Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 167
  1. #131
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga Salaadin
    Cifutet gjate inkuizicionit jane pagezuar te gjithe por se kane perqafuar kristianizmin pasi diten kaurre dhe naten cifute,por shqiptaret fatmireisht nuk e kane pasur kurre kete dyfytyresi pasi ate fe qe kane perqafuar ikane ndejtur mbrapa.
    Sa humor te holle ke more Salo... pergezime pergezime... nuk eshte e lehte...

    Sa per dijeni o Sal Hajdini, andej nga jam une, bejme nja dy-tre festa me emra shenjtoresh katolike. E megjithate jane myslimane. Tani si ia ve emrin ti kesaj ? Apo ato librat e tu nuk e parashikojne kete ?

    Pse nuk shprehesh tamam ? Kur permend fjalen inkuizicion, mendja te shkon tek Spanje 1492. Jo tek Kristofor Kolombi qe pati zbuluar token ku je ti aty, por debimin ne mase te Çifuteve, vrasjen, djegien, e plaçkitjen e tyre. Akoma gjen ndoshta sot ne Greqi pasardhes te tyre. Them "ndoshta" se greket njihen si nder popujt me ksenofobe dhe antisemite te Europes, dhe çifutet e kane kuptuar kete kohet e fundit. Shiko pak debatin qe u be ne Europe ne lidhje me ca deklarata te disa qeveritareve greke.

    Keshtu qe mos trego perralla ne lidhje me "dyfytyresine" e çifuteve. Ka sa te duash qe jane dyfytyrsha, pafytyrsha, e shumefytyrsha. Por kam pershtypjen qe edhe ti je nder ato qe beson tek komplotet e nendheshme te çifuteve kunder botes. Oh meqe ra fjala, ai asteroidi qe po i afrohet Tokes, eshte bere me llaf te bjere andej nga Arabia, sepse eshte telekomanduar nga disa shkencetare çifute. Dhe jane me te vertete te zot : e kane bere me fjale qe Izraelin nuk e gjeje asgje, bile bile krateri qe do hapet ne Arabi do sherbeje per te mbushur nafte me kova ne siperfaqe e jo me tuba... Te zot jane, s'ke ç'i thua

    Alketnjedytreshi na thote si nuk pushuan myslymanet se genjyeri. Ah more daje, ti ishe Zoti na rujte... te eshte mbush mendja top se ka veç nje vule dhe ate e zoteron ti. Jo bre daja njeshdyshtresh, a mundesh ndonjehere me e pa nje njeri si njeri ? A te ka ndodhur ndonjehere kjo ? Se kam pershtypjen qe ty kur po tu prezantokan njerezit, po u mundoke me gjet bishta... Jo po ti ha mish derri e ti jo, atehere ti qe ha je i krishtere e ti qe s'ha s'je kurrkushi... Kodra mbas bregut po kercejshe dhe ti, po hajt me te shumtit edhe ti...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 08-10-2005 mė 15:11

  2. #132
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Perandoria Osmane në këndvështrimin e vet

    Perandoria Osmane, ritualisht është parë si një përndjekëse e të krishterëve, por ajo ndërkaq mund të cilësohet si një vendstrehim i sigurtë për të arratisurit nga një Evropë e krishterë ashpërsisht jotolerante

    Nga Daniel Goffman

    Një kapitull i një libri të kohëve të fundit përmbi osmanët, (Lords of the horizons: a history of the Ottoman Empire, Jason Goodëin) nis me pohimin se “Perandoria Osmane jetonte për të bërë luftë.” Ky përkufizim përbën një përmbledhje konçize të një stereotipi dëmtues dhe devijues, i cili prej një kohë të gjatë sillet si nëpër Evropë ashtu edhe në Amerikë. Duke zhvilluar tezën përmbi një luftëdashje të papërmbajtshme të osmanëve, autori i librit të sipërpërmendur shpjegon se “çdo guvernator në këtë perandori qe një gjeneral, çdo polic qe një jeniçer, çdo shteg mali kishte rojet e veta dhe çdo rrugë një qëllim ushtarak.”Jo vetëm që zyrtarët ishin gjithashtu ushtarakë, na deklaron ky rrëfim, por një regjiment të vetin kishin edhe të çmendurit, deli-njtë, “rrezikuesit e shpirtit të vet”, të cilët, meqë nuk kundërshtonin, përdoreshin si tokmakë njerëzorë apo si ura njerëzore. Duke u bazuar tek i njëjti autor, ishin “shfaqjet e befta të paqes ato që shkaktonin trazira në vend, sepse burrat ishin të etur për lavdi dhe plaçkë lufte.”Megjithëse këto vëzhgime dhe të tjera të ngjashme mbase nuk mund të jenë tërësisht të rreme, ato sigurisht janë tendencioze.(Psh. në turqishten e sotme, fjala deli vërtet do të thotë “i çmendur” apo “i metë”, por ndërkaq në osmanisht, përkthimi më i saktë i fjalës është “trim” apo edhe “hero”). Vështirësisht të besueshme, këto vështrime konfirmojnë pretendimet e kahershme perëndimore se shteti osman ishte tërësisht dhe vazhdimisht luftarak. Edhe më çoroditshëm, supozime të tilla nënkuptojnë se një militarizëm i tillë ishte në një farë mënyre i huaj dhe i kundërt me normat perëndimore. E vërteta është se këto portretizime jo vetëm që privilegjojnë një aspekt të vetëm të një bote të pasur dhe të larmishme (si ajo osmane), por atom und të përshkruanin pothuaj gjithë shtetet në Evropën para-moderne. Mos vallë shteti i Habsburgëve, apo shteti francez e ai anglez i kohës, a nuk jetonin, në një farë mënyre, për luftë? A nuk ishin sherifët e Anglisë njëkohësisht edhe policë edhe ushtarë? Pjetër Heremiti i cili udhëhoqi një grup fshatarësh kundër ca deli-njve të sprovuar, apo të tjerë që udhëhoqën fëmijë të krishterë në kryqëzata vetëvrasëse, apo të tjerë ekstremistë të krishterë a nuk qenë po aq fanatikisht të vendosur në fenë e tyre sa ishin edhe ushtarët e ekzaltuar osmanë? Bajazidi i I-rë mundet apo jo të ketë deklaruar, siç na sugjeron edhe teksti i mësipërm, “Për të mbajtuar armë, ja përse kam lindur!” Por a nuk është po aq e mundshme që bashkëkohësit e Bajazidit në Evropën feudale të jenë shprehur me të njëjtat fjalë? Shumë nga protagonistët e pjesëve historike të Shekspirit përqafojnë virtyte luftëtari. Disa, si bie fjala Koriolanusi (megjithëse shpirti i tij krenar e mundi atë në fund), qartësisht duket i lindur për luftë, dhe të tjerë si Henri i V-të, duket se është bërë “mbretëror” vetëm përmes rrugës së luftës. Volteri, mbase në mënyrë cinike, por ama shkoqur, pohon se “I pari që u bë mbret, ishte një ushtar i suksesshëm. Kush i shërben mirë atdheut, nuk ka nevojë për parardhës (gjenealogji).” Të njëjtën e mbështet edhe Sër Valter Skot kur shkruan “E çfarë mund të gjesh në fund të më të vjetrës vijë mbretërore në Evropë, përveçse fillesën tek një ushtar i suksesshëm?”
    Duhet të besojmë sot se Karli i V-të i Habsburgëve apo frëngu Fransua i I-rë ishin më pak luftarakë se bashkëkohësi i tyre Sulejmani (i quajtur i Mrekullueshmi apo edhe Legjislatori)? Shteti dhe shoqëria osmane ishin sigurisht unikale (e kush nuk është?) Por ato nuk ishin gjithsesi të përveçme në militarizmin, brutalitetin, apo, në atë që disa kanë pretenduar mbi nënçmimin e gruas apo mbi orekset epsharake, dhe t’i besosh këto është thjesht të vazhdosh të shërbehesh me legjenda perëndimore që i pagëzojnë këto karakteristika si pak a shumë tipike osmane. Prania e këtyre mitologjizimeve evrocentriste nëpër mjedisin shkencor është thuajse aksiomatike.
    Kryesisht në katër shekujt e fundit, të cilët konvencionalisht njihen si epoka e eksplorimeve evropiane, ekspansionit evropian, imperializmit evropian dhe tërheqjes evropiane, veçanërisht Evropa perëndimore e përfytyroi vetveten politikisht, filozofikisht dhe gjeografikisht, si qendër të botës.
    Evropianët dhe neo-evropianët e në Amerikë dhe gjetkë zakonisht e kanë gjykuar artin, letërsinë, fenë, shtetbërjen dhe teknologjinë duke u bazuar vetëm mbi autoritetin dhe kriteret e veta.
    Ende sot mbizotëron një bindje e përgjithshme se pakkush ka arritur të matet me këto standarte- sigurisht jo osmanët me fenë e tyre kërcënuese dhe dukshëm “demonike” si edhe me “zakonet e tyre të egra nomade”. Akademitë, po aq sa edhe qeveritë dhe media e kanë reflektuar këtë arrogancë, këtë koalicion pikëpamjesh i cili e sheh globin si diçka që shtrihet poshtë Parisit apo Londrës, apo tanimë, poshtë Uashingtonit e Nju Jorkut.
    Në këtë skemë, Perandoria Osmane i shtohet rradhës së “të tjerëve”, ashtu ekzotike, e pashpjegueshme, e pandryshueshme dhe e nënshtruar ndaj veprimtarisë së fuqive autoritative të Evropës. Për një qasje e tillë është gjetur me vend termi “orientalizëm”. Ajo ka kushtëzuar disa historianë që jo vetëm Perandorinë Osmane, por çdo shoqëri apo ide tjetër të vlerësuar “joperëndimore”, ta quajnë si periferike ndaj “koncertit” të shteteve evropiane dhe të satelitëve të tyre kulturorë. Në rastin osman, apo edhe në të tjerë, dijetarët janë orvatur të spikasin ato aspekte të shoqërisë të cilat janë të ndryshme nga ato evropiane. Ata kanë theksuar se etniciteti, gjuha, feja bile edhe aftësia organizative e osmanëve ndryshonte nga standartet evropiane. Shpesh, pjesa e nënkuptuar e këtij obsesioni mbi ndryshueshmërinë është thjesht hedhja e dyshimit për inferioritet apo barbarinë e tjetrit. (Tipike këtu është postulati apo klisheja se plaçkitja ishte shtysa e vetme për ngritjen e Perandorisë Osmane.) Ashtu siç ka vënë re edhe Edëard Said: “ Jo më kot Islami nisi të simbolizojë terrorin, shkatërrimin dhe hordhitë e barbarëve të urryer. Për Evropën, Islami ishte një traumë pambarim.” Ai ndoshta në mënyrë tepër kategorike specifikon se ”deri në fund të shekullit XVII ‘kërcënimi osman’ sillej përqark mbi Evropë duke përbërë një rrezik të vazhdueshëm për gjithë qytetërimin e krishterë, dhe më pas, qytetërimi evropian e përvetësoi këtë periudhë si edhe mendësitë që e shoqëronin, bashkë me bëmat e mëdha, personalitetet, vetitë e veset, dhe i thuri këto të gjitha në fibrën e jetës së përditshme.”
    Ky autor më tej këmbëngul se “ashtu si me saraçenët e Valter Skotit, edhe mënyra e portretizimit të muslimanit, osmanit, arabit ishte një mënyrë për ta kontrolluar Lindjen e frikshme, dhe deri në një farë mase, e njëjta mund të thuhet edhe për metodat që përdorin orientalistëve të sotëm.”
    Vërtet, ashtu si pretendon edhe Said, shumë njerëz në shoqërinë evropiane u rritën duke iu trembur gogolit osman në kufinjtë e lindjes. Por prapë, kjo frymë nuk ishte e qëndrueshme, e as nuk u bë dot mbizotëruese siç pretendon ky autor.
    Jo vetëm që duhen dalluar mirë qëndrimet e veriorëve nga ato të mesdhetarëve, por edhe të atyre evropianëve të cilët patën përjetime personale duke udhëtuar në Perandorinë Osmane, dhe shpesh e vështruan atë me respekt, ndonëse edhe me pak shqetësim. Për më tepër, filozofë politikë si Guillaume Postel apo Jean Bodin, të cilët i lexuan tekstet e mençura të këtyre udhëtarëve, ndihmuan që të rritet vlerësimi për shumë institucione osmane përmes shkrimeve të tyre. Por parapëlqimi i historianëve për ta vizatuar Perandorinë si vulgare dhe joetike krahasuar me standartet e lëmuara evropiane, padyshim që ka errësuar jo vetëm ngjyrat e vërteta të qytetërimit osman, por edhe elemenentët e përbashkëta që ai ndan me pjesën tjetër të Evropës. Nuk jemi të detyruar ta vështrojmë botën nga një perspektivë e tillë evropiano-perëndimore. Fizikisht, bota nuk ka as majë e as bisht, dhe ka po aq kuptim, nisur nga kriteri gjeografik, që të bëhesh po aq arbitrar dhe të studiosh Perëndimin e Largëm (Evropa perëndimore) nga këndvështrimi i Perëndimit të Afërm (Perandorisë Osmane), aq sa ka kuptim që këndvështrimin ta fiksojmë në shtetet e sotme pasaradhëse të botës së krishterë. Nëse do të imagjinonim Stambollin si qendër të botës e jo Parisin, atëherë marrëdhëniet osmane me pjesën tjetër të Evropës përftojnë një karakter befasues. Për shembull historianët zakonisht i përshkruajnë inkursionet turkomane në Ballkan si sulme plaçkitëse barbarësh, ndërkaq pa sforcim mund të përfytyronim se këto inkursione ishin fillesat e një perandorie të re dhe çliruese. Rënia e Kostandinopojës në duart e osmanëve është portetizuar tipikisht si një katastrofë për qytetërimin perëndimor, ndërkaq me po aq lehtësi mund të shohësh në ndryshimin e regjimit, rilindjen e një qyteti të mrekullueshëm, prej kohësh të gjymtuar nga shkëputja prej rrethinave të tij jetëdhënëse. Marrja e Ballkanit prej osmanëve është përfytyruar shpesh si një pezullim i historisë së këtij rajoni, si bllokim i një shoqërie të burgosur për shekuj me rradhë nën “zgjedhën” e një fitimtari të largët e të pafe. Me një ndryshim të perspektivës, gjithsesi, mund ta vështronim ndërveprimin shoqëror dhe shartimin kulturor që shoqëroi shkartisjen e qytetërimit osman me Evropën, si një shpërthim energjie dhe kreativiteti. Perandoria Osmane, ritualisht është parë si një përndjekëse e të krishterëve, por ajo ndërkaq mund të cilësohet si një vendstrehim i sigurtë për të arratisurit nga një Evropë e krishterë ashpërsisht jotolerante. Në fund të fundit, ndërsa në tokat osmane gjeje mijëra renegatë që kishin braktisur botën e krishterë, nuk mund të gjeje gati asnjë të konvertuar prej Islamit të ardhur në Evropën e krishterë.

    Përgatiti Ervin Hatibi

    Marrë nga hyrja e librit “The Ottoman Empire and Early Modern Europe” Cambridge University Press



    ABC nr. 5-Daniel Goffman
    03.10.2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-10-2005 mė 21:25
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-10-2005
    Postime
    1

    perkundrazi

    Citim Postuar mė parė nga antropomorfi
    Feja apo fete nuk kane lozur asnje rol ne mbijetesen e shqiptareve, a aq me pak feja myslimane.
    - Dihet qe procesi i islamizimit te Shqiperise eshte shume me i vone sesa pushtimi osman. Ky proces filloi aty nga shek. XVII per te arritur kulmin ne gjysmen e pare te shek. XIX. Perkundrazi, ka ndodhur nje proces i kundert: kolonet turq qe Porta e Larte vendosi ne trevat e Shqiperise se Mesme, ne Diber te Madhe dhe ne Kosove u asimiluan shpejt nga shqiptaret qe perbenin shumicen ne keto treva.
    - sikur te pranojme se na ruajti nga asimilimi feja islame, atehere si do ta shpjegojme mbijetesen e arvanitasve ortodokse ne zemer te Greqise, apo te arberesheve te Italise, per te mos permendur disa ngulime shqipfolese ne Bullgari, Zare e ne Ukraine?
    Pa dashur te fyej ndjenjat fetare te askujt, personalisht mendoj se feja islame dhe islamizimi i pjesshem i ka sjelle vetem deme Shqiperise dhe shqiptareve.
    fetaret e mirefillte islam cdohere e kan parasysh seislami nuk ua mon\hon perkatesine kombetare por i nxit ata qe te kultivojne vlerate tyre kombetare sepse nuk ka interes asimilimi sepse jane te vetedijshem se i Gjithfuqishmi te gjithe njerezit i ka krijuar nga nje femer dhe nje mashkull i ka bere popuj e fise qe te njehen ndermjet veti. nga ketu kalimi i shqiptareve nga fete tjera ne islam nuk i sjell dem shqiptareve e aq me pak shqiperise, shiqo historine e arberesheve te dalmacise dhe do te behet e qarte se kush ne cfare kohe si dhe nga kush u asimilua
    pershendetje paqe begati

  4. #134
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Pavaresisht me valezimet apo kthesat nese kane ndryshuar ne fene e krishtere te gjyshereve te mi precedent eshte fakti se ata asnjehere nuk u shperblyen nga pushtuesi turk.

    Gjysherit e mi paguan ne taksa me te renda, pronat iu jane grabitur dhe fermane per poste nga porta e larte nuk kane pare ndonjehere ne jeten e tyre. Bashkepunetoret e tyre, e kunderta ndodhi me MYSLYMANET.

    Kolektive ishte dhe komunizmi Si quhen keta qe u shperblyen nga pushtuesi turk? Bashkepunetore te pushtuesit. Keta hyjne ne kategorine e tradhetareve.

    I gjeni vete se kush jane. Nuk eshte cudi keta quajne gjysherit e mi tradhetare sepse gjithmone hajduti therret kapeni hajdutin.

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2005
    Postime
    20
    Citim Postuar mė parė nga Alket123
    Aha! I paske kushtuar rendesi universiteti qenka i lezetshem ne internet. Si nuk pushuat ju myslymanet se genjyeri!

    Ti nuk je ne Fordham University per nje fakt te vetem. Fordham University kushton 27 mije dollare ne vit vetem tuition dhe ti nuk e besoj se te kesh vajtur ne ate universitet per faktin se eshte i lezetshem ne internet. Nuk te paguan yt ate 27 mije vetem se eshte i lezetshem dhe Roma ka pasur mbret. Sa eshte GPA jote atje?
    Shume i nxehur po me dukesh dhe me vjen pak keq se ste kam gje borxh me duket.Cmimi ka hipur ka vajtur 28000 kete vit por pak rendesi ka,universitet i lezetshem mbetet, jo qendra e botes.Po e perseris kushtoju me pak rendesi detajeve dhe me shume rendesi kuptimit,pak rendesi ka nqs roma ka pasur mbret apo perandor,rendesi ka ajo qe doja te shprehja ne ate postim.

    Cdo fe e evropes perendimore dhe lindjes se mesme eshte paraqitur me force ndaj besimtareve te saj,jo paqesisht,por prape kjo nuk ka rendesi.Ajo qe ka rendesi eshte qe ne e kemi ne dore te jemi te respektueshem ndaj fese se tjetrit apo te paraqitemi si barbare (madje dhe fanatike fetare) duke percmuar vetem ne saje te fese.

    Se fundmi crendesi ka gpa-ja ime me kete diskutim,ketu jemi per te shprehur opinione dhe per te shkembyer opinione,disa do i kene te gabura (ti qe mendon qe te gjithe jemi turq) dhe disa do ti kene prape te gabuara (ne qe mendojme qe ti je grek) tani secili ne kete forum po perpiqet te provoje te kunderten,pra une po te paraqes mendimin tim qe sjam turk por shqiptar qe ka perqafuar islamin,por ti akoma nuk me ke paraqitur se ti nuk je grek.

    Dhe nje gje te fundit,meqe mbarova historine simestrin e kaluar kete simester kam fe dhe jemi ne librin e Ruthit te dhjates se vjeter deri ne kete pike.
    Pres te mbaroj psalmet pastaj do te kthehem ti diskutoj me ty te gjitha pasi deri tani nuk kma ndjere ndonje drite hyjnore te paraqitur ne te.

    Duke iu kthyer temes,besoj qe shqiptaret kane bere mire qe kane marre nje fe tjeter nga vendet e tjera qe e rrethojne,dhe do te kisha qen dakort qe kjo fe madje te kishte qene dhe katolicizmi por jo orthodoksizmi pasi eshte ne nje nivel barbarizmi me islamizmin mos me poshte,dhe eshte mjaft e qarte se sa te perparuara jane vendet evropiano lindore orthodokse,mjafton ti krahasosh me evropen perendimore,ne dac ekonomikisht apo ne nivel humanizmi.

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2005
    Postime
    20
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Sa humor te holle ke more Salo... pergezime pergezime... nuk eshte e lehte...

    Sa per dijeni o Sal Hajdini, andej nga jam une, bejme nja dy-tre festa me emra shenjtoresh katolike. E megjithate jane myslimane. Tani si ia ve emrin ti kesaj ? Apo ato librat e tu nuk e parashikojne kete ?

    Pse nuk shprehesh tamam ? Kur permend fjalen inkuizicion, mendja te shkon tek Spanje 1492. Jo tek Kristofor Kolombi qe pati zbuluar token ku je ti aty, por debimin ne mase te Çifuteve, vrasjen, djegien, e plaçkitjen e tyre. Akoma gjen ndoshta sot ne Greqi pasardhes te tyre. Them "ndoshta" se greket njihen si nder popujt me ksenofobe dhe antisemite te Europes, dhe çifutet e kane kuptuar kete kohet e fundit. Shiko pak debatin qe u be ne Europe ne lidhje me ca deklarata te disa qeveritareve greke.

    Keshtu qe mos trego perralla ne lidhje me "dyfytyresine" e çifuteve. Ka sa te duash qe jane dyfytyrsha, pafytyrsha, e shumefytyrsha. Por kam pershtypjen qe edhe ti je nder ato qe beson tek komplotet e nendheshme te çifuteve kunder botes. Oh meqe ra fjala, ai asteroidi qe po i afrohet Tokes, eshte bere me llaf te bjere andej nga Arabia, sepse eshte telekomanduar nga disa shkencetare çifute. Dhe jane me te vertete te zot : e kane bere me fjale qe Izraelin nuk e gjeje asgje, bile bile krateri qe do hapet ne Arabi do sherbeje per te mbushur nafte me kova ne siperfaqe e jo me tuba... Te zot jane, s'ke ç'i thua

    Alketnjedytreshi na thote si nuk pushuan myslymanet se genjyeri. Ah more daje, ti ishe Zoti na rujte... te eshte mbush mendja top se ka veç nje vule dhe ate e zoteron ti. Jo bre daja njeshdyshtresh, a mundesh ndonjehere me e pa nje njeri si njeri ? A te ka ndodhur ndonjehere kjo ? Se kam pershtypjen qe ty kur po tu prezantokan njerezit, po u mundoke me gjet bishta... Jo po ti ha mish derri e ti jo, atehere ti qe ha je i krishtere e ti qe s'ha s'je kurrkushi... Kodra mbas bregut po kercejshe dhe ti, po hajt me te shumtit edhe ti...
    Me ke keqkuptuar i nderuar shok.Kur kam permendur inkuizicionin nuk kam pasur ndermend 1492,por kam pasur ndermend shekujt nga i 12 i deri te i 15i pasi gjate kesaj periudhe nqs nuk gabohem kane qene rreth 12 milion cifute dhe "mulate" te masakruar nga miqte tane spanjlle pasi e cliruan spanjen nga uzurpatori musliman. Kristofer kolombi ka qen njeri i madh por prape u gabove pasi sipas te reja ve te fundit mendohet qe kane qene suedezet (vikinget) qe kane zbuluar ameriken qe ne shekullin e 12 apo dhe kinezet qe thone dhe me pare,por pak rendesi ka.Kolumbi ka qene nje njeri i madh qe vuri dhe jeten e tij ne rrezik per zbulimin qe beri,ata qe shfarrosen ameriken,tjeter muhabet apo jo?

    Tani duke iu kthyer temes kryesore ketu ku rri une javen e kaluar u festua Hannukah apo prehanukkah apo ku di une pasi nuk interesohem ne fene e tyre por ajo qe doja te thoja eshte qe u festua dhe u dhane dite pushimi ne te gjitha institucionet (ne shkolle time su dhane e e marrte mortja) por pak rendesi ka te permendet qe zyrtarisht popullsia cifute ne amerike eshte vetem 2 perqind e popullsise (6 milion e me pak),pra si marrin nje feste keta njerez,kur rradhen e fundit qe kam degjuar lajmet, muslimane kane qene 7 milion (pak a shume) ne amerike?

    Gjithsesi kete e permenda per te te ulur zjarrin,por duhet te kuptosh qe ketu ku jam une cifutet kane shume pushtet,aq sa Izraelin e kane mbushur bomba berthamore ndersa Iranin sdone ta lejojne sepse eshte shtet "terrorist".

    Nuk jam musliman i regjur por duhet te kuptosh qe Mbreti Richard (zemerluani i robin hudit) ka dashur te martoje te motren me kete "Sal hajdinin", aq njeri i rrespektueshem eshte ,dhe imagjino si do te kishte qene historia aty e pas,kur do te kishte pasur vellazeri,por sic dihet kane qene kryqezatat njerez rrota qe sshihnin pertej fese.

    Duke iu kthyer dhe nje here cifuteve,po te shpjegoj qe ne mesazhin tim te fundit i kam permendur si shembull per te deshmuar dyfytyresine e njeriut ne fe,kur e ka prapanicen ne rrezik jo per te shprehur urrejtje ndaj tyre pasi po te doja urrejtje do haja nje teme ne vete per ti share,nqs ste pelqeu shembulli i cifuteve po te jap shembullin musliman ne spanje,perseri, ku akoma dhe kesaj dite ka muslimane te vjeter edhe pas inkuizicionit,pse do thuash ti?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Salaadin : 08-10-2005 mė 21:29

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-10-2005
    Postime
    85
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Nga vrulli i madh po ja fut si kau peles.

    Gjergj Kastrioti nuk ishte ortodoks por katolik dhe kisha katolike çon meshe per cdo vit ne varrin e tij, qe ka qene gjithashtu katedrale katolike e Shen Kollit ne Lezhe.

    Ndersa kisha ortodokse kurre nuk e ka perkujtuar kete hero kombetar. As nuk e perkujton, Pse?

    Nuk e dija se kisha ortodokse paska flamur. Une kam kujtuar se flamuri i kishes ortodokse eshte kryqi, tashti na dilka se paskeni flamur me shqiponje?
    na sill ndonje dokument zyrtar ku shkruhet se flamuri i kishes ortodokse eshte i tille.
    .
    labeati

    Kot per kuriozitet. Cfare feje ndjekin krutanet ne Sicili dhe kalabri te italise. Shko e pyet njehere. Quhet fe ortodokse e varur nga vatikani dhe jo greqia. Pse? Latinishtja apo dicka tjeter? Ne familjen e Kastrioteve u bene shume martesa me shume familje orotodokse, pse? Apo kot per sport, se edhe ne ate kohe u martoshe kollaj me nje fe tjeter se ishte e modes ndoshta. Prandaj edhe qe flamuri qe quhet bizantin e ka nje arsye. Historia qe kemi neper shkolla eshte deformuar me qindra here. LLogarit ti, Ismail Vlora u quajt Ismail Qemali. As vete s'arrij ta kuptoj ku te con budallalliku ndonjehere, po ja qe kane ndodhur dhe ne po i shohim per dite para syve tane. Pse nuk nderrojne keta historianet tane te famshem, c'presin? T'i nderroj greku apo serbi, apo te vij turku edhe nje here.

    Dhe kot per kuriozitet. Si i kane pasur mbiemrat keto myslimane shqiptare para se te beheshin te tille, dhe tani qe kane mundesine qe t'i nderrojne, pse nuk e bejne, kush po i ndalon, greqia apo serbia, apo nano dhe berisha?? shpejt ke zyra civile pra..... I vetmi kompleks qe kishte mbreti yne ZOG( zogolli=turk) ishte feja tij dhe emri turk qe mbarte. Ai e kuptoi qysh ne ate kohe, dhe ndermori qe te nderronte emertimet e huaja ne shqip, kurse ne po tyca ngelem, shkuam e zgjodhem prape nje Hoxhe per 50 vjet te tjera .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kocollari : 16-10-2005 mė 16:20

  8. #138
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Dhe kot per kuriozitet. Si i kane pasur mbiemrat keto myslimane shqiptare para se te beheshin te tille, dhe tani qe kane mundesine qe t'i nderrojne, pse nuk e bejne, kush po i ndalon, greqia apo serbia, apo nano dhe berisha?? shpejt ke zyra civile pra.....
    Po hengre corbe te hidhur do vjellesh tere jeten. Nuk ka shpetim as gjendje civile asgje. Ky eshte fati i tyre.

    U shperblyen nga pushtuesi turk ne taksa, ne poste, ne toka etj. dmth bashkepunetore te pushtuesit. Diku do jene mallkuar keta keq. u jane shqiptaret ne saje te kujt jane?? Cfare beri shumica? Keta myslymanet kane pergjgjesine me te madhe.

    I vetmi "shpetim" kujtojne se po te shpikesh nje teori e cila thote genjeje genje se dicka do ngeli. Feja Islame i shpetoi nga Asimilimi,

    Te tere te krishteret quhen nga keta greke ose malazez katolike.

    Nje prift me emrin Kristo Negovani ne familjen time bashke me Kristoforidhin bene kete alfabet qe ata po shkruajne sot, me kane quajtur jo pak here por 100 here jo-shqiptar.

    Si gjithmone hajduti therret kapeni hajdutin. Tradhetari therret kapeni tradhetarin.

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Ku i con mushka keta fondamentalistet e maqedonise; lexoni me vemendje kete analize shume te bukur te Z.M.Thaci, ja vlen te mbahet parasysh nga shqiptaret patriote:

    PSE GJITHĖ KY SIKLET...?

    Menduh Thaēi

    Nė tė gjitha periudhat e jetės sime kam qenė dhe do tė jem mysliman. Tė gjithė e dinė se rregullisht i kam kryer obligimet fetare, prej agjėrimit e deri te falja e namazit, natyrisht nė varėsi nga mundėsitė. E tėrė familja ime, prindėrit, vėllezėrit, motrat, kushėrinjtė, janė besimtarė tė devotshėm qė s'kanė pasur dilema sa i pėrket manifestimit tė bindjeve fetare.

    E bėra kėtė hyrje, pak a shumė bizare pėr tė "fituar" tė drejtėn pėr analizim tė fenomeneve qė shfaqen nė dimensionin e instrumentalizmit tė fesė pėr interesa tė fshehta individuale ose kolektive, kryesisht tė huaja, nė segmente tė ndryshme tė shoqėrisė.
    Shkas konkret pėr kėtė shkrim ishte organizimi i njė iftari pompoz nė sheshin e Tetovės, nga ana e kryetarit tė njėrės nga komunat e Stambollit, konkretisht tė Bajram Pashės dhe kryetarit tė komunės sė Tetovės, z.Hazbi Lika. Ngjarja u paralajmėrua me fanfarė nė tė gjitha televizionet nė gjuhėn shqipe. U tha se iftari shtrohet pėr 1500 veta dhe se pas iftarit do tė ketė koncert, natyrisht me ilahie tė kėnduara nė gjuhėn turke.

    Si u tha dhe u bė. Nė sheshin e Tetovės sa ēel e mbyllė sytė u hapėn ēadrat e bardha, mu si nė Arafat gjatė periudhės sė pelegrinazhit. Ndonėse u mblodhėn mė pak se gjysma e tė ftuarve, megjithatė shtimungu i kolektivizmit tė ri u krijua. Marksistė-leninistėt, ateistėt e dikurshėm tė pėrbetuar, me gjakim tė pashuar ndaj kolektivizmit, mbase nė kėtė dimension gjetėn njė gjuhė tė pėrbashkėt me "islamistėt" integralistė.

    Vėzhguesit e huaj, ata tė misionit tė OSBE-sė, tė PROKSIMA-sė, tė ambasadave me kujdes maksimal i shėnuan detajet e kėtij uniteti tė ri dhe me gjasė i dėrguan raportet shefave tė tyre anekėnd botės.

    Nė mbrėmje, rreth orės 23:00 televizioni shtetėror turk, TRT, duke u lidhur drejtpėrdrejt me sheshin e Tetovės bėri njė emision pėr kėtė evinement tė ri, tė padėgjuar dhe tė paparė nė anėt tona. Bashkėbiseduesit vendorė, flitnin atė ēka i konvenonte autorit tė emisionit, apo autorėve tė kėtij projekti turk qė pėrkufizohej si "Vėllazėria nuk njeh kufi", qė do tė thotė se tash e tutje, duke hequr kufijtė mes vėllezėrve fetar duhet tė vihen kufij nė mes tė vėllezėrve kombėtarė.

    Bashkėbiseduesit tetovarė, emrat e tė cilėve mė vjen mėrzi t'i pėrmend jo vetėm me kėtė rast, vėrtetonin tezėn pėr trashėgiminė osmane-turke nė viset shqiptare qė duhet tė merren nė mbrojte. Me osmanizim, me turqizmin, sllavizmin dhe helenizim tė trashėgimisė kulturore tė trevave shqiptare tė sotmes, shqiptarėt mbeten pa traditė, pa kulturė, pa vlerė dhe pa peshė, popull primitiv si do tė thoshte historiani serb, Cvijiq.

    Nė ditėn e Ramazanit, para, gjatė dhe pas iftarit, tė uritur apo tė ngopur, tė opseduarit me projektin e nacifikimit tė islamit, me vetėdije apo pa tė, pėrpiqen haptas ta rikodifikojnė strategjinė kombėtare shqiptare pėr mbijetesė. Kam parasysh se gjithė kjo qė thash mė lartė do tė nxitė te lexuesi njė pyetje tė kuptueshme: ē'tė keqe ka organizimi i njė iftari tė pėrbashkėt, tė organizuar nga kryetarėt e dy komunave, tė Bajram Pashės dhe tė Tetovės, ose mė konkretisht thėnė mes vėllezėrve myslimanė? Ka, madje shumė, si nga aspekti fetar ashtu edhe politik dhe kombėtar.

    Nga aspekti fetar ky iftar gjigantesk dhe spektakular nuk korrespondon me nocionin e agjėrimit. Institucioni i agjėrimit qė parashikohet nė tė gjitha librat e shenjta, hebraike, krishtere dhe islame parashtron idenė e distancimit tė njeriut, nė njė periudhė tė caktuar kohore, nga vetja, nga tė gjitha veset, kėnaqėsitė e natyrave tė ndryshme, pėr tė krijuar kėshtu mundėsi pėr njė pėrsiatje tė thellė religjioze dhe pėrkushtim ndaj urdhrave tė Zotit.

    Agjėrimi i njėmendtė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me azgani, arrogancė, shkapėrdari individuale a kolektive. Agjėrimi duhet t'i mundėsojė njeriut qė tė bėjė njė instrospekcion, vlerėsim tė vetvetes dhe tė tjerėve pėr tė thelluar besimin nė zot, pėr ta mundur absurdin defetist dhe pėr ta shtuar optimizmin dhe fisnikėrimin e njerėzve dhe shoqėrisė. Asnjė veprimtari spektakulare, asnjė shfrenim hedonist, politik apo natyrave tė ndryshme nuk mund tė pėrputhet me misionin e agjėrimit. Zakonisht spektaklet e tilla qė organizohen nė emėr tė madhėrimit tė fesė apo tė Zotit nė esencė janė nė funksion tė madhėrimit tė organizatorėve qė synojnė pėrmes besimit ta kontrabandojnė vetveten, ose dhe mė keq idetė e fshehta politike qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me agjėrimin apo besimin nė tėrėsi.

    Me pak para dhe me shumė cinizėm dhe retorikė duan tė arrijnė shumė, atė qė nuk arriti sundimi sllav! Ai qė ka besim tė vėrtetė ndaj Zotit e kupton fare lehtė blasfeminė (qyfyrin), pėrkatėsisht vogėlsinė e njeriut, kotėsinė dhe pamundėsinė e tij pėr ta mbrojtur apo madhėruar Zotin, i cili ėshtė vlerė absolute nė tė gjitha dimensionet dhe i pavarur nga projektet krekosėse, mburracake tė njeriut. Njerėzit qė thirren nė Zot, ose edhe mė zi, e mbrojnė atė nga njeriu, nė esencė e pėrdorin atė si maskė pėr t'i realizuar projektet e tyre pėr madhėrim tė vetvetes. Tė tillė ka nė tė gjitha shoqėritė dhe besimet, qofshin ata autorė ose organizatorė tė ndėrtimeve tė kryqeve gjiganteske apo iftareve spektakulare. Vetė Zoti sipas librave tė shenjta ėshtė i pavarur prej lėvdatave, lajkave dhe veprave tė ndryshme tė njeriut. Ai nuk kėrkon nga njeriu qė tė bėjė shėrbime ndaj Tij, por ndaj vetes dhe ndaj njerėzve tė tjerė. Instrumentalizmi i Zotit pėr promovim tė vetes dhe tė ideve tė ndryshme politike ėshtė abuzim i llojit mė vulgar, mė arrogant dhe mė ateist.

    Nė sheshin e Tetovės nė mėnyrė cinike dhe arrogante, pėrmes manifestimit sipėrfaqėsor tė respektit tė parimeve fetare, u promovuan individė tė caktuar dhe interesat e tyre tė fshehta politike, nė funksion tė rikthimit, tė riimplantimit, tė ringjizjes se planeve dhe vlerave turke nė Ballkan qė patėn filluar tė zbehen. Nuk kam asgjė kundėr planeve turke pėr hegjemoni, por kam shumė kundėr qė kjo tė bėhet, si zakonisht mbi kurriz tė shqiptarėve dhe pėrmes shqiptarėve naivė, tė asimiluar apo tė shitur.

    Nga aspekti politik ky iftar gjigantesk dhe spektakular ku u hodhėn idetė e vėllazėrisė fetare qė do tė organizohet nė tė gjitha vendet e Ballkanit, nė Bullgari, Greqi, Maqedoni (Shkup,Tetovė,Gostivar, Kėrēovė, Strugė), Kosovė, Shqipėri, Sanxhak dhe Bosnjė dhe Hercegovinė, shikuar mė hollė ėshtė vėrtetim i tezės propagandistike serbe pėr projektin e fshehtė anti-evropian, pėr krijim tė sė ashtuquajturės transferzalė e gjelbėr, tė penetrimit islam nga Turqia deri te Bosnja e Hercegovina qė nga aspekti gjeostrategjik paraqitet si barku i butė i Evropės. Nuk ėshtė aspak e ēuditshme pėr se pikėrisht tani, kur hapen bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, me intensitet tė sikleteshėm organizohen atraksione tė kėtillė, aspak fetare, por thellėsisht politike qė vėrteton tezėn serbe pėr rrezikun nga shtetet islamike nė Evropė, Bosnja dhe Kosova qė do tė jenė trampolina prej nga do tė rrezikohet paqja dhe qetėsia nė rajon dhe mė gjerė.

    Pak Huntigton, pak propagandė serbe, pak osmanizėm, pak vedetizėm fetar, pak tradhti, pakė lekė, krijohet dyshimi i madh pėr shqiptarėt. Ramazan ka pasur gjithmonė, por manifestimet e kėtilla kanė munguar.

    Shtrohet pyetja pse pikėrisht nė kėtė moment kur hapet dilema, frika nga pėrplasja planetare mbi baza qytetėruese, pse pikėrisht nė kėtė moment kur fillon procesi i negociatave pėr statusin final tė Kosovės populli shqiptar u dashka t'i nėnshtrohej kėsaj dileme tė sikletshme, tė prononcohet, tė pėrcaktohet me kė ėshtė, me perėndimin a me lindjen?! Pėrse kjo dilemė, krejtėsisht e panevojshme duhet t'ia zė vendin dilemės se a jemi pėr Kosovėn e pavarur nė kuadėr tė Evropės sė bashkuar apo me Serbinė?! Pėr se i gjithė ky presion qė populli shqiptar tė vihet nė dilema tė panevojshme dhe tė dėmshme?! Pėr se ky presing qė tė pozicionohemi kundėr perėndimit qė harxhoi miliarda dollarė dhe kontribute tjera politike, ushtarake, diplomatike pėr t'i ēliruar shqiptarėt nga zgjedha e huaj. Duke i njohur mirė qėllimet e bartėsve tė kėtyre ideve, mendoj se e di pėrgjigjen: atyre aq u bėn nėse do tė mbijetojė apo jo kauza shqiptare. Ata, duke ditur se pa mbėshtetjen e faktorit perėndimor, shqiptarėt nuk kanė gjasa ta arrijnė dhe ta ruajnė lirinė, duke ditur se shqiptarėt mund tė mbijetojnė vetėm nė kėto hapėsira, vetėm dhe vetėm duke i respektuar standardet laike, duke ditur mirė se pas 11 shtatorit punėt kanė ndryshuar, dyshimet janė shtuar deri nė paranojė, ata pikėrisht tani gjejnė forma spektakolare t'i nxisin dilemat rrėnuese.

    Natyrisht, nė fillim koston do ta paguajnė shqiptarėt, por mė vonė edhe myslimanėt. Ata qė fshihen pas ideve sublime tė fesė i tradhton mungesa e brengės ndaj fatit tė shqiptarėve.
    Nga kėto iftare nuk do tė thellohet besimi i askujt, as do tė forcohet vėllazėria islame, por do tė instalohet dyshimi shumėdrejtimesh, do tė moliset kohezioni, toleranca ndėrfetare nė mes tė shqiptarėve, do tė prishet aleanca sado e brishtė e shqiptarėve me faktorin perėndimor me ēka, nė mėnyrė tė pashmangshme do tė dėmtohet interesi vital i shqiptarėve tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera. Ėshtė e qartė se dikush nga kėta organizatorė qė manipulojnė me fenė janė nė ndėrlidhje tė ngushtė me shėrbime tė ndryshme antishqiptare dhe antiislame. Them antiislame duke marrė parasysh pasojat e njė islami radikal te qytetarėt e Bosnjės. Sa mė shumė qė radikalizohet manifestimi i besimit islam nė Bosnjė aq mė shumė rritet pėrqindja e martesave tė pėrziera, madje edhe gjatė luftės. Asnjė popull nuk mund tė durojė radikalizmin pėr njė periudhė tė gjatė kohore, prandaj kėrkojnė shpėtimin te ikja. nga grupi ku ngulfatet liria individuale Sė kėndejmi nuk duhet tė habitemi pėr se Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Serbia (nė Sanxhak) dhe Bosnja po lejojnė madje, i nxisin sfilatat e kėtilla "fetare". Ato, natyrisht se shėrbejnė si argument pėr pohimet serbe, ose pėr ofertėn e Serbisė qė nė planin gjeostrategjik ta luajė rolin e bastionit, tė policit kundėr depėrtimit tė vlerave dhe interesave "islame" nė Evropė.

    Ėshtė e ēuditshme pėr se spektakle tė tilla pseudo religjioze, thellėsisht politike, antishqiptare dhe antiislame nuk organizohen nė zonat e prapambetura turke, tė banuara me kurdė apo nė Irak, Palestinė, Ēeēeni, Kaukaz etj.
    Duhet thėnė haptas, pa mėdyshje dhe nė mėnyrė tė pa mėshirshme se kėto manifestime janė nė funksion tė paraqitjes sė shqiptarėve si element i huaj nė Evropė qė duhet tė mbikėqyret vazhdimisht pėr shkak se ata nuk janė dhe nuk mund tė jenė luajal ndaj sistemit tė vlerave perėndimore, sidomos ndaj idesė sė laicizmit tė shtetit. Vetė Turqia synon tė depėrtojė nė Evropė dhe t'i pranojė vlerat evropiane, por nga ana tjetėr synon qė shqiptarėt dhe popujt tjerė myslimanė tė Ballkanit t'i fusė nė thesin e orientit. Ky dualizėm ėshtė objektiv dhe buron nga vetė pėrmbajtja e shoqėrisė turke: 10 % i shoqėrisė, pra elita turke me mish e me shpirt pėrpiqet tė jetė pjesė e Evropės, kulturės dhe sistemit tė vlerave evropiane, ndėrkaq 90 % nė tė gjitha dimensionet ėshtė anti evropian. Mjerisht myslimanėt e Ballkanit, nė mesin e tyre edhe njė pėrqindje e vogėl renegatėsh shqiptarė komunikojnė me idetė dhe vlerat e kėtij 90%. Ata, si deri mė tani nuk do tė arrijnė asgjė, por do tė pėrfundojnė si instrumente, si renegatė tė fshehur nėn petkun fetar.

    Koketimi, manipulimi i politikanit me ndjenjat fetare ėshtė formula mė eksplozive qė shkakton ndarje tė pakorrigjueshme nė shoqėritė multi-fetare.. Nė kėtė mes roli dhe pėrgjegjėsia e intelektualit mund tė jetė shumė i madh, destruktiv a konstruktiv, varėsisht se kujt i shėrben.
    Ēuditėrisht para kėtij spektakli tė madh pseudo fetar, nė qytetet tjera shqiptare tė Maqedonisė u organizuan manifestime tė tjera informative, mė pak spektakulare, mbase edhe mė rrėnuese, kontaminuse, qė fusin pėrēarje nė indin ndėrlidhės kombėtar shqiptar.

    Po ashtu nė ditėt e Ramazanit, nė emėr tė thellimit tė besimit, disa intelektualė kosovarė, tė ftuar nė tubime informative me karakter pseudo-fetar, pėrpiqeshin ta bindnin auditorin, me argumente tė vakėta dhe paradoksale pėr tė vėrtetat e tyre qė, siē do tė thoshte shkrimtari Mehmet Kraja e pėrmbysnin jo vetėm identiteti qytetėrues perėndimor tė shqiptarėve, por edhe atė kombėtar. Njėri prej tyre nė emėr tė Zotit identitetin modern kombėtar shqiptar e ndėrlidh me kontekstin osman, prandaj ka nevojė qė tė flasė pozitivisht pėr veziret, sadriazamėt, pashallarėt, agallarėt shqiptarė nė periudhėn e sundimit osman. Kėta hoxhėqamila me gjasė e kanė ngatėrruar kalendarin, pandehin se jetojnė nė shekullin XIX.

    Njėri prej tyre, doktor i historisė, nė njė tubim informativ nė Kėrēovė pėrpiqej ta bindė auditorin pėr idilin shqiptare gjatė periudhės sė sundimit osman. Kėtė tezė ai e mbėshtet me postet ushtarake dhe politike tė shqiptarėve tė ē'kombėtarizuar tė periudhės osmane duke fshehur qėllimisht faktin se ata kanė qenė kryekėput nė funksion tė interesave turko-osmane dhe jo shqiptare. Popujt e tjerė tė Ballkanit qė ishin nėn sundimin osman dhe nuk ishin miq tė tyre, e fituan pavarėsinė thuaja njė shekull para shqiptarėve. Ky diskurs i idealizimit tė periudhės osmane jo vetėm qė ėshtė gėnjeshtėr tė cilėn e dinė edhe vetė ata, por edhe njė cinizėm arrogant dhe fyes. Kėtė cinizėm do ta kuptonim mė sė miri po qe se do ta krahasonim me pėrpjekjen hipotetike tė njė profesori imagjinuar i cili do ta merrte guximin ta idealizojė periudhat e ndryshme tė sundimit jugosllav duke numėruar deputetėt dhe ofiqet tjera qė i kanė pasur shqiptarėt nė kėtė sistem, si bie fjala Sejdo Bajramoviqin, Rahman Morinėn apo Sinan Hasanin.

    Nė krahasim me vezirėt, kėta tė fundit tė paktėn kanė folur shqip dhe pėrpiqeshin tė mbėshtetin konceptin e kauzės shqiptare nė pėrputhje me kontekstin jugosllav. Ata, nė dallim nga vezirėt, favoritėt e profesorit tė shushatur kosovar, hapnin shkolla, institucione tė ndryshme si politike ashtu edhe kulturore nė funksion tė kultivimit tė vlerave dhe interesave tė shqiptarėve. Nė kohėn e vezirėve tė idealizuar, shqiptarėt madje nuk kategorizoheshin as si "milet" (popull) si grekėt, serbėt, bullgarėt etj prandaj refuzoheshin kėrkesat politike dhe kulturore tė shqiptarėve. Nė kuadėr tė kėsaj mendėsie ėshtė e natyrshme mungesa e brengės pėr asimilim tė shqiptarėve nė turq ( ish presidenti turk, Demirel flet pėr njė numėr fantastik pesė milionėsh), por shfaqet brenga pėr identitetin evropian tė shqiptarėve.

    Njė profesor tjetėr me titull doktori tė albanologjisė, madje shkrimtar, njė kohė tė gjatė e pėrsėrit tezėn pėr identitetin(mbase edhe) islam tė kombit shqiptar. Duke bėrė gabime tė rėnda logjike dhe faktike, duke pėrzier mollėt me dardhat, ai i barazon shqiptarėt me popujt me identitet tė dyshimtė etnik, si bie fjala boshnjakėt tė cilėt me arsye pėrpiqen kėtė mungesė ta kompensojnė me pėrkatėsinė fetare. Shqiptarėt kanė identitet kombėtar dhe s'kanė nevojė ta nxjerrin syrin duke i rregulluar vetullat. Kur flitet pėr identitet kombėtar nuk ka nevojė tė flitet pėr identitet fetar. Ata qė i ngatėrrojnė kėto kategori kanė qėllime tė veēanta.

    Inkoherenca nė sferėn intelektuale buron nga skizofrenia, botėkuptimet e gabueshme tė njė periudhe historike ose nga interesat e veēanta individuale. Edhe mendimtarėt e mėdhenj nuk janė imun nga kėto inkoherenca logjike. Aristoteli, babi i logjikės ishte i palogjikshėm kur pohonte se tė gjithė njerėzit janė tė barabartė pos robėrve dhe grave. Kjo inkoherencė e tij buronte nga paragjykimet e kohės sė tij. Po inkoherenca e intelektualėve tanė, sikleti, ankthi i tyre prej kujt varet? Me siguri jo nga interesat fetare apo kombėtare tė shqiptarėve!

    P.S Pėr pak harrova. Bashkėsia Islame e Maqedonisė njė kohė tė gjatė ėshtė nė krizė tė thellė Ngatėrrohet shkolla (trashėgimia) turke me atė arabe. Nxėnėsit, ushtarėt, lojtarėt janė shqiptarė . Tė paktėn ta dinin pse-nė...
    -----------------

    Marre nga Shekulli dt 22 tetor 2005

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683

    Kush Dhe Ēfarė Fshihet Pas Trillimit “komu-nizėm Islamik”?

    KUSH DHE ĒFARĖ FSHIHET PAS TRILLIMIT “KOMUNIZĖM ISLAMIK”?

    Nga tė gjitha trillimet qė janė pėrhapur para pak muajsh nė organin e Partisė Demokristiane, “Ora e Shqipėrisė” pėr tė bėrė fushatė kundėr nacionalizmit dhe myslimanizmit nė Shqipėri mė djallėzori ėshtė ai pėr “feudo-komunizmin shqiptar islamik”
    Mark Bregu mė datėn 6 prill 2001 ka renditur pa marifet njė sėrė tė pavėrtetash kundėr Islamit e mysli-manėve tė Shqipėrisė dhe mbi tė gjitha ka lėshuar disa fallsifikime marroqe pėr pėrhapjen dhe pėrhapėsit e komunizmit nė Shqipėri pėr tė argumentuar se Shqipėria komunizmin e llojit mė tė keq nė botė e paska patur peshqesh nga myslimanizmi.
    Nuk kishim ndeshur mė parė kėsi pėrēartje ethesh anti-islamike sa nė shkrimin e Mark Bregut qė ky e fillon me pohimin hileqar: “Nuk mund t'ia faturojmė komuniz-mit tė gjitha tė kėqijat”, sikur tė kishte pėr tė shpjeguar rėnien aksidentale tė zjarrit nga njė qark i shkurtėr elektrik pas njė lidhjeje tė keqe telash.

    Pėr fanatikėt katolikė Islami mė i rrezikshėm se komunizmi

    Nė mjaft raste ka rėnė nė sy se disa klerikėve e besimtarėve katolikė tė fanatizuar nuk u ben zemra ta lufto-jnė pa kompromis komunizmin, ndonėse nėpėr gazeta e libra vazhdojnė shkrimet e vlerėsimet, mbase tė tepėruara, se katolicizmi dhe kleri katolik kanė qėnė viktimat mė tė persekutuara nga komunizmi nė Shqipėri.
    “Ora e Shqipėrisė” na jep provėn se nė shtratin e fanatizmit katolik tani janė shtrirė njerėz qė dhimbjet nga “sėmundja e komunizmit” i quajnė gati tė kapėrcyera dhe paskan nevojė tė kurohen nga disa dhimbje mė tė forta qė i bėjnė tė ulėrijnė kundėr myslimanizmit.
    Mark Bregu nė ēastet kur i janė qetėsuar dridhjet e etheve tė tij paska bėrė “diagnozėn” e dhimbjeve: “Komunizmi ėshtė pasoja, ndėrsa shkaku duhet tė jetė shtrati islamik qė ai gjeti nė Shqipėri”. Pra, pėr Mark Bregun, komunizmi asnjėherė nė Shqipėri nuk paska qenė burim tė kėqijash, por vetėm njė e keqe me burim tjetėr, qė sipas Markut duhet tė jetė “shtrati islamik”.
    Nga kėta rreshta qė u cituan duket qė shtratin e tij tė fanatizmit katolik Marku ka marrė jermin. Ai nuk i referohet ndonjė autoriteti tjetėr, pėrveē vehtes, qė ta provojė njė hipotezė tė tillė. Markut i mjafton jermi i vet anti-islamik prej tė padituri, si dhe ndonjė trillim bajat qė i servirin ata qė pėrpunojnė nė laboratore tė fshehura luftėn teoriko-psikologjike kundėr Islamit.
    Me kallogjerė politikė, ekzibicionistė tė fanatizmit kato-lik, si Marku dhe gazeta pa vlerė si “Ora e Shqipėrisė” dikush pėrpiqet tė shpėrndajė “formularė indulgjence” pėr mekatet e komunizmit nė Shqipėri. (Indulgjenca janė quajtur disa fletė qė i shiste kisha katolike me anėn e tė cilave Papa ia falte mėkatet blerėsit).


    vazhdon.....

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •