Unë kam filluar të harroj...


Den Milman





Së shpejti pas lindjes së vëllait, vëllau i vogël filloi t'i lus prindët që ta lënë vetëm me bebën e vogël. Prindët frikoheshin se ndoshta, si dhe shumë katërvjeçarë tjerë, është gjeloz dhe se dëshiron ta godas apo ta lëkund, prandaj nuk i lejuan një gjë të tillë. Ndërkaç, ai nuk tregonte kurrëfarë shenje të gjelozisë. Ndaj bebës ishte i butë dhe gjithnjë e më shumë dëshironte të mbetej vetëm me vëllaun e tij. Më në fund ia lejuan prindët.
Gjithë gëzim dhe shend vrapoi në dhomën e bebës duke e mbyllur derën, por dera pak u hap, që mjaftonte që prindët kurreshtarë të mund të shohin e të përgjojnë. Panë se si djaloshi i vogël me lehtësi dhe ngadalë i afrohet vëllait të vet, e vendos fytyrën e tij mbi të tijën dhe qetë fletë:

-Bebë, më thuaj se çka dëshiron Zoti. Unë po filloj të harroj.