Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480

    Post Program për drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe

    Në muajin mars do te keni mundësinë qe nga interneti të shkarkoni një software që është në pajtim me programin operativ te Microsoft Windows, Microsoft Office dhe Micrososft XP Profesional.
    Bëhet fjalë për një sofware që do të korigjoj gabimet tona kur shkruajmë psh ndonjë artikull në word, apo në ndonjë aplikacion tjetër të paketit Microsoft Office.
    Ky software do t'i jep fund gabimeve tona gjuhësore dhe drejtëshkrimore të gjuhës shqipe.

    Është ky një nga projektet me të mëdha që ka ndërmarrë ndonjëherë Qendra për Edukim dhe Përparim ( QEP ).
    Mirëpo nuk është ky projekti i vetëm i tyre; për më shumë lexoni këtu:
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Lajmi më i mirë që kam dëgjuar nga Shqipëria. Programi do jetë me të vërtetë një hap gjigand për të gjitha institucionet publike e private, që nga qeveria, gazetat, e deri tek forumet e internetit.

    Shpresoj që programi të jetë falas dhe të mos shfrytëzohet për fitime financiare. Nga ana teknike, më pëlqen që janë ndjekur standardet e Microsoft, dhe shpresoj që programi të mirëmbahet në të ardhmen. Gjithashtu do ishte mirë sikur programi të lejojë modifikime, që të bëjë të mundur krijimin e programeve të reja dhe përshtatjen e tij për çdo faqe ku shkruhet gjuha Shqipe.

    Urimet më të mira për të gjithë personat që kanë marrë pjesë në këtë projekt.
    Edi

  3. #3
    Dani
    Anëtarësuar
    10-11-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    95
    Këto projekte kanë filluar qe 4 vite edhe me se fundi janë finalizu projektet nuk eshte vetëm një projekt nga kjo qender mirpo jan 3 projekte, Në Kosovë ky software javen e kaluar ka filluar instalimi ne te gjitha mediat Kosovare edhe instuticionet tjera gjithashtu mirpo tek në muajin mars mund te shkarkohet per shfrytzues e tjer. Gjithashtu ky grup nga Prishtina ka pasur ndihem edhe nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë së Tiranës dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës.

    Programi drejtshkrimor AS 2.0

    Programi drejtshkrimor për gjuhën shqipe i përgatitur nga Qendra për Edukim dhe Përparim - QEP ka:
    - rreth 1.000.000 trajta;
    - është konform me sistemin operativ Microsoft Windows;
    - Është kompatibël me të gjitha versionet e programit “Microsoft Office”;
    - Ka mundësinë e shtimit të fjalëve nga shfrytëzuesi;
    - Ka mundësinë e korrektimit automatik si dhe mundësinë e zgjerimit të korrektimit automatik nga shfrytëzuesi.

    Siq duket ky do jetë një hap shum i rëndësishem për informatik edhe gjuhë shqipe me të vertet është për tu uruar ky projekt.
    www.WeAreTheBest.¥€$

  4. #4
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480
    Citim Postuar më parë nga edspace
    Lajmi më i mirë që kam dëgjuar nga Shqipëria. Programi do jetë me të vërtetë një hap gjigand për të gjitha institucionet publike e private, që nga qeveria, gazetat, e deri tek forumet e internetit.

    Shpresoj që programi të jetë falas dhe të mos shfrytëzohet për fitime financiare. Nga ana teknike, më pëlqen që janë ndjekur standardet e Microsoft, dhe shpresoj që programi të mirëmbahet në të ardhmen. Gjithashtu do ishte mirë sikur programi të lejojë modifikime, që të bëjë të mundur krijimin e programeve të reja dhe përshtatjen e tij për çdo faqe ku shkruhet gjuha Shqipe.

    Urimet më të mira për të gjithë personat që kanë marrë pjesë në këtë projekt.
    Edi edhe per mua është lajmi më i mirë qe kam ndegjuar gjatë muajit të parë te ketij viti, shpresoj qe te kemi edhe lajme edhe me te mira.

    Programi me duket do të jetë falas, sepse liçensen e ka blerë qeveria e Kosovës, ky projekt ka kushtuar më shumë se 1.2 milion euro.
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  5. #5
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Edhe unë jam shumë i gëzuar që më në fund do të shohim si duhet gjuhën shqipe në kompjuterët tanë.
    Ky projekt është paralajmëruar shumë kohë më parë dhe shpresoj që të bëhet sa më parë finalizimi i tij.
    Ky projekt duket të jetë shumë serioz dhe si i tillë do ta thyejë një boshllëk të madh që ka gjuha shqipe në kompjuter.
    Urime të përzemërta për të gjithë ata që janë duke punuar në të.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2004
    Postime
    83
    Është një lajm shumë i mirë, unë e pashe intervisten me drejtorin e QEP-it, në Koha Vision, në mars të gjithë do ta kemi në kompjuteret tanë.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-02-2005
    Postime
    34
    dicka perfekkte apo jo

    dhe shume interesante

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    9
    lajme interesatn tani munde te shkruajme shpejt ne shqipe dhe gabimet nga i korigjone programi pse jo dhe dhe gagacet tani munde te shkruhjne shqipe pa gabime{jk } bye

  9. #9
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Bad-baby-boy, nuk është gjithmonë ashtu.
    Do të citoj profesorin e nderuar Isa Bajçinca që në një intervistë për "Zërin" thotë: Kjo është një arritje e madhe për zbatimin e elektronikës në shkrimin e shqipes. Ky program përbën një ndihmë të pallogaritshme për shqipshkruesit duke nisur që nga ekspertët e deri te shkruesit e rëndomtë. Megjithëkëtë kompjuterizimi i shqipes nuk zëvendëson të gjitha mungesat e zbrazëtitë në formimin gjuhësor, sepse duhet zotëruar gramatika për ta shkruar shqipen drejt. Po jap vetëm një shembull të thjeshtë. Fjalinë "unë do të bie kësaj rruge, kurse ai do të bie rrugës në të djathtë", nuk mund ta korrigjojë programi, sepse ai nuk e di nëse duhet përdorur trajta "do të bjerë" (ai) apo "do të bie" (unë), meqenëse të dy këto trajta janë të drejta për shkrimin e shqipes. Kjo mbetet çështje e autorit të shkrimit.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  10. #10
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Po i vjen fundi marsit dhe ende nuk kemi dëgjuar për këtë program. Besart, Siner, a keni mësuar ndonjë gjë të re për këtë program? Ka ndonjë faqe interneti për projketin?
    Edi

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  2. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  3. Një tezë e Selman Rizës për gjuhën letrare shqipe
    Nga shendelli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:09
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •