Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Pavarësia e Kosovës e vetmja zgjidhje e drejtë

    Rohrabacher: Pavarësia e Kosovës e vetmja zgjidhje e drejtë për statusin e saj përfundimtar

    Intervistoi Isabela Çoçoli
    Uashington
    23-09-2005


    Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrabacher, republikan nga shteti i Kalifornisë, thotë se pavarësia e Kosovës është e vetmja zgjidhje e drejtë për statusin e saj përfundimtar. Zoti Rohrabacher thekson se 10 përqind e popullatës së Kosovës që përbëhet nga sërbët, nuk duhet të presi që t’i diktojë politikën e vet 90 përqind të popullatës, me përjashtim të kërkesave për respektimin e të drejtave të tyre.

    Zëri i Amerikës: Ju bëtë një vizitë në rajonin e Ballkanit kohët e fundit. Çfarë ju nxiti për të shkuar në atë rajon?

    Dana Rohrabacher: Shumë amerikanë nuk e dinë se Shtetet e Bashkuara ende po shpenzojmë qindra miliona dollarë në vit për të mbajtur 18 mijë trupa në Kosovë dhe duket se ne duhet të përqendrohemi në këtë çështje dhe t’i japim fund gjendjes pas gjithë kësaj kohe qendrimi atje. Shkova atje për t’u siguruar që t’i kuptoj mirë gjërat dhe për t’u takuar me lojtarët për të parë se cilat janë opcionet tona dhe si të shkëputemi prej andej dhe t’i lëmë njerëzit të vazhdojnë jetën normalisht.

    Zëri i Amerikës: Ju keni qënë një nga mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës. Përse?

    Dana Rohrabacher: E vetmja zgjidhje që dëshirohet nga popullata në Kosovë është pavarësia. Zgjidhja nuk mund t’u detyrohet atyre nga larg, nga kompromist që bëhen mes qeverive. Zgjidhjet me të vëtetë të qendushme e që kanë kuptim janë zgjidhjet që përfshijnë pjesëmarrjen dhe reflektojnë vullnetin e popullit. Dhe këto janë pikërisht normat e demokracisë. Themeluesit e Shteteve të Bashkuara na i kanë mësuar këtë parim. Besoj se 90 përqind e popullit të Kosovës do që të jetë i lirë dhe i pavarur. Kjo është zgjidhja. Populli i Kosovës, jo vetëm që duhet të jetë i lirë dhe i pavarur, por duhet lejuar të kontrollojë jetën dhe të krijojë vendin e vet.

    Zëri i Amerikës: Kongresmen, administrata e tanishme amerikane ka deklaruar se statuskuoja nuk mund të vazhdojë, por ajo nuk ka ofruar ndonjë alternativë të qartë se cili do të ishte statusi i Kosovës. A mendoni se një deklaratë publike do të ishte e nevojshme?

    Dana Rohrabacher: E nevojshme është që popullit të Kosovës t’i jepet mundësia të thotë vetë se çfarë dëshiron, dhe kjo të vendoset me referendum. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se se statuskuoja e tanishme e statusit të pazgjidhur të Kosovës nuk është e pranueshme. Cila pra do të jetë zgjidhja apo alternativa? Për këtë duhet pyetur populli i Kosovës dhe duhet respektuar vendimi i tij. Në qoftë se ai do që të jetë i lirë dhe i pavarur dhe i angazhuar për të respektuar të drejtat e pakicave, duke përfshirë edhe ato sërbe, ai duhet të jetë i lirë dhe i pavarur. Kjo është e vetmja zgjidhje. Populli i Kosovës është ai që duhet ta vendosë atë zgjidhje.

    Zëri i Amerikës: Shumë analistë besojnë se raporti i të dërgurit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për vlerësimine standardeve, Kai Eide, do të jetë pozitiv dhe negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës do të fillojnë. Duke patur parasysh se shqiptarët dhe sërbët, kanë qendrime diametralisht të kundërta lidhur me statusin përfundimtar, sa mendoni ju se do të zgjasnin këto negociata?

    Dana Rohrabacher: Negociatat mund të zgjasin pafundësisht, përsa kohë që ne përballojmë shpenzimet. Zgjidhja nuk është bisedime dhe gjinjë bisedime. Zgjidhja është që popullit të Kosovës t’i jepet mundësia për të marrë vendimin për statusin përfundimat dhe jo një grupi të huaj burokratësh që bisedojnë me njeri-tjertin. Për sa u përket sërbëve të Kosëvos, të drejtat e tyre duhet të respektohen patjetër. Por në një shoqëri demokratike pakica, që në rstin e sërbëve të Kosovës është vetëm 10 përqind, nuk mund të marrë vendim për gjithë vendin. Ata kanë të drejtën të shprehin qendrimet e tyre, ata gëzojnë të drejtën të mos diskriminohen, por ata nuk mund të marrim vendimin se në çfarë drejtimi duhet të shkojë vendi. Sërbët që jetojnë në Kosovë duhet të vendosin se çfarë duan. Ata mund të jetojnë si pakicë në Kosovë dhe gjithkush do të kërkonte që të drejtat e tyre të respektohen, por ata duhet të pranojnë vendimin e shumicës, ose të shkojnë në Sërbi, në qoftë se duan të jetojnë mes sërbëve. Këto janë të vetmet alternativa. Alternativa nuk është që 10 përqind e popullatës t’i diktojë 90 përqind të popullatës se cilat do të jenë politikat e vendit. Kjo nuk është as demokratike dhe as e drejtë. Të gjithë kosovarët me të cilët unë kam biseduar, më kanë thënë se janë të angazhuar të respektojnë të gjitha të drejtat e pakicave, qofshin ato sërbe apo të tjera. Sërbët nuk duhet të presin që t’i diktojnë politikën e tyre 90 përqind të popullatës, me përjashtim të kërkesave për respektimin e të drjetave të tyre.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    pa...

    E vetmja zgjidhje e drejte, besa. Nuk e kuptoj si akoma ne kete shekull te kete popuj te pushtuar. tmerr
    sereno

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Une e kam thene the akoma po e them se kosova po ben gabim te madh qe nuk organizon referendumin pasi kete te drejte legjitime sdo kete fuqi ta ndale asnje shtet ne bote .me organizimin e referendumit diplomatet e korruptuar dhe te paafte te OKB do e kuptojne se ata si nevojiten me asnje dite kosoves.Cfare pret nga keta diplomate kur gjysma i kane vendet e veta te origjines rremuje ?shporrni keta kryenece nga trojet e kosoves se e felliqen vendin

  4. #4
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Kosova do e marri pavaresine por ajo do marri minimumi nja 5 vjet, kete e them me trishtim por eshte realiteti.

    Nese fiton dicka atehere ajo do te fitoj vetem nje "form" te pavaresise, pra nje "form te kushtezuar"....

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ceshtja e Kosoves do te zvaritet edhe shume kohe, 4, 5 apo 6 vjet. Fakti se Kosova do fiton pavarsine eshte i pamohueshem nga te gjithe si; BE-ja, NATO-ja, SHBA-te. Kete edhe Serbia e din, prandaj nonstop mundohet me presione te ndryshme te njellos Kosoven dhe te arriturat e saj ne permbushjen e standardeve dhe t'a paraqes popullin shqiptar si te "pa afte" per te udheheq nje shtet dhe ne kete menyre mundohet te futet prap ne Kosove. Por kjo enderr e tyre eshte si ajo "Halloween Night" qe eshte e tmerrshme...

    Këmba e shkaut KURRË me nuk do shkelë në Kosovën heroike!
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Ndersa une kam mendimin qe populli i kosoves nuk po kembengul per pavaresi.Nese i gjithe spektri politik kosovar do binte dakort per referendum kete te drejte sdo kishte fuqi ta ndalte askush.ne kete menyre bota do ta dinte qarte se cfare pranojne shqiptaret e kosoves dhe cfare i thone JO

  7. #7
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Kosova do te jete e pavarur

    Partit politike mendoj se duhet te jene shume me kembengulese,e mbi te gjitha te jene te nje zeri dhe se bashku.
    O tani Kosova e pavarur o kurre.Ne dim duam dhe do tja dalim.
    Dhe besoj qe shume shpejt do te behemi shtet i pavarur

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Citim Postuar më parë nga EMMA 1244
    Partit politike mendoj se duhet te jene shume me kembengulese,e mbi te gjitha te jene te nje zeri dhe se bashku.
    O tani Kosova e pavarur o kurre.Ne dim duam dhe do tja dalim.
    Dhe besoj qe shume shpejt do te behemi shtet i pavarur
    me pelqen mendimi yt lool

  9. #9
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Citim Postuar më parë nga EMMA 1244
    Partit politike mendoj se duhet te jene shume me kembengulese,e mbi te gjitha te jene te nje zeri dhe se bashku.
    O tani Kosova e pavarur o kurre.Ne dim duam dhe do tja dalim.
    Dhe besoj qe shume shpejt do te behemi shtet i pavarur
    Degjo Ema, cfare do qendrimi qe te mbajne partite politike (perfshi ketu PS apo PD) ne lidhje me Kosoven, nuk e ka ne dore Shqiperia fatin e Kosoves, fatkeqesisht.

    Loja ketu kontrollohet nga bota...

    Ajo qe eshte e rendesishme si per Shqiperine, si per Kosoven sot eshte qe krijojn mardhenie te mira me njera-tjetren ashtu si dhe me fqinjet.

    Duhet qe Shqiperia dhe Kosova te perforcohen si kombe nga te gjitha anet (ekonomike, politike). Shqiperia eshte ne gjendje shume te varfer sot per ti vene kushte BOTES.

    Naten e mire befshi dhe Zoti qofte me ne.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Citim Postuar më parë nga Michigan2005
    Degjo Ema, cfare do qendrimi qe te mbajne partite politike (perfshi ketu PS apo PD) ne lidhje me Kosoven, nuk e ka ne dore Shqiperia fatin e Kosoves, fatkeqesisht.

    Loja ketu kontrollohet nga bota...

    Ajo qe eshte e rendesishme si per Shqiperine, si per Kosoven sot eshte qe krijojn mardhenie te mira me njera-tjetren ashtu si dhe me fqinjet.

    Duhet qe Shqiperia dhe Kosova te perforcohen si kombe nga te gjitha anet (ekonomike, politike). Shqiperia eshte ne gjendje shume te varfer sot per ti vene kushte BOTES.

    Naten e mire befshi dhe Zoti qofte me ne.
    lol nuk po flasim per politiken shqiptare.ne po bejme fjale per politiken e shqiptareve te kosoves.me fal qe qenke keqinterpretuar

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •