Close
Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 167
  1. #81
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar mė parė nga imaas
    Une nuk i kuptoj shyme prej ketyre qe shkruajn ketu,sepse pyetja ime ne fillim ishte per fene islame ndersa ketu diskutimi eshte per Turqine!

    Jam mese dakort me ty dhe perfitoj nga rasti te them qe, e njejta gje me beri cudi dhe mua!

    Ndoshta valle, permendin Turqine duke qene se edhe Turqia i shpetoi asimilimit nga shtetet perreth, vetem si rrjedhoje e fese islame. Fe kjo, ne te cilen turqit u konvertuan menjehere sapo pushtuan Arberine (Shqiperine e sotme). Kur zune vend ne Arberi, mire qe adoptuan menjehere kulturen dhe zakonet tona, mire qe sot e kesaj dite perdorin qindra e qindra fjale tonat, mire qe u pelqyen aq fort stergjyshet tona saqe arriten deri aty sa mixuan rracen e tyre te mrekullueshme me ate tonen, por konvertuan edhe fene e tyre, duke u shnderruar ne myslimane (si ne) duke zene rrenje ne Shqiperi per 500 vjet dhe duke lene pas breza femijesh e niperisht...nje pjese derrmuese te cileve nuk eshte veshtire ti dallosh tek shkruajne dhe ja mbeshtesin njeri-tjetrit edhe ketu ne forumin tone...!

    Ishalla (fjale e vjeter shqiptare qe sot perdoret shume edhe ne Turqi) futet Turqia ne Europe thuaj, sepse megjithese ne u beme nder te madh duke i konvertuar ne myslyma, duket qe ne kohet e sotme Europa Kristiane sikur nuk preferon shume turq myslimane dhe sikur na vret pak sedra qe pas kaq shekujsh ndihme dhe favorizimi...te na mbetet pishman qe ne jemi sebepi qe Turqia e ka kaq te veshtire te futet ne Europe!

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Nuk eshte aspak terheqese te behesh pjese e nje diskutimi ku pasioni dhe urrejtja sundon mbi dijen dhe arsyen; ku njerezit nuk perpiqen te mesojne diē me teper nga ē'dine por mundohen te imponojne ate qe mendojne se e dine, me nje gjuhe qe jo vetem nuk eshte e pranueshme duke pasur parasysh normat elementare te etikes se diskutimit, por edhe nuk ploteson asnje kusht qe te kete vlere argumentuese, sepse nuk permabn fakte dhe argumente historike por thjeshte opinione te shprehura ne menyre shume vulgare.

    Citim Postuar mė parė nga vioxx
    Shume e dashke Turiqine mer kodosh. Fundja me ashurexhinj si puna jote Shqiperise akoma i ngel ora te Haxhi Qamili me dumbabsat e tij.

    E ka thene populli shume mire ne folklorin e pavdekshem qe 'ku shkel turku nuk mbin bar'. Kaq. Kush nuk bie dakord le te shkoje ne Anadoll xhenet. Se ashtu pastrohet dhe Shqiperia dhe behet qelibar sic ishte ne kohen e Gjergj Kastriotit e para tij.
    Ja nje shembull tipik i njorances qe kur shoqerohet me paedukaten krijon perla si kjo me lart. Nese nuk di gje eshte me mire te heshtesh sesa te shkruash te tilla gjera.

    bakudr, je ne rregull ti.
    Te pakten di te flasesh si njeri.
    ________________________________________________

    Ne lidhje me temen dua te sjell nje shkrim te Ervin Hatibit, qe cek shume prej ēeshtjeve qe preken ne kete diskutim.

    Shpluhurosje e njė miti

    Shenja tė revizionizmit historik nė vėshtrimet shqiptare pėr periudhėn osmane.

    Ervin Hatibi

    Pėrplasja midis Evropės sė krishterė dhe Islamit osman, shpesh ėshtė pėrqasur me ballafaqimin e ditėve tė sotme midis botės sė lirė dhe Bashkimit Sovjetik. Krahasimi nuk ėshtė i pavend. …Por kėtė pėrqasje nuk duhet ta teprojmė. Nė kėtė ballafaqim tė hershėm, ekzaltimi dhe dogmatizmi ishte i tė dy krahėve, dhe toleranca mė e madhe ishte nė anėn turke. Nė shekujt XV dhe XVI, lėvizja e refugjatėve- tė cilėt, sipas shprehjes brilante tė Leninit "votonin me kėmbėt e tyre"- ishte nga Perėndimi nė Lindje, dhe jo si sot nga Lindja nė Perėndim. Shpėrngulja e ēifutėve pėr nė Turqi, pėrzėnė nga Spanja nė 1492, ėshtė e mirėnjohur, por nė asnjė mėnyrė e vetmja. Tė tjera grupe refugjatėsh, tė krishterė disidentė tė persekutuar nga kishat predominuese tė vendeve tė tyre, ashtu si edhe ēifutė, gjenin strehė nė tokat osmane. Kur sundimit osman nė Evropė i erdhi fundi, kombet e krishtera tė cilat ata i kishin sunduar prej shekujsh ishin ende aty, me gjuhėt e tyre, kulturat, fetė e tyre, po ashtu, nė njė farė mėnyre, edhe me institucionet e tyre tė paprekura dhe tė gatshme tė rimerrnin egzistencė tė pavarur kombėtare. E njėjta nuk mund tė thuhet pėr ata muslimanė qė mbetėn pas sundimit turk nė Ballkan, apo pas sundimit maur nė Spanjė.

    "The Middle East", Bernard Lewis

    Njė nga kontributet mė tė shėmtuara intelektuale tė shekullit tė kaluar nė Shqipėri, ėshtė padyshim edhe nxirosja e periudhės osmane tė historisė sė shqiptarėve, me ngjyrat e padiskutueshme tė njė barbarie. Duke ndjekur besnikėrisht gjurmėt zyrtare tė akademizmit ideologjik, u formua nė kulturėn popullore, me udhėheqjen e komisarėve tė letėrsisė dhe arteve, njė ide fikse e cila kėrkonte tek turku, turkoshaku, anadollaku, kriminelin e zi epshor, injorant me shpatė nė dorė. Nė pėrfytyrimtarinė popullore u koleksionua njė pavijon grotesk demonografie, me njė hierarki tė sė keqes qė kulmohej me Sulltanin, dhe vijonte me vezirė, sadrazemė, velinj, me shejhul islamė, dervishė, pashallarė e bejlerbejlerė- detyrimisht tė gjithė turq, si edhe demonė mė pak tė rėndėsishėm, se helbete shqiptarė, nė forma tė deformuara dhjamore bejlerėsh e agallarėsh e qehallarėsh, shėrbėtorė tė tė huajit. Shtrirė qė nėpėr faqe tė letėrsisė, nga ajo e klasit tė parė fare, nė kinematografinė e neorealizmit socialist, e deri tek retushimet e folklorit, ilustrimet e revistave tė fatosave e pionierėve, nuk do fare mundim pėr t'u parė se kjo sagė orientaliste, ishte nė fakt njė projektim nė kohėn e (pa)kryer I luftės sė klasave nė variantin e saj agrar shqiptar, I cili e shihte inxhinierinė social-politike tė Luftės sė Dytė si vendimtare pėr ndarjen simetrike e jashtėkohore tė shapit nga sheqeri. Kėshtu, nė tė njėjtin areal aleancash, vendin e pushtuesve italo-gjermanė do ta zenė turqit, nė rolin e njė lloj mbivlere imperialiste, njė lloj subvencioni nga jashtė, i cili u jep ballistėve e pasunarėve tė luftės sė dytė, rrjedhimisht edhe paraardhėsve tė tyre kolaboracionistė-bejlerėve dhe klerit, kapitalin ushtarako-ekonomik pėr tė sunduar mbi bujqit, ēifēinjtė e rajanė. Deformimi fizik i bashkėpunėtorėve tė turkut, mishėruar fonetikisht edhe nė damkėn e ėnjtur raciste "anadollak", si edhe nė epitetin "gjakprishur"-njė kompozitė e stilit arbėresho-naimian e cila lundroi me vite nė gojėt emfatike tė patriotizmės kinematografike e letrare-tregojnė haptas frymėzimin shterp rilindas pėr kombin e zgjedhur pellazg, ilirian, arian, (frymėzim) i cili rrjedhimisht sheh nė "tradhėtinė" ndaj kombit tė shenjtė pasoja tė njė sėmundje hormonale, tė njė lloj degjenerimi gjenetik-klasor. Sfondin mistik qė justifikon kėtė procedim jorealist e joshkencor, e ofron ajo ēka atėherė cekej vetėm shkarazi; fakti qė bashkėpunėtorėt bejlerė tė turkut kishin tradhėtuar edhe fenė e vėrtetė, mund t'i kishte bėrė ata pre tė zemėrimit tė njė zoti tė krishterė, i cili i kishte katandisur ashtu, nė derexhenė stilizuese tė realizmit socialist. Sot, e ēliruar nga prangat marksiste e enveriste, krijimtaria me temė "antiturke-nė-fakt-antiislame" merr frymė lirshėm, lulėzon nė kimikatet e skaduara tė mashtrimit historik. Nė suplementin e saj tė ditės sė djelė, gazeta "55" para pak kohėsh na ofron njė tregim tė piktorit tė mirėnjohur M. Velo, tė cilit pėrveē publicistikės dhe tashmė tregimtarisė, nuk i ka mbetur veēse ta shprehė edhe nė bojėra uji alergjinė e vet ndaj muslimanėve. Tregimi, nė skenėn e njė burgu komunist, gati fokusohet nė vuajtjet e njė tė dėnuari musliman, i cili shprehet se po vuan nė lėkurėn e vet krimet qė ka bėrė gjyshi i tij, bashkėpunėtor i turkut, kundėr komitėve bullgarė… Mė tej personazhi-rrėfimtar, tė cilin nė njė pėrqindje mjaft tė lartė na duhet ta barazojmė me autorin, shpreh habi sesi policėt, ndonėse katolikė, janė kaq mizorė. Si vallė e pajtojnė dhunėn qė ushtrojnė, me besėn e Krishtit, sepse sa pėr eprorėt e tyre muslimanė…ata tek e fundit janė muslimanė, dhe kėshtu sipas autorit, nuk mund tė mos jenė tjetėr veēse monstra. Pas animimit artistik tė tezės sė pėrhapur prej vitesh, sipas tė cilės, regjimi komunist ka qenė njė qeverisje prej "eprorėsh-jo rastėsisht- muslimanė", provohet, pa ndonjė sukses, tė jepet nė formė aksiome se muslimanėt janė njė skotė barbare dhe e pamėshirshme, e cila jo vetėm kaq por na paska infektuar edhe katolikėt me mizorinė e vet. Autori harron se ndoshta e vetmja fjalė qė kemi ne shqiptarėt nė gjuhėn e pėrditshme pėr tė shprehur keqardhje, mėshirė dhe kėrkesė pėr pėrmbajtje para dhunės, ėshtė fjala "gjynah", njė fjalė arabe, e mbjellė kėtu prej turkut.
    Nė kundėrshtim me faktin historik pėr kahjen kronologjike tė qytetėrimit, pėr dimensionin nga ku lindėn fetė, mitet e shkencat, u mėtua se Lindja, Islami, Azia, Anadolli, shkretėtira dhe esmerėt ishin djepi i tė keqes qė na kishte kapluar neve … shqiptarėve (kupto: tė bardhėve, perėndimorėve, tė krishterėve, evropianėve). I gjithė ky shtrembėrim i fakteve nė kohė tė diktaturės, mendoj se shėrbente pėr tė forcuar mitin pėr popullin e veēantė shqiptar, njė popull liridashės i cili kishte zgjedhur tė mos ishte kurrė pushtues, por, si i vogėl, gjithnjė qėllonte tė pushtohej, e kėshtu i shtypur prej shekujsh, kishte formuar njė ndėrgjegje "klasore" pėr tė bėrė revolucionin kundėr atyre qė kishte sipėr- tė huajt dhe tė pasurit vendas. Teorikisht i binte qė shumica e shqiptarėve, tė ishin edhe tė varfėr (tė mirė) edhe muslimanė (tė kėqinj, se me fenė e pushtuesit), e kėshtu me rregull treshi Islami si fe dhe ideologji e armikut, duhet tė ishte imponuar me dhunė e presion ekonomik. Dhe sipas rrjedhojės ideo-logjike, shqiptarėt tė pėrmbytur nga supershteti i urryer osman thjesht kishin mbajtur frymėn nėn ujė pėr njė gjysėm tė mirė mijėvjeēari, nė njė lloj rezistence jobashkėpunuese, nė njė lloj agjėrimi gandian antiimperialist.
    Ėshtė gjithė kjo parapėrgatitje masive, e cila justifikon frymėn kundėrislame nė shoqėri. Sigurisht, njė fe pushtuesish, e imponuar me shpatė nė dorė, nėn presionin e bukės (taksa e xhizjes sė famshme), nuk ka sesi pėrthyhet nė ndėrgjegjje pėrveēse si njė aksident kolosal e mbarėpopullor, njė gabim pėr t'u korrigjuar njė orė e mė parė, tashmė nė kushtet e lirisė. Ateizmi administrativ i Enver Hoxhės, receptohet thjesht si njė ngrirje, si njė pezullim pesėdhjetėvjeēar i korrigjimit tė gabimit.
    Nė kohėt e hyrjes sė Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike, hija e turkut si psikozė, arriti, nė mėnyrė krejt qesharake tė bėnte tė besueshme dhe tė aktivizonte lloj-lloj frikėrash e sajesash nė sektorė tė ndryshėm tė shoqėrisė. Ndonėse nė njė regjim parlamentar demokratik, tė varur gati totalisht nga ndihmat e huaja perėndimore dhe nga politikat e institucioneve ndėrkombėtare, ideja e ushqyer me vite pėr natyrėn e dhunshme e imponuese tė Islamit, ilustruar bollshėm nė turkun, ofroi rrėnjėt dhe bėri qė tė pranohej si e mundshme fantazia pėr ngritjen e ndonjė Stalingradi islamik mu nė gji tė Evropės. Ndėrsa diskutoja pėr Islamin nė vitin '93 me njė poet e intelektual tė njohur, nuk ishte nevoja pėr asnjė referencė kuranore apo kulturore, sepse bashkėbiseduesi kishte zgjedhur tė debatonte pėr vlefshmėrinė e Islamit me shpifjen sipas tė cilės arabėt do tė ndėrtonin njė xhami madhėshtore nė Rubik, dhe pasi tė privatizonin minierat, nė njė formė tepėr origjinale tė xhizjes, nuk do tė pranonin nė punė asnjė minator katolik pa hyrė mė parė nė xhami… (Ndėrkaq nė Arabinė Saudite e tė tjera vende tė Gjirit punojnė qindra e mijėra emigrantė tė varfėr tė krishterė, e bile edhe hindusė, budistė e sikhė, pa qenė kusht, si nė ndonjė vend evropian, qė tė ndryshojnė fenė. ) Apo tipike ėshtė edhe zhurma mediatike e atyre viteve se njė milion ferexhe po prisnin gati nė garderobat e fondamentalizmit pėr tė mbuluar gratė dhe vajzat shqiptare.
    Nuk ėshtė nevoja tė pėrsėrisim ato qė janė evidentuar edhe nė shkrime tė mėparshme, duke ricituar emblema tė tilla nėpėr tituj gazetash tė mėdha shqiptare "Muslimanėt shqiptarė, pasardhės tė haremeve tė sulltanit", apo "Kaq e aq fshatarė tė aksh zone, braktisėn fenė e pushtuesit e u kthyen nė fenė e tė parėve".
    Megjithatė, tanimė vėmė re, si nė mjediset akademike, ashtu edhe nė ato kulturore e mediatike, tė fryjė njė puhizė ndėrgjegjėsimi dhe serioziteti nė rivlerėsimin e historisė komplekse tė epokės osmane, tė marrdhėnieve tė shqiptarėve me shtetin osman. Nė dritėn e fakteve tė bujshme historike lexuar nė tekste autoritative dhe tė realitetin e pakontestueshėm, qė mund tė vėrehet "me sy tė lirė" edhe nga joprofesionistėt, ka shenja se kultura shqiptare po reagon dhe po pranon nė strukturat e veta rileximet historike pėr periudhėn osmane, njė proces ky qė do dėshiroja ta quanim revizionizėm. Ndonėse termi ėshtė ca problematik, jo pėr origjinėn e vet (post)marksiste, sesa pėr ngjyresėn qė ka marrė nė lidhje me rivlerėsimin e fashizmit nė Itali, Japoni, Gjermani etj. apo me mohimin e Holokaustit nga qarqet negacioniste antisemite, ne po e pėrdorim nė pėrqasje me fenomenin e "historianėve tė rinj" izraelitė, tė cilėt u emėrtuan si "revizionistė", pasi ēmontuan mitet zyrtare pėrmbi "largimin vullnetar tė palestinezėve nga trojet e veta", duke argumentuar se eksodi i 1948-s ishte njė pėrzėnie e dhunshme. Tendencėn kulturore, qė do pėrpiqem ta ilustroj mė poshtė, nuk mund ta emėrtoj ndryshe veēse si "revizionizėm", me dijen se termi ka njė traditė pėrdorimi politik dhe shqetėsues. Sepse, dihet, shenjat e normalizimit dhe tė seriozitetit shkencor mbi epokėn nė fjalė, ende shkaktojnė "skandal" nė rradhėt e tė painformuarve e sidomos nė rradhėt e fanatikėve apo fondamentalistėve antimuslimanė. Ata e kuptojnė se po u rrėnove shpėrdorimet historike mbi "pėrbindėshin osman", u gropose njėherėsh edhe bazėn mė tė fortė qė kanė pėr tė sulmuar identitetin islam nė Shqipėri…
    Pėr tė vijuar, le tė bėjmė njė pėrmbledhje elokuente tė asaj qė ėshtė thėnė gabim, dhe tė asaj si do rithėnė e vėrteta, duke shfrytėzuar citime nga "bibla" kontroversiale e revizionizmit historik shqiptar, analiza "Skicė e mendimit politik shqiptar" tė H.Ferrajt, nė tė cilėn nė fakt spektri revizionues prek hapėsira shumė mė tė gjėra se vetėm periudha osmane.
    Tezat e historiografisė zyrtare shqiptare sipas dr. Ferraj kėmbėngulin se : "pushtimi osman i Shqipėrisė ka frenuar zhvillimin e shqiptarėve nė rrugėn evro-perėndimore si rrugė mė e pėrparuar; sistemi politiko-shoqėror; sistemi politiko-shoqėror aziatik osman ka qenė mė i prapambetur, ka qenė barbar nė krahasim me ato evro-perėndimore (nė studimet e historiografisė zyrtare shqiptare termi "barbar" …pėrdoret vetėm pėr sundimtarėt osmanė dhe sistemin e tyre politik, ekonomik e kulturor dhe jo pėr sundues tė tjerė si pash. Ata bizantinė, sllavė etj…-footnote e H.F.); osmanėt kanė ushtruar presion pėr asimilimin etnik tė shqiptarėve; argument i presionit asimilues ėshtė islamizimi i dhunshėm; argument i islamizimit tė dhunshėm ėshtė taksa e veēantė pėr jomyslimanėt, xhizja." (fq. 50 botimi I 1998,"Koha.")
    Nė formė pak mė tė gjatė do tė japim edhe pėrgjigjen e autorit ndaj tezave, qė na duket se puthitet mirė me logjikėn e pastaj (meqė logjika nuk ėshtė aspak vendimtare nė rikrijimin e tablove historike) do tė japim mė nė fund edhe referenca nė natyrė dokumentash e faktesh, me njė pjesė tė tė cilave do tė provojmė edhe dukuritė mė tė fundit "revizioniste" nė kulturėn tonė . Nė faqen 58-59 tė "Skicė…" lexojmė: "Dobėsia e hipotezės e cila e paraqet Perandorinė Osmane si "tė egėr". "barbare", me prirje tė fortė asimiluese etj., qėndron nė faktin se nuk mund tė shpjegojė bindshėm se, pse shqiptarėt u integruan aq shumė nė Perandorinė Osmane nė qoftė se ajo u keqėsoi gjendjen e pėrgjithshme tė tyre? Pse te shqiptarėt xhizja ishte presion I mjaftueshėm pėr ndėrrimin e fesė, ndėrsa tek popujt e tjerė jo?… Pse nuk u ushtrua dhunė islamizuese mbi popujt e tjerė por vetėm mbi shqiptarėt? A kishte Perandoria osmane ndonjė arsye tė posaēme pėr tė ushtruar dhunė mbi shqiptarėt ndryshe nga popujt e tjerė?… si e siguroi qetėsinė dhe qėndrueshmėrinė disashekullore dhe pothuaj sundimin e botės Perandoria Osmane? Si ėshtė e mundur qė "vendi mė I prapambetur I Evropės" ėshtė njėkohėsisht fuqia mė e madhe e botės? A ėshtė historike teza se qytetėrimi evropian ka qenė qytetėrimi mė I pėrparuar nė tė gjithė kohėrat, ndėrsa Perandoria Osmane ishte e prapambetur sepse ishte "aziatike"? Nė qoftė se Perandoria Osmane ka qenė gjithnjė mė e prapambetur se Evropa, atėherė ē'kuptim ka teza se nga fundi i shekullit XVIII e kėtej, si rezultat i zhvillimit tė revolucionit industrial nė Evropėn Perėndimore, Perandoria Osmane mbeti prapa saj? A ėshtė historike tė shtrihet gjendja e saj e dy shekujve tė fundit edhe nė gjithė shekujt e mėparshėm tė ekzistencės sė saj? etj. etj"
    Mė pas autori pasi citon njė numėr personalitetesh, disa tė njohur edhe pėr lexuesin shqiptar, si O. Baj, F. Engels ("pozita e e rajasė nė sistemin osman ishte mė e mirė se e bujkrobėrve nė vendet evropiane"), F.Noli ("Turqit erdhėn nė Evropė si ēlirimtarė tė bujkrobėrve dhe tė klasave tė shtypura... Kjo shpjegon… sesi arritėn tė krijojnė njė perandori tė madhe brenda njė kohe aq tė shkurtėr."), S.Rizaj (Perandoria Osmane kishte sistemin juridik mė demokratik tė kohės). Si pėr tė dashur t'i japė fund nė mėnyrė tė pakthyeshme debatit, Ferraj nė fq. 61 thotė se shumica e historianėve profesionistė tashmė i pėrdorin pa referenca teza tė tilla pėr karakterin liberal, joasimilues tė politikave osmane.
    Establishmenti kulturor nuk i pranon tezat e Ferrajt nė pėrgjithėsi, dhe pėr ato tė marrėdhėnieve shqiptaro-osmane nė veēanti, ka patur reagime tė posaēme. Kurse orvatje tė tjera revizioniste, si pėrmbledhja studimore "Rreth pėrhapjes sė Islamit ndėr shqiptarėt" (Klub Drita Kulturore, Shkodėr 1997) me kontribute nga autoritete si Sherif Delvina, Ferid Duka etj, apo edhe punimet me tė njėjtėn kahje nga Nexhat Ibrahimi apo Ali M. Basha, janė rrethuar me mospėrmendje gati tė plotė dhe kanė marrė njė status klandestiniteti. Prirjet e reja politike siē i lexojmė nė ridimensionimin mė tė fundit tė pozicionimeve shqiptare nė korridorin amerikan Turqi-Greqi, janė njė nga shtysat madhore qė bėnė kohėt e fundit ridaljen e vrullshme nė dritė tė tezave rivlerėsuese. Ėshtė edhe njė shtysė tjetėr, besoj, me karakter emocional: dėshmitė pėr pozitat dhe statusin tepėr tė lartė tė shqiptarėve nė perandorinė osmane, japin njė farė konforti nostalgjik e ngushėllues pėrballė rrėnimit qė pėrfaqėsojmė prej kaq shumė kohėsh..

    Pėr tė nisur, si e do adeti, me njė klasifikim piramidal, nga shembujt prej botės sė institucioneve shtetėrore tė kulturės, pėr tė zbritur mė tej nė ato joshtetėrore, dokumentojmė fillimisht ngjyrat e zbutjes nė parathėnien shoqėruese qė Dr. Shaban Sinani, drejtor i Pėrgjithshėm i Arkivave tė Shqipėrisė, i bėn librit "Katalogu I dorėshkrimeve osmane nė arkivat e Shqipėrisė.", botuar turqisht-anglisht-shqip nė Ankara (Vini re!) Nė deklarimin e tij profesional, sidomos nė sensin politik tė fjalės, kryearkivistit i rezulton se nė bazė tė provave tė shkruara, tė cilat I kanė patur nė dorė edhe parardhėsit e tij, do thėnė se "…Porta e Lartė disa herė ka ndaluar me urdhra tė drejtpėrdrejtė cėnimin e pronės sė tė krishterėve dhe tė institucioneve tė kultit. Dėshmi tė tilla janė prova qė mund tė ndikojnė pėr tė relativizuar disa pėrfundime tė cilat pėr hir tė njė tradicionalizmi, ende vlerėsohen si jashtė diskutimit, nė lidhje me procesin dhe format e ndikimit tė perandorisė nė strukturėn demo-fetare tė Rumelisė…"(Katalogu I dorėshkrimeve …, fq XXIX, Ankara 2001.) (Gjithashtu botuar edhe nė "Njeriu", pėrmbledhje e materialeve tė sesionit shkencor tė Tarikateve Islamike tė Shqipėrisė dhe Kosvės, Eurorilindja, maj 2002.) Autori, tepėr I ndėrgjegjshėm pėr rolin prej akullthyesi, pėrdor shprehjen "mund tė ndikojnė pėr tė relativizuar" kur i referohet dėshmive arkivore, tė cilat ndonėse me rolin e vet madhor nė drejtshkrimin e historisė, ende janė tė pafuqishme para "tradicionalizmit tė padiskutueshėm", tabusė sė moēme zyrtare. Se edhe sikur historianėt e teksthartuesit tanė ta vėnė dorėn nė zemėr e tė rithonė nė kor tė vėrtetat e reja, tabu tė tilla nuk rrėnohen dot vetėm nė korridore arkivash apo salla bibliotekash a konferencash. Lufta me to bėhet nėpėr sheshe ku njerėzia blen gazetėn, nėpėr kafenetė ku shqiptarėt shpalosin ekzistencėn, nėpėr …..
    Nė 28 prill tė kėtij viti, me titull "Njė ferman pėr gruan e Sali pashės", gazeta "Koha Jonė" boton nėn tabelėn "speciale" njė dosier pėr fermanet sulltanore tė arkivave shqiptare. Janė 48 fermane tė tillė. Ndėr kėta citojmė: ferman i sulltanit pėr kishėn e Delvinės; ferman-vendim I Patriarkanės pėr manastirin e Shėn Mėrisė qė tė mbesė i pavarur; ferman i sulltanit pėr tė mos ndėrhyrė nė kishėn e Kamenės; ferman pėr mbrojtjen e pyjeve… (Krahaso fermanin i fundit ekologjik me shprehjen e njohur herbicide "Ku shkel turku nuk mbin bar"…)
    Autori I artikullit qė mban edhe titullin e dosierit, gazetari I njohur Fiqiri Sejdiaj, kur komenton fermane tė tillė, si ai pėr ruajtjen pronave tė kishės nė Delvinė, pėr riparimin e padrejtėsive nė vjeljen e taksave ndaj tė krishterėve tė Elbasanit apo pėr pėr rindėrtimin e kishės sė Shėn Harallambit nė Sarandė, do tė shkruajė: "Natyrisht po tė gjykohen nė kohė, tė tilla fermane kanė brenda edhe anėn e tyre propagandistike, mirėpo gjithsesi, nė fund tė fundit ato tregojnė frymėn tolerante ndaj etnive e religjioneve jomyslimane. Porta e Lartė dhe Sulltani kanė qenė tė kujdesshėm ndja nėnshtetasve tė saj, qofshin myslimanė, katolikė, ortodoksė apo bektashinj. Ajo I ka trajtuar tė gjithė, si qytetarė tė barabartė, tė paktėn nė dukje. Ky ekuilibėr ndaj religjioneve, popujve, kombėsive dhe etnive tė ndryshme e mbajti nė kėmbė kėtė perandori pėr 500 vjet. Kur ky ekuilibėr u prish, atėherė u shemb edhe vetė perandoria. Kėta fermanė, tė cilėt s'janė tė paktė, tregojnė qėndrimin e perandorisė ndaj fesė, faltoreve dhe gjaurėve (tė krishterėve.) …fermanėt origjinalė qė kemi nė dispozicion tregojnė se Porta e Lartė ka ndaluar me urdhėr cėnimin e pronės tė tė krishterėve. …ka ndaluar keqtrajtimin e tyre dhe tė institucioneve fetare. Mendimi tradicional I cili shpesh herė nuk pranon diskutime mbi "masat shtrėnguese" tė Portės sė Lartė mbi ndryshimin e fesė nė kėtė pjesė tė Rumelisė duhet rishikuar." (Koha Jonė,28 prill 2002.)
    Ėshtė njė tendencė e vjetėr nė historiografinė manikeiste komentimi satanizues e mosbesues i fakteve, i cili rreket tė na mėsojė se kur "tė kėqinjtė" bėjnė veprime tė mira, nuk i bėjnė pėr arsyet e afishuara, por detyruar nga frika apo nga ndonjė interes tjetėr i tyre; nė tė kundėrtėn, pse vallė do tė ishin tė kėqinj… Kėshtu edhe Sejdiaj, mbase duke e marrė pėr pak ēaste si tė mirėqenė se Sulltani ėshtė thjesht ai despoti oriental "siē e dijmė tė gjithė", e fillon analizėn e vet me cilėsimin se fermane tė tilla kanė edhe anėn e tyre "propagandistike", pa ofruar ndonjė dokument qė provon hamendjen e tij. Por ky vėshtrim, ėshtė mbase "gjoba" e detyrueshme qė gjithkush duhet tė paguajė kur flet pėr turkun e shqiptarėve. Nė rastin nė fjalė, gjoba, hedhja e dyshimit mbi sinqeritetin e fermaneve e mbi karakterin e tyre rutinor, mund tė formėsohet pavullnetshėm nga paragjykimet e "tradicionalizmit", por edhe nga pėrdorimi i diplomacisė sė tipit "shaje pak atė qė do ta lėvdosh, qė tė bėhesh mė i besueshėm", frytdhėnėse si taktikė nė njė territor kulturor ku qeveris "diktatura e tradicionalizmit". E rėndėsishme ėshtė se mė pas Sejdiaj nė artikullin e tij ndriēues, vijon me rreshta absolutisht ikonoklastė dhe shkon deri sa tė kėrkojė rishikimin e historisė.
    Nėn titullin "Robėri apo bashkėqeverisje?", revista "Klan" e datės 7 korrik tė kėtij viti, boton njė opinion nga Blendi Fevziu, I cili sipas dijes sime, ėshtė mbase i pari tekst qė I ofron lexuesit tė gjerė njė rezyme revizioniste tė historisė tonė osmane, mu nė sheshin festiv "Skėnderbej" tė publicistikės shqiptare. Me njė linjė lirike, e cila ėshtė karakteristikė pėr publicistikėn e autorit, shkrimi ngroh njė ndjenjė tė paemėrtueshme vetėm me njė fjalė, tė tėrheqjes reciproke dhe vijushmėrisė emocionale midis shqiptarėve dhe turqve. Autori thotė se merr shkas pėr tė vėnė re tė pėrbashkėtat dhe frymėn e veēantė qė ekziston midis dy kombeve nga entuziazmi I pazakontė spontan i tiranasve, qė festonin me flamuj njė fitore tė ekipit kombėtar turk tė futbollit, dhe gjithashtu nga familjarizimi i tij me mjedisin gjatė njė sezoni pushimesh nė Turqi,. " …I bindur se pushtuesit jo gjithnjė lenė ato gjurmė tėrheqje dhe dashurie tek ata qė kanė pushtuar…" Fevziu pyet: "Si shpjegohet kjo tėrheqje fatale… dhe ky pasion I ēuditshėm ndaj njė populli qė nė tė gjitha tekstet e historisė sė Shqipėrisė konsiderohet pushtuesi ynė 500 vjeēar?" Pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj, mė pas do tė futet tangent nė librat e historisė, pėr tė rishkruar vetė njė tė tillė tė formatit tė vogėl. Fevziut nėpėr lexime I del se "Turqit kishin kaluar kufinjtė e principatave shqiptare nė shekullin XIV, tė thirrur nga vetė sundimtarėt shqiptarė." Pėr t'u bėrė "pjesė e luftrave tona tė brendshme…" Mė pas, periudhėn qė njihet thjesht si e pushtimit, autori do ta pėrshkruajė si kohė kur shqiptarėt "Qenė transferuar nga tokat e tyre tė ashpra nė perėndim tė perandorisė dhe qenė bėrė sundimtarė tė shkėlqyer tė saj. Kishin ditur tė shkėlqenin mbi tė gjithė, tė fitonin besimin e sulltanėve dhe shumė herė tė bėheshin mė tė fuqishėm se ata vetė." Duke nisur njė seri pyetjesh tepėr tė bezdisshme pėr veshėt e dogmatikėve me temė vetėdijen e shqiptarėve pėr pėrkatėsinė nė shtetin osman, pasi rendit emra tė bujshėm kryeministrash e drejtuesish madhorė shqiptarė tė shtetit osman, pasi pėrmend me rradhė aradhėn e figurave tė shquara tė pėrlindjes kombėtare shqiptare qė kanė gėzuar atribute tė larta edhe nė administratėn osmane, Fevziu konkludon se pėr tė titulluar marrėdhėniet shqiptaro-osmane "…fjala pushtim nuk ishte mė e gjetura"; sepse " …vėshtirė tė besosh se njė komb pushtues i ka dhėnė nė histori robėrve tė tij mė shumė pushtet se sa ka pasur edhe vetė." Edhe pėr Fevziun, sigurisht argumentet pėr kėto punė "kanė qenė tė retushuara ndjeshėm."
    Fevziu nė shkrimin e vet, pėrdor edhe elementė ilustrues nga libri "Kujtime" i Eqerem bej Vlorės, botuar kėtė vit, I cili ndonėse shkruar jo me pretendimin pėr tė rishkruar ndonjė version "tjetėr" tė historisė, prapė ofron me bollėk material historik, nga i cili mund tė nxirren pėrfundime "joortodokse". Por gjithsesi, Blendi Fevziu ka shfrytėzuar vetėm atmosferė prej kujtimeve tė beut erudit, kėtij dėshmitari tė kateve mė tė larta dhe tė trojeve mė tė largėta tė Perandorisė; atmosferė piktoreske shqiptarėsh qė I gjen tė sundojnė "nėpėr vise tė largėt e shpesh tė harruar tė Perandorisė", hapėsira toke "shumė mė tė mėdha se tė katėr vilajetet qė pėrbėnin vendin e tyre tė origjinės", duke qeverisur nė modelin e Sulltanit apo tė 25 kryeministrave osmanė shqiptarė. Fevziut I ka bėrė pėrshtypje aty guvernatori shqiptar I Libanit (jo Vaso Pasha), I ulur nė njė pallat mbretėror, nė shoqėrinė e njė luani tė zbutur Persie, kujtim nga koha kur kishte qenė guvernator nė ato vise… pamje tė rralla romantike si kjo, bashkė me vizione tė njė pushteti e roli qė nuk e kemi mė nė kėtė fytyrė dheu, janė imazhe qė duket se kanė nisur tė mėsyjnė kėto kohė, ndonėse ende pa arritur tė zėvendėsojnė krejtėsisht gjuhėn e vjetėr me turq pushtues. Kėto vizione, tė idealizuara, luajnė njė rol terapeutik nė kėto momente hiē tė volitshme pėr pozitėn e shqiptarėve, siē ishte edhe momenti i bllokimit kriminal nė kufi tė emigrantėve shqiptarė qė riktheheshin nė punė pas pushimeve tė tyre nė atdhe. Pėrballė indiferencės "pasivo-agresive" tė doganave greke, mijėra shqiptarė nė njė karvan kilometrik makinash pėrjetuan ditėt e fundgushtit tė 2002 njė situatė mesjetare rrethimi nė kėshtjellė, me mungesa nė higjenė e ushqim e kushte tė tjera elementare, me epidemitė qė u vėrtiteshin mbi kokė. Gjithė Shqipėria u ndje e fyer, dhe media u bė mukoza qė e pėrēoi thekshėm kėtė lloj ndjeshmėrie. Nė kėtė klimė tė pėrjetuar si fyerje kombėtare, mė datė 22 gusht "Koha Jonė" boton editorialin "Hakmarrja e rajave", nga Edmond Arizaj. Editoriali nuk aludon, por haptas vendos se "Janė gati 300 vjet, pėr tė mos thėnė 500, qė grekėt kanė qenė raja tė shqiptarėve." "Shqiptarėt kanė qenė pėr shumė kohė pashallarėt e vilajeteve tė Greqisė…teksa ishin mė tė preferuarir e perandorisė osmane." Prandaj shqiptarėt "duhet tė paguajnė pėr stėrgjyshėrit e tyre qė I kthyen stėrgjyshėrit grekė nė raja." Dhe "Fatkeqėsia ėshtė se stėrnipėrit shqiptarė nuk e kanė mė gjakun e tė parėve. Grekėt po."
    Intelektuali dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare diku porosiste qė tė ruhemi nga nostalgjia osmane. Vite mė parė kjo mė ngjante absurde, sepse nuk mendoja kurrė se puna do tė shkonte qė tė vinte kjo lloj situate, ku romantika e vetėidentifikimit, do ta spostonte veten nga ilirėt e Teutės dhe arbėrit e Skėnderbeut, tek… pashallarėt shqiptarė me luanė persie, qė qeverisin Libanin e Greqinė, apo thjesht njė nga perandoritė mė tė mėdha tė tė gjitha kohėrave… Edhe historia jonė me osmanėt siē duket qenka e destinuar tė plotėsojė ciklin e denigrimit, glorifikimit e mė nė fund, tė rivlerėsimit objektiv.
    Duke mos qenė aspak historian apo diēka e pėrafėrt me kėtė, nuk dua tė bie nė kurthin e leximeve selektive tė historisė, dhe as tė vė dorėn nė zjarr se e vėrteta jonė me osmanėt ėshtė negativi i asaj ē'ėshtė thėnė deri dje, apo njė variant simetrik i pėrmbysur i saj. Unė besoj se shteti teokratik osman, gjithsesi i ka patur tė kufizuara prej ligjit tė shenjtė islam mundėsitė pėr dhunė nė fe apo pėr racizėm pėrjashtues, dhe kėshtu, edhe duke u bazuar nė autorė tė ndryshėm, kam krijuar mendimin tim sa I pėrket osmanėve, islamizimit tė shqiptarėve dhe rolit tė tyre nė Perandorinė Osmane. Por gjithsesi fjalėn e fundit duhet ta thonė historianėt e paanshėm e tė ēliruar, verdiktin e tė cilėve nėse ėshtė shkencor, do tė mė duhet ta besoj me njė pėrgjegjėsi "fetare", pa komplekse.
    Nė antologjinė e vogėl tė njė prirje tė re tė shfaqur me nė publik, thjesht shtoj edhe njė zė tjetėr qė bėn thirrje pėr rilexim tė historisė, pėr hir tė drejtėsisė dhe tė vėrtetės-nė rastin mė tė mirė, dhe nė rastin mė tė keq, le tė lexohet edhe ky artikull si njė provokim tjetėr revizionist qė ka nevojė pėr pėrgjigje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 06-10-2005 mė 07:36

  3. #83
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Franket u latinizuan sa mund te thuash pa frike frengjishtja eshte afer me italishten??????
    Franket jane fis gjermanik u asimiluan nga latinet?

    Toponimet sllave shtrihen deri ne Konispol te Shqiperise deri ne Gjermani.
    Qyteti Lubica=Luben dhe dhjetra te tjere ne Gjermani.

    Islami i shpetoi gjermanet nga asimilimi ne sllav?

    Ne gjermanisht disa fjale jane sllavisht "Liebe" = Ljubi Lubjana" etc.

    Si shume civilizime te tjera ai ilir e shqiptar me vone nuk ishte me i ndrituri dhe per kete nuk eshte qe te vije turp. Do merrnin disa te mira nga civilizimet e tjera dhe shqiptaret. Apo jo Hasan?

    Tregojuni kete myslymaneve "me fakte historike" mbrojne Islamin qe ta dine mire se ata jane percaresit per 10 aspra turke tradhetuan nje komb te tere dhe jo te krishteret.

    Ne konferencat Europiane si sot gjithashtu popullsia e dashuruar mbas Turqise quhej turke.

    Mbase une personalisht por nuk kam hasur nje krutan te vetem te shaje turqine. Ndersa shqiptaret e krishtere ishin greke ne fjalimet e Greqise ne keto konferenca. Fjalet e grekeve benin me shume vend sesa fjalet e nje krutani qe adhuron Turqine si shpetimtare.

    Mbani mend se nga Kruja Europa priste prijesa katolike shqiptare te cilet nuk ishin me ne Kruje! Europa i jepte te drejte Grekut
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alket123 : 06-10-2005 mė 08:26

  4. #84
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]

    o xen musimoni

    mjaft u hoqe si i paanshem kur nuk je i tille. afeksionin tend per turqine e muslimanizmin ruaje se ste kritikon njeri, por te paktun behu burre dhe pranoje, e mos na u hiq si njeri i paanshem qe ngrihet mbi inatet e momentit dhe sheh larg. Se po te ishe me te vertete kaq i paanshem dhe largpames nuk do na sillje ketu ne forum shkrime nga muslimani i betuar E. Hatibi i cili e ka mjekrren me te te gjate se Al Zawhari por do sillje citimet e pavdekshme te I.Kadarese tek "Ura me tri Harqe" ku e quan pushtimin turk si nje 'nate e keqe pafund 500 vjecare' dhe cdo gje qe solli turku si 'nje helm pafund'. keshtu do flisje nese me verte te dhembe shpirti me shume per shiperine sesa per turkomuslimanine.

  5. #85
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Alket123
    Franket u latinizuan sa mund te thuash pa frike frengjishtja eshte afer me italishten??????
    Franket jane fis gjermanik u asimiluan nga latinet?

    Toponimet sllave shtrihen deri ne Konispol te Shqiperise deri ne Gjermani.
    Qyteti Lubica=Luben dhe dhjetra te tjere ne Gjermani.

    Islami i shpetoi gjermanet nga asimilimi ne sllav?

    Ne gjermanisht disa fjale jane sllavisht "Liebe" = Ljubi Lubjana" etc.

    Si shume civilizime te tjera ai ilir e shqiptar me vone nuk ishte me i ndrituri dhe per kete nuk eshte qe te vije turp. Do merrnin disa te mira nga civilizimet e tjera dhe shqiptaret. Apo jo Hasan?

    Tregojuni kete myslymaneve "me fakte historike" mbrojne Islamin qe ta dine mire se ata jane percaresit per 10 aspra turke tradhetuan nje komb te tere dhe jo te krishteret.

    Ne konferencat Europiane si sot gjithashtu popullsia e dashuruar mbas Turqise quhej turke.

    Mbase une personalisht por nuk kam hasur nje krutan te vetem te shaje turqine. Ndersa shqiptaret e krishtere ishin greke ne fjalimet e Greqise ne keto konferenca. Fjalet e grekeve benin me shume vend sesa fjalet e nje krutani qe adhuron Turqine si shpetimtare.

    Mbani mend se nga Kruja Europa priste prijesa katolike shqiptare te cilet nuk ishin me ne Kruje! Europa i jepte te drejte Grekut

    Ti po qe qenke akademik. Me dy llafe e tregove se kush eshte civilizime me superiori.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386

    Nuk je i detyruar te shkruash ketu, mor trim

    Citim Postuar mė parė nga vioxx
    Shume e dashke Turqine mer kodosh. Fundja me ashurexhinj si puna jote Shqiperise akoma i ngel ora te Haxhi Qamili me dumbabsat e tij.

    E ka thene populli shume mire ne folklorin e pavdekshem qe 'ku shkel turku nuk mbin bar'. Kaq. Kush nuk bie dakord le te shkoje ne Anadoll xhenet. Se ashtu pastrohet dhe Shqiperia dhe behet qelibar sic ishte ne kohen e Gjergj Kastriotit e para tij.
    Nqs je i interesuar per temen, mundohu se pari te lexosh se c'fare shkruhet ketu me fakte. Kjo ka lidhje komplet me fakte historike dhe per sa kohe nuk di asgje rreth kesaj nuk je i detyruar te shkruash.

    Nqs ke dicka per te sjelle qe mund te na mesosh te gjitheve sille,

    une me ty nuk bisedoj dot.

    Sill dicka ta diskutojme. Une di vleresimin historik per shume faktore te historise osmane. Historia osmane e cila nuk ka pasur ne politiken e saj te vjeter asimilimin e kombeve. Kete politike nuk e ka pasur asnjehere, duke filluar qe para 6 shekujsh. Nuk e ka pasur as atehere kur ne Europe vdisnin nga semundjet infektive.

    Nderkohe qe te gjithe mendojne se me kalimin e kohes vendet civilizohen une po te sjell shembull te asaj qe Serbia dhe Greqia beri per disa vjet ate qe nuk e beri dot turqia per 500 vjet. Dhe keto asimilime Greqia dhe Serbia i beri ne kohen kur civilizimi filloi te konsiderohej nga Europa.

    Solla shembullin e Greqise dhe Serbise sepse keto te dy na kane prekur si komb. Sepse keta dy kombe kane politike te perbashket persa i perket fuqizimit te tyre ne kurriz te shqiptareve.

    Por mundte sjell edhe shume shembuj nga tmerret qe ka bere Europa e civilizuar ne 30 vjeteshin e fundit: krimet qe ka bere Belgjika (anetare e BE) ne Kongo.

    Kur permend ceshtjen e aimilimit te popujve te tjere qe kane qene nen shtetin osman e permend per te vetmen arsye qe te kuptohet pak a shume politika osmane. Nese ajo ka qene per asimilimin e kombeve te tjera apo jo. Dhe kjo politike do na prekte, do na ndikonte edhe ne si shqiptare. Por kjo politike nuk eshte ndjekur nga osmanet mbi asnje popull. Permend osmanet sepse kjo ka qene periudha kur shqiptaret jane islamizuar.

    Edhe njehere, une mety nuk flas dot se nuk di se c'fare te te kundershtoj.

    Ismail Qemali e shpalli pavaresine pasi erdhi nga parlamenti turk me udhezime qe ta shpalle pavaresine pasi turiqa nuk e mbronte dot me Shqiperine. Dhe dy dite pasi u shpall pavaresia ai solli ne Vlore anijet turke. Pse valle?

    Jane shume pika qe nuk shpjegohen ne historine e shqiperise. Prandaj duhet nje pune e madhe ne fushen e historise dhe te mos ngelemi ne c'fare na ka mesuar komunizmi. Dueht te tregohemi te paanshem kur analizojme te kaluaren. Aty tregoje civilizimin ti trimo.

    Kudo qe te shkosh dhe te marresh lende historie ne universitet do te mesosh dhe do te degjosh te pakten te kunderten e atyre qe po thua ti ketu. Prandaj edhe armenasit shkuan dhe i hodhen bomben ne shtepi profesorit te Historise Osmane Stanford Shaw, ne amerike.

    Ajo qe ti ke lexuar se ku shkel turku nuk mbin bari ka qene e shkruar ne librat e historise. Nuk e di nese eshte akoma ne tekstet e reja shkollore por di qe ne tekstet e reja shkollore nga arkivat e Tiranes jane shtuar edhe shume pasazhe ku permendet se si populli pranonte fene e re islame perpara gjykatesit me deshiren e tyre.
    beqar

  7. #87
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar mė parė nga Alket123
    Mbase une personalisht por nuk kam hasur nje krutan te vetem te shaje turqine. Ndersa shqiptaret e krishtere ishin greke ne fjalimet e Greqise ne keto konferenca. Fjalet e grekeve benin me shume vend sesa fjalet e nje krutani qe adhuron Turqine si shpetimtare.

    Mbani mend se nga Kruja Europa priste prijesa katolike shqiptare te cilet nuk ishin me ne Kruje! Europa i jepte te drejte Grekut

    Pa me thuaj pak or dijetar...Sa delegacione turke, diplomate, ministra, kryeministra turke, vizitojne Muzeun tone Kombetar, i cili ndodhet ne Kruje...gjate vizitave te tyre ne Shqiperi?! sic e di dhe ti...cdo delegacion i huaj pasi viziton Tiranen, viziten e dyte te rradhes e ka detyrimisht ne Kruje!

    Turku nuk do me e pa me sy Krujen dhe biles po mundohen te bejne te pamunduren te ndryshojne historine. Sot e kesaj dite, nderkohe qe behen ndertime dhe germime te reja ne Kruje, gjejne turra gjigande nen toke me eshtra turqish! Kruja eshte e mallkuar nga Turqia or djale...dhe ti me flet kodra pas bregut ketu! Aty eshte i vetmi vend qe ja mblodhi sumcin turkut, ku mijera turq derdhen gjakun, ku sulltanet ktheheshin mrapsht me bisht nen shale, ku perandoria turke pesoi disfatat me te medha ne histori...

    Krutanet e sotem, bektashinj ne besim, nuk mund te krahasohen me ato te dikurshmit, sepse i thone 500 vjet...dhe do me duheshin tre ore (gje qe s'e bej edhe sikur te me paguanin) te te shpjegoja ty te gjitha shkaqet dhe pasojat perse krutanet, si shkodranet, gjirokastritet, beratasit, dibranet e shume vende te Shqiperise harrojne eshtrat e shpirtin e paraardhesve te tyre dhe te goditur nga problemet e hallet rutine qe varferia shqiptare u ka damkosur...vazhdojne te mbeshtillen nen pelhuren e mallkuar myslimane, kete dhurate kaq te cmuar turke!

    Edhe meqe 'personalisht' nuk ke hasur kurre krutan qe te shaje turkun...sot ke pasur nderin te perballesh me nje prej tyre per here te pare! Me turqit (individe) nuk kam pasur kurre inate apo probleme (ta qartesojme kete se ka shume llufa ketu qe cojne ne mendje kete gje), por Turqine e kam mallkuar njelloj sic do e mallkonte cdo shqiptar qe eshte sado pak Patriot!

    Edhe tjeter here, permend cdo vend te Shqiperise qe te te vije per mbare (ne lidhje me Turqine) por mos bej gafe kurre te permendesh Krujen, sepse eshte njelloj si te shprehesh dashurine midis nje kosovari dhe serbi, nje trojani dhe greku!

    Pershendetje te gjithe shqiptareve-shqiptare por gjithashtu edhe shqiptareve-turq qe kane harxhuar kohen dhe mundin duke debatur ne kete teme kaq interesante, te vyer...si shume tema te tjera qe kane cuar kete forum ne gremine!

    PS: A ka mundesi njeri, te sjelli ketu ne forum filmin e Gjergj Kastriotit, qe te kene nderin te mesojne dicka keto njerez mer yahoo?! Mendoj se do arrinin te qeronin sado pak levoren e injorances se tyre, po te shikonin ate film! Eshte i bukur...film me shpata...he te vdeksha se do kenaqeni!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeuS : 06-10-2005 mė 14:11

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386

    ku shkel turku nuk mbin bari

    Nė 28 prill tė kėtij viti, me titull "Njė ferman pėr gruan e Sali pashės", gazeta "Koha Jonė" boton nėn tabelėn "speciale" njė dosier pėr fermanet sulltanore tė arkivave shqiptare. Janė 48 fermane tė tillė. Ndėr kėta citojmė: ferman i sulltanit pėr kishėn e Delvinės; ferman-vendim I Patriarkanės pėr manastirin e Shėn Mėrisė qė tė mbesė i pavarur; ferman i sulltanit pėr tė mos ndėrhyrė nė kishėn e Kamenės;

    ferman pėr mbrojtjen e pyjeve… (Krahaso fermanin i fundit ekologjik me shprehjen e njohur herbicide "Ku shkel turku nuk mbin bar"…)

    Autori I artikullit qė mban edhe titullin e dosierit, gazetari I njohur Fiqiri Sejdiaj, kur komenton fermane tė tillė, si ai pėr ruajtjen pronave tė kishės nė Delvinė, pėr riparimin e padrejtėsive nė vjeljen e taksave ndaj tė krishterėve tė Elbasanit apo pėr pėr rindėrtimin e kishės sė Shėn Harallambit nė Sarandė, do tė shkruajė: "Natyrisht po tė gjykohen nė kohė, tė tilla fermane kanė brenda edhe anėn e tyre propagandistike, mirėpo gjithsesi, nė fund tė fundit ato tregojnė frymėn tolerante ndaj etnive e religjioneve jomyslimane. Porta e Lartė dhe Sulltani kanė qenė tė kujdesshėm ndja nėnshtetasve tė saj, qofshin myslimanė, katolikė, ortodoksė apo bektashinj. Ajo I ka trajtuar tė gjithė, si qytetarė tė barabartė, tė paktėn nė dukje. Ky ekuilibėr ndaj religjioneve, popujve, kombėsive dhe etnive tė ndryshme e mbajti nė kėmbė kėtė perandori pėr 500 vjet. Kur ky ekuilibėr u prish, atėherė u shemb edhe vetė perandoria. Kėta fermanė, tė cilėt s'janė tė paktė, tregojnė qėndrimin e perandorisė ndaj fesė, faltoreve dhe gjaurėve (tė krishterėve.) …fermanėt origjinalė qė kemi nė dispozicion tregojnė se Porta e Lartė ka ndaluar me urdhėr cėnimin e pronės tė tė krishterėve. …ka ndaluar keqtrajtimin e tyre dhe tė institucioneve fetare. Mendimi tradicional I cili shpesh herė nuk pranon diskutime mbi "masat shtrėnguese" tė Portės sė Lartė mbi ndryshimin e fesė nė kėtė pjesė tė Rumelisė duhet rishikuar." (Koha Jonė,28 prill 2002.)

    ------

    Kjo eshte edhe pergjigje per nje shok tonin me lart qe e hodhi nje fjale ashtu ne tym dhe nuk foli me. ai tha se nga shteti osman kane vuajtur te krishteret.

    Burimet historike tregojne se po te mos ishte shteti osman sot nuk do te kishte ortodoksizem, sepse katolicizimi do ta shtypte pasi mbreti i kostandinopojes u lidh me romen, dhe Roma i kishte kerkuar kontrollin e kishes.
    beqar

  9. #89
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    O bakerr, mjaft u hoqe si mbrojtes i se vertetes. Duket qarte qe afiniteti i vetem i jot per Turiqin nuk vjen nga historicizmi, medemek mbrojtja e se vetetes, por vjen nga afeksioni i jot islamik i cili barazon turqi=islam, bakerr=islam cka sjell turqi=bakerr. Me thuaj qe nuk eshte keshtu dhe pastaj do bisedojme. Ki pak burrni dhe pranoje te verteten. Se perndryshe une nuk shoh asnje arsye tjeter qe ne shqiptaret e shek 21 te kemi lidhje te forta shiprterore me Turqine, nje vend qe per 500 vjet, na ka mbajtur pushtuar duke na ndare nga trungu jone natyral, Evropa.

  10. #90
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga bakudr

    Burimet historike tregojne se po te mos ishte shteti osman sot nuk do te kishte ortodoksizem, sepse katolicizimi do ta shtypte pasi mbreti i kostandinopojes u lidh me romen, dhe Roma i kishte kerkuar kontrollin e kishes.
    Epo keto xhevahire nga mi psonis nje here?!

    Te kthehemi tek tema, a e ruajti feja islame popullin shqiptar, fe kjo e sjelle nga pushtimi otoman? Pushtim i cili na ruajti nga shume gjera, si psh zhvillimi i nocionit komb. Si?

    Shqiperia ishte e organizuar ne fise, dhe ne nje aspekt me te gjere, kudo ne Europe para Renaissance/ Rilindjes, vendet europiane ishin nen tutelen e familjeve te medha, per shembull Medicis. Familje te cilat ne bashkepunim me institucionet fetare (Vatikani, apo Kisha Anglikane) sundonin Europen. Rilindja ne Europe jo vetem sherbeu si drite per te dale nga vitet e erreta te mesjetes, por gjithashtu sherbeu si vegel per te rritur ndergjegjen kombetare te popujve europine dhe per te hedhur themelet e nocionit komb, dhe integriteti territorial i tij.
    Si rrjedhoje ne 1648 u nenshkrua Traktati i Westphalise, sipas te cilit u krijuan shtete sovrane me institucione sekulare/laike. Ishte filozofi francez Jean Bodin qe ndikoi ne formulimin e ideve te Traktatit: "Sovereignity is the absolute and perpetual power vested in the commonwealth. It resides not in an individual (family) but in the state; thus is perpetual."
    Traktati i Westphalise u krijua ne baze te sistemit e te shteteve ne Greqi 400 b.c.

    Gjate kohes kur zhvillime te tilla po beheshin ne Europe, Ballkani dhe Shqiperia ne vecanti u lane ne erresire nen pushtimin otoman. Po them ne vecanti Shqiperia vuajti me shume, sepse nuk na u dha mundesia e nje evolucioni te nocionit komb. Vertete Greqia gjithashtu ishte nen tutelen otomane, por mos te harrojme se ata i kishin formuluar keto nocione shume me perpara se Westphalia. (Per ata qe kane idene se grekerit e sotem nuk jane njesoj me ata te vjetrit, ta mbajne fort ate teori por ketu po flas per nocione, te cilat ne nje menyre ose ne tjetren perballuan mijevjecare.)

    Shqiptaret vazhduan te jetonin ne fise, kryet e te cileve nuk mendonin per fatin e Shqiperise, por per pushtetin dhe fuqine e tyre.
    Per mua, ky eshte nje nga krimet me te medhaja te perandorise Otomane, qe na zhveshi nga e drejta e evolucionit kombetar.
    Duhet theksuar se perandoria Otomane ishte perandori Islamike, qe ndiqte ligjet e Islamit, sipas te cileve ethniciteti nuk ka rendesi. Fjala "komb" ishte ekuivalente me fene.

    PS: Ky postim eshte vetem ne lidhje me pasojat e pushtimit otoman. Persa i perket besimit te cfare do lloji eshte ceshtje personale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 06-10-2005 mė 14:50

Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •