, Alma Pepmarku, 30 vjeçe. Gjithçka sipas burimeve të policisë ka ndodhur për shkak të një martese të padëshiruar. Familja Selimi nuk e donte për nuse 30- vjeçaren. Madje për këtë arsye, mësohet se viktima, gruaja 61-vjeçare, është ankuar në polici të enjten. Ajo mësohet të ketë thënë se njerëzit e vajzës e kanë sjellë me forcë këtë të fundit në shtëpi. "Djali im, mësohet të ketë thënë 61-vjeçarja, nuk e do Almën. Madje për këtë arsye ai prej 3 muajsh punon dhe jeton në Ulqin". Pas kallëzimit në polici të kryefamiljares Selimi uniformat blu, bëhet e ditur se kanë pasur një takim me babanë e 30- vjeçares. Në këtë takim, në bazë të kallëzimit ato i kanë kërkuar babait të vajzës që ta tërheqin këtë të fundit nga shtëpia e familjes Selimi. Takimi mësohet të jetë kryer të premten në mesditë, ndërsa në orët e vona të po asaj dite ka ndodhur krimi makabër. Policia e Shkodrës është në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

    Ngjarja
    Hydajete Selimi, 61 vjeçe, jetonte vetëm me nusen e padëshiruar në shtëpinë e saj, në lagjen "Naim Gjylbegu" në Shkodër. Ajo jetonte në katin e dytë të një pallati, pranë ish- shkollës mekanike-bujqësore, sot kolegji turk në Shkodër. Bashkëshorti i saj kishte vdekur pak vite më parë, ndërsa djali i saj i vetëm, Gëzimi, prej 3 muajsh jetonte dhe punonte ne Ulqin të Malit të Zi. Sipas burimeve të policisë, të cilat i referohen dëshmive të marra në vendngjarje, Alma Pepmarku ishte futur në shtëpinë e Selimajve si nuse e shtëpisë, megjithëse pa celebrim, që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Sipas të njohurve të familjes Selimi, kjo martesë ka qenë e detyruar dhe e padëshiruar nga familja Selimi.
    Kjo martesë e padëshiruar e ka çuar disa herë gruan e shtëpisë, Hydajeten në policinë e Shkodrës, ku dhe është takuar me drejtues të lartë të policisë. Një gjë e tillë ndodhi dhe të enjten. Policia kishte komunikuar me babain e vajzës Xhemalin, dhe ishte përpjekur për ta bindur atë që ta merrte vajzën në shtëpinë e tij. Sipas burimeve të policisë dyshohet që takimi i kryefamiljares Selimi me uniformat blu të ketë nxitur djemtë e familjes Pepmarku që të reagonin ndaj nënës së dhëndrit që nuk e pranonte motrën e tyre për grua. Në orët e vona të së premtes, i dyshuari, Besnik Pepmarku ka shkuar në banesën e familjes Selimi. Ka qenë ora 23.00 kur ai me paramendim ka qëlluar mbi dy gratë, thanë për gazetën burime të policisë. Të njëjtat burime thanë për gazetën se fillimisht është qëlluar mbi 61-vjeçaren. Po sipas burimeve të policisë mbi këtë të fundit autori i krimit ka qëlluar 3 herë me pistoletë. Ajo është goditur në gjoks dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Më pas autori i krimit e ka drejtuar armën mbi të motrën, duke e goditur atë një herë në kokë. Pas kryerjes së aktit makabër ai ka ikur në drejtim të paditur. Kanë qenë komshinjtë ata që kanë lajmëruar policinë, pasi vjehrrë e nuse jetonin të vetme në banesë. Policia tha se në vendngjarje janë sekuestruar 6 gëzhoja pistolete, ndërsa është bërë dokumentimi ligjor i ngjarjes dhe identifikimi i autorit të krimit, i shpallur në kërkim.

    Dëshmi
    Familja Pepmarku me origjinë nga Mirdita kishte pak vite që jetonte në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve, kjo familje për një periudhë të gjatë kohe ka jetuar në Thumanë të Krujës dhe më pas ishte zhvendosur për të jetuar në Shkodër. Vajza e tyre Alma jetonte në shtëpinë e familjes Selimi që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar. Sipas dëshmive të para në vendngjarje (komshinj që nuk duan të identifikohen) Alma kishte pasur marrëdhënie me djalin e vetëm të familjes Selimi, Gëzimin, por nëna e tij madje as ai vetë nuk e donin martesën. Për një gjë të tillë ata janë detyruar me forcë nga familja e vajzës, Almës. Sipas policisë, grindjet dhe konfliktet midis familjes Selimi dhe Pepmarku kanë qenë të pranishme. Familja Pepmarku këmbëngulte që vazja e tyre duhej të qëndronte aty pasi Gëzimi e donte atë. Grindje ka pasur edhe midis vjehrrës dhe nuses së padëshiruar. Madje sipas burimeve të policisë, viktima Hydajete Selimi kishte komunikuar dy herë me drejtorin e policisë së Shkodrës ku hera e fundit ishte e enjtja. 61-vjeçarja mësohet të jetë ankuar tek drejtori i policisë se nusen ia linin me zor në shtëpi. Sipas të njohurve, nusja flite në dhomën e gjumit, ndërsa nëna me të birin, kur ai ndodhej në shtëpi, në kuzhinën e apartamentit. Policia kishte komunikuar me babain e vajzës Xhemalin duke u munduar ta bindë që ta merrte vajzën në shtëpinë e tij. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, megjithëse në zgjidhjen e çështjes u përpoq që të ndikonte dhe policia.
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  3. #13
    i/e larguar Maska e DINA
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    I ♥ New York
    Postime
    103
    Cfare thua Puhiza? e tmerrshme mire vjehrren por motren pse?Nuk di ca te them.

  4. #14
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    KANUN quhet e dashur Dina, quhet KANUN dhe i ka rrenjet ne cdo mendesi shqiptare.......

    Qe ketu duhet filluar luftimi i ngjarjeve te tilla...ne menyre qe te mos endemi me kot te kerkojme aty ku nuk ekziston.....
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  5. #15
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Familjet shqiptare jane faze zhvillimi tani prandaj ndohin keto gjera ...........

  6. #16
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anëtarësuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Per mendimin tim ata qe bejne krime te tilla, jane njerez pa ndjenja njerezore. Te ata njerez eshte futur deri ne gjak koncepti i fanatizmit dhe i te drejtes se trajtuartit te njerezve te tjere si tu doje qejfi atyre. Ata nuk e njohin emancipimin, por jetojne me normat qe kane jetuar gjysherit tane. Ndoshta per keta njerez egziston akoma zbatimi i kanunit te Leke Dukagjinit. Kjo eshte nje disfate e madhe e emancipimit te shoqerise shqiptare. Zoti te na mbroje nga keta lloj njerezish!

  7. #17
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Nuk eshte se keta njerez jane pa ndjenja njerezore por jane te mbrujtur me nje mentalitet shume te gabuar. Ai vret ne emer te nderit nje koncept qe ka bere shume perparime ne ditet e sotme. Ka shume koncepte te tilla qe ne Shqiperi vazhdojne te trashegohen dhe problemi me i madh eshte se nuk dihet dhe sa viktima te tjera do kete ne te ardhmen. Dhe problemi eshte se qe et gjithe qendrojne indiferente, flas si bashkesi ose si shoqeri ose si shtet. Individi eshte shume i pafuqishem per te ndryshuar gjerat...as shteti nuk e can shume koken...as shoqeria nuk do t'ia dije.
    Keshtu qe...mjer ne qe na ra te jetojme ne keto kohe...
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  8. #18
    i/e larguar Maska e DINA
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    I ♥ New York
    Postime
    103
    UNE DO THOJA QE NGA REVOLUCIONI QE U BE NE SHQIPERI NE VITIN 1997 ,KU SHQIPERINE E MORI LUMI,FILLUN KETO TRAGJEDI JASHTNJERZORE.
    NUK KUPTOJ SE SI NJE PRIND E RRIT FEMIJEN E VET OSE E KUNDERTA ,JA MER JETEN SI TE ISHTE COPE LETER.
    DHE KETO GJERA SA VIJNE DHE SHTOHEN .DHE KJO ME BEN TE MERZITEM DITA DITES. I THOJA VETE QE NUK DO HAP FAQET E GAZETAVE QE MOS TE SHOF MASAKRA FAMILJARE PO CTE BESH VETE DHE I SHOF.
    DO JU LUTESHA TE GJITHEVE QE TE BEJME PROPAGANDA SI NE SHTYP ASHTU EDHE NE TV SE FAMILJA ESHTE NJE DIAMND QE NUK SHUHET KURRE DHE QE KJO DASHURI PRINDERORE DHE FAMILJARE NA KA RRITUR E BERE KAQ SA JEMI.

    ME RESPEKT DINA

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    A e lexuat ate te fundit ne Vlore ku burri kishte therur te shoqen me thike buke duke pasur djalin e vogel ne shtepi....tamam filma horror.

  10. #20
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    e tmerrshme di...
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •